{"id":2175,"date":"2010-04-11T00:57:00","date_gmt":"2010-04-10T23:57:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2175"},"modified":"2010-04-11T00:57:00","modified_gmt":"2010-04-10T23:57:00","slug":"deputete-te-paligjshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/","title":{"rendered":"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Lorenc VANGJELI\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Lorenc VANGJELI<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb fituar mandatin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb denoncim i vjet\u00ebr i revist\u00ebs MAPO publikon prov\u00ebn e re p\u00ebr dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb muajve m\u00eb par\u00eb: prova vjen direkt nga KQZ-ja me goj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb komision: \u201c&#8230;nuk b\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ata nuk jan\u00eb m\u00eb deputet\u00eb, do t\u00eb iki ai, do t\u00eb vij\u00eb tjetri&#8230;\u201d. Historia e nj\u00eb skandali q\u00eb e nxjerr Kuvendin n\u00eb drit\u00ebn m\u00eb qesharake t\u00eb mundshme p\u00ebrmes procesverbaleve t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe dyshimi p\u00ebr fallsifikim t\u00eb dokumentave zyrtare<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e re, kjo duket nj\u00eb histori tashm\u00eb e arkivuar. Kjo duket si nj\u00eb histori t\u00eb cil\u00ebs i kan\u00eb kaluar tre dit\u00ebt magjike t\u00eb \u00e7udis\u00eb, pas t\u00eb cilave nuk ka gj\u00eb p\u00ebrtej q\u00eb t\u00eb \u00e7udis\u00eb. Kjo duket si nj\u00eb histori krejt e mbyllur. Por fatkeq\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs, b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebrmasat e skandalit t\u00eb saj, edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. T\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me mandat t\u00eb marr\u00eb q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebsaj legjislature, jan\u00eb thjesht t\u00eb paligjsh\u00ebm. Ata e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb kombinim perfekt rrethanash jo vet\u00ebm politike, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky skandal, ndoshta m\u00eb i madhi n\u00eb shkeljen e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendit, ka krijuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb heshtje: shumica qeveris\u00ebse, pjestar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pest\u00ebt e dyshimt\u00eb, nuk ka pasur asnj\u00eb arsye reale q\u00eb ta kund\u00ebrshtoj\u00eb qenien e tyre n\u00eb Kuvend, pakica, e z\u00ebn\u00eb me halle t\u00eb tjera n\u00eb koh\u00ebn e verifikimit t\u00eb mandateve t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, thjesht e ka anashkaluar pa v\u00ebmendje fatin e tyre. P\u00ebr pasoj\u00eb, sot Kuvendi \u00ebsht\u00eb realisht n\u00eb nj\u00eb gjendje groteske. T\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb momentin e hyrjes s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, t\u00eb pakt\u00ebn deri nj\u00eb muaj e pak m\u00eb par\u00eb, Kuvendi \u00ebsht\u00eb mbledhur, ka miratuar ligje e mbi t\u00eb gjitha, ka miratuar qeverin\u00eb e re apo dhe buxhetin, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kuorumit. Pes\u00eb deputet\u00eb kan\u00eb votuar n\u00eb sall\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mandati i tyre ka qen\u00eb jolegjitim.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi. P\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00eb krim ligjor, shpesh \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb krim i dyt\u00eb. Mbas denoncimit t\u00eb k\u00ebtij fakti n\u00eb dat\u00ebn 17 tetor 2009 n\u00eb revist\u00ebn MAPO, \u201cjurist\u00eb t\u00eb zgjedhur\u201d t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, me shum\u00eb gjasa kan\u00eb fallsifikuar dokumentacionin p\u00ebr pes\u00eb deputet\u00ebt e saj p\u00ebr t\u00b4i dh\u00ebn\u00eb ligjshm\u00ebri, paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mandatit t\u00eb tyre. Por edhe n\u00eb krimin m\u00eb perfekt, mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb dekonspiron \u00e7far\u00eb ka ngjar\u00eb. K\u00ebsaj rradhe kjo prov\u00eb, vjen nga arkivat e KQZ-s\u00eb dhe me goj\u00ebn e vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision. N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy raste, n\u00eb 17 qershor 2009 dhe m\u00eb tej akoma, n\u00eb 22 qershor 2009.