{"id":2236,"date":"2012-03-21T06:37:30","date_gmt":"2012-03-21T05:37:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2236"},"modified":"2012-03-21T06:37:30","modified_gmt":"2012-03-21T05:37:30","slug":"ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ben Blushi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>TemA<\/strong>, <em>19 Mars 2012<\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, ka botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Panorama n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta.<\/p>\n<p><strong>1.A duhet e majta<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb m\u00eb pyeti dikush: \u201cA duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb? Si partit\u00eb q\u00eb shohim n\u00eb Per\u00ebndim. N\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb Itali, n\u00eb Britani, n\u00eb SHBA.\u201d<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb po. Shqip\u00ebria po globalizohet me shpejt\u00ebsi dhe, n\u00ebse sot tregut ton\u00eb nuk i mungon Nokia, nuk i mungon Mercedes, nuk i mungojn\u00eb or\u00ebt zvicerane apo teknologjit\u00eb e avancuara t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb mineraleve, nuk mund t\u2019i mungojn\u00eb as partit\u00eb. Edhe partit\u00eb jan\u00eb produkt i tregut. Por ndryshe nga mallrat e tjera, ato nuk importohen si sasi, por si cil\u00ebsi. Partit\u00eb nuk importohen si mall, por si model. Ato lindin p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs q\u00eb ka tregu p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. Partit\u00eb e djathta p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb tregut p\u00ebr t\u2019u zmadhuar. T\u00eb majtat p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>Por tregu \u00ebsht\u00eb shfaros\u00ebs, n\u00ebse nuk frenohet. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvras\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i verb\u00ebr dhe pak i trash\u00eb. Tregu nuk kupton se, duke varf\u00ebruar t\u00eb varfrit, varf\u00ebron dhe veten. Sepse nuk blen ai q\u00eb nuk ka. N\u00eb k\u00ebto raste, nevoja e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga gryk\u00ebsia e tregut t\u00eb vet, kthehet n\u00eb urgjenc\u00eb. N\u00eb ngut. Shoq\u00ebrit\u00eb e prapambetura shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb brendshme, q\u00eb quhen edhe revolucione, n\u00ebse p\u00ebrmbysin regjime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shoq\u00ebrit\u00eb moderne nuk shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb brendshme, sepse lufta e ka koston m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se zgjedhjet. Shoq\u00ebrit\u00eb moderne votojn\u00eb. N\u00ebse rreziku i tregut \u00ebsht\u00eb i madh, votojn\u00eb me pak djathtas. N\u00ebse papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, votojn\u00eb majtas. N\u00ebse pasuria \u00ebsht\u00eb grumbulluar vet\u00ebm n\u00eb disa duar, votojn\u00eb vet\u00ebm majtas. E majta n\u00eb k\u00ebto kushte ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb: t\u00eb ndaloj\u00eb tregun, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vet\u00ebvrasje. Si n\u00eb SHBA. Apo m\u00eb keq. T\u00eb vras\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Dhe, n\u00eb k\u00ebto raste, e majta nuk mjafton. Si n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, p\u00ebr t\u00eb pranuar ideologjit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb lindin n\u00eb Per\u00ebndim. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, nuk e fut dot nj\u00eb elefant n\u00eb nj\u00eb shishe. Historikisht kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar. Asnj\u00eb doktrin\u00eb apo sistem politik, shtet\u00ebror, ekonomik apo fetar nuk ka ikur pa l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pa p\u00ebrjashtim. Roma, Greqia e Lasht\u00eb, Bizanti, Osmanizmi, Krishterimi, Islamizmi, Mesjeta, Feudalizmi, Monarkia, Fashizmi, Komunizmi, Kapitalizmi. Edhe e majta, edhe e djathta. Sado q\u00eb dikush do thoshte se t\u00eb krahasosh t\u00eb majtat dhe t\u00eb djathtat tona me ato q\u00eb shohim n\u00eb Per\u00ebndim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb krahasosh nj\u00eb pem\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrpudh\u00eb.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, partit\u00eb shqiptare po b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb e me shum\u00eb t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta. Kjo p\u00ebr dy arsye: e para p\u00ebr shkak t\u00eb globalizimit politik. Pra, ajo q\u00eb ndodh n\u00eb Per\u00ebndim, nuk mund t\u00eb mos ket\u00eb ndikim k\u00ebtu. T\u00eb gjitha fet\u00eb, perandorit\u00eb dhe ideologjit\u00eb politike kan\u00eb ardhur nga jasht\u00eb. Demokracia ashtu. Kapitalizmi po ashtu. Nevoja p\u00ebr ta humanizuar kapitalizmin, po ashtu. E dyta, p\u00ebr shkak t\u00eb trysnis\u00eb s\u00eb tregut dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ato kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb rregullohen duke shtyr\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebrsosin mjetet e tyre. Q\u00eb jan\u00eb partit\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ku ndryshon e majta me t\u00eb djatht\u00ebn dhe si ta kuptojn\u00eb njer\u00ebzit k\u00ebt\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb shohim Greqin\u00eb. Masat q\u00eb po merren n\u00eb Greqi, jan\u00eb pasoj\u00eb direkte e nj\u00eb bindjeje, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00e7mimin duhet ta paguajn\u00eb nga pak t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb pak. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb pak t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Me nj\u00eb hart\u00eb tjet\u00ebr politike n\u00eb Europ\u00eb, kriza greke do ishte zgjidhur ndryshe. Ndoshta m\u00eb ngadal\u00eb, por pa faliment dhe pa dor\u00ebzim sovraniteti. Nevoja p\u00ebr monopolizim \u00e7on gjithnj\u00eb n\u00eb faliment. Asnj\u00eb shtet apo kompani nuk kthehet dot n\u00eb monopol, n\u00ebse dikush nuk falimenton. Kjo po ndodh me disa shtete n\u00eb Europ\u00eb. Po nxisin falimentimin e shteteve t\u00eb tjera. N\u00eb historin\u00eb e demokracive, e djathta nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb agresive. Dhe m\u00eb e sinqert\u00eb. Nuk fsheh m\u00eb at\u00eb q\u00eb do.<\/p>\n<p>Dominim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tregut. N\u00ebse Europa do ishte dominuar nga e majta, ndoshta do vuante nga sindroma t\u00eb tjera, sigurisht, por jo nga monopolet e nj\u00eb apo disa shteteve. E majta i b\u00ebn m\u00eb pak koncesione tregut, e takson m\u00eb pak pun\u00ebn dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kapitalin. N\u00eb fund fare nuk b\u00ebn luft\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gjetur tregje. Eksporton demokraci me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe me fitime m\u00eb afatgjata. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi bota \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qet\u00eb, ndon\u00ebse duket pak m\u00eb e varf\u00ebr. Ndryshimi q\u00eb ajo ka nga e djathta, mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia q\u00eb krijon me tregun, me kapitalin dhe me pun\u00ebn. \u00c7far\u00eb i merr dhe \u00e7far\u00eb u l\u00eb atyre?<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, tregu \u00ebsht\u00eb kaotik. \u00cbsht\u00eb i rr\u00ebmujsh\u00ebm. Por pothuajse gjith\u00e7ka sot po b\u00ebhet private. Edhe vet\u00eb shteti. Si perceptim. Sepse, n\u00ebse njer\u00ebzit besojn\u00eb se u \u00ebsht\u00eb rrezikuar e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, shteti u duket si nd\u00ebrmarrje private, ku votuesit jan\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e saj. Dhe kur shtetet imitojn\u00eb kompanit\u00eb, shoq\u00ebria zhvendoset. Si rregull majtas. Dhe meq\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e gjitha treg, madje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb treg se shoq\u00ebri, ajo ka nevoj\u00eb m\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb. N\u00ebse tregu vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pakontrolluar, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha raportet q\u00eb ruajn\u00eb ekuilibrin e nj\u00eb shoq\u00ebrie, do t\u00eb p\u00ebrmbysen keq dhe kostot p\u00ebr t\u2019i rikthyer do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e kam fjal\u00ebn p\u00ebr raportet q\u00eb mbajn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb: fshat-qytet, t\u00eb rinj-t\u00eb vjet\u00ebr, vend\u00ebs-emigrant\u00eb, t\u00eb varf\u00ebr-t\u00eb pasur etj.