{"id":2280,"date":"2012-03-25T21:57:11","date_gmt":"2012-03-25T20:57:11","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2280"},"modified":"2012-03-25T21:57:11","modified_gmt":"2012-03-25T20:57:11","slug":"debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/","title":{"rendered":"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><em><strong>Shkrimtari kritikon Kadaren\u00eb p\u00ebr romanin \u201cDasma\u201d, persekutohet nga regjimi komunist<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb letrave shqipe \u00ebsht\u00eb Bilal Xhaferri. Ai njihet si nj\u00eb antikomunist, q\u00eb ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr regjimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb personazh shum\u00eb i rrall\u00eb dhe i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr llojin e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri, por fama e tij \u00ebsht\u00eb e njohur edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Sip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb letrave shqipe n\u00eb studion e Nebil \u00c7ik\u00ebs, n\u00eb emisionin \u201cRrno p\u00ebr me tregue\u201d, ka qen\u00eb i ftuar Shefki Hysa, kryetari i shoqat\u00ebs \u201cBilal Xhaferri\u201d, publicist dhe shkrimtar i njohur. Gjithashtu Namik Mana, shkrimtar, njeri i af\u00ebrt me Bilal Xhaferrin.<\/em><\/p>\n<p><strong>&#8211; Normalisht nuk mjafton koha jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb figure si Bilal Xhaferri. P\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb opinionit publik at\u00eb \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebson ky njeri, kjo figur\u00eb e letrave shqipe, e popullit shiqtar. Vjen nga nj\u00eb familje e madhe, nga nj\u00eb familje nacionaliste jo vet\u00ebm n\u00eb \u00c7am\u00ebri, por dhe m\u00eb gjer. Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje, si nj\u00eb qend\u00ebr e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Dihet q\u00eb Bila Xhaferri ishte nip i Hasan Tufin\u00ebs. Nj\u00eb dijetar i shquar, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb krenuar jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria, por dhe perandoria turke. Ka qen\u00eb rektori i par\u00eb i Universitetit t\u00eb Stambollit. Familja e tij ka qen\u00eb nj\u00eb nga familjet m\u00eb t\u00eb persekutuara n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Babai i Bilal Xhaferrit u pushkatua nga regjimi komunist. Ai ishte kund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb forcave greke, kund\u00ebr dhun\u00ebs q\u00eb ato ushtronin me n\u00eb krye Napolin Zerv\u00ebn. Para vitit 1922 jan\u00eb edhe pjes\u00eb si \u00c7am\u00ebria, duke filluar me Konispolin, Markatin, pa u shtrir\u00eb deri n\u00eb Krumov\u00eb, q\u00eb u sulmuan nga forcat greke. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ishte nj\u00eb familje kaq e madhe nacionaliste.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Bilal Xhaferri\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/bilal_xhaferri.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/>Ndaj prej k\u00ebtij q\u00ebndrim antishovinist grek partizan\u00ebt grek\u00eb u k\u00ebrkuan partizan\u00ebve shqiptar q\u00eb t\u00eb arrestonin babain e Bilal Xhaferrit dhe ta pushkatonin. Partizan\u00ebt zbatuan k\u00ebt\u00eb lloj urdhri t\u00eb fsheht\u00eb dhe e d\u00ebnuan pa gjyq. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nga aktet m\u00eb kriminale t\u00eb komunist\u00ebve shqiptar\u00eb. I ati i Bilalit i ndihmonte trupat nacionaliste me ndihma monetare dhe me strehim. Madje, ai ka ndihmuar edhe njer\u00ebzit e varf\u00ebr grek\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb krahinat e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Fakti q\u00eb ai ishte nacionalist e b\u00ebnte at\u00eb kriminel nga komunist\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Zoti Mana, sa ndihej krenar Bilali p\u00ebr origjin\u00ebn e tij. Ju keni qen\u00eb edhe mik i af\u00ebrt i tij?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mana<\/strong> \u2013 Ai ndihej shum\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb origjin\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha shkrimet e tij ai ka v\u00ebn\u00eb emrin e babait t\u00eb tij. Ai emrin e ka Bilal Hoxha dhe n\u00eb shkrimet e tij vuri emrin Bilal Xhaferri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A dihej kjo n\u00eb rrethet letrare ose n\u00eb rrethet politike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mana<\/strong> \u2013 Natyrisht q\u00eb dihej origjina e tij. Un\u00eb di nj\u00eb rast. Dhimit\u00ebr Fullani ka qen\u00eb zv.drejtor i nd\u00ebrmarrjes botuese dhe i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Bilalit