{"id":2171,"date":"2010-04-11T00:48:10","date_gmt":"2010-04-10T23:48:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2171"},"modified":"2010-04-11T00:48:10","modified_gmt":"2010-04-10T23:48:10","slug":"plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/","title":{"rendered":"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Prof. Dr. ENVER FAJA <\/strong><\/p>\n<p>Qendra e Tiran\u00ebs nuk po gjen qet\u00ebsi dhe ende mbeet nj\u00eb struktur\u00eb urbane e pap\u00ebrfunduar, gjithmon\u00eb problem i hapur, i administruar, i konceptuar, i projektuar dhe i nd\u00ebrtuar gabimisht. Historia e urbanistik\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb e mbushur me episode dramatike q\u00eb trishtuesh\u00ebm shum\u00ebkush i kujton. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb dhe situat\u00eb t\u00eb turbullt dhe kaotike ndodhet dhe sot qendra q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb urbane t\u00eb zhveshur, t\u00eb varf\u00ebr, me projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebsh q\u00eb po zbatohen, anulohen, korrigjohen dhe nuk aprovohen, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb sociale me konflikte t\u00eb thella shoq\u00ebrore e politike dhe probleme teknike e inxhinierike. <\/p>\n<p>Demokracia trash\u00ebgoi nga totalitarizmi nj\u00eb qend\u00ebr me Pallat Kulture, hotel 15-kat\u00ebsh, Muzeum Historik Komb\u00ebtar, rrug\u00eb unaze dhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb boshe q\u00eb dikur q\u00ebndronte monumenti i diktatorit q\u00eb demokracia e rr\u00ebzoi. K\u00ebto tri objekte kan\u00eb pasur dram\u00ebn e vet t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb historikisht e ka shqet\u00ebsuar dhe revoltuar banorin e Tiran\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Kur u nd\u00ebrtua Pallati i Madh i Kultur\u00ebs, dhurat\u00eb e Sovjet\u00ebve qytetit, u prish Pazari i vjet\u00ebr. Kur u nd\u00ebrtua hoteli i madh 15kat\u00ebsh, u prish kisha katolike e klasicizmit shqiptar, dhe kur u nd\u00ebrtua Muzeu Historik Komb\u00ebtar u prish Bashkia e qytetit, pjes\u00eb integrale e ansamblit t\u00eb ministrive. <\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ndodhur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe brenda nj\u00eb periudhe 35 vje\u00e7are u realizuan n\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve pjesore urbanistike vet\u00ebm rreth sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe jo larg tij. Nocionin modern t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb qytetit e dha studimi francez q\u00eb p\u00ebrfshiu nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb madhe prej 250 hektar\u00ebsh bashk\u00eb me sheshin Sk\u00ebnderbej prej kat\u00ebr hektar\u00ebsh. K\u00ebshtu me projektin e francez\u00ebve m\u00eb n\u00eb fund dhe n\u00eb arrit\u00ebm pas 55 vjet\u00ebve diktatur\u00eb dhe demokraci t\u2019i japim qendr\u00ebs kufijt\u00eb, limitet e duhura t\u00eb zhvillimit. <\/p>\n<p>P\u00ebr 10 vjet rresht t\u00eb tranzicionit hap\u00ebsira e Qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs ka qen\u00eb hap\u00ebsira m\u00eb e d\u00ebshiruar dhe e lakmuar nga aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, njer\u00ebz t\u00eb biznesit dhe t\u00eb pushtetit, p\u00ebr t\u2019u pasuruar dhe sunduar sepse urbanizmi i saj vazhdoi p\u00ebrs\u00ebri pa studime p\u00ebrkat\u00ebse urbanistike t\u00eb qendr\u00ebs,pa plane t\u00eb p\u00ebrgjithshme urbanistike t\u00eb qytetit dhe pa studime rajonale. K\u00ebshtu u krijuan kushte p\u00ebr nj\u00eb urbanistik\u00eb informale, abuzive dhe spekulative, me nd\u00ebrtime spontane, pa vlera, larg shum\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr nj\u00eb arkitektur\u00eb dhe urbanistik\u00eb kontemporane t\u00eb denja p\u00ebr nj\u00eb metropol. Fronti urban verior i qendr\u00ebs sot p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb mur urbanistik ordiner, estetikisht i d\u00ebshtuar dhe i pashpres\u00eb, q\u00eb vulos nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb trajtimit hap\u00ebsinor t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb qendr\u00ebs. <\/p>\n<p>P\u00ebr vlerat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb projektit francez \u201cArchitecture Studio\u201d kam shkruar n\u00eb librin tim \u201cKush e Drejton Urbanistik\u00ebn Shqiptare\u201d, t\u00eb cilat shkurtimisht, p\u00ebr lexuesin e k\u00ebtij shkrimi, po i rreshtoj si m\u00eb posht\u00eb: <\/p>\n<p>1-Plani francez, sikund\u00ebr theksova dhe m\u00eb lart, drejt\u00eb i ka p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb gjeografik\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs. Ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zhvillohet kundrejt dy boshteve kryesore jug- veri sheshi \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe Stacioni i Trenit, dhe lindje-per\u00ebndim sheshi \u201cAvni Rustemi\u201d dhe \u201cZogu i Zi\u201d. <\/p>\n<p>2- Ruan dhe nuk prek, nuk cenon hap\u00ebsir\u00ebn e bulevardit t\u00eb madh, boshtin kurrizor t\u00eb organizimit t\u00eb planit t\u00eb qendr\u00ebs e t\u00eb qytetit dhe hap\u00ebsir\u00ebn m\u00eb monumentale t\u00eb Tiran\u00ebs. <\/p>\n<p>3-Projekti francez v\u00eb n\u00eb jet\u00eb parimin dhe konceptin m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm t\u00eb urbanistik\u00ebs moderne dhe asaj kontemporane, ndarjen e njeriut nga makina, ndarjen e l\u00ebvizjes k\u00ebmb\u00ebsore nga l\u00ebvizja e mekanizuar. N\u00eb rastin konkret k\u00ebmb\u00ebsori \u00ebsht\u00eb zot\u00ebrues i sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, l\u00ebviz i lir\u00eb, i sigurt dhe makinat l\u00ebvizin n\u00eb Unaz\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb trash\u00ebguar nga monizmi, t\u00eb cil\u00ebn natyralisht e modifikon me ndarjen n\u00eb breza kalimi p\u00ebr autobus\u00eb, p\u00ebr vetura, bi\u00e7ikleta dhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb. <\/p>\n<p>4-Projekti francez n\u00ebp\u00ebrmjet gradacieleve i jep n\u00eb aspektin kompozicional qendr\u00ebs vertikalitet, madh\u00ebshti, akcentim, peizazh, siluet\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qytet t\u00eb madh, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb metropol. Por cilat jan\u00eb t\u00eb metat e k\u00ebtij plani? <\/p>\n<p>1-Projekti francez nuk parashikon asgj\u00eb t\u00eb re gjat\u00eb bulevardit t\u00eb madh, asnj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb apo ansamb\u00ebl t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor, administrativ, tregtar ose institucion me funksion ballkanik apo evropian. N\u00eb qendr\u00ebn e Varshav\u00ebs p\u00ebr shembull, parashikohet t\u00eb nd\u00ebrtohet muzeumi bot\u00ebror i artit. N\u00eb fundin e aksit t\u00eb planit t\u00eb qytetit t\u00eb bukur t\u00eb Brazilit, qytet i ri, madh\u00ebrish\u00ebm q\u00ebndron sheshi i tri pushteteve i kompozuar nga pallati i qeveris\u00eb, parlamenti dhe pallati i Drejt\u00ebsis\u00eb. Plani francez, parlamentin shqiptar e fsheh n\u00eb oborrin e godin\u00ebs s\u00eb ish- komitetit qendror t\u00eb Partis\u00eb Komuniste shqiptare!&#8230;<\/p>\n<p>2 -N\u00eb projektin francez, gradacieli \u00ebsht\u00eb keq interpretuar, gabimisht i p\u00ebrdorur. \u00cbsht\u00eb abuzuar n\u00eb sasi (10 gradaciela) dhe n\u00eb lart\u00ebsi. Ata jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb sheshin kryesor dhe nuk jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale dhe interesante n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e qendr\u00ebs. Reshti i gradacieleve n\u00eb lindje t\u00eb sheshit pret shikimin e malit t\u00eb Dajtit, simbolin e natyr\u00ebs dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb qytetit, peizazhit m\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs, unikal n\u00eb Ballkan i ruajtur nga \u00e7do plan e studim urbanistik i m\u00ebparsh\u00ebm. Pes\u00eb gradacielet n\u00eb lindje, nj\u00eb motiv i pazbatuesh\u00ebm, ndryshe duhet t\u00eb prishet nyja tek Piaca sot. <\/p>\n<p>3. Lart\u00ebsia