{"id":2192,"date":"2012-03-16T08:20:15","date_gmt":"2012-03-16T07:20:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2192"},"modified":"2012-03-16T08:20:15","modified_gmt":"2012-03-16T07:20:15","slug":"ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/","title":{"rendered":"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Zogut, \u00c7atin Sara\u00e7i, q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ishte pran\u00eb tij. E p\u00ebrshkruan si njeri brenda t\u00eb cilit triumfoi p\u00ebrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, p\u00ebrfitimet e frikshme n\u00eb ryshfete t\u00eb pad\u00ebgjuara dhe shitja e nj\u00eb vendi, n\u00eb rr\u00ebfimin e rrall\u00eb t\u00eb Sara\u00e7it<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Alqi Kociko<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ahmet Zogu - \u00c7atin Sara\u00e7i - Luigj Gurakuqi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\n<em>Ahmet Bej ZOGU I \u2013 lindur me 8 tetor 1895 n\u00eb fshatin Burgajet, vdes me 9 prill 1961 n\u00eb Suresnes t\u00eb Franc\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fillim ishin tre: Ahmet Zogu, \u00c7atin Sara\u00e7i dhe Jak Koci. Nj\u00eb triumvirat pushteti q\u00eb n\u00eb fakt, rr\u00ebnj\u00ebt i kishte vite me pare se Zogu t\u00eb behej nj\u00ebshi i padiskutuesh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri feudale t\u00eb cil\u00ebn evropianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb syt\u00eb e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Sara\u00e7i kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, \u201cnjeriun e lig Ahmet Zogu, q\u00eb shtiu n\u00eb dore frenat e nj\u00eb kombi dhe e shpuri at\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb shkat\u00ebrrimit\u2026\u201d. Nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim nga brenda i jet\u00ebs dhe karakterit t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb p\u00ebrcaktoi fatin e nj\u00eb vendi p\u00ebr gati 20 vjet, vjen p\u00ebr lexuesin shqiptar t\u00eb shekullit t\u00eb 21-te n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre gati aventurore q\u00eb t\u00eb kujton legjendat me pirate, harta e thesare t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dor\u00ebshkrimet e \u00c7atin Saracit, p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb parealizuara dot n\u00eb forme finale si lib\u00ebr voluminoz, ishin mbyllur n\u00eb nj\u00eb kasete bankare t\u00eb Londr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rene n\u00eb dore n\u00eb albanologut Robert Elsie, e prej k\u00ebtej p\u00ebr t\u2019iu dhuruar Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb Tirane. P\u00ebrkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Mu\u00e7it, ishte hapi i fundit q\u00eb vulosi fatin e kujtimeve t\u00eb Catin Paskal Sara\u00e7it (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme jan\u00eb lib\u00ebr. E megjithe pro-t\u00eb dhe kundra-t q\u00eb jan\u00eb th\u00ebne n\u00eb dekada p\u00ebr Ahmet Zogun, dor\u00ebshkrimet me p\u00ebrshtypjet e nj\u00eb njeriu p\u00ebr t\u00eb cilin Zogu ka ushqyer nj\u00ebher\u00ebsh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit t\u00eb tij, do t\u00eb z\u00ebn\u00eb padiskutim nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ante.