{"id":2342,"date":"2013-05-04T08:19:29","date_gmt":"2013-05-04T07:19:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2342"},"modified":"2013-05-04T08:19:29","modified_gmt":"2013-05-04T07:19:29","slug":"lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Politike<\/em><\/strong>, NGA <strong>ANILA BASHA<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Lisien Bashkurti\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg\" width=\"200\" \/> <em>TIRANE<\/em> &#8211; <em>Lisien Bashk\u00ebkurti \u00ebsht\u00eb diplomat. Tani aderon n\u00eb Aleanc\u00ebn Kuq e Zi dhe do t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Gjat\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs, ka negociuar me qindra marr\u00ebveshje, diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I vjen keq q\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb negociatat me PS, por thot\u00eb se kanalet e komunikimit mes PS e AK jan\u00eb ende t\u00eb hapura. Vler\u00ebson Edi Ram\u00ebn, por i vjen keq q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikuar nga t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen. Nuk e mohon se kan\u00eb k\u00ebrkuar deputet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e PS, por thot\u00eb se n\u00eb finale, k\u00ebrkuan vet\u00ebm disa num\u00ebrues n\u00eb disa KZAZ. Sipas tij, Berisha si makiavelist q\u00eb \u00ebsht\u00eb, ka bindur PS, median madje edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit publik se Aleanca \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl e PD. Por, Lisieni thot\u00eb se AZ nuk \u00ebsht\u00eb repart ushtarak, dhe koha do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr shqiptarja.com, sqaron sesi k\u00ebrkon AZ t\u00eb arrestoj\u00eb Berish\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Pyetja e par\u00eb q\u00eb un\u00eb kam \u00ebsht\u00eb: Si do ta arrestoni Berish\u00ebn? Sepse kjo k\u00ebrkesa juaj ngjit n\u00eb popull&#8230;<\/span><br \/>\nAleanca Kuq e Zi e ka lan\u00e7uar iden\u00eb e domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb arrestimit t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb kuadrin e kultur\u00ebs s\u00eb nd\u00ebshkimit. Kultura e nd\u00ebshkimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb thelb me respektimin e shtetit ligjor dhe t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve para ligjit. Jemi n\u00eb nj\u00eb rajon ku kryeministri i Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg; ku presidenti i Bosnje Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb i arrestuar. Natyrisht arrestimi nuk \u00ebsht\u00eb politik. Ajo q\u00eb AK ka k\u00ebrkuar dhe q\u00eb do t\u00eb insistoj\u00eb deri n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pakt politik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur dosjen dhe q\u00eb klima e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Si mund t\u00eb mblidhen pes\u00eb, apo gjasht\u00eb, apo shtat\u00eb kryetar\u00eb partish dhe t\u00eb vendosin q\u00eb \u201cduhet t\u00eb arrestojm\u00eb Berish\u00ebn\u201d. Se me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mua kjo nuk ka logjik\u00eb&#8230;<\/span><br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar gj\u00ebkundi, pra q\u00eb nj\u00eb parti, apo nj\u00eb grup partish t\u00eb b\u00ebjn\u00eb arrestime. K\u00ebto do t\u00eb ishin arrestime politike.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Por, ju thoni \u201cpakt politik\u201d&#8230;<\/span><br \/>\nPo pra, ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pakt politik q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb kultur\u00ebn e nd\u00ebshkimit duke kontribuar s\u00eb bashku q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisim dosjen e akuz\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i krijuar pavar\u00ebsin\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr ndjekjen e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur. Kjo ka qen\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, kjo ka qen\u00eb pa ekuivoke.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">M\u00eb fal zoti ambasador, duke folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e arrestimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb ligjore, pra ai kryen nj\u00eb vep\u00ebr penale, nj\u00eb krim&#8230;kryhen procedurat nga oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore e prokuroris\u00eb. Zoti Spahiu i di k\u00ebto se ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i KLD. Kjo nuk ka ndodhur as n\u00eb \u201997. Ky argument, duket si shkak p\u00ebr t\u00eb mos hyr\u00eb n\u00eb koalicion&#8230;<\/span><br \/>\nJo, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sofiz\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument irracional. N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb situata shum\u00eb t\u00eb komplikuara q\u00eb kalon Shqip\u00ebria, pakti q\u00eb b\u00ebhet mes forcave politike, \u00ebsht\u00eb shprehje e vullnetit politik. Pik\u00eb. Pra pakti i shprehjes s\u00eb vullnetit politik q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb kultura e nd\u00ebshkimit nga lart- posht\u00eb dhe jo si\u00e7 veprohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb nga posht\u00eb- lart. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shprehje e vullnetit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb dosje serioze. Dhe nga ky moment, politika pushon t\u00ebr\u00eb procedur\u00ebn dhe drejt\u00ebsia vazhdon pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Nj\u00eb dosje serioze p\u00ebr \u00e7far\u00eb? Pse duhet t\u00eb akuzohet Sali Berisha?<\/span><br \/>\nBerisha do t\u00eb akuzohet p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet themelore q\u00eb kan\u00eb shqet\u00ebsuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti i G\u00ebrdecit, rasti i 21 janarit, rastet e abuzimit me pronat, me krimet ekonomike q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vend, por edhe shum\u00eb vrima t\u00eb zeza q\u00eb ky tranzicion i ka n\u00eb kurrizin e tij.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto zoti Bashk\u00ebkurti ka procese n\u00eb gjykatat shqiptare t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb. Madje ka procese q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur kryetari juaj ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i KLD. Ai mund t\u2019i kontrollonte apo t\u2019i shihte. Pra pse \u201cjo\u201d at\u00ebher\u00eb, dhe \u201cpo\u201d tani?<\/span><br \/>\nKjo nuk ka kurr\u00ebfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie. Kulutura e nd\u00ebshkimit k\u00ebrkon drejt\u00ebsi. Dmth, drejt\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb e pavarur, jo e intimiduar nga politika. Ky pakt politik k\u00ebt\u00eb rol ka, q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb inkurajohet dhe t\u00eb t\u00ebrhiqet \u00e7do lloj segmenti politik q\u00eb b\u00ebn presion mbi drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Pse duhet t\u00eb b\u00ebhet me pakt politik t\u00eb firmosur mes disa partive aleate, kur fare mir\u00eb kjo procedur\u00eb b\u00ebhet me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb plot\u00eb ligjore n\u00eb parlament. Aty jan\u00eb t\u00eb gjitha mekanizmat, aty ka reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi&#8230;aty nisen t\u00eb gjitha nismat, p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit e krimit&#8230;Pse duhet t\u00eb firmoset nj\u00eb dokument i till\u00eb?<\/span><br \/>\nShum\u00eb e thjesht\u00eb: drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb e pavarur se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pakti politik dhe nj\u00eb vullneti konsensual q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebto situata t\u00eb v\u00ebshtira. Roli i k\u00ebtij pakti \u00ebsht\u00eb thjesht demonstrimi para institucionit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vullnetin q\u00eb politika nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Por kjo b\u00ebhet duke pasur parasysh q\u00eb n\u00ebse opozita e sotme t\u00eb jet\u00eb maxhoranc\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pakt t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe opozita e nes\u00ebrme sikurse mendoni ju, pra t\u00eb gjitha forcat politike edhe PD t\u00eb bien dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb&#8230;<\/span><br \/>\nNuk mund tia k\u00ebrkosh dhelpr\u00ebs q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb pulat. PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument \u00ebsht\u00eb nj\u00eb repart ushtarak i Sali Berish\u00ebs; \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e inkriminimit; kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak; kush n\u00eb qeveri e kush n\u00eb baz\u00eb; kush me kapacitete ministrore e kush me institucione t\u00eb tjera. PD \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb partie shum\u00eb t\u00eb inkriminuar dhe institucionet e saj jan\u00eb pjes\u00eb e dob\u00ebsimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe shantazhimit t\u00eb saj. Nuk mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb ne ujkut q\u00eb t\u00eb heq\u00eb m\u00ebl\u00e7it\u00eb nga qafa. Esht\u00eb pjes\u00eb e domosdoshme q\u00eb forcat opozitare t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb vullnet politik. Ky pakt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vullnet politik dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i d\u00ebshmon drejt\u00ebsis\u00eb se e inkurajon; i tregon qytetar\u00ebve q\u00eb inkurajon drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund po vjen nj\u00eb bashkim forcash q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq nuk ka.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Dmth, ju nuk doni t\u00eb shihni Berish\u00ebn me pranga duke shkuar n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve&#8230;nuk \u00ebsht\u00eb ky thelbi&#8230;<\/span><br \/>\nNe duam Berish\u00ebn para drejt\u00ebsis\u00eb dhe e duam k\u00ebt\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vullneti t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb forcave. Po nuk u realizua ky vullnet politik, qoft\u00eb paraelektoral, qoft\u00eb elektoral e qoft\u00eb paselektoral drejt\u00ebsia shqiptare do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e intimiduar, e shantazhuar nga segmente t\u00eb ndryshme t\u00eb faktor\u00ebve politik\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb pakt i gjer\u00eb i partive politike do i krijoj\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb besimin se politika.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">M\u00eb fol\u00ebt pak m\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201crepart ushtarak\u201d dhe e kishit p\u00ebr PD. Por n\u00eb fakt duket se 16 drejtues t\u00eb AKZ e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr Kreshnik Spahiun kur u larguan nga kjo parti. Akuza shkoi madje n\u00eb marrjen e 100 mij\u00eb eurove nga Kreshnik Spahiu p\u00ebr listat p\u00ebr deputet\u00eb..pra si nj\u00eb repart ushtarak&#8230;<\/span><br \/>\nM\u00eb vjen jasht\u00ebzakonisht keq me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ndodhin dukuri t\u00eb tilla. Ata jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, jan\u00eb koleg\u00eb q\u00eb un\u00eb kam punuar me shumic\u00ebn e tyre n\u00eb universitete brenda dhe jasht\u00eb vendit, ashtu e kan\u00eb menduar dhe gjykuar. Nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb ikur nga Shqip\u00ebria, kan\u00eb dal\u00eb nga AK por jan\u00eb s\u00ebrish n\u00eb Shqip\u00ebri. Neve nuk e kemi frym\u00ebn p\u00ebrjashtimore. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vet\u00ebzgjedhje nga ana e tyre. Absolutisht nuk e kemi nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb till\u00eb. Meq\u00eb p\u00ebrmendet shum\u00eb emri i Kreshnik Spahiut, do t\u00eb them thjesht tre gj\u00ebra si Lisien: n\u00ebse ka tre element\u00eb q\u00eb un\u00eb punoj me k\u00ebt\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri t\u00eb politik\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb djal\u00eb t\u00eb nj\u00eb formati t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb di t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb; s\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb madhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb njeriu i p\u00ebrjashtimit apo revanshit brenda AK dhe s\u00eb treti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb do t\u00eb jap\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb lideri q\u00eb ka veshur opingat dhe d\u00ebshiron t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb m\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb e sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi. \u00c7do njeri ka element\u00ebt e vet, \u00e7do njeri ka an\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb vetat por n\u00eb formatin politik k\u00ebto tre tipare t\u00eb tij dhe i vler\u00ebsoj shum\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Por ka akuza p\u00ebr Kreshnikun edhe si nj\u00eb njeri butaforik dhe megalloman&#8230;Ja psh, po t\u00eb marrim protest\u00ebn e djeshme, ai tha se do t\u00eb mbledh\u00eb nj\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00eb. Por ne e pam\u00eb se vet\u00ebm 1500 vet\u00eb ishin n\u00eb at\u00eb protest\u00eb&#8230;<\/span><br \/>\nNuk d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb merrem me teknalitete t\u00eb tilla. Dje kan\u00eb qen\u00eb rreth 19, 20 rreshta her\u00eb 100 pjesmarr\u00ebs kuadrati i par\u00eb dhe po kaq kuadrati i dyt\u00eb. Dhe njer\u00ebzit e kuptojn\u00eb vet\u00eb sesa kan\u00eb qen\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, shifra, sepse shpesh abuzohet me shifrat. K\u00ebtu ka nj\u00eb frym\u00eb opozitare jasht\u00ebzakonisht radikale \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri opozitare shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Esht\u00eb nj\u00eb frym\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebshiroj\u00eb