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n<p>Pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb sot\u00ebm e kan\u00eb marr\u00eb mandatin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Ata kan\u00eb konkurruar, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb dor\u00ebheqje m\u00eb par\u00eb nga funksionet e tyre q\u00eb mbanin dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb papajtim me mandatin e deputetit. T\u00eb pest\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb zgjedhur lokal\u00eb. Ata jan\u00eb Bedri Hoxha, bashkia Klos, PD, Ndue Paluca, kryetar i komun\u00ebs Fush\u00eb Ar\u00ebz, PD, Gert Bogdani, kryetar i nj\u00ebsis\u00eb 10, Tiran\u00eb, PD, Besnik Dushaj, Fierz\u00eb, PD, Lefter Maliqi, kryetar i komun\u00ebs Otllak, Berat, LSI (PD). Kushtetuta \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb dhe interpretimi i saj \u00ebsht\u00eb direkt. Neni 69 i Kushtetut\u00ebs sanksionon kategorit\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore apo t\u00eb zgjedhurve q\u00eb nuk mund t\u00eb kandidojn\u00eb apo t\u00eb zgjidhen deputet\u00eb. Ata jan\u00eb: a)gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt; b) ushtarak\u00ebt e sh\u00ebrbimit aktiv; c) punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar; \u00e7) p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb; d) kryetar\u00ebt e bashkive dhe t\u00eb komunave, si dhe prefekt\u00ebt n\u00eb vendet ku kryejn\u00eb detyrat e tyre; dh) kryetar\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e komisioneve t\u00eb zgjedhjeve; e) Presidenti i Republik\u00ebs dhe funksionar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb parashikuar nga ligji.<\/p>\n<p>T\u00eb pest\u00eb deputet\u00ebt aktual\u00eb, kat\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe nj\u00eb i LSI-s\u00eb, p\u00ebrfshihen nga pika d. e k\u00ebtij neni.<\/p>\n<p>Paragrafi dy i t\u00eb nj\u00ebjtit nen \u00ebsht\u00eb gjithashtu i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: \u201cMandati i fituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me paragrafin 1 t\u00eb k\u00ebtij neni \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm\u201d. Por Kushtetuta nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb pengim. Si\u00e7 duket, hartuesit e saj n\u00eb vitin 1998 kan\u00eb pasur parasysh dhe \u201ckushtet shqiptare\u201d t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit themelor t\u00eb shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe mbas filtrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nenit 69, shtojn\u00eb dhe nj\u00eb filt\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb. Po aq dometh\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb pakaluesh\u00ebm ligj\u00ebrisht dhe pa asnj\u00eb ekuivok. Neni 71 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton ve\u00e7 t\u00eb tjerash se \u201cMandati i deputetit mbaron ose \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm, kur \u201c&#8230;v\u00ebrtetohet nj\u00eb nga kushtet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb ose papajtueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb nenet 69, 70 paragraf\u00ebt 2 dhe 3\u201d. Mbi t\u00eb gjitha, kjo pik\u00eb e Kushtetut\u00ebs b\u00ebhet \u201cfatale\u201d n\u00eb kushtet e shkeljes s\u00eb saj sepse nuk p\u00ebrcakton afat kohor se kur mund t\u00eb v\u00ebrtetohet nj\u00eb nga kushtet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb apo papajtueshm\u00ebris\u00eb&#8230; Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, se nj\u00eb hetim i mundsh\u00ebm i historis\u00eb s\u00eb pes\u00eb mandateve, mund ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb re dhe aktuale, historin\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb tyre t\u00eb muajve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prova vjen nga KQZ-ja<\/p>\n<p>N\u00eb mesdit\u00ebn e dat\u00ebs 17 qershor, KQZ-ja mblidhet si zakonisht n\u00eb ambientet e Pallatit t\u00eb Kongreseve. Do t\u00eb shqyrtohej raporti i bordit t\u00eb monitorimit t\u00eb mediave deri n\u00eb dat\u00ebn 14 qershor. Nj\u00eb mbledhje \u201crutin\u00eb\u201d n\u00ebse mund t\u00eb konsiderohej i till\u00eb, shqyrtimi