p\u00ebr nj\u00eb vjersh\u00eb. P\u00ebr vjersh\u00ebn q\u00eb flet p\u00ebr betej\u00ebn e Torviollit, ku thuhet se nj\u00eb djal\u00eb pas betej\u00ebs del dhe k\u00ebrkon trupin e babit t\u00eb tij. Ata i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb mos t\u00eb e shkruante k\u00ebt\u00eb vjersh\u00eb, pasi e dinin q\u00eb ai fliste p\u00ebr varrin e babait t\u00eb tij. Por as sot e k\u00ebsaj dite nuk dihet se ku \u00ebsht\u00eb trupi i babait t\u00eb tij. Por ishte talenti i Bilalit q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb vesh shurdh dhe nj\u00eb sy qorr. Ai e ka ngritur n\u00eb piedestal emrin e babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj historie p\u00ebr babain dhe familjen e tij nga inserti q\u00eb pam\u00eb pak m\u00eb par\u00eb vum\u00eb re se ai ka pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e fut\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, i vun\u00eb pengesa p\u00ebr tu arsimuar\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mana<\/strong> \u2013 Bilali ngeli vet\u00ebm me gjyshin e tij t\u00eb verb\u00ebr. Ai ishte pa sy. Bashk\u00eb me gjyshin ai kishte edhe tri motra m\u00eb t\u00eb vogla. N\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are ai shkon n\u00eb Sarand\u00eb dhe punon si korrier. Ai b\u00ebri nj\u00eb shkoll\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr gjeomet\u00ebr. Veprat e tij ai i ka shkruar n\u00ebp\u00ebr vendet q\u00eb ka punuar. N\u00eb nj\u00eb vjersh\u00eb q\u00eb ai ka shkruar n\u00eb ferm\u00eb thuhet \u201ct\u00ebr\u00eb ver\u00ebs prashita me shat, \/ t\u00ebr\u00eb ver\u00ebs diellin e mbajta mbi kurriz\u201d. Q\u00eb n\u00eb vjershat e para u dallua talenti i tij i madh p\u00ebr t\u00eb shkruar poezi, megjith\u00ebse pati nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb dokumentet e partis\u00eb komuniste, n\u00eb dokumentet e lidhjes s\u00eb shkrimtar\u00ebve q\u00eb un\u00eb kam gjetur, thuhet q\u00eb ai ka pasur nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb nuk e lan\u00eb t\u00eb shkollohet. Sa ndikonte kjo n\u00eb formimin e tij, n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb u dalin talenteve, i japin ushqim. Ai shkruante me nj\u00eb form\u00eb tep\u00ebr artistike. Atij i ngarkuan nj\u00eb her\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb reportazh p\u00ebr klas\u00ebn pun\u00ebtore. Kur e b\u00ebri, ia dha Vath Koreshit q\u00eb ta lexonte, pasi ai ia kishte l\u00ebn\u00eb si detyr\u00eb. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb nga reportazhet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si u zbulua si talent Bilali? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebr t\u00eb dy ju zot\u00ebrinj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mana<\/strong> \u2013 Bilal Xhaferri shkruante shkrimet e tij dhe i \u00e7onte p\u00ebr botim n\u00ebp\u00ebr gazeta dhe revista t\u00eb koh\u00ebs. Asnj\u00eb nuk e njihte at\u00eb personalisht p\u00ebr shkrimet q\u00eb kishte shkruar. Kur iu botua romani \u201cRrug\u00eb dhe fate\u201d n\u00eb 1963, u b\u00eb i njohur talenti i tij p\u00ebr letrat. Gjithsesi, nuk duhet harruar q\u00eb ai gjith\u00eb koh\u00ebs ka qen\u00eb rrug\u00ebve. Nuk ka pasur nj\u00eb vend t\u00eb caktuar q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte dhe ti p\u00ebrkushtohej talentit t\u00eb tij. Kur ai erdhi n\u00eb Durr\u00ebs, punonte n\u00eb Shijak. N\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb shkrimtar\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vjen Dashnor Mamaqi dhe thot\u00eb se \u201cn\u00eb rrethin e Shijakut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar shum\u00eb m\u00eb i talentuar se ju\u201d. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr Bilalin.<\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 N\u00eb struktur\u00ebn e komunist\u00ebve ka pasur edhe njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb ishin t\u00eb detyruar t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb ato struktura. Nj\u00eb nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb edhe shkrimtari i talentuar Vath Koreshi. Ky ka qen\u00eb i pari person q\u00eb ka botuar poezit\u00eb e Bilal Xhaferrit. Nj\u00eb nga kritik\u00ebt tan\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, Dalan Shapllo, ka ndikuar shum\u00eb p\u00ebr ngritjen e figur\u00ebs s\u00eb Bilal Xhaferrit. Por m\u00eb s\u00eb shumti ai u ngrit nga talenti i tij i madh p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Krijimtarin\u00eb e tij filluan ta p\u00eblqejn\u00eb menj\u00ebher\u00eb edhe njer\u00ebzit e komunizmit.