{"id":2111,"date":"2010-04-06T21:55:36","date_gmt":"2010-04-06T20:55:36","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2111"},"modified":"2010-04-06T21:55:36","modified_gmt":"2010-04-06T20:55:36","slug":"zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/","title":{"rendered":"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Prec Zogaj\" width=\"150\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>06.04.2010<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Rrefimi i Prec Zogajt per paszgjedhjet 2009. Saga e numerimit te votave dhe me pas koalicioni i kreut te LSI-se, Ilir Meta. <\/strong><\/em><\/p>\n<p>Num\u00ebrimi i votave t\u00eb 28 qershorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori me vete, ku reflekton gjith\u00eb nervi, emocioni dhe manovrat e krer\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Ndryshimit p\u00ebr t\u00eb shmangur humbjen, teksa nuk po arrinin fitoren. At\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje analisti Shp\u00ebtim Nazarko n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb atyre dit\u00ebve. Nazarko v\u00ebrente se Berisha e kishte nisur num\u00ebrimin nga zonat e sigurta p\u00ebr t\u00eb, si p\u00ebr shembull nga Kuk\u00ebsi, ku rezultati tre me nj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb PD-s\u00eb u fiksua her\u00ebt, fal\u00eb transmetimit n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb shifrave prej nj\u00eb agjencie private t\u00eb drejtuar nga ish-kryetari i KQZ-s\u00eb, Ilirian Celibashi.<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e k\u00ebsaj agjencie, q\u00eb vepronte si pararoj\u00eb, Berisha e vijoi marshimin e num\u00ebrimit nga cepi verilindor n\u00eb cepin veriper\u00ebndimor dhe pastaj iu drejtua kryeqytetit duke rritur me shpejt\u00ebsi avantazhin ndaj kund\u00ebrshtarit. Krijimi i p\u00ebrshtypjes se zgjedhjet i ka fituar partia n\u00eb pushtet, afektimi psikologjik dhe dekurajimi i num\u00ebruesve t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb s&#8217;kishin pse lodheshin m\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb dukej humbja, q\u00ebllimi i shpalljes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb rezultatit n\u00eb zonat e p\u00ebrzgjedhura.<br \/>\nMetoda t\u00eb tilla apo t\u00eb ngjashme ishin p\u00ebrdorur edhe m\u00eb par\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e 26 majit t\u00eb vitit 1996, Partia Demokratike n\u00eb pushtet kishte hedhur n\u00eb loj\u00eb nj\u00eb pseudosondazh t\u00eb nj\u00eb fondacioni me emrin &#8220;Faik Konica&#8221;, q\u00eb kishte njoftuar publikisht p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb votimit n\u00eb or\u00ebn 14:00 fitoren e saj t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Sondazhi si mjet presioni psikologjik, u p\u00ebrdor edhe n\u00eb zgjedhjet e 28 qershorit 2009, k\u00ebsaj radhe jo p\u00ebrgjat\u00eb votimit, por me t&#8217;u mbyllur qendrat e votimit. Nj\u00eb kompani me emrin &#8220;Gani Bobi&#8221;, me qend\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb drejtohej apo p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga veprimtari Shk\u00eblzen Maliqi, shpalli rreth or\u00ebs 20:00 fitoren e bujshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb shkall\u00eb vendi. Turmat e militant\u00ebve v\u00ebrshuan n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qyteteve me vetura dhe flamuj, duke thirrur, brohoritur e k\u00ebnduar fitoren rreth qendrave t\u00eb num\u00ebrimit, ku num\u00ebrimi s&#8217;kishte nisur akoma. Ishte shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb ndiqje anabasin e festimeve n\u00eb kryeqytet, sipas rezultateve t\u00eb shpallura nga &#8220;Gani Bobi&#8221;, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb num\u00ebrimi real do ta nxirrte t\u00eb humbur aleanc\u00ebn qeveritare aty.