{"id":2174,"date":"2012-03-14T10:37:09","date_gmt":"2012-03-14T09:37:09","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2174"},"modified":"2012-03-14T10:37:09","modified_gmt":"2012-03-14T09:37:09","slug":"libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/","title":{"rendered":"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Njeriu i ri\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Sami Repishti<\/strong>, <em>12 mars 2012 <\/em><\/p>\n<p>Keto koh\u00ebt e fundit mora nj\u00eb kopje t\u00eb librit \u201cNjeriu i ri shqiptar- P\u00ebrmes moralit komunist dhe kriz\u00ebs se tranzicionit\u201d te autorit Albert P. Nikolla shkrue n\u00eb gjuh\u00ebn italishte. Libri ka 149 faqe, ndahet n\u00eb kat\u00ebr kapituj kryesore dhe p\u00ebrmban nj\u00eb bibliografi t\u00eb pasun. I dedikohet dy f\u00ebmijve, \u201dtrekandshit t\u00eb Dashunis\u00eb\u201d. Ai fillon me nj\u00eb paragraf t\u00eb marrun nga A. Solzhenicini, ku deklarohet intensiteti i urrejtjes s\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh rus p\u00ebr thelbin e propagand\u00ebs komuniste: g\u00ebnjeshtr\u00ebn.<\/p>\n<p>Dr. Albert P. Nikolla asht\u00eb nj\u00eb emen i ri per ne, dhe nj\u00eb element premtues, nj\u00ebkohesisht. Ai u laurue n\u00eb antropologji pran\u00eb Universitetit t\u00eb Firenze-s (Itali). Ashte docent pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe \u201clektor vizitor\u201d pran\u00eb Universitetit t\u00eb Firenze-s dhe Perugia-s (Itali). Si antropolog ka ba k\u00ebrkime mbi natyr\u00ebn dhe dinamik\u00ebn e \u201cndryshimeve\u201d n\u00eb Shqip\u00ebrine post-komuniste, sidomos mbi aspektin moral t\u00eb \u201cndryshimit\u201d. Ka botue n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cOMGJ e Bioetika\u201d (2006), si dhe nj\u00eb seri studimesh mbi etik\u00ebn dhe antropologjin\u00eb. Sot, asht\u00eb drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i \u201cCaritas Albania\u201d, dhe an\u00ebtar i \u201cKomisionit p\u00ebr Problemet Sociale t\u00eb Caritas Europa\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb Bruxelles (Belgjike).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Tema q\u00eb trajtohet sistematikisht nga Dr. Nikolla asht\u00eb relativisht e pa studjueme dhe gjindet ma se shum\u00ebti n\u00eb studime t\u00eb shkurta me synime t\u00eb kufizueme. Libri q\u00eb na paraqitet ka qen\u00eb nj\u00eb revelim per mue &#8211; \u201ckrijimi\u201d me dhune dhe artificialitet i \u201cnjeriut te ri shqiptar\u201d nga rregjimi komunist ne Shqiperi.<\/p>\n<p>Kjo tem\u00eb ka terheq\u00eb vemendjen time p\u00ebr shum\u00eb dekada, dhe pyetja: \u201c\u00c7\u2019asht\u00eb njeriu i ri?\u201d ka gjet\u00eb p\u00ebrher\u00eb p\u00ebrgjigjen e preme: ai asht\u00eb nj\u00eb monstruozitet i shekullit 20, nj\u00eb boshllek i madh moral, dhe nj\u00eb robot q\u00eb ka heq\u00eb dor\u00eb nga nevoja intrinseke e \u00e7do qenie njerezore me qen\u00eb i lir\u00eb, dhe me fark\u00ebtue me duert e veta nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb plot\u00ebson k\u00ebrkesat e tij si individ dhe si pjes\u00ebtar i shoq\u00ebnis\u00eb civile t\u00eb qytetnueme n\u00eb mes t\u00eb s\u00eb ciles ai jeton.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 e spjegon edhe autori, fatkeq\u00ebsia e dyt\u00eb per \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb se boshll\u00ebku i krijuem u zevendsue me pseudo-vlera q\u00eb \u00e7oroditen plot\u00ebsisht personalitetin e qytetarit shqiptar, shkaterruen edhe gjurm\u00ebn ma t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb traditave shekullore shqiptare dhe p\u00ebrfunduen n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa fund, n\u00eb nj\u00eb \u201cqorr-sokak\u201d ku ai mbeti i gozhduem per 45 vjet me rradh\u00eb pa shpres\u00eb lirimi, dhe n\u00eb gjendje t\u00eb nj\u00eb skllaverie t\u00eb tejskajshme.