{"id":2079,"date":"2012-03-07T10:57:01","date_gmt":"2012-03-07T09:57:01","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2079"},"modified":"2012-03-07T10:57:01","modified_gmt":"2012-03-07T09:57:01","slug":"22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/","title":{"rendered":"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> (<strong><em>Skic\u00eb p\u00ebr nj\u00eb biografi politike p\u00ebr Sali Berish\u00ebn<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p>Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>6 Mars 2012<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr Sali Berish\u00ebn viti 2012 ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sivjet ai mbush vitin e 22-t\u00eb si \u201cantikomunist\u201d duke barazuar k\u00ebshtu 22 vitet e jet\u00ebs s\u00eb tij si komunist. Shqip\u00ebria ka pasur disa faza entuziaste t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Partin\u00eb e Pun\u00ebs. Natyrisht m\u00eb idealist\u00ebt ishin ata q\u00eb iu bashkuan k\u00ebsaj partie n\u00eb vitin 1945, kur shpresonin se sistemi i ri ishte nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Pati nga ata q\u00eb iu bashkuan k\u00ebsaj partie pas vdekjes s\u00eb Stalinit me shpres\u00eb se po ndryshonte. Pati t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb iu bashkuan pas prishjes me rus\u00ebt.<\/p>\n<p>Vala m\u00eb dogmatike e shqiptar\u00ebve, q\u00eb iu bashkua Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbeten politikan\u00ebt q\u00eb iu bashkuan asaj n\u00eb frym\u00ebn e revolucionit kulturor kinez dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtimit dhe t\u00eb Lindjes, dhe t\u00eb Per\u00ebndimit. Sali Berisha ishte nj\u00eb prej k\u00ebtyre t\u00eb rinjve. Bashk\u00eb me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe t\u00eb rinj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlum\u00eb q\u00eb po i bashkohej komunizmit n\u00eb periudh\u00ebn e tij m\u00eb regresive.<\/p>\n<p>*(Tritan Shehu mes Enver Hoxh\u00ebs dhe Ramiz Alis\u00eb pas prishjes s\u00eb kishave dhe xhamive n\u00eb Tiran\u00eb)<\/p>\n<p>Marrja e teser\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e \u00e7liroi at\u00eb nga \u201cbisturia\u201d si mjet i vet\u00ebm p\u00ebr karrier\u00ebn q\u00eb kish zgjedhur deri at\u00ebhere. Ata q\u00eb e mbajn\u00eb mend n\u00eb organizat\u00ebn e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, vizatojn\u00eb disa tipare agresive t\u00eb tij, t\u00eb cilat shpesh kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet koleg\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt teser\u00ebn e partis\u00eb e kishin nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qet\u00eb si mjek. Ky ishte njeriu q\u00eb b\u00ebnte raporte p\u00ebr Komitetin Qendror, kur organizata e partis\u00eb ulte vigjilenc\u00ebn, ishte njeriu q\u00eb kishte zellin e tepruar p\u00ebr t\u00eb rekomanduar internime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb PPSH, si\u00e7 ishte rasti i t\u00eb ndjer\u00ebs mjeke q\u00eb ka punuar pran\u00eb Mehmet Shehut, e cila ka pak muaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta. Impulsiv, karrierist dhe i dh\u00ebn\u00eb pas metodologjis\u00eb s\u00eb luft\u00eb s\u00eb klasave, ai avancoi me shpejt\u00ebsi t\u00eb habitshme nga nj\u00eb an\u00ebtar i thjesht\u00eb partie n\u00eb krye t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asaj organizate ishin njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si mjek\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs apo k\u00ebshilltar\u00eb n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb tij. Servilizmi ndaj tyre ishte pjes\u00eb e karrier\u00ebs s\u00eb tij mjek\u00ebsore, duke u afruar me pjes\u00ebn e mjek\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb bllok. P\u00ebr shkak t\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb tij, e cila vinte nga Serbia, ai ishte i dyshuar si lidhje serbe dhe nuk arriti dot, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb dhe vet\u00eb zyrtar\u00ebt e asaj kohe, t\u00eb afrohej si mjek i Enver Hoxh\u00ebs, por ia doli t\u00eb ishte mjek roje dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Hysni Kapos, kur ky i fundit u s\u00ebmur mes t\u00eb tjerash dhe nga shqet\u00ebsime t\u00eb zemr\u00ebs. Ai shkonte mbr\u00ebmjeve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, rrinte m\u00ebnjan\u00eb njer\u00ebzve dhe tentonte t\u00eb b\u00ebnte sikur lexonte libra nga biblioteka- shpesh e padobishme dhe p\u00ebr vet\u00eb Hysni Kapon.<\/p>\n<p>Njeriu i hekurt i komunizmit, i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb drejtoi politik\u00ebn e kuadrit dhe luft\u00ebn e klasave n\u00eb 35 vjet, Hysni Kapo ishte i dob\u00ebt dhe dor\u00ebzuar para mjekut q\u00eb i sh\u00ebrbente. T\u00eb af\u00ebrmit e tij tregojn\u00eb momente dob\u00ebsie t\u00eb vet\u00eb Kapos p\u00ebr Berish\u00ebn dhe nj\u00eb bejte t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr sh\u00ebrbimet sanitare t\u00eb nat\u00ebs. Me porosi t\u00eb tij, porosi e cila u kthye m\u00eb pas n\u00eb amanet, vajza e Sali Berish\u00ebs u \u00e7ua p\u00ebr kurim jasht\u00eb shtetit dy vjet pas vdekjes s\u00eb Hysni Kapos, p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb operacioni plastik. Nd\u00ebrhyrja nuk rezultoi e suksesshme dhe u p\u00ebrs\u00ebrit, p\u00ebr shkak t\u00eb autoritetit q\u00eb Berisha kishte krijuar, s\u00ebrish n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880-t\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>(Sali Berisha me Familjen Kapo ne Paris 1977)<\/p>\n<p>Berisha shkoi n\u00eb specializim n\u00eb Franc\u00eb, pik\u00ebrisht kur Hysni Kapo shkonte aty p\u00ebr tu kuruar, dhe forcoi ndjesh\u00ebm lidhjet me autoritetet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb asaj kohe, ve\u00e7an\u00ebrisht me Ministrin Zi\u00e7ishti. Pushkatimi i tij i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe kontaktet e tij t\u00eb fundit me Sali Berish\u00ebn ngelen p\u00ebr tu hetuar, por \u00ebsht\u00eb e sigurt se pas historis\u00eb, Berisha u b\u00eb m\u00eb i besuar i Familjes Hoxha. Udh\u00ebtimet e tij n\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb Pogradec me djalin e Enver Hoxh\u00ebs, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura. Ata jan\u00eb shfaqur bashk\u00eb n\u00eb vark\u00eb n\u00eb Liqenin e Pogradecit dhe n\u00eb dhoma me oxhak, \u00e7\u2019ka tregon se udh\u00ebtimet e tyre ishin t\u00eb zakonshme n\u00eb ver\u00eb dhe n\u00eb dim\u00ebr. Pasi nuk kishte mundur dot t\u2019i afrohej familjes Hoxha me p\u00ebrkushtimin e tij politik dhe profesional, p\u00ebr shkak t\u00eb njoll\u00ebs serbe q\u00eb i vinte aksidentalisht nga e vjehrra, ai gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr tu afruar me f\u00ebmij\u00ebt. \u201cKapja e f\u00ebmij\u00ebve\u201d si standard p\u00ebr karrier\u00eb politike dhe p\u00ebrfitime nga pushteti, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tipar i trash\u00ebguar dhe sot n\u00eb familjen Berisha. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb para apo karrier\u00eb n\u00eb PD kan\u00eb kapur f\u00ebmij\u00ebt e tij, nj\u00ebsoj si Berisha ka kapur f\u00ebmij\u00ebt e Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Fundjavat e tyre n\u00eb Pogradec mbahen mend dhe nga qytetar\u00ebt. Njeriu q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ka b\u00ebr\u00eb plazh ndoshta pas vitit 2005, shkonte n\u00eb Liqen jo p\u00ebr plazh, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb \u201catij\u201d. Nga t\u00eb gjith\u00eb fotografit\u00eb e Berish\u00ebs me byroist\u00ebt, fotografia me f\u00ebmij\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsja p\u00ebr t\u00eb, pasi ajo tregon nj\u00eb raport t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb thell\u00eb ndaj asaj familje, q\u00eb Berisha po p\u00ebrpiqet ta varros\u00eb n\u00eb arkivat e shtetit, por q\u00eb ka shanse mos t\u2019ia ket\u00eb dal\u00eb dot.