<br \/>\nFondacioni &#8220;Faik Konica&#8221; qe zhdukur q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996, si \u00e7do gj\u00eb nj\u00ebp\u00ebrdorimshme n\u00eb vezmen e prap\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania &#8220;Gani Bobi&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e gjall\u00eb pas p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimit t\u00eb bujsh\u00ebm q\u00eb realiteti i zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos n\u00eb Elbasan, u ka b\u00ebr\u00eb sondazheve t\u00eb saj.<br \/>\nMe justifikimin se po shpallte Exit-Pooll-e, &#8220;Gabi Bobi&#8221; e bombardoi nja dy or\u00eb t\u00eb mira frontin e num\u00ebrimit t\u00eb votave. Pastaj, u t\u00ebrhoq p\u00ebr t&#8217;i l\u00ebn\u00eb vendin dhe radh\u00ebn n\u00eb transhen\u00eb e presionit num\u00ebrimit real dhe shpalljes s\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb rezultatit n\u00eb disa bastione t\u00eb PD-s\u00eb. Zgjedhjet jan\u00eb edhe nj\u00eblloj stafete. Kush niset i pari ka shanse t&#8217;u pres\u00eb k\u00ebmb\u00ebt atyre q\u00eb nisen prapa. Por jan\u00eb edhe nj\u00eblloj t\u00ebrheqjeje litari ku hovi i befasin\u00eb q\u00ebllon ta rr\u00ebzoj\u00eb pesh\u00ebn me t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. E gjith\u00eb kjo ka vler\u00eb kur rezultati q\u00eb zgjidhet p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si shifra lokomotiv\u00eb e fitores ka nj\u00eb shp\u00ebrndarje proporcionale n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, shifra lokomotiv\u00eb ngelet jetime dhe b\u00ebhet qesharake.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i krer\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave nat\u00ebn e nj\u00ebzet e tet\u00eb t\u00eb qershorit dhe t\u00eb nes\u00ebrmen me 20 qershor ishte kapja n\u00eb koh\u00eb rekord e shifr\u00ebs shtat\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb dhe val\u00ebvitja prej aty e flamurit t\u00eb triumfit.<br \/>\nKjo \u00ebnd\u00ebrr me sy hapur ka marshuar n\u00ebp\u00ebr drit\u00ebhijet dhe p\u00ebshtjellimet rokambuleske t\u00eb nj\u00eb nate enigmash, ka par\u00eb zbardh\u00ebllimin e maleve n\u00eb agimin e dit\u00ebs s\u00eb re, \u00ebsht\u00eb ngritur ngadal\u00eb n\u00eb horizont bashk\u00eb me diellin e ri derisa, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar, \u00ebsht\u00eb ndalur, ka ngecur. Nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Aleanca e Ndryshimit t\u00eb kapte shifr\u00ebn shtat\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb. Madje, ishin n\u00eb dyshim edhe shtat\u00ebdhjeta, pavar\u00ebsisht votave q\u00eb kishin shtuar andej-k\u00ebndej komisioner\u00ebt dhe num\u00ebruesit guximtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijimin e vet, num\u00ebrimi i votave kishte vendosur nj\u00eb ekuilib\u00ebr pothuajse t\u00eb plot\u00eb mandatesh mes qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs. Shifrave t\u00eb veriut n\u00eb favor t\u00eb PD-s\u00eb u ishin p\u00ebrgjigjur nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shifrat e jugut n\u00eb favor t\u00eb PS-s\u00eb. Por, nd\u00ebrsa Berisha n\u00eb pushtet i kishte shtrydhur e shteruar nd\u00ebrkoh\u00eb burimet e veta dhe ngado q\u00eb t\u00eb sillej e sido t\u00eb p\u00ebrpiqej nuk shkonte dot, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrtej shtat\u00ebdhjet\u00eb karrigeve n\u00eb kuvendin me nj\u00ebqind e dyzet karrige, Rama dhe Meta n\u00eb opozit\u00eb shpresonin ende t\u00eb k\u00ebpusnin shiritin n\u00eb fotofinish. N\u00eb kutit\u00eb e pa num\u00ebruara apo t\u00eb kontestuara n\u00eb Fier, Berat, Elbasan, Tiran\u00eb dhe Shkod\u00ebr e majta m\u00ebtonte t\u00eb kap\u00ebrcente t\u00eb djatht\u00ebn me vota dhe mandate.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur num\u00ebrimi i votave ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb ri jermi dhe llogarish q\u00eb do ta gjenin t\u00eb pap\u00ebrgatitur arsyen. Papritur procesi ngadal\u00ebsoi kudo ku nuk kishte p\u00ebrfunduar akoma. Madje, n\u00eb disa qendra u bllokua fare. Votat e pa num\u00ebruara fituan vler\u00ebn e rezervatit t\u00eb art\u00eb p\u00ebr kalkulimet vendimtare. T\u00eb gjith\u00eb kishin ngordhur syt\u00eb mbi to, kryeministri po e kontrollonte me lup\u00eb procesin; shefi i opozit\u00ebs po b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me mjetet m\u00eb t\u00eb pakta q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion. Nj\u00eb dor\u00eb votash t\u00eb num\u00ebruara kalonin si nj\u00eb ofsham\u00eb e mbytur ankthi n\u00eb pritjen e burrave dhe grave q\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb bastin e madh t\u00eb karrier\u00ebs n\u00eb rezultatin e atyre zgjedhjeve. Num\u00ebrimi niste dhe ngecte n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb avantazhit q\u00eb krijonte nj\u00ebra dhe tjetra parti p\u00ebr nj\u00ebsi votash t\u00eb num\u00ebruara. Sapo konstatohej nj\u00eb shk\u00ebputje e Partis\u00eb Demokratike, socialist\u00ebt gjenin nj\u00eb shkak p\u00ebr t&#8217;u ndalur. Kur ndodhte e kund\u00ebrta, ishin demokrat\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkonin pushim, garanci e gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, n\u00eb pritje t\u00eb udh\u00ebzimeve nga lart. Askush nuk donte t\u00eb lexonte humbjen. Askush nuk l\u00ebshonte pe n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr num\u00ebrimi, pa analizuar ecurin\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr tjet\u00ebr. Votat e fundit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po lexoheshin me nj\u00eb emocion t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb, si t\u00eb ishin mbishkrime apo testamente t\u00eb lashta. Pasi kishte v\u00ebrshuar me furi n\u00eb fillim, procesi tani rridhte pik\u00eb-pik\u00eb, me nj\u00eb kumbim gjithnj\u00eb e m\u00eb funeb\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Berisha e kishte af\u00ebr fitoren, por nuk e prekte dot, si\u00e7 nuk prekte me buz\u00eb ujin q\u00eb i arrinte deri af\u00ebr mjekr\u00ebs Tantali mitologjik. Rama, q\u00eb kishte marr\u00eb hov p\u00ebr nj\u00eb fluturim politik &#8220;drejt diellit&#8221;, po ndjente t&#8217;i shkriheshin krah\u00ebt si Ikariusit.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb kishte synuar nj\u00eb fitore t\u00eb q\u00ebruar nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk shkonte me shijet dhe idet\u00eb e tij p\u00ebr pushtetin, po luftonte t\u00eb kapte n\u00eb kutit\u00eb e pa num\u00ebruara fantazm\u00ebn e fitores s\u00eb tij. Ilir Meta q\u00eb ishte zotuar t\u00eb merrte mbi tridhjet\u00eb mandate rrezikonte t\u00eb mos futej vet\u00eb n\u00eb Parlament. Ai kishte kandiduar n\u00eb Tiran\u00eb, ku koalicioni LSI-PSV ishte vazhdimisht posht\u00eb pragut t\u00eb hyrjes n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb vat\u00ebrlos\u00eb s\u00eb tij, Meta po priste \u00e7far\u00eb t\u00eb kishte shkruar fati p\u00ebr t\u00eb. Por fati e pa n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri. N\u00eb p\u00ebrballjen nd\u00ebrbllokuese t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb po i num\u00ebronin votat sikur po luanin shah, ai dalloi shansin e tij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kuvend. Doli n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi dhe denoncoi manipulimin e zgjedhjeve, duke i drejtuar kryeministrit k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb form\u00eb urdh\u00ebrore q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriste dhunimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve me &#8220;Gani Bobin e tij&#8221; dhe me marifetet e tjera! Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, majtisti q\u00eb ishte afishuar si kund\u00ebrshtari m\u00eb i eg\u00ebr i Sali Berish\u00ebs, siguroi v\u00ebmendjen, solidaritetin dhe sigurisht edhe interesin e liderit t\u00eb PS-s\u00eb, Edi Rama, q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr miq p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur nga vendi makin\u00ebn e fikur t\u00eb zgjedhjeve. Ishte nj\u00eb situat\u00eb sureale kur ambiciet krah\u00ebshkruara nuk fluturonin dot si\u00e7 kishin dashur dhe ku askush nuk e tregonte \u00ebndrr\u00ebn e tij t\u00eb \u00e7astit.<\/p>\n<p>A i ka dh\u00ebn\u00eb Partia Socialiste Ilir Met\u00ebs votat q\u00eb i duheshin p\u00ebr t&#8217;u kapur n\u00eb karroc\u00ebn e parlamentit?<br \/>\nA ka luajtur Ilir Meta me dy parti, edhe me PS-n\u00eb si antiberish\u00eb, edhe me PD-n\u00eb si mik i nes\u00ebrm i Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: kap\u00ebrcimin e pragut elektoral?<br \/>\nP\u00ebrgjigja e k\u00ebtyre pyetjeve, q\u00eb kan\u00eb qarkulluar si hamendje dhe dyshime tre dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit, ndodhet n\u00eb kutit\u00eb e mbyllura t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb finalen e num\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs numrat p\u00ebr koalicionin LSI-PSV k\u00ebrcyen p\u00ebrpjet\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrjashtim nga normat e shp\u00ebrndarjes relativisht proporcionale t\u00eb votave n\u00eb nj\u00eb hinterland t\u00eb caktuar elektoral. Meta e kapi pragun n\u00eb minutat e fundit, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur dhe kryetarin e PS-s\u00eb, edhe kryetarin e PD-s\u00eb. Por, vet\u00ebm nj\u00ebri e tregonte at\u00eb \u00e7ast g\u00ebzimin q\u00eb ndjente: Rama. Berisha do ta tregonte paksa m\u00eb von\u00eb, kur do t\u00eb n\u00ebnshkruante me Met\u00ebn nj\u00eb aleanc\u00eb &#8220;afatgjat\u00eb&#8221; p\u00ebr t\u00eb qeverisur s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, si n\u00eb nj\u00eb kapri\u00e7o t\u00eb taksirateve, mbar\u00eb Shqip\u00ebria politike po mblidhej n\u00eb Fier rreth &#8220;mandatit t\u00eb fundit&#8221;, m\u00eb i \u00e7uditshmi i bot\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb ishte edhe i parafundit p\u00ebr PS-n\u00eb, sikurse mund t\u00eb ishte edhe i pasfundit p\u00ebr koalicionin qeveritar. Socialist\u00ebt kishin bindjen se ai mandat u p\u00ebrkiste atyre. Demokrat\u00ebt, q\u00eb kishin bllokuar num\u00ebrimin, e dinin k\u00ebt\u00eb, por kushedi ku donin t\u00eb dilnin. Pritja e tyre p\u00ebrcillte atmosfer\u00ebn e nj\u00eb loje filxhanash. Procesi kishte ndaluar gjithashtu n\u00eb disa zona t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs, ku socialist\u00ebt dhe demokristian\u00ebt pretendonin se ishin b\u00ebr\u00eb manipulime. Nuk p\u00ebrjashtohej mund\u00ebsia q\u00eb Fieri t\u00eb ishte monedha e shk\u00ebmbimit e kryeministrit p\u00ebr k\u00ebto dy zona, por nuk p\u00ebrjashtohej edhe mund\u00ebsia tjet\u00ebr q\u00eb Berisha po priste Met\u00ebn, pra nuk mund ta l\u00ebshonte pengun e Fierit pa qen\u00eb i sigurt p\u00ebr Shkodr\u00ebn, Lezh\u00ebn dhe Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Fieri u shnd\u00ebrrua papritur n\u00eb nj\u00eb lloj Far West-i i gringove t\u00eb politik\u00ebs. Nj\u00eb num\u00ebr i madh deputet\u00ebsh zbarkuan atje. Nga gjith\u00eb ai v\u00ebrshim, b\u00ebri buj\u00eb udh\u00ebtimi i pafajsh\u00ebm si n\u00eb tregimin &#8220;Flutura dhe tanku&#8221; t\u00eb Ernest Heminguejt, i aktores Rajmonda Bulku, deputete e re e PD-s\u00eb. Kjo shkoi n\u00eb Fier kur kishte r\u00ebn\u00eb nata. Nj\u00eb turm\u00eb e nd\u00ebrkryer socialist\u00ebsh e priti