patriotiz\u00ebm n\u00eb kushtet e presionit ndaj shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Esht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb ka mobilizuar jo segmente nga PS e PD, m\u00eb besoni. Investimi m\u00eb i madh i AK \u00ebsht\u00eb te njer\u00ebzit q\u00eb bojkotojn\u00eb zgjedhjet. Ne e konsiderojm\u00eb bojkotin krimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik dhe d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb po p\u00ebrjeton shoq\u00ebria shqiptare. Ka kategori q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqura p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme q\u00eb nga brezi i baballar\u00ebve tan\u00eb 80 e ca vje\u00e7 deri tek rinia q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 46 p\u00ebrqind e papun\u00eb. Ka mjaft target grupe q\u00eb nuk inkuadrohen brenda PS e PD dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto faktor\u00eb t\u00eb mobilizohen n\u00eb forca t\u00eb tjera. AK po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb maksimumin q\u00eb t\u00eb mobilizoj\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb, pra bojkotuesit, kategorit\u00eb e pak\u00ebnaqura majtas e djathtas dhe energjit\u00eb rinore dhe q\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb parlamentin e ardhsh\u00ebm me kontributin e vet dhe jo t\u00eb hyj\u00eb as n\u00eb cadr\u00ebn e PS apo n\u00ebn fustanin e ndokujt tjet\u00ebr. N\u00ebse ne donim t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb pakt, kishim vullnetin e mir\u00eb maksimal. Un\u00eb kam punuar maksimalisht deri pak or\u00eb para se zoti Rama t\u00eb nisej n\u00eb Vjen\u00eb (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbylljen e afatit t\u00eb regjistrimit t\u00eb koalicioneve n\u00eb KQZ shen.red). Pavar\u00ebsisht se nuk u realizua ky pakt, AK \u00ebsht\u00eb n\u00eb frontin opozitar dhe \u00e7do dit\u00eb do t\u00eb tregoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb forca m\u00eb radikale n\u00eb opozit\u00eb. Ju m\u00eb thoni se ka pak butafori dhe ka pak zmadhim.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Po&#8230;<\/span><br \/>\nUn\u00eb nuk mund t\u00eb them q\u00eb mund t\u00eb mungoj\u00eb euforia, ose mund t\u00eb mungoj\u00eb edhe element\u00eb t\u00eb butaforizmit, por n\u00eb opozit\u00eb gjithmon\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb sesa&#8230;lidershipi ka mision q\u00eb shpeshher\u00eb edhe ta hiperbolizoj\u00eb energjin\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja form\u00eb q\u00eb na \u00e7on drejt protestat aktive q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb frym\u00eb aksioni qytetar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente dhe \u00ebsht\u00eb element inkurajimi, jo element mashtrimi; \u00ebsht\u00eb element nxitjeje, nuk \u00ebsht\u00eb element falsiteti; \u00ebsht\u00eb element p\u00ebr t\u00eb mobilizuar njer\u00ebzit dhe nuk \u00ebsht\u00eb element q\u00eb k\u00ebrkon t\u2019u hedh\u00eb hi syve t\u00eb tjer\u00ebve. Duhet t\u00eb m\u00eb kuptoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">At\u00ebher\u00eb ju m\u00eb that\u00eb se keni negociuar me Edi Ram\u00ebn \u00e7ka kuptohet qart\u00eb se ju keni qen\u00eb negociatori mes PS dhe AK. Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb keni k\u00ebrkuar pes\u00eb deputet\u00eb n\u00eb listat e sigurta t\u00eb PS? Dhe m\u00eb pas mb\u00ebrrit\u00ebt n\u00eb 3? T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb tez\u00eb e tha edhe vet\u00eb Edi Rama&#8230;<\/span><br \/>\nAjo q\u00eb do tju them juve dhe gjith\u00eb koleg\u00ebve, madje edhe zotit Rama \u00ebsht\u00eb se un\u00eb kam negociuar me shum\u00eb sinqeritet dhe kam qen\u00eb shum\u00eb konsistent me zotin Rama, me zotin Meta, me zotin Gjiknuri dhe koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs. Pavar\u00ebsisht nga procesi i negociimit, ne nuk mund t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr fazat e negociatave, por negociata arsyetohet vet\u00ebm momenti i fundit: ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e fundit, dhe ajo ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shkakun e mosrealizimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. K\u00ebrkesa q\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb disa qarqe prioritare nga nj\u00eb an\u00ebtar KZAZ. T\u00ebr\u00eb pjes\u00ebt e tjera jan\u00eb pjes\u00eb l\u00ebshimesh dhe k\u00ebrkesash reciproke dhe nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se nuk kan\u00eb qen\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb prishur marr\u00ebveshjen. Fakti q\u00eb ne nuk arrit\u00ebm q\u00eb t\u00eb realizonim