<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb vjet\u00ebr tregtare borgjeze t\u00eb Shkodr\u00ebs, \u00c7atin Sara\u00e7i ndoshta nuk do ta kishte shkuar n\u00eb mendje se do ta kalonte gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane t\u00eb Londr\u00ebs. Ishte ekuivalenti evropian i Faik Konic\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat n\u00eb sjellje, komunikim, erudicion, n\u00eb nuhatjen e politikes. Nd\u00ebrsa mbi nj\u00eb shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si d\u00ebshmitar ky\u00e7 i nj\u00eb epoke, p\u00ebr nj\u00eb arsye shume t\u00eb thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte t\u00eb Zogut, Sara\u00e7i nuk ishte n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb barrikad\u00ebs. \u201cZogu i Shqip\u00ebris\u00eb ka pas\u00eb qen\u00eb nj\u00eb burr po aq i posht\u00ebr sa edhe \u00e7do cub tjet\u00ebr i madh n\u00eb Evrope, vet\u00ebm se skena e teatrit n\u00eb t\u00eb cilin ai luajti ishte me e vog\u00ebl. E quaj fat q\u00eb e kam pas\u00eb njohur si askush tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Duke qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij, kam udh\u00ebtuar posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb neper ambasada e kryeqytete t\u00eb Evrop\u00ebs, ndaj dhe kam mundur t\u00eb shoh e t\u00eb d\u00ebgjoj nj\u00eb pjese t\u00eb mire t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb po ndodhte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai njeri i pashoq p\u00ebr nga lig\u00ebsia po ngjitej n\u00eb maje t\u00eb pushtetit\u2026\u201d<\/p>\n<p>Dhe Sara\u00e7i e nis rr\u00ebfimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kuror\u00ebzuar me vone mbret i Shqip\u00ebris\u00eb me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqip\u00ebria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve n\u00eb asnj\u00eb vis t\u00eb perandoris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt shqiptare regjistroheshin n\u00eb librin e kish\u00ebs, krahina e Zogut nuk e njihte k\u00ebt\u00eb lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc n\u00eb fen\u00eb muhamedane n\u00eb vitin 1851. Kur mbushi tete vje\u00e7, Zogu u d\u00ebrgua n\u00eb Kostandinopoje ku kreu shkoll\u00ebn fillore dhe m\u00ebsoi turqisht n\u00eb mejtep. Gjate gjith\u00eb jet\u00ebs se tij, Zogu ka kryer vet\u00ebm k\u00ebto tri klase shkolle: Nga Shqip\u00ebria kishte marre me vete nj\u00eb tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, b\u00ebmat dhe krimet e t\u00eb cilit nuk l\u00ebn\u00eb pa prekur as njer\u00ebzit e familjes (dihet se cyti vras\u00ebsit e t\u00eb v\u00ebllait). Sara\u00e7i sakt\u00ebson se ngaq\u00eb nuk e m\u00ebsoi kurr\u00eb gramatik\u00ebn e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurr\u00eb njeriu asnj\u00eb let\u00ebr me dor\u00ebn e vet, por i ka diktuar ato.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1917, kur ndodhej n\u00eb Vjene me studime pas nj\u00eb burse t\u00eb qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i \u00c7atinit me Ahmetin. At\u00ebher\u00eb Austria ndihmonte n\u00eb arsimim nj\u00eb grusht shqiptaresh t\u00eb spikatur, pasi kishte plane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl. Nd\u00ebrsa mbi dy t\u00eb tretat e Shqip\u00ebris\u00eb ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen n\u00eb Vjene t\u2019i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. \u201cMe lan\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thelle fjal\u00ebt patriotike q\u00eb dilnin nga goja e nj\u00eb muhamedani shqiptar\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Zogun Sara\u00e7i. Takimi i dyte tre vjet me vone n\u00eb Tirane, e bindi Sara\u00e7in se nj\u00eb njeri me entuziaz\u00ebm t\u00eb tille i duhej Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj \u201cu betova ta ndihmoj me mish e me shpirt\u201d. Dhe viti 1920 e gjen Shqip\u00ebrin\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejler\u00ebt, nd\u00ebrsa Zogu ishte n\u00eb opozite, i p\u00ebrkrahur nga rinia. \u201cAi ishte tipi ideal p\u00ebr udh\u00ebheqje, po t\u00eb kemi parasysh se asnj\u00eb katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nj\u00eb konflikt serioz fetar\u201d.