{"id":2060,"date":"2010-04-01T17:15:19","date_gmt":"2010-04-01T16:15:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2060"},"modified":"2010-04-01T17:15:19","modified_gmt":"2010-04-01T16:15:19","slug":"disidenca-estetike-e-kadarese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/","title":{"rendered":"Disidenca estetike e Kadares\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\" border=\"0\" alt=\"Agron Tufa\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Agron TUFA<\/strong>, <em>01.04.2010<\/em><\/p>\n<p>Njeriu inteligjent, krijuesi, shpik nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb lirie p\u00ebr t\u2019u arratisur dhe, p\u00ebr krijuesin, nj\u00eb liri e till\u00eb arratie \u00ebsht\u00eb gjuha, &#8211; gjuha e vepr\u00ebs artistike. N\u00eb kushtet e nj\u00eb survejimi oruellian, censure e spiunimