{"id":2245,"date":"2010-04-15T23:29:12","date_gmt":"2010-04-15T22:29:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2245"},"modified":"2010-04-15T23:29:12","modified_gmt":"2010-04-15T22:29:12","slug":"cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/","title":{"rendered":"\u00c7mimi &#8216;Solenzara&#8217; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\" border=\"0\" alt=\"Jeton Kelmendi\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong><em>Sot n\u00eb Paris \u00ab Instituti Kulturor Solenzara \u00bb i akordoj \u00e7mimin e madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar Solenzara (Grand Prix International Solenzara de Po\u00e9sie ) Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00e7mim u akordohet shkrimtareve p\u00ebr t\u00eb arritura n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb dhe p\u00ebr gjuhen e bukur t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb poezi. P\u00ebr vitin 2010 ishin nj\u00eb num\u00ebr i madh kandidat\u00ebsh, por n\u00eb finale nga tre kandidatet: p\u00ebrfaq\u00ebsi i Kilit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Brazilit dhe poet Shqiptar, juria e p\u00ebrber\u00eb prej 11 an\u00ebtar\u00ebsh vendosi qe \u00e7mimi ti jepet poetit Jeton Kelmendi. P\u00ebr poezin\u00eb e Kelmendit u fol se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi e mesazheve dhe e mendimit te mire. \u00c7mimin ja dor\u00ebzoj Athanase Anchev de Thracy kryetar i juris\u00eb. Jeton Kelmendi \u00ebsht\u00eb njeri nga poetet me te p\u00ebrkthyer shqiptar, ai deri me tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer dhe botuar ne mbi 22 gjuhe te botes dhe vende te ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb citat i shkurt\u00ebr i kryetarit te juris\u00eb, pas dor\u00ebzimit t\u00eb \u00e7mimit poetit shqiptar Jeton Kelmendi<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\" border=\"0\" alt=\"Jeton Kelmendi fiton \u00e7mimin Solenzara\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Poeti Jeton Kelmendi fiton \u00c7mimin e Madh Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Solenzara t\u00eb Poezis\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nK\u00ebnga e tij, e krijuar me qart\u00ebsi dhe mendim t\u00eb ngjeshur, dep\u00ebrton deri n\u00eb zemrat tona me an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb padukshme t\u00eb drit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebs ai ia njeh sekretin dhe intimitetin e bukuris\u00eb s\u00eb saj. \u00c7do varg i gdhendur prej tij me fines\u00eb, i hap dit\u00ebs nj\u00eb horizont t\u00eb ri dhe b\u00ebn q\u00eb t\u00eb na rezonoj\u00eb n\u00eb vesh nj\u00eb muzik\u00eb e mir\u00ebkompozuar n\u00eb shpirtin e tij.<br \/>\nKelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet kompleks. Ai e njeh pesh\u00ebn h\u00ebnore t\u00eb lot\u00ebve, parfumin e fjal\u00ebve, shk\u00eblqimin e or\u00ebve vetmitare q\u00eb bie n\u00ebp\u00ebr flet\u00ebt e bardha si\u00e7 bien frutat e pjekura, ai njeh zjarrin e tok\u00ebs q\u00eb flak\u00ebron midis fjal\u00ebve dhe f\u00ebrsh\u00ebllim\u00ebn e er\u00ebs q\u00eb krijon eleganc\u00ebn e strofave t\u00eb tij. Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga z\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb poezis\u00eb bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Akademik <strong>Athanase Vantchev de Thracy<\/strong>, kryetar i juris\u00eb<\/p>\n<p><strong>SH\u00cbNIME SHKURT P\u00cbR JETON KELMENDIN<\/strong><\/p>\n<p>Jeton Kelmendi u lind m\u00eb 1978 n\u00eb Pej\u00eb.<br \/>\nShkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesmen i kreu n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa studimet n\u00eb Prishtin\u00eb.<br \/>\nVite me radh\u00eb shkroi dhe botoi poezi.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i shum\u00eb medieve, shqiptare e t\u00eb huaja, ku trajton \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb ndryshme kulturore dhe politike.<br \/>\nSi em\u00ebr Jeton Kelmendi u b\u00eb i njohur p\u00ebr lexuesin n\u00eb Kosov\u00eb me p\u00ebrmbledhjen e par\u00eb me poezi \u201cShekulli i premtimeve\u201d, t\u00eb botuar m\u00eb 1999.<br \/>\nPoezit\u00eb e tij u p\u00ebrkthyen n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, u botuan n\u00eb disa antologji.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i disa klubeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb poet\u00ebve dhe bashk\u00ebpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe franceze.<br \/>\nQen\u00ebsia e pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e artit letrar \u00ebsht\u00eb kujdesi q\u00eb i kushton t\u00eb shprehurit poetik, shtjellimit modern t\u00eb tekstit dhe thell\u00ebsis\u00eb s\u00eb mesazhit, duke th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb tep\u00ebr origjinale dhe t\u00eb pasur.<br \/>\nN\u00eb krijimtarin\u00eb e tij ve\u00e7ohet sidomos lirika e dashuris\u00eb dhe lirika komb\u00ebtare.