{"id":2335,"date":"2010-04-21T21:11:02","date_gmt":"2010-04-21T20:11:02","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2335"},"modified":"2010-04-21T21:11:02","modified_gmt":"2010-04-21T20:11:02","slug":"per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/","title":{"rendered":"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg\" border=\"0\" alt=\"Afrim Krasniqi\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>&#8211; Nga <strong>Afrim Krasniqi<\/strong>, <em>GSH, 21.04.2010<\/em><\/p>\n<p>Presidenti amerikan Xh. Bush n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2007 i k\u00ebrkoi publikisht Tiran\u00ebs zyrtare t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb ndikimet pozitive ndaj institucioneve politike dhe vet\u00eb politikan\u00ebve vendimmarr\u00ebs shqiptar n\u00eb shtetet fqinje. K\u00ebshilla e tij e th\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb form\u00eb publike, i adresohej kryesisht politikan\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb dhe m\u00eb tej edhe atyre n\u00eb Malin e Zi apo n\u00eb zon\u00ebn e Preshev\u00ebs. Cdo delegacion i lart\u00eb per\u00ebndimor q\u00eb vjen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrs\u00ebrit t\u00eb nj\u00ebjtin refren: vler\u00ebsime p\u00ebr rolin konstruktiv n\u00eb politikat rajonale dhe kur ka probleme, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndikim n\u00eb politikat shqipfol\u00ebse n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Pra, cdo vend per\u00ebndimor i njeh Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb rol kujdestar dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb vecant\u00eb n\u00eb politikat rajonale shqipfol\u00ebse. Ky rol nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm diplomatik. N\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb theksohet detyrimi i shtetit shqiptar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ndodhen. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim diplomatik, politik dhe kushtetues.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushet nj\u00eb rol kujdestar dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsues do t\u00eb duhet q\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb pal\u00ebt e p\u00ebrfshira t\u00eb njohin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e secil\u00ebs pal\u00eb, pra n\u00eb rastin ton\u00eb, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Tiran\u00ebs zyrtare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb aktive me k\u00ebshilla dhe konsultime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet vendimarrja e duhur konsensuale, sidomos p\u00ebr c\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sigurin\u00eb, bashk\u00ebpunimin dhe projektet per\u00ebndimore t\u00eb rajonit. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrmbushja e k\u00ebtij roli k\u00ebrkon edhe nga vet\u00eb pala kryesore t\u00eb jet\u00eb e vemendshme, aktive dhe serioze n\u00eb misionin e saj. Pra, k\u00ebrkon nga Tirana zyrtare q\u00eb problemet shqiptare n\u00eb rajon ti trajtoj\u00eb jasht\u00eb kornizave t\u00eb ftohta protokollare, me nj\u00eb sens t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe me axhend\u00eb prioritare.<\/p>\n<p>Nga deklarata e presidentit Bush kan\u00eb kaluar 3 vjet. Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet, pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb njohur nga shtetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha demokratike, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb NATO, Maqedonia ndodhet me nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb n\u00eb NATO dhe Mali i Zi ka b\u00ebr\u00eb hapa dometh\u00ebn\u00ebs drejt integrimeve. N\u00eb leximin politik gjithcka ka shkruar mir\u00eb, rajoni po ndryshon me shpejt\u00ebsi e vet\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs izoluese, aktualisht jan\u00eb p\u00ebrfitues direkt t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve. Gjith\u00ebsesi k\u00ebto arritje n\u00eb thelbin e tyre jan\u00eb rezultate t\u00eb proceseve historike, t\u00eb pandalshme, sic jan\u00eb integrimet euro atlantike. Natyrisht ka vend p\u00ebr entuziaz\u00ebm, por ajo q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb konsideroj sukses madhor nuk jan\u00eb arritjet q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrjedhave historike e politike, por ato q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontributeve reale vendore.