{"id":2282,"date":"2012-03-25T22:14:52","date_gmt":"2012-03-25T21:14:52","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2282"},"modified":"2012-03-25T22:14:52","modified_gmt":"2012-03-25T21:14:52","slug":"te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/","title":{"rendered":"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha - miting\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Alban Daci<\/strong>, <em>24 Mars 2012<\/em><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan p\u00ebr rreth 50 vjet, q\u00eb nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890, nj\u00eb nd\u00ebr diktaturat m\u00eb t\u00eb egra q\u00eb kishte njohur bota. M\u00eb n\u00eb fund Shqip\u00ebria, si pasoj\u00eb e kalbjes s\u00eb brendshme t\u00eb regjimit enverist, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ku regjime t\u00eb ngjashme po binin nj\u00eb e nga nj\u00eb, sikur t\u00eb ishin gur\u00eb shahu, arriti t\u00eb \u00e7lirohet nga ai regjim mizor dhe t\u2019ia nis nga para me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb menduari, qeverisuri dhe t\u00eb b\u00ebrit shtet.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndodhi ashtu si\u00e7 ka ndodhur gjithmon\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, sepse u p\u00ebrmbys regjimi, por jo elita politike ekzistuese, e cila thell\u00eb-thell\u00eb mbeti po e nj\u00ebjta dhe nuk u z\u00ebvend\u00ebsua me nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb re politike. Zakonisht, n\u00eb vendet e tjera dhe n\u00eb histori, p\u00ebrmbysja e regjimeve, kur ndodh nga posht\u00eb, pra nga l\u00ebvizjet popullore, b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb edhe figurat e reja t\u00eb elit\u00ebs politike t\u00eb jen\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb reja dhe t\u00eb vijn\u00eb po nga populli. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndodhi k\u00ebshtu. Edhe pse populli shqiptar pati nj\u00eb rol mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbysjen e sistemit, ai mbeti po jasht\u00eb pekt\u00ebs s\u00eb pushtetit. Elita e re politike ishte p\u00ebrs\u00ebri e maskuar me pekt\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb regjimit mizor.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb gjith\u00eb besuan dhe menduan se, m\u00eb n\u00eb fund, Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhej demokratike dhe per\u00ebndimore (k\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr nga forma e qeverisjes). Shum\u00eb lider\u00eb t\u00eb rinj, q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb sheshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ju premtuan qytetar\u00ebve liri-demokraci. K\u00ebto lider\u00eb t\u00eb rinj, edhe pse po dilnin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike, nuk ishin aq t\u00eb rinj n\u00eb form\u00eb t\u00eb menduari dhe t\u00eb reaguarit, sepse ato kishin frekuentuar \u201coborrin mbret\u00ebror\u201d t\u00eb asaj kohe. Ato jo vet\u00ebm i kishin frekuentuar ato mjedise, por p\u00ebr vite me radh\u00eb kishin qen\u00eb plot\u00ebsisht dakord me idealet dhe q\u00ebllimet e oborrtar\u00ebve t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Askush nuk e kishte menduar se, edhe pas 20 vitesh, nj\u00eb nd\u00ebr lider\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs shqiptar\u00eb, i cili ishte edhe presidenti i pari i pluralizmit politik, do t\u00eb ishte p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb nd\u00ebr drejtuesit kryesor, si dhe lideri i shumic\u00ebs n\u00eb vend. Ky lider, i cili me dor\u00ebn e tij t\u00eb hekurt t\u00eb stilit despotik ballkanas, si dhe duke shfryt\u00ebzuar emocionet e pash\u00ebruara t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb faraon prir\u00ebs, shkon dhe merr pjes\u00eb edhe n\u00eb mbledhjet e Asambles\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe me krenari shprehet se me kaq dashamir\u00ebsi me prit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb edhe para 20 vitesh.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb, q\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm shikojn\u00eb t\u00eb habitur n\u00eb sy nj\u00ebri tjetrin, duke belb\u00ebzuar, se edhe pas nj\u00eb vitesh qenka e p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebria p\u00ebrs\u00ebri nga i nj\u00ebjti lider politik. Lider\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb kishte njohur bota per\u00ebndimore n\u00eb 20 vitet e fundit, si: Tony Blair, Bill Clinton, George W. Bush dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ishin m\u00eb lider\u00eb aktiv t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb, por kishin shkruar edhe biografit\u00eb e tyre (ky akt sh\u00ebnon fillimin e pensionit p\u00ebr nj\u00eb lider n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore) dhe kishin shitur miliona kopje .