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb veteran i luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, 1998 -1999.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i Asociacionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Profesionist\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.<br \/>\nAktualisht punon dhe jeton n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p><strong>Botoi k\u00ebto v\u00ebllime me poezi<\/strong><br \/>\nShekulli i premtimeve, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1999.<br \/>\nP\u00ebrtej heshtjes, Faik Konica, Prishtin\u00eb, 2002.<br \/>\nN\u00eb qoft\u00eb mesdit\u00eb, Faik Konica, Prishtin\u00eb, 2004.<br \/>\nM\u00eb fal pak Atdhe, Faik Konica, Prishtin\u00eb, 2005.<br \/>\nKu shkojn\u00eb ardhjet, Ombra GVG, Tiran\u00eb, 2007.<br \/>\nErdhe p\u00ebr gjurm\u00eb t\u00eb er\u00ebs, (p\u00ebrzgjedhje) Globus R Tiran\u00eb 2008.<\/p>\n<p>M\u00eb 2007 botoi dram\u00ebn Zonja Fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja botoi p\u00ebrmbledhjen:<br \/>\nCe mult s-au r\u00e3rit scrisorile (Sa fort jan\u00eb rralluar letrat). Zgjedhje poezish n\u00eb gjuh\u00ebn rumune.<br \/>\nA breath (frym\u00ebmarrje) poezi n\u00eb Indi<\/p>\n<p><strong>Disa mendime p\u00ebr poetin JETON KELMENDI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeton Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat e m\u00ebdha t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb sotme<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shprehur ndjenja t\u00eb fuqishme n\u00eb poezi, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb efektshme sesa shkurt\u00ebsia e vjersh\u00ebs dhe forma e saj e ngjeshur. A nuk e tendos bisha trupin dhe t\u00eb gjitha forcat e saj kur b\u00ebhet gati p\u00ebr t\u00eb sulmuar ? Poezia e Jeton Kelmendit i ngjan k\u00ebtij imazhi me f\u00ebrg\u00ebllimat e saj t\u00eb brendshme. Ajo karakterizohet nga ndenja e mas\u00ebs dhe lakonizmi. Lirizmi i saj i kondensuar arrin t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb thell\u00eb n\u00eb ndjesit\u00eb e lexuesve. Me an\u00eb t\u00eb strofave t\u00eb tij eliptike, ai na kumton n\u00eb fakt at\u00eb \u00e7far\u00eb ka m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shpirti njer\u00ebzor. Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat e m\u00ebdha t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb sotme. Vepra e k\u00ebtij poeti kosovar nderon jo vet\u00ebm let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Athanase Vantchev de Thracy<br \/>\n<\/strong><em>Paris, m\u00eb 15 korrik 2009<\/em><\/p>\n<p><strong>Poeti k\u00ebrkon ta shpik\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb atdheun dhe dashurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Jeton Kelmendi ka aq pasion sa duket sikur k\u00ebrkon ta shpike edhe nj\u00eb here atdheun dhe dashurin\u00eb. \u00cbndrr\u00ebn k\u00ebrkon ta b\u00ebj\u00eb zhgj\u00ebnd\u00ebrr, por edhe t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb poezin\u00eb e tij ka di\u00e7ka t\u00eb kund\u00ebrt, q\u00eb u del p\u00ebrball\u00eb er\u00ebs dhe arritjeve, ai sikur nuk do t\u00eb arrije, por \u00ebsht\u00eb luft\u00ebtar i k\u00ebrkimeve. T\u00eb deg\u00ebt zbulon rr\u00ebnj\u00ebt, te frutat &#8211; fytyrat. K\u00ebrkon ardhm\u00ebrin\u00eb dhe zbulon t\u00eb tashmen, k\u00ebrkon tjetrin dhe zbulon veten.<\/p>\n<p><strong>Visar Zhiti,<\/strong> <em>Rom\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Jan\u00eb pes\u00eb \u201ckategori\u201d apo \u201cterritore\u201d tematike n\u00eb artin poetik t\u00eb Jeton Kelmendit<\/strong><\/p>\n<p>Dashuria, Fjala, Heshtja, Koha dhe Etnia. Ja pes\u00eb \u201ckategori\u201d estetike, apo pes\u00eb \u201cterritoret\u201d tematike t\u00eb artit, mbi t\u00eb cilat k\u00ebndon poeti Jeton Kelmendi n\u00eb v\u00ebllimin e p\u00ebrzgjedhur poetik \u201cErdhe p\u00ebr gjurm\u00eb t\u00eb er\u00ebs\u201d. Ani se t\u00eb gjitha k\u00ebto lirika i zot\u00ebron ndjenja e skeps\u00ebs (qenia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb vjel\u00eb e harxhuar n\u00eb gjith\u00e7ka), n\u00eb nj\u00ebrin breg t\u00eb k\u00ebsaj skepse ligj\u00ebron fol\u00ebsi autopoetuk q\u00eb e gjen shtegun e realizimit t\u00eb qenies e t\u00eb esencave jet\u00ebsore, q\u00eb i drejtohet nj\u00eb vete t\u00eb dyt\u00eb, her\u00eb t\u00eb dashur\u00ebs, her\u00eb nj\u00eb vete t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb depersonalizuar apo t\u00eb sintetizuar si vete kolektive, nacionale, universale, apo her\u00eb si vet\u00eb alternative e z\u00ebrit personal lirik. Kurse n\u00eb \u201cbregun tjet\u00ebr\u201d q\u00ebndrojn\u00eb raportet e aktivizuara n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij z\u00ebri-subjekti-fol\u00ebsi dhe Dashuris\u00eb, Fjal\u00ebs, Heshtjes, Koh\u00ebs dhe Etnis\u00eb. Historis\u00eb, Njeriut dhe Shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb, epiqend\u00ebr