<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo t\u00eb kuptohet, duhet imagjinuar p\u00ebr nj\u00eb vend ku nuk ka fshat dhe t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qytet. Nj\u00eb vend, ku t\u00eb rinjt\u00eb nuk punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb me pensionet e prind\u00ebrve. Nj\u00eb vend q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb, pra m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz jasht\u00eb kufijve sesa brenda. Nj\u00eb vend ku m\u00eb pak se 10 p\u00ebr qind kan\u00eb 90 p\u00ebr qind t\u00eb gjith\u00eb pasurive, p\u00ebrfshi mineralet, tok\u00ebn, sh\u00ebrbimet, bankat dhe pronat. Teorikisht kjo ndodh. Praktikisht ne nuk jemi shum\u00eb larg k\u00ebsaj dite. Ne kemi m\u00eb shum\u00eb emigracion se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. Pothuajse 30 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb dhe mbi 60 p\u00ebr qind e fuqis\u00eb s\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb fshatit ka ardhur n\u00eb qytet. Burimet natyrore, naft\u00eb, minerale, uj\u00eb, pyje, jan\u00eb privatizuar apo nxjerr\u00eb nga administrimi publik. Detyrimi i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjetrit, p\u00ebr pensionet, \u00ebsht\u00eb rritur dhe nj\u00eb njeri duhet t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dje, p\u00ebr t\u00eb paguar pensionin e prind\u00ebrve t\u00eb vet. T\u00eb rinjt\u00eb nuk punojn\u00eb, t\u00eb vjetrit b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb privatizuar. Pronat shtet\u00ebrore, gjithashtu. Shteti merr m\u00eb pak taksa nga shitja n\u00eb treg, e mallrave q\u00eb ka shitur. Numri i shqiptar\u00ebve, q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb taksa, \u00ebsht\u00eb ulur. Buxheti po varf\u00ebrohet, sepse p\u00ebr shkak t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb dhe emigracionit ka m\u00eb pak taksapagues fizik\u00eb. Dhe, mungesa e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhet \u00ebsht\u00eb shkak i borxhit. Vet\u00ebm me borxh mund t\u00eb paguhet fatura sociale e shoq\u00ebris\u00eb. Ata q\u00eb lindin, kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb borxh posht\u00eb jast\u00ebkut. A \u00ebsht\u00eb demokratike t\u00eb marr\u00ebsh borxh? \u00cbsht\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb trash\u00ebgosh borxhin? Jo. Por edhe m\u00eb e padrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb punosh vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb paguar borxhin. Si n\u00eb Greqi. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se e majta nuk merr borxhe. Do t\u00eb thot\u00eb se ka mund\u00ebsi t\u2019i paguaj\u00eb m\u00eb shpejt. Duke rritur taksat. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb demokratike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe e drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2. A jemi t\u00eb majt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse e majta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja finale p\u00ebr zbutjen e k\u00ebtyre shifrave, por pa dyshim q\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb: \u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb e majta nuk fiton m\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ekonomik dhe shoq\u00ebror?\u201d Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje, q\u00eb m\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm mua. Por p\u00ebrgjigjja m\u00eb e leht\u00eb dhe m\u00eb trishtuese q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz i japin k\u00ebsaj pyetjeje, \u00ebsht\u00eb se nuk ka t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr fat, askush nuk m\u00eb pyet m\u00eb prej disa koh\u00ebsh. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shumica jan\u00eb bindur se ne jemi t\u00eb majt\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb bindur se t\u00eb jesh socialist, je edhe i majt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne, por jo p\u00ebr ata. Por, po t\u00eb m\u00eb pyesnin, do t\u00eb thosha jo. Nuk jemi ende t\u00eb majt\u00eb. Ne dukemi t\u00eb majt\u00eb, p\u00ebr shkak se Sali Berisha pretendon se \u00ebsht\u00eb i djatht\u00eb. Dhe, duke qen\u00eb kund\u00ebr tij, perceptohemi si t\u00eb majt\u00eb. Por meq\u00eb Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb i djatht\u00eb, as ne nuk jemi t\u00eb majt\u00eb. Por edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye. E majta nuk ekziston vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Edhe n\u00ebse ajo nuk ekziston fare, nevoja e njer\u00ebzimit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb barazi nuk mund dhe nuk do t\u00eb shuhet. Nevoja p\u00ebr barazi mes njer\u00ebzve, burrave dhe grave, t\u00eb varf\u00ebrve dhe t\u00eb pasurve, t\u00eb fort\u00ebve dhe