<\/p>\n<p>Gjithashtu, po i nj\u00ebjt\u00eb lider q\u00eb fiks 20 vite ma par\u00eb doli n\u00eb sken\u00ebn politike duke mashtruar dhe premtuar hapur sjelljen e liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe b\u00ebrjen e \u201cShqip\u00ebris\u00eb si Europa\u201d, vet\u00ebm pak dit\u00eb ma par\u00eb doli p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shesh duke u postuar vet\u00ebm pak metra larg nga ai q\u00eb kishte dal 20 vite ma par\u00eb, duke premtuar p\u00ebrs\u00ebri demokracin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte premtuar p\u00ebr 20 vite rresht po pa e realizuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb kaloi nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tranzicioni politik dhe ekonomik, ajo vazhdon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet, si jasht\u00eb ashtu edhe brenda, nga i nj\u00ebjti lider, i cili doli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb fillimin t\u00eb viteve \u201990 dhe vazhdon t\u00eb q\u00ebndroi duke shpresuar se Zoti do e ndihmoj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar edhe shum\u00eb vite t\u00eb tjera si lider i padiskutuesh\u00ebm i shqiptar\u00ebve. Kush e di sa her\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs i lutet Zotit q\u00eb ta b\u00ebj t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, ai gabon r\u00ebnd\u00eb, sepse Zoti edhe profet\u00ebt q\u00eb ishin njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb nuk i b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. \u00c7do qenie ka nj\u00eb fillim dhe nj\u00eb fund. Fillimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Zotit. Nd\u00ebrsa fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e vet\u00eb njeriut. Sjellja e tij gjat\u00eb jet\u00ebs d\u00ebshmon edhe llojin e fundit q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb. N\u00ebse n\u00eb jet\u00eb ke qen\u00eb kriminel nuk mund t\u00eb vdes\u00ebsh si engj\u00ebll. N\u00ebse n\u00eb jet\u00eb ke qen\u00eb komunist nuk mund t\u00eb vdes\u00ebsh si demokrat. N\u00ebse n\u00eb jet\u00eb ke qen\u00eb shtyp\u00ebsh nuk mund t\u00eb vdes\u00ebsh duke dashuruar lirin\u00eb. N\u00ebse demokracin\u00eb kurr\u00eb nuk e ke dashur nuk mund t\u00eb vdes\u00ebsh duke e respektuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende europiane kan\u00eb probleme me at\u00eb q\u00eb quhet pavdek\u00ebsia e nj\u00eb lideri. Jan\u00eb disa vende Europiane q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada vazhdojn\u00eb t\u00eb qeverisen dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga t\u00eb nj\u00ebjtat personazhe. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fenomen aspak demokratik q\u00eb do ta konsideroja un\u00eb, ka disa opinione. Nj\u00ebri dhe ndoshta m\u00eb kryesori q\u00eb qarkullin \u00ebsht\u00eb, se: N\u00ebse nj\u00eb lider vazhdon t\u00eb votohet nga populli i tij ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qeveris. Un\u00eb, nuk jam aspak dakord me k\u00ebt\u00eb ide, p\u00ebr faktin se jan\u00eb nj\u00eb ser\u00eb faktor\u00ebsh q\u00eb ndikojn\u00eb p\u00ebr konfirmimin e nj\u00eb lideri.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00ebse zgjedhjet, q\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb presupozohen demokratik, jan\u00eb t\u00eb lira apo jo. Duke pasur parasysh rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk besoj se n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb realizuar n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs zgjedhjet krejt\u00ebsisht t\u00eb lira. S\u00eb dyti, duhet t\u00eb merret parasysh fakti, n\u00ebse qytetar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb politike, apo jo. Shqiptar\u00ebt nuk mendoj, se kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb politike. Perse ka ndodhur kjo? Duke qen\u00eb se Shqip\u00ebria ka kaluar n\u00eb 20 vitet e fundit nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike, sociale, qytetar\u00ebt kan\u00eb menduar gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat elementare t\u00eb jetes\u00ebs dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe nuk kan\u00eb pasur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb angazhim t\u00eb plot\u00eb politik, si dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb vend. Kultura politike p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje t\u00eb re zakonisht krijohet n\u00eb rastin kur kemi nj\u00eb rryme t\u00eb re t\u00eb menduarit. Pra, nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb iluminuar p\u00ebr t\u00eb ndryshuar status quo-n e mendimit dhe t\u00eb aksionit. Kjo situat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri po ndryshon p\u00ebr dy arsye. S\u00eb pari kemi nj\u00eb grup intelektuales t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb kryer studimet e larta n\u00eb Per\u00ebndim, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb krejt ndryshe nga status quo-ja e vjet\u00ebr n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin e shtetit ligjor, demokracin\u00eb si dhe me kultur\u00ebn e b\u00ebrjes politik. S\u00eb dyti, tranzicioni i gjat\u00eb dhe jo frytdh\u00ebn\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb efekte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta tek qytetari, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb koshient dhe i kthjell\u00ebt n\u00eb lidhje me politik-b\u00ebrjen dhe me rolin q\u00eb duhet te ket\u00eb n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Edhe qytetari po b\u00ebhet m\u00eb koshient n\u00eb lidhje me interesat tij, me t\u00eb ardhmen e tij dhe t\u00eb drejtat e ti, ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht indiferente kundrejt politik\u00ebs dhe pasojave, q\u00eb ajo sjell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. Nj\u00eb nd\u00ebr shprehjet m\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb mbi politik\u00ebn \u00ebsht\u00eb, se ajo nuk na intereson, sepse politikan\u00ebt shikojn\u00eb vet\u00ebm interesat e tyre. Ato, harrojn\u00eb se pik\u00ebrisht fati i tyre dhe jeta e tyre varet nga aksionet kryesore q\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb nd\u00ebrmarrin n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb binden se nga politika varet jeta dhe ardhmja e tyre. N\u00ebse ato zgjedhin nj\u00eb lider t\u00eb gabuar do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb zgjedhur nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb gabuar. Nd\u00ebrsa n\u00ebse ato zgjedhin liderin e duhur do t\u00eb thot\u00eb se ardhmja e tyre do t\u00eb jet\u00eb me e ndri\u00e7uar dhe m\u00eb shume e orientuar drejt kahut pozitiv.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar terrenin e indiferenc\u00ebs t\u00eb qytetarit p\u00ebr politik\u00ebn, i cili mjaft pjellor p\u00ebr t\u00eb, lideri i mazhoranc\u00ebs shqiptare jo vet\u00ebm q\u00eb vazhdon me dekada t\u00eb t\u00ebra t\u00eb qeveris i pa trazuar, por n\u00eb shum\u00eb konferenca shtypi shprehet se: \u201cedhe n\u00eb vitin 2017 p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb do t\u00eb jem k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb (n\u00eb sall\u00ebn e konferencave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave) duke ju qeverisur\u201d. Shqiptar\u00ebt nuk duhet ta lejojn\u00eb m\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ato nuk kan\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur, sepse jeta jetohet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe nuk t\u00eb jep mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb zgjedhje. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb jetojm\u00eb n\u00ebn drejtimin e liderit aktual, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e humbur n\u00eb terr demokratik dhe n\u00eb regres politik dhe ekonomik.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi aktual i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i fundit dhe m\u00eb i vjetri n\u00eb Ballkan. T\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb vendeve Ballkanike, q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, tashm\u00eb, kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension politik. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, m\u00eb mizori Sllobodan Milloshevic, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb lider politik, por ai, ndoshta, tani prehet n\u00eb ferr p\u00ebr b\u00ebmat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe lideri historik i Kroacis\u00eb, i cili i siguroi pavar\u00ebsin\u00eb, Franjo Tu\u0111man, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb lider politik dhe prehet n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Gjithashtu, edhe lideri historik i Rumanis\u00eb, Ion Iliescu, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb diktatorin mizor Nicu Ceau\u015fescu, pasi b\u00ebri tri mandate si president, tashm\u00eb, ka dal\u00eb n\u00eb pension politik. Edhe n\u00eb Mali t\u00eb Zi, ku lider i saj i padiskutuesh\u00ebm p\u00ebr 20 vitet e fundit, Djukanovic, dha dor\u00ebheqjen nga jeta politike.<\/p>\n<p>I vetmi n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor edhe Lindor, q\u00eb edhe pse ka m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet n\u00eb politik dhe q\u00eb pretendon krejt g\u00ebzim se do t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebr 20 vite t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb ky i yni, i cili vazhdon me metodat e tija autoritare dhe tiranike t\u00eb qeveris vendin. Ai qeveris duke p\u00ebrdoru dhe ushtruar \u2018demokracin\u00eb mafioze\u201d, e cila n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur u p\u00ebrket qytetar\u00ebve, por realisht ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb klanit t\u00eb tij q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>Ndoshta, ka ardhur momenti t\u00eb mendojm\u00eb, se pas k\u00ebsaj periudhe