{"id":2131,"date":"2010-04-07T21:19:31","date_gmt":"2010-04-07T20:19:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2131"},"modified":"2010-04-07T21:19:31","modified_gmt":"2010-04-07T20:19:31","slug":"berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/","title":{"rendered":"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"Andrea Stefani\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong><\/p>\n<p>Beteja q\u00eb qeveria i ka shpallur projektit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt i mend\u00ebsive komunisto-autoritariste q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e Kryeministrit Berisha. \u00cbsht\u00eb mend\u00ebsia centraliste dhe despotike q\u00eb nuk lejon liri dhe iniciativ\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb pushtet tjet\u00ebr. Por \u00ebsht\u00eb edhe tjetra, m\u00eb anti-publikja, ajo q\u00eb e quan t\u00eb p\u00ebrligjur si realpolitik\u00eb, sabotimin, pengimin e \u00e7do projekti t\u00eb rivalit politik, t\u00eb cilin e sheh si armik. Kjo q\u00eb po ndodh me sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d nuk \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese, \u00ebsht\u00eb alarmante.<\/p>\n<p>Sepse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rivalitet politik, por nj\u00eb p\u00ebrleshje vulgare anti-publike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb si ato q\u00eb dikur Sk\u00ebnderbeut i duhej t\u00eb zhvillonte kund\u00ebr ushtrive turke, q\u00eb i rrethonin k\u00ebshtjellat. \u00cbsht\u00eb alarmuese p\u00ebr standardet politike t\u00eb shikosh se si n\u00eb shekullin XXI \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d ndodhet p\u00ebrs\u00ebri i rrethuar. K\u00ebt\u00eb her\u00eb jo nga nj\u00eb turk si Tursun Pasha, q\u00eb Ismail Kadare ka gdhendur n\u00eb kryevepr\u00ebn \u201cK\u00ebshtjella\u201d, por nga nj\u00eb tjet\u00ebr pasha, k\u00ebt\u00eb her\u00eb shqiptar, jo n\u00eb shekullin XIII, por n\u00eb mileniumin e ri, jo me \u00e7allm\u00eb, por me kollare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pasha q\u00eb pretendon ta udh\u00ebheq\u00eb vendin drejt Europ\u00ebs, q\u00eb ta integroj\u00eb me qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zbaton t\u00eb gjitha metodat osmano-lindore p\u00ebr t\u00eb sabotuar opozit\u00ebn dhe pushtetin lokal t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e vet ndaj publikut. Nj\u00eb pasha q\u00eb tamam si osmanlliu Tursun Ulurgu Tunxhasllan Pasha, lakmon t\u00eb pushtoj\u00eb \u00e7do kala, t\u2019i ket\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb dor\u00eb dhe q\u00eb jo rast\u00ebsisht mban nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb dhe plot tituj si ai: Doktor Profesor Sali Berisha.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb pengimit q\u00eb po i b\u00ebhet realizimit t\u00eb projektit p\u00ebr sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d nga Bashkia e Tiran\u00ebs, qartazi me nj\u00eb dobi t\u00eb madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb paaft\u00ebsia e qeveris\u00eb. Nj\u00eb qeveri e aft\u00eb nuk ka frik\u00eb nga realizimet e pushtetit lokal q\u00eb ndodhet n\u00eb duart e kund\u00ebrshtarit politik. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb zhvillim i till\u00eb do ta mobilizonte p\u00ebr realizimin e t\u00eb tjerave projekte me dobi edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha publike. Avantazhi i saj mbi rivalin politik do t\u00eb buronte k\u00ebshtu nga mposhtja e rivalit politik me arritje, me nd\u00ebrtim. Dhe rivaliteti politik do t\u00eb ishte, si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, nj\u00eb rivalitet politik nd\u00ebrtimtar, pjellor, i sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe jo shkat\u00ebrrues si\u00e7 r\u00ebndom n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet vjet po ndodh me konfliktet politike t\u00eb nxitura nga Berisha. Por nuk mund ta ket\u00eb nj\u00eb veti t\u00eb till\u00eb nj\u00eb pushtet si ky, shterp\u00eb dhe q\u00eb nuk di t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet i till\u00eb e bazon suksesin politik jo te nd\u00ebrtimi, por te shkat\u00ebrrimi i planeve dhe projekteve t\u00eb kund\u00ebrshtarit. Ngaq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vet\u00eb, ose jo aq mir\u00eb dhe sa duhet p\u00ebr t\u00eb fituar besimin publik, at\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb nuk ka sesi t\u00eb mos i futet intrig\u00ebs p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e projekteve t\u00eb kund\u00ebrshtarit. Dhe si Tursun Pasha, nis e g\u00ebrryen llag\u00ebme n\u00eb themelet e projekteve t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb e konsideron armik edhe pse ai \u00ebsht\u00eb pushtet lokal i t\u00eb nj\u00ebjtit shtet n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kryeministri Pasha. N\u00eb fakt, sulmi i Berish\u00ebs kund\u00ebr \u201cSk\u00ebnderbeut\u201d sot, \u00ebsht\u00eb faza e par\u00eb e sulmit t\u00eb k\u00ebtij pashai p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb zgjedhjet lokale q\u00eb po afrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe opozita dhe pushteti i saj duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb ato zgjedhje pa fitore dhe aq m\u00eb pak me nj\u00eb arritje si ajo e sheshit t\u00eb rind\u00ebrtuar, nj\u00eb arritje me perceptim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb publik. Nj\u00eb pasha si Berisha, q\u00eb ndjek taktik\u00ebn e tok\u00ebs s\u00eb djegur me kund\u00ebrshtarin, nuk mund t\u00eb toleroj\u00eb q\u00eb ai t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje me nj\u00eb bilanc veprash t\u00eb tilla, edhe pse k\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb publikut dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Sepse \u201cm\u00eb e mira e m\u00eb t\u00eb mirave\u201d e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe e atyre t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Berisha t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet sa t\u00eb jet\u00eb jeta. Dhe q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo \u201ce mir\u00eb e madhe\u201d p\u00ebr popullin, duhet t\u00eb b\u00ebhen disa kurbane, disa sakrifica.<\/p>\n<p>A nuk ishte nj\u00eb kurban i till\u00eb edhe shkat\u00ebrrimi i mbikalimit te \u201cZogu i Zi\u201d? M\u00eb von\u00eb rezultoi se ishte nj\u00eb shkat\u00ebrrim i paligjsh\u00ebm q\u00eb i kushtoi publikut disa miliona t\u00eb hedhura n\u00eb \u201clum\u00eb\u201d. Por pashai nuk pyet p\u00ebr t\u00eb tilla gj\u00ebra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb pushtet drejt\u00ebsie, asnj\u00eb gjykat\u00eb, nuk ka k\u00ebllqe ta ver\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore, sikund\u00ebr dhe e meriton dhe sikund\u00ebr ndodh n\u00eb \u00e7do shtet normal per\u00ebndimor, ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e pavarur dhe ku publiku taksapagues \u201ct\u00eb tund dh\u00ebmb\u00ebt\u201d n\u00ebse shp\u00ebrdoron parat\u00eb e tij. Ndaj dhe pashai nuk mund t\u00eb mos lakmoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb tjera kurbane t\u00eb tilla q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb luft\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb pandershme p\u00ebr pushtet. A nuk b\u00ebnin t\u00eb tilla kurbane n\u00eb themele t\u00eb pushtetit t\u00eb tyre edhe faraon\u00ebt, mbret\u00ebrit lindor\u00eb, despot\u00ebt? Nj\u00eb kurban i till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe projekti i kryesheshit t\u00eb vendit, q\u00eb mban emrin e heroit komb\u00ebtar q\u00eb, shekuj m\u00eb par\u00eb, udh\u00ebhoqi rezistenc\u00ebn e lavdishme kund\u00ebr osman\u00ebve, sulltan\u00ebve dhe pashallar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Projekti i sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d duhet penguar jo se nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi urbanistik, por sepse \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr pushtetin e pashait Berisha. Ai \u00ebsht\u00eb