{"id":2357,"date":"2010-04-25T10:32:57","date_gmt":"2010-04-25T09:32:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2357"},"modified":"2010-04-25T10:32:57","modified_gmt":"2010-04-25T09:32:57","slug":"berisha-nje-korrier-diplomatik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/","title":{"rendered":"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Lorenc Vangjeli\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, 24.04.2010<\/p>\n<p><em>Udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe takimi Berisha-Nano n\u00eb Vjen\u00eb; dy detaje q\u00eb lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ndodhi n\u00eb Bruksel. Jehona e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Tiran\u00eb, Rama q\u00eb b\u00ebri s\u00ebrish t\u00eb mundur q\u00eb Pasardh\u00ebsi dhe Paraardh\u00ebsi n\u00eb qeveri t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe ekuacioni i nes\u00ebrm presidencial: Shanset e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb Pap\u00eb n\u00eb Vatikan dhe shanset e Nanos p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb President n\u00eb Pallatin e Brigadave. T\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00ebn hijen e 30 prillit, protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs dhe n\u00eb form\u00ebn e Olt\u00ebs s\u00eb Big Brother q\u00eb i flet vetes n\u00eb vet\u00eb t\u00eb tret\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Pakkush do t\u00eb kujtoj\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb Bruksel, n\u00eb datat 14 dhe 15 prill, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb kryeministrit Berisha n\u00eb Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian. Vullkani islandez q\u00eb kishte shp\u00ebrthyer nd\u00ebrkoh\u00eb duke bllokuar qiellin evropian, do t\u00b4i jepte nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb krejt t\u00eb paparashikuar jo vizit\u00ebs n\u00eb vetvete dhe asaj \u00e7far\u00eb kishte ndodhur aty, por kthimit n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb takimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm n\u00eb Vjen\u00eb. Kthimi i kryeministrit u realizua me makin\u00eb nj\u00eblloj si\u00e7 ndodhi n\u00eb anonimat p\u00ebr rreth 6.5 milion\u00eb qytetar\u00eb evropian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb apo dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb evropian\u00eb t\u00eb mbetur &#8220;rrug\u00ebve&#8221;, kurse n\u00eb Vjen\u00eb, Pasardh\u00ebsi u takua me Paraardh\u00ebsin. K\u00ebto jan\u00eb dy detajet q\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve do t\u00eb kujtojn\u00eb sepse pjesa zyrtare e vizit\u00ebs u kalua leht\u00ebsisht n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_ekspozite.jpg\" border=\"0\" alt=\"Berisha n\u00eb ekspozit\u00eb\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p>Do th\u00ebn\u00eb se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishin detaje spektakolare: kryeministri Berisha me nj\u00eb ngulm t\u00eb zakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij drejt q\u00ebllimit q\u00eb i ve vetes, kreu mbi dy mij\u00eb e pes\u00ebqind kilometra n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb me makin\u00eb, kurse n\u00eb mes t\u00eb udh\u00ebtimit, sipas stilit po t\u00eb zakonsh\u00ebm e befasues t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike, realizoi nj\u00eb takim me mikarmikun e hersh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs; Fatos Nanon.<\/p>\n<p>Do th\u00ebn\u00eb, se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs shpesh t\u00eb cek\u00ebt t\u00eb kundrimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe interesit shpesh sip\u00ebrfaq\u00ebsor t\u00eb publikut, k\u00ebto dy detaje, do t\u00eb mbulonin padyshim suksesin apo d\u00ebshtimin e mundsh\u00ebm t\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Bruksel. Si nj\u00eb mjesht\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr\u00e7imit t\u00eb mesazhit t\u00eb tij t\u00eb rradh\u00ebs tek qytetari, zoti Berisha, edhe k\u00ebsaj here ishte n\u00eb form\u00ebn e tij t\u00eb shk\u00eblqyer prej lokomotive q\u00eb t\u00ebrheq t\u00eb gjitha opinionet e mundshme n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb hullin\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb zgjedh, duke detyruar gjithk\u00ebnd t\u00eb flas\u00eb, diskutoj\u00eb dhe t\u00eb debatoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen e tij t\u00eb rradh\u00ebs, q\u00eb k\u00ebsaj rradhe kishte t\u00eb b\u00ebnte me l\u00ebvizjen me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe takimin me zotin Nano.