<\/p>\n<p>Sara\u00e7i vuri re se si kryeminist\u00ebr, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane n\u00eb parqe, u dha mund\u00ebsin\u00eb grave myslimane t\u00eb merrnin iniciativ\u00ebn n\u00eb duar, ndaloi me ligj poligamin\u00eb, fete nuk duhej t\u00eb p\u00ebrziheshin n\u00eb pun\u00ebt e shtetit. \u201cAt\u00ebher\u00eb vendosa t\u00eb predikoj p\u00ebr t\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Shkodr\u00ebs, ku Zogu njihej shume pak\u201d, thot\u00eb Sara\u00e7i, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl. Por k\u00ebtu mbarojn\u00eb p\u00ebrshtypjet e tij t\u00eb mira p\u00ebr Ahmetin, i cili t\u00eb vetmen histori q\u00eb kishte m\u00ebsuar edhe n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.<\/p>\n<p>Ja si e p\u00ebrshkruan \u00c7atin Sara\u00e7i situat\u00ebn e nxehte t\u00eb viteve 1922-1924, e pap\u00ebrs\u00ebritshme n\u00eb historin\u00eb shqiptare, qoft\u00eb dhe p\u00ebr faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. \u00c7ifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke t\u00eb punueshme n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut pa llogaritur sip\u00ebrfaqet e shitura, ai kishte gjithmon\u00eb njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj n\u00eb 1923-shin fejohet me vajz\u00ebn e Verlacit. Pas k\u00ebsaj, ky i fundit i jep gjith\u00eb votat e p\u00ebrkrah\u00ebsve n\u00eb parlament dhe stabilizon situat\u00ebn e dob\u00ebt financiare t\u00eb dh\u00ebndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Sara\u00e7i flet gjithmon\u00eb me monedh\u00ebn britanike). Nj\u00eb vit me von\u00eb, Zogu kryeminist\u00ebr plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur p\u00ebr disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, thurr planin me ndihm\u00ebn e p\u00ebrhershme t\u00eb Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje n\u00eb konflikt me t\u00eb holla e njer\u00ebz, por Shefqet beu q\u00eb nuhat rrezikshm\u00ebrin\u00eb e situat\u00ebs, rreket p\u00ebr kompromis me kryengrit\u00ebsit nga frika e humbjes se pasuris\u00eb. \u201cAt\u00ebher\u00eb ne mor\u00ebm rrug\u00ebt dhe u larguam, nd\u00ebrsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator n\u00eb Tirane, e la m\u00ebnjan\u00eb V\u00ebrlacin, duke ia kthyer edhe 10 mij\u00eb paundet e dh\u00ebna nga ish vjehrri pas fejes\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr p\u00ebrgatitjet e rikthimit, p\u00ebrve\u00e7 faktit t\u00eb njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashi\u00e7 me t\u00eb holla (250 mije paunde) e njer\u00ebz, duke i falur n\u00eb k\u00ebmbim Jugosllavis\u00eb kullotat e pasura t\u00eb Vermoshit dhe Sh\u00ebn Naumin, Sara\u00e7i n\u00ebnvizon se ajka e ushtris\u00eb se \u201cLegalitetit\u201d ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit q\u00eb u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte n\u00eb luftimet frontale dhe n\u00eb arm\u00ebt automatike. K\u00ebta udh\u00ebhiqnin rreth 5 mije shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt marshuan drejt nj\u00eb kund\u00ebrshtari po aq t\u00eb forte, por t\u00eb pajisur keq. Dinak\u00ebria e Zogut inicioi edhe nj\u00eb l\u00ebvizje mashtruese p\u00ebr qeverin\u00eb e Fan Nolit. Ai bashke me shpur\u00ebn e vet, bene nj\u00eb udh\u00ebtim \u00e7orodit\u00ebs nga Beogradi n\u00eb Vjene e n\u00eb Prage, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebne iden\u00eb e ikjes. N\u00eb Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila p\u00ebr ca kohe me pas, jetoi si mantenute n\u00eb Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe t\u00eb vogla dhe u largua me dy kamion\u00eb plot baule t\u00eb reja dhe nj\u00eb dore t\u00eb mir\u00eb parash.