{"id":2269,"date":"2014-11-17T21:33:34","date_gmt":"2014-11-17T20:33:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2269"},"modified":"2014-11-17T21:33:34","modified_gmt":"2014-11-17T20:33:34","slug":"hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/","title":{"rendered":"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hamdi Haklaj - intervist\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <i>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb lexuesve, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shpjegojm\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Hamdi Haklaj. Por vitet kan\u00eb rrjedhur dhe ngjarjet tragjike q\u00eb p\u00ebrgjak\u00ebn Tropoj\u00ebn dhe p\u00ebr\u00e7an\u00eb familjet e fiset duke sjell\u00eb mbi 200 viktima, mund t\u00eb mos jen\u00eb dhe aq t\u00eb njohura p\u00ebr shum\u00eb lexues t\u00eb rinj. Nga kulmimi i p\u00ebrplasjes s\u00eb Haklajve me ish presidentin e ish kryeministrin Sali Berisha, n\u00eb periudh\u00ebn 1997-99, kan\u00eb kaluar mbi 15 vjet. Dhe pavar\u00ebsisht se kjo familje e sakatuar ka edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si plaku Muharrem Haklaj dhe motra e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb vrar\u00eb, Zylfija, v\u00ebllai i madh Hamdi Haklaj mund t\u00eb quhet edhe nd\u00ebr \u201ct\u00eb fundmit e mohikan\u00ebve\u201d. Shk\u00eblqimi, Fatmiri, Halili, nipi i tyre Ylli dhe t\u00eb tjer\u00eb Haklaj jan\u00eb ekzekutuar nj\u00ebri pas tjetrit.<\/i><\/p>\n<p><em>Hamdi Haklaj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr personat m\u00eb pak t\u00eb prononcuar mediatikisht t\u00eb familjes. M\u00eb sakt\u00eb, ka munguar plot\u00ebsisht. Prej vitesh i larguar jasht\u00eb shtetit dhe p\u00ebrfitues i azilit politik, ai ka ndjekur padyshim me interes prononcimet n\u00eb DITA t\u00eb Jaho Muslomanit, Fatmira Hajdarit, Izet Haxhis\u00eb, dhe ka vendosur t\u00eb thot\u00eb t\u00eb vet\u00ebn. Sigurisht nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr ta bindur, por kjo \u00ebsht\u00eb histori krejt tjet\u00ebr. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb intervista e gjat\u00eb e Hamdi Haklajt \u00ebsht\u00eb tejet e detajuar me fakte, ngjarje dhe personazhe konkret\u00eb; nj\u00eb rr\u00ebfim jo vet\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb merret ndonj\u00ebher\u00eb parasysh, por edhe befasues p\u00ebr t\u00eb rejat q\u00eb sjell dhe forc\u00ebn e arsyetimit q\u00eb mbart. Ndiqni pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb Hamdi Haklajt.<\/em><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj, Feriz Kernaja\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/fatmir_haklaj_hamdi_haklaj_feriz_kernaja.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><strong>Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj, Feriz Kernaja<\/strong><br \/>\n<strong>Mira Kazhani: Mirmbr\u00ebma zoti Hamdi.<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Mir\u00ebmbr\u00ebma Mira.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: M\u00eb keni treguar her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ju kontaktova p\u00ebrmes avokatit tuaj se nuk p\u00ebrdorni email apo facebook; un\u00eb e kam nj\u00eb till\u00eb, kam nj\u00eb adres\u00eb n\u00eb facebook t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdor p\u00ebr pun\u00eb dhe si\u00e7 ju tregova para disa dit\u00ebsh kur flisnim n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, shkruajta nj\u00eb status. Nj\u00eb pyetje drejtuar miqve t\u00eb mi on line duke ju <\/strong>k\u00ebrkuar mendim, se cilin do donin q\u00eb t\u00eb intervistoja. S<strong>humica k\u00ebrkonin emrin tuaj, nuk e di n\u00ebse kishte lidhje me disa intervista q\u00eb un\u00eb kam realizuar, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ken\u00eb ngjallur kujtes\u00ebn p\u00ebr vrasjet e Tropoj\u00ebs, dosjen Hajdari. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb memorie e shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt duket jan\u00eb t\u00eb pasqaruar me t\u00eb shkurar\u00ebn e tranzicionit ton\u00eb. Ju vet\u00eb kur e d\u00ebgjoni k\u00ebt\u00eb si ju duket? Pse mendoni se n\u00eb Shqip\u00ebri duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nga Hamdi Haklaj?