<\/p>\n<p><strong>Udh\u00ebtimi, kthimi<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mungonte metafora p\u00ebr rikthimin n\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb zotit Berisha n\u00eb atdhe. Vet\u00eb kryeministri thot\u00eb se: &#8220;Ky ishte nj\u00eb udh\u00ebtim i lodhsh\u00ebm, por nj\u00eb udh\u00ebtim i sigurt, sa vet\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb p\u00ebrshkova dhe i suksessh\u00ebm, sepse, pas bllokimit t\u00eb linjave ajrore, kjo ishte mund\u00ebsia m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr t&#8217;u gjendur n\u00eb Shqip\u00ebri. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj autoritetet e 7 vendeve, n\u00eb territorin e t\u00eb cilave un\u00eb udh\u00ebtova, p\u00ebr leht\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb m\u00eb krijuan dhe q\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb udh\u00ebtimi im t\u00eb ishte pothuaj i rrufesh\u00ebm&#8221; Dhe m\u00eb pas, nj\u00eb lod\u00ebr tipike fjal\u00ebsh q\u00eb kund\u00ebrshton jo vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb \u00e7far\u00eb vet\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb. &#8220;Ky udh\u00ebtim ishte siamez me udh\u00ebtimin e shqiptar\u00ebve drejt Evrop\u00ebs, i lodhsh\u00ebm, me sakrifica, jo pa dhimbje, por i suksessh\u00ebm dhe i sigurt&#8221;, thot\u00eb Kryeministri. N\u00eb fakt, ka nj\u00eb &#8220;holl\u00ebsi&#8221; q\u00eb zoti Berisha e l\u00eb n\u00eb heshtje: shqiptar\u00ebt ende duhet t\u00eb konsumojn\u00eb shum\u00eb lodhje, sakrifica dhe dhembje n\u00eb udh\u00ebtimin e tyre drejt Evrop\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit t\u00eb vizave, nj\u00eb sistem q\u00eb jo rrall\u00eb e b\u00ebn tentativ\u00ebn e tyre drejt Evrop\u00ebs t\u00eb pasuksessh\u00ebm dhe t\u00eb pasigurt\u00eb. Por arsyen se pse shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pothuaj t\u00eb fundit n\u00eb rajon, peng i k\u00ebtij sistemi, zoti Berisha nuk e jep. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtyre arsyeve, n\u00eb mos absolutisht m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja.<\/p>\n<p><strong>Retorika populiste?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb thelb, rrug\u00ebtimi i gjat\u00eb n\u00eb destinacionin, Tiran\u00eb &#8211; Bruksel &#8211; shtat\u00eb vende t\u00eb evropiane &#8211; Tiran\u00eb, mund t\u00eb konsiderohet edhe si udh\u00ebtimi i nj\u00eb korrieri diplomatik. P\u00ebr nga misioni i kryer, por jo nga publiciteti i afruar. Zoti Berisha zgjodhi t\u00eb b\u00ebj\u00eb &#8220;korrierin&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb solemnitetit t\u00eb rastit dhe sidomos, sepse nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ndryshe. E pranon dhe vet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb kur shprehet: &#8220;N\u00eb Bruksel, un\u00eb shkova p\u00ebr t\u00eb paraqitur para Komisionit Evropian librin e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb 2284 pyetjeve q\u00eb Komisioni Evropian i drejtoi shtetit shqiptar, n\u00eb dat\u00ebn 16 dhjetor t\u00eb vitit 2009. Momenti ishte solemn dhe gjithashtu, thell\u00ebsisht emocional. Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, por edhe p\u00ebr mikprit\u00ebsit tan\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 14 prill, ora 16.00, un\u00eb i dor\u00ebzova komisionerit p\u00ebr Zgjerimin, zotit Fule, librin e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb pyetjeve q\u00eb Komisioni i adresoi Shqip\u00ebris\u00eb, si librin e shtypur m\u00eb voluminoz, n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi. V\u00ebllimi prej 3854 faqesh&#8230;, p\u00ebrmban t\u00eb gjitha t\u00eb v\u00ebrtetat e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto 18 vite, t\u00eb gjitha ligjet, praktikat dhe reformat, mbi t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt nd\u00ebrtuan demokracin\u00eb e tyre funksionale, nd\u00ebrtuan ekonomin\u00eb e tregut funksionale, nd\u00ebrtuan idealin e tyre evropian&#8221;.