{"id":2177,"date":"2010-04-11T07:40:47","date_gmt":"2010-04-11T06:40:47","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2177"},"modified":"2010-04-11T07:40:47","modified_gmt":"2010-04-11T06:40:47","slug":"ekzodi-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/","title":{"rendered":"Ekzodi shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg\" border=\"0\" alt=\"Naser Aliu\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Naser Aliu<\/strong>, <em>11.04.2010<\/em><\/p>\n<p>Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb braktisur p\u00ebr shkaqe ekonomike mbi nj\u00eb milion qytetar\u00eb. Kjo dometh\u00ebn\u00eb se brenda vendit jetojn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb shqiptar\u00eb. S\u00eb paku ky shtet posedon nj\u00eb num\u00ebr gati t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs. Numri m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb shtetet fqinje: Greqi dhe Itali, pasojn\u00eb vendet per\u00ebndimore n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe n\u00eb kontinentin e larg\u00ebt, n\u00eb SHBA dhe Kanada. Shteti shqiptar as nuk ka mund\u00ebsi ekonomike, as d\u00ebshir\u00eb, as nuk e ka plan t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb hap p\u00ebr t\u00b4i kthyer k\u00ebta njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb vendit nuk gjenden vet\u00ebm ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta, por edhe shkrimtare e shkrimtar\u00eb, profesor\u00eb n\u00ebp\u00ebr universitete per\u00ebndimore, gazetar\u00eb, kameraman\u00eb, sportiste e sportist, k\u00ebng\u00ebtare e k\u00ebng\u00ebtar, artiste e artist\u00eb, poete e poet dhe politikane e politikan. K\u00ebta emra apo m\u00eb mir\u00eb k\u00ebta emra e mbiemra, q\u00eb i lexojm\u00eb sot, pas disa dekadave do t\u00eb shuhen dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre do t\u00eb asimilohen, mu si\u00e7 jan\u00eb asimiluar edhe ata, q\u00eb pat\u00ebn ikur n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Shum\u00eb emra t\u00eb m\u00ebdhenj, me t\u00eb cil\u00ebt ne mburremi sot, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs shqiptar\u00eb si vetja; jo se jo p\u00ebr nga fama profesionale apo angazhimi komb\u00ebtar, por as nga vet\u00ebdija komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/ndarja.jpg\" border=\"0\" alt=\"Naser Aliu\" width=\"300\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri ka mir\u00ebpo nj\u00eb shpjegim shkencor: thuhet se f\u00ebmija diku rreth tridhjet\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb edukat\u00ebs e merr nga familja, diku mbi tridhjet\u00eb nga shkolla dhe mbi tridhjet\u00eb nga shok\u00ebt. Nga kjo mund t\u00eb konstatohet se f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb mbeten diku 30 % shqiptar\u00eb, n\u00ebse martesat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrziera, at\u00ebher\u00eb teoretikisht kjo p\u00ebrqindje p\u00ebrgjysmohet. Kjo p\u00ebrqindje tkurret akoma m\u00eb shum\u00eb, kur t\u00eb martohen f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm. M\u00eb s\u00eb largu n\u00eb brezin e tret\u00eb, shkrirja n\u00eb kombin tjet\u00ebr p\u00ebrmbyllet.<\/p>\n<p>Arsyeja logjike: n\u00eb vendet e huaja nuk prodhohen shqiptar\u00ebt, por shqiptar\u00ebt asimilohen! K\u00ebt\u00eb duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas mbiemrit, edhe pas disa dekadave, mund t\u00b4i zbulojm\u00eb, por ata nuk do t\u00eb ndjehen shqiptar\u00eb, si\u00e7 nuk e ndjejn\u00eb veten ata n\u00eb Turqi apo shqiptar\u00eb e lasht\u00eb n\u00eb Greqi. Shteti shqiptar\u00eb nuk brengoset p\u00ebr shkollimin e tyre. Shkollimi dhe hapjet e shkollave b\u00ebhen n\u00eb baza vullnetare dhe jan\u00eb fakultative dhe u n\u00ebnshtrohen tekave t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ndrysh\u00ebm! Shteti shqiptar detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb i ka caktuar vetes \u00ebsht\u00eb: anulimin e vizave brenda BEE-s\u00eb. Pasi t\u00b4i ket\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebto kushte, nuk do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, por edhe nj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr dyndje t\u00eb re: bashk\u00ebngjitja familjeve, martesat, pun\u00ebsimi etj.