<\/p>\n<p>Miti i Bilal Xhaferrit u krijua n\u00ebp\u00ebrmjet djers\u00ebs s\u00eb tij. Ai shkonte n\u00ebp\u00ebr redaksi shum\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar shkrimet e tij dhe njer\u00ebzit habiteshin me shkrimet e tij. Kur prezantohej me krer\u00ebt e redaksive t\u00eb asaj kohe, ata habiteshin. Thoshin \u201csi ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb njeri me kaq pak klas\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb shkruaj kaq bukur\u201d. U dukej nj\u00eb lloj absurdi dhe iu imponua q\u00eb ata t\u00eb pranonin krijimtarin\u00eb e tij. Gjithashtu Bilali iu shmang me shum\u00eb zgjuarsi censur\u00ebs komuniste. Ai evokonte lavdin\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb shkuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Edhe n\u00eb ato pak shkrime q\u00eb i jan\u00eb botuar Bilal Xhaferrit vihet re nj\u00eb lloj krijimtarie ndryshe nga shkrimet tjera t\u00eb asaj kohe, nuk e kuptonin personat e censur\u00ebs s\u00eb komunizmit k\u00ebt\u00eb ndryshim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Njer\u00ebzit e komunizmit e dinin shum\u00eb mir\u00eb origjin\u00ebn e tij, por nuk i b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. Kjo pasi ai i imponoi n\u00ebp\u00ebrmjet talentit letrar q\u00eb edhe ta p\u00eblqenin krijimtarin\u00eb e tij. Gjithashtu ai nuk e kishte shfaqur disidenc\u00ebn e tij hapur. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kamuflazhi figurativ q\u00eb ai p\u00ebrdorte n\u00eb veprat e tij, nuk u dallua direkt disidenca e tij. Revokimi q\u00eb u b\u00ebnte figurave t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri me Sk\u00ebnderbeun, ishte e pranueshme edhe p\u00ebr komunizmin. Por ai e b\u00ebri n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pranueshme edhe p\u00ebr njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. Ai u thoshte njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb se st\u00ebrgjysh\u00ebrit tani ishin shum\u00eb m\u00eb ndryshe se komisar\u00ebt komunist\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shefki, kjo lloj dashamir\u00ebsie ka zgjatur shum\u00eb pak. Rreth kat\u00ebr vjet. Mehmet Shehu i ka \u00e7uar nj\u00eb let\u00ebr diktatorit Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr Bilal Xhaferrin. Pra, si\u00e7 shihet, me Bilal Xhaferrin jan\u00eb marr\u00eb edhe majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb diktatur\u00ebs, kryeministri dhe vet\u00eb diktatori. N\u00eb let\u00ebr thuhet \u201cbiri i nj\u00eb \u00e7ami q\u00eb ne e kemi pushkatuar\u201d. Duket nj\u00eb lloj cinizmi, sikur nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb shqiptar. Duket si nj\u00eb raciz\u00ebm. Sa ka ndikuar origjina \u00e7ame n\u00eb persekutimin e tij?<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Let\u00ebr nga Mehmet Shehu<\/p>\n<p>Shoku Enver,<\/p>\n<p>M\u00eb ran\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebto dy materiale, t\u00eb cilat po jua d\u00ebrgoj q\u00eb ti lexoni, po pat\u00ebt koh\u00eb.<\/p>\n<p>1. Nj\u00eb \u201cartikull\u201d me titull \u201cLuft\u00ebtar\u00eb artizan\u00eb t\u00eb artit\u201d, shkruar nga Qani \u00c7ollaku (i v\u00ebllai i Reshit \u00c7ollakut) d\u00ebrguar redaksis\u00eb s\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb popullit\u201d p\u00ebr botim.<\/p>\n<p>2. Nj\u00eb material \u201cDiskutim mbi romanin \u201cDasma\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutimi i Bilal Xhaferrit n\u00eb mbledhjen q\u00eb u organizoi k\u00ebto dit\u00eb Lidhja e Shkrimtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim romanin e Ismail Kadares\u00eb me titull \u201cDasma\u201d.<\/p>\n<p>\u201cArtikulli\u201d i Qani \u00c7ollakut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm i eg\u00ebr, i shfrenuar dhe i hap\u00ebt kund\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb n\u00eb art e let\u00ebrsi dhe kund\u00ebr vet\u00eb Partis\u00eb. Qani \u00c7ollaku \u00ebsht\u00eb armik i njohur i Partis\u00eb. Ka qen\u00eb m\u00ebsues, \u00ebsht\u00eb demaskuar e hequr nga puna si m\u00ebsues n\u00eb Berat, por tash na qenka prap\u00eb m\u00ebsues n\u00eb Pogradec! Thuhet se ka hedhur vot\u00ebn kund\u00ebr Frontit n\u00eb zgjedhjet e fundit. Mendoj q\u00eb, duke p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb material, t\u00eb mbledhim m\u00ebsuesit e Pogradecit, ta demaskojm\u00eb gjer n\u00eb fund dhe ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb gjyq (me dyer t\u00eb mbyllura), sepse me k\u00ebt\u00eb material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojm\u00eb n\u00eb ferm\u00ebn e Lushnj\u00ebs, ku t\u00eb punoj\u00eb me kazm\u00eb. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i posht\u00ebr!