<\/p>\n<p>Pasi Hoxha vdiq, Berisha e forcoi miq\u00ebsin\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tij. S\u00eb bashku me nusen e djalit t\u00eb Hoxh\u00ebs, ai u b\u00eb pjes\u00eb e K\u00ebshillit Shkencor t\u00eb revist\u00ebs \u2018Shkenca dhe Jeta\u2019, nj\u00eb bord formal, i cili ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr tu promovuar njer\u00ebzit e familjes Hoxha se sa nj\u00eb bord shkencor.<\/p>\n<p>Interesant \u00ebsht\u00eb afrimi i Sali Berish\u00ebs me Simon Stefanin, nj\u00eb figurin\u00eb qesharake e komunizmit, por q\u00eb mori pas eliminimit t\u00eb grupeve armiq\u00ebsore poste ky\u00e7e si ai e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrit. Berish\u00ebn nuk e lidhte asgj\u00eb me Ministrin\u00eb e Brendshme formalisht, dhe nga ana tjet\u00ebr Simon Stefani ka qen\u00eb nga ato personazhe t\u00eb komunizmit q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin as intelektual\u00ebt dhe as ndonj\u00eb klan t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb pushtetit. Ai ishte thjesht nj\u00eb manekin goj\u00ebmbyllur p\u00ebr ato q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb vitin 1982 n\u00eb spastrimet dhe pushkatimet e rrufeshme t\u00eb atyre q\u00eb u quajt\u00ebn grupi i fundit armiq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Berisha e Simon Stefani<\/p>\n<p>Sali Berisha do ta ket\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta shpjegoj\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb servilizmin ndaj k\u00ebtij byroisti qesharak, n\u00ebqoft\u00ebse nuk tregon raportet e tij me ministrin e fundit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Llambi Zi\u00e7ishti, i cili u pushkatua, ende pa asnj\u00eb arsye bind\u00ebse. Berisha, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb komunist karrierist dhe agresiv, njeriu q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb afrohej me pjes\u00ebn e inteligjenc\u00ebs q\u00eb po promovonte familja Hoxha, duket shum\u00eb qesharak dhe i panatyrsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebruljen e tij ndaj Simon Stefanit, me t\u00eb cilin nuk ka pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb foto as ndonj\u00eb komandant batalioni nga ushtria dhe jo m\u00eb nj\u00eb mjek me r\u00ebnd\u00ebsi politike si Sali Berisha. Mjekut Sali Berisha iu desh nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme t\u00eb b\u00ebnte ekspertiz\u00ebn e \u201cvdekjes\u201d s\u00eb Fiqret Shehut, gruas s\u00eb Mehmet Shehut. Sh\u00ebnoi me qet\u00ebsi \u2018vdiq nga zemra\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pamjet filmike t\u00eb saj flasin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vdekur t\u00eb gjall\u00eb nga torturat \u00e7\u2019njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Fundvitet tet\u00ebdhjet\u00eb e gjet\u00ebn Berish\u00ebn t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb rehabilituar dhe n\u00eb fokus t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb promovoheshin nga f\u00ebmij\u00ebt e Familjes Hoxha. Ai fillonte t\u00eb udh\u00ebtonte m\u00eb shpesh n\u00eb Per\u00ebndim dhe t\u00eb vendoste kontakte dhe me diaspor\u00ebn shqiptare, e cila ishte e lidhur me komunizmin, kryesisht grupet marksiste n\u00eb Zvic\u00ebr, apo vendet nordike ku Berisha shkonte si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ka kaluar sipas disa burimeve bind\u00ebse nj\u00eb nat\u00eb tranzit n\u00eb Beograd pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00ebse ka takuar dajat e gruas s\u00eb tij apo jo. Ecejaket e tij n\u00eb bot\u00eb shtoheshin bashk\u00eb me er\u00ebrat e liberalizmit q\u00eb po frynin n\u00eb Shqip\u00ebri. Por ai nuk u shfaq kurr\u00eb n\u00eb an\u00ebn e