<\/p>\n<p>I vetmi detaj tjet\u00ebr i mundsh\u00ebm m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb sillte zoti Berisha n\u00eb Tiran\u00eb nga Brukseli, kishte t\u00eb b\u00ebnte me atmosfer\u00ebn zyrtare. Nj\u00eb korrier diplomatik i zakonsh\u00ebm q\u00eb thjesht do t\u00eb dor\u00ebzonte &#8220;zarfin&#8221; e trash\u00eb, nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebnte: Zoti Berisha d\u00ebshmoi jo vet\u00ebm emocionet e tij t\u00eb kuptueshme, por garantoi, sipas tij, edhe &#8220;emocionet&#8221; e mikprit\u00ebsve t\u00eb tij. Dhe ky ishte dhe rasti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pak publicitet vetjak p\u00ebr t\u00eb sotmen, duke kujtuar t\u00eb shkuar\u00ebn. Dikur, komunist\u00ebt n\u00eb pushtet e kishin zakon t\u00eb p\u00ebrdornin vitin e r\u00ebnd\u00eb 1938 si pik\u00eb referimi p\u00ebr sukseset q\u00eb ata kishin arritur gjat\u00eb regjimit t\u00eb tyre. Sot, n\u00eb pluraliz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb zgjedhur nj\u00eb tjet\u00ebr vit impresionues, nj\u00eblloj si viti i parafundit i mbret\u00ebrimit t\u00eb Zogut, viti 1992. Dhe krahasimet me k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb err\u00ebt, natyrisht e b\u00ebjn\u00eb \u00e7do optik\u00eb tjet\u00ebr mbi grin\u00eb e sotme, q\u00eb t\u00eb duket e bardh\u00eb bor\u00eb.<\/p>\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb retrospektiv\u00eb historike q\u00eb nga vizita e tij e par\u00eb si President i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bruksel e deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes prilli, zoti Berisha, s\u00ebrish sipas zakonit, pron\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb zhvillim natyral dhe normal t\u00eb nj\u00eb vendi e shoq\u00ebrie; tregoi pag\u00ebn e dikurshme mesatare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vitit 1992 me 6 dollar\u00eb dhe tha se sot kjo pag\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me disa dhjetra her\u00eb, plot 70 her\u00eb. Po k\u00ebshtu dhe t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb e tregues t\u00eb tjer\u00eb. \u00c7dokush, sipas m\u00ebnyr\u00ebs q\u00eb u servir, natyrisht do ta quante zotin Berisha si autor e arkitekt t\u00eb k\u00ebsaj mrekullie. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb? Kjo pak r\u00ebnd\u00ebsi ka! Mrekullit\u00eb nuk para ekzistojn\u00eb, por dhe e zakonshmja apo dhe vet\u00eb fatkeq\u00ebsia, n\u00eb rrafshe t\u00eb ndryshme krahasimi, mund t\u00eb duken t\u00eb tilla, qoft\u00eb dhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Sidomos kur korrieri diplomatik q\u00eb d\u00ebshmon mrekullin\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr<\/p>\n<p><strong>Kriza politike<\/strong><\/p>\n<p>Pasi rr\u00ebfen sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij se Shqip\u00ebria nuk ka njohur kriz\u00ebn ekonomike q\u00eb p\u00ebrfshiu gjith\u00eb bot\u00ebn, kryeministri e ka t\u00eb pamundur t\u00eb shmang\u00eb kriz\u00ebn politike q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb vendin p\u00ebr fyti. E b\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duke e thirrur kriz\u00ebn me eufemiz\u00ebm, e quan &#8220;ng\u00ebr\u00e7&#8221;, duke mos e z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb, por pa mundur t\u00eb mos tregoj\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur nga t\u00eb gjitha goj\u00ebt bashk\u00ebbiseduese me t\u00eb n\u00eb Bruksel. Por dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kur zgjedh t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb tij evropiane ai thot\u00eb: &#8220;U shpreh besim i plot\u00eb se qeveria ka b\u00ebr\u00eb e do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara zgjidhjen e problemit, duke respektuar plot\u00ebsisht Kushtetut\u00ebn e vendit dhe transparenc\u00ebn e form\u00ebs evropiane&#8221;. Pak a shum\u00eb, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shprehjeje si personazhet e Big Brother-it q\u00eb i drejtohen vetes n\u00eb vet\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Por n\u00eb vend t\u00eb thuhet si\u00e7 b\u00ebn Olta, nj\u00eb nga personazhet e spektaklit popullor se: &#8220;Olta u shpreh&#8230;&#8221;, fjalia e zotit Berisha nd\u00ebrtohet n\u00eb form\u00ebn: &#8220;Presidenti Barroso u shpreh i bindur se qeveria dhe Kryeministri i k\u00ebtij vendi do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjithfar\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebhet, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mbi baza Kushtetuese problemin e ng\u00ebr\u00e7it politik parlamentar&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Me Nanon, hija e Ram\u00ebs pas<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet politike dhe njer\u00ebzore