{"id":2112,"date":"2012-03-09T10:44:32","date_gmt":"2012-03-09T09:44:32","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2112"},"modified":"2012-03-09T10:44:32","modified_gmt":"2012-03-09T09:44:32","slug":"asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/","title":{"rendered":"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sokol Balla\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga Intervist\u00eb me <strong>Sokol Ball\u00ebn<\/strong>, <em>8 mars 2012<\/em><\/p>\n<p><strong>1-Dita e \u00c7lirimit: 28 apo 29 N\u00ebntori?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jemi \u00e7liruar akoma. Jemi rob\u00ebr t\u00eb datave se kemi frik\u00eb t\u00eb heqim prangat psikologjike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ende t\u00eb pazhvilluar, q\u00eb i sheh gj\u00ebrat n\u00eb baza fisnore dhe lider\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket luft\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb b\u00ebm\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje, q\u00eb t\u00eb mos na thoshin se na \u00e7liruan nj\u00ebqind p\u00ebr qind t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>2-Shenjat e cilit pushtues duken m\u00eb qart\u00eb n\u00eb fizionomin\u00eb sociale shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>Sulltanatit otoman. Jan\u00eb kaq t\u00eb forta, saq\u00eb prej vitit 1945 po b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos t\u00eb zhdukim gjurm\u00ebt e vetme t\u00eb dukshme t\u00eb civilizimit t\u00eb nj\u00eb pushtuesi tjet\u00ebr, italian\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>3-Kur themi \u2018qytet\u2019 n\u00eb kuptimin \u2018polis\u2019, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim?<\/strong><\/p>\n<p>E meritonte Tirana. Tani po b\u00ebhet edhe ai, fshat si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>4-WikiLeaks, mir\u00eb apo keq?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb, sidomos p\u00ebr ne, por jo vet\u00ebm. Un\u00eb jam gazetar, luftoj p\u00ebr transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>5-Gegnishtja apo standardi?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jam geg, por nuk gjej ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe te gjuha standarde, p\u00ebrkundrazi. Gj\u00ebrat nuk b\u00ebhen me dhun\u00eb, por standardi i \u201872-it \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi q\u00eb v\u00ebrteton rregullin. Sot p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gegnishten variant t\u00eb vet\u00ebm zyrtar, mpleksen ndonj\u00ebher\u00eb me shenja dhune, e shpesh me ndjenja sektare. Si gazetar, gjuha e standardizuar \u00ebsht\u00eb komoditet. Si shqiptar, unifikues. Si geg, jam indiferent.<\/p>\n<p>6-Shqip\u00ebri etnike, apo k\u00ebshtu si jemi mjafton?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebri europiane. Dele tepron. Nj\u00eb koleg nga Prishtina, shkruante me pez\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, se \u201c\u00e7\u2018i do Shqip\u00ebria 2 milion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si ata q\u00eb ka vet\u00eb\u201d. Bashkimi kulturor ka nisur tashm\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ku jemi, nj\u00ebri-tjetrit po i japim n\u00eb fakt kryesisht veset e k\u00ebqija. Ndaj mendoj se bashkimi fizik duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar. Edhe p\u00ebr t\u00eb hequr \u00ebndrrat elektorale t\u00eb dikujt, q\u00eb mezi pret t\u00eb iki Veriu i Kosov\u00ebs te serb\u00ebt, q\u00eb Kosova e mbetur t\u00eb bashkohet me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb elektoratit q\u00eb e voton n\u00eb trungun m\u00ebm\u00eb, p\u00ebr ta zgjedhur \u201cmbret\u201d t\u00eb pashpallur deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p>7-A ka nj\u00eb rrezik neo-otoman p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Nuk ka dhe mendoj se n\u00ebse ka nj\u00eb frym\u00eb civilizimi, investimi apo kulture, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb vij\u00eb nga dritarja jon\u00eb q\u00eb sheh lindjen, nuk kemi si e ndalojm\u00eb e as duhet, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb pluraliste. N\u00ebse dikush do t\u00eb v\u00ebr\u00eb nj\u00eb shami n\u00eb kok\u00eb, s\u2019ka pse e ndalojm\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb nuk k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb imponoj\u00eb mua, ta vendos me zor n\u00eb kok\u00ebn e vajz\u00ebs sime, pa e pyetur at\u00eb.