thuajse nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb q\u00eb duhet pushtuar. Dhe organizohet sulmi kund\u00ebr k\u00ebsaj k\u00ebshtjelle t\u00eb opozit\u00ebs. Jo me selhitar\u00eb, akinxhinj e jeni\u00e7er\u00eb, por me siamez\u00ebt e tyre modern\u00eb, me deputet\u00eb, urbanist\u00eb dhe jurist\u00eb. N\u00eb ball\u00eb si gjithnj\u00eb, prin lufta \u201canti-korrupsion\u201d. Projekti i bashkis\u00eb shpallet i korruptuar. K\u00ebshtu i sulmoi ky pasha kund\u00ebrshtar\u00ebt edhe n\u00eb vitin 2005, duke u hequr si kalor\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb vriste ku\u00e7edr\u00ebn e korrupsionit, por me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, ja shaloi vet\u00eb ku\u00e7edr\u00ebs s\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Sulmi vazhdohet me aradhe t\u00eb tjera. Shpiken lloj-lloj pengesash burokratike e \u201cligjore\u201d. Trillohen po ashtu lloj-lloj \u201cargumentesh\u201d urbanistike kund\u00ebr projektit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur berishist\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb moral p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Sepse t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb par\u00eb sesi e katandisi Tiran\u00ebn, n\u00eb 8 vjet qeverisje, pushteti berishist i PD-s\u00eb. Kryeqyteti, t\u00eb gjith\u00eb sheshet e tij, edhe sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, parqet e lulishtet u mbush\u00ebn me nd\u00ebrtime pa leje, institucionet u rrethuan nga miz\u00ebri kioskash e lokalesh. Dhe sikund\u00ebr vet\u00ebkuptohet, \u201cargumentet\u201d m\u00eb absurde, kund\u00ebr projektit t\u00eb bashkis\u00eb, vijn\u00eb nga vet\u00eb pashai dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e af\u00ebrt t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke dhunuar t\u00eb drejt\u00ebn ligjore t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr projektet n\u00eb nj\u00eb shesh q\u00eb e ka n\u00ebn juridiksionin e vet, Berisha u shpreh para pak dit\u00ebsh me arroganc\u00eb orientale, se do t\u00eb preferonte q\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb kishte edhe nj\u00eb pazar. N\u00eb asnj\u00eb vend europian nuk mund t\u00eb gjesh pazarin n\u00eb k\u00ebrthiz\u00eb t\u00eb kryeqytetit. N\u00eb vende lindore, p\u00ebr shembull n\u00eb Marakesh, po. Nj\u00eb k\u00ebshilltar i pashait jep nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb \u201czgjuar\u201d, kinse po i shp\u00ebton qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs nga nj\u00eb tragjedi. Sipas tij, sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb zemra e qarkullimit p\u00ebr automjetet dhe n\u00ebse ai mbyllet p\u00ebr to, sikund\u00ebr parasheh projekti i bashkis\u00eb, ky qarkullim do t\u00eb vdes\u00eb! Aq servil\u00eb jan\u00eb k\u00ebta k\u00ebshilltar\u00eb-selhitar\u00eb, sa edhe \u201cargumentet\u201d q\u00eb selitin p\u00ebr t\u00eb goditur n\u00eb zem\u00ebr kund\u00ebrshtarin, i send\u00ebrgjojn\u00eb duke u bazuar te kardiologjia e \u201cDoktorit\u201d.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se pedonalet jan\u00eb tipike p\u00ebr shum\u00eb nga sheshet n\u00eb qytetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr Berish\u00ebn dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e tij, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi as e v\u00ebrteta dhe as e mira publike. R\u00ebnd\u00ebsi ka shkat\u00ebrrimi i planeve t\u00eb kund\u00ebrshtarit, q\u00eb pengojn\u00eb fuqizimin dhe jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e pushtetit berishist. Prandaj dhe propaganda e Berish\u00ebs vjell pa fund g\u00ebnjeshtra mbi projektin e sheshit t\u00eb \u201cSk\u00ebnderbeut\u201d, ashtu si sikund\u00ebr topat e Tunxhasllanit villnin pa fund gjyle hekuri mbi muret e K\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. K\u00ebshtu, n\u00eb shekullin XXI, nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebn rrethimin e nj\u00eb pashai n\u00eb Shqip\u00ebri. Opozita duhet t\u00eb