liberal\u00ebve. N\u00eb koh\u00ebn kur mbledhjet e organizatave t\u00eb PPSH b\u00ebheshin t\u00eb hapura, nj\u00eb korrespondent i gazet\u00ebs Studenti mori pjes\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje ku ishte dhe Berisha. Dikush kish ikur n\u00eb Suedi, dikush n\u00eb Franc\u00eb, dikush n\u00eb Itali\u2026 Ishin njer\u00ebzit e besuar t\u00eb regjimit. Nj\u00eb prej mjek\u00ebve propozoi q\u00eb mbledhja t\u00eb kryhej se ky problem do p\u00ebrs\u00ebritej. Sali Berisha u \u00e7ua duke p\u00ebrplasur grushtin mbi tavolin\u00eb dhe duke deklaruar se sa t\u00eb ishte ai aty, nuk do ta linte t\u00eb shkelej statuti i PPSH. Mbledhja duhet t\u00eb b\u00ebhej kur t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se gjysma e mjek\u00ebve. T\u00eb tjer\u00ebt e d\u00ebgjuan me bezdi dhe mbledhja u prish. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ky njeri u shfaq n\u00eb takimin e intelektual\u00ebve t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, pasi Ylli Popa kishte b\u00ebr\u00eb shkrimin e famsh\u00ebm \u201cN\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb humbur\u201d. U shfaq dhe ky n\u00eb an\u00ebn e atyre q\u00eb k\u00ebrkonin ndryshimin dhe mir\u00ebkuptohej n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thoshte nga Ramiz Alia. Kjo t\u00ebrboi nusen e Enver Hoxh\u00ebs, Liljan\u00ebn, e cila n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb bordit t\u00eb revist\u00ebs \u2018Shkenca dhe Jeta\u2019 n\u00eb shenj\u00eb proteste iku nga mbledhja sapo hyri Berisha. F\u00ebmij\u00ebt e Familjes Hoxha ndjeheshin t\u00eb tradhtuar. Ramiz Alia u kishte marr\u00eb njeriun e tyre. P\u00ebr kat\u00ebr- pes\u00eb muaj Beriha filloi t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb n\u00eb bulevard me miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb rinj, Mehmet Elezin, Qemal Sakajev\u00ebn dhe disa artist\u00eb e shkrimtar\u00eb t\u00eb rinj. B\u00ebri nj\u00eb shkrim tek gazeta Drita, ku fliste p\u00ebr nevoj\u00ebn e nj\u00eb debati m\u00eb t\u00eb madh intelektual dhe nj\u00eb shkrim t\u00eb kriptuar n\u00eb gazet\u00ebn Bashkimi ku fliste p\u00ebr zakonet e odave t\u00eb veriut ku burrat i l\u00ebn\u00eb vend nj\u00ebri- tjetrit kur flasin. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb ky njeri nuk u lejon ende t\u00eb tjer\u00ebve. 8 Dhjetori nuk e gjeti n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr shkak t\u00eb liris\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u gjend n\u00eb Itali. M\u00ebngjesin e 9 Dhjetorit u shfaq n\u00eb rrug\u00ebn e Elbasanit, atje ku student\u00ebt i kishte bllokuar policia, dhe u b\u00eb me ta. N\u00eb mesdit\u00eb e thirri p\u00ebr takim Xhelil Gjoni dhe e \u00e7oi tek Ramiz Alia. I premtoi se gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte n\u00ebn kontroll t\u00eb tij. Dhe ashtu u b\u00eb. Por natyrisht duke u tradhtuar Ramiz Alia. Prej 12 Dhjetorit 1990 ai nisi karrier\u00ebn e tij si antikomunist.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Historia e tij si antikomunist nuk fillon menj\u00ebher\u00eb me pluralizmin. N\u00eb muajt e tij t\u00eb par\u00eb ai ishte partizan i tezave t\u00eb buta, ishte kund\u00ebr integrimit t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik n\u00eb PD dhe kund\u00ebr fjalorit t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Enver Hoxh\u00ebs. Ai bllokoi shkrimin e Spartak Ngjel\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn RD n\u00eb fund t\u00eb muajit shkurt, dhe u frik\u00ebsua realisht nga rr\u00ebzimi i monumentit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Shqiptar\u00ebt mbajn\u00eb mend sken\u00ebn se si disa or\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb monumentit ai sh\u00ebtiste me nj\u00eb makin\u00eb zyrtare n\u00eb sheshin e boshatisur. Ai u shmang nga p\u00ebrplasjet e forta me enverist\u00ebt e Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar, ku mes student\u00ebve dhe oficer\u00ebve enverist\u00eb shquante dhe ministri i tij i Brendsh\u00ebm i vitit 2012. N\u00eb Kam\u00ebz po ashtu turmat enveriste i udh\u00ebhiqte ai q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Financave, t\u00eb cilit i besuan dhe mbajtjen e bustit prej all\u00e7ie n\u00eb supe. Edi Rama dhe grupi i tij i ashtuquajtur anarkist, u zbuan nga PD-ja, nd\u00ebrsa t\u00eb burgosurit politik t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb si Ngjela, Lubonja apo rrethi i tyre, u mbajt\u00ebn larg. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb Nano dhe formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Stabilitetit, kryesuar nga Bufi, por n\u00ebn drejtimin real t\u00eb Pashkos, Berisha pa se fryma e moderuar e qeverisjes po e linte jasht\u00eb loje. Bashk\u00ebpunimi mes dy partive n\u00eb qeveri ishte i friksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dhe njer\u00ebzit po p\u00ebrjetonin nj\u00eb periudh\u00eb qet\u00ebsie pas tronditjeve t\u00eb para. Greva e t\u00eb burgosurve politik n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1991 ishte nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb flamurin e antikomunizmit. Ai i imponoi parlamentit miratimin e nj\u00eb statusi gjysmak p\u00ebr ta, i cili i rehabilitonte ata moralisht, por jo financiarisht. N\u00ebn hak\u00ebrrimat e tij antikomuniste dhe paranojake qeveria u rr\u00ebzua duke t\u00ebrhequr mb\u00ebshtetjen e PD-s\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1991. Neritan Ceka denoncoi ikjen nga qeveria dhe Berisha u p\u00ebrball me t\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Ramiz Alis\u00eb. Kjo sken\u00eb i kushtoi 18 vite endje n\u00eb politik\u00ebn shqiptare Neritan Cek\u00ebs derisa u rikthye kokulur n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Me flamurin e antikomunizmit n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb qeverie transitore t\u00eb drejtuar nga Vilson Ahmeti, vendi hyri n\u00eb zgjedhjet e 22 marsit 1992, n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb entuziaste pro Partis\u00eb Demokratike, por Berisha n\u00ebn k\u00ebshillat e miqve t\u00eb tij, u p\u00ebrmbajt si antikomunist. Ai nxori n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb parull\u00ebn bashk\u00ebvuajt\u00ebs dhe bashk\u00ebfajtor\u00eb, q\u00eb synonte mostrembjen e s\u00eb majt\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrlyer me krimet e komunizmit. N\u00ebn at\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb pamoralshme shqiptar\u00ebt votuan n\u00eb shumic\u00eb absolute PD dhe Berisha u b\u00eb presidenti i par\u00eb i zgjedhur nga nj\u00eb shumic\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 94 vota n\u00eb Kuvend. Me Paket\u00ebn Kushtetuese miratuar gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me socialist\u00ebt, ai praktikisht krijoi n\u00eb vend nj\u00eb regjim presidencial, me fuqi ekzekutive. N\u00eb postet ky\u00e7e u vendos\u00ebn njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb. Objektivi i tij i par\u00eb ishin gjykatat dhe prokuroria. Gjykatat nuk b\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb prokuroris\u00eb u vendos Maks Haxhia, nj\u00eb jurist i ri me background t\u00eb fort\u00eb komunist nga familja, i cili nuk bashk\u00ebjetoi dot as 4 muaj. N\u00eb vend t\u00eb tij m\u00eb pas u em\u00ebrua Alush Dragoshi, t\u00eb cilin askush nuk e pa, nuk e njohu dhe nuk e identifikoi dot si person real deri n\u00eb vitin 1997 kur iku nga ajo pun\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb tij ishte realisht Sali Berisha.