<\/p>\n<p>\u201cDiskutimi\u201d i Bilal Xhaferit \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb sulm kund\u00ebr Partis\u00eb, por i t\u00ebrthort\u00eb \u2013 godet eg\u00ebr dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posht\u00ebr Ismail Kadaren\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij godet r\u00ebnd\u00eb dhe vij\u00ebn e Partis\u00eb n\u00eb art e let\u00ebrsi. Ky \u201cshkrimtar\u201d \u00ebsht\u00eb i biri i nj\u00eb \u00e7ami, t\u00eb cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb vet\u00ebm 7-vje\u00e7aren a t\u00eb mesmen, pastaj organet tona nuk e kan\u00eb lejuar t\u00eb vazhdonte m\u00eb tej studimet dhe tash punon si pun\u00ebtor krahu n\u00eb ferm\u00ebn e Sukthit. Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vet\u00eb dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaja, shkruan shum\u00eb, i ka d\u00ebrguar Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve shum\u00eb shkrime, por nuk i jan\u00eb botuar, si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kan\u00eb p\u00ebrmbajtje armiq\u00ebsore. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se i kan\u00eb botuar nj\u00eb roman dhe e kan\u00eb popullarizuar bile dhe me flet\u00eb volante n\u00eb stadium n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb futbolli dhe se Dhimit\u00ebr Shuteriqi e paska propozuar p\u00ebr tu futur n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadares\u00eb. \u00cbsht\u00eb enigm\u00eb: ai dihej se ishte bir armiku dhe vet\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb posht\u00ebr, por ja q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb diskutim para qindra intelektual\u00ebve dhe foli kund\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb! N\u00eb at\u00eb mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Pa\u00e7rami e t\u00eb tjer\u00eb, dhe Fadili, Dhimitri e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e godit\u00ebn si provokator. Por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai mundi t\u00eb fliste. Kush e pruri n\u00eb mbledhje? Nuk dihet! Dihet q\u00eb dhe Qamil Buxheli \u201cka punuar\u201d p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Sukth.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant se si Qani \u00c7ollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjith\u00ebse nj\u00ebri n\u00eb Pogradec e tjetri n\u00eb Sukth, n\u00eb ato q\u00eb shkruajn\u00eb t\u00eb dy u referohen: Majakovskit, Kafk\u00ebs dhe Heminguejit. Mejtoj q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Bilal Xhaferit ta \u00e7ojm\u00eb gjer n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe shok\u00ebt e tij midis Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, pastaj ta demaskojm\u00eb si duhet po n\u00eb at\u00eb mbledhje ku ka folur e ta internojm\u00eb.<\/p>\n<p>m\u00eb 8.4.1968<\/p>\n<p>Mehmeti<\/p><\/blockquote>\n<p>&#8211; <em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e shkruar nga Mehmet Shehu 36 vjet m\u00eb par\u00eb kund\u00ebr dy shkrimtar\u00ebve: nj\u00ebri Qani \u00c7ollaku dhe tjetri Bilal Xhaferri, q\u00eb kan\u00eb kritikuar r\u00ebnd\u00eb vepr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb \u201cDasma\u201d. Letra i drejtohet Enver Hoxh\u00ebs dhe n\u00eb fund t\u00eb saj k\u00ebrkohet demaskimi dhe internimi i Bilal Xhaferrit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Nj\u00eb nga arsyet se pse ai u persekutua \u00ebsht\u00eb origjina e tij \u00e7ame. Goditja e par\u00eb q\u00eb i erdhi atij ishte bllokimi i veprave p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb. Pas k\u00ebsaj edhe redaksit\u00eb filluan t\u00eb botojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak veprat e tij. Vet\u00eb \u201cBalada \u00e7ame\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj rizgjimi i \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vep\u00ebr poetike, por dhe historike.<\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Poezia \u201cBalada \u00c7ame\u201d ishte nj\u00eb nd\u00ebr kryeveprat e Bilalit. Me botimin e k\u00ebsaj vepre ai zgjoi zilin\u00eb dhe censur\u00ebn keqdash\u00ebse t\u00eb regjimit komunist. E gjith\u00eb lufta q\u00eb ai pati me komunist\u00ebt filloi me botimin e librit \u201cLirishta e kuqe\u201d. Ky lib\u00ebr kishte poezi shum\u00eb t\u00eb mira, por nuk e kishin frym\u00ebn e partis\u00eb komuniste. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka tep\u00ebr komike. P\u00ebrpara se ti botohej libri, iu k\u00ebrkua nga redaksia si parakusht q\u00eb ti botohej nj\u00eb poezi p\u00ebr komunizmin, p\u00ebr Partin\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Bilali e b\u00ebri nj\u00eb poezi dhe iu botua libri. Po kur shkoi n\u00eb Komitetin Qendror, iu mohua e drejta p\u00ebr t\u00eb qarkulluar librin. Kjo sepse, pasi botohej nj\u00eb lib\u00ebr, merrej leja q\u00eb ai t\u00eb qarkullonte n\u00ebp\u00ebr biblioteka.