rezistoj\u00eb dhe t\u2019i mbroj\u00eb muret e saj. Ndryshe Europa nuk do t\u00eb vij\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga thirrjet e Berish\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane, m\u00ebnyra e tij e qeverisjes, dhunimi i lirive t\u00eb pushteteve t\u00eb tjera, denoncon natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, aspak europiane, t\u00eb politik\u00ebs dhe stratagjemave t\u00eb tij. Kryeministri, edhe n\u00eb rastin e sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, shfaqet kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb gj\u00ebrave, t\u00eb pushteteve q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e tij, t\u00eb iniciativave dhe bizneseve q\u00eb nuk komandohen nga ai dhe oborri i tij. Dhe kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs, \u00ebsht\u00eb edhe kund\u00ebr Europ\u00ebs. Sado t\u00eb fshihet pas frazave europiane dhe integrimit. Prandaj, p\u00ebrleshja q\u00eb ai po zhvillon kund\u00ebr \u201cSk\u00ebnderbeut\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb anti-europiane e tipit osmanlli. Zemra e saj e v\u00ebrtet\u00eb, pulsi i saj i fsheht\u00eb, \u00ebsht\u00eb Lindja dhe jo Per\u00ebndimi. Prandaj themi se n\u00eb sheshin e Tiran\u00ebs po p\u00ebrleshen mend\u00ebsit\u00eb e dy qytet\u00ebrimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani Beteja q\u00eb qeveria i ka shpallur projektit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt i mend\u00ebsive komunisto-autoritariste q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e Kryeministrit Berisha. \u00cbsht\u00eb mend\u00ebsia centraliste dhe despotike q\u00eb nuk lejon liri dhe iniciativ\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb pushtet tjet\u00ebr. Por \u00ebsht\u00eb edhe tjetra, m\u00eb anti-publikja, ajo q\u00eb e quan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2131","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani Beteja q\u00eb qeveria i ka shpallur projektit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt i mend\u00ebsive komunisto-autoritariste q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e Kryeministrit Berisha. \u00cbsht\u00eb mend\u00ebsia centraliste dhe despotike q\u00eb nuk lejon liri dhe iniciativ\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb pushtet tjet\u00ebr. Por \u00ebsht\u00eb edhe tjetra, m\u00eb anti-publikja, ajo q\u00eb e quan [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-07T20:19:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA\",\"datePublished\":\"2010-04-07T20:19:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/\"},\"wordCount\":1662,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/\",\"name\":\"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-07T20:19:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani Beteja q\u00eb qeveria i ka shpallur projektit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fakt i mend\u00ebsive komunisto-autoritariste q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e Kryeministrit Berisha. \u00cbsht\u00eb mend\u00ebsia centraliste dhe despotike q\u00eb nuk lejon liri dhe iniciativ\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb pushtet tjet\u00ebr. Por \u00ebsht\u00eb edhe tjetra, m\u00eb anti-publikja, ajo q\u00eb e quan [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-07T20:19:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA","datePublished":"2010-04-07T20:19:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/"},"wordCount":1662,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/","name":"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-04-07T20:19:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-kunder-skenderbeut-si-tursun-pasha\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BERISHA KUND\u00cbR \u201cSK\u00cbNDERBEUT\u201d SI TURSUN PASHA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2131"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2131\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}