t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, shteteve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla, ka b\u00ebr\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore. Historia e njeriut \u00ebsht\u00eb nevoja e tij p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Kjo shpjegon zhdukjen e skllav\u00ebris\u00eb, r\u00ebnien e monarkive, rr\u00ebzimin e diktaturave, p\u00ebrsosjen e ligjeve, rendin e gjykatave, globalizimin, eksportet ideologjike etj. Dikush thot\u00eb se nevoja p\u00ebr pasuri e ka shtyr\u00eb njeriun p\u00ebrpara. Natyrisht. Por krahasimi duhet b\u00ebr\u00eb mes stuhis\u00eb dhe er\u00ebs. Nj\u00ebra t\u00eb shtyn shum\u00eb por t\u00eb mbyt, tjetra shtyn m\u00eb ngadal\u00eb por t\u00eb nxjerr n\u00eb breg. Historia e provon. Nevoja p\u00ebr pasuri do i kishte mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb perandorit\u00eb, monarkit\u00eb dhe diktaturat, sepse pasuria \u00ebsht\u00eb piramidale dhe gjithnj\u00eb p\u00ebrfundon tek nj\u00eb grup, nj\u00eb familje apo nj\u00eb njeri. Kjo nuk ka ndodhur. Sepse pasuria e disave shkakton m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb dhe skamje sesa shp\u00ebrndarja e saj. Edhe vet\u00eb demokracia \u00ebsht\u00eb produkt i barazis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nevoja e t\u00eb varf\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. Pasuria e p\u00ebrqendruar do ta kishte l\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimin pa demokraci, si\u00e7 edhe ka ndodhur. Sepse t\u00eb pasurit nuk duan t\u2019i delegojn\u00eb vendimet.<\/p>\n<p>Ata mendojn\u00eb se i kan\u00eb bler\u00eb ato. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, nevoja p\u00ebr barazi e ka shtyr\u00eb njer\u00ebzimin p\u00ebrpara m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do nevoj\u00eb tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e njeriut. Dhe, n\u00ebse r\u00ebnia e perandorive \u00ebsht\u00eb fitore e shum\u00eb kombeve mbi nj\u00eb komb, r\u00ebnia e monarkive \u00ebsht\u00eb fitore e t\u00eb varf\u00ebrve mbi t\u00eb pasurit, r\u00ebnia e diktaturave \u00ebsht\u00eb fitore e t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve mbi t\u00eb fort\u00ebt, r\u00ebnia e t\u00eb djathtave \u00ebsht\u00eb fitore e t\u00eb barabart\u00ebve mbi t\u00eb pabarabart\u00ebt. T\u00eb pakt\u00ebn si iluzion. Por si nj\u00eb iluzion i bukur. Pa pasuri jeton, por pa iluzione nuk jeton dot. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se e majta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb iluzion. Por, dhe n\u00eb qoft\u00eb e till\u00eb, prandaj vlen. E majta ka frym\u00ebzuar shum\u00eb nga fitoret e drejt\u00ebsis\u00eb mbi padrejt\u00ebsin\u00eb, megjith\u00ebse shpesh i ka vonuar apo bllokuar. Sepse nevoja p\u00ebr barazi, n\u00ebse nuk b\u00ebhet me drejt\u00ebsi, kthehet n\u00eb mjerim dhe dhun\u00eb. Si\u00e7 ka ndodhur. Edhe tek ne. Prandaj kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ende frik\u00eb nga e majta. Nga ne. N\u00ebse jemi t\u00eb majt\u00eb. Por meq\u00eb ende nuk jemi, nuk ka arsye t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, ne i humb\u00ebm zgjedhjet. Shum\u00eb than\u00eb se shkaqet ishin n\u00eb kuti. Un\u00eb thash\u00eb se ka shkaqe edhe jasht\u00eb kutis\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre ishte mungesa e identitetit ton\u00eb. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, donim t\u00eb kalonim kufirin e zgjedhjeve pa pasaport\u00eb. \u00c7far\u00eb ishim ne n\u00eb vitin 2009? As t\u00eb majt\u00eb, as t\u00eb djatht\u00eb. As me pasurin\u00eb, as me varf\u00ebrin\u00eb. As me tregun, as me shoq\u00ebrin\u00eb. As me pun\u00ebn, as me kapitalin. As me t\u00eb fort\u00ebt, as me t\u00eb dob\u00ebtit. As me fshatin, as me qytetin. As me t\u00eb rinjt\u00eb, as me pleqt\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk mund\u00ebm t\u00eb dallonim veten nga partit\u00eb me t\u00eb cilat konkurronim. Natyrisht q\u00eb edhe votat tona nuk do dallonin nga ato t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Prandaj nuk kam asnj\u00eb droj\u00eb ta them se nuk kemi qen\u00eb t\u00eb majt\u00eb. N\u00eb bindje. Dhe n\u00eb dukje, me sa duket.<\/p>\n<p>Sot ka shum\u00eb arsye q\u00eb e majta t\u00eb shkoj\u00eb majtas. Ja nj\u00ebra. Ndoshta m\u00eb e thjeshta.