mes dy njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, Berisha dhe Nano, rrall\u00ebkund mund t\u00eb gjejn\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb. Si rregull, lavdia e nj\u00ebrit ishte fatkeq\u00ebsi p\u00ebr tjetrin dhe anasjelltas. Mes tyre jan\u00eb dhe hekurat e ndryshkur &#8211; tashm\u00eb t\u00eb &#8220;harruar&#8221; &#8211; t\u00eb nj\u00eb qelie politike dhe burgu politik ku i pari mbylli t\u00eb dytin dhe nj\u00eb lum\u00eb i t\u00ebr\u00eb vreri dhe llumi q\u00eb secili ka nxjerr\u00eb nga goja p\u00ebr tjetrin n\u00eb bregun p\u00ebrtej. K\u00ebshtu ka qen\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs, por nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu. Viti 2005 dhe dalja e Edi Ram\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb PS-s\u00eb e prishi k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr bipolar dhe b\u00ebri me ta veprimin q\u00eb ndodh zakonisht me ekstremet: i bashkoi ata.<\/p>\n<p>Berisha dhe Nano u b\u00ebn\u00eb fillimisht bashk\u00eb publikisht n\u00eb 10 janar 2007 n\u00eb vigjilje t\u00eb p\u00ebrplasjes elektorale lokale p\u00ebrball\u00eb t\u00eb vetmit armik q\u00eb i prishte pun\u00eb pushtetit t\u00eb t\u00eb parit, dhe t\u00eb nes\u00ebrmes s\u00eb t\u00eb dytit. Vullkani islandez ishte arsyeja &#8220;fatlume&#8221; dhe e dukshme q\u00eb i b\u00ebri s\u00ebrish bashk\u00eb dy miqarmiqt\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb; arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb situata n\u00eb Tiran\u00eb, sidomos n\u00eb prag t\u00eb 30 prillit, protest\u00ebs s\u00eb paralajm\u00ebruar t\u00eb opozit\u00ebs, i ngjan s\u00ebrish nj\u00eb vullkani n\u00eb aktivitet e sip\u00ebr. T\u00eb dy burrat e fort\u00eb kan\u00eb kuptuar se s\u00eb bashku vrapojn\u00eb m\u00eb shpejt, se e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb rehabilitojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre sesa t\u00eb rrezikojn\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit t\u00eb ardhmen e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb dyshim p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy pika takimi, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, q\u00eb i bashkojn\u00eb Berish\u00ebn dhe Nanon; kryeministri afron e premton gjithmon\u00eb fare leht\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb nuk e ka n\u00eb dor\u00eb dhe \u00ebndrra presidenciale e Nanos nga e cila ish-kryeministri nuk heq dor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn Berisha u kujdes ta fsheh\u00eb duke respektuar n\u00eb dukje dhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb loj\u00ebn e pas dy vjet\u00ebve e gjys\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn, &#8220;u betua&#8221; se nuk ishte diskutuar fare.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb shum\u00eb shanse ka t\u00eb b\u00ebhet Pap\u00eb n\u00eb Vatikan nj\u00eb besimtar musliman jo praktikant si Berisha, sesa t\u00eb b\u00ebhet Nano president n\u00eb Tiran\u00eb&#8221;. Q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e takimit n\u00eb Vjen\u00eb, nj\u00eb mik i t\u00eb dy kryeministrave, aktualit dhe atij &#8220;Ish&#8221;, e qarkulloi si anekdot\u00eb cinike profecin\u00eb e tij. Qoft\u00eb dhe sepse n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, Nano president do t\u00eb ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pushtetit t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2017, nd\u00ebrsa Berisha do t\u00eb duhej t\u00eb kalonte shum\u00eb e shum\u00eb mundime t\u00eb tjera politike q\u00eb t\u00eb mbahej n\u00eb politik\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ka premtuar dhe nj\u00eb tridhjet\u00eb vje\u00e7ar tjet\u00ebr aktivitet n\u00eb politik\u00eb. Megjithat\u00eb, qoft\u00eb dhe minimalisht, ky diversion i dob\u00ebt, m\u00eb i dobti i Berish\u00ebs drejt t\u00eb majt\u00ebs n\u00eb k\u00ebto dy dekada, e arriti q\u00ebllimin e tij: n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr integrimin evropian, vizat, kriz\u00ebn, protestat e opozit\u00ebs, projektrezolut\u00ebn e pritshme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, u fol p\u00ebr dark\u00ebn vjeneze t\u00eb Triestes s\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, edhe vet\u00eb Triestja e vjet\u00ebr, darka e dikurshme e 19 vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb mes Berish\u00ebs dhe Nanos, nuk u la pa p\u00ebrmendur