<\/p>\n<p>Ky ka qen\u00eb predispozimi im kur fillova leximin, dhe mund t\u00eb them se autori ka rikonfirmue k\u00ebto ide fikse t\u00eb miat, por me nj\u00eb aftesi dhe rigorozitet shkencor q\u00eb e nderon.<\/p>\n<p>Lexova citatin e Solzhenicin-it dhe m\u00eb kujtoi thanjen time \u201cKomunizmi? Rregjim terrori dhe kulture e genjeshtr\u00ebs\u201d. Krahas \u00e7do t\u00eb persekutuemi gjindet nj\u00eb genjeshter, shpesh her\u00eb fatale qe e ka fundos\u00eb. Te gjith\u00eb e din\u00eb; te pakt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb shprehin keqardhje.<\/p>\n<p>Nga \u201cIndice\u201d kuptova fush\u00ebn e gjan\u00eb q\u00eb Dr. Nikolla asht\u00eb p\u00ebrpjek\u00eb me mbulue dhe rand\u00ebsine e trajtimit q\u00eb i bahet nj\u00eb problemi special: riformimi i shoq\u00ebnise shqiptare, i \u201cmasave te \u201cnjeriut t\u00eb ri\u201d, mbi baza etike n\u00eb Shqiperin\u00eb post-komuniste. Detyr\u00eb gjigante por q\u00eb percakton t\u00eb ardhmen e popullit ton\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim &#8211; nga nj\u00eb priz\u00ebm fetar- e ka ba me sukses Monsinjor Rrok Mirdita. (\u201cP\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me Zotin\u201d. 2009).<\/p>\n<p>Paraqitja fillon\u2013korrekt\u2013nga premisa \u201c \u2026librat e botuem gjat\u00eb rregjimit (komunist) jan\u00eb thelb\u00ebsisht falso\u201d sepse n\u00eb fakt ata pergatisin \u201cl\u2019uomo nuovo\u201d,(njeriun e ri) nj\u00eb g\u00ebnjeshter e madhe, njeriun q\u00eb nuk asht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb \u201cpjes\u00ebtar i nomeklatur\u00ebs, kriminel, i pam\u00ebshir\u00eb, g\u00ebnjeshtar dhe servil\u201d nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb gjan\u00ebsisht mbizot\u00ebnon edhe n\u00eb pluralizmin politik t\u00eb mbas 1990-\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka p\u00ebr Partin\u00eb\u2026\u201casgja p\u00ebr familjen, as dinjitetin njer\u00ebzor, as respekt p\u00ebr jet\u00ebn, as t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs private\u201d. E gjith\u00eb kjo sjell\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebni, ku \u201cnjeriu i ri\u201d n\u00ebnshtrohet absolutisht, tue i mohue vetes k\u00ebshtu t\u00eb drejt\u00ebn me qen\u00eb i lir\u00eb &#8211; p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr aktin e vet. Me qen\u00eb i lir\u00eb don t\u00eb thot\u00eb me pranue plot\u00ebsisht p\u00ebrgjegjsin\u00eb e aktit tand. Kjo asht\u00eb dilema p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por sidomos e intelektualit, e njeriut q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ide t\u00eb reja, p\u00ebr zbulime\u2026dhe rreziku q\u00eb ai paraqet \u201cpuna e intelektualit konsiderohet e rrezikshme p\u00ebr shoq\u00ebnin\u00eb\u201d, shqip \u201carmik i popullit\u201d.<\/p>\n<p>Trajtimi i \u201cil non-uomo\u201d,(jo-njeriu) t\u00eb persekutuemet dhe \u201cmagjypet\u201d asht\u00eb i fort\u00eb, trondit\u00ebs dhe instruktiv. Ky kapitull m\u00eb ka ringjalle kujtime q\u00eb perpiqem t\u00eb harroj pa sukses. Si nj\u00eb individ q\u00eb ruen\u201c\u2026te gjitha meturinat borgjeze\u201d(sic!) une u quejta i rreziksh\u00ebm p\u00ebr masat q\u00eb nuk mendojn\u00eb lirisht, skllavet mesjetare te shekullit 20 q\u00eb meritojn\u00eb me qen\u00eb \u201c\u2026t\u00eb sht\u00ebrnguem me pun\u00eb t\u00eb detyrueshme \u201d deri ne vdekje\u2026.!