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt tan\u00eb atje, k\u00ebt\u00eb ndodhi nuk e perceptojn\u00eb si alarmuese, por si progres. Ata me emigrimin ndjehen t\u00eb leht\u00ebsuar, sepse k\u00ebshtu zvog\u00eblojn\u00eb papun\u00ebsin\u00eb. Kur shteti shqiptar t\u00eb vet\u00ebdijesohet dhe t\u00eb provoj\u00eb kthimin e njer\u00ebzve t\u00eb vet, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kthehet ndonj\u00eb pensionist\u00eb, por pa f\u00ebmij\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt atdhe do ta konsiderojn\u00eb vendlindjen e tyre: Greqin\u00eb, Italin\u00eb, Gjermanin\u00eb respektivisht vendin ku jetojn\u00eb, vendin ku linden dhe vendin ku rriten! N\u00ebse p\u00ebrfundon k\u00ebshtu, n\u00eb horizont nuk shihet asgj\u00eb q\u00eb mund ta evitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ecuri, at\u00ebher\u00eb shum\u00eb shpejt mund ta dim\u00eb numrin p\u00ebrfundimtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb mbeten brenda dhe ky num\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn dy milion! Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e vog\u00ebl se Maqedonia e sotme.<\/p>\n<p>Dikur braktis\u00ebm vendin nga trysnia e pushtuesve, m\u00eb von\u00eb ik\u00ebm nga komunizmi, sot braktisim vendin nga qeveritar\u00ebt e paaft\u00eb q\u00eb i kemi. Kur shteti nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00b4i mbaj\u00eb njer\u00ebzit brenda, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebllojt\u00eb si kur prindi nuk mund t\u00b4i ushqej\u00eb dhe mbaj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi. Prindi mund t\u00eb arsyetohet, jo pushtetar\u00ebt. Ata paguhen p\u00ebr t\u00b4i ndryshuar rrethanat. Standardi i jet\u00ebs nuk ndryshon, qeveritar\u00ebt rrahin gjoks. N\u00eb fakt ata kan\u00eb ndryshuar gjendjen e vet materiale, por sundojn\u00eb e nuk qeveris\u00ebn nj\u00eb popull, i cili ka probleme permanente p\u00ebr ta mbyllur muajin pa borxhe. Ata nuk luftojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive as korrupsionin, as kriminalitetin si dy parakushte, q\u00eb mund t\u00eb sjellin investitor\u00eb. Zakonisht qeverit\u00eb e korruptuara, nuk mund ta luftojn\u00eb as korrupsionin, as krimin, si qelizat kanceroze q\u00eb nuk luftojn\u00eb vetveten!<\/p>\n<p>Dallimi n\u00eb mes diktatur\u00ebs me karakter t\u00eb fort\u00eb dhe demokracis\u00eb pa karakter \u00ebsht\u00eb ky: Elita komuniste vdiq apo gjallon e varf\u00ebr, mendonte se kishte zbuluar \u00e7el\u00ebsin e universit dhe bazohej n\u00eb ideale. Populli ishte i varf\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste jetonin edhe ata. Ata jetuan shum\u00eb m\u00eb keq se sa elita e sotme. Ata nuk u lan\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre pasuri p\u00ebrrallore, si\u00e7 do t\u00b4u l\u00ebn\u00eb sot politikan\u00ebt e rinj. Flisnin p\u00ebr popullin dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit dhe jetonin edhe vet me iluzione. Sot edhe k\u00ebta flasin p\u00ebr popullin dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, por nuk jan\u00eb idealist\u00eb, por materialist tej p\u00ebr tej. Sot, k\u00ebta, \u00ebndrra i shesin qytetar\u00ebve t\u00eb vet dhe p\u00ebrfitojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shitjen e shpresave, nd\u00ebrkoh\u00eb praktikisht pasurohen vet!