{"id":2080,"date":"2010-04-02T23:17:04","date_gmt":"2010-04-02T22:17:04","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2080"},"modified":"2010-04-02T23:17:04","modified_gmt":"2010-04-02T22:17:04","slug":"pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/","title":{"rendered":"Pse u prish Berisha me Mero Bazen"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Pre\u00e7 Zogaj\" width=\"150\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>nga <strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>01 Prill 20103<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Nga libri i Zogajt &#8220;T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221;. <\/em><\/strong><br \/>\n<em>Pjes\u00eb nga kapitulli i kat\u00ebrt<\/em><\/p>\n<p>Di\u00e7ka l\u00ebviz n\u00eb kthinat e qeveris\u00eb dhe qeverisjes, di\u00e7ka po mbruhet n\u00eb prapavij\u00ebn e saj&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar l\u00ebvizje t\u00eb tilla, rasti ka v\u00ebn\u00eb atje Mero Bazen, nj\u00eb gazetar. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, sapo ke th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i ke th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha. Ai ka kryer studimet e larta p\u00ebr gjeologji n\u00eb fund t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, por ka punuar gjithnj\u00eb n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb agjenci lajmesh, apo n\u00eb t\u00eb dyja nj\u00ebkoh\u00ebsisht, her\u00eb si drejtor, her\u00eb si analist dhe reporter. Dy gj\u00ebra nuk ka ndryshuar n\u00eb mosh\u00ebn e pjekuris\u00eb ky njeri: profesionin e gazetarit dhe lidhjen e af\u00ebrt me Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhja e tij me Sali Berish\u00ebn duket profesioni i tij i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;profesion&#8221;, q\u00eb nuk shihet e nuk p\u00ebrshkruhet, megjith\u00ebse e ushtron n\u00eb koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb, ai punon falas, p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, p\u00ebr sed\u00ebr, p\u00ebr ideal- hajt ta gjesh!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebshilltar? Deri para riardhjes s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb pushtet, th\u00ebn\u00eb ndryshe, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb opozit\u00eb, Baze edhe ka qen\u00eb, edhe nuk ka qen\u00eb k\u00ebshilltar i Berish\u00ebs, n\u00eb kuptimin q\u00eb ka qen\u00eb me shum\u00eb se k\u00ebshilltar, por krijonte edhe vet\u00eb q\u00ebndrime dhe veprime n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb shefit t\u00eb opozit\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb fantazi, por jo thyerje, stonatur\u00eb apo shp\u00ebrdorim stilit dhe autoritetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Besoj, p\u00ebr Berish\u00ebn, Baze ka qen\u00eb nj\u00eb alterego, q\u00eb spikaste si i till\u00eb sidomos n\u00eb periudhat e v\u00ebshtira t\u00eb vetmis\u00eb dhe braktisjes, q\u00eb ishin t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb zgjatura. Kurse Baze kishte gjetur te kryetari i PD-s\u00eb nj\u00eb si kala t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb tij natyrore.<br \/>\nN\u00eb shenj\u00ebn e nj\u00eb centauri, hem zagorit dhe hem lab, hem gazetar, hem politikan, me nj\u00eb trup pak mbi mesataren dhe me nj\u00eb pamje q\u00eb do ta kishte ven\u00eb n\u00eb mendime Balzakun po ta kishte par\u00eb, pa statusin e Karl Rove n\u00eb stafin e Xhorxh Bushit t\u00eb Ri, ai \u00ebsht\u00eb prej vitesh nj\u00eb lloj Rove n\u00eb ekipin e Berish\u00ebs. I pjell mendja p\u00ebr zgjidhje dhe marifete t\u00eb ndryshme, por krahasimi \u00e7alon, si \u00e7do krahasim, sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Mero Baze nuk \u00ebsht\u00eb sa Rove kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb thik\u00ebn e ndyr\u00ebsive politike, por nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb se Rove si gazetar, si editorialist, si polemist, si luft\u00ebtar, si besnik pa kushte, deri n\u00eb vetmi, deri n\u00eb mjerim i ideve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb veta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, &#8220;i pamposhturi&#8221;, si\u00e7 quhet n\u00eb rrethet