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar dhe shqiptar\u00ebt vendimmarr\u00ebs n\u00eb rajon mund dhe duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bilanc t\u00eb arritjeve, synimeve afatgjata, hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb sukses dhe vet\u00eb shanseve t\u00eb humbura. A mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr zgjerimin e njohj\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs? A mund t\u00eb kishte nj\u00eb z\u00eb m\u00eb institucional p\u00ebr t\u00eb drejtat shqiptare n\u00eb komunat e Serbis\u00eb Jugore dhe n\u00eb Malin e Zi? A mund t\u00eb kishte nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb produktive n\u00eb integrimin real shqiptar n\u00eb sistemin kushtetues n\u00eb Maqedoni? A mund t\u00eb kishim nj\u00eb diplomaci m\u00eb efektive p\u00ebr sigurimin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb BE edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt? K\u00ebto e dhjetra pyetje t\u00eb tjera nuk jan\u00eb c\u00ebshtje t\u00eb debatit lokal, por t\u00eb debatit kushtetues dhe b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet, interes madhor komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Zhvillimet e k\u00ebtyre viteve na lejojn\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb disa p\u00ebrfundime kritike. E para, ende shteti shqiptar nuk ka nj\u00eb strategji, nj\u00eb struktur\u00eb apo nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb veprimi e ndjekjeje t\u00eb politikave, zhvillimeve dhe tendencave rajonale, p\u00ebrfshir\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare. Shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufirit shtet\u00ebror konsiderohen ende si diaspor\u00eb dhe jo si element drejtues ose formues t\u00eb shteteve respektive, pra si partner shtet\u00ebror\u00eb dhe shtetas shqiptar.<\/p>\n<p>Shumica e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar nuk kan\u00eb fare k\u00ebshilltar\u00eb, zyra apo ekspertiz\u00eb mbi politikat shqiptare n\u00eb rajon. N\u00eb parlament nuk kemi ende nj\u00eb seanc\u00eb debati rreth t\u00eb ardhmes shqiptare n\u00eb rajon, komisionet parlamentare nuk e kan\u00eb pasur dhe as e kan\u00eb n\u00eb axhend\u00eb k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00eb forma simbolike t\u00eb saj. Asnj\u00eb parti shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie institucionale me partit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni e Malin e Zi; ftesat jan\u00eb personale, nuk ka seminare, konferenca, vizita t\u00eb nd\u00ebrsjellta, shk\u00ebmbime, konsultime dhe as nisma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb nivel europian. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr ministrit\u00eb, p\u00ebr institucionet q\u00ebndrore e publike, p\u00ebr grupet e shoq\u00ebris\u00eb civile apo edhe p\u00ebr median.<\/p>\n<p>Duke mos funksionuar institucionet nd\u00ebrshqiptare gjithcka varet nga marr\u00ebdh\u00ebniet individuale, pra lidhjet midis emrave dhe personave t\u00eb vecant\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet mbeten peng i k\u00ebtyre raporteve midis liderve. Psh, n\u00eb var\u00ebsi sesi jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Berish\u00ebs e Ram\u00ebs, Thaqit e Haradinaj, Ahmetit e Thaqit, Bardhit e Dinosh\u00ebs lexohen edhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, Malin e Zi dhe m\u00eb pas edhe ato midis hap\u00ebsirave shqiptare. Tradita e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb institucioneve me emrat \u00ebsht\u00eb sa joefiksase, aq edhe e paq\u00ebndrushme, dhe n\u00eb themel, nj\u00eb tradit\u00eb e vjet\u00ebr fisnore q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aq shum\u00eb me demokracin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb ndaj qytetar\u00ebve e interesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb theksohet se nga mungesa e sjelljes racionale, nismave dhe projekteve konkrete, pal\u00ebt e trajtojn\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr jo si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb familjeje dhe interesi madhor, por si nj\u00eb fqinj t\u00eb zakonsh\u00ebm e t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me fqinj\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb flasin nj\u00eb tjet\u00ebr gjuh\u00eb. Vet\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e shtetit shqiptar, politikan\u00eb e diplomat\u00eb, duke imituar q\u00ebndrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi zhvillimet n\u00eb rajon, n\u00eb fakt ndikojn\u00eb n\u00eb uljen e ndikimit t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare dhe nj\u00ebher\u00ebsh, edhe t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb rajon. Kur SHBA deklaron se Tirana ka rol kujdestar n\u00eb politikat nd\u00ebrshqiptare dmth Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrkohet nj\u00eb rol aktiv, lider brendashqiptar, si nj\u00eb partner i frym\u00ebs dhe projekteve per\u00ebndimore t\u00eb rajonit. Pra, i k\u00ebrkohet nj\u00eb sjellje e ndryshme nga ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebn, jo thjesht nj\u00eb imituese formale e tezave per\u00ebndimore, nj\u00eb z\u00eb i that\u00eb q\u00eb nuk merr nisma, por pr\u00eat e komenton nismat e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Elementi i dyt\u00eb i duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb trajtimi reciprok i aktor\u00ebve politik\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare si aktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm dhe identitete t\u00eb ndryshme. Psh, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ftohen nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr vizit\u00eb krer\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Maqedoni, Malin e Zi, Preshev\u00ebs apo edhe t\u00eb vet\u00eb Kosov\u00ebs. Frika politike prej akuz\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb letargji dhe alergji nga detyrimi kushtetues p\u00ebr mbrojtjen e interesave e t\u00eb drejtave shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb Tiran\u00eb zhvillohen shum\u00eb konferenca rajonale mbi ekonomin\u00eb, politik\u00ebn, mbrojtjen, arsimin, sportin, kultur\u00ebn, etj, por nuk ka ende nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb till\u00eb me tematik\u00eb hap\u00ebsirat dhe aktor\u00ebt nd\u00ebrshqiptar\u00eb. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe sa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mendjen e madhe dhe vizionin e ngusht\u00eb politik.<\/p>\n<p>Elementi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e partneritetit dhe veprimit serioz reciprok. Psh, n\u00eb Tiran\u00eb ka shum\u00eb politikan\u00eb drejtues t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb e Tetove k\u00ebrkojn\u00eb vasal\u00eb besnik\u00eb, jo partner\u00eb serioz\u00eb. Gjithashtu edhe n\u00eb Shkup e Prishtin\u00eb ka nj\u00eb num\u00ebr politikan\u00ebsh q\u00eb m\u00eb leht\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb cfar\u00ebdo t\u00eb nj\u00eb shteti per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb ngritur problemet e tyre sesa p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb me Tiran\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb dy shtete, secili ka identitetin dhe interesin e vet, por secili ka edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese, morale dhe politike t\u00eb dyanshme, minimalisht p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe koordinim n\u00eb ato c\u00ebshtje q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi interesat e dit\u00ebs. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb. Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb ishte s\u00eb fundi n\u00eb parlamentin maqedoni, foli shqip dhe me tone kritike p\u00ebr nivelin e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, por n\u00eb sall\u00eb mungonin deputet\u00ebt e nj\u00eb partie politike shqiptare.<\/p>\n<p>Cili mund t\u00eb jet\u00eb interes m\u00eb i madh i nj\u00eb partie shqiptare n\u00eb Maqedoni sesa t\u00eb mbrohet me fjal\u00ebt e kryetarit t\u00eb shtetit shqiptar ne tempullin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, sic \u00ebsht\u00eb parlamenti? Natyrisht, jan\u00eb inatet, sjelljet joserioze dhe pragmatiste q\u00eb lindin e kan\u00eb shpjegim vet\u00ebm n\u00eb mjedisin ballkanik t\u00eb Tetov\u00ebs ose Shkupit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, koncepti i kujdestaris\u00eb pozitive p\u00ebrkthehet k\u00ebshtu gabimisht n\u00eb konceptin e vasalitetit dhe sh\u00ebrbimit ose e ansjellta, koncepti i afrimit me shtetin am\u00eb p\u00ebrkthehet gabimisht n\u00eb koncept t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb sovranitetit, pav\u00ebr\u00ebsis\u00eb dhe identitetit politik.