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Mendojn\u00eb q\u00eb kurioziteti i shtyn njer\u00ebzit t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Lidhjet q\u00eb kemi me personat q\u00eb ju keni intervistuar, si Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, rastin e vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, me disa ngjarje t\u00eb Tropoj\u00ebs, me -97-t\u00ebn, pengimin q\u00eb ja kemi b\u00eb Sali Berish\u00ebs me mos me \u00e7u vullnetar\u00eb n\u00eb jug t\u00eb vendit n\u00eb at\u00eb luft\u00eb civile q\u00eb pat organizue; n\u00eb luft\u00ebn e kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha jena angazhu. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb edhe arsyeja ma merr mendja.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: A ju shkon mendja q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, nuk e di n\u00ebse jan\u00eb shumica por ajo pjes\u00eb q\u00eb do t\u00eb dij\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb m\u00eb shum\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se ndoshta ju jeni d\u00ebshmitari i fundit, si I till\u00eb d\u00ebshmitari ky\u00e7 i k\u00ebtyre ngjarjeve ende t\u00eb pazbardhura?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po faktikisht edhe jam d\u00ebshimtar. Po aty nuk kan\u00eb desh me i zbardh ngjarjet. Nuk kan\u00eb desh me i sqarue. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrzier me to ajo q\u00eb quhet politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebto kan\u00eb mbet t\u00eb errta. Ata nuk kan\u00eb desh vet\u00eb me i zbulue sepse aty ka d\u00ebshimtar q\u00eb e din\u00eb pak a shum\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodh. Dhe arsyet pse ka ndodh. Por megjithat\u00eb un\u00eb e di q\u00eb jam nga ata q\u00eb di shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Sonte do t\u2019i thoni t\u00eb gjitha apo nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Nj\u00ebher\u00eb mas\u00ebpari nuk ka ndonj\u00eb arsye p\u00ebr me i than\u00eb t\u00eb gjitha. Nuk para zgjidhim shum\u00eb gja. Por meq\u00eb ju si gazetare jeni interesu dhe keni shkrue, keni marr\u00eb n\u00eb intervist\u00eb Jaho Mulosmanin, Izet Haxhin\u00eb dhe para disa koh\u00ebve keni marr\u00eb edhe gruen e Azem Hajdarit edhe problemet lidhen me dosjen e Azem Hajdarit q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajt si vrasje e shekullit dhe meq\u00eb aty n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb pothuajse asgj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, d\u00ebshiroj me e th\u00ebn\u00eb faktin qysh asht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ju gjithashtu m\u00eb keni th\u00ebn\u00eb se t\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrte\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri me k\u00ebt\u00eb sistem drejt\u00ebsie \u00ebsht\u00eb si t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb hap n\u00eb humner\u00eb. Ju nuk keni folur sepse nuk besoni tek drejt\u00ebsia, shteti shqiptar dhe po prisni q\u00eb kur gj\u00ebrat n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb b\u00ebhen serioze at\u00ebher\u00eb do t\u00eb flisni?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: P\u00ebrsa i p\u00ebrket drejt\u00ebsis\u00eb un\u00eb si person nuk e kam asnj\u00eb pik\u00eb besimi. 23 vjet t\u00eb quajtuna Demokraci \u2013 q\u00eb vet\u00ebm demokraci nuk ka q\u00ebn\u00eb \u2013 nuk kam taku dhe nuk kam njohur ndonj\u00eb shqiptar apo t\u00eb huaj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb besim n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. Kur flas p\u00ebr t\u00eb huaj, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr Stambollin ku un\u00eb kam q\u00ebndru, p\u00ebr Maqedonin\u00eb, Kosov\u00ebn, e tani s\u00eb fundmi n\u00eb Suedi nuk kam d\u00ebgju ndonj\u00eb q\u00eb ka besim n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. N\u00eb Shqip\u00ebri faktikisht ekzistojn\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, ligjet jan\u00eb t\u00eb shkruara n\u00eb let\u00ebr. Po ashtu ka shum\u00eb hetues sipas mendimi tim, prokuror e gjyqtar\u00eb, e avokat t\u00eb aft\u00eb profesionalisht dhe t\u00eb ndersh\u00ebm moralisht. Por me ardhjen e Sali Berish\u00ebs si president, q\u00eb automatikisht ishte edhe n\u00eb krye t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ai shpiku kursin 6 mujor t\u00eb plepave dhe n\u00eb at\u00eb kurs trajnor me shumice sahanl\u00ebpir\u00ebsit. Saliu e kishte patur programin q\u00eb t\u00eb kishte drejt\u00ebsi t\u00eb korruptuar, q\u00eb ai ta kishte t\u00eb leht\u00eb ta p\u00ebrdorte at\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij. E them k\u00ebt\u00eb sepse n\u00eb koh\u00ebn kur Saliu president, Shqip\u00ebria kishte rreth 30 vjet q\u00eb prodhonte jurist\u00eb me arsim t\u00eb lart\u00eb. Nga t\u00eb cil\u00ebt kishte t\u00eb aft\u00eb profesionalisht dhe asnj\u00eb prej tyre ma komunist fanatik se Saliu.