miq\u00ebsore t\u00eb mediave, por edhe n\u00eb rrethet armiq\u00ebsore ku q\u00ebllon t&#8217;ia njohin k\u00ebt\u00eb dhunti, Mero Baze shpalos edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, q\u00eb e tregon nj\u00eblloj fanatiku t\u00eb lir\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb palidhur me fijet dhe gjalmat e fanatizmit partiak e doktrinar. Duke pasur aparenc\u00ebn e nj\u00eb berishisti, ai ka nj\u00ebkoh\u00ebsisht statusin e dikushit q\u00eb mund t\u00eb veproje dhe vepron edhe n\u00eb m\u00ebvet\u00ebsi, jasht\u00eb vullnetit apo shijeve t\u00eb mikut t\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb shembulli apo ilustrimi i sentenc\u00ebs se ka dit\u00eb kur opozitarizmi si artikulim mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb njeri. Ai ka z\u00ebn\u00eb her\u00ebt nj\u00eb vend t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb skakier\u00ebn shqiptare t\u00eb opozitarizmit: dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb shkruar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb histori. Kjo e ka dyfishuar fuqin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Me sa di un\u00eb &#8211; dhe duket se di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb &#8211; ai nuk ka abuzuar asnj\u00ebher\u00eb me pushtetin e opozit\u00ebs p\u00ebr interesat e veta. Edhe kur i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ndonj\u00eb rren\u00eb apo rreng t\u00eb vog\u00ebl, e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet korrekt\u00ebsis\u00eb dhe mosshp\u00ebrdorimit t\u00eb lidhjeve me Sali Berish\u00ebn, Mero Baze ruante imazhin e opozitarit t\u00eb pap\u00ebrlyer. Kjo vet\u00ebdije e lejonte t\u00eb ndihej dhe t\u00eb sillej si gjykat\u00ebs, her\u00eb-her\u00eb i ep\u00ebrm, i mang\u00ebsive, veseve dhe ceneve politike t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Baze e mprihte pen\u00ebn edhe brenda familjes politike, pik\u00ebs\u00ebpari, sepse mendonte se shkundja i b\u00ebnte mir\u00eb opozit\u00ebs. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj gjuetie ndihej edhe kushtrimi i profesionalizmit, i dhuntis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e dinte se shkaku pse opozita kishin me shum\u00eb popullaritet se sa vota lidhej me faktin se vendi ishte lodhur e zhg\u00ebnjyer me socialist\u00ebt dhe priste opozit\u00ebn, por kjo nuk kishte ende besueshm\u00ebrin\u00eb, programin dhe njer\u00ebzit q\u00eb send\u00ebrtojn\u00eb ndryshimin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Baze qe p\u00ebrfshir\u00eb me t\u00eb gjitha forcat n\u00eb operacionin politik t\u00eb rikthimit n\u00eb PD t\u00eb t\u00eb larguarve. Krijimi i KOP-it kishte qen\u00eb nj\u00eb front tjet\u00ebr i p\u00ebrkushtimit dhe humorit t\u00eb Bazes. M\u00eb kujtohej si n\u00ebnqeshte here pas here dit\u00ebn e promovimit n\u00eb hotel &#8220;Tirana&#8221; t\u00eb k\u00ebsaj shpikjeje t\u00eb mir\u00eb, por q\u00eb po vihej n\u00eb jet\u00eb keq. Baze edhe sk\u00ebrmitej ndonj\u00ebher\u00eb si pa vet\u00ebdije me ndonj\u00eb sken\u00eb apo episod, q\u00eb ai kishte mund\u00ebsi ta deshifronte m\u00eb mir\u00eb se shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb at\u00eb shfaqje.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb n\u00ebn veshjen e KOP-it po afrohej &#8220;pylli i brinj\u00ebs&#8221; p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar pozicionin e vjet\u00ebr t\u00eb Mero Bazes pran\u00eb kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e fitores s\u00eb 3 korrikut imagjinoj se, mes sa e sa telefonatave e bisedave, telefonat\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ndoshta edhe bised\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb zyr\u00eb Berisha e ka pasur me Mero Bazen. N\u00eb \u00e7astin e triumfit t\u00eb shum\u00ebpritur, njeriu e k\u00ebrkon vetvetiu shokun e arm\u00ebve dhe aventur\u00ebs, bashkudh\u00ebtarin, bashk\u00ebvuajt\u00ebsin, bashk\u00ebluft\u00ebtarin, bashk\u00ebnd\u00ebrrimtarin, at\u00eb t\u00eb cilit i ka hapur zemr\u00ebn me shum\u00eb se askujt tjet\u00ebr, d\u00ebshmitarin e dob\u00ebsive, shokun e lart\u00ebsive epike, por edhe t\u00eb ult\u00ebsirave, ku politika \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb zbres\u00eb her\u00eb pas here.