{"id":2068,"date":"2012-03-05T20:24:13","date_gmt":"2012-03-05T19:24:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2068"},"modified":"2012-03-05T20:24:13","modified_gmt":"2012-03-05T19:24:13","slug":"kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/","title":{"rendered":"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sahiu - Topi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Eduard Zaloshnja<\/strong>, <em>5 Mars 2012<\/em><\/p>\n<p>Dalja n\u00eb horizontin politik shqiptar e dy partive t\u00eb reja (ende t\u00eb paregjistruara de juro, por de facto t\u00eb shpallura) \u00ebsht\u00eb pasuar me reagime jo t\u00eb pakta n\u00eb mjedisin politik-mediatik t\u00eb Tiran\u00ebs, madje edhe t\u00eb Prishtin\u00ebs. Viti i ri filloi me nj\u00eb sulm frontal t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ndaj Aleanc\u00ebs Kuqezi, e cila, sipas nj\u00eb interviste t\u00eb Kreshnik Spahiut nga Uashingtoni, dh\u00ebn\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, do t\u00eb kthehet s\u00eb shpejti n\u00eb parti politike. <\/p>\n<p>Sulmi i mazhoranc\u00ebs vazhdoi m\u00eb pas ndaj nj\u00eb partie tjet\u00ebr, q\u00eb pritet t\u00eb krijohet nga Presidenti Topi (p\u00ebr konvencion, n\u00eb vijim, po e quaj shkurt Partia \u201cTopi\u201d), sidomos pas deklarimit publik t\u00eb deputetit Gazmend Oketa se do t\u00eb largohet nga grupi parlamentar i PD-s\u00eb dhe do t\u2019i bashkohet Partis\u00eb \u201cTopi\u201d, kur ajo t\u00eb shpallet zyrtarisht n\u00eb fund t\u00eb muajit mars. Dhe s\u00eb fundi ka patur edhe sulme nga opozita ndaj dy partive t\u00eb reja \u2013 m\u00eb i spikaturi nd\u00ebr ta ishte ai i Edi Ram\u00ebs n\u00eb editorialin e tij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sulmit t\u00eb politikan\u00ebve ndaj Aleanc\u00ebs Kuqezi dhe Partis\u00eb \u201cTopi\u201d iu bashkuan edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb analist\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt fillimisht u munduan t\u00eb analizojn\u00eb gjasat e pakta, sipas tyre, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto parti t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar mazhoranc\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. M\u00eb pas, kur n\u00eb qarqet mediatike filluan t\u00eb qarkullojn\u00eb shifra sondazhesh konfidenciale, q\u00eb tregonin se k\u00ebto parti t\u00eb reja mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb forta, disa opinionist\u00eb dhan\u00eb opinione se ato po krijohen nga njer\u00ebz oportunist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb marrin nj\u00eb pjes\u00eb nga torta e pushtetit, duke shfryt\u00ebzuar pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb elektoratit ndaj dy partive t\u00eb m\u00ebdha, sidomos ndaj PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ve\u00e7oj e do t\u00eb merrem n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim vet\u00ebm me nj\u00ebrin nd\u00ebr k\u00ebto opinione \u2013 at\u00eb t\u00eb Fatos Lubonj\u00ebs me titull \u201c\u00c7\u2019po ndodh n\u00eb pokerin e politik\u00ebs?\u201d, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Panorama, m\u00eb 28 shkurt. Arsyeja pse po e ve\u00e7oj k\u00ebt\u00eb opinion \u00ebsht\u00eb sepse, n\u00eb mediat shqiptare, Lubonja ka qen\u00eb opinionisti m\u00eb konsistent dhe m\u00eb i thell\u00eb n\u00eb trajtimin dhe ritrajtimin e tem\u00ebs s\u00eb nj\u00eb alternative t\u00eb re politike, p\u00ebrtej duopolit PD-PS.<\/p>\n<p>I p\u00ebrmbledhur n\u00eb tri-kat\u00ebr fjali, mesazhi i opinionit t\u00eb sip\u00ebrcituar t\u00eb Lubonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb si vijon: Dy partit\u00eb e reja mund t\u2019i japin fund regjimit ala-Putin t\u00eb Berish\u00ebs, por do t\u00eb na krijojn\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb Rama-Topi-Spahiu etj., q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb baz\u00eb nj\u00eb poker politik mes k\u00ebtyre aktor\u00ebve. Dhe kjo, sipas Lubonj\u00ebs, \u00ebsht\u00eb alternativa e \u201cs\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d, e cila nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht alternativa m\u00eb e mir\u00eb. Alternativa m\u00eb e mir\u00eb, sipas tij, \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb aksion sa i brendsh\u00ebm, aq edhe me ndihm\u00ebn e aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar lojtar\u00ebt e tryez\u00ebs s\u00eb pokerit dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar ato institucione q\u00eb duhet t\u2019i detyrojn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ata apo z\u00ebvend\u00ebsuesit e tyre, t\u00eb ngrihen nga tryeza e pokerit dhe t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb zyrat e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Alternativa e Lubonj\u00ebs ka n\u00eb themel dy presupozime, t\u00eb cilat, edhe pse nuk jan\u00eb g\u00ebrm\u00ebzuar nga autori, jan\u00eb trup\u00ebzuar n\u00eb t\u00eb. S\u00eb pari, alternative e Lubonj\u00ebs presupozon se institucionet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs i kemi dhe duhet punuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i forcuar ato. S\u00eb dyti, presupozon se n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb sistem demokratik t\u00eb till\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte dob\u00ebsimin e lojtar\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb tryez\u00ebs s\u00eb pokerit politik.