<\/p>\n<p>Elita demokratike ka siguruar jet\u00ebn, jo aq sa zgjat nj\u00eb jet\u00eb njeriu, por me kursimet, qoft\u00eb vetjake, qoft\u00eb t\u00eb t\u00eb bijve, ka lek\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb edhe pes\u00ebqind vjet. Mir\u00ebpo, meqen\u00ebse nuk mund t\u00eb jetojn\u00eb si profet\u00ebt e Bibl\u00ebs, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb vdesin si milioner\u00eb dhe pasuria e tyre do t\u00eb shquhet edhe n\u00eb arkivole, edhe n\u00eb gur\u00ebt e varreve!<\/p>\n<p>Shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet kosovar, sepse me kushtetut\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkufizuar si shtet shqiptar. Ky shtet nuk din\u00eb sa qytetar\u00eb ka jasht\u00eb vendit. Dikur pat d\u00ebbuar shqiptar\u00ebt Serbia e kralit, pastaj Serbia komuniste, sot nuk \u00e7an\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr shqiptar\u00ebt qeveria kosovare, q\u00eb drejtohet nga patriot\u00ebt e djesh\u00ebm! Shtet i v\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet akoma, sepse nuk p\u00ebrmbush dy parime kryesore: kufijt\u00eb e vet nuk i kontrollon dhe mungon kombi shtet formues, sepse deklarohet si shtet i qytetar\u00ebve akoma pa p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimin!<\/p>\n<p>Ky shtet ka m\u00ebrgat\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb Gjermani, Belgjik\u00eb dhe vende tjera. Kosova shum\u00eb her\u00eb krenohet me ndonj\u00eb em\u00ebr, q\u00eb dep\u00ebrton n\u00eb sken\u00ebn per\u00ebndimore. K\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb krenarit\u00eb e fundit, sepse n\u00eb m\u00ebrgim nuk krijohen shqiptar\u00ebt, por asimilohen! Kosova e din\u00eb mir\u00eb se \u00e7ka ndodhur me shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi! Miliona shqiptar\u00eb jan\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb turq.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr disa shtete ka edhe shkolla, ku kuadri arsimor nuk \u00ebsht\u00eb i specializuar dhe kompetent p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb ushtron. Ka pasur arsimtar\u00eb dhe me shkolla t\u00eb mesme, sepse kishin lidhje t\u00eb forta me ministra t\u00eb dikursh\u00ebm, ka pasur edhe njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar dhe filtruar pas 81, ka pasur dhe ka njer\u00ebz t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme, por jo p\u00ebrkat\u00ebse. Ministria e Arsimit n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka informata p\u00ebr kuadrin dhe nuk ka ndikim. Shteti i Kosov\u00ebs nuk interesohet p\u00ebr kuadrin dhe specializimin e tyre, as nuk posedon informata p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Kosova nuk ka fuqi ekonomike t\u00b4i kthej\u00eb brenda qytetar\u00ebt e vet, as nuk punon ta krijoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi dhe as nuk e ka n\u00eb plan apo nd\u00ebrmend ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Madje, edhe g\u00ebzohet kur qytetar\u00ebt dalin jasht\u00eb, k\u00ebshtu n\u00eb dy dekadat e ardhshme rriten hyrjet materiale dhe pastaj pushojn\u00eb p\u00ebr gjithmon\u00eb! Tok me njer\u00ebzit!<\/p>\n<p>N\u00eb Zvic\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb arsim jan\u00eb t\u00eb organizuar m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb Gjermani ka arsimtar\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk e zot\u00ebrojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe gjuh\u00ebn e tyre t\u00eb nan\u00ebs, ua m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. N\u00ebse nj\u00eb arsimtar i anglishtes nuk e zot\u00ebron anglishten dhe u m\u00ebson nx\u00ebn\u00ebsve nj\u00eb dialekt t\u00eb saj, do t\u00eb alarmoheshin prind\u00ebrit. Kur arsimtari i shqipes nuk e zot\u00ebron gjuh\u00ebn letrare, e marrin si gj\u00eb krejt\u00ebsisht normale. Madje, n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, disa arsimtar\u00eb nuk i kan\u00eb 36 germa, por 34 apo posedojn\u00eb edhe disa zanore hundore, q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn letrare shqipe.