edhe nj\u00eb arsyetim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebve dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb AKZ q\u00eb t\u00eb kishim nga nj\u00eb num\u00ebrues n\u00eb KZAZ prioritare ka qen\u00eb momenti i fundit q\u00eb nuk arrit\u00ebm paktin e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Pse e k\u00ebrkoni nj\u00eb an\u00ebtar n\u00eb KZAZ? Sepse ju duhet t\u00eb testoheni n\u00eb elektorat dhe kjo \u00ebsht\u00eb logjike. T\u00eb shihet sesa vota do t\u00eb mblidhni realisht dhe pastaj t\u00eb shihet sesi do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheni&#8230;<\/span><br \/>\n\u00c7far\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi do t\u2019i vinte koalicionit opozitar n\u00ebse midis tre num\u00ebruesve q\u00eb jan\u00eb nga fronti i opozit\u00ebs do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb num\u00ebrues i Aleanc\u00ebs n\u00eb ato pak qarqe ku neve do t\u00eb fokusojm\u00eb edhe energjit\u00eb tona&#8230;<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">M\u00eb fal, po k\u00ebshtu do ta k\u00ebrkonte edhe Gjinushi, edhe Milo, edhe parti t\u00eb tjera tradicionale t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs&#8230;Favor i madh \u00ebsht\u00eb&#8230;<\/span><br \/>\nSecili ka k\u00ebrkesat e veta. Dikush ka hyr\u00eb n\u00eb list\u00eb, dikush ka gjet modalitete t\u00eb tjera&#8230;<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Po PS nuk ka b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime p\u00ebr parti t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pse duhet ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr AKZ kur nuk jeni testuar n\u00eb elektorat dhe ngulmoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230;<\/span><br \/>\nKjo ka qen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb ne na \u00ebsht\u00eb premtuar deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Nga kush \u00ebsht\u00eb premtuar, nga Rama?<\/span><br \/>\nNga kryetari i PS Edi Rama dhe i \u00ebsht\u00eb premtuar Lisien Bashk\u00ebkurtit. Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb pasur disa num\u00ebrues n\u00eb KZAZ prioritare dhe jo n\u00eb t\u00eb gjitha. Dhe ju kur pyesni p\u00ebr PS, PSD apo PDS do keni parasysh q\u00eb ne nuk kemi k\u00ebrkuar num\u00ebrues n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb 12 qarqe dhe n\u00eb qarqet prioritare mund t\u00eb vendosej q\u00eb kat\u00ebr pes\u00eb forcat q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb realisht n\u00eb opozit\u00eb dhe ku Aleanca \u00ebsht\u00eb m\u00eb e spikatura si forc\u00eb opozitare, mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb shp\u00ebrndarje p\u00ebr num\u00ebrues n\u00eb 12 qarqe duke respektuar pik\u00ebrisht ato forca q\u00eb jan\u00eb testuar n\u00eb parlament, ato forca q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim n\u00eb pushtetin vendor por edhe p\u00ebr AK q\u00eb duhet pranuar q\u00eb ka nj\u00eb frym\u00eb reale n\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Ju po m\u00eb thoni se negociuat me Ram\u00ebn, ai ra dakord p\u00ebr komisioner\u00ebt, po kush e prishi k\u00ebt\u00eb lidhje?<\/span><br \/>\nVet\u00eb zoti Rama u t\u00ebrhoq n\u00eb fund nga dh\u00ebnia e nj\u00eb num\u00ebruesi n\u00eb KZAZ p\u00ebr AKZ. Pavar\u00ebsisht nga ky fakt, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr median dhe opinionin publik, fronti opozitar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb: n\u00eb k\u00ebt\u00eb front ka koalicione opozitare, ka parti opozitare dhe ka dhe qytetar\u00eb opozitar\u00eb. Pavar\u00ebsisht se nuk u arrit nj\u00eb marr\u00ebveshje, AK me PS nuk ka prishur ndonj\u00eb pakt, se nuk ka ekzistuar, nuk kemi thyer ndonj\u00eb kontrat\u00eb sikurse e theu LSI me PD, sepse nuk e kemi patur. Ne kemi qen\u00eb n\u00eb frontin ton\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. Ne tentuam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pakt mir\u00ebkuptimi q\u00eb nuk u arrit. Por kjo nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb pozicionin politik t\u00eb AZ as ndaj opozit\u00ebs e as ndaj maxhoranc\u00ebs. AZ ngelet forc\u00eb radikale opozitare dhe k\u00ebt\u00eb do ta provoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb, \u00e7do jav\u00eb, tani n\u00eb fushat\u00eb por edhe pas fushate. Jemi t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj prove. E shoh shum\u00eb t\u00eb negativizuar q\u00eb t\u00eb humbasin energjit\u00eb tona&#8230;<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Po ka shum\u00eb pesimiz\u00ebm dhe kjo duket&#8230;<\/span><br \/>\nPo, por nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb as p\u00ebr opozit\u00ebn e organizuar n\u00eb nj\u00eb koalicion, as p\u00ebr AK q\u00eb punon e vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb front, as p\u00ebr FRD q\u00eb tenton t\u00eb hyj\u00eb e vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb front. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb harxhojm\u00eb energji dhe t\u00eb ngelemi n\u00eb kriz\u00eb. \u00c7do or\u00eb q\u00eb kalon duke u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb brenda nesh, jam i sigurt q\u00eb do t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb shum\u00eb frontin e opozit\u00ebs. Ok, nuk u realizua nj\u00eb pakt, un\u00eb k\u00ebt\u00eb e kuptoj. Do ishte shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb ta realizonim dhe k\u00ebt\u00eb e kuptoj. Kam qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi kryesor p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam i bindur, por fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar nuk ndryshon gj\u00eb n\u00eb spektrin opozitar. P\u00ebrkundrazi, ne t\u00eb vet\u00ebm jemi t\u00eb detyruar t\u00eb luftojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, dhe t\u00eb harxhojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr energji dhe t\u00eb kemi nj\u00eb rrisk shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh sesa po t\u00eb ishim n\u00eb koalicion.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Ju jeni diplomat, keni negociuar me dhjet\u00ebra apo qindra marr\u00ebveshje. N\u00eb momentin q\u00eb mbyllet ky negociim i par\u00eb, ka ndonj\u00eb shanc apo alternativ\u00eb tjet\u00ebr?<\/span><br \/>\nUn\u00eb mendoj se ka gjithnj\u00eb zgjidhje. Dhe d\u00ebshiroj t\u00eb mbajm\u00eb urat dhe rrug\u00ebt e komunikimit n\u00eb frontin e opozit\u00ebs sepse AK nuk ka p\u00ebrveshur shpat\u00ebn majtas e djathtas. AK ka p\u00ebrveshur shpat\u00ebn kund\u00ebr regjimit Berisha q\u00eb duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb thell\u00eb. E vetmja forc\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn AK nuk bashk\u00ebpunon dhe nuk jep asnj\u00eb vot\u00eb \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, qeveria e tij dhe PD. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe po e p\u00ebrs\u00ebritim kaq shum\u00eb sa po b\u00ebhemi t\u00eb bezdisur. Dhe nuk e di se \u00e7\u2019prov\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb AK m\u00eb shum\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Po sepse ka nj\u00eb lloj skepticizmi: Spahiu ka qen\u00eb avokat i Berish\u00ebs, e m\u00eb von\u00eb zv.kryetar i KLD. Tashm\u00eb q\u00eb del me tez\u00ebn e arrestimit t\u00eb Berish\u00ebs, ne nuk e kemi d\u00ebgjuar kryeministrin asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb flas\u00eb kund\u00ebr AKZ sikurse b\u00ebnte nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb. Asnj\u00eb deklarat\u00eb prej tij q\u00eb ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se Berisha merret me \u00e7do lloj deklarate q\u00eb b\u00ebhet andej k\u00ebndej&#8230;<\/span><br \/>\nM\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike b\u00ebhen pyetjet dhe po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike k\u00ebrkohen p\u00ebrgjigjet. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb politikan i formatit t\u00eb Makiavelit. Dmth jam i bindur q\u00eb n\u00eb mos e ka n\u00eb tryez\u00eb e ka n\u00eb mendje \u00e7do rresht t\u00eb librit t\u00eb tij. Ai e di sesi diversifikohet opozita, ai e di shum\u00eb mir\u00eb se kur faktorizohet nj\u00eb kund\u00ebrshtar dhe kur mund ta defaktorizosh at\u00eb. Fakti q\u00eb nuk merret me AKZ nuk \u00ebsht\u00eb se ka konfidenc\u00eb ndaj AK, por ai do ta defaktorizoj\u00eb at\u00eb s\u00eb pari, dhe s\u00eb dyti, duke heshtur k\u00ebrkon t\u00eb krijoj\u00eb alibi ndaj Aleanc\u00ebs dhe s\u00eb treti duke mbajtur k\u00ebt\u00eb pozicion ai d\u00ebshiron t\u00eb fokusoj\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe PS. Mendoj se deri k\u00ebtu me taktik\u00ebn e tij ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm, ka krijuar tek ju dyshimet, e ka mbjellur tek ju dyshimin q\u00eb AK \u00ebsht\u00eb hije e Berish\u00ebs ka arritur me heshtjen e tij t\u00eb defaktorizoj\u00eb AK n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe me heshtjen e tij ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb frym\u00eb mosbesimi dhe p\u00ebr\u00e7arje midis AZ dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb koalicionin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane. Absolutisht t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt duhet ta din\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb lojtar shum\u00eb i