i rolit t\u00eb \u201cpasqyr\u00ebs\u201d mediatike n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb luhej p\u00ebr pushtetin. Merrnin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KQZ-s\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb forcave politike dhe t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mbledhja transmetohej direkt nga dy televizione dhe mund t\u00eb ndiqej on-line edhe n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, \u00e7do fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb n\u00eb mbledhje, edhe stenografohej p\u00ebr t\u00b4u zbardhur m\u00eb pas e p\u00ebr t\u00b4u ruajtur n\u00eb arkivin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rutina thyhet q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mbledhjes sepse p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PS-s\u00eb n\u00eb KQZ k\u00ebrkon t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim jasht\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs. Genc Gjon\u00e7aj citon pik\u00ebrisht nenin 69 t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton penges\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb kandiduar nj\u00eb kategori e gjer\u00eb funksionar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb apo t\u00eb zgjedhurish n\u00eb detyra t\u00eb tjera. Gjon\u00e7aj insiston n\u00eb faktin se KQZ-ja ka miratuar dhe regjistruar listat e personave n\u00eb gar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, disa mbajn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto funksione t\u00eb papajtueshme me gar\u00ebn. \u201cKjo papajtueshm\u00ebri fillon q\u00eb n\u00eb momentin e kandidimit t\u00eb tyre, duhet q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente (ata) t\u00eb paraqesin p\u00ebrpara autoritetit p\u00ebrkat\u00ebs sipas var\u00ebsis\u00eb dor\u00ebheqjet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb garimi i tyre t\u00eb jet\u00eb i ndersh\u00ebm, q\u00eb garimi i tyre t\u00eb mos p\u00ebrfshij\u00eb p\u00ebrdorimin e resurseve publike q\u00eb ata kan\u00eb n\u00eb administrim\u201d, thot\u00eb Gjon\u00e7aj. Sipas tij, \u201c&#8230;n\u00ebse KQZ-ja nuk ka ushtruar aktualisht pushtetin e saj p\u00ebr t\u00eb ndaluar regjistrimin e k\u00ebtyre funksionar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs&#8230;\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb kaluar shum\u00eb dit\u00eb nga afati minimal q\u00eb kushtetuta lejon t\u00eb b\u00ebhej dor\u00ebheqja, data 28 maj, dit\u00eb kur u dor\u00ebzuan listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb KQZ. Por n\u00eb kushtet shqiptare nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ngjan nj\u00eb detaj pa shum\u00eb vler\u00eb e llojit: dakort, \u00ebsht\u00eb shkelur kushtetuta p\u00ebr disa dit\u00eb, ta rregullojm\u00eb tani!<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PD-s\u00eb n\u00eb komision Njazi Kosovrasti replikon: \u201c&#8230;fundi i tij (i nenit 69) tregon q\u00eb ai zot\u00ebria q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00eb po qe se nuk ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, mandatin e ka t\u00eb pavlefsh\u00ebm, ai nuk b\u00ebhet deputet. Po nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb (dor\u00ebheqjen), le ta p\u00ebsoj\u00eb ai, cilido qoft\u00eb ai, i \u00e7do partie qoft\u00eb ai. Un\u00eb di q\u00eb prefekt\u00ebt e mi, ata q\u00eb jan\u00eb kandidat\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkarkimi i tyre, po ka mbetur nj\u00eb, nes\u00ebr institucioni ta marr\u00eb, ti thot\u00eb dil matan\u00eb dhe kaq!\u201d<\/p>\n<p>E pason menj\u00ebher\u00eb kryetari i KQZ-s\u00eb Ristani. Ai thot\u00eb se nuk ka informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por meq\u00eb \u201cobjeksioni q\u00eb u ngrit q\u00ebndron, Komisioni do t\u00eb mundohet, besoj q\u00eb nes\u00ebr nga un\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, besoj dhe nga n\u00ebnkryetarja, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebta individ\u00eb\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebrpara mikrofonave t\u00eb in\u00e7izimit. N\u00eb fakt, nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Kosovrasti insiston s\u00ebrish dhe me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb plot\u00eb: \u201cKandidat\u00eb nuk jan\u00eb