<\/p>\n<p>( Me pak ushtrime fonetike dhe pasion, ato mund t\u00eb tejkalohen, kur ka vullnet!)<br \/>\nAs ky shtet nuk lufton korrupsion me p\u00ebrkushtim, as krimin dhe detyr\u00eb kryesor i ka caktuar vetes integrimin e serbeve dhe injorimin e shqiptar\u00ebve. Mir\u00ebpo, ky shtet, e ka pranuar bot\u00ebrisht se nuk din e as nuk mundet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe prandaj ka ftuar Eulexin! Ky shtet edhe disa vite do t\u00eb ket\u00eb alibi.<\/p>\n<p>Edhe ky vend, si i pari, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zbrazje e sip\u00ebr. Tridhjet\u00eb mij\u00eb t\u00eb rinj \u00e7do vit paraqiten n\u00eb tregun e pun\u00ebs, me mij\u00ebra, \u00e7do vit ilegalisht braktisin vendin. Lexohen diku 25 mij\u00eb gazeta n\u00eb dit\u00eb dhe kjo tregon shum\u00eb p\u00ebr gjendjen ekonomike t\u00eb vendit. Shqiptar\u00ebt nga ky vend, ku miklohen p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb serb\u00ebt, p\u00ebr kafshat\u00ebn e goj\u00ebs, kan\u00eb arritur edhe n\u00eb Haiti. Numri i emigrant\u00ebve nuk dihet, por mund t\u00eb thuhet se diku pes\u00ebqind deri n\u00eb shtat\u00ebqind mij\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit. Pas disa dekadave disa mij\u00ebra kthehen si pensionist\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt mbeten.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai num\u00ebr mund t\u00eb merret si i sakt\u00eb, at\u00ebher\u00eb dometh\u00ebn\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb jetojn\u00eb diku nj\u00eb milion e treqind mij\u00eb apo n\u00eb rastin ideal nj\u00eb milion e pes\u00ebqind mij\u00eb qytetar\u00eb. N\u00ebse jan\u00eb dhjet\u00eb p\u00ebr qind pakica, at\u00ebher\u00eb ky num\u00ebr zbret edhe nj\u00eb her\u00eb dhe Kosova dal\u00ebngadal\u00eb, por sigurt nga numri i banor\u00ebve shqiptar\u00eb do t\u00b4i afrohet Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb asimilohen jasht\u00eb vendit, sepse asimilimi i v\u00ebrtet\u00eb ndodh fillimisht n\u00eb t\u00eb gjykuar, pastaj edhe n\u00eb gjuh\u00eb. Deri tani shteti i Kosov\u00ebs ka d\u00ebshmuar se nuk din t\u00eb luftoj\u00eb as korrupsionin e as krimin. Lajme t\u00eb mira nuk d\u00ebgjohen.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e kralit serb numri i shqiptar\u00ebve zvog\u00eblohej, n\u00eb koh\u00ebn e Rankovi\u00e7it numri i shqiptar\u00ebve zvog\u00eblohej, n\u00eb koh\u00ebn e Miloshevi\u00e7it numri i shqiptar\u00ebve zvog\u00eblohej. Numri i shqiptar\u00ebve brenda zvog\u00eblohet edhe n\u00eb koh\u00ebn e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. Shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb keq, si n\u00eb koh\u00ebn e pushtuesve t\u00eb djesh\u00ebm, madje shqiptar\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e Titos, kryesisht n\u00eb vitet e shtat\u00ebdhjeta jetonin m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. K\u00ebt\u00eb, mir\u00ebpo, publikisht nuk ka guxim ta p\u00ebrmend askush! Privatisht d\u00ebgjohet shpesh!<\/p>\n<p>Duket se u ndryshua vet\u00ebm komb\u00ebsia e materialist\u00ebve, dje sllav, sot shqiptar\u00eb! Dje pasuroheshin serbet n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve, sot pasurohen disa shqiptar\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni shqiptar\u00ebt luftuan p\u00ebr barazi. Lufta sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb diskriminim t\u00eb ri, me vul\u00eb evropiane, 20 p\u00ebr qind barazi. Si edhe n\u00eb dy shtetet e para, u krijua nj\u00eb elit\u00eb e re e cila sundon shqiptar\u00ebt tok me maqedon\u00ebt: ajo diskriminon shqiptar\u00ebt tok\u00eb me maqedon\u00ebt, d\u00ebbon shqiptar\u00ebt tok me maqedon\u00ebt. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenden maqedon n\u00eb emigracion, shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb mund t\u00eb takohen kudo. Maqedon\u00ebt do t\u00b4i imponojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs maqedone nga klasa e par\u00eb.<\/p>\n<p>Ky vendim nuk mund t\u00eb merret pa politikan shqiptar\u00eb! Maqedonishtja flitet n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 100 kilometrave, shqipja flitet n\u00eb t\u00ebr\u00eb Ballkanin, mir\u00ebpo f\u00ebmij\u00ebt e maqedon\u00ebve nuk duhet ta m\u00ebsojn\u00eb shqipen. Si edhe n\u00eb dy shtetet e para, fati i shqiptar\u00ebve edhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb m\u00ebrgimi dhe natyrisht edhe k\u00ebtu do t\u00eb bjer\u00eb numri dhe nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mbeten, aq sa ka sot n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Shqiptari n\u00eb Maqedoni, n\u00eb tok\u00ebn e vet, trajtohet si i huaj edhe pse n\u00eb Qeveri ka shqiptar\u00eb. Ekzaltimin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb p\u00ebrjetuan, nuk ishte pun\u00ebsimi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i jet\u00ebs, por heqja e vizave p\u00ebr BEE: leht\u00ebsimi i imigrimit! I shpartallimit t\u00eb familjeve shqiptare!<\/p>\n<p>Lugina e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb rasti tragjik i injorimit nga shtetet shqiptare. Presheva me mbi 30 mij\u00eb banor\u00eb nuk ka spital dhe shqiptar\u00ebt ose vdesin n\u00eb sht\u00ebpi ose n\u00eb spitalin e Vranj\u00ebs, ku duhet vazhdimisht t\u00eb paguajn\u00eb mjek\u00ebt serb, edhe pse jan\u00eb t\u00eb siguruar. N\u00eb spitalin serb duhet t\u00b4i fusin infermiereve dhe mjek\u00ebve qindra euro n\u00eb xhep, ata q\u00eb nuk kan\u00eb, keqtrajtohen. Spital nuk ka as n\u00eb Bujanoc. P\u00ebr Medvegj\u00ebn t\u00eb mos flasim. Kompetencat e Bashkis\u00eb s\u00eb Preshev\u00ebs jan\u00eb reduktuar aq shum\u00eb, sa ajo duket si nj\u00eb bashk\u00ebsi lokale. Patenta e shoferit duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Vranj\u00eb, rreth dyzetedy kilometra larg. Gjykata gjendet n\u00eb Vranj\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb k\u00ebrkesa duhet t\u00eb b\u00ebhen atje dhe vendimet merren atje, nd\u00ebrkaq n\u00eb Kosov\u00eb krijohen komuna edhe p\u00ebr fshatrat serbe. Edhe ky truall shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb zbrazje e sip\u00ebr dhe pas disa dekadave, do t\u00eb ket\u00eb aq banor\u00eb, sa ka Vatikani sot, diku 370 veta! Kudo n\u00eb Ballkan n\u00eb shekullin XXI diskriminohen shqiptar\u00ebt: Qeveria shqiptare vall\u00ebzon sipas daulles greke, Qeveria kosovare vall\u00ebzon sipas ansamblit per\u00ebndimor, politikan\u00ebt tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Ballkan k\u00ebrcejn\u00eb sipas interesave t\u00eb veta! Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, gjendja ekonomike e shqiptar\u00ebve nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Dallimi mes d\u00ebbimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, pamund\u00ebsis\u00eb, neglizhenc\u00ebs dhe indiferenc\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt: Milloshevi\u00e7i ua merrte edhe dokumentet personale dhe i d\u00ebbonte kolektivisht. Qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb l\u00ebshojn\u00eb dokumente n\u00eb shqip dhe zvog\u00eblimi i kombit b\u00ebhet individualisht. Ata k\u00ebt\u00eb e v\u00ebshtrojn\u00eb si fat dhe nuk lodhen, edhe n\u00ebse kombi p\u00ebrgjysmohet.