me pez\u00ebm. Megjith\u00ebse nuk luante prej koh\u00ebsh ose luante shum\u00eb rrall\u00eb, socialist\u00ebt fierak\u00eb e njoh\u00ebn kush ishte. Por, Fieri po jetonte at\u00eb mbr\u00ebmje supremacin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb politik\u00ebs ndaj artit dhe gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nat\u00ebs, kutit\u00eb e bllokuara t\u00eb Fierit u transportuan n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t&#8217;u num\u00ebruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ishte nj\u00eb zgjidhje kompromisi. PD-ja kishte l\u00ebshuar nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e dinte se nuk e kishte- mandati i fundit n\u00eb Fier i shkoi PS-s\u00eb, por ky gjest i jepte nj\u00ebfar\u00eb ep\u00ebrsie n\u00eb vazhdimin e loj\u00ebs. Kush l\u00ebshon nj\u00ebher\u00eb, nuk mund t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb dy her\u00eb dhe tri. Me Fierin, qeveria dhe opozita ishin n\u00eb barazimin e p\u00ebrsosur: shtat\u00ebdhjet\u00eb me shtat\u00ebdhjet\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kryeministrit Berisha kishte pjekur nd\u00ebrkaq nj\u00eb ide tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrfundimisht dhe legjitimisht nga rebuset e barazimit&#8230; Nuk do ta lexonte si barazim rezultatin. Nuk do t\u00eb lexonte verdiktin e zgjedh\u00ebsve. Do t\u00eb shihte p\u00ebrtej verdiktit nj\u00eb njeri q\u00eb kishte d\u00ebshtuar n\u00eb m\u00ebtimet e tij p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb i madh, nj\u00eb njeri q\u00eb kishte marr\u00eb mbi nj\u00ebqind e nj\u00ebzet mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme dhe vet\u00ebm dy vjet m\u00eb von\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb e tre mij\u00eb vota; nj\u00eb njeri q\u00eb e dinte ku p\u00ebrfundonin rrokullisje t\u00eb tilla; nj\u00eb njeri q\u00eb nuk kishte m\u00eb forc\u00eb dhe energji p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer zgjidhje spartane; nj\u00eb njeri q\u00eb nuk ngjante me ata politikan\u00ebt libresk\u00eb q\u00eb nuk l\u00ebpijn\u00eb dot p\u00ebshtym\u00ebn q\u00eb kan\u00eb hedhur n\u00eb fytyr\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve&#8230;Ky ishte kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Integrim, Ilir Meta. Me kat\u00ebr deputet\u00ebt e tij, ai ishte n\u00ebn joshjen e t\u00eb gjitha pal\u00ebve dhe q\u00ebllimeve. Por, e kishte ndar\u00eb mendjen nga do t\u00eb shkonte.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se ishte votuar si flamurtar i antiberishizmit dhe do t\u00eb akuzohej gjer\u00ebsisht si renegat dhe tradhtar i vot\u00ebs, ai e kishte justifikimin: Me Berish\u00ebn votat e tij b\u00ebnin shum\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb qeverisur: shtat\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr. Me Ram\u00ebn nuk shkonin me shum\u00eb se shtat\u00ebdhjet\u00eb.<br \/>\nSipas nj\u00eb agjende t\u00eb akorduar, Berisha e ftoi Met\u00ebn publikisht n\u00eb bashk\u00ebqeverisje paraditen e dat\u00ebs 4 korrik. Meta doli para mediave disa minuta m\u00eb von\u00eb dhe u p\u00ebrgjigj &#8220;po&#8221;.<br \/>\nKur u shpall kjo aleanc\u00eb, zgjedhjet nuk kishin p\u00ebrfunduar, dometh\u00ebn\u00eb ankesat e partive nuk ishin shqyrtuar ende nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Ky fakt i shtoi m\u00eb tej dyshimet dhe habin\u00eb rreth saj. Arsyeja t\u00eb thot\u00eb se Berisha ishte n\u00eb loj\u00ebn e tij kronike t\u00eb dekurajimit t\u00eb KQZ-s\u00eb dhe Kolegjit Zgjedhor. Atij i duhej t\u00eb shpallte nj\u00eb shumic\u00eb p\u00ebrpara se k\u00ebto institucione t\u00eb merrnin n\u00eb shqyrtim ankesat e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Sidomos gjyqtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor, q\u00eb