<\/p>\n<p>T\u00eb burgosurit politik, t\u00eb pak\u00ebnaqur nga qeverisja e tij filluan nj\u00eb grev\u00eb urie n\u00eb vitin 1994, por Berisha nd\u00ebrhyri energjikisht duke i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb ata dhe duke u publikuar shum\u00eb prej tyre dosjet q\u00eb kishin si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Fatkeq\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre si t\u00eb persekutuar, ata ishin dhe pjesa m\u00eb e prekur q\u00eb kishte poshtuar Sigurimi i Shtetit. Sali Berisha e p\u00ebrdori deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb arm\u00eb. Petrit Kalakula dhe Abdi Baleta, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fillim s\u00eb bashku dhe m\u00eb pas ve\u00e7 e ve\u00e7 kund\u00ebrshtuan q\u00ebndrimin e tij ndaj s\u00eb djatht\u00ebs, u p\u00ebrjashtuan. Por n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb vitit 1996, ai nd\u00ebrmori dy nisma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Formoi nj\u00eb komision intelektual\u00ebsh p\u00ebr d\u00ebnimin e genocidit, nj\u00eb trup\u00eb amatoreske dhe nj\u00eb mision fyes p\u00ebr jet\u00ebn e tyre t\u00eb shkat\u00ebrruar. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nd\u00ebrmori dhe hartimin e nj\u00eb ligji p\u00ebr spastrimin e administrat\u00ebs nga njer\u00ebz t\u00eb regjimit t\u00eb kaluar dhe njer\u00ebzit me dosje duke p\u00ebrjashtuar nga lista gjith\u00eb miqt\u00eb e tij dhe duke shtuar n\u00eb list\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb e tij. Fal\u00eb atij ligji asnj\u00eb pjes\u00ebtar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme s\u2019mund t\u00eb hynte m\u00eb n\u00eb zgjedhje. Heqja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tu zgjedhur dhe tolerimi i njer\u00ebzve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb regjimit q\u00eb kishin lidhje me t\u00eb, u b\u00eb nd\u00ebr shkaqet kryesore q\u00eb nxiti opozit\u00ebn t\u00eb bojkotoj\u00eb procesin e 26 Majit, i cili filloi dhe mbaroi i kontrolluar nga sh\u00ebrbimi sekret deri n\u00eb destabilizim.<\/p>\n<p>Fal\u00eb marr\u00ebzive n\u00eb qeverisje dhe lul\u00ebzimit t\u00eb skemave piramidale, ai u p\u00ebrball me revoltat popullore n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1997, dhe duke qen\u00eb se gjith\u00eb pushtetet ishin n\u00eb duart e tij, shteti u shk\u00ebrmoq bashk\u00eb me t\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e tij u larguan me nj\u00eb anije peshkimi drejt Italis\u00eb, shoq\u00ebruar nga njeri i af\u00ebrt me drejtuesit e firm\u00ebs Gjallica, gruaja u strehua tek t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij, nd\u00ebrsa ai mbeti n\u00ebn panik dhe i terrorizuar vet\u00ebm n\u00eb Presidenc\u00eb. Gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij dhe ish- ministrat, e lan\u00eb. Varka e tij e shp\u00ebtimit u b\u00eb antikomunizmi. Duke vet\u00ebshpallur revoltat si nj\u00eb revolucion komunist, fal\u00eb dhe alibive q\u00eb i jepnin t\u00eb riardhurit n\u00eb pushtet me nxitimin p\u00ebr t\u00eb rehabilituar gjith\u00eb Byron\u00eb Politike, ai mbeti n\u00eb politik\u00eb. T\u00eb persekutuarit dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit poltik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn s\u00ebrish rrug\u00ebve, shikonin ke PD nj\u00eb shpres\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tek Partia Socialiste me k\u00ebt\u00eb pakic\u00eb t\u00eb konsoliduar, dhe duke p\u00ebrjashtuar gjithk\u00ebnd q\u00eb i b\u00ebnte hije, Berisha i rezistoi nj\u00eb kalvari t\u00eb gjat\u00eb opozitar duke konsoliduar kart\u00ebn e antikomunizmit dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Fal\u00eb gabimeve t\u00eb Fatos Nanos dhe taktikave t\u00eb tij t\u00eb d\u00ebshtuara elektorale, ai u rikthye n\u00eb vitin 2005 n\u00eb pushtet. Kishte shanse tashm\u00eb t\u00eb provonte se t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe ish pronar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i besuan jet\u00ebs s\u00eb tij opozitare, t\u2019i ndihmonte. Shtat\u00eb vjet pasi ka ardhur n\u00eb pushtet, asnj\u00eb i p\u00ebrndjekur nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer, pronar\u00ebt e m\u00ebdhenj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pazare me Familjen n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb tokat me ta dhe ai vet\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb kapet si i mbyturi pas nj\u00eb fije kashte s\u00ebrish me kart\u00ebn e antikomunizmit. Ka 22 vjet q\u00eb g\u00ebnjen me k\u00ebt\u00eb kart\u00eb, po aq vite sa ishte i lumtur si komunist.