<\/p>\n<p>N\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb bised\u00ebs s\u00eb atyre dy njer\u00ebzve, n\u00eb sfondin e fjalis\u00eb &#8220;ia dol\u00ebm&#8221;, q\u00eb mbushte gjith\u00eb qenien e tyre, ngrihej kujtimi tashm\u00eb i shp\u00ebrblyer i sa e sa dit\u00ebve dhe or\u00ebve n\u00eb hall, n\u00eb disfat\u00eb, n\u00eb bunker, n\u00eb ngujim, n\u00eb rrethim komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00ebn presionin e shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb deklaratave dhe profecive t\u00eb zeza p\u00ebr fatin e tyre, n\u00ebn goditjet e pand\u00ebrprera t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, n\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb uragan sulmesh pa pauza, por me shpres\u00ebn e pavdekshme t\u00eb ringjalljes, ringritjes.<\/p>\n<p>Ia dol\u00ebm!<\/p>\n<p>Ia dol\u00ebm!<\/p>\n<p>Fitorja n\u00eb zgjedhjet e vitit 2005 ishte nj\u00eb nga ato ngjarjet e zakonshme q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t&#8217;i arritur u vesh petkun e mrekullis\u00eb.<\/p>\n<p>Pa i njohur vetes merita, Mero Baze rrokte me syt\u00eb e mendjes zbritjen e fitimtar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00ebp\u00ebr shtratin e ri e t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb asaj mrekullie. Shihte themelues, q\u00ebndrestar\u00eb, t\u00eb rikthyer, rishtar\u00eb, grupin e Kosov\u00ebs, trash\u00ebgimtar\u00ebt e Berish\u00ebs, k\u00ebta t\u00eb rinj shembullor\u00eb, q\u00eb ishin kthyer me shenjat e nj\u00eb reflektimi p\u00ebr t\u00eb djeshmen dhe t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>Kjo fabul kishte p\u00ebrligjjen e saj n\u00eb raportin e ri t\u00eb bijve me pushtetin politik t\u00eb atit. Pik\u00ebs\u00ebpari, ata ishin rritur, pra nuk ishin m\u00eb thjesht dy f\u00ebmij\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrkujdesjet e prindit, por nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb pun\u00ebt e tij. S\u00eb dyti, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave, gjat\u00eb pes\u00eb-gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb opozit\u00eb, ata kishin jetuar kryesisht jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e ndjekur nga larg, jo pa gjak t\u00eb ngrir\u00eb shpeshher\u00eb, aventur\u00ebn e nj\u00eb prindi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs e kok\u00ebfort\u00eb q\u00eb kishte vendosur t\u00eb sfidonte historin\u00eb, t\u00eb priste drejt\u00ebsi vet\u00ebm nga koha p\u00ebr r\u00ebnien q\u00eb kishte p\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha anatemat q\u00eb i kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurriz, t\u00eb mbante deri n\u00eb fund frontin e tij t\u00eb sedr\u00ebs, pasionit dhe idealit, t\u00eb p\u00ebrgatiste dhe t\u00eb provonte ringritjen nj\u00eb her\u00eb, dy her\u00eb, tre her\u00eb, derisa t&#8217;i soseshin fuqit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tilla, \u00e7do bir dhe \u00e7do bij\u00eb, sado t\u00eb z\u00ebn\u00eb t\u00eb jen\u00eb me pun\u00ebt e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme dhe sado t\u00eb papritura t&#8217;u dalin p\u00ebrpara n\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb \u00e7ip t\u00eb syrit dhe t\u00eb mendjes e kan\u00eb gjithnj\u00eb te prindi n\u00eb barrikad\u00eb. Vetvetiu, bashk\u00eb me merakun e p\u00ebrhersh\u00ebm, bot\u00ebn e tyre e mbush ndjenja e padrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebsuar, pritja dhe shpresa p\u00ebr ringritje. Babai, q\u00eb ndjehet shkaktar i atij lloj syrgjyni, akumulon vetvetiu nj\u00eb lloj detyrimi gjithashtu t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr t&#8217;ua kthyer kur t\u00eb vij\u00eb dita. Do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i hapur, m\u00eb i af\u00ebrt, m\u00eb i dashur, m\u00eb i gjer\u00eb, pse jo edhe bashk\u00ebpunues me ta; nuk do t&#8217;i ndaloj\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se kush jan\u00eb, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb her\u00ebn e par\u00eb. Nuk do ti ndaloj\u00eb t\u00eb merren me administrim interesash, apo edhe me politik\u00eb.