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Do t\u00eb flasim p\u00ebr marr\u00ebdhenit me zotin Berisha gjat\u00eb koh\u00ebs kur ai ishte president edhe n\u00eb politik\u00eb por do kisha dashur t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb. Dua t\u00eb flasim p\u00ebr Sali Berish\u00ebn q\u00eb ju keni njohur n\u00eb vitet \u201880 para se t\u00eb vinte pluralizmi. Tropoja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend aq i madh sa tropojan\u00ebt mos njihen me nj\u00ebri-tjetrin dhe besoj q\u00eb ju e keni njohur at\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrpara, dhe jo vet\u00ebm at\u00eb por edhe familjen e tij. \u00c7far\u00eb raportesh keni patur me zotin Berisha n\u00eb vitet -80?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: E kam njoft Saliun q\u00eb n\u00eb mesin viteve -70-t\u00eb, dhe kam patur rastin me e takuar disa her\u00eb kur punonte si mjek kardiolog. Nuk e kam takuar m\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pasi ka filluar pluralizmi. N\u00eb vitet 78-83 kam punue n\u00eb ish-kooperativ\u00ebn bujq\u00ebsore Llugaj.<\/p>\n<p>M\u00eb falni se ndoshta do ta zgjas pak njohjen me Saliun, sepse ka pas shum\u00eb aludime dhe shum\u00eb th\u00ebnie sikur ne kemi q\u00ebn\u00eb has\u00ebm, sikur ne kemi pas t\u00eb k\u00ebqija nj\u00ebri me tjetrin q\u00eb para -90 t\u00ebs. Gj\u00ebra t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmend edhe emra personash.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet q\u00eb kam punu n\u00eb Llugaj, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb rreth 5 vjet. N\u00eb ato vite ka punuar si drejtor shkolle edhe v\u00ebllai i Saliut, Selim Berisha. N\u00eb ato vite Selimi ishte dhe sekretar i organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn dhe administrat\u00ebn e kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore Llugaj. Me Selimin, kam patur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira, dhe kam q\u00ebn\u00eb disa her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Sa her\u00eb gjat\u00eb viteve -70 e 83, kur Saliu ka ardh nga Tirana te i vllai, m\u00eb ka ftue dhe mue dhe kam shkuar. Kuptohet m\u00eb ka ftue i vllai i Saliut.<\/p>\n<p>Madje edhe n\u00eb \u201888 -89 (n\u00eb ato vite punoja n\u00eb Margegaj edhe me nj\u00eb kush\u00ebri t\u00eb Salit, me Dem Berish\u00ebn) un\u00eb edhe Dema, jemi ftu p\u00ebr dark\u00eb nga Adem Rama i cili \u00ebsht\u00eb burri i vajz\u00ebs s\u00eb xhaxhait t\u00eb Saliut. N\u00eb at\u00eb dark\u00eb kemi q\u00ebn\u00eb rreth 20 vet\u00eb, dhe ftesa nga Ademi na \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb se at\u00eb nat\u00eb ai kishte mysafir Sali Berish\u00ebn, xhaxhain e tij Zeqir Halil Berish\u00ebn, ose babai i gruas s\u00eb Ademit. Ky i fundit, Zeqiri, ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb burr\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, i nderuar dhe i respektuar n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Gjakov\u00ebs dhe i till\u00eb ka vdekur. Po ashtu Adem Rama rrjedh nga nj\u00eb familje shum\u00eb e mir\u00eb, dhe ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb. P\u00ebr vitet q\u00eb un\u00eb kam punue n\u00eb Margegaj kam patur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira, si me Ademin, dhe me burrin e motr\u00ebs s\u00eb Saliut q\u00eb banon po n\u00eb Margegaj, Dem Alin\u00eb dhe sot ruaj respekt p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin -91 isha n\u00eb Tiran\u00eb dhe rast\u00ebsisht kam takue Dem Berish\u00ebn dhe Dema m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb shpia e Saliut p\u00ebr ta takuar. Kemi shkue dhe na ka prit e shoqja Liria. Kemi prit pak koh\u00eb, kemi pi kafe. Ishte koha q\u00eb Saliu t\u00eb vinte por ai u vonue. Kuptohet ai kishte shum\u00eb takime ne at\u00eb periudh\u00eb. U b\u00eb von\u00eb se ra mbramja dhe ne u larguem pa e taku Saliun.