<\/p>\n<p>8-A ka pasur nj\u00eb rrezik anglo-amerikan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, jo. Do t\u00eb kishte qen\u00eb shp\u00ebtimi yn\u00eb. N\u00eb kuptimin kulturor e kam fjal\u00ebn. Kombet e vegj\u00ebl si ne, e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga pushtimet e t\u00eb m\u00ebdhenjve. Por ne nuk pat\u00ebm as fatin e Indis\u00eb s\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb u pushtua v\u00ebrtet nga britanik\u00ebt, por sot jan\u00eb demokraci, n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb prapambetur, ekstremist\u00ebsh dhe diktator\u00ebsh. Ne pat\u00ebm fatin e keq, se u pushtuam n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs nga nj\u00eb sundues, q\u00eb humbi shpejt shk\u00eblqimin e lart\u00eb dhe p\u00ebrqafoi lag\u00ebshtin\u00eb e err\u00ebsir\u00ebs. Dhe ne e desh\u00ebm pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Se shk\u00ebmbyem err\u00ebsir\u00ebn me copat e bakllavas\u00eb s\u00eb pushtetit q\u00eb ai na falte.<\/p>\n<p>9-Si do i p\u00ebrshkruanit gjurm\u00ebt n\u00eb histori t\u00eb Ahmet Zogut, Enver Hoxh\u00ebs, Sali Berish\u00ebs\u2026?<\/p>\n<p>Nuk q\u00ebndron si trek\u00ebnd\u00ebsh. N\u00ebse do q\u00ebndronte, at\u00ebher\u00eb Berisha do ishte pjes\u00eb e trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermud\u00ebs s\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Sepse i pari (Zogu) shpiku Mbretin p\u00ebr t\u00eb mbajtur Pushtetin, i dyti e zhduku at\u00eb dhe Zotin, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyja nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Berisha e mjekoi Enverin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, dhe n\u00eb 1997-\u00ebn \u201cdha\u201d shah me Mbret, sigurisht p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet. Por nga t\u00eb tre, Berisha mund t\u00eb thuhet se nuk ia ka arritur. P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tij. Nuk di n\u00ebse \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb pushtet (shpresoj jo), por n\u00eb \u00e7do rast, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, qoft\u00eb edhe formalisht duhet t\u00eb vuaj\u00eb makthin se mund ta humbas\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>10-Ballist, legalist, partizan apo asnjan\u00ebs?<\/p>\n<p>Legalist, n\u00eb sensin e mb\u00ebshtet\u00ebsit t\u00eb ligjit. Ruajalist mund t\u00eb isha vet\u00ebm n\u00eb Britani. Kjo ishte arsyeja pse n\u00eb 1997-\u00ebn votova kund\u00ebr Monarkis\u00eb, jo se isha kund\u00ebr Lek\u00ebs, por kund\u00ebr asaj q\u00eb la prapa i ati. Ballist jo, se do dukesha sip\u00ebrfaq\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb mbiemrit. Partizan i Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, n\u00eb sensin europian t\u00eb fjal\u00ebs, po, megjith\u00ebse nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr komunizmit, pavar\u00ebsisht se nuk besoj n\u00eb t\u00eb. Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>11-A ishte Partia Komuniste Shqiptare vep\u00ebr e jugosllav\u00ebve?<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i sh\u00ebrbeu atyre. Nisur nga faktet, besoj jugosllav\u00ebt e vodh\u00ebn, por Hoxha u tregua dhelp\u00ebr. Fillimisht i la t\u00eb kuptonte se po t\u00eb vinin at\u00eb, do t\u2019u sh\u00ebrbente. Por n\u00eb fakt, i sh\u00ebrbeu vet\u00ebm vetes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>12-N\u00eb rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkrimtar i yni shkruan se \u201cshqiptar\u00ebt flasin aq shum\u00eb p\u00ebr bes\u00ebn, pik\u00ebrisht se nuk e kan\u00eb at\u00eb\u201d.Pot\u00eb kishim folur e analizuar m\u00eb shum\u00eb Hamza Kastriotin, do t\u00eb kishim ecur m\u00eb p\u00ebrpara. I ngjajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb atij, se t\u00eb ungjit.<\/p>\n<p>13-Po Mbret\u00ebresh\u00ebn Geraldin\u00eb?<\/p>\n<p>I vetmi fakt q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshteste shprehjen (e adoptuar) popullore: \u201cPa\u00e7 fatin e Ahmet Zogut\u201d. Ende m\u00eb duket \u00e7udi si bashk\u00ebjetoi me bashk\u00ebpatriotin ton\u00eb. Por ai, ose ka pasur ndonj\u00eb dhunti q\u00eb ne nuk e njohim, ose ajo e ka dashur shum\u00eb. Duke nisur nga djali i tyre i pash\u00ebm, sigurisht ka pasur dashuri n\u00eb mes. Thon\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e bukur jan\u00eb produkt i nj\u00eb dashurie t\u00eb fort\u00eb. M\u00eb fat pati Leka. Ishte i vetmi shqiptar q\u00eb pati pak gjak mbret\u00ebror n\u00eb deje. Sigurisht, jo p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb t\u00eb atit, por t\u00eb Geraldin\u00ebs.<\/p>\n<p>14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?<\/p>\n<p>\u201c17 n\u00ebntori\u201d i viteve \u201880 dhe Tirana e viteve \u201830. I pari, bashk\u00eb me Flamurtarin b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb \u2018World Soccer\u2019 e vuri titull kopertine n\u00eb vitin 1989: \u201cRevolucioni Shqiptar n\u00eb futboll\u201d. I dyti, pasi i dha lavdin\u00eb futbollit shqiptar, me Lusht\u00ebn, Kryeziun, St\u00ebrmasin dhe Ball\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb ekipit, gjyshin tim Hasan Ball\u00ebn. Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Si sportdash\u00ebs, jam i zhg\u00ebnjyer nga kryeministri Berisha q\u00eb nuk mbajti premtimin p\u00ebr t\u00eb shkrir\u00eb at\u00eb q\u00eb sot quhet kampionat futbolli, e t\u00eb niste \u00e7do gj\u00eb nga zero.<\/p>\n<p>15-A \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuese figura e Krishtit?<\/p>\n<p>Sigurisht, megjith\u00ebse si gazetar kam qejf q\u00eb \u201cprofecit\u00eb\u201d e mia, t\u00eb jem gjall\u00eb e t\u2019i shoh t\u00eb realizohen dhe si i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb myslimane, kam rezerva n\u00ebse ishte profet apo i biri i Zotit. Por gjithsesi: Kam qen\u00eb n\u00eb vendlindjen dhe pran\u00eb varrit t\u00eb tij. Nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb mos ket\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vock\u00ebl hyjnore n\u00eb historin\u00eb e Krishtit.<\/p>\n<p>16-N\u00ebse do i p\u00ebrballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar m\u00eb shum\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, Krishti apo Muhameti?<\/p>\n<p>Krishti u kujdes p\u00ebr tranzicionin, Muhameti dhuroi stabilitetin e besimit. Por sot ka nevoj\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebr profeci, se bota po i harron dhe i lexon keq t\u00eb dy prej shekujsh.<\/p>\n<p>17-Bestytnit\u00eb; i njihni, i sundoni apo ju sundojn\u00eb?<\/p>\n<p>I njoh, i respektoj, mundohem t\u00eb mos u n\u00ebnshtrohem, megjith\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta. Sidomos kur udh\u00ebtoj apo nis di\u00e7ka t\u00eb re. Dikush thoshte se nuk e besonte Zotin, por kishte frik\u00eb prej tij. Sa m\u00eb shum\u00eb e beson ama, aq m\u00eb shum\u00eb frika shtohet.<\/p>\n<p>18-Si do e p\u00ebrkufizonit Haxhi Qamilin?