<\/p>\n<p>Rezultati, mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: me kral apo pa kral, me Rankovi\u00e7 apo pa Rankovic, me Tito apo pa Tito, me Enver apo pa Enver, me qeveri demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri apo pa t\u00eb, me Milloshevi\u00e7 apo pa Milloshevi\u00e7in, me politikan\u00eb shqiptar apo serb n\u00eb Kosov\u00eb, me shqiptar\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb maqedone apo pa shqiptar\u00eb, me parti politike shqiptare n\u00eb Serbi apo pa to, me politikan\u00eb shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi apo pa ta, shqiptar\u00ebt kan\u00eb fatin e nj\u00ebjt\u00eb: varf\u00ebrin\u00eb ose emigrimin! P\u00ebrgjysmimin e familjeve dhe vuajtjen nga mungesa e kontakteve sociale.<\/p>\n<p>\u00c7do shtet tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb do t\u00eb alarmohej, kur sheh se populli dhe inteligjencia po l\u00ebshon vendin. \u00c7do shtet tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb do t\u00eb alarmohej kur v\u00ebren se kombi gati n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha po braktis vendin, mir\u00ebpo nuk brengosen qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00ebse nuk din\u00eb se \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ta mbajtur kombin brenda, e si ta mbajn\u00eb, n\u00ebse nuk kan\u00eb fuqi dhe dituri p\u00ebr ta ndryshuar gjendjen ekonomike, n\u00ebse nuk kan\u00eb ide e aft\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb puna m\u00eb e madhe patriotike, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb kombit, natyrisht n\u00ebse e duan kombin e vet si\u00e7 \u00e7irren, do t\u00b4ishte t\u00eb t\u00ebrhiqen nga politika dhe t\u00b4i l\u00ebn\u00eb vendin idealist\u00ebve, atyre q\u00eb nuk pasurohen vet, por q\u00eb mundohen ta \u00e7ojn\u00eb vendin para! Nuk mund t\u00eb pranohet gjendja faktike dhe nuk duhet pajtuar me k\u00ebt\u00eb se shqiptari ka vet\u00ebm dy alternativa: varf\u00ebri ose emigrim! Ka ardhur koha t\u00eb luftohet p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn: jeta me dinjitet n\u00eb atdhe! Qeveritar\u00ebt e sot\u00ebm e kan\u00eb d\u00ebshmuar se nuk din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb!<\/p>\n<p>Natyrisht se nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, as mburrje t\u00eb jesh politikan n\u00eb vendet me probleme t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, por nj\u00eb mund, nj\u00eb mundim, q\u00eb k\u00ebrkon angazhim e sakrific\u00eb, transparenc\u00eb, seriozitet e empati! Gjendja e v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb kap\u00ebrcehet vet\u00ebm me idealist, jo me materialist!<\/p>\n<p>T\u00eb shkruash nj\u00eb artikull mbi sjelljet e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb ta hedh\u00ebsh veten n\u00eb depresion dhe sapo ta mbarosh shkrimin, t\u00eb kridhesh n\u00eb vaj.<\/p>\n<p>Ne kemi shkrimtar\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore, por politikan t\u00eb vegj\u00ebl, shum\u00eb t\u00eb potersh\u00ebm. Ne kemi humanist me fam\u00eb bot\u00ebrore, por politikan pic\u00ebrr, shamataxhi. Ne pat\u00ebm trima t\u00eb fort\u00eb dhe kemi politikan shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Ne kemi qeveritar\u00eb t\u00eb pasur dhe popull t\u00eb varf\u00ebr! Kemi shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb njohur edhe n\u00eb bot\u00eb, por politikan q\u00eb lum ato shtete q\u00eb nuk i kan\u00eb! Lum ato shtete q\u00eb nuk i kan\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebse ju n\u00eb atdhe keni akoma iluzione dhe n\u00ebp\u00ebr statistika num\u00ebroni shqiptar\u00ebt jasht\u00eb, harrojeni k\u00ebt\u00eb! Pas disa dekadave do t\u00eb ket\u00eb gjerman me origjin\u00eb shqiptare, francez e italian me origjin\u00eb shqiptare, grek, suedez, holandez, haitian, amerikan e kanadeze me origjin\u00eb shqiptare, por ata as nuk do t\u00eb flasin shqip, as nuk do ta ndjejn\u00eb veten shqiptar\u00eb! Skena e sotme politike do t\u00eb futet n\u00eb histori me dy fakte t\u00eb m\u00ebdha: p\u00ebr lirin\u00eb dhe barazin\u00eb e kufizuar dhe zvog\u00eblimin e pakufizuar t\u00eb kombit!