t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb lideri jon\u00eb ka n\u00eb politik\u00eb, ai nuk ka m\u00eb vizione t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t\u00eb na qeverisur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme me m\u00eb shum\u00eb progres dhe mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p>Ndoshta, ai thjesht\u00eb mendon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tij dhe t\u00eb personave q\u00eb e ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar krejt i sigurt n\u00eb pozicionin e tij komod t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi absolut. Edhe pse koha kalon, ai mendon se \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. N\u00eb bot\u00ebn njer\u00ebzore asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme.<\/p>\n<p>Lideri i mazhoranc\u00ebs aktuale me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjetri i Ballkanit, por ne, shqiptar\u00ebt, jemi m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Prandaj, ne duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri, nj\u00eb lider t\u00eb ri q\u00eb ka energji, ide dhe vizione p\u00ebr t\u00eb na qeverisur me metoda demokratike. Mendoj se ka ardhur momenti q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ndodh nj\u00eb alternim i v\u00ebrtet\u00eb demokratik pushteti, i cili jo vet\u00ebm rrit shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndosh n\u00eb vend, por do sjell\u00eb edhe nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re qeverisje duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes qytetar\u00ebt, hallet e tyre dhe jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Kushti kryesor p\u00ebr t\u00eb ndodhur alternimi \u00ebsht\u00eb: t\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi k\u00ebt\u00eb m\u00eb vjetrin e Ballkanit, i cili edhe pse kan\u00eb kaluar 20 vite, vazhdon t\u00eb na pseudoqeveris\u00eb. \u00c7do shqiptar duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim politik: largimin e m\u00eb t\u00eb vjetrit dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tij me nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb re t\u00eb besueshme dhe premtuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alban Daci, 24 Mars 2012 Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan p\u00ebr rreth 50 vjet, q\u00eb nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890, nj\u00eb nd\u00ebr diktaturat m\u00eb t\u00eb egra q\u00eb kishte njohur bota. M\u00eb n\u00eb fund Shqip\u00ebria, si pasoj\u00eb e kalbjes s\u00eb brendshme t\u00eb regjimit enverist, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2282","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Alban Daci, 24 Mars 2012 Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan p\u00ebr rreth 50 vjet, q\u00eb nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890, nj\u00eb nd\u00ebr diktaturat m\u00eb t\u00eb egra q\u00eb kishte njohur bota. M\u00eb n\u00eb fund Shqip\u00ebria, si pasoj\u00eb e kalbjes s\u00eb brendshme t\u00eb regjimit enverist, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-25T21:14:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit!\",\"datePublished\":\"2012-03-25T21:14:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/\"},\"wordCount\":2181,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_miting.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/\",\"name\":\"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_miting.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-25T21:14:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_miting.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_miting.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Alban Daci, 24 Mars 2012 Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetuan p\u00ebr rreth 50 vjet, q\u00eb nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890, nj\u00eb nd\u00ebr diktaturat m\u00eb t\u00eb egra q\u00eb kishte njohur bota. M\u00eb n\u00eb fund Shqip\u00ebria, si pasoj\u00eb e kalbjes s\u00eb brendshme t\u00eb regjimit enverist, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-25T21:14:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit!","datePublished":"2012-03-25T21:14:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/"},"wordCount":2181,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/","name":"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg","datePublished":"2012-03-25T21:14:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_miting.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-cojme-ne-shpi-me-te-vjetrin-e-ballkanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb \u00e7ojm\u00eb n\u00eb shpi m\u00eb t\u00eb vjetrin e Ballkanit!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2282","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2282"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2282\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}