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb dy k\u00ebto presupozime nuk p\u00ebrputhen me realitetin shqiptar. Institucionet e shtetit jan\u00eb larg t\u00eb qenit institucione t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracia shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb funksionale. Dhe dy partit\u00eb e reja po e nd\u00ebrtojn\u00eb aksionin e tyre politik duke adresuar pik\u00ebrisht k\u00ebto mang\u00ebsi t\u00eb shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, t\u00eb dyja partit\u00eb e reja kan\u00eb ngritur \u00e7\u00ebshtjen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit p\u00ebr t\u00eb burgosurit pa t\u00eb drejt\u00eb nga ish-regjimi komunist. K\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, jan\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb top ping-pongu n\u00eb loj\u00ebn politike (t\u00eb pokerit, po t\u00eb p\u00ebrdorim metafor\u00ebn e Lubonj\u00ebs) t\u00eb k\u00ebtyre 21 viteve, por ende nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb institucionale. Dhe pyetja \u00ebsht\u00eb: A duhet t\u2019u japim shansin partive t\u00eb reja t\u2019i adresojn\u00eb institucionalisht k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje (n\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebhen parti parlamentare), apo thjesht duhet t\u2019i n\u00ebnvler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr faktin se shum\u00eb parti paraardh\u00ebse nuk i kan\u00eb mbajtur premtimet p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve?<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, Aleanca Kuqezi, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb shpalosjen e ideve t\u00eb aksionit t\u00eb saj t\u00eb pritsh\u00ebm politik, ka hedhur edhe nj\u00eb propozim shum\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm: Zgjedhjen e gjykat\u00ebsve drejtp\u00ebrdrejt nga populli. Kreshnik Spahiu, n\u00eb emisionin \u201cTop Story\u201d t\u00eb Sokol Ball\u00ebs, iu p\u00ebrgjigj k\u00ebshtu pyetjes se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb si n\u00ebnkryetar i KLD-s\u00eb: \u201cQenia n\u00eb k\u00ebt\u00eb post t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vitesh m\u00eb ka krijuar bindjen se pushteti gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa buron dhe kontrollohet nga politika. Ne duhet t\u00eb adoptojm\u00eb sistemin amerikan t\u00eb zgjedhjes s\u00eb gjykat\u00ebsve drejtp\u00ebrdrejt nga populli\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon debat t\u00eb thell\u00eb, por nuk mund t\u00eb zhvler\u00ebsohet me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit si propozim i b\u00ebr\u00eb thjesht n\u00eb funksion t\u00eb marrjes s\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00ebndron nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor q\u00eb b\u00ebn drejt\u00ebsi pavar\u00ebsisht nga humori apo interesat e politik\u00ebs. Dhe pa nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale. Kush do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cili ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb elektorale? Po p\u00ebr korrupsionin e nj\u00eb ministri apo t\u00eb nj\u00eb kryeministri (q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb gar\u00ebn elektorale), kush do t\u00eb vendos\u00eb? Pra, pa reformuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk mund t\u00eb shpresojm\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr dob\u00ebsimin e tryez\u00ebs aktuale t\u00eb pokerit politik. Dhe \u00e7do ofert\u00eb p\u00ebr reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb mir\u00ebpritet e t\u00eb debatohet, jo thjesht t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me demokracin\u00eb, dy partit\u00eb e reja po sjellin oferta q\u00eb kan\u00eb shansin ta gjall\u00ebrojn\u00eb at\u00eb. Partia \u201cTopi\u201d (me goj\u00ebn e Oket\u00ebs), po deklaron se mbledhjet e grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Dhe ajo po ofron nj\u00eb z\u00eb publik t\u00eb ndrysh\u00ebm nga i PD-s\u00eb, ngaq\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit lejohet t\u00eb d\u00ebgjohet vet\u00ebm z\u00ebri i nj\u00ebshit. N\u00eb qoft\u00eb se z\u00ebri i Partis\u00eb \u201cTopi\u201d do t\u00eb d\u00ebgjohet nga nj\u00eb num\u00ebr i mjaftuesh\u00ebm votuesish, demokracis\u00eb MUND t\u2019i b\u00ebhet mir\u00eb, sepse sistemi demokratik \u00ebsht\u00eb i presupozuar t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur sa m\u00eb shum\u00eb z\u00ebra n\u00eb tryez\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Aleanca Kuqezi ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb hap m\u00eb parpara n\u00eb drejtim t\u00eb reformimit t\u00eb gar\u00ebs demokratike. Kreshnik Spahiu, n\u00eb emisionin \u201cTop Story\u201d t\u00eb Sokol Ball\u00ebs, deklaroi se partia e udh\u00ebhequr prej tij nuk do t\u00eb bashk\u00ebqeveris\u00eb me asnj\u00eb parti q\u00eb ka n\u00eb krye t\u00eb saj t\u00eb nj\u00ebjtin njeri p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, edhe sikur vendit t\u2019i duhet t\u00eb rib\u00ebj\u00eb zgjedhje tre her\u00eb brenda disa muajve. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i fort\u00eb, q\u00eb mund ta shkund\u00eb goxha tryez\u00ebn e pokerit politik shqiptar. N\u00eb qoft\u00eb se ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qendrim konsekuent i Aleanc\u00ebs Kuqezi, demokracis\u00eb shqiptare MUND t\u2019i vihet n\u00eb themel t\u00eb saj ajo q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb themel t\u00eb \u00e7do demokracie \u2013 mund\u00ebsia e rotacionit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot e theksova fjal\u00ebn MUND n\u00eb dy paragraf\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm. S\u00eb pari, Aleanca Kuqezi dhe Partia \u201cTopi\u201d, p\u00ebrkund\u00ebr parashikimit t\u00eb sondazheve konfidencial\u00eb, mund t\u00eb mos marrin aq vota n\u00eb zgjedhjet e 2013-\u00ebs, sa t\u00eb kusht\u00ebzojn\u00eb formimin e qeveris\u00eb. S\u00eb dyti, ato, edhe po t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kusht\u00ebzojn\u00eb formimin e qeveris\u00eb pas zgjedhjeve, mund t\u2019i ndryshojn\u00eb qendrimet e tyre aktuale n\u00eb lidhje me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, th\u00ebn\u00eb shkurt, nuk mund t\u00eb ket\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb se Alenaca Kuqezi dhe Partia \u201cTopi\u201d do t\u00eb jen\u00eb faktor\u00eb pozitiv\u00eb p\u00ebr forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb. Por a duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar nj\u00eb e mir\u00eb e mundshme, si\u00e7 b\u00ebn Lubonja, p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb t\u00eb mire abstrakte, e cila nuk duket fare n\u00eb horizont?<\/p>\n<p><em>respublica.al<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard Zaloshnja, 5 Mars 2012 Dalja n\u00eb horizontin politik shqiptar e dy partive t\u00eb reja (ende t\u00eb paregjistruara de juro, por de facto t\u00eb shpallura) \u00ebsht\u00eb pasuar me reagime jo t\u00eb pakta n\u00eb mjedisin politik-mediatik t\u00eb Tiran\u00ebs, madje edhe t\u00eb Prishtin\u00ebs. Viti i ri filloi me nj\u00eb sulm frontal t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2068","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Eduard Zaloshnja, 5 Mars 2012 Dalja n\u00eb horizontin politik shqiptar e dy partive t\u00eb reja (ende t\u00eb paregjistruara de juro, por de facto t\u00eb shpallura) \u00ebsht\u00eb pasuar me reagime jo t\u00eb pakta n\u00eb mjedisin politik-mediatik t\u00eb Tiran\u00ebs, madje edhe t\u00eb Prishtin\u00ebs. Viti i ri filloi me nj\u00eb sulm frontal t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ndaj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-05T19:24:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme\",\"datePublished\":\"2012-03-05T19:24:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/\"},\"wordCount\":1557,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/spahiu_topi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/\",\"name\":\"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/spahiu_topi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-05T19:24:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/spahiu_topi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/spahiu_topi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Eduard Zaloshnja, 5 Mars 2012 Dalja n\u00eb horizontin politik shqiptar e dy partive t\u00eb reja (ende t\u00eb paregjistruara de juro, por de facto t\u00eb shpallura) \u00ebsht\u00eb pasuar me reagime jo t\u00eb pakta n\u00eb mjedisin politik-mediatik t\u00eb Tiran\u00ebs, madje edhe t\u00eb Prishtin\u00ebs. Viti i ri filloi me nj\u00eb sulm frontal t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ndaj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-05T19:24:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme","datePublished":"2012-03-05T19:24:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/"},"wordCount":1557,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/","name":"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg","datePublished":"2012-03-05T19:24:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/spahiu_topi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kuqezinjte-partia-topi-e-mira-abstrakte-dhe-e-mira-e-mundshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kuqezinjt\u00eb, Partia \u201cTopi\u201d, e mira abstrakte dhe e mira e mundshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2068"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2068\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}