caktoheshin me short, duhej t\u00eb merrnin mesazhin se zgjedhjet, edhe pse nuk kishin prodhuar nj\u00eb shumic\u00eb, kishin nxjerr\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb do t\u00eb qeveriste minimumi p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb mandati kat\u00ebr vje\u00e7ar. Ilir Meta iu bashkua k\u00ebtij q\u00ebllimi. Nuk ka arsye tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse ai vendosi t\u00eb shpallte aleanc\u00ebn e tij t\u00eb panatyrshme tet\u00eb jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb formohej qeveria e zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai mori pjes\u00eb n\u00eb manipulimin e k\u00ebtyre zgjedhjeve p\u00ebrpara se t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb doli prej tyre.<\/p>\n<p>****<br \/>\nPor, opozita shqiptare k\u00ebsaj radhe po q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb zgjedhjeve si p\u00ebrball\u00eb historis\u00eb dhe fatit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vendin e saj. At\u00eb e drejtonte nj\u00eb djal\u00eb rreth t\u00eb dyzet e pestave, t\u00eb cilit i mungonte kompleksi ndaj Per\u00ebndimit, q\u00eb ishte n\u00eb vetvete nj\u00eb ndjenj\u00eb per\u00ebndimore. Ai kishte lindur dhe ishte rritur n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb periferi t\u00eb bllokut ish komunist, n\u00eb habin\u00eb q\u00eb kishte evoluar n\u00eb p\u00ebrbuzje ndaj atij pashall\u00ebku pervers dhe mizor. Ishte arratisur her\u00ebt me penelin e tij nga katror\u00ebt e mbyllur, skematik\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, pastaj, pas r\u00ebnies s\u00eb perdes s\u00eb hekurt, nd\u00ebrsa kishte m\u00ebtuar t\u00eb verbonte me nj\u00eb bomb\u00eb politike bot\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte plagosur prej saj dhe kishte ikur.<\/p>\n<p>Kishte jetuar n\u00eb papafingot e Parisit si frekuentues i salloneve t\u00eb mod\u00ebs dhe artit atje, mu si nj\u00eb personazh postbalzakian, q\u00eb ka ardhur n\u00eb Paris nga periferia e re e Franc\u00ebs, e cila ndodhet gjithnj\u00eb e me shum\u00eb p\u00ebrtej saj; kishte shkruar, kishte krijuar, e kishte treguar n\u00eb miniatur\u00eb vendin e tij plot kontraste n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Franc\u00eb, atje ku kureshtja e burrave duket se ka hyr\u00eb thell\u00eb n\u00eb trupat e tyre, kurse kureshtja e grave ka dal\u00eb tronditsh\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrfaqe, duke u dh\u00ebn\u00eb pamjen e vizitoreve nga nj\u00eb yll tjet\u00ebr. Mandej kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb mundte vjetrimin e Tiran\u00ebs dhe koh\u00ebs. Rama nuk e thoshte, ndoshta as e mendonte. Por thell\u00eb-thell\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb bojkot, ishte n\u00eb distanc\u00eb nga nj\u00eb kriz\u00eb, se cil\u00ebs i dukej vet\u00ebm maja e ajsbergut. Zgjedhjet e 28 qershorit ishin pasqyra dhe pasoja e nj\u00eb qeverisjeje n\u00eb konflikt me kushtetut\u00ebn dhe ligjin. Nj\u00eb dit\u00eb, jo shum\u00eb von\u00eb, europian\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoheshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ashtu si amerikan\u00ebt dhe anglez\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebria, edhe pse i b\u00ebnte n\u00eb stilin e saj brutal shkeljet q\u00eb kishte evidentuar Raporti i OSBE-ODHIR-it nuk ishte unikale n\u00eb k\u00ebto lloj shkeljesh. Shqip\u00ebria unikale fillonte n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb manipulimeve, n\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk e kapnin dot v\u00ebzhguesit e huaj, edhe pse mund ta ndjenin. Ishte hedhja e flet\u00ebve ne em\u00ebr t\u00eb zgjedh\u00ebsve absent, mbushja e kutive me vota t\u00eb falsifikuara dhe mandej edhe shtimi i votave n\u00eb procesverbale me nj\u00eb t\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb dor\u00ebs, duke sh\u00ebnuar shifra fiktive.