e gradacieleve \u00ebsht\u00eb e madhe, 81 e m\u00eb shum\u00eb metra, q\u00eb n\u00eb aspektin urbanistik do t\u00eb cil\u00ebsoheshin si jasht\u00eb shkall\u00ebs urbane t\u00eb qytetit. N\u00eb kompleksin e banimit me kulla i ngritur n\u00eb qytetin e Parisit n\u00eb vitin 1975, i quajtur \u201cFronti i Sen\u00ebs\u201d, kullat kan\u00eb lart\u00ebsi 85 metra. <\/p>\n<p>4- N\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar, n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm t\u00eb tij parashikohet t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb 15kat\u00ebsh i dyt\u00eb, biblioteka e qytetit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me gjuh\u00ebn e arkitektit eliminimin e muzeut dhe n\u00eb aspektin urbanistik krejt\u00ebsisht i pamotivuar. P\u00ebr nj\u00eb studio prestigjioze franceze \u00ebsht\u00eb varianti me destruktiv.<br \/>\nSi nj\u00eb nd\u00ebr projektuesit kryesor\u00eb t\u00eb MHK, e konsideroj k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje si nj\u00eb akt kund\u00ebr arkitektur\u00ebs tradicionale t\u00eb qendr\u00ebs. <\/p>\n<p>*** <\/p>\n<p>Projektin francez t\u00eb qendr\u00ebs n\u00eb saje t\u00eb mbrojtjes entuziaste t\u00eb Bashkis\u00eb dhe kryetarit t\u00eb saj, shoq\u00ebria shqiptare dhe sidomos tiranasit e prit\u00ebn mir\u00eb me entuziaz\u00ebm dhe shpres\u00eb se francezi do ta b\u00ebnte Tiran\u00ebn si Parisin. Shkroi gjer\u00eb shtypi dhe u shfaq\u00ebn shum\u00eb pamje nga projekti n\u00eb ekranet televizive t\u00eb vendit. Me k\u00ebt\u00eb plan, mendoi qytetari i thjesht\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb pranohej m\u00eb leht\u00eb n\u00eb BE. Shpejt filloi zbatimi i tij dhe konkurse nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb tjera u organizuan p\u00ebr projektet e gradacieleve I, II, III. <\/p>\n<p>U arrit t\u00eb lart\u00ebsohet gradacieli i par\u00eb, tek sheshi \u201cSulejman Pash\u00eb Bargjini\u201d, i dyti ende n\u00eb themele dhe i treti, gradacieli \u201cSyri i Tiran\u00ebs\u201d (q\u00eb bukur e pag\u00ebzoi analisti i njohur, Fatos Lubonja, \u201cCiklopi i Tiran\u00ebs\u201d), i cili nuk mund t\u00eb realizohet sepse papritmas projekti francez pushoi t\u00eb jet\u00eb i plotfuqish\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb vitin 2008 u organizua nj\u00eb konkurs i ri dhe fitoi ai i studios belge, q\u00eb sot po zbatohet. <\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm lind pyetja: Pse i parr\u00ebzuar nj\u00eb projekt zbatohet nj\u00eb i dyt\u00eb, ligj\u00ebrisht i paaprovuar? P\u00ebr mendimin tim projekti belg \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i ri, nj\u00eb projekt hibrid, i dal\u00eb nga kryq\u00ebzimi i atij francez dhe belg. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb martes\u00eb shterp\u00eb nd\u00ebrmjet planit francez dhe atij belg, rast i papar\u00eb, i patakuar n\u00eb historin\u00eb e urbanistik\u00ebs t\u00eb rikonstruksionit t\u00eb qendrave evropiane. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt jam kat\u00ebrcip\u00ebrisht kundra p\u00ebr k\u00ebto arsye: <\/p>\n<p>E para: N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori dhe praktik\u00eb mungon morali dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Rezulton se paskemi aprovuar nj\u00eb projekt-ide qendre pa vlera n\u00eb trajtimin dhe mobilimin e sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Projekti belg ndryshon rr\u00ebnj\u00ebsisht nga ai i francez\u00ebve, i cili na ofron nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re. Sikund\u00ebr dihet, plani francez i miratuar \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb zon\u00ebn e qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. K\u00ebrkush deri m\u00eb sot nuk ka guxuar ta shkel\u00eb at\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, zoti Rama duke aprovuar planin belg, rr\u00ebzon planin francez&#8230;! Absurd apo di\u00e7ka tjet\u00ebr&#8230; <\/p>\n<p>E dyta: Sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d