<\/p>\n<p>Hapat e pare t\u00eb Ahmet Zogut pas fitores? \u201cShpallja e vetes president e m\u00eb pas mbret me bekimin e Italis\u00eb, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave p\u00ebr t\u2019u rrethuar gjithmon\u00eb e me tep\u00ebr nga nj\u00eb bande njer\u00ebzish injorante e analfabete q\u00eb e l\u00ebvdonin ore e \u00e7ast, kryenin \u00e7do porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin\u201d. T\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrshkruhen k\u00ebshtu nga Zogu n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim intim: \u201cKy \u00ebsht\u00eb cirku im. Ajo \u00e7far\u00eb ata dine ose ndjejn\u00eb nuk m\u00eb intereson hi\u00e7fare. P\u00ebr aq kohe sa i n\u00ebnshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, un\u00eb jam i k\u00ebnaqur me ta dhe i mbaj\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me \u00c7atin Sara\u00e7in dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do t\u00eb ruante nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E k\u00ebrkonte mendimin dhe k\u00ebshill\u00ebn e tyre, pa\u00e7ka se shume here d\u00ebgjonte prej tyre kritika. Por sipas Sara\u00e7it, dy ishin synimet e tij t\u00eb fshehta dhe finale: T\u00eb pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe t\u00eb shtypte e posht\u00ebronte \u00e7do atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjet\u00ebr, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedh\u00ebn e ekonomike italiane me Traktatin e pare t\u00eb Tiranes, me dekretin p\u00ebr krijimin e Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me kapital italian (duke ia n\u00ebnshtruar fqinjit t\u00eb madh gjith\u00eb jet\u00ebn ekonomike e financiare n\u00eb vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milion\u00eb franga ari n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nd\u00ebrtimit nga italianet t\u00eb porteve e rrug\u00ebve strategjike q\u00eb do p\u00ebrgatisnin pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb po prej tyre, me Traktatin e dyte t\u00eb Tiranes etj.<\/p>\n<p>Dhe vijojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7it: Ahmet Zogu jo vet\u00ebm q\u00eb ka marre mite (ryshfet), por n\u00eb \u00e7do rast ishte ai vete q\u00eb p\u00ebrcaktonte sasin\u00eb q\u00eb i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamion\u00eb t\u00eb ngarkuar me valute, i shoq\u00ebruar nga roje t\u00eb armatosura. K\u00ebto udh\u00ebtime kryheshin rregullisht kurdoher\u00eb q\u00eb Zogu kishte hedhur n\u00ebnshkrimin mbi ndonj\u00eb akt t\u00eb ri, nd\u00ebrsa itinerari i r\u00ebndomt\u00eb ishte: Durr\u00ebs-Bari, e prej andej n\u00eb Gjeneve t\u00eb Zvicr\u00ebs. Sapo parat\u00eb siguroheshin n\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb huaj, p\u00ebrcillej urdh\u00ebr me shkrim q\u00eb t\u00eb transferoheshin n\u00eb nj\u00eb vend edhe m\u00eb t\u00eb sigurte se i pari. \u201cP\u00ebr rrjedhoje, pjesa me e madhe e k\u00ebtyre parave gjendet n\u00eb Lloyd\u2019s Bank\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs. Un\u00eb vete me dor\u00ebn time, kam shkruar nj\u00eb sere urdhrash t\u00eb k\u00ebsaj natyre si dhe i kam ardhur n\u00eb ndihme tutorit analfabet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb kufi n\u00eb Zvicr\u00ebn\u201d, shkruan Catin Sara\u00e7i. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin th\u00ebn\u00eb se n\u00eb ato kamiona ndodheshin dokumente shtet\u00ebrore me rend\u00ebsi jetike, \u201c\u00e7ka un\u00eb fillimisht e besoja\u201d.<\/p>\n<p>Dhe parat\u00eb shtese p\u00ebrfitoheshin n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb m\u00ebnyra, p\u00ebrve\u00e7 rrog\u00ebs zyrtare prej 35 mije paundesh n\u00eb vit. nj\u00eb shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve q\u00eb e soll\u00ebn n\u00eb pushtet, vileshin rregullisht n\u00eb \u00e7do fundmuaji nga Zogu, pavar\u00ebsisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqip\u00ebria. nj\u00eb tjet\u00ebr shembull i paskrupullt\u00ebsis\u00eb: Zogu-Sara\u00e7it, \u201c\u00c7atin, ne jemi vend bujq\u00ebsor pa k\u00ebmb\u00eb kapitalisti, ndaj e kam fjal\u00ebn t\u00eb hapim negociata me sovjetiket dhe t\u2019ua p\u00ebrmbushim k\u00ebrkesat, q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb realizojn\u00eb p\u00ebrmes Fan Nolit. Por me nj\u00eb kusht: Sovjetiket t\u00eb me paguajn\u00eb n\u00eb dor\u00eb 300 mije paunde\u2026\u201d Sara\u00e7i nuk e kreu kurr\u00eb nj\u00eb negociate t\u00eb tille, por Zogu kish nevoje p\u00ebr para. Trilloi nj\u00eb histori sikur prij\u00ebsit e Veriut po rebeloheshin, se nuk qen\u00eb paguar p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i dhan\u00eb dhe k\u00ebrkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parat\u00eb, nuk shp\u00ebrndau asnj\u00eb kacidhe.