<\/p>\n<p>Votuesit e saj tradicional\u00eb jan\u00eb pak\u00ebsuar. Ata q\u00eb votonin kund\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebs se ishin komunist\u00eb, se ishin partizan\u00eb, se ishin marksist\u00eb apo se ishin internacionalist\u00eb, sot nuk jan\u00eb m\u00eb; Ose n\u00ebse jan\u00eb, jan\u00eb m\u00eb pak. Bijt\u00eb e tyre jan\u00eb. Ata votojn\u00eb majtas m\u00eb shpesh, po nuk kan\u00eb m\u00eb arsyet e prind\u00ebrve. Ky brez k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb siguri. Rroga m\u00eb t\u00eb larta, sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb lira, \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kan\u00eb arritur t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Duan ta mbrojn\u00eb. Mendojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pron\u00ebn se p\u00ebr pun\u00ebn. Pa pun\u00eb jetojn\u00eb. Pa sht\u00ebpi jo. Arsyet e tyre jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb l\u00ebvizshme. Megjithat\u00eb, ata jan\u00eb votues t\u00eb mir\u00eb. Ata votojn\u00eb edhe kur nuk besojn\u00eb. Por nuk mjaftojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bijt\u00eb e bijve kan\u00eb m\u00eb pak arsye se gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ose ndoshta, nuk kan\u00eb arsye fare. Ata nuk votojn\u00eb kur nuk besojn\u00eb. Komunizmi, Marksizmi, Intenacionalizimi, Lufta \u00c7lirimtare, nuk jan\u00eb m\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb votuar. As prona nuk \u00ebsht\u00eb arsye. Jan\u00eb t\u00eb rinj dhe prona nuk kan\u00eb. Jetojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e prind\u00ebrve. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, puna, parat\u00eb p\u00ebr arg\u00ebtimin dhe modernizimi i jet\u00ebs jan\u00eb magneti i tyre. Ata duan vet\u00ebm pun\u00eb. Nuk votojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kur nuhasin nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. Deri tani nuk kan\u00eb votuar. Ose, n\u00ebse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjumje e sip\u00ebr e kan\u00eb ndar\u00eb vot\u00ebn n\u00eb mes. Ata nuk i hapin syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ngroh, por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb shk\u00eblqen. E majta ka ngrohur, por nuk ka shk\u00eblqyer. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, e majta duhet t\u00eb gjej\u00eb arsye t\u00eb tjera. T\u00eb reja. Q\u00eb deri tani nuk i ka gjetur. Jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. As n\u00eb Europ\u00eb. Prandaj detyrohet t\u00eb ndryshoj\u00eb nga zgjedhjet n\u00eb zgjedhje, duke rrezikuar zgjedhjet. Apo duke i humbur. Vazhdimisht. Sepse ka humbur votuesit, duke harruar se ata q\u00eb s\u2019jan\u00eb nuk votojn\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb jan\u00eb, l\u00ebvizin. Si\u00e7 kan\u00eb l\u00ebvizur. Dhe l\u00ebvizja e tyre ka ndryshuar pushtetin, por jo t\u00eb majt\u00ebn. Ende.<\/p>\n<p><strong>3. Si mund t\u00eb jemi t\u00eb majt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e majta lind t\u00eb djatht\u00ebn dhe e djathta ushqen t\u00eb majt\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe q\u00eb shoq\u00ebria lind tregun dhe tregu ushqen shoq\u00ebrin\u00eb. Kush e mohon dot se barazia ka lindur p\u00ebrpara pabarazis\u00eb?! Njer\u00ebzit n\u00eb fillim ishin t\u00eb barabart\u00eb. Disa e shfryt\u00ebzuan m\u00eb shum\u00eb natyr\u00ebn se t\u00eb tjer\u00ebt dhe u pasuruan. Ata u shit\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebve pasurit\u00eb e natyr\u00ebs. K\u00ebshtu lindi tregu. Por meq\u00eb natyra, toka, uji, ajri jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ata q\u00eb i shfryt\u00ebzojn\u00eb ato m\u00eb shum\u00eb, duhet t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb taksa. K\u00ebshtu ndryshon e majta me t\u00eb djatht\u00ebn. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nevoja p\u00ebr barazi e vret tregun. P\u00ebrkundrazi, e forcon. N\u00ebse njer\u00ebzit kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, ata do blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb varfrit kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, ata do konsumojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe do jen\u00eb m\u00eb paq\u00ebsor\u00eb. T\u00eb pasurit do shesin m\u00eb shum\u00eb dhe do paguajn\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ruajtur e mbrojtur fitimet dhe pronat e tyre. N\u00eb parim, e majta \u00ebsht\u00eb e prir\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb burimet natyrore. N\u00ebse e ka t\u00eb pamundur t\u2019i administroj\u00eb vet\u00eb, at\u00ebher\u00eb takson m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrdoruesit e tyre. Dhe ka t\u00eb drejt\u00eb. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, duhet t\u00eb ndahet. Dallimi \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb. Avioni \u00ebsht\u00eb privat, por ajri \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt. Nafta \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Pusi \u00ebsht\u00eb privat.<\/p>\n<p>N\u00eb parim, e djathta e takson pun\u00ebn shum\u00eb, tregun m\u00eb pak dhe kapitalin pak m\u00eb pak. Pyetja \u00ebsht\u00eb: \u201cPo e majta \u00e7far\u00eb b\u00ebn?\u201d. Si rregull, e majta duhet t\u00eb taksoj\u00eb kapitalin m\u00eb shum\u00eb, tregun m\u00eb pak dhe pun\u00ebn pak m\u00eb pak. N\u00eb \u00e7do rast, ajo e takson tregun m\u00eb shum\u00eb se e djathta dhe pun\u00ebn shum\u00eb m\u00eb pak se e djathta. Por shum\u00eb thon\u00eb se, duke taksuar kapitalin dhe tregun m\u00eb shum\u00eb, nuk ka investime, ka m\u00eb pak pun\u00eb dhe \u00e7mimet rriten. Teorikisht duket e v\u00ebrtet\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb. Teorikisht provohet. Praktikisht jo. Sidomos sot. N\u00eb Europ\u00eb akoma. N\u00eb SHBA po. Atje rritja e taksave uli papun\u00ebsin\u00eb dhe, rrjedhimisht, varf\u00ebrin\u00eb. Buxheti u rrit duke shtuar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr arsimin e sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet e m\u00ebdha mes t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbledhja e buxhetit dhe shpenzimi i tij. Kush duhet t\u00eb paguaj\u00eb dhe kush duhet t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb? Ata q\u00eb punojn\u00eb apo ata q\u00eb fitojn\u00eb? Pronar\u00ebt apo pun\u00ebtor\u00ebt? T\u00eb varfrit apo t\u00eb pasurit? T\u00eb rinjt\u00eb apo t\u00eb vjetrit? N\u00eb Shqip\u00ebri, buxheti u r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak dhe q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Pra, atyre q\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb rinjve. Sepse ata kan\u00eb m\u00eb pak prona. Pronat kryesisht i kan\u00eb t\u00eb pasurit dhe t\u00eb vjetrit. Ata duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb varfrit dhe t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhveshur nga pronat dhe fitimet, t\u00eb mos varf\u00ebrohen. Ndryshe, meqen\u00ebse nuk b\u00ebjn\u00eb revolucion, ata do emigrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb dhe paga m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Tregu do zvog\u00eblohet. Fitimet do bien. \u00c7mimet e pronave t\u00eb t\u00eb pasurve do ulen. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Norma e fitimit ka r\u00ebn\u00eb. T\u00eb pasurit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb borxhe. Pronat e tyre vlejn\u00eb m\u00eb pak. Bankat i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Them se ka nj\u00eb detyrim pedagogjik e majta sot. T\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb pasurit t\u00eb kuptojn\u00eb se, duke paguar m\u00eb shum\u00eb, fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ose m\u00eb sakt\u00eb, duke ndar\u00eb m\u00eb shum\u00eb, u mbeten prap\u00eb shum\u00eb. T\u00eb pasurit duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuarit p\u00ebr t\u00eb zbutur varf\u00ebrin\u00eb. Sepse, taks\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb e paguajn\u00eb ata. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte. N\u00eb \u00e7do rast, taksa legale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se taksa e paaft\u00ebsis\u00eb burokratike, korrupsionit dhe arsimimit t\u00eb dob\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e provuar se n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb polarizuar, me varf\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, papun\u00ebsi dhe munges\u00eb prodhimesh, taksat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, edhe kur jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7\u00ebshtja mes t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs sot nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa takson, por \u00e7far\u00eb takson. E domosdoshmja duhet t\u00eb taksohet m\u00eb pak. E nevojshmja, m\u00eb shum\u00eb. E shtuara, shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ja, pra! Puna \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Tregu i nevojsh\u00ebm. Kapitali i shtuar. Nj\u00eb nga ndryshimet m\u00eb t\u00eb qarta \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e trash\u00ebgimis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lakmus. Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, si t\u00eb trash\u00ebgosh nj\u00eb fabrik\u00eb, si t\u00eb trash\u00ebgosh nj\u00eb sht\u00ebpi, taksohesh nj\u00eblloj. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Sepse heq nj\u00eb shenj\u00eb barazie mes dy gj\u00ebrave t\u00eb pabarabarta. Nj\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb fabrike. Nj\u00ebra sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb jetuar, tjetra p\u00ebr t\u00eb fituar. N\u00eb parim, e domosdoshmja duhet t\u00eb taksohet m\u00eb pak. E shtuara m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Sa u takon shpenzimeve, buxheti mbledh m\u00eb shum\u00eb duke taksuar pak m\u00eb shum\u00eb tregun dhe m\u00eb shum\u00eb kapitalin. Shp\u00ebrndan pa dyshim pak m\u00eb shum\u00eb. Por t\u00eb b\u00ebsh rrug\u00eb, porte dhe hekurudha, nuk do t\u00eb thot\u00eb se je i djatht\u00eb. Nuk do t\u00eb thot\u00eb se je, as i majt\u00eb. Ndryshimi q\u00ebndron se p\u00ebr \u00e7far\u00eb harxhon m\u00eb shum\u00eb. E djathta sot po ia l\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb tregut raportin mes sh\u00ebrbimeve publike dhe atyre private. Kjo pothuajse i \u00e7on n\u00eb faliment shkollat dhe spitalet. \u00c7mimet e mallrave q\u00eb lidhen me to, i b\u00ebn t\u00eb pamundura. Librat dhe ila\u00e7et. Kur ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb publike rr\u00ebnohet, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb private shtrenjtohet. Paradoksi \u00ebsht\u00eb se, duke ulur shpenzimet p\u00ebr shkollat dhe spitalet publike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb ulur dhe taksat p\u00ebr shkollat dhe spitalet private. T\u00eb cilat favorizohen dyfish.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb publike n\u00ebse nuk shitet, sepse nuk e blen njeri, shkon n\u00eb rr\u00ebnim. P\u00ebr t\u2019u shitur m\u00eb lir\u00eb apo p\u00ebr t\u2019u eliminuar si konkurrent. Sepse, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb djatht\u00ebn nuk e shtyn p\u00ebrpara ideologjia. Ky do ishte ngush\u00ebllim. E shtyn nevoja p\u00ebr ryshfet. Me k\u00ebt\u00eb shpejt\u00ebsi privatizimesh, n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb mos ket\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebrfshi Ushtrin\u00eb, Policin\u00eb dhe gjykatat. Dhe pyetja \u00ebsht\u00eb: \u201cA funksionon nj\u00eb shtet privat?\u201d. A nuk cenohet bashk\u00ebjetesa n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb private? \u00c7far\u00eb rendi do ishte ky? Nj\u00eb rend i t\u00eb pasurve? Nj\u00eb rend i pakic\u00ebs? Nj\u00eb rend, n\u00eb t\u00eb cilin \u00e7do gj\u00eb blihet dhe shitet, p\u00ebrfshi votat, ligjet dhe drejt\u00ebsin\u00eb. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. E megjithat\u00eb, ka shpres\u00eb. Shtresa e mesme \u00ebsht\u00eb shpresa e saj.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria nuk ka vet\u00ebm t\u00eb pasur dhe t\u00eb varf\u00ebr. Edhe Shqip\u00ebria. Ka nj\u00eb shtres\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb as e pasur as e varf\u00ebr. Jan\u00eb t\u00eb mesmit. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb fiton 10 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb vit? I pasur? Jo. I varf\u00ebr? Jo. Po ai q\u00eb fiton 20 milion\u00eb? \u00cbsht\u00eb i mes\u00ebm. Ai ka qen\u00eb i varf\u00ebr dhe ndoshta nuk do jet\u00eb kurr\u00eb i pasur, sepse nuk ka prona t\u00eb m\u00ebdha. Ka nj\u00eb dyqan q\u00eb nuk b\u00ebhet dot fabrik\u00eb. Ka nj\u00eb punishte q\u00eb nuk do b\u00ebhet dot uzin\u00eb. Ka nj\u00eb kod\u00ebr q\u00eb nuk b\u00ebhet dot mal. K\u00ebta jan\u00eb konsumator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb borxhit. Ata mbajn\u00eb bankat me depozitat e tyre dhe paguajn\u00eb interesat e kredive \u00e7do muaj. \u00cbndrra e tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga bankat dhe t\u00eb paguajn\u00eb shkolla t\u00eb denja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00ebse nuk rr\u00ebzohen nga inflacioni dhe lufta, shp\u00ebtojn\u00eb dhe nuk kthehen m\u00eb n\u00eb varf\u00ebri. Taksat nuk i trembin. Ata japin ryshfet dhe marrin ryshfet. N\u00ebse kan\u00eb frik\u00eb nga ndonj\u00eb gj\u00eb, \u00ebsht\u00eb qiraja dhe kredia. Ky \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb identikiti i nj\u00eb t\u00eb mesmi. Ata nuk jan\u00eb motori. Nuk jan\u00eb as karburanti. As timoni. Ata jan\u00eb frena e