me form\u00eb piramide, veshur me pllaka guri, e kthen sheshin n\u00eb nj\u00eb Sahar\u00eb betoni. Literatura shkencore rekomandon q\u00eb sip\u00ebrfaqja e \u00e7do lloj sheshi qoft\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb e rrafsh\u00ebt ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt konkave dhe jo kunvekse, sepse pritet n\u00eb disa pika shikimi i plot\u00eb i kateve p\u00ebrdhe t\u00eb nd\u00ebrtesave dhe ansambleve q\u00eb rrethojn\u00eb sheshin. Shpjegimi apo interpretimi q\u00eb i b\u00ebhet k\u00ebsaj forme piramidale n\u00eb maj\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb tashm\u00eb qytetari i lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demagogji shterp\u00eb dhe ironike q\u00eb ngjason me dogmat e komunizmit n\u00eb art dhe arkitektur\u00eb: \u201csocialiste nga p\u00ebrmbajtja dhe komb\u00ebtare nga forma\u201d. <\/p>\n<p>E treta: Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kulle qytetare q\u00eb n\u00ebnkupton Bashkin\u00eb e qytetit, q\u00eb parashikohet t\u00eb nd\u00ebrtohet nd\u00ebrmjet MHK dhe hotelit 15-kat\u00ebsh, mbyll hap\u00ebsir\u00ebn e bulevardit \u201cZogu i Par\u00eb\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb hap fatal i k\u00ebtij projekti. Zoti Rama, si organizatori dhe i dyti nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit, q\u00eb ka vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan, pas kryeministrit Fatos Nano, n\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb rastit i ka thurur himn studios franceze, q\u00eb me linj\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb bulevardit t\u00eb madh ka respektuar hap\u00ebsir\u00ebn emblem\u00eb t\u00eb qytetit dhe zemr\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; nj\u00ebkoh\u00ebsisht ka respektuar dhe vepr\u00ebn e arkitektit t\u00eb madh italian Brazinit, themeluesit t\u00eb nj\u00eb kryeqyteti. Mbylljen e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb bulevardit t\u00eb madh e konsideroj nj\u00eb ATENTAT KUNDER QYTETIT. <\/p>\n<p>E kat\u00ebrta: Plani belg nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim bind\u00ebs n\u00eb rrafshin teorik dhe praktik t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb organizimit t\u00eb l\u00ebvizjes mekanike dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve n\u00eb qend\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb vet\u00ebm Unaza e vog\u00ebl t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb t\u00eb gjitha llojet e trafikut, si at\u00eb tranzit, lokal penetrues dhe difuzues nga qendra, pa shfryt\u00ebzuar dhe urbanizimin n\u00ebntok\u00ebsor q\u00eb do ta leht\u00ebsonin shum\u00eb k\u00ebt\u00eb nyje tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb transporti. <\/p>\n<p>Shpreh bindjen se n\u00ebntoka e sheshit ka potencial nd\u00ebrtimi p\u00ebr parkime madje dhe rrug\u00eb tregtare, sikund\u00ebr t\u00eb tilla ndodhen dhe n\u00eb shum\u00eb qendra qytetesh. N\u00eb projektin q\u00eb dhunsh\u00ebm po zbatohet, nuk lexohet asnj\u00eb shenj\u00eb se ku jan\u00eb pikat e hyrjes dhe daljes s\u00eb makinave dhe ato t\u00eb njer\u00ebzve. Bashkia po nxitohet pse po nd\u00ebrton \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb para hedhjes s\u00eb themeleve.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi mendoj se: <\/p>\n<p>Qendra e Tiran\u00ebs nuk ka ende t\u00eb p\u00ebrgatitur projektin e duhur p\u00ebr zbatim, sepse sikund\u00ebr shkrova m\u00eb sip\u00ebr, mbart mungesa, dob\u00ebsi dhe gabime n\u00eb shum\u00eb aspekte dhe t\u00eb shum\u00eb gjinive si: funksionale, form\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje, urbano- strukturore, sociologjike, ekonomike, tekniko-inxhinierike, hap\u00ebsinore, estetike, mjedisore, t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i anashkalosh. Me projektin belg po godasim gabuar qendr\u00ebn n\u00eb zemr\u00ebn e saj. At\u00eb duhet ta ruajm\u00eb si gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. <\/p>\n<p>Dhe