fort\u00eb politik, por nj\u00eb shtetar kaotik dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplas\u00ebs i fort\u00eb institucionesh. Por si lojtar politik ai \u00ebsht\u00eb makiavelisti i historis\u00eb shqiptare dhe un\u00eb besoj se ai do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb gjith\u00eb instrumentat dhe mekanizmat p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Qendrimi i tij ndaj AK dhe PS \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim makiavelist, p\u00ebr\u00e7a e sundo. N\u00ebse dhe media bie n\u00eb k\u00ebt\u00eb grack\u00eb at\u00ebher\u00eb kjo k\u00ebrkon nj\u00eb shqyrtim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb profilit t\u00eb tij politik, strategjin\u00eb q\u00eb do t\u00eb realizoj\u00eb dhe taktikat q\u00eb po p\u00ebrdor aktualisht. M\u00eb duket se PS po bie m\u00eb shum\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebtij makiavelizmi sesa AK.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">N\u00eb fakt n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb ne flasim ka negociata mes AK dhe PS?<\/span><br \/>\nKa kanale t\u00eb hapura dhe jam shum\u00eb kurajoz p\u00ebr tua th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb roli dhe misioni im do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur urat e bashk\u00ebpunimit dhe shpresa vdes e fundit, q\u00eb ka ende rrug\u00eb, m\u00ebnyra dhe mekanizma q\u00eb fronti opozitar t\u00eb krijoj\u00eb sinergji t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi jo t\u00eb PS dhe AK por domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrotacion t\u00eb thell\u00eb n\u00eb kushtet e rr\u00ebnimit t\u00eb sistemit zgjedhor, n\u00eb kushtet e depresionit shoq\u00ebror, n\u00eb kushtet e humbjes s\u00eb besimit p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, n\u00eb kushtet e reputacionit shqiptar t\u00eb shkat\u00ebrruar. Rama, Spahiu, Gjinushi dhe gjith\u00eb koleg\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb t\u00ebr\u00eb kemi nj\u00eb mision: q\u00eb n\u00eb 24 qershor t\u2019i japim Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb qeveri tjet\u00ebr, nj\u00eb qeveri moderne, nj\u00eb qeveri me standarte evropiane, q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb shumic\u00eb n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb garantuar reformat e thella, s\u00eb paku gjasht\u00eb muaj. Sepse situata ekonomike dhe rajonale mund t\u00eb na shpien vitin tjet\u00ebr s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Por nj\u00eb detyr\u00eb e kemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, p\u00ebr reform\u00eb kushtetuese dhe reform\u00ebn e ligjeve me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar dhe t\u2019i hapim portat Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE. Kjo nuk b\u00ebhet pa sinergji opozitare dhe kjo nuk b\u00ebhet duke i shpallur front lufte nj\u00ebri tjetrit kur lugati i zi, balozi i zi dhe faktori q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti ka shkaktuar d\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb PD dhe qeveria e Sali Berish\u00ebs. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Megjithat\u00eb nuk jemi m\u00eb n\u00eb sensin q\u00eb \u201cShqiponja u kthye n\u00eb sorr\u00eb\u201d sipas jush&#8230;K\u00ebt\u00eb e deklaroi Edi Rama&#8230;<\/span><br \/>\nUn\u00eb e kam mik personal Edi Ram\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb mund ta shkruani me shkronja kapitale. Miq\u00ebsia fillon q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e artit. Un\u00eb e kam pasur profesor babain e Edit dhe kam respekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn e tij. Rama \u00ebsht\u00eb shpirti i artistit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ka gjithmon\u00eb ngarkesa emocionale. Presioni mbi t\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i madh, un\u00eb e kam ndjer\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Nga kush?<\/span><br \/>\nBrenda partis\u00eb s\u00eb tij dhe nga koalicioni, e sidomos nga faktor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb koalicion. Presioni ka qen\u00eb shum\u00eb i madh. Un\u00eb e arsyetoj k\u00ebt\u00eb presion, pavar\u00ebsisht se un\u00eb jam st\u00ebrvitur p\u00ebr t\u00eb mbajtur shum\u00eb presion n\u00eb jet\u00ebn time. D\u00ebshiroj t\u2019i transmetoj nj\u00eb mesazh edhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj mediaje q\u00eb n\u00eb AK, PS g\u00ebzon respekt t\u00eb madh. Ne e \u00e7mojm\u00eb shum\u00eb sakrific\u00ebn sublime q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb lidershipi i opozit\u00ebs dhe personalisht zoti Rama p\u00ebr t\u00eb mbajtur frym\u00ebn opozitare gjall\u00eb. Tani kan\u00eb mbetur fare pak jav\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb opozitare ta mbledhim s\u00eb bashku, secili n\u00eb spektrin e vet. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbledhim \u00e7do vot\u00eb shqiptari, \u00e7do bojkot shnd\u00ebrrohet n\u00eb vot\u00eb, \u00e7do target grup t\u00eb mobilizohet deri n\u00eb objektivin p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj qeverie dhe t\u00eb k\u00ebsaj maxhorance.<\/p>\n<p><span style=\"font-weight: bold;\">Sa pretendon AKZ se do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/span><br \/>\nJu e dini q\u00eb Aleanca nuk \u00ebsht\u00eb legjitimuar nga sovrani, pra nuk ka asnj\u00eb vot\u00eb qytetari n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb matshm\u00ebrit\u00eb tona bazohen mbi sondazhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i matjes, bazohen te an\u00ebtar\u00ebsia dhe masa q\u00eb p\u00ebrcjell aktivitetet tona. Nuk ka tregues tjet\u00ebr. Sondazhet dhe an\u00ebtar\u00ebsia jan\u00eb dhe masivitet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi 820 mitingje q\u00eb v\u00ebrtiten nga 150-200 vet\u00eb deri n\u00eb mij\u00ebra vet\u00eb. Dhe k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebz pa pun\u00eb q\u00eb duhen motivuar. Aleanca n\u00eb t\u00eb t\u00ebra rastet sipas sondazheve, Aleanca del forc\u00eb e tret\u00eb. Ne e kemi marr\u00eb rriskun me bindje, sepse \u00ebsht\u00eb etike q\u00eb t\u00eb testohet Aleanca n\u00eb vot\u00eb popullore.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: italic;\">Shkrimi u botua sot n\u00eb gazet\u00ebn Shqiptarja.com (print) 04.05.2013<\/span><\/p>\n<p>Redaksia Online<br \/>\n(b.m\/shqiptarja.com)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politike, NGA ANILA BASHA TIRANE &#8211; Lisien Bashk\u00ebkurti \u00ebsht\u00eb diplomat. Tani aderon n\u00eb Aleanc\u00ebn Kuq e Zi dhe do t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Gjat\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs, ka negociuar me qindra marr\u00ebveshje, diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I vjen keq q\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb negociatat me PS, por thot\u00eb se kanalet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Politike, NGA ANILA BASHA TIRANE &#8211; Lisien Bashk\u00ebkurti \u00ebsht\u00eb diplomat. Tani aderon n\u00eb Aleanc\u00ebn Kuq e Zi dhe do t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Gjat\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs, ka negociuar me qindra marr\u00ebveshje, diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I vjen keq q\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb negociatat me PS, por thot\u00eb se kanalet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-04T07:19:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn\",\"datePublished\":\"2013-05-04T07:19:29+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-04T07:19:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\"},\"wordCount\":4191,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\",\"name\":\"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-04T07:19:29+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-04T07:19:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Politike, NGA ANILA BASHA TIRANE &#8211; Lisien Bashk\u00ebkurti \u00ebsht\u00eb diplomat. Tani aderon n\u00eb Aleanc\u00ebn Kuq e Zi dhe do t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Gjat\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs, ka negociuar me qindra marr\u00ebveshje, diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I vjen keq q\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb negociatat me PS, por thot\u00eb se kanalet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-04T07:19:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn","datePublished":"2013-05-04T07:19:29+00:00","dateModified":"2013-05-04T07:19:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/"},"wordCount":4191,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/","name":"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg","datePublished":"2013-05-04T07:19:29+00:00","dateModified":"2013-05-04T07:19:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/lisien_bashkurti1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lisien-bashkurti-si-deshtova-ne-negociatat-me-edi-ramen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lisien Bashkurti: Si d\u00ebshtova n\u00eb negociatat me Edi Ram\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2342"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2342\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}