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Flasim p\u00ebr romanin \u201cDasma\u201d t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. Ky roman pati nj\u00eb kritik t\u00eb fort\u00eb nga ana e Bilal Xhaferrit, kritik\u00eb profesionale. Por ky roman u kthye n\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb Bilal Xhaferrit.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Romani i Ismail Kadares b\u00ebri jehon\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb gazeta dhe radio. U tha se do t\u00eb dilte nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr klas\u00ebn pun\u00ebtore. Ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Un\u00eb me Bilalin e lexuam k\u00ebt\u00eb roman, por ai pati guximin ti dilte kund\u00ebr k\u00ebtij romani.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A diskutuat me Bilalin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Bilal Xhaferrit nuk i b\u00ebn\u00eb ftes\u00eb. Ai ishte an\u00ebtar i lidhjes. Ai merr ftes\u00ebn e nj\u00eb poeti t\u00eb koh\u00ebs dhe ik\u00ebn e b\u00ebn nj\u00eb diskutim t\u00eb romanit. Kur u kthye, m\u00eb tha se nuk kishte ndonj\u00eb gj\u00eb me Ismail Kadaren\u00eb personalisht, por vepra e tij ishte me t\u00eb meta. Mbas Bilalit e kritikoi edhe nj\u00eb student vepr\u00ebn Kadares\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nga biseda q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb me Bilalin, ju ka th\u00ebn\u00eb se kush e sulmoi at\u00eb? Si u zhvillua ajo mbledhje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Un\u00eb nuk mund t\u00eb them asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb mbledhjen e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve. Un\u00eb mund t\u00eb flas p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur pas saj, pasi nuk kam qen\u00eb atje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ju tha Bilali p\u00ebr mbledhjen, si e perceptoi ai at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Ai prap\u00eb ishte shum\u00eb koshient p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb. M\u00eb shum\u00eb keq i kishte ardhur kur i kishte folur keq dhe Ismalil Kadareja. \u201cU b\u00ebr\u00eb dhe ti Bilal t\u00eb \u00e7ohesh dhe t\u00eb flas\u00ebsh!\u201d \u2013 i kishte th\u00ebn\u00eb Kadareja. Ai nuk kishte asgj\u00eb personale me Ismailin, por me vepr\u00ebn e tij. P\u00ebr faktin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb buj\u00eb ky lib\u00ebr, nuk u prit mir\u00eb nga organet e komunizmit kjo kritik\u00eb. Pas asaj mbledhjeje filluan ta kontrollojn\u00eb Bilalin n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb b\u00ebnte. Nuk kaloi as nj\u00eb muaj dhe at\u00eb e soll\u00ebn n\u00eb Hamallaj, ku isha dhe un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Bilali mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim parimor. Bota e brendshme e tij nuk mund ta pranonte nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb, ku gruaja shqiptare dilte pa dinjitet. Nd\u00ebrsa Bilali kishte mendim tjet\u00ebr p\u00ebr gruan shqiptare. P\u00ebr at\u00eb gruaja shqiptare ishte sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb e Nor\u00ebs s\u00eb Kelmendit, e Teut\u00ebs, mbret\u00ebresh\u00ebs ilire. T\u00eb gjitha k\u00ebto heroina shqiptare ishin pasqyrimi i gruas shqiptare p\u00ebr Bilalin. Pasqyrimi q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Ismail Kadareja nuk mund t\u00eb pranohej kurrsesi nga Bilali.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb shkrimtar vler\u00ebsohet nga vepra e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Bilali dhe kushdo tjet\u00ebr gjykoi se kjo vep\u00ebr e k\u00ebtij shkrimtari ishte e dob\u00ebt. Pra, vler\u00ebsohet ky guxim q\u00eb pati Bilali p\u00ebr t\u00eb folur kund\u00ebr nj\u00eb ikone t\u00eb realizmit socialist, si\u00e7 thoshte edhe Mehmet Shehu te letra. Pra, si\u00e7 e thot\u00eb Mehmet Shehu, \u201cduke goditur Ismail Kadaren\u00eb ka goditur vij\u00ebn e Partis\u00eb\u201d. Si vazhdoi m\u00eb von\u00eb historia e Bilalit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Q\u00eb mbas asaj dite Bilali merret dhe internohet. U b\u00eb nj\u00eb mbledhje e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve n\u00eb Durr\u00ebs dhe Rita Marko e kritikon ashp\u00ebr Bilalin. Ai p\u00ebrjashtohet automatikisht nga Lidhja. Ai i tha se ishte nj\u00eb pseudoshkrimtar. At\u00ebher\u00eb Bilali nxori shpatull\u00ebn e tij dhe i tregoj shenjat q\u00eb i ishin krijuar duke mbajtur shinat n\u00eb kurriz. \u201cUn\u00eb dit\u00ebn mbaj shinat n\u00eb kurriz dhe nat\u00ebn shkruaj. Si mund t\u00eb jem nj\u00eb pseudoshkrimtar?