<\/p>\n<p>Nga bojkoti shqiptar i Presidentit shqiptar n\u00eb Shkup vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nuk dol\u00ebn t\u00eb fituar. Nga konfliktet nd\u00ebrshqiptare n\u00eb Ulqin vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nuk dalin t\u00eb fituar. Nga akuzat dhe sjellja e ashp\u00ebr e politikan\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nuk dalin t\u00eb fituar. Nga izolimi e vetizolimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Preshev\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nuk fitojn\u00eb. Nga krizat politike personale e partiake n\u00eb Tiran\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nuk fitojn\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb panoram\u00eb kritike q\u00eb k\u00ebrkon reflektim t\u00eb thell\u00eb, ndryshim t\u00eb madh, fillimisht n\u00eb mentalitet e m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje e m\u00eb pas n\u00eb projekte konkrete institucionale?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb liderit kur flasin citojn\u00eb Kenedin kur ai thot\u00eb se qytetar\u00ebt amerikan\u00eb duhet t\u00eb pyesin vet\u00ebn cfar\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Amerikan\u00eb dhe jo e anasjellta, por deri tani, pak prej tyre p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb, nuk i drejton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebshill\u00eb vetes, rrethit t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, partis\u00eb q\u00eb drejtojn\u00eb dhe militant\u00ebve q\u00eb u shkojn\u00eb pas p\u00ebr pushtet e pasuri. Gjith\u00ebsesi n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare n\u00eb rajon ka nj\u00eb shumic\u00eb qytetar\u00ebsh q\u00eb duan t\u00eb besojn\u00eb se ka ardhur koha q\u00eb vendimmarr\u00ebsit e tyre, p\u00ebrpara se t\u00eb miq\u00ebsohen me Beogradin apo Athin\u00ebn, t\u00eb flasin, komunikojn\u00eb dhe respektojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb njeri tjetrin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Nga Afrim Krasniqi, GSH, 21.04.2010 Presidenti amerikan Xh. Bush n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2007 i k\u00ebrkoi publikisht Tiran\u00ebs zyrtare t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb ndikimet pozitive ndaj institucioneve politike dhe vet\u00eb politikan\u00ebve vendimmarr\u00ebs shqiptar n\u00eb shtetet fqinje. K\u00ebshilla e tij e th\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb form\u00eb publike, i adresohej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Nga Afrim Krasniqi, GSH, 21.04.2010 Presidenti amerikan Xh. Bush n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2007 i k\u00ebrkoi publikisht Tiran\u00ebs zyrtare t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb ndikimet pozitive ndaj institucioneve politike dhe vet\u00eb politikan\u00ebve vendimmarr\u00ebs shqiptar n\u00eb shtetet fqinje. K\u00ebshilla e tij e th\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb form\u00eb publike, i adresohej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-21T20:11:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon\",\"datePublished\":\"2010-04-21T20:11:02+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-21T20:11:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\"},\"wordCount\":1815,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\",\"name\":\"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-21T20:11:02+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-21T20:11:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"&#8211; Nga Afrim Krasniqi, GSH, 21.04.2010 Presidenti amerikan Xh. Bush n\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2007 i k\u00ebrkoi publikisht Tiran\u00ebs zyrtare t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb ndikimet pozitive ndaj institucioneve politike dhe vet\u00eb politikan\u00ebve vendimmarr\u00ebs shqiptar n\u00eb shtetet fqinje. K\u00ebshilla e tij e th\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb form\u00eb publike, i adresohej [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-21T20:11:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon","datePublished":"2010-04-21T20:11:02+00:00","dateModified":"2010-04-21T20:11:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/"},"wordCount":1815,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/","name":"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg","datePublished":"2010-04-21T20:11:02+00:00","dateModified":"2010-04-21T20:11:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/afrim_krasniqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-nje-identiteti-politik-shqiptar-ne-rajon\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebr nj\u00eb identiteti politik shqiptar n\u00eb rajon"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2335"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2335\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}