t\u00eb interesimit krijues, poetik e ka qen\u00ebsin\u00eb artistike t\u00eb poezis\u00eb, kurse aty ndodh dialogu poetik me vetveten, me Tjetr\u00ebn\/Tjetrin, me vet\u00eb ligj\u00ebrimin poetik. Ky procedim i till\u00eb poetik paraqet fatin e mendimit aktiv n\u00ebp\u00ebr \u201cregjionet\u201d e lartheksuara. S\u00eb k\u00ebndejmi, nga pak me nj\u00eb ton e fjalor t\u00eb tujgun poetik t\u00eb Azem Shkrelit, poeti prodhon atmosfer\u00ebn e kontrastimeve paradoksale (t\u00eb tipit t\u00eb th\u00ebnieve lirike \u201cku shkojn\u00eb ardhjet\u201d, \u201cuj\u00eb i etjes s\u00eb saj\u201d, \u201cedhe deti mund t\u00eb thahet\u201d etj. ), procedon asisoj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Fjal\u00ebn artistike ta \u201cz\u00eb ngusht\u00eb\u201d, ta sjell\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e \u201cpalakmueshme\u201d; aty vjen nj\u00eb nivel tjet\u00ebr i th\u00ebnies artistike, ai i klithm\u00ebs poetike me th\u00ebnien krejt\u00ebsisht t\u00eb dendur, t\u00eb spastruar, fine; p\u00ebr t\u00eb arritur, s\u00eb fundmi, t\u2019ia v\u00ebr\u00eb poezis\u00eb edhe nj\u00eb shkall\u00eb estetike, edhe nj\u00eb \u201cdetyr\u00eb\u201d: at\u00eb t\u00eb vet\u00ebzb\u00ebrthimit, t\u00eb vet\u00ebtinterpretimit estetik njer\u00ebzor, n\u00ebp\u00ebrmes aq e aq nuancimesh e variantesh th\u00ebniesore e metaforike dhe, pse jo, edhe fjal\u00ebformimesh figurative.<\/p>\n<p>T\u00eb lexuara e t\u00eb sistemuar k\u00ebsisoj, poeti ve\u00e7 sa e ka thelluar mitologjin\u00eb e poetik\u00ebn personale t\u00eb krijuar mbi gjakimin lirik dhe mbi situatat arketipore, tek i v\u00eb n\u00eb g\u00ebrshet ato qoft\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn e vet personale, qoft\u00eb me at\u00eb kulturologjike apo historike. N\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb pes\u00eb \u201celementet\u201d mitike, t\u00eb cilat e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn e kujtes\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, at\u00ebher\u00eb edhe Dashuria, Fjala, Heshtja, Koha dhe Etnia na dalin si p\u00ebrvoj\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme personale. Do theksuar se poezia e Jetonit e p\u00ebrpunon gjuh\u00ebn si subjekt autonom, me vet\u00ebdijen moderne ligj\u00ebrimore p\u00ebr tekstin letrar.<\/p>\n<p><strong>Prend Buzhala<\/strong>, <em>shkrimtar dhe studiues<\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb heshtje e gjall\u00eb e bukuris\u00eb me shpirt t\u00eb qet\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201ePoeti Kelmendi, q\u00eb vjen nga nj\u00eb familje fisnike me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb krishterimit shqiptar dhe betejave shqiptare p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb i talentuar, i lindur i till\u00eb (1978), tejmatan\u00eb Prizrenit historik t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit (1878), e nderon sot Kosov\u00ebn si poet i mendimit t\u00eb madh.<br \/>\nPoezia e Jeton Kelmendit si nj\u00eb urat\u00eb admirimi edhe nga ana e njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn rumune, Marius Chelaru, i cili e vler\u00ebson k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr si \u201enj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb brendshme, t\u00eb sentimenteve multikolore dhe sekondave q\u00eb derdhen p\u00ebrmes gisht\u00ebrinjve t\u00eb koh\u00ebs, duke e konstruktuar realen n\u00eb koh\u00ebn kur koha, nganj\u00ebher\u00eb, duket se \u00ebsht\u00eb thuajse \u201ee prekur\u201d dhe e thithur nga poeti, si \u00e7do pjes\u00eb tjet\u00ebr e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb dhe shpirtit njer\u00ebzor\u201d.<br \/>\nP\u00ebrmes lirik\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb brisht\u00eb, autori i jep kuptim jet\u00ebs, duke e mundur t\u00eb keqen si nj\u00eb luft\u00ebtar\/mendimtar, i cili p\u00ebrmes universalitetit t\u00eb tij, jep kontribut p\u00ebr \u00e7lirimin e popullit t\u00eb vet. Zoti Kelmendi! Lusim Zotin t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzosh evolucionin t\u00ebnd, e t\u00eb na b\u00ebsh t\u00eb mbetemi p\u00ebrjet\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr faktin se t\u00eb kemi njohur n\u00eb Bukuresht, si nj\u00eb misionar i klasicizmit shqiptar t\u00eb dit\u00ebve tona!