sot ata, kandidat\u00eb jan\u00eb q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb i keni miratuar ju dhe ata, n\u00ebse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fajin, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb fajin dhe jan\u00eb fajtor\u00eb, nuk marrin asnj\u00eb mandat. Tani b\u00ebjm\u00eb korrigjime kot&#8230;, ata e p\u00ebsojn\u00eb vet\u00eb jan\u00eb n\u00eb lista&#8230;, at\u00eb dit\u00eb q\u00eb u fut\u00ebn n\u00eb lista nuk b\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ata nuk jan\u00eb m\u00eb deputet\u00eb. Do t\u00eb iki ai dhe do t\u00eb vij\u00eb tjetri q\u00eb \u00ebsht\u00eb pas. Problemi \u00ebsht\u00eb i mbyllur&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb mbledhjen e rradh\u00ebs t\u00eb KQZ-s\u00eb, n\u00eb mesdit\u00ebn e 22 qershorit, nd\u00ebrsa diskutohej jasht\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebrfq\u00ebsuesi i PS-s\u00eb Genc Gjon\u00e7aj ringre t\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PD-s\u00eb p\u00ebrball\u00eb kan\u00eb ndryshuar mendje. Genc Gjon\u00e7aj flet s\u00ebrish p\u00ebr kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb garonin n\u00eb papajtueshm\u00ebri me kushtetut\u00ebn. Ai pohon se megjith\u00eb premtimin se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb do t\u00eb zgjidhej q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e dat\u00ebs 17 qershor, nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb asnj\u00eb hapi nga KQZ-ja. Kryetari Ristani reagon dhe thot\u00eb q\u00eb \u201c&#8230;ishte e gabuar t\u00b4i adresohej Komisionit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb&#8230;\u201d Nj\u00eb q\u00ebndrim krejt i kund\u00ebrt ky, me at\u00eb q\u00eb i nj\u00ebjti kryetar i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs KQZ, kishte mbajtur vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>MAPO sjell t\u00eb plot\u00eb dialogun e shkurt\u00ebr q\u00eb mbylli k\u00ebt\u00eb kapitull q\u00eb sot ngjan si histori e mbyllur, por q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal i hapur, madje nj\u00eb skandal i dyfisht\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PS-s\u00eb: Por jav\u00ebs s\u00eb kaluar ju e pranuat si t\u00eb drejt\u00eb v\u00ebrejtjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ristani: Tani k\u00ebt\u00eb ju thash\u00eb un\u00eb, q\u00eb nuk ka nj\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr komisionin&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PS-s\u00eb: M\u00eb fal kryetar, por ju jav\u00ebn e kaluar deklaruat q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim i drejt\u00eb, ligjor dhe komisioni&#8230;<\/p>\n<p>Ristani: Kjo ishte p\u00ebrgjigja q\u00eb mund t\u00b4ju jap juve, nuk ka ndonj\u00eb detyrim ligjor n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PS-s\u00eb: K\u00ebt\u00eb jav\u00eb u b\u00eb ndryshimi?<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit, t\u00eb pest\u00eb deputet\u00ebt b\u00ebjn\u00eb rregullisht betimin. Komisioni i verifikimit t\u00eb mandateve nuk gjeti asgj\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb mandatet e tyre. As nuk e k\u00ebrkoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe askush nuk e kishte mendjen n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb trazuar t\u00eb merrej me&#8230;Kushtetut\u00ebn. Koh\u00eb m\u00eb pas, kur mendjet u kthjelluan dhe skandali u b\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publik nga revista MAPO, burime t\u00eb besueshme pohojn\u00eb ngjizjen e skandalit num\u00ebr dy, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur skandalin num\u00ebr nj\u00eb: munges\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb dor\u00ebheqjes nga t\u00eb pest\u00eb deputet\u00ebt. Nj\u00eb hetim i shpejt\u00eb zyrtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, do t\u00b4i jepte p\u00ebrgjigje pyetjes p\u00ebrv\u00ebluese: a ka pes\u00eb mandate t\u00eb paligjshme n\u00eb Kuvend? Dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, a ka qen\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb koh\u00ebs, krejt\u00ebsisht nul veprimtaria e Kuvendit? A ka fallsifikim t\u00eb dokumentave zyrtare? Revista MAPO \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e hapur t\u00eb botoj\u00eb provat e kund\u00ebrta, n\u00ebse ato ekzistojn\u00eb q\u00eb hedhin posht\u00eb akuz\u00ebn e vjet\u00ebr e t\u00eb re mediatike: pes\u00eb deputet\u00eb jolegjitim\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Kuvendin jo vet\u00ebm qesharak, por dhe nul n\u00eb pothuaj t\u00eb gjtih\u00eb veprimtarin\u00eb e tij&#8230;<\/p>\n<p>Si duhej t\u00eb jepeshin dor\u00ebheqjet<\/p>\n<p>Ligji Nr.8652, dat\u00eb 31.7.