\u201d \u2013 i tha Bilali. I gjith\u00eb propozimi q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e Mehemet Shehut u realizua n\u00eb mbledhjen q\u00eb u zhvillua n\u00eb Durr\u00ebs nga Rita Marko.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Diskreditimi q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb at\u00eb mbledhje u b\u00eb nga kjo kritik\u00eb apo iu gjet ndonj\u00eb material tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 N\u00eb at\u00eb mbledhje u ngrit Rita Marko dhe e kritikoj hapur Bilalin vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn e Kadares\u00eb. Madje, kritikoi edhe drejtorin e nd\u00ebrmarrjes ku punonte Bilali, pasi e mbante mir\u00eb at\u00eb. Drejtori ishte nj\u00eb shkrimtar i ri dhe i p\u00eblqenin shkrimet e Bilalit. Ishte nj\u00eb lexues i veprave t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A p\u00ebrndiqej nga Sigurimi i Shtetit gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb internimit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Bilali punonte n\u00ebp\u00ebr fusha duke prashitur rrushin. At\u00eb e d\u00ebnuan m\u00eb 1000 lek\u00eb dhe i mbanin \u00e7do muaj nga 100 lek\u00eb. Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e till\u00eb parash ishte shum\u00eb e madhe. K\u00ebt\u00eb gjob\u00eb ia vun\u00eb me pretekstin se ai nuk kishte dor\u00ebzuar sht\u00ebpin\u00eb ku kishte banuar m\u00eb par\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb absurditet, pasi at\u00eb e internuan dhe nuk i lan\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb tilla procedura.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendoni se jeta e Bilalit ishte e rrezikuar seriozisht nga k\u00ebta armiq q\u00eb i kishin v\u00ebn\u00eb pas? Ndonj\u00eb rrezik q\u00eb e detyroi t\u00eb arratisej jasht\u00eb vendit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Bilali e dinte shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrndiqej nga Sigurimi i Shtetit. T\u00eb gjith\u00eb e dinin at\u00eb koh\u00eb se, kur t\u00eb vihej Sigurimi nga pas, \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb ndodhte. Kur ishin t\u00eb internuar n\u00eb Hamallaj, Bilali takon nj\u00eb grua, q\u00eb ishte m\u00ebsuese n\u00eb Sukth. At\u00eb e kishte caktuar Sigurimi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjonte Bilalin. Ajo i thot\u00eb vet\u00eb Bilalit se e kishin caktuar p\u00ebr ta p\u00ebrgjuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ishte ndonj\u00eb presion q\u00eb i b\u00ebnin apo ndonj\u00eb provokim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Ishte nj\u00eb provokim q\u00eb i b\u00ebnin Bilalit q\u00eb t\u00eb shikonin se \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do t\u00eb mbante ai. Edhe arratisja e tij \u00ebsht\u00eb kurdisur nga vet\u00eb ai dhe ne personat q\u00eb kishte af\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb arratisur Bilal Xhaferri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mana<\/strong> \u2013 P\u00ebrpara se t\u00eb arratisej, ai b\u00ebri nj\u00eb fejes\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb. Mbasi u fejua, erdhi n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar. Punoi disa koh\u00eb dhe m\u00eb pas iku me pretekstin se do t\u00eb martohej me vajz\u00ebn q\u00eb ishte fejuar n\u00eb Sarand\u00eb. Ai shkoi n\u00eb deg\u00ebn e Durr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb merrte leje se do t\u00eb martohej, pasi, kur internoheshe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk lejohej q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizje nga vendi q\u00eb ishe i internuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju e dinit q\u00eb Bilali do t\u00eb arratisej?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 E dinim shum\u00eb mir\u00eb, madje ne kontribuuam n\u00eb para q\u00eb ai t\u00eb arratisej jasht\u00eb vendit. Kishte njohur nj\u00eb person, q\u00eb i kishte garantuar se do ta d\u00ebrgonte n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shefki, ju keni qen\u00eb n\u00eb Konispol n\u00eb koh\u00ebn kur ai ka ikur n\u00eb Greqi. Keni studiuar edhe jet\u00ebn e Bilal Xhaferrit. Si \u00ebsht\u00eb arratisur ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur kufijt\u00eb ishin t\u00eb st\u00ebrkontorlluar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefqi Hysa<\/strong> \u2013 Ai ishte shum\u00eb i vendosur p\u00ebr tu larguar nga Shqip\u00ebria. Nuk mund t\u00eb rrinte, pasi e dinte q\u00eb do ta arrestonin. Ai sajon nj\u00eb fejes\u00eb. Madje mori