{"id":2219,"date":"2010-04-13T21:40:28","date_gmt":"2010-04-13T20:40:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2219"},"modified":"2010-04-13T21:40:28","modified_gmt":"2010-04-13T20:40:28","slug":"universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/","title":{"rendered":"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Fadil Sulejmani<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshoj\u00eb vetveten e jo m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb shoq\u00ebri.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb Maqedoni si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb gjendjes s\u00eb saj t\u00eb mjerueshme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb konstatojm\u00eb se jemi keq, t\u00eb zbulojm\u00eb shkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj t\u00eb keqeje dhe t\u00eb flasim e t\u00eb ankohemi vazhdimisht kund\u00ebr tyre, por edhe t\u00eb veprojm\u00eb vendosm\u00ebrisht dhe bashk\u00ebrisht kund\u00ebr atyre q\u00eb asaj ia kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi, qoft\u00eb ai shteti, qeveria dhe partit\u00eb e saj politike. <\/p>\n<p>Q\u00eb nga koha e d\u00ebshtimit t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht konfliktit t\u00eb armatosur e t\u00eb fabrikuar t\u00eb vitit 2001, \u00e7do gj\u00eb shqiptare ra n\u00ebn kontrollin dhe m\u00ebshir\u00ebn e shtetit maqedonas. Edhe Universiteti i Tetov\u00ebs ra n\u00eb duart e politik\u00ebs ditore maqedonase. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni filluan t\u00eb trajtoheshin pothuajse si rob\u00ebr lufte. Shoq\u00ebria shqiptare ndryshoi negativisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj nacional. <\/p>\n<p>Hakmarrja dhe urrejtja kund\u00ebr atyre q\u00eb rrok\u00ebn arm\u00ebt p\u00ebr t\u2019ua prishur shtetin u b\u00eb shum\u00eb e madhe, patologjike. Aksionit nacionalist qeveritar p\u00ebr pastrime etnike dhe shtremb\u00ebrime faktesh historike, gjeografike e kulturore t\u00eb baballar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i p\u00ebrgjigjen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb reaksioni. \u00c7do gj\u00eb maqedonase, qoft\u00eb edhe fiktive, hyjnizohet, kurse \u00e7do gj\u00eb shqiptare p\u00ebrdhoset dhe shkat\u00ebrrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb barbare dhe vandale, qofshin ato edhe gj\u00ebrat e shenjta t\u00eb popullit dhe t\u00eb drejtat universale t\u00eb tij, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gjuha, shkolla dhe kultura. <\/p>\n<p>Gjuha maqedonase p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb, kurse shqipja \u00ebsht\u00eb pagane: populli shqiptar \u00ebsht\u00eb primitiv, kurse ai maqedonas modern; ata jan\u00eb t\u00eb zgjedhur nga zoti t\u00eb na sundojn\u00eb, kurse ne t\u2019i zbatojm\u00eb urdhrat e tyre; ata jan\u00eb k\u00ebtu autokton\u00eb, kurse ne ardhacak\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb largohemi nga viset tona mij\u00ebvje\u00e7are; ata jan\u00eb shumic\u00eb, kurse ne pakic\u00eb, edhe pse n\u00eb realitet jemi m\u00eb shum\u00eb se ata. Shteti mbeti nj\u00ebnacional q\u00eb njeh vet\u00ebm nj\u00eb komb, nj\u00eb gjuh\u00eb dhe nj\u00eb fe, at\u00eb maqedonase. Kushtetuta dhe ligjet e tij unitariste vazhdojn\u00eb t\u2019i diskriminojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin e tyre normal n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs. <\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb statusin e pakic\u00ebs qytetare inferiore dhe si t\u00eb till\u00eb shfryt\u00ebzohen si skllev\u00ebr modern\u00eb, n\u00ebn\u00e7mohen, shtypen, ndiqen e burgosen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale nga Qeveria, policia dhe gjyq\u00ebsia. Vazhdojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike t\u00eb shkilen t\u00eb drejtat natyrore t\u00eb shqiptar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb e drejta e ekzistenc\u00ebs dhe liria e l\u00ebvizjes dhe e veprimit demokratik, e mendimit dhe e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, e shtypit dhe e informacionit. Vazhdon eksodi, shp\u00ebrngulja masive e shqiptar\u00ebve, dikur p\u00ebr Turqi, sot p\u00ebr Per\u00ebndim p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb sigurt. <\/p>\n<p>Partit\u00eb pushtetare maqedonase, si pozita, ashtu edhe opozita, b\u00ebjn\u00eb gara patriotike mes vete se cila prej tyre do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt, do t\u2019i pak\u00ebsoj\u00eb e do t\u2019i d\u00ebboj\u00eb nga Maqedonia dhe si e till\u00eb ajo do t\u2019i fitoj\u00eb edhe zgjedhjet lokale e parlamentare. K\u00ebto q\u00ebllime armiq\u00ebsore kund\u00ebr shqiptar\u00ebve ato i realizojn\u00eb me an\u00eb projektesh t\u00eb tyre shoviniste kundrejt t\u00eb tjer\u00ebve. Plani qeveritar \u201cMaqedonia 2014\u201d p\u00ebr malok\u00ebt shqiptar\u00eb parasheh vet\u00ebm dy rezervate: Tetov\u00ebn dhe Gostivarin. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb Maqedoni, si Shkupi dhe vendet e tjera, duhet jo vet\u00ebm t\u00eb duken, por edhe t\u00eb gjall\u00ebrojn\u00eb si qytete t\u00eb krishtera ortodokse. <\/p>\n<p>Sipas planit t\u00eb shtetit p\u00ebr asimilimin e popujve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb maqedonas dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vendit nj\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, qoft\u00eb edhe t\u00eb rrejsh\u00ebm para bot\u00ebs, ata zbatojn\u00eb parull\u00ebn dhe ligjin se kush \u00ebsht\u00eb me fe ortodokse ose flet n\u00eb ndonj\u00eb dialekt sllav, ai \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe maqedonas, pavar\u00ebsisht se komb\u00ebtarisht ai \u00ebsht\u00eb shqiptar, rom, arumun, torbesh, serb, bullgar e t\u00eb tjer\u00eb. Shqiptar\u00ebve u mungon virtyti m\u00eb i lart\u00eb i nj\u00eb shoq\u00ebrie njer\u00ebzore, organizimi. Shoq\u00ebria shqiptare vuan nga padrejt\u00ebsit\u00eb e shumta e t\u00eb ndryshme q\u00eb e rrethojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb e frik\u00ebsuar, e pasivizuar dhe indiferente p\u00ebr t\u2019i luftuar ato, ajo ka humbur besimin n\u00eb organet e pushtetit, madje jo vet\u00ebm te autoritetet maqedonase, por edhe tek ato shqiptare. <\/p>\n<p>Ligji nuk \u00ebsht\u00eb funksional p\u00ebr shqiptar\u00ebt, edhe n\u00ebse fuqizohet n\u00eb ndonj\u00eb rast, ai nuk zbatohet, nuk i mbron ata. Shqiptar\u00ebt s\u2019kan\u00eb parti t\u00eb mir\u00ebfillta politike, ato q\u00eb asistojn\u00eb n\u00eb pushtet jan\u00eb me qeverin\u00eb maqedonase q\u00eb i paguan dhe u jep p\u00ebrfitime t\u00eb shumta, kurse me elektoratin dhe popullin e vet q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn e mandatin asgj\u00eb nuk i lidh, p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs shqipe. Ato kan\u00eb fjal\u00eb, por s\u2019kan\u00eb vepra; flasin bukur, por punojn\u00eb keq; kan\u00eb premtime, por s\u2019kan\u00eb realizime; zhvillojn\u00eb debate, por pa rezultate; kan\u00eb l\u00ebvdata, por s\u2019kan\u00eb guxim p\u00ebr veprim dhe sakrific\u00eb fizike dhe financiare n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb popullit dhe mbi \u00e7do gj\u00eb e kan\u00eb ngritur interesin personal dhe fronin funksional.<\/p>\n<p>Me marr\u00ebveshje asnj\u00eb problem i shqiptar\u00ebve nuk zgjidhet, sepse atyre u mungon besimi i pal\u00ebs maqedonase dhe vendosm\u00ebria e partive q\u00eb flasin shqip q\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve ta kusht\u00ebzojn\u00eb qoft\u00eb edhe me pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb qeveri. Shembull konkret \u00ebsht\u00eb edhe Marr\u00ebveshja e Ohrit, e cila p\u00ebrve\u00e7 paqes kapitulluese, shqiptar\u00ebve nuk u solli asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ato, p\u00ebrve\u00e7 popullit, nuk i frik\u00ebsohen askujt tjet\u00ebr, kurse me shtetin jan\u00eb shok\u00eb besnik\u00eb dhe miq tradicional\u00eb. Ato kur vijn\u00eb n\u00eb pushtet dhe vishen me imunitet e privatizojn\u00eb dhe partizojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, historin\u00eb, institucionet, shkollat, universitetin, gjyqet, ligjin, policin\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb paraqet ndonj\u00eb interes politik a financiar p\u00ebr to, duke fituar bindjen e gabueshme se elektorati i tyre dhe populli duhet t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr partin\u00eb, n\u00eb vend se kjo t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e tij. <\/p>\n<p>Si shoq\u00ebria shqiptare, ashtu edhe Universitetit i Tetov\u00ebs vazhdimisht jan\u00eb t\u00eb politizuar dhe t\u00eb kontrolluar nga qeveria