s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb. E kishte b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb vet\u00eb Nano nga qelia e burgut t\u00eb tij politik kur i b\u00ebnte aluzione jo fort t\u00eb mjegullta Berish\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pakt mistik e t\u00eb pambajtur mes tyre, e b\u00ebri dhe Berisha kur e rip\u00ebrmendi Triesten, por pa th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb konkrete. Sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Triestja e par\u00eb dhe Vjena e dyt\u00eb, nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb produkt real, p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si ushqim p\u00ebr kuriozitetin.<\/p>\n<p>Pakkush mund t\u00eb parashikoj\u00eb megjithat\u00eb, se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr me nj\u00eb oborr t\u00eb vog\u00ebl dhe shpesh shum\u00eb meskin si politika shqiptare. Nj\u00eb oborr ku gjithkush njeh gjithk\u00ebnd dhe ku secili \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i dob\u00ebsive t\u00eb secilit. Megjithat\u00eb, askush nuk mund t\u00eb vej\u00eb bast p\u00ebr t\u00eb ardhmen duke njohur t\u00eb shkuar\u00ebn e t\u00eb dyve, Berish\u00ebs dhe Nanos. Sot ata, befasisht, e shohin dhe nj\u00ebher\u00eb veten bashk\u00eb e t\u00eb bashkuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb rreziku t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb dy po nj\u00eblloj. 30 prilli i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb stacion i p\u00ebrbashk\u00ebt frike, m\u00eb pas, v\u00ebrtet nuk i dihet.<\/p>\n<p><em>Marre nga revista MAPO<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lorenc Vangjeli, 24.04.2010 Udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe takimi Berisha-Nano n\u00eb Vjen\u00eb; dy detaje q\u00eb lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ndodhi n\u00eb Bruksel. Jehona e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Tiran\u00eb, Rama q\u00eb b\u00ebri s\u00ebrish t\u00eb mundur q\u00eb Pasardh\u00ebsi dhe Paraardh\u00ebsi n\u00eb qeveri t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe ekuacioni i nes\u00ebrm presidencial: Shanset e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2357","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lorenc Vangjeli, 24.04.2010 Udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe takimi Berisha-Nano n\u00eb Vjen\u00eb; dy detaje q\u00eb lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ndodhi n\u00eb Bruksel. Jehona e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Tiran\u00eb, Rama q\u00eb b\u00ebri s\u00ebrish t\u00eb mundur q\u00eb Pasardh\u00ebsi dhe Paraardh\u00ebsi n\u00eb qeveri t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe ekuacioni i nes\u00ebrm presidencial: Shanset e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-25T09:32:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik\",\"datePublished\":\"2010-04-25T09:32:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/\"},\"wordCount\":2362,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/\",\"name\":\"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-25T09:32:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-nje-korrier-diplomatik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Lorenc Vangjeli, 24.04.2010 Udh\u00ebtimi me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb dhe takimi Berisha-Nano n\u00eb Vjen\u00eb; dy detaje q\u00eb lan\u00eb n\u00eb harres\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ndodhi n\u00eb Bruksel. Jehona e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Tiran\u00eb, Rama q\u00eb b\u00ebri s\u00ebrish t\u00eb mundur q\u00eb Pasardh\u00ebsi dhe Paraardh\u00ebsi n\u00eb qeveri t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb dhe ekuacioni i nes\u00ebrm presidencial: Shanset e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-25T09:32:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik","datePublished":"2010-04-25T09:32:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/"},"wordCount":2362,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/","name":"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","datePublished":"2010-04-25T09:32:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-nje-korrier-diplomatik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha, nj\u00eb korrier diplomatik"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2357\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}