<\/p>\n<p>Me Dem\u00ebn dhe Rustem Berish\u00ebn, k\u00ebta kush\u00ebrinj t\u00eb Saliut t\u00eb dy, kemi q\u00ebn\u00eb shok\u00eb shkolle n\u00eb Institutin Bujq\u00ebsor Kam\u00ebz dhe kemi patur marr\u00ebdhine shoq\u00ebrore shum\u00eb t\u00eb mira. N\u00eb vitet q\u00eb isha student n\u00eb institutit bujq\u00ebsor Kam\u00ebz, kam njohur edhe kunat\u00ebn e Saliut, Vjollca Ram\u00ebn. Ajo punonte laburante. Vjollca m\u00eb ka respektue dhe m\u00eb ka ndihmue.<\/p>\n<p>Por, jo vet\u00ebm mue por t\u00eb gjith\u00eb tropojan\u00ebt q\u00eb ishim n\u00eb shkoll\u00eb ato vite. Marr\u00ebdh\u00ebnien me mue Vjollca e ka pat t\u00eb sinqert\u00eb dhe mue e neve na respektonte p\u00ebr hatrin e Saliut. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kam bisedue me Izet Haxhin\u00eb, p\u00ebr Saliun, njer\u00ebzit e tij, e mes tyre edhe p\u00ebr kunat\u00ebn e Saliut. Di q\u00eb i kam folur ndoshta me superlative p\u00ebr kunat\u00ebn e Saliut dhe Izeti e ka n\u00ebnkuptue si marr\u00ebdh\u00ebnie dashurie. Gja t\u00eb cil\u00ebn nuk e kam th\u00ebn\u00eb dhe nuk ka ekzistue.<\/p>\n<p>Djali i xhaxhait t\u00eb Saliut, Ibrahim Berisha, ish officer, ka punuar pak koh\u00eb n\u00eb vitet -80 si komandant i nj\u00eb reparti artilerie n\u00eb fshatin Babin\u00eb ose 4 km larg lagjes ton\u00eb. N\u00eb at\u00eb repart e b\u00ebnim zborin un\u00eb edhe v\u00ebllai im Halili. Me Ibrahimin kemi patur marr\u00ebdhine shum\u00eb t\u00eb mira dhe ai ka q\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Ruaj edhe sot respekt p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, me t\u00eb af\u00ebrmit e Sali Berish\u00ebs, kemi patur marr\u00ebdhenie t\u00eb mira. P\u00ebr t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb na kan\u00eb ndodhur, ka ardhur p\u00ebr kryeshnosh (ngush\u00ebllim \u2013 sh\u00ebn.red) kush\u00ebrini i af\u00ebrt i Saliut dhe baba i Dem berish\u00ebs, Ahmet Xhema dhe jam i bindur edhe sot q\u00eb Ahmetit i jemi dhimbsur p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb na kan\u00eb ndodhur. E zgjata pak tep\u00ebr, fola me emra sepse si\u00e7 that\u00eb ju ne n\u00eb Mal\u00ebsi pothuajse e njohim t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ju n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishit respekt p\u00ebr zotin Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha respekt.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ju folet p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb po nuk u zgjat\u00ebt shum\u00eb. M\u00eb duket se keni folur p\u00ebr politik\u00eb a do na thoni \u00e7far\u00eb u that\u00eb n\u00eb at\u00eb dark\u00ebn me 20 veta?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hamdi Haklaj:<\/strong> Ajo dark\u00eb ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb Margegaj si\u00e7 ju thash\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Adem Ram\u00ebs. Dhe dark\u00ebn e ka kryesu me muhabet xhaxhai i Saliut por ka fol shum\u00eb edhe Saliu. T\u00eb pakt\u00ebn si\u00e7 kisha d\u00ebgju, n\u00ebp\u00ebr darka, ai nuk \u00ebsht\u00eb se fliste shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po un\u00eb n\u00eb natyr\u00eb jam ndoshta m\u00eb i lirsh\u00ebm sa duhet, dhe un\u00eb aty haptaz shfaqa mendimin tim p\u00ebr disa ish komunista, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb komunista edhe p\u00ebr disa k\u00ebshilltar t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin korrekt n\u00eb pun\u00eb, kishin shum\u00eb t\u00eb meta. Dhe un\u00eb k\u00ebto i shfaqa aty.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ka reaguar Saliu ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb\u2026 Nuk m\u00eb sulmoi mue pse fol keq p\u00ebr ata, kuptohet q\u00eb Saliu nuk \u00ebsht\u00eb i pazgjuar kur don. Por e mbrojti rendin socialist. As nuk foli p\u00ebr ata njer\u00ebz sepse thuajse dhe nuk i njihte, por e mbrojti rendin socialist, e mbrojti komunizmin. Me t\u00eb drejt\u00eb sepse ishte komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb ato vite kishin fillu problemet ne Rumani po jo tjet\u00ebr kund hala. Ne i nigjojshim n\u00eb lajme, kuptohet nuk kishim shum\u00eb dijeni se deri ku kish shku gjendja n\u00eb Shqip\u00ebti por kuptohet q\u00eb e shihnim gjendjen ekonomike. Aty muhabet ishim ka bajm, po kalonim mire. Por Saliu mbrojti at\u00eb vijen e ashp\u00ebr t\u00eb rendit socialist.