<\/p>\n<p>Nj\u00eb fshatar i fort\u00eb. U jepte njer\u00ebzve at\u00eb q\u00eb ata donin. U thoshte at\u00eb q\u00eb donin t\u00eb d\u00ebgjonin. U merrte at\u00eb q\u00eb ata nuk ia jepnin. U jepte at\u00eb q\u00eb ata e kishin, injoranc\u00ebn, por ua shiste si drit\u00ebn e diellit. I frik\u00ebsonte mb\u00ebshtet\u00ebsit, ndaj e adhuronin, se u falte sigurin\u00eb e p\u00ebrkohshme p\u00ebrball\u00eb ndryshimit revolucionar, por t\u00eb panjohur. Ishte dhe iku si nj\u00eb aksident, por fenomeni i tij sot ekziston. Shum\u00eb bile. Por jo aty ku thot\u00eb Jozefina. M\u00eb pran\u00eb saj.<\/p>\n<p>19-A \u00ebsht\u00eb Gjergj Kastrioti mish\u00ebrimi i pragmatizmit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht indiferenc\u00ebs fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>Jo. B\u00ebjm\u00eb mir\u00eb q\u00eb e venerojm\u00eb, se \u00ebsht\u00eb rast unik suksesi p\u00ebr kombin ton\u00eb. Si\u00e7 tregoi edhe lufta e Kosov\u00ebs, aft\u00ebsit\u00eb tona ushtarake si komb jan\u00eb nj\u00eb mit, pa ndihm\u00ebn e forcave t\u00eb huaja. Si\u00e7 tregoi viti 1967, respekti yn\u00eb p\u00ebr Zotin nuk ekziston. E vetmja veti e Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb ne e kemi n\u00eb mas\u00eb, \u00ebsht\u00eb pragmatizmi. Por p\u00ebr vet\u00eb Sk\u00ebnderbeun, ky nuk kishte nj\u00eb veti par\u00ebsore. Un\u00eb besoj se p\u00ebr t\u00eb, par\u00ebsore ishte hakmarrja. Dhe priti me dekada, para se t\u00eb hakmerrej, ftoht\u00eb dhe eg\u00ebr. Sa pak shqiptare ngjan edhe kjo!<\/p>\n<p>20-\u2018Mbahu n\u00ebno mos kij frik\u00eb, se ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u2019\u2026premtim romantik apo p\u00ebrshkruese e rolit t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Diaspora jon\u00eb ka tri faza. E vjetra, ajo pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe ajo pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. E para ishte romantike, e dyta e verbuar, e treta ende e pavler\u00ebsuar. Ka mbizot\u00ebruar e dyta, ajo e verbuar nga ndjenja antikomuniste, q\u00eb mbyste ose m\u00eb sakt\u00eb i mbivendosej ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare. Si rrjedhoj\u00eb, me gjith\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdheun, zgjedhjet e saj kan\u00eb qen\u00eb shpesh t\u00eb gabuara. V\u00ebllavrasjes s\u00eb komunizmit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, nd\u00ebrsa si shtetas amerikan\u00eb, dekadat e fundit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb zgjedhjet e gabuara. Votuan p\u00ebr Bush dhe Bob Dole, kurClintondo ishte ai q\u00eb \u00e7liroi Kosov\u00ebn. Mb\u00ebshtet\u00ebn Al Gore, kur do ishte Bush i riu ai q\u00eb do i jepte Kosov\u00ebs pavar\u00ebsin\u00eb. Nxor\u00ebn m\u00ebsim n\u00eb 2008-\u00ebn, kur t\u00eb pakt\u00ebn nuk dol\u00ebn kundra rrym\u00ebs publikisht, megjith\u00ebse jam i sigurt se mb\u00ebshtet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb McCain. Por brezi i ri i diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpresa jon\u00eb, padyshim.<\/p>\n<p>21-Feja e shqiptarit \u00ebsht\u00eb shqiptaria! A \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kredo e tejkaluar?<\/p>\n<p>Po. Sepse megjith\u00ebse ishte shprehje romantike, u p\u00ebrdor m\u00eb shum\u00eb nga komunizmi sesa nga rilindasit.<\/p>\n<p>22- P\u00ebr k\u00ebt\u00eb diell! P\u00ebr ideal t\u00eb Partis\u00eb! P\u00ebr nder t\u00eb familjes! P\u00ebr Shqip\u00ebri, apo p\u00ebr Zotin?<\/p>\n<p>P\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn, p\u00ebr fat t\u00eb keq. I kemi nxjerr\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb treg t\u00eb gjitha kredot tona.<\/p>\n<p>23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin prit\u00ebn dhe jo duelin. Pse?<\/p>\n<p>Jetuam mes pushtuesish, q\u00eb suksesin nuk e kishin tek arm\u00ebt, por tek p\u00ebr\u00e7arja. Ajo far\u00eb mbinte mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Ndaj nuk jetojm\u00eb n\u00eb bregdet e fush\u00eb, por n\u00eb maja kodrash e malesh. Mund\u00ebsisht vet\u00ebm. P\u00ebr t\u2019iu ruajtur prit\u00ebs. Dueli \u00ebsht\u00eb p\u00ebr burrat. Ne, burrnin\u00eb e tregojm\u00eb kryesisht para grave. Dhe vler\u00ebsojm\u00eb edhe kur k\u00ebto gra jan\u00eb burrnesha dhe jo kur tregohen femra.