<\/p>\n<p>Shembulli i fundit p\u00ebr sa u p\u00ebrket parave, sepse t\u00eb tilla Sara\u00e7i ka shume, vjen pas krijimit nga italianet t\u00eb Bank\u00ebs son\u00eb Komb\u00ebtare. Myfit bej Lobohova \u201cgjysme \u00e7erkez e gjysme shqiptar\u201d, ishte n\u00eb at\u00eb kohe i falimentuar, dhe dihej nga t\u00eb gjith\u00eb se ky minist\u00ebr Financash kishte l\u00ebn\u00eb peng gjith\u00eb pasurin\u00eb p\u00ebr 80 mije luigje ari. \u201cMbasi statuti i Bank\u00ebs u miratua, Myfiti jo vet\u00ebm q\u00eb lau gjith\u00eb borxhet e veta, por i tepruan para edhe p\u00ebr t\u00eb blere nj\u00eb alamet pallati n\u00eb Rome dhe nisi t\u00eb jap\u00eb para me interes\u201d. Dhe kur Sara\u00e7i merr vesh n\u00eb Rome se Zogu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast special kishte p\u00ebrfituar 5 milion\u00eb franga ari, niset p\u00ebr Tirane ku pas nj\u00eb bisede t\u00eb gjate me Zogun, d\u00ebgjon nga ky i fundit se kishte marre vet\u00ebm dy milion\u00eb?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ante \u00c7atin Sara\u00e7i i kushton n\u00eb dor\u00ebshkrimet e veta, eliminimit q\u00eb Zogu u beri kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit n\u00eb vitin 1925 n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Sara\u00e7i nuk e p\u00ebrmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte n\u00eb Bari, ku sapo kishte marre detyr\u00ebn e konsullit. Shume z\u00ebra ia atribuojn\u00eb organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja \u00e7fare thot\u00eb ai: \u201cIronia \u00ebsht\u00eb se vras\u00ebsi, nj\u00eb dite me pare me takoi n\u00eb zyr\u00ebn time duke me th\u00ebn\u00eb se kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb madhe patriotike. E njihja mire q\u00eb nga koha e shkoll\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajm\u00ebroja udh\u00ebheq\u00ebsin e opozit\u00ebs, me t\u00eb cilin vijoja ta mbaja ende marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira personale. nj\u00eb vit me pare kisha mundur t\u2019i shp\u00ebtoja jet\u00ebn viktim\u00ebs po n\u00eb Bari, ndaj ai vete dhe familja me pat\u00ebn shprehur mir\u00ebnjohjen.<\/p>\n<p>Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me k\u00ebto gjema\u201d. Pas eliminimit t\u00eb Gurakuqit, Sara\u00e7i niset urgjent p\u00ebr n\u00eb Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, n\u00eb fakt ushtare serbe t\u00eb maskuar. Sa i p\u00ebrket Zogut, Sara\u00e7i thekson se q\u00eb kur Bac\u00eb Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte \u00e7 \u2019ti b\u00ebnte sado ushtare t\u00eb niste, ndaj vendosi ta linte n\u00eb fatin e vet. Por misionin do ta p\u00ebrmbushte kunati Ceno Beg at\u00ebher\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, \u201cndoshta\u201d, thekson Sara\u00e7i, \u201csi pjese e marr\u00ebveshjes q\u00eb ishte bere me Pashi\u00e7in p\u00ebr t\u00eb vrare luft\u00ebtar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume t\u00eb keq afrimin e Zogut me Italin\u00eb, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. nj\u00eb oficer shqiptar i rr\u00ebfen Sara\u00e7it se Ceno ishte shprehur n\u00eb rreth t\u00eb ngushte p\u00ebr \u201ctradhtin\u00eb e Zogut ndaj miqve q\u00eb e ndihmuan\u201d. \u00c7atini ia shtie n\u00eb vesh Ahmetit dhe pas k\u00ebsaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja p\u00ebrfundimtare, aq sa Ceno filloi t\u00eb ruhej me roje t\u00eb armatosur nga frika e kunatit. M\u00eb pas largohet nga Shqip\u00ebria drejt Prag\u00ebs si ambasador, por me 14 tetor 1927 q\u00ebllohet p\u00ebr vdekje n\u00eb kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vje\u00e7, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vras\u00ebsi nuk tregoi asgj\u00eb, por \u00c7atini vjen nga Vjena n\u00eb Prage p\u00ebr t\u00eb asistuar bash n\u00eb deklarat\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb Cenos, Gani beg Kryeziu, q\u00eb sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufom\u00ebs se byrazerit: \u201cZogu ka p\u00ebr ta paguar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb dite\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7atin Sara\u00e7i flet p\u00ebr shume \u00e7\u00ebshtje t\u00eb err\u00ebta apo t\u00eb ditura t\u00eb jet\u00ebs se Zogut. Flet dhe p\u00ebr personazhin enigmatik Jak Koci, \u201cnj\u00eb nga mendjet me t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebta t\u00eb vendit tone, ndon\u00ebse makiavelist e ndjek\u00ebs fanatik\u201d. Treshja Zogu-Koci-Sara\u00e7i kishin rene dakord p\u00ebr pun\u00ebt e tyre t\u00eb ardhshme t\u2019i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-\u00c7atini dhe pjesa tjet\u00ebr, Ahmeti. Por Zogu gjithmon\u00eb i fshihte p\u00ebrfitimet p\u00ebr t\u00eb mos u l\u00ebn\u00eb pjese dy aventuriereve t\u00eb tjer\u00eb, \u00e7ka inicioi edhe nj\u00eb sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa p\u00ebr martes\u00ebn e famshme t\u00eb Ahmet Zogut, ajo nisi si d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u martuar me bij\u00ebn e mbretit Viktor Emanueli III, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte t\u00eb Sara\u00e7it, n\u00ebnsekretarin fashist p\u00ebr Kolonit\u00eb Alessandro Lessona, nj\u00eb mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Du\u00e7es se \u201cmaloku analfabet na dashka nuse t\u00eb larte\u201d, vijon nj\u00eb refuzim d\u00ebshp\u00ebrues p\u00ebr Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat q\u00eb bitisen me princesh\u00ebn hungareze Aponnyi.<\/p>\n<p>Libri q\u00eb p\u00ebrftohet prej shkrimeve t\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7it, \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrfunduar nd\u00ebrsa sh\u00ebnimet e fundit duhet t\u00eb jene aty rreth vitit 1940. N\u00eb fakt, disa prej temave q\u00eb ai nuk i shtjelloi dot, jan\u00eb tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar n\u00eb Vjene, Vrasja e Esat Pash\u00ebs, Vrasja e Avni Rustemit, Gjith\u00eb Shqip\u00ebria kund\u00ebr Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina p\u00ebr grushtin e shtetit, Veprat kriminale t\u00eb motrave t\u00eb Zogut, Lessona na dor\u00ebzon 5 milion\u00eb lira t\u00eb mbyllura n\u00eb valixhe, Mita e dyte prej 10 milion\u00eb frangash ari, Revolta e par\u00eb kund\u00ebr Zogut, Vrasja e Hasan Prishtin\u00ebs, Kriza e par\u00eb nervore e Zogut etj. etj. p\u00ebr Aurel Plasarin, autorin e parath\u00ebnies se librit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i k\u00ebtij libri, pa\u00e7ka se t\u00eb pambaruar, \u00ebsht\u00eb i vete Sara\u00e7it: Mustafa Qemali, ishte shqiptari q\u00eb shp\u00ebtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nj\u00eb mend\u00ebsi anadollake q\u00eb shkat\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut. Shqip\u00ebria ka par\u00eb pushtues edhe me t\u00eb fuqish\u00ebm se k\u00ebta t\u00eb sotmit. Do t\u00eb ikin edhe k\u00ebta, por emri yt s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb figuruar gj\u00ebkundi. Synimi i k\u00ebsaj letre \u00ebsht\u00eb t\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebroj p\u00ebr here t\u00eb fundit t\u00eb mos ngat\u00ebrrohesh m\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, ndryshe do t\u00eb detyrohem t\u2019u tregoj di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb francez\u00ebve dhe anglez\u00ebve. Bank\u00ebnotat false q\u00eb m\u00eb dh\u00e9 si dhe letrat e tua t\u00eb fundit, po i ruaj si dokument i pandershm\u00ebris\u00eb sate\u2026<br \/>\n\u00c7atin Paskal Sara\u00e7i, London, 21 A.Stratford Rd.