<\/p>\n<p>Ky ishte momenti i prodhimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit me stilolaps &#8211; nj\u00eb form\u00eb e profanis\u00eb dhe parodis\u00eb shqiptare me shenjt\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve. K\u00ebto ishin manipulimet q\u00eb mbylleshin n\u00eb kuti p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb m\u00eb drit\u00ebn e diellit. Ky ishte krimi i pand\u00ebshkuar q\u00eb brente dhe prishte sistematikisht vet\u00eb zgjedhjet. \u00c7&#8217;r\u00ebnd\u00ebsi kishte t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemin zgjedhor, kur votat fiktive hidheshin nj\u00eblloj dhe procesverbalet fiktiv\u00eb mbusheshin po nj\u00eblloj n\u00eb secilin sistem?<\/p>\n<p>Hapja e kutive ishte detaji, pik\u00ebnisja dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht simbolika e nj\u00eb misioni, m\u00eb i madhi n\u00eb Shqip\u00ebri pas l\u00ebvizjes demokratike t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit nj\u00ebzet. Edi Rama kishte qen\u00eb n\u00eb impulse t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj L\u00ebvizjeje me rravgimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb rol. Por destino e kishte caktuar p\u00ebr m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 06.04.2010 Rrefimi i Prec Zogajt per paszgjedhjet 2009. Saga e numerimit te votave dhe me pas koalicioni i kreut te LSI-se, Ilir Meta. Num\u00ebrimi i votave t\u00eb 28 qershorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori me vete, ku reflekton gjith\u00eb nervi, emocioni dhe manovrat e krer\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Ndryshimit p\u00ebr t\u00eb shmangur humbjen, teksa nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2111","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 06.04.2010 Rrefimi i Prec Zogajt per paszgjedhjet 2009. Saga e numerimit te votave dhe me pas koalicioni i kreut te LSI-se, Ilir Meta. Num\u00ebrimi i votave t\u00eb 28 qershorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori me vete, ku reflekton gjith\u00eb nervi, emocioni dhe manovrat e krer\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Ndryshimit p\u00ebr t\u00eb shmangur humbjen, teksa nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-06T20:55:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-04-06T20:55:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/\"},\"wordCount\":3085,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/\",\"name\":\"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-06T20:55:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 06.04.2010 Rrefimi i Prec Zogajt per paszgjedhjet 2009. Saga e numerimit te votave dhe me pas koalicioni i kreut te LSI-se, Ilir Meta. Num\u00ebrimi i votave t\u00eb 28 qershorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori me vete, ku reflekton gjith\u00eb nervi, emocioni dhe manovrat e krer\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Ndryshimit p\u00ebr t\u00eb shmangur humbjen, teksa nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-06T20:55:36+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs","datePublished":"2010-04-06T20:55:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/"},"wordCount":3085,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/","name":"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-04-06T20:55:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogaj-saga-e-numerimit-te-votave-dhe-koalicioni-i-metes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zogaj: Saga e num\u00ebrimit t\u00eb votave dhe koalicioni i Met\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2111\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}