<\/p>\n<p><em>Konkluzion: Planet e \u00c7ubrillovi\u00e7it nuk mundi t\u00b4i realizoj\u00eb Serbia, do t\u00b4i p\u00ebrfundojn\u00eb me sukses mosefikasiteti, padituria dhe plog\u00ebshtia e klas\u00ebs politike shqiptare!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naser Aliu, 11.04.2010 Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb braktisur p\u00ebr shkaqe ekonomike mbi nj\u00eb milion qytetar\u00eb. Kjo dometh\u00ebn\u00eb se brenda vendit jetojn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb shqiptar\u00eb. S\u00eb paku ky shtet posedon nj\u00eb num\u00ebr gati t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs. Numri m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb shtetet fqinje: Greqi dhe Itali, pasojn\u00eb vendet per\u00ebndimore n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2177","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ekzodi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ekzodi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Naser Aliu, 11.04.2010 Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb braktisur p\u00ebr shkaqe ekonomike mbi nj\u00eb milion qytetar\u00eb. Kjo dometh\u00ebn\u00eb se brenda vendit jetojn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb shqiptar\u00eb. S\u00eb paku ky shtet posedon nj\u00eb num\u00ebr gati t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs. Numri m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb shtetet fqinje: Greqi dhe Itali, pasojn\u00eb vendet per\u00ebndimore n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-11T06:40:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ekzodi shqiptar\",\"datePublished\":\"2010-04-11T06:40:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/\"},\"wordCount\":2957,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/\",\"name\":\"Ekzodi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-11T06:40:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/naser_aliu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ekzodi-shqiptar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ekzodi shqiptar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ekzodi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ekzodi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Naser Aliu, 11.04.2010 Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb braktisur p\u00ebr shkaqe ekonomike mbi nj\u00eb milion qytetar\u00eb. Kjo dometh\u00ebn\u00eb se brenda vendit jetojn\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb shqiptar\u00eb. S\u00eb paku ky shtet posedon nj\u00eb num\u00ebr gati t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs. Numri m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb shtetet fqinje: Greqi dhe Itali, pasojn\u00eb vendet per\u00ebndimore n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-11T06:40:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ekzodi shqiptar","datePublished":"2010-04-11T06:40:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/"},"wordCount":2957,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/","name":"Ekzodi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","datePublished":"2010-04-11T06:40:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/naser_aliu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ekzodi-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ekzodi shqiptar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2177\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}