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore\u201d, \u00ebsht\u00eb gjithashtu i qart\u00eb. Neni 41 i tij p\u00ebrcakton se: \u201cP\u00ebrfundimi para kohe i mandatit t\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs ose bashkis\u00eb\u201d, ndodh kur i zgjedhuri lokal: \u201ckandidon ose zgjidhet deputet\u201d.<\/p>\n<p>Procedura e nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit nuk \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb. I zgjedhuri vendor, n\u00eb rastin ton\u00eb, pes\u00eb deputet\u00ebt e p\u00ebrmendur, duhet t\u00eb ndiqnin k\u00ebto hapa sipas ligjit: \u201cKryetari i komun\u00ebs ose bashkis\u00eb n\u00eb rastet e dor\u00ebheqjes, e depoziton at\u00eb pran\u00eb k\u00ebshillit komunal ose bashkiak p\u00ebrkat\u00ebs. Sekretari i k\u00ebshillit, p\u00ebr ndjekjen e procedurave t\u00eb nevojshme, njofton prefektin p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryetarit\u201d, dhe m\u00eb tej, \u201cP\u00ebr rastet e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb kryetarit p\u00ebrpara afatit, k\u00ebshilli komunal ose bashkiak, njofton K\u00ebshillin e Ministrave n\u00ebp\u00ebrmjet prefektit.\u201d<\/p>\n<p><em>Marre nga revista MAPO<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc VANGJELI T\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb fituar mandatin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb denoncim i vjet\u00ebr i revist\u00ebs MAPO publikon prov\u00ebn e re p\u00ebr dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb muajve m\u00eb par\u00eb: prova vjen direkt nga KQZ-ja me goj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb komision: \u201c&#8230;nuk b\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2175","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Lorenc VANGJELI T\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb fituar mandatin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb denoncim i vjet\u00ebr i revist\u00ebs MAPO publikon prov\u00ebn e re p\u00ebr dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb muajve m\u00eb par\u00eb: prova vjen direkt nga KQZ-ja me goj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb komision: \u201c&#8230;nuk b\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ata [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-10T23:57:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm\",\"datePublished\":\"2010-04-10T23:57:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/\"},\"wordCount\":2273,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/\",\"name\":\"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-10T23:57:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/lorenc_vangjeli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deputete-te-paligjshem\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Lorenc VANGJELI T\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kan\u00eb fituar mandatin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb denoncim i vjet\u00ebr i revist\u00ebs MAPO publikon prov\u00ebn e re p\u00ebr dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb muajve m\u00eb par\u00eb: prova vjen direkt nga KQZ-ja me goj\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb komision: \u201c&#8230;nuk b\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ata [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-10T23:57:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm","datePublished":"2010-04-10T23:57:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/"},"wordCount":2273,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/","name":"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","datePublished":"2010-04-10T23:57:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deputete-te-paligjshem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Deputet\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2175\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}