maqedonase dhe partit\u00eb e saj politike. Q\u00eb nga viti 2004 UT-ja po funksionon si nj\u00eb institucion politik qeveritar dhe si seli partiake, dhe kjo e ka dob\u00ebsuar shum\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet dhe ka penguar zhvillimin e tij, duke mbetur shum\u00eb prapa n\u00eb krahasim me universitetet e tjera t\u00eb vendit, q\u00eb kan\u00eb ecur shum\u00eb p\u00ebrpara. <\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb universitet thell\u00ebsisht i politizuar, i centralizuar dhe i korruptuar nga qeveria dhe partit\u00eb e saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb UT-ja, ku cenohet autonomia dhe shkelen eg\u00ebrsisht lirit\u00eb dhe vlerat akademike, ku partia sipas interesit politik pranon dhe prodhon kuadro shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta pa kurrfar\u00eb kriteresh profesionale-shkencore, ku sundojn\u00eb injorant\u00ebt politik\u00eb dhe fetar\u00eb pa kurrfar\u00eb kualifikimesh profesionale-shkencore, nuk ka mund\u00ebsi ta ndryshoj\u00eb as vetveten e jo m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb statusin diskriminues t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. <\/p>\n<p>Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si dhe U\u00c7K-ja, edhe ai u dor\u00ebzua dhe sot po vazhdon t\u00eb shp\u00ebrndahet e t\u00eb shuhet nga e nj\u00ebjta politik\u00eb ditore, dhe si po duket gjith\u00eb ato sakrifica, ajo pun\u00eb e madhe, ai gjak dhe ata lot po na shkojn\u00eb kot, universiteti shqip po na rr\u00ebshqet nd\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt tona dhe nuk po e shohim, meq\u00eb nuk po b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje kolektive q\u00eb ta mbrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb interes tonin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur p\u00ebr ndryshim apolitik n\u00eb UT<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Fadil Sulejmani Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshoj\u00eb vetveten e jo m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb Maqedoni si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb gjendjes s\u00eb saj t\u00eb mjerueshme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb konstatojm\u00eb se jemi keq, t\u00eb zbulojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2219","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. Fadil Sulejmani Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshoj\u00eb vetveten e jo m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb Maqedoni si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb gjendjes s\u00eb saj t\u00eb mjerueshme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb konstatojm\u00eb se jemi keq, t\u00eb zbulojm\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-13T20:40:28+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin&#8230;\",\"datePublished\":\"2010-04-13T20:40:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/\"},\"wordCount\":1346,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/\",\"name\":\"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-04-13T20:40:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Prof. Fadil Sulejmani Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshoj\u00eb vetveten e jo m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb Maqedoni si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore t\u00eb gjendjes s\u00eb saj t\u00eb mjerueshme n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb konstatojm\u00eb se jemi keq, t\u00eb zbulojm\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-13T20:40:28+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin&#8230;","datePublished":"2010-04-13T20:40:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/"},"wordCount":1346,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/","name":"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-04-13T20:40:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/universitetit-i-tetoves-po-peson-te-njejtin-fat-si-uck-ja-vetedorezimin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Universitetit i Tetov\u00ebs po p\u00ebson t\u00eb nj\u00ebjtin fat si U\u00c7K-ja: Vet\u00ebdor\u00ebzimin&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2219\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}