<\/p>\n<p>Asht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u201cme p\u00ebrmbledh\u00eb\u201d nga ky lib\u00ebr i thuket, landa e t\u00eb cilit asht\u00eb esenca e nj\u00eb problemi t\u00eb gjan\u00eb e masiv, ku disa mendojn\u00eb se vet\u00ebm \u201cKalashnikovet\u201d e zgjidhin, sepse komunist\u00ebt nuk ndryshojn\u00eb vesin. Sot, n\u00eb Shqiperi, \u201cshp\u00ebrndahet falsiteti dhe mbretnon frika\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi: \u201cNjeriu ri ka fitue lirin\u00eb me veprue, por nuk asht\u00eb \u00e7lirue nga bindja e fitueme n\u00eb indoktrinimin e procesit t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb formimit tij\u201d asht\u00eb me rand\u00ebsi thelb\u00ebsore; sepse shihet qart\u00eb e \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga kupola qeveritare deri te dyqanxhiu ma i thjesht\u00eb. Gjithashtu, \u201c\u2026fal\u00eb monopolit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore t\u00eb ruejtuna n\u00eb fshehtesi, t\u00eb kontrollueme me xhelozi gjat\u00eb rregjimit, dhe mbas ramjes se tij nga partit\u00eb e s\u00eb majt\u00ebs\u2026\u201c(un\u00eb do t\u00eb shtojshe \u201cedhe t\u00eb s\u00eb djathtes falso\u201d), sot kemi \u201c\u2026t\u00eb pabes\u00ebt e djesh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb zan\u00eb vend mir\u00eb (n\u00eb pushtet); \u201cklasa e re\u201d gjilasiane post-kommuniste, do t\u00eb thojshe un\u00eb. Me qen\u00eb se Europa nuk lejon zbatimin e nj\u00eb terrori t\u00eb ri, n\u00eb Shqiperi kemi sot \u201dn\u00eb Shqiperin\u00eb post-komuniste (nj\u00eb situat\u00eb ku) duket sikur p\u00ebrqafohet nj\u00eb model etik utilitar\u201d, don t\u00eb thot\u00eb spekulimin e hap\u00ebt dhe t\u00eb pranuem n\u00eb shoq\u00ebni\u2026!<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi: \u201d\u2026tue p\u00ebrdorue dhun\u00ebn nuk u sigurue nj\u00eb besnik\u00ebri efektive\u201d sjell\u00eb n\u00eb mend shprehjen e At Anton Harapit: \u201dO me kobure n\u00eb gjoks nuk bahet ai tjetri v\u00eblla, por hipokrit ose mizuer\u201d. K\u00ebtu mohohet \u201cmund\u00ebsia efektive e zgjedhjes\u201d mohohet esenca e shoq\u00ebnise s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e autentike, ku njer\u00ebzit jan\u00eb \u201cpersonae\u201d, e jo robote t\u00eb drejtuem nga qendra (Partia).<\/p>\n<p>Ky asht\u00eb edhe nj\u00eb aspekt i tragjedis\u00eb s\u00eb shoq\u00ebnis\u00eb shqiptare sot. Nj\u00eb qeveritar q\u00eb nuk ka besim t\u00eb qytetari, e nj\u00eb qytetar q\u00eb nuk ka besim te qeveritari. Kjo dikotomi fatale, po t\u00eb vazhdoj\u00eb, do t\u00eb sjell\u00eb vdekjen morale t\u00eb shoq\u00ebnis\u00eb civile shqiptare. Shenjat e para jan\u00eb refuzimi ose indiferenca me votue p\u00ebr elemente q\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb besim. Gjindemi para nj\u00eb dileme ekzistenciale: ose nj\u00eb shoq\u00ebni civile autentike e fort\u00eb e nj\u00eb qeveri t\u00eb dobt\u00eb, ose nj\u00eb qeveri t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb shoq\u00ebni civile shqiptare t\u00eb dobt\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb kemi fitoren e s\u00eb par\u00ebs &#8211; shoq\u00ebnia autentike civile &#8211; \u201cnjeriu i ri\u201d shqiptar nuk do te gjej\u00eb rrug\u00ebdalje t\u00eb pranueshme. Ai do t\u00eb detyrohet me pranue ose usurpimin e pushtetit, ose nevoj\u00ebn urgjente me riformue raporte t\u00eb reja -pushtetar\/qytetar, &#8211; ku qytetari merr persip\u00ebr p\u00ebrgjegjsin\u00eb p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shteti q\u00eb sh\u00ebrben, e jo q\u00eb shfryt\u00ebzon, qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shqiptar\u00ebve pranoi rregjimin e terrorit komunist, p\u00ebr bindje, oportuniz\u00ebm e sidomos nga frika e madhe e persekutimit q\u00eb ai rregjim ushtroi. Prandej sot \u201c\u2026ka elemente t\u00eb gatsh\u00ebm me tregue p\u00ebrs\u00ebri