<\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Xhelku Maksuti,<\/strong> <em>Rumani<\/em><\/p>\n<p><strong>Verbi poetik i Jeton Kelmendit<\/strong><\/p>\n<p>Verbi poetik i Jeton Kelmendit \u00ebsht\u00eb mjaft trondit\u00ebs, se poeti na zbret nga lart\u00ebsit\u00eb, ku nuk mungon imagjinata dhe ku njeriu konsiderohet shk\u00ebmb i nj\u00eb jete, q\u00eb vlen t\u00eb shpaloset dhe lexohen mesazhet<\/p>\n<p><strong>Ali Podrimja<\/strong>, <em>Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Drita e fjal\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb duket se prej shekujsh e mbaj n\u00eb trup k\u00ebmish\u00ebn e poezis\u00eb shqipe, nd\u00ebrsa drita e saj e nxit murlanin n\u00eb shpirtin tim me vargje t\u00eb cilat m\u00eb sh\u00ebrojn\u00eb nga vdekja duke i lexuar, apo, duke ua d\u00ebgjuar f\u00ebshf\u00ebrim\u00ebn e mrekullueshme. Fuqia e vargjeve t\u00eb poet\u00ebve shqiptar\u00eb buron nga zemra e p\u00ebrjetshme e nj\u00eb dheu t\u00eb mbrojtur me dashuri dhe vuajtje q\u00eb e p\u00ebrmbushin misionin e jet\u00ebs me merita q\u00eb mbeten n\u00eb histori. Ja, mbaj n\u00eb pllakat e shuplak\u00ebs, shpirtin poetik t\u00eb Jeton Kelmendit, nd\u00ebrsa drita e tij m\u00eb duket e mjaftueshme, ngase buron nga rr\u00ebnja e fjal\u00ebve q\u00eb i lart\u00ebson n\u00eb drejtim t\u00eb shikimit, aq sa e kuptoj britm\u00ebn e tyre edhe n\u00eb adres\u00ebn time, nj\u00eb lexues i gjor\u00eb, dhe m\u00eb b\u00ebn t\u00eb jem d\u00ebshmitar i \u00e7astit fitimtar t\u00eb lotit kosovar.<\/p>\n<p>Jetoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zjarr i brendsh\u00ebm i degdisur n\u00ebp\u00ebr prita e pritje fjal\u00ebsh q\u00eb s\u2019t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb mbetesh i vetmuar, edhe pse i kaplon nga nj\u00eb here vetmia n\u00eb larg\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb mendimi t\u00eb cilit i jan\u00eb fshehur rrug\u00ebt. Poeti shk\u00ebput nga mishi i shpres\u00ebs nj\u00eb mahnitje turbulluese q\u00eb turfullon me t\u00eb gjitha hijet q\u00eb vijn\u00eb pas teje, dhe vjeshtat kalojn\u00eb k\u00ebndejpari si nj\u00eb heshtje e fillimit kur t\u00eb mbyll e shkuara n\u00eb vetmi. Kush e din se cila erdhi m\u00eb par\u00eb: \u201cardhja apo shkuarja\u201d, pyet poeti duke \u00ebnd\u00ebrruar t\u2019i sh\u00ebroj\u00eb me fjal\u00eb krejt t\u00eb vetmuarit e bot\u00ebs. Jeton Kelmendi e fiton betej\u00ebn mendimtare t\u00eb mundimit duke arritur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb i nd\u00ebrgjegjes artistike t\u00eb shpirtit shqiptar. K\u00ebshtu, poemat e tij i japin pesh\u00eb plotnis\u00eb dhe vler\u00ebs, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb stoli t\u00eb v\u00ebrteta. Nga do t\u00eb nis\u00eb dita ime e nes\u00ebrme, ku \u00ebsht\u00eb hija ime e djeshme, pyet poeti duke i kundruar te guri i paduksh\u00ebm \u00ebndrrat dhe zgjimin nga \u00ebnd\u00ebrrimi.<br \/>\nDelikat dhe i sinqert\u00eb, poeti sjell n\u00eb gjykat\u00ebn e instanc\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb gjith\u00ebve, \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mbrujtur me v\u00ebrtet\u00ebsi, dashuri, dyshim apo fitore, n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr personal t\u00eb mir\u00eb strukturuar, q\u00eb e v\u00eb pa kurrfar\u00eb dyshimi n\u00eb qarkun e z\u00ebrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb lirik\u00ebs s\u00eb sotme shqipe. Poeti d\u00ebgjon qet\u00ebsin\u00eb e skalitur n\u00eb gjurm\u00ebt e fjal\u00ebve, n\u00eb brigjet e t\u00eb cilave un\u00eb, shtegtar i vonuar apo i ardhur para kohe, nuk jam ve\u00e7se njeriu me duart e pastra nga bardh\u00ebsia e t\u00eb cilave ka marr\u00eb fluturimin nj\u00eb pul\u00ebbardh\u00eb e vetmuar. Dhe ja, dha Zoti nj\u00eb \u201cnj\u00eb \u00e7ik m\u00eb von\u00eb\u201d, m\u00eb mir\u00eb m\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb, t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb \u201cbandit\u201d q\u00eb din t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb, e t\u00eb na e sjell\u00eb shpirtin poetik t\u00eb Kosov\u00ebs kreshnike n\u00eb veri t\u00eb Danubit, n\u00eb gjirin e gjuh\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kombi me t\u00eb cilin na lidh nj\u00eb e shkuar e lasht\u00eb dhe e bukur, nga e cila buron edhe fjala m\u00eb e lasht\u00eb dhe m\u00eb e bukur e n\u00ebnshtratit t\u00eb gjuh\u00ebve tona: bukuria. Qoft\u00eb i g\u00ebzuar dhe paharruar ky \u00e7ast i bekuar, me poezin\u00eb e Jeton Kelmendit ne gjuhen Rumune.<\/p>\n<p><strong>Mihai Antonescu,<\/strong> <em>shkrimtar Rumun<\/em><\/p>\n<p><strong>Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpirt i brisht\u00eb q\u00eb din t\u2019i m\u00ebsoje fjal\u00ebt t\u00eb t\u00eb dashurojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Jeton Kelmendi i jep poezis\u00eb s\u00eb tij art dhe shpirt, pra ndjenj\u00eb t\u00eb bukur. Ndjenja e tij poetike p\u00ebr\u00e7ohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mpreht\u00eb, gjall\u00ebrisht dhe hijsh\u00ebm. Madje hijsh\u00ebm edhe kur n\u00ebp\u00ebr midis vargjeve ka heshtje. \u201cSa fort jan\u00eb rralluar letrat\u201d.<br \/>\nFjala poetike e Jeton Kelmendit dhe tejkalimi i saj n\u00eb gjuh\u00ebn e Emineskut (rumune), si dhe p\u00ebrurimi q\u00eb i b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb Favoritit, e zbukuron Bukureshtin me nj\u00eb moment t\u00eb ri n\u00eb folen\u00eb e pik\u00ebpjekjeve shpirt\u00ebrore nd\u00ebrmjet shpirtit shqiptar dhe gjuh\u00ebs rumune t\u00eb atdheut t\u00eb poezis\u00eb. Kelmendit i vjen keq pse jan\u00eb rralluar letrat. Neve s\u2019na vjen keq pse fjal\u00ebt e poetit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb ftojn\u00eb tu b\u00ebsh ball\u00eb betejave t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur lart flamurin e atdhetarizmit dhe qytet\u00ebrimit shqiptar. Poeti e p\u00ebrjeton jet\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, Franc\u00eb, Belgjik\u00eb e gjetiu. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpirt i brisht\u00eb q\u00eb din t\u2019i m\u00ebsoje fjal\u00ebt t\u00eb t\u00eb dashurojn\u00eb. Fjal\u00ebt e tij jan\u00eb fluturime lirike q\u00eb t\u00eb japin drit\u00eb p\u00ebr imagjinat\u00eb, aft\u00ebsi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe ekuilib\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Florentin Popescu<\/strong>, <em>shkrimtar Rumun<\/em><\/p>\n<p>Poezia e Jeton Kelmendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim autokton i shpirtit shqiptar. Ai i jep poezis\u00eb s\u00eb tij art dhe shpirt, pra, nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb bukur. Lasgushi shkruante p\u00ebr yllin e z\u00ebmr\u00ebs dhe gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan p\u00ebr hijen e kujtimit dhe shpirtin e fjal\u00ebs. Ndjenja e tij poetike p\u00ebr\u00e7ohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mpreht\u00eb, gjall\u00ebrisht dhe hijsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Agim Gjakova<\/strong>, <em>Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Bukuria e vargut<\/strong><\/p>\n<p>Ka do koh\u00eb q\u00eb n\u00eb poezin\u00eb shqipe doli para lexuesve nj\u00eb z\u00eb i bukur i poezis\u00eb. Dhe u lexua e u p\u00eblqye. Vepra e par\u00eb nuk ishte e rastit, nj\u00eb zbrazje ndjenjash e nj\u00eb t\u00eb riu q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb krejt \u00e7ka ka e \u00e7ka ndien. Veprat e tjera na bind\u00ebn se po shkruan nj\u00eb dor\u00eb e sigurt e poetit q\u00eb poezin\u00eb e do, e njeh dhe di ta shkruaj\u00eb. Jeton Kelmendi \u00ebsht\u00eb poeti i poezis\u00eb intelektuale dhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, q\u00eb pavar\u00ebsisht nga modelet letrare q\u00eb kishte lexuar, do ta gjej\u00eb rrug\u00ebn e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb poezis\u00eb q\u00ebndron e bukura artistike si kategori estetike. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn paralele q\u00ebndrojn\u00eb dashuria e poezia, n\u00eb piedestalin shpirt\u00ebror t\u00eb poetit.<br \/>\nDuke i lexuar poezit\u00eb e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive t\u00eb shkruara edhe m\u00eb par\u00eb, si ato nga e kaluara historike, nga p\u00ebrditshm\u00ebria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frym\u00ebzohen edhe poet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por m\u00ebnyra se si poetizon, se si i artikulon ky, \u00ebsht\u00eb krejt personale. Un\u00eb k\u00ebshtu e kuptoj poezin\u00eb e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej formave t\u00eb mundshme t\u00eb leximit e t\u00eb interpretimit. Poeti Jeton Kelmendi mpleks n\u00eb nj\u00eb, d\u00ebshirat e veta me t\u00eb atdheut.<br \/>\nN\u00eb ndonj\u00eb poezi ma p\u00ebrkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr kujdesin, respektin e maturin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb shkruar: Edhe ky k\u00ebrkon pedanterin\u00eb e fjal\u00ebs e t\u00eb mendimit, me nj\u00eb q\u00ebndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i q\u00eblluar krijojn\u00eb art, krijojn\u00eb poezi, krijojn\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn estetike: Prandaj hasim p\u00ebrafrime n\u00eb shenja autobiografike me ato biografike t\u00eb atdheut. Metaforat e tij jan\u00eb tep\u00ebr artistike, k\u00ebtu e ka burimin e t\u00ebr\u00eb bukuria e poezis\u00eb. Bukuria e bukurive.<\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Xhavit Ali\u00e7kaj<\/strong>, <em>kritik letrar<\/em><\/p>\n<p><strong>Simbolika e fjal\u00ebs dhe arti i kontrasteve<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu sikurse shkruante Horaci te &#8220;Arti poetik&#8221; se &#8220;poet\u00ebt duhet t\u00eb sjellin dobi ose t\u00eb arg\u00ebtojn\u00eb, ose nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb thon\u00eb gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebndshme dhe t\u00eb dobishme&#8221;, poezia e Kelmendit ng\u00ebrthen n\u00eb vete tipare poetike origjinale, sjell t\u00eb k\u00ebndshmen dhe t\u00eb dobishmen para lexuesit, me nj\u00eb stil t\u00eb kultivuar e gjuh\u00eb t\u00eb dendur me simbole t\u00eb gjetura, por asnj\u00ebher\u00eb duke e ngarkuar poezin\u00eb. Poezia e tij, diskursi lirik, apo &#8220;mimezisi i brendsh\u00ebm i tingullit dhe imazheve m\u00ebton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb modues tematik&#8221; (Northrep Fraji) edhe n\u00eb poezin\u00eb e Kelmendit. Ky modues tematik q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e poetik\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrtohet nga figura t\u00eb p\u00ebrpunuara, me vargje t\u00eb \u00ebmbla, me rit\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm e tonalitet impulsiv, shpeshher\u00eb me pasthirrma, apo nj\u00eb shkronj\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb mbart shum\u00eb shpreh\u00ebsi- elemente k\u00ebto q\u00eb i japin k\u00ebsaj poetike dimension specifik dhe origjinal poetik.