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Dhe dy vite m\u00eb von\u00eb, a di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, ai shfaqet si figura e pluralizmit e demokracis\u00eb. Ndoshta \u00ebsht\u00eb shtirur si komunist dhe ishte v\u00ebrtet\u00eb democrat, z.Berisha?!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hamdi Haklaj: <\/strong>Edhe mundet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb\u2026 Saliu ka pas udh\u00ebtu jasht\u00eb q\u00eb her\u00ebt. Ka qen\u00eb i besuar i komunizmit. E kan\u00eb qit jasht\u00eb shtetit. Ka qen\u00eb n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe e kan\u00eb dasht. Edhe i kan\u00eb besue dhe duke ndejt me udh\u00ebheqjen kryesore ka marr\u00eb vesh shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk i kemi marr\u00eb vesh ose nuk i kemi dit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb edhe mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb. Tani mendoj ndryshe q\u00eb edhe mund t\u00eb jet\u00eb kompromentu, n\u00eb ato vite kur ka dal\u00eb n\u00eb Franc\u00eb diku nga -84 mund t\u00eb jet\u00eb kompromentue nga kund\u00ebrzbulimi i ndonj\u00eb shteti. Ka qen\u00eb n\u00eb aktivitet t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Si CIA q\u00eb desh me rr\u00ebzu komunizmin, me t\u00eb drejt\u00eb dhe UDB-ja. Nuk e di kush mund ta ket\u00eb kompromentu. Por veprimet q\u00eb ka b\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen q\u00eb ai ka q\u00ebn\u00eb i kompromentuar her\u00ebt dhe jo kur ka marr\u00eb pushtetin.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: N\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00e7far\u00eb thuhej n\u00ebp\u00ebr tavolinat e Tropoj\u00ebs. Pse u zgjodh nj\u00eb mjek? Dhe n\u00ebse ai u vetzgjodh, si ja doli? Pse pik\u00ebrisht Sali Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Ai ka qen\u00eb i zgjedhuri i Ramiz Alis\u00eb. Dihen fjalimet q\u00eb ka fol. Un\u00eb nuk kam pse hyj\u00eb n\u00eb at\u00eb tem\u00eb sepse jan\u00eb faktet. Ai ka qen\u00eb i besuari i tyre. Ai i ka fotografit\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs, me udh\u00ebheq\u00ebsa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Dhe nuk po them se ato fotografi jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. N\u00ebqoft\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam pas nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb thoja me vete se Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i eg\u00ebr ose e ka regjimin shum\u00eb t\u00eb eg\u00ebr. Tash mendoj krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Enver Hoxha paska qen\u00eb njeriu m\u00eb atdhetar q\u00eb ka pas deri sot. Ndofta nuk paska pas tjet\u00ebr m\u00eb atdhetar sepse nuk ka dal kurrgja sepse edhe gruan e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr kafe e kan\u00eb shti n\u00eb burg. Ne mendojshim se kur t\u00eb futet ajo n\u00eb burg ka p\u00ebr t\u00eb dal hataja! P\u00ebrfundimisht ke pi kafe shum\u00eb e ke pi kafe pak.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb po mendoj se ata paskan qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, sesa k\u00ebta q\u00eb erdh\u00ebn mbrapa. Tani ma merr mendja se komunizmi paska qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb sesa kjo q\u00eb po quhet demokraci. Se ai ka qen\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb i ka pas ardh fundi. Por normalisht kur ke me zgjedh mes dy t\u00eb k\u00ebqijave, ai regjim ka qen\u00eb e keqe shum\u00eb shum\u00eb ma e vog\u00ebl se kjo q\u00eb erdhi.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ju kur e thoni k\u00ebt\u00eb zoti Hamdi keni parasysh historin\u00eb e familjes tuaj apo dilni edhe p\u00ebrtej dram\u00ebs tuaj familjare. Mendoni q\u00eb demokracia erdhi si nj\u00eb regjim i dyt\u00eb e i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: M\u00eb fal po b\u00ebj vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebrhyrje: Thirrm\u00eb Hamdi. Se un\u00eb jam m\u00ebsu me m\u00eb thir shoku tana her\u00ebt. Edhe Saliut nuk mundem me i thirr zoti, sepse edhe kur i kam thirr, i thirrsha shoku. K\u00ebshtu q\u00eb thirr\u00ebm vet\u00ebm Hamdi.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Patjet\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak problem p\u00ebr mua. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb etik\u00eb profesionale me k\u00ebnaq\u00ebsi do t\u2019ju th\u00ebrras gjat\u00eb intervist\u00ebs Hamdi. Madje po t\u00eb d\u00ebshironi edhe shoku Hamdi?!<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Ve\u00e7 Hamdi me m\u00eb thirr. Se un\u00eb s\u2019kam qen\u00eb as n\u00eb parti.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ju nuk keni qen\u00eb komunist?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Jo<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Si erdhi pluralizmi, jo vet\u00ebm n\u00eb familjen tuaj por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Tropoj\u00eb kishte nj\u00eb lloj g\u00ebzimi ne aj\u00ebr q\u00eb n\u00eb front t\u00eb par\u00eb, prij\u00ebsi i demokracis\u00eb ishte nj\u00eb tropojan?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Pa ardh tropojani dhe pa ardh kurrkush, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb populli n\u00eb shumic\u00eb e ka desh ndryshimin e regjimit. Edhe vet\u00eb komunistat e kan\u00eb desh dhe komunistat e kan\u00eb rr\u00ebzue. Sepse nuk kan\u00eb pas asnj\u00eb fuqi. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb persekutuarit politik, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb b\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe. Nuk flas p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb vetquajt veten t\u00eb persekutuar politik, por t\u00eb persekutuarit politik jan\u00eb mundu e kan\u00eb vdek burgjeve, dhe faktikisht ajo \u00ebsht\u00eb shtresa m\u00eb e vujtun dhe muj me t\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gja q\u00eb n\u00ebqoft\u00ebse del vet\u00ebm nj\u00eb i persektuar politik n\u00eb mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs q\u00eb quhet Tropoja q\u00eb thot\u00eb se gjyshi im, xhaxhallar\u00ebt e mi, ose baba im, ose ne vllazrit, ose f\u00ebmij\u00ebt e xhaxhallar\u00ebve kan\u00eb pas nj\u00eb q\u00ebllim sado t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb keq ndaj tyre at\u00ebher\u00eb ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Kurr\u00eb si kena urry. Ne nuk na ka urry shteti (flet p\u00ebr periudh\u00ebn e diktatur\u00ebs) as nuk na ka dash shum\u00eb. Kemi pas marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: A e mb\u00ebshtet\u00ebt ju Hamdi dhe familja juaj zotin Berisha n\u00eb ato vitet e para. Fakti q\u00eb ju jeni gjendur n\u00eb Tiran\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb ato fillime, dhe keni patur nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr tu takuar me t\u00eb s\u00eb bashku me Dem Berish\u00ebn si\u00e7 treguat pak m\u00eb sip\u00ebr. A ishit atje p\u00ebr nj\u00eb takim p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr , p\u00ebr t\u00eb krijuar ndoshta nj\u00eb ur\u00eb mes asaj q\u00eb po ndodhte n\u00eb Tiran\u00eb dhe Tropoj\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Un\u00eb me Dem\u00ebn kemi pas marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore dhe kemi qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb bashk\u00eb dy vjet n\u00eb Tiran\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb mbrapa meje, m\u00eb i ri. Dhe kemi punu bashk\u00eb disa vite. Kemi qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00ebrit-tjetrit. Dhe mu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb si shok q\u00eb m\u00eb ka pas p\u00ebr me shkue t\u00eb Saliu dhe kur kam shku t\u00eb Saliu me nj\u00eb fjal\u00eb, kam shku si nj\u00eb njeri q\u00eb don me e taku, me marr mendimin e tij se n\u00eb \u00e7far\u00eb drejtimi me e ndihmu. P\u00ebr me b\u00eb di\u00e7ka ma mir\u00eb. Nuk kam shku me dhan\u00eb un\u00eb ndonj\u00eb mendim por me marr mendime prej Saliut. P\u00ebr Tropoj\u00ebn mund ti flisja edhe un\u00eb se ndoshta isha m\u00eb n\u00eb korrent t\u00eb situat\u00ebs e ngjarjeve n\u00eb Tropoj\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa Saliu edhe ose ai kishte rreth t\u00eb tij familjar\u00eb atje. Po sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb bahen aq m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Kur u kris marr\u00ebdh\u00ebnia?