eg\u00ebrsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb trash\u00ebgue nga komunizmi\u201d. T\u00eb mb\u00ebshtetun n\u00eb struktur\u00ebn e organizimit partiak &#8211; si pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb klani, \u201c\u2026ata paraqesin rrezikun e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb shoq\u00ebnine e tranzicionit, si dhe pengesen ma t\u00eb fort\u00eb t\u00eb marshit drejt nj\u00eb demokracie autentike\u201d. Ky p\u00ebrcaktim ndigjohet \u00e7do dit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do vend ku qytetar\u00ebt tregojn\u00eb me gisht udh\u00ebheqsit lokale e komb\u00ebtar\u00eb, ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rregjimit t\u00eb terrorit komunist.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb jesh i sigurt\u00eb. Komunist\u00ebt nuk ndryshojn\u00eb!\u201d. Kjo spjegon p\u00ebrse nuk ka pas\u00eb sukses gjykimi i krimit dhe kriminelit komunist q\u00eb mbetet akoma n\u00eb fuqi n\u00eb Shqip\u00ebri; p\u00ebrkundrazi, nj\u00eb qendrim i k\u00ebtill transformoi n\u00eb komedi tragjedin\u00eb e madhe t\u00eb popullit shqiptar. Pushteti gjyqsor n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb dhe mbetet simbol i korrupsionit &#8211; anti-drejt\u00ebsi, anti-demokraci. Ky orientim, oportunist dhe materialist, \u201d\u2026po i jep form\u00eb fetyr\u00ebs s\u00eb rendit t\u00eb ri demokratik\u201d (I.Kadare)<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, koncepti i dinjitetit njer\u00ebzor nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb mes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb uritun ma par\u00eb dhe tani t\u00eb dehun nga \u201ct\u00eb mirat materiale\u201d q\u00eb ofron ekonomia e ringjallun. Liri, demokraci, dinj\u00ebtet, moral, pun\u00eb me djers\u00eb q\u00eb i bie era ndershm\u00ebni mungojn\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri, e n\u00eb qofte se nuk rivendosen, vendi yn\u00eb nuk do t\u00eb dal\u00eb kurr\u00eb nga kriza e rand\u00eb morale e shpirt\u00ebnore ku gjindet sot. Asht\u00eb mekat dhe t\u00eb dhemb zemra kur mendohet p\u00ebr viktim\u00ebt e panumurta t\u00eb diktatures enveriste q\u00eb dhane jet\u00ebn para skuadrave t\u00eb ekzekutimit ose n\u00eb llogoret e pun\u00ebs s\u00eb detyrueshme t\u00eb kampeve komuniste t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimit q\u00eb mbuluen vendin ton\u00eb p\u00ebr af\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli e q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb harruem\u2026.burra, gra, pleq, femij e foshnje t\u00eb pa faj!<\/p>\n<p>Mbetet nj\u00eb shprese q\u00eb nuk ashte e pranueme universalisht: orientimi fetar. Vuejtjet n\u00ebn terrorin totalitar &#8211; fashizmi, nazismi, komunizmi &#8211; kan\u00eb qen\u00eb aq t\u00eb randa sa me nxit\u00eb akuza kund\u00ebr Krijuesit, dhe heshtjes se Tij: Si asht\u00eb e mundun q\u00eb Hyjnia heshti para krimeve hitleriane t\u00eb krematoriumeve t\u00eb Holokostit e \u201cgulageve\u201d staliniste n\u00eb Siberine e ngrime n\u00eb akull \u2026 dhe 32 kampet e burgjet enveriste mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste?<\/p>\n<p>Na mbetet vetem nj\u00eb ngushellim: brez\u00ebnit\u00eb e reja kan\u00eb fatin e mir\u00eb t\u00eb mos jetojn\u00eb &#8211; ashtu si brez\u00ebnit\u00eb tona &#8211; n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku idet\u00eb mashtruese me gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetat e tyne mund t\u00eb transformohen n\u00eb projekte monstruoze p\u00ebr reformimin e shoq\u00ebnive t\u00eb tilla ku t\u00eb jesh\u00eb intelektual rrezikohesh me qen\u00eb bashkefajtor n\u00eb krime t\u00eb tejskajshme\u2026. e imagjinare!