\u201d<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga:<br \/>\n<a href=\"http:\/\/lajme.dervina.com\/archive\/8832-3121:610\/Ish-miku-dhe-keshilltari-i-Ahmet-Bej-Zogut\u2013%E2%80%9CUNE-CATIN-SARACI-TE-AKUZOJ-TY-AHMET-ZOGU-SI-TRADHTAR-TE-ATDHEUT-TEND-SI-VRASES-E-HAJDUT\u2013%E2%80%9D.htm\">http:\/\/lajme.dervina.com\/archive\/8832-3121:610\/Ish-miku-dhe-keshilltari-i-Ahmet-Bej-Zogut\u2013%E2%80%9CUNE-CATIN-SARACI-TE-AKUZOJ-TY-AHMET-ZOGU-SI-TRADHTAR-TE-ATDHEUT-TEND-SI-VRASES-E-HAJDUT\u2013%E2%80%9D.htm<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Zogut, \u00c7atin Sara\u00e7i, q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ishte pran\u00eb tij. E p\u00ebrshkruan si njeri brenda t\u00eb cilit triumfoi p\u00ebrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, p\u00ebrfitimet e frikshme n\u00eb ryshfete t\u00eb pad\u00ebgjuara dhe shitja e nj\u00eb vendi, n\u00eb rr\u00ebfimin e rrall\u00eb t\u00eb Sara\u00e7it Shkruan: Alqi Kociko [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Zogut, \u00c7atin Sara\u00e7i, q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ishte pran\u00eb tij. E p\u00ebrshkruan si njeri brenda t\u00eb cilit triumfoi p\u00ebrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, p\u00ebrfitimet e frikshme n\u00eb ryshfete t\u00eb pad\u00ebgjuara dhe shitja e nj\u00eb vendi, n\u00eb rr\u00ebfimin e rrall\u00eb t\u00eb Sara\u00e7it Shkruan: Alqi Kociko [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-16T07:20:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&#8221;\",\"datePublished\":\"2012-03-16T07:20:15+00:00\",\"dateModified\":\"2012-03-16T07:20:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\"},\"wordCount\":3426,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\",\"name\":\"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026\\\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-16T07:20:15+00:00\",\"dateModified\":\"2012-03-16T07:20:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Zogut, \u00c7atin Sara\u00e7i, q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ishte pran\u00eb tij. E p\u00ebrshkruan si njeri brenda t\u00eb cilit triumfoi p\u00ebrfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, p\u00ebrfitimet e frikshme n\u00eb ryshfete t\u00eb pad\u00ebgjuara dhe shitja e nj\u00eb vendi, n\u00eb rr\u00ebfimin e rrall\u00eb t\u00eb Sara\u00e7it Shkruan: Alqi Kociko [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-16T07:20:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&#8221;","datePublished":"2012-03-16T07:20:15+00:00","dateModified":"2012-03-16T07:20:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/"},"wordCount":3426,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/","name":"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg","datePublished":"2012-03-16T07:20:15+00:00","dateModified":"2012-03-16T07:20:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/zogu_saraci_gurakuqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-miku-dhe-keshilltari-i-ahmet-bej-zogut-une-catin-saraci-te-akuzoj-ty-ahmet-zogu-si-tradhtar-te-atdheut-tend-si-vrases-e-hajdut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ish miku dhe k\u00ebshilltari i Ahmet Bej Zogut: \u201cUn\u00eb \u00c7atin Sara\u00e7i, t\u00eb akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar t\u00eb atdheut t\u00ebnd, si vras\u00ebs e hajdut\u2026&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2192"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2192\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}