Tirana, n\u00eb saje t\u00eb zhvillimit t\u00eb vrullsh\u00ebm ekonomik e shoq\u00ebror, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e kristalizimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie mekaniciste, sikund\u00ebr kan\u00eb kaluar simotrat e saj t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb XX. Dhe Tirana po vuan, s\u00ebmuret nga pasojat e motorizimit dhe zhvillimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjitha forcave krijuese: urbanist\u00ebve, arkitekt\u00ebve, planifikuesve, inxhinier\u00ebve dhe ekologjist\u00ebve dhe politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta ruajtur dhe sh\u00ebruar nga plag\u00ebt e marra Tiran\u00ebn, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Apeloj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb lindur n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb e dashuron dhe ka punuar p\u00ebr Tiran\u00ebn dhe qendr\u00ebn e saj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e autorit arkitekt t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar, si dhe n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e profesorit t\u00eb nj\u00eb karriere t\u00eb gjat\u00eb akademike. <\/p>\n<p>*<em>Dekani i Fakultetit t\u00eb Arkitektur\u00ebs \u201cUFO University\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Dr. ENVER FAJA Qendra e Tiran\u00ebs nuk po gjen qet\u00ebsi dhe ende mbeet nj\u00eb struktur\u00eb urbane e pap\u00ebrfunduar, gjithmon\u00eb problem i hapur, i administruar, i konceptuar, i projektuar dhe i nd\u00ebrtuar gabimisht. Historia e urbanistik\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb e mbushur me episode dramatike q\u00eb trishtuesh\u00ebm shum\u00ebkush i kujton. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb dhe situat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2171","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Prof. Dr. ENVER FAJA Qendra e Tiran\u00ebs nuk po gjen qet\u00ebsi dhe ende mbeet nj\u00eb struktur\u00eb urbane e pap\u00ebrfunduar, gjithmon\u00eb problem i hapur, i administruar, i konceptuar, i projektuar dhe i nd\u00ebrtuar gabimisht. Historia e urbanistik\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb e mbushur me episode dramatike q\u00eb trishtuesh\u00ebm shum\u00ebkush i kujton. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb dhe situat\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-10T23:48:10+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit\",\"datePublished\":\"2010-04-10T23:48:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/\"},\"wordCount\":2123,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/\",\"name\":\"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-04-10T23:48:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Prof. Dr. ENVER FAJA Qendra e Tiran\u00ebs nuk po gjen qet\u00ebsi dhe ende mbeet nj\u00eb struktur\u00eb urbane e pap\u00ebrfunduar, gjithmon\u00eb problem i hapur, i administruar, i konceptuar, i projektuar dhe i nd\u00ebrtuar gabimisht. Historia e urbanistik\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb e mbushur me episode dramatike q\u00eb trishtuesh\u00ebm shum\u00ebkush i kujton. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb dhe situat\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-10T23:48:10+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit","datePublished":"2010-04-10T23:48:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/"},"wordCount":2123,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/","name":"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-04-10T23:48:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/plani-belg-i-qendres-se-tiranes-nje-atentat-kunder-qytetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Plani belg i qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb atentat kund\u00ebr qytetit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2171"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2171\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}