pjes\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb u organizua n\u00eb Sarand\u00eb dhe b\u00ebri t\u00eb ditur se do t\u00eb martohej. T\u00eb nes\u00ebrmen, pasi mbaroi festa, iku n\u00eb vendlindjen e tij. Shkoi n\u00eb Janier, n\u00eb kufi me Greqin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kufiri ishte m\u00eb pak i kontrolluar, pasi presupozohej se ishte nj\u00eb zon\u00eb besnike e Partis\u00eb dhe nuk do t\u00eb largohej as nj\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Bilali, duke qen\u00eb i zon\u00ebs aty, e njihte mir\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr tu arratisur. K\u00ebshtu s\u00eb bashku me kunatin u arratis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Greqi. N\u00eb kufi ai la nj\u00eb let\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb gjetur edhe te dosja e tij. N\u00eb t\u00eb thuhej se largohej nga Shqip\u00ebria pasi sistemi komunist ishte shum\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe diskriminues. Pasi kaloi kufirin, ai ndenji n\u00eb Janin\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj n\u00eb kamp internimi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shum\u00eb e dhimbshme kjo histori! Nj\u00eb \u00e7am q\u00eb ik\u00ebn n\u00eb Greqin\u00eb e asaj kohe, disa vjet mbasi kishte ndodhur masakra e shovinizmit grek!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ndodh edhe tragjedia m\u00eb e madhe e jet\u00ebs s\u00eb Bilal Xhaferrit. Kur largohet nga atdheu, merr nj\u00eb q\u00ebndrim tjet\u00ebr. Po t\u00eb shoh\u00ebsh ciklin e botimeve q\u00eb ka shkruar n\u00eb Janin\u00eb, shihet nj\u00eb hije trishtimi. Ai e dinte se, po t\u00eb b\u00ebhej me dije nga forcat greke se cili ishte, do t\u00eb p\u00ebrfundonte m\u00eb keq se n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj ai shkon n\u00eb zyrat e OKB-s\u00eb n\u00eb Greqi dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb largohet n\u00eb SHBA. P\u00ebr gjasht\u00eb muaj ai ik\u00ebn dhe shkon n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shefki, ju ishit nj\u00eb nd\u00ebr organizator\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr sjelljen e eshtrave t\u00eb Bilal Xhaferrit n\u00eb atdhe s\u00eb bashku me presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb amanet i mbajtur i Bialit kthimi n\u00eb atdhe. Si e kujtoni k\u00ebt\u00eb ngjarje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu fal\u00ebnderuar ish-presidenti Berisha dhe Pjet\u00ebr Arbnori p\u00ebr kontributin q\u00eb dhan\u00eb p\u00ebr kthimin e eshtrave n\u00eb atdhe. Duke qen\u00eb nj\u00eb disident, ndihmoi jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbushje. Duke qen\u00eb an\u00ebtar i parlamentit, ai u p\u00ebrkushtua shum\u00eb p\u00ebr gjetjen e fondeve.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jemi n\u00eb koh\u00eb demokracie. Figura e Bilal Xhaferrit duket e vak\u00ebt n\u00eb librat shkollor\u00eb dhe n\u00eb medie. Mendoni se p\u00ebrplasja q\u00eb pati me Ismail Kadaren\u00eb pengon n\u00eb promovimin e tij si shkrimtar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Nuk besoj se \u00ebsht\u00eb kjo. E para, Bilal Xhaferri \u00ebsht\u00eb \u00e7am, por nuk i p\u00ebrket \u00c7am\u00ebris\u00eb, po t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk mund t\u00eb them se n\u00eb \u00e7far\u00eb pozicioni mund ta vesh at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr \u00e7arsye nuk e pranojn\u00eb sot Bilal Xhaferrin si shkrimtar t\u00eb talentuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Jan\u00eb disa arsye. E para \u00ebsht\u00eb se vazhdon trash\u00ebgimia komuniste e let\u00ebrsis\u00eb. Jan\u00eb disa ikona t\u00eb komunizmit q\u00eb e mbajn\u00eb veten e tyre n\u00eb piedestale dhe nuk e lejojn\u00eb Bilalin q\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00eb piedestal. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb krahasim t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Bilal Xhaferrit me let\u00ebrsin\u00eb ekzistuese, do t\u00eb shohim se ndryshon si nata me dit\u00ebn. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e pasur let\u00ebrsia e Bilal Xhaferrit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi tejet brilante, q\u00eb shkon direkt e n\u00eb zem\u00ebr, q\u00eb p\u00eblqehet shum\u00eb nga lexuesi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Namik, n\u00eb kontekstin historik a vazhdon ende persekutimi i Bilil Xhaferrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Po. N\u00eb Kosov\u00eb vler\u00ebsohet shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr figura e Bilal Xhaferrit sesa n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa<\/strong> \u2013 Vazhdon pasi n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare ekziston vet\u00ebm nj\u00eb poezi t\u00eb tij. Vet\u00ebm \u201cBalada \u00e7ame\u201d, ekziston n\u00eb t\u00ebr\u00eb tekstet e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Madje, as n\u00eb or\u00ebt letrare nuk p\u00ebrmendet figura e tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Zoti Shefki, ju si kryetar i shoqat\u00ebs a keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta futur figur\u00ebn e tij n\u00eb tekstet e let\u00ebrsis\u00eb shqipe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shefki Hysa <\/strong>\u2013 Disa her\u00eb zyrtarisht jemi marr\u00eb me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe Arsimit p\u00ebr t\u00eb futur disa shkrime t\u00eb Bilal Xhaferrit n\u00eb librat shkollor\u00eb. Na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive, por \u00ebsht\u00eb zvarritur shum\u00eb. Mund t\u00eb them se k\u00ebshtu po ndodh me Kasem Trebeshin\u00ebn, Pjet\u00ebr Arbnorin etj.<\/p>\n<p><strong>Si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb Bilali, ai \u00ebsht\u00eb shkrimtari i njohur i t\u00eb panjohurve.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Namik Mane<\/strong> \u2013 Bilali \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar \u00e7am. Figura e tij po vler\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sesa n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo p\u00ebr arsye se kan\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjtin fat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari kritikon Kadaren\u00eb p\u00ebr romanin \u201cDasma\u201d, persekutohet nga regjimi komunist Nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb letrave shqipe \u00ebsht\u00eb Bilal Xhaferri. Ai njihet si nj\u00eb antikomunist, q\u00eb ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr regjimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb personazh shum\u00eb i rrall\u00eb dhe i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr llojin e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2280","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkrimtari kritikon Kadaren\u00eb p\u00ebr romanin \u201cDasma\u201d, persekutohet nga regjimi komunist Nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb letrave shqipe \u00ebsht\u00eb Bilal Xhaferri. Ai njihet si nj\u00eb antikomunist, q\u00eb ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr regjimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb personazh shum\u00eb i rrall\u00eb dhe i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr llojin e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-25T20:57:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026\",\"datePublished\":\"2012-03-25T20:57:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/\"},\"wordCount\":4311,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ismail_kadare2.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/\",\"name\":\"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ismail_kadare2.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-25T20:57:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ismail_kadare2.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ismail_kadare2.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkrimtari kritikon Kadaren\u00eb p\u00ebr romanin \u201cDasma\u201d, persekutohet nga regjimi komunist Nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb letrave shqipe \u00ebsht\u00eb Bilal Xhaferri. Ai njihet si nj\u00eb antikomunist, q\u00eb ka dal\u00eb hapur kund\u00ebr regjimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb personazh shum\u00eb i rrall\u00eb dhe i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr llojin e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb pak n\u00eb Shqip\u00ebri, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-25T20:57:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026","datePublished":"2012-03-25T20:57:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/"},"wordCount":4311,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/","name":"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg","datePublished":"2012-03-25T20:57:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ismail_kadare2.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debati-mes-dy-shkrimtareve-kadare-u-bere-dhe-ti-bilal-te-flasesh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Debati mes dy shkrimtar\u00ebve, Kadare: U b\u00ebre dhe ti Bilal t\u00eb flas\u00ebsh!\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2280"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2280\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}