<br \/>\nJeton Kelmendi i p\u00ebrket brezit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, brez ky i cili ka p\u00ebrjetuar katrahurat m\u00eb tragjike n\u00eb Ballkan dhe q\u00eb tani ec\u00ebn krah trend\u00ebve bashk\u00ebkoh\u00ebse t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, duke mbart mbi sup nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb hidhur, t\u00eb cil\u00ebn Kelmendi e p\u00ebrjet\u00ebson me imagjinat\u00eb t\u00eb bujshme dhe diskurs poetik dinamik.<br \/>\nPoezia e Kelmendit \u00ebsht\u00eb asociative. Ajo sa evokon perceptime, aq krijon. Ajo \u00ebsht\u00eb imagjinative aq sa reale. Poeti ec me vargun p\u00ebr t\u00eb kuptuar skutat e bot\u00ebs, ai gjendet n\u00eb tehun e paradokseve edhe at\u00ebher\u00eb kur ndoshta e &#8220;ka z\u00ebn\u00eb ora e lig\u00eb&#8221; (Pas njohjes), por ai ka n\u00eb shpirt fuqin\u00eb e poezis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar dhe k\u00ebndej pari p\u00ebr t\u00eb triumfuar fjala<\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong>, <em>Kritik letrar, Suedi<\/em><\/p>\n<p>Jeton Kelmendi ka dhuntin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb stil personal, nj\u00eb fush\u00eb tematike dhe nj\u00eb bot\u00eb poetike vetjake, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn l\u00ebviz me mjaft zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi. Pa e shk\u00ebputur l\u00ebngun poetik nga dramatizmi i mbarimit t\u00eb periudh\u00ebs komuniste apo te luft\u00ebs q\u00eb e ka prekur deri para do kohe bot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton, p\u00ebrkat\u00ebsia ndaj historis\u00eb dhe qenia e vendlindjes, t\u00eb konturuara me bindshm\u00ebri (p\u00ebr shembull Atdheu im \u00ebsht\u00eb atdheu i Zotit\/ Qe ma ka dh\u00ebne emrin\/ Shqiptar), n\u00eb shpirtin dhe n\u00eb vargun e tij q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb vargut te dashuris\u00eb (p\u00ebr shembull: Dashuri\/ Bukuria dhe vargjet se bashku rrjedhin\/ P\u00ebr ty dhe p\u00ebr atdhe).<br \/>\nDuke e lexuar poezin\u00eb e tij nen thjerr\u00ebn e nj\u00eb analize te fjalorit t\u00eb p\u00ebrdorur, te proceseve linguistike\/ stilistike, p\u00ebrmes m\u00ebnyr\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrdor fjal\u00ebn, Jeton Kelmendi ma p\u00ebrkujton nganj\u00ebher\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga figurat me te r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb poezis\u00eb amerikane, Charles Olson: Elementet e fjalorit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizuara, por poeti, p\u00ebrmes q\u00ebndrimit t\u00eb tij, (loja e mendjes) \u00ebsht\u00eb ai qe i p\u00ebrdor fjal\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sofistikuar. Sofistikimi p\u00ebr Jeton Kelmendin nuk don\u00eb t\u00eb thot\u00eb precizitet, por p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb fushe semantike sa me te gjer\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn e vesh vjersh\u00ebn. Dhe p\u00ebr ket\u00eb, mund te themi se ia arrin me mjaft sukses.<\/p>\n<p><em>Marius Chelaru<\/em>, <em>Bukuresht<\/em><\/p>\n<p><strong>Vepra e Jetonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kaliforni e fjal\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Po qe se t\u00eb vjen frym\u00ebzimi dhe s&#8217;e p\u00ebrjet\u00ebson n\u00eb varg, fjal\u00ebt i merr era. Jeton Kelmendi, jeton n\u00eb shtjell\u00ebn e fjal\u00ebve q\u00eb fluturojn\u00eb nga fjala n\u00eb fjal\u00eb. Fjala e tij q\u00eb parashtron pyetje mbi bukurin\u00eb \u00ebsht\u00eb ila\u00e7 i mir\u00eb p\u00ebr d\u00ebbimin e trishtimit. Ai ka d\u00ebshmuar nj\u00eb pjekuri brilante me paraqitjen e tij n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb. Vepra e Jetonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kaliforni e fjal\u00ebs. Monaliza e tij i shikon njer\u00ebzit n\u00eb fytyr\u00eb pa u folur.<\/p>\n<p>N\u00eb vargjet e tij ndjehet Dardania me ritmet e zemr\u00ebs q\u00eb trokasin n\u00eb zemrat e atyre q\u00eb dashurojn\u00eb dhe ndjejn\u00eb. Monaliza e tij \u00ebsht\u00eb femra q\u00eb i p\u00ebrjetoi t\u00eb gjitha k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm. Poeti ka zgjedhur p\u00ebr nj\u00ebsi mat\u00ebse ritmin e zemr\u00ebs, pesh\u00ebn e fjal\u00ebs, forc\u00ebn e ajrit, ngadal\u00ebsimin e shpejt\u00ebsis\u00eb, kujtes\u00ebn dhe harres\u00ebn. Lasgushi shkruante p\u00ebr yllin e zemr\u00ebs, ne shkruajm\u00eb p\u00ebr gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan p\u00ebr hijen e kujtimit dhe shpirtin e fjal\u00ebs. Mbi shtratin e fjal\u00ebve t\u00eb tij shtrihet vjeshta dhe bie drita. Aty pritet vet\u00ebm e dashura, dhe ulet poeti pran\u00eb saj t\u00eb pushoj\u00eb. Misioni i fjal\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb fisnik, artistik, etik, patriotik dhe erotik.