<\/strong><\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po mundem me t\u00eb fol p\u00ebr fillimet e pluralizmit, ku faktikisht vllai im dhe un\u00eb e kemi fillu kontradikt\u00ebn m\u00eb her\u00ebt sidomos m\u00eb shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb, me sekretarin e partis\u00eb. Nuk e di sa ju intereson por mundem me ju sqaru pak. N\u00eb fillimet e pluralizmit fatkeq\u00ebsisht un\u00eb dhe vllai Shk\u00eblqimi, kemi qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs, t\u00eb interesuem, kemi patur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet PD ta udh\u00ebheqi Sali Berisha!<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 89-90, v\u00ebllai im Halili i cili kisht\u00eb 4 ose 5 vite q\u00eb ishte b\u00eb komunist e akuzonte hapur ish-sekretarin e par\u00eb t\u00eb Tropoj\u00ebs Ragi Ball\u00ebn si hajdut dhe t\u00eb korruptuem me fakte konkrete.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ish-sekretari i par\u00eb, dihet e kam fjal\u00eb p\u00ebr ata n\u00eb Tropoj\u00eb, e din edhe v\u00ebllai i Azem Hajdarit, Rasim Hasani, e ka v\u00eblla nga n\u00ebna. Ai ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb komitetit e partis\u00eb dhe e di krejt ngjarjen. Ish sekretari i par\u00eb Ragip Balla, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb ta p\u00ebrjashtoj\u00eb nga partia dhe t\u00eb fus n\u00eb burg v\u00ebllain tim, Halilin. Q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga partia e kan\u00eb mbrojt ish komunist\u00ebt e organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb dhe sekretari i asaj organizate Mond Do\u00e7i. K\u00ebta nuk e kan\u00eb pranue urdhrin e sekretarit t\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtonte Halilin. Nd\u00ebrsa arrestimin e k\u00ebrkuem nga Ragip Balla e ka pengue nj\u00eb burr\u00eb shum\u00eb i nderum, ish-kryetari i gjykat\u00ebs s\u00eb Bajram Currit, Shaqir Gradica.<\/p>\n<p>Po ashtu un\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb zgjerueme, aktiv t\u00eb kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore q\u00eb u b\u00ebjshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, i organizum n\u00eb Bujan, i cili organizohej nga sekretari i par\u00eb Ragip Balla, kam kritikue disa komunista dhe k\u00ebshilltar t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kryenin pun\u00ebn. Af\u00ebrsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb kam b\u00eb n\u00eb dark\u00ebn me Saliun. N\u00eb at\u00eb mbledhje kam patur nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashp\u00ebr me sekretarin e par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb 89-90 nuk ka patur pluraliz\u00ebm dhe nuk ka pas filluar asnj\u00eb l\u00ebvizje e dukshme kund\u00ebr rendit komunist. At\u00eb q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart ne e d\u00ebshironim q\u00eb vendi t\u00eb udh\u00ebhiqej nga njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb pakorruptum.<\/p>\n<p>Sali Berisha megjith\u00ebse e njihja si komunist fanatik, kisha bindjen si t\u00eb pakorruptum. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam ushtru edhe ndikimin tim tek t\u00eb af\u00ebrmit e mij, p\u00ebr Saliun. Pra kam fol mir\u00eb p\u00ebr Saliun. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb edhe ne, nuk kishim ndonj\u00eb person ose kandidatur\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes t\u00eb quajtur demokratike sesa Saliun. Si\u00e7 ju thash\u00eb edhe m\u00eb lart kemi patur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb b\u00ebheshin p\u00ebrpjekjet ose m\u00eb qart\u00eb kur b\u00ebhej lufta e brrylave p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb, brenda ish kryesor\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb s\u2019po i p\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00eb emrat tani, Neritan Ceka, Aleksand\u00ebr Meksi, Gramoz Pashko, m\u00eb ka ra me i njoft tek Hotel Tirana se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam q\u00ebndru shum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kemi dh\u00ebn\u00eb edhe ne nj\u00eb kontribut modest q\u00eb Saliu t\u00eb zgjidhej kryetar.<\/p>\n<p>Ky kontribut \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai im Halili me k\u00ebrkes\u00ebn e Izet Haxhis\u00eb. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, un\u00eb,v\u00ebllai Halili, e disa t\u00eb af\u00ebrm ton\u00eb kishim disa dit\u00eb q\u00eb q\u00ebndronim tek Hotel Arb\u00ebria. Fill pas lejimit t\u00eb pluralizmit dhe daljes s\u00eb PD n\u00eb sken\u00ebn politike, v\u00ebllai im Shk\u00eblqimi ka k\u00ebrku t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtar i PD. \u00cbsht\u00eb pranue dhe i ka pas ardh tesra e PD-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e ka marr. Jo se nuk ka dasht por dy tre persona aty n\u00eb fshat ja kan\u00eb fsheh; i kemi dit edhe kush jan\u00eb; nga frika se Shk\u00eblqimi po j\u2019ua merr drejtimin e organizat\u00ebs s\u00eb PD.<\/p>\n<p>Mendoj se nuk e di n\u00ebse kan\u00eb pas tjet\u00ebr gj\u00eb. Ka qen\u00eb po Shk\u00eblqimi, i cili \u00ebsht\u00eb vra i pari nga vllazrit e mi. Me urdhrin e Sali Berish\u00ebs. Pra ne si familje kemi qen\u00eb p\u00ebr pluralizmin dhe nuk kemi qen\u00eb kund\u00ebr demokracis\u00eb ne Shqip\u00ebri si dhe as kund\u00ebr Saliut. Por pas 2 prillit 1991, ka ndryshuar mendimi dhe bindja ime dhe e jona p\u00ebr Saliun.<\/p>\n<p><strong>Nes\u00ebr e n\u00eb vijim do t\u00eb lexoni:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb di Hamdi Haklaj p\u00ebr 2 prillin dhe autor\u00ebt e vrasjes s\u00eb Arben Brocit<\/em><\/p>\n<p><em>Ku ndodhet sot kaseta e famshme me regjistrimin e Berish\u00ebs, nga e cila thuhet se nisi seriali i vrasjeve n\u00eb Tropoj\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb thot\u00eb p\u00ebr rr\u00ebfimet e fundit n\u00eb DITA t\u00eb Izet Haxhis\u00eb dhe Jaho Mulosmanit mbi vrasjen e Hajdarit?<\/em><\/p>\n<p><em>Detajet e nat\u00ebs s\u00eb 12 shtatorit dhe 14 shtator<\/em><\/p>\n<p><em>Si i p\u00ebrgjigjet pyetjes \u201c\u00e7far\u00eb do t\u2019i thoje sot Sali Berish\u00ebs\u201d.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb lexuesve, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shpjegojm\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Hamdi Haklaj. Por vitet kan\u00eb rrjedhur dhe ngjarjet tragjike q\u00eb p\u00ebrgjak\u00ebn Tropoj\u00ebn dhe p\u00ebr\u00e7an\u00eb familjet e fiset duke sjell\u00eb mbi 200 viktima, mund t\u00eb mos jen\u00eb dhe aq t\u00eb njohura p\u00ebr shum\u00eb lexues t\u00eb rinj. Nga kulmimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb lexuesve, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shpjegojm\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Hamdi Haklaj. Por vitet kan\u00eb rrjedhur dhe ngjarjet tragjike q\u00eb p\u00ebrgjak\u00ebn Tropoj\u00ebn dhe p\u00ebr\u00e7an\u00eb familjet e fiset duke sjell\u00eb mbi 200 viktima, mund t\u00eb mos jen\u00eb dhe aq t\u00eb njohura p\u00ebr shum\u00eb lexues t\u00eb rinj. Nga kulmimi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-17T20:33:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb)\",\"datePublished\":\"2014-11-17T20:33:34+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-17T20:33:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\"},\"wordCount\":4249,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\",\"name\":\"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-17T20:33:34+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-17T20:33:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb lexuesve, ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shpjegojm\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Hamdi Haklaj. Por vitet kan\u00eb rrjedhur dhe ngjarjet tragjike q\u00eb p\u00ebrgjak\u00ebn Tropoj\u00ebn dhe p\u00ebr\u00e7an\u00eb familjet e fiset duke sjell\u00eb mbi 200 viktima, mund t\u00eb mos jen\u00eb dhe aq t\u00eb njohura p\u00ebr shum\u00eb lexues t\u00eb rinj. Nga kulmimi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-17T20:33:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb)","datePublished":"2014-11-17T20:33:34+00:00","dateModified":"2014-11-17T20:33:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/"},"wordCount":4249,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/","name":"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","datePublished":"2014-11-17T20:33:34+00:00","dateModified":"2014-11-17T20:33:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-si-e-kam-njohur-berishen-dhe-vellain-e-tij-komunist-ne-tropoje-pjesa-e-pare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hamdi Haklaj: Si e kam njohur Berish\u00ebn dhe v\u00ebllain e tij komunist n\u00eb Tropoj\u00eb (Pjesa e par\u00eb)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2269\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}