<\/p>\n<p>24-A \u00ebsht\u00eb Kanuni libri m\u00eb pak i lexuar dhe m\u00eb shum\u00eb i interpretuar nd\u00ebr shqiptar\u00eb?<\/p>\n<p>Po. Do sakt\u00ebsoja: m\u00eb shum\u00eb i keqinterpretuar. Nuk di si ka mundur ky lib\u00ebr ligjesh t\u00eb prodhohet n\u00eb at\u00eb ambient t\u00eb ngurt\u00eb social t\u00eb koh\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb shembulli sesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend lindin her\u00eb pas here burra. N\u00eb kuptimin e zgjuarsis\u00eb dhe urt\u00ebsis\u00eb e kam fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>25-A keni menduar ndonj\u00ebher\u00eb \u2018ky vend nuk b\u00ebhet\u2019?<\/p>\n<p>E kam shkruar pak me ciniz\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, muajin e shkuar te gazeta MAPO. Do doja t\u00eb arrija t\u00eb jetoja deri n\u00eb dit\u00ebn kur e kund\u00ebrta t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>26-Kur d\u00ebgjoni \u2018o sa mir\u00eb me qen\u00eb shqiptar!\u2019 sikletoseni apo rr\u00ebqetheni?<\/p>\n<p>Rr\u00ebqethem. Nga hipokrizia q\u00eb tek shqiptar\u00ebt jep simptoma kolektive. Neoshovinizmi jep vota, por nuk dhuron aspak sinqeritet. Nuk mundet askush t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb mua m\u00ebnyr\u00ebn sesi un\u00eb duhet ta dua kombin tim.<\/p>\n<p>27-Poet Komb\u00ebtar: Fishta apo Naimi? Pse?<\/p>\n<p>Naimi. Sepse poezia e tij \u201cBag\u00ebti e Bujq\u00ebsi\u201d t\u00eb frym\u00ebzon edhe sot p\u00ebr vendin t\u00ebnd. Shqipja e tij \u00ebsht\u00eb si absynth: t\u00eb fut n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ideale, ku defektet e kombit t\u00ebnd zhduken. Romanticiz\u00ebm dhe Rilindje, kombet kan\u00eb gjithmon\u00eb nevoj\u00eb. Dhe un\u00eb i mbaj p\u00ebrmendsh akoma poezit\u00eb e Naimit. Por nuk jam kund\u00ebr t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb poet komb\u00ebtar. Fishta mund t\u00eb ishte pa frik\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr i k\u00ebtij nocioni.<\/p>\n<p>28-\u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju \u2018e djatht\u00eb\u2019 dhe, a ekziston e djathta shqiptare?<\/p>\n<p>Ekziston, por nuk shihet. Jam n\u00eb pritje t\u00eb korridorit t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb do ta sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb realitetin ton\u00eb. Me skepticiz\u00ebm t\u00eb gjer\u00eb, po i jap p\u00ebr momentin benefitin e dyshimit pozitiv fjal\u00ebve q\u00eb thot\u00eb Bamir Topi.<\/p>\n<p>29-A shihni vazhdim\u00ebsi t\u00eb PPSH n\u00eb PSSH?<\/p>\n<p>Po. Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb duhet ta mendojn\u00eb se, kush n\u00eb 2013-\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb 60 e sip\u00ebr, t\u00eb mendoj\u00eb t\u00eb futet te K\u00ebshilli i t\u00eb Urt\u00ebve, por jo n\u00eb parlament. Me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb shkurt\u00ebr, q\u00eb b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb te n\u00ebna e tij, po e shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>30- 1913, 1939, 1944, 1997\u2026cilin do konsideronit \u2018Vit t\u00eb mbrapsht\u00eb\u2019?<\/p>\n<p>1997, padyshim. Ndryshe nga ato vitet e tjera, n\u00eb 1997-\u00ebn kemi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr krimet q\u00eb po i b\u00ebnim vendit ton\u00eb dhe nj\u00ebri-tjetrit. E kjo \u00ebsht\u00eb e pafalshme!<\/p>\n<p>31- Ka nj\u00eb alarm rreth ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb shkruar. A do dhe si mund t\u00eb mbijetoj\u00eb?