<\/p>\n<p>P\u00ebrballjen e tij t\u00eb fundit e pati sot me presidentin e vendit. Ishte nj\u00eb nga debatet m\u00eb t\u00eb ashpra publike mes tyre. Iu fsheh t\u00eb dilte vet\u00eb e t\u00eb p\u00ebrballej. P\u00ebr 44 vjet ai ka g\u00ebnjyer veten dhe shqiptar\u00ebt, 22 vjet si komunist dhe 22 vjet si antikomunist n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb vet\u00ebm \u201ct\u00eb ishte n\u00eb pushtet\u201d. Ky njeri ka n\u00eb pushtet prej vitit 1968. Plot 44 vjet. Enver Hoxha jetoi vet\u00ebm 40 vjet n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa regjimi i tij 45 vjet. Ky ia ka kaluar Enver Hoxh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb ikur vet\u00eb, por krimet dhe ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, e mbajn\u00eb peng. Duhet ndihmuar. Qoft\u00eb dhe me shkelm byth\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Skic\u00eb p\u00ebr nj\u00eb biografi politike p\u00ebr Sali Berish\u00ebn) Nga Mero Baze, 6 Mars 2012 P\u00ebr Sali Berish\u00ebn viti 2012 ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sivjet ai mbush vitin e 22-t\u00eb si \u201cantikomunist\u201d duke barazuar k\u00ebshtu 22 vitet e jet\u00ebs s\u00eb tij si komunist. Shqip\u00ebria ka pasur disa faza entuziaste t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Partin\u00eb e Pun\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2079","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Skic\u00eb p\u00ebr nj\u00eb biografi politike p\u00ebr Sali Berish\u00ebn) Nga Mero Baze, 6 Mars 2012 P\u00ebr Sali Berish\u00ebn viti 2012 ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sivjet ai mbush vitin e 22-t\u00eb si \u201cantikomunist\u201d duke barazuar k\u00ebshtu 22 vitet e jet\u00ebs s\u00eb tij si komunist. Shqip\u00ebria ka pasur disa faza entuziaste t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Partin\u00eb e Pun\u00ebs. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-07T09:57:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d\",\"datePublished\":\"2012-03-07T09:57:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/\"},\"wordCount\":3310,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/\",\"name\":\"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-07T09:57:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Skic\u00eb p\u00ebr nj\u00eb biografi politike p\u00ebr Sali Berish\u00ebn) Nga Mero Baze, 6 Mars 2012 P\u00ebr Sali Berish\u00ebn viti 2012 ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sivjet ai mbush vitin e 22-t\u00eb si \u201cantikomunist\u201d duke barazuar k\u00ebshtu 22 vitet e jet\u00ebs s\u00eb tij si komunist. Shqip\u00ebria ka pasur disa faza entuziaste t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Partin\u00eb e Pun\u00ebs. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-07T09:57:01+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d","datePublished":"2012-03-07T09:57:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/"},"wordCount":3310,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/","name":"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2012-03-07T09:57:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/22-vjet-komunist-22-vjet-antikomunist\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"22 vjet komunist, 22 vjet \u201cantikomunist\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2079"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2079\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}