<\/p>\n<p><strong>Baki Ymeri<\/strong>, <em>Bukuresht Rumani<\/em><\/p>\n<p><strong>Poezia e Jetonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb e gjall\u00eb, q\u00eb hesht si nj\u00eb hijeshi me shpirtin e qet\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rruga e fjal\u00ebve t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Jeton Kelmendit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb magjike q\u00eb t\u00eb shpie n\u00eb tempullin e liris\u00eb dhe dashuris\u00eb. \u201cPoeti din t\u00eb korrespondoj\u00eb lirsh\u00ebm me fuqin\u00eb e fjal\u00ebs dhe pesh\u00ebn e saj autoktone. Ai \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb, po qe nevoja, din t\u00eb tejkaloj\u00eb p\u00ebrtej vetvetes, duke e kap\u00ebrcyer hijen e nat\u00ebs, duke u p\u00ebrballur me t\u00eb gjitha sfidat e jet\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga terri n\u00eb drit\u00eb. Dhe vazhdon t\u00eb krijoj\u00eb poeti pandalsh\u00ebm, n\u00ebp\u00ebr prekshm\u00ebrin\u00eb dhe paprekshm\u00ebrin\u00eb e shpirtit dhe mendjes. Poezia e Jetonit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb e gjall\u00eb q\u00eb hesht si nj\u00eb hijeshi me shpirtin e qet\u00eb duke ruajtur nj\u00eb ofsham\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb mistershmen\u201d.<\/p>\n<p><strong>Miradije Ramiqi<\/strong>, <em>Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb k\u00ebrkimtar i liris\u00eb p\u00ebrmes trupit t\u00eb fjal\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u201ePoezia, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ajo gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb tejmatan\u00eb kufirit\u201d. Para nj\u00eb dekade, kur kishte vet\u00ebm 20 vjet, nj\u00eb kosovar i ri e dinte \u00e7\u2019don t\u00eb thot\u00eb t\u00eb humb\u00ebsh \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 liris\u00eb dhe v\u00ebllimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb poemave. Ndoshta mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Jeton Kelmendi d\u00ebshironte q\u00eb poezia t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb \u201edi\u00e7\u201d q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve t\u00eb paqes dhe dashuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur \u201epak atdhe\u201d.<\/p>\n<p>Prej at\u00ebher\u00eb, nga ai vit (1999), ai shkruan. Qe dhjet\u00eb vjet, ky kosovar i ri shkruan me elanin dhe produktivitetin q\u00eb beson n\u00eb fuqin\u00eb e fjal\u00ebs, q\u00eb mendon se \u201ep\u00ebrtej heshtjes\u201d e pret obligimi moral p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirin\u00eb dhe gruan e shk\u00eblqyer, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr to, p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb pashuar flak\u00ebn n\u00eb tempullin e Kosov\u00ebs.<br \/>\n<strong>Marilena Lic\u0103<\/strong> (<em>Paris<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Krenaria jo vet\u00ebm e bjeshk\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs, por edhe e miqve t\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb emocion i fuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb metafora lozonjare e formuar me thjesht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb shprehurit, me freskin\u00eb e entuziazmit n\u00eb vargun e dashuris\u00eb s\u00eb Jetonit, sepse melodia e shpirtit t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr sjell n\u00eb uj\u00ebvar\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb tij plot\u00ebsin\u00eb e s\u00eb ve\u00e7ant\u00ebs s\u00eb stilit jetonian. P\u00ebr mua poezia e mrekullueshme e Tonit \u00ebsht\u00eb aroma e nj\u00eb flladi t\u00eb ri n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare, q\u00eb do ta pasuroj\u00eb at\u00eb me nj\u00eb thesar p\u00ebr t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt e bot\u00ebs dhe jo vet\u00ebm ata, kan\u00eb filluar t\u00eb ndihen t\u00eb mrekulluar.<\/p>\n<p>Nuk t\u00eb udh\u00ebton vet\u00ebm shpirti shqiptar e znj.&#8221;Fjal\u00eb&#8221;, por \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsia e z. &#8221;Mendim&#8221; ajo q\u00eb t\u00eb zhyt n\u00eb bot\u00ebn e tij, sidomos n\u00eb p\u00ebrfundimin e poezis\u00eb, aty ku shpallet q\u00ebllimi i t\u00eb shprehurit dhe hapen dyert e fantazis\u00eb s\u00eb kuptimit. Ndihem e nderuar me miq\u00ebsin\u00eb e Jeton Kelmendit, sepse nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm krenaria e bjeshk\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs, por edhe krenaria e miqve t\u00eb tij dhe e kombit. Zoti e ruajt gjithmon\u00eb nd\u00ebr t\u00eb bekuarit!<br \/>\n<strong>Marije Hysko<\/strong> (<em>Patra, Greqi<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfaq\u00ebsues i brezit t\u00eb vet<\/strong><\/p>\n<p>Jeton Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues tipik i brezit t\u00eb vet t\u00eb poezis\u00eb, q\u00eb u rrit e u zhvillua n\u00eb rrethanat e pasluft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Me rritjen e tij fizike, \u00ebsht\u00eb rritur edhe poezia e tij. Ai sot n\u00eb letrat shqipe njihet si nj\u00eb poet i mir\u00ebfillt\u00eb dhe me em\u00ebr n\u00eb qarqet letrare. Nga libri n\u00eb lib\u00ebr, nga poezia n\u00eb poezi, Jetoni ka shkuar duke e p\u00ebrsosur stilin e tij. Edhe pse n\u00eb fillim ka ecur gjurm\u00ebve t\u00eb poetit t\u00eb mir\u00ebnjohur rugovas, Azem Shkreli, me koh\u00eb Jetoni ka arritur ta krijoj\u00eb stilin e vet unik dhe personal. Po ashtu, edhe aspekti semantik i poezis\u00eb s\u00eb tij ka shkuar duke u pasuruar me nj\u00eb shum\u00ebsi temash, motivesh e idesh, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektuar n\u00eb poezin\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Mr. <strong>Arben Atashi <\/strong>(Prishtin\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb Paris \u00ab Instituti Kulturor Solenzara \u00bb i akordoj \u00e7mimin e madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar Solenzara (Grand Prix International Solenzara de Po\u00e9sie ) Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi. Ky \u00e7mim u akordohet shkrimtareve p\u00ebr t\u00eb arritura n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb dhe p\u00ebr gjuhen e bukur t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb poezi. P\u00ebr vitin 2010 ishin nj\u00eb num\u00ebr i madh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,9],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00c7mimi &#039;Solenzara&#039; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7mimi &#039;Solenzara&#039; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sot n\u00eb Paris \u00ab Instituti Kulturor Solenzara \u00bb i akordoj \u00e7mimin e madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar Solenzara (Grand Prix International Solenzara de Po\u00e9sie ) Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi. Ky \u00e7mim u akordohet shkrimtareve p\u00ebr t\u00eb arritura n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb dhe p\u00ebr gjuhen e bukur t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb poezi. P\u00ebr vitin 2010 ishin nj\u00eb num\u00ebr i madh [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-15T22:29:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00c7mimi &#8216;Solenzara&#8217; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi\",\"datePublished\":\"2010-04-15T22:29:12+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-15T22:29:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\"},\"wordCount\":4387,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\",\"name\":\"\u00c7mimi 'Solenzara' p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-15T22:29:12+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-15T22:29:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7mimi &#8216;Solenzara&#8217; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7mimi 'Solenzara' p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7mimi 'Solenzara' p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Sot n\u00eb Paris \u00ab Instituti Kulturor Solenzara \u00bb i akordoj \u00e7mimin e madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar Solenzara (Grand Prix International Solenzara de Po\u00e9sie ) Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi. Ky \u00e7mim u akordohet shkrimtareve p\u00ebr t\u00eb arritura n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb dhe p\u00ebr gjuhen e bukur t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb poezi. P\u00ebr vitin 2010 ishin nj\u00eb num\u00ebr i madh [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-15T22:29:12+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00c7mimi &#8216;Solenzara&#8217; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi","datePublished":"2010-04-15T22:29:12+00:00","dateModified":"2010-04-15T22:29:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/"},"wordCount":4387,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/","name":"\u00c7mimi 'Solenzara' p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg","datePublished":"2010-04-15T22:29:12+00:00","dateModified":"2010-04-15T22:29:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jeton_kelmendi_portret.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimi-solenzara-per-poetin-jeton-kelmendi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7mimi &#8216;Solenzara&#8217; p\u00ebr poetin Jeton Kelmendi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2245"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2245\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}