<\/p>\n<p>Mero Baze, megjith\u00ebse ka lexuar e d\u00ebgjuar p\u00ebr tensionin q\u00eb krijohet paevituesh\u00ebm n\u00eb oborrin e pushtetit midis atyre q\u00eb konsiderohen f\u00ebmij\u00eb politike n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebve biologjik\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nuk e mendon se mes tij dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb Berish\u00ebs do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb rivalitet i heshtur p\u00ebr influenc\u00eb.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb mund t\u00eb lindte nj\u00eb rivaliteti i till\u00eb i pakuptimt\u00eb? Pse? Ai nuk do t\u00eb k\u00ebrkonte gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit. Ata kishin vendin e tyre t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm. Tensioni mund t\u00eb lindte vet\u00ebm n\u00ebse ata k\u00ebrkonin dob\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb tij pran\u00eb Berish\u00ebs. Pra, fjala e sakt\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb krijohej tension mes tyre, nuk ishte fjala rivalitet. Ishte nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb fantazia e tij e gjente me leht\u00ebsi n\u00eb grumbullin e madh t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb shqipes, por s&#8217;donte ta mendonte.<\/p>\n<p>S&#8217;donte ta mendonte at\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn &#8220;ndarje&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Mero Baze ka v\u00ebzhguar krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb re. Natyrisht, edhe ai ka n\u00ebnqeshur me ca em\u00ebrime, por nuk \u00ebsht\u00eb befasuar. Berisha ka disa kritere t\u00eb vetat n\u00eb promovimin politik t\u00eb vart\u00ebsve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij. Shumica e k\u00ebtyre kritereve njihen. Por ekziston edhe kriteri q\u00eb promovon at\u00eb q\u00eb nuk pritet prej askujt, kriteri q\u00eb nuk njihet, nuk shpallet, madje mund t\u00eb jet\u00eb i paqart\u00eb, i err\u00ebt p\u00ebr vet\u00eb kryeministrin. M\u00eb shum\u00eb se kriter, mund t\u00eb jet\u00eb shija e nj\u00eb loj\u00ebze me pushtetin dhe me publikun.<\/p>\n<p>Kureshtjen e tij e ka shpuzitur em\u00ebrimi i Lul\u00ebzim Bash\u00ebs n\u00eb postin e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Basha s&#8217;ka shum\u00eb q\u00eb ka debutuar n\u00eb politik\u00eb, as gjasht\u00eb muaj. \u00cbsht\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb, rreth t\u00eb tridhjetave, s&#8217;ka punuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Mero ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt, n\u00eb mos i pari person i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb PD q\u00eb e ka takuar para se emri i tij t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb list\u00ebn e KOP-it. Takoje dhe krijo nj\u00eb ide! Kjo kishte qen\u00eb pak a shum\u00eb porosia e kryetarit . P\u00ebrshtypja e par\u00eb e Meros kishte qen\u00eb e mir\u00eb. Por, as q\u00eb e ka \u00e7uar nd\u00ebrmend at\u00ebher\u00eb se &#8220;fluturimet pindarike&#8221; do t\u00eb mund t\u00eb zbatohen n\u00eb qeverin\u00eb e re q\u00eb po afrohej n\u00eb luft\u00eb dhe rraskapitje.<\/p>\n<p>Ardhur n\u00eb KOP me t\u00eb ashtuquajturin &#8220;grup t\u00eb Kosov\u00ebs, i treguar dhe i shfaqur si ylli i atij grupi, Basha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb PD-s\u00eb si nj\u00eb z\u00eb i ri, si nj\u00eb fytyr\u00eb e re. P\u00ebrve\u00e7 \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb dhe g\u00ebzimit, ai ka sjell\u00eb n\u00eb aulat e debateve politike edhe nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ri ndaj sulmeve t\u00eb pal\u00ebs kund\u00ebrshtare: i pret duke qeshur, si t\u00eb ishin tullumbace dhe nuk merret pothuajse fare me to. Pra nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb betej\u00eb, por nd\u00ebrkaq ia del t\u00eb duket luft\u00ebtar, sepse kur num\u00ebron t\u00eb tijat shfaq nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nAn\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb KOP-it, dhe para s\u00eb gjithash p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tyre m\u00eb i dalluar, Basha, e meritonin parlamentin. Nes\u00ebr-pasnes\u00ebr, pasi t\u00eb fitonin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb betejat politike parlamentare, do t\u00eb meritonin m\u00eb shum\u00eb, pse jo qeverin\u00eb. Radha e mbajtur dhe barra e peshuar i kan\u00eb hije karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Bash\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ministria m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb merr gjysm\u00ebn e fondeve t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. Edhe pse n\u00eb fushat\u00eb nuk ka p\u00ebrballuar ndonj\u00eb debat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e infrastruktur\u00ebs. Edhe pse barr\u00ebn e p\u00ebrballjes me ministrin e suksessh\u00ebm socialist t\u00eb Transporteve, zotin Spartak Po\u00e7i, e ka mbajtur nj\u00eb deputet i njohur m\u00eb shum\u00eb si poet dhe shkrimtar, por q\u00eb e ka pasion infrastruktur\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrse?<\/p>\n<p>Mero Baze e ndjen t\u00ebrheqjen josh\u00ebse dhe dinake t\u00eb p\u00ebrgjigjes, por s&#8217;do ta ndjek\u00eb, s&#8217;ka d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga Pre\u00e7 Zogaj, 01 Prill 20103 Nga libri i Zogajt &#8220;T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221;. Pjes\u00eb nga kapitulli i kat\u00ebrt Di\u00e7ka l\u00ebviz n\u00eb kthinat e qeveris\u00eb dhe qeverisjes, di\u00e7ka po mbruhet n\u00eb prapavij\u00ebn e saj&#8230; P\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar l\u00ebvizje t\u00eb tilla, rasti ka v\u00ebn\u00eb atje Mero Bazen, nj\u00eb gazetar. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, sapo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2080","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pse u prish Berisha me Mero Bazen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse u prish Berisha me Mero Bazen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"nga Pre\u00e7 Zogaj, 01 Prill 20103 Nga libri i Zogajt &#8220;T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221;. Pjes\u00eb nga kapitulli i kat\u00ebrt Di\u00e7ka l\u00ebviz n\u00eb kthinat e qeveris\u00eb dhe qeverisjes, di\u00e7ka po mbruhet n\u00eb prapavij\u00ebn e saj&#8230; P\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar l\u00ebvizje t\u00eb tilla, rasti ka v\u00ebn\u00eb atje Mero Bazen, nj\u00eb gazetar. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, sapo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-02T22:17:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pse u prish Berisha me Mero Bazen\",\"datePublished\":\"2010-04-02T22:17:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/\"},\"wordCount\":2266,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/\",\"name\":\"Pse u prish Berisha me Mero Bazen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-02T22:17:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse u prish Berisha me Mero Bazen\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse u prish Berisha me Mero Bazen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pse u prish Berisha me Mero Bazen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"nga Pre\u00e7 Zogaj, 01 Prill 20103 Nga libri i Zogajt &#8220;T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221;. Pjes\u00eb nga kapitulli i kat\u00ebrt Di\u00e7ka l\u00ebviz n\u00eb kthinat e qeveris\u00eb dhe qeverisjes, di\u00e7ka po mbruhet n\u00eb prapavij\u00ebn e saj&#8230; P\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar l\u00ebvizje t\u00eb tilla, rasti ka v\u00ebn\u00eb atje Mero Bazen, nj\u00eb gazetar. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, sapo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-02T22:17:04+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pse u prish Berisha me Mero Bazen","datePublished":"2010-04-02T22:17:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/"},"wordCount":2266,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/","name":"Pse u prish Berisha me Mero Bazen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-04-02T22:17:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-u-prish-berisha-me-mero-bazen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse u prish Berisha me Mero Bazen"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2080\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}