<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb se Shqip\u00ebria synon me nd\u00ebrtue nj\u00eb t\u00eb ardhme premtuese duhet t\u00eb filloj\u00eb me kundrue e me denoncue ndershm\u00ebnisht t\u00eb kaluemen e saj te af\u00ebrt, sidomos periudh\u00ebn kur disidenti quhej i pabes\u00eb sepse refuzonte me vesh\u00eb rroben e re e t\u00eb detyrueshme t\u00eb \u201cnjeriut te ri\u201d t\u00eb shnjer\u00ebzuem shpirt\u00ebnisht e moralisht.<\/p>\n<p>Dr. Nikolla meriton p\u00ebrgezimet tona p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb me vler\u00eb. Ai asht\u00eb n\u00eb prakun e nj\u00eb karriere q\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, tue p\u00ebrfshi edhe \u201cfajtoret\u201d.<\/p>\n<p>(<em>Sh\u00ebnim: Frazat ne thojza jane perkthimi i im i origjinalit italisht. SR<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sami Repishti, 12 mars 2012 Keto koh\u00ebt e fundit mora nj\u00eb kopje t\u00eb librit \u201cNjeriu i ri shqiptar- P\u00ebrmes moralit komunist dhe kriz\u00ebs se tranzicionit\u201d te autorit Albert P. Nikolla shkrue n\u00eb gjuh\u00ebn italishte. Libri ka 149 faqe, ndahet n\u00eb kat\u00ebr kapituj kryesore dhe p\u00ebrmban nj\u00eb bibliografi t\u00eb pasun. I dedikohet dy f\u00ebmijve, \u201dtrekandshit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2174","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Sami Repishti, 12 mars 2012 Keto koh\u00ebt e fundit mora nj\u00eb kopje t\u00eb librit \u201cNjeriu i ri shqiptar- P\u00ebrmes moralit komunist dhe kriz\u00ebs se tranzicionit\u201d te autorit Albert P. Nikolla shkrue n\u00eb gjuh\u00ebn italishte. Libri ka 149 faqe, ndahet n\u00eb kat\u00ebr kapituj kryesore dhe p\u00ebrmban nj\u00eb bibliografi t\u00eb pasun. I dedikohet dy f\u00ebmijve, \u201dtrekandshit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-14T09:37:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe\",\"datePublished\":\"2012-03-14T09:37:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/\"},\"wordCount\":1878,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/njeriu_ri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/\",\"name\":\"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/njeriu_ri.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-14T09:37:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/njeriu_ri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/njeriu_ri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Sami Repishti, 12 mars 2012 Keto koh\u00ebt e fundit mora nj\u00eb kopje t\u00eb librit \u201cNjeriu i ri shqiptar- P\u00ebrmes moralit komunist dhe kriz\u00ebs se tranzicionit\u201d te autorit Albert P. Nikolla shkrue n\u00eb gjuh\u00ebn italishte. Libri ka 149 faqe, ndahet n\u00eb kat\u00ebr kapituj kryesore dhe p\u00ebrmban nj\u00eb bibliografi t\u00eb pasun. I dedikohet dy f\u00ebmijve, \u201dtrekandshit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-14T09:37:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe","datePublished":"2012-03-14T09:37:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/"},"wordCount":1878,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/","name":"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg","datePublished":"2012-03-14T09:37:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/njeriu_ri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/libri-i-albert-p-nikolles-mbi-njeriun-e-ri-ashte-nje-risi-e-madhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Libri i Albert P. Nikoll\u00ebs mbi \u201cnjeriun e ri\u201d asht\u00eb nj\u00eb ris\u00ec e madhe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2174"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2174\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}