<\/p>\n<p>Shtypi dhe media ekzistojn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e \u00e7uar ndri\u00e7imin nga qendra n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta. Ky \u00ebsht\u00eb funksioni i tyre social. Por k\u00ebto nj\u00ebzet vjet e ca, ato n\u00eb shumic\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e fshatar\u00ebve, q\u00eb mendojn\u00eb e shkruajn\u00eb sikur ndri\u00e7imi vjen prej tyre. Ndaj shtypi i p\u00ebrditsh\u00ebm nuk shitet n\u00eb qytet. Nd\u00ebrsa n\u00eb fshat, jo e jo nuk shesin dot, se atje bashk\u00ebfshatar\u00ebt i njohin edhe m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>32-Cila \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb gjithmon\u00eb keni dashur t\u00eb b\u00ebni, dhe kujt?<\/p>\n<p>Zotit. Ku ishe dit\u00ebn q\u00eb krijove shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p>33-Cila \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb gjithmon\u00eb keni dashur t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo e juaja. Sepse \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb do t\u2019i gjeja p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Alfred Lela<\/strong>, <em>revista Mapo<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Intervist\u00eb me Sokol Ball\u00ebn, 8 mars 2012 1-Dita e \u00c7lirimit: 28 apo 29 N\u00ebntori? Nuk jemi \u00e7liruar akoma. Jemi rob\u00ebr t\u00eb datave se kemi frik\u00eb t\u00eb heqim prangat psikologjike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ende t\u00eb pazhvilluar, q\u00eb i sheh gj\u00ebrat n\u00eb baza fisnore dhe lider\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket luft\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb b\u00ebm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2112","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Intervist\u00eb me Sokol Ball\u00ebn, 8 mars 2012 1-Dita e \u00c7lirimit: 28 apo 29 N\u00ebntori? Nuk jemi \u00e7liruar akoma. Jemi rob\u00ebr t\u00eb datave se kemi frik\u00eb t\u00eb heqim prangat psikologjike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ende t\u00eb pazhvilluar, q\u00eb i sheh gj\u00ebrat n\u00eb baza fisnore dhe lider\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket luft\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb b\u00ebm\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-09T09:44:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr\",\"datePublished\":\"2012-03-09T09:44:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/\"},\"wordCount\":2575,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/sokol_balla.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/\",\"name\":\"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/sokol_balla.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-09T09:44:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/sokol_balla.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/sokol_balla.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Intervist\u00eb me Sokol Ball\u00ebn, 8 mars 2012 1-Dita e \u00c7lirimit: 28 apo 29 N\u00ebntori? Nuk jemi \u00e7liruar akoma. Jemi rob\u00ebr t\u00eb datave se kemi frik\u00eb t\u00eb heqim prangat psikologjike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ende t\u00eb pazhvilluar, q\u00eb i sheh gj\u00ebrat n\u00eb baza fisnore dhe lider\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket luft\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb b\u00ebm\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-09T09:44:32+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr","datePublished":"2012-03-09T09:44:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/"},"wordCount":2575,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/","name":"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg","datePublished":"2012-03-09T09:44:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sokol_balla.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/asnjanes-ndoshta-ne-boten-tjeter\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Asnjan\u00ebs? Ndoshta n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2112\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}