shoq\u00ebris\u00eb. Ata sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar rreziqet. Prandaj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb kushtet e vendeve q\u00eb zbresin. Si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00ebse e majta lind nga t\u00eb varfrit, t\u00eb mesmit lindin nga e majta. \u00cbsht\u00eb presioni q\u00eb e majta ka b\u00ebr\u00eb historikisht mbi t\u00eb pasurit, q\u00eb ka krijuar shtresat e mesme. Kjo shtres\u00eb \u00ebsht\u00eb produkti kryesor i s\u00eb majt\u00ebs. N\u00ebse t\u00eb mesmit ekzistojn\u00eb, d.m.th. q\u00eb e majta ka pasur ndikim n\u00eb koh\u00ebra. Nj\u00eb shoq\u00ebri jeton mir\u00eb kur ka pak t\u00eb varf\u00ebr, shum\u00eb t\u00eb mes\u00ebm dhe pak t\u00eb pasur. T\u00eb mesmit nuk jan\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb varf\u00ebruar, por jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb pasuruar. Ata jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, q\u00eb s\u2019jan\u00eb m\u00eb. Ata garantojn\u00eb paqen me mallra, furnizojn\u00eb institucionet me tru, mbajn\u00eb qytetet me taksa dhe shkaktojn\u00eb rrotacionet me ndikim. Pa ata, ka m\u00eb pak t\u00eb pasur. Pa ata, ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. E djathta i sheh si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb, sepse ata merren kryesisht me sh\u00ebrbimet e im\u00ebta. E majta i sheh si t\u00eb pasur. T\u00eb dyja e kan\u00eb gabim. E majta, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb. Sepse t\u00eb luftosh me aleatin, \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se t\u00eb luftosh me kund\u00ebrshtarin. Del m\u00eb i dob\u00ebt. Dhe rrezikon edhe betej\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund kam edhe nj\u00eb pyetje. Jo p\u00ebr vete. A ia vlen ta fus\u00ebsh elefantin n\u00eb shishe? Pa dyshim. Po kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrosh shishen. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrosh elefantin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 19 Mars 2012 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, ka botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Panorama n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta. 1.A duhet e majta K\u00ebt\u00eb jav\u00eb m\u00eb pyeti dikush: \u201cA duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb? Si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2236","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 19 Mars 2012 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, ka botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Panorama n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta. 1.A duhet e majta K\u00ebt\u00eb jav\u00eb m\u00eb pyeti dikush: \u201cA duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb? Si [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-21T05:37:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta\",\"datePublished\":\"2012-03-21T05:37:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/\"},\"wordCount\":4231,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ben_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/\",\"name\":\"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ben_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-21T05:37:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ben_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ben_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA, 19 Mars 2012 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, ka botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Panorama n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta. 1.A duhet e majta K\u00ebt\u00eb jav\u00eb m\u00eb pyeti dikush: \u201cA duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb? Si [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-21T05:37:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta","datePublished":"2012-03-21T05:37:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/"},"wordCount":4231,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/","name":"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg","datePublished":"2012-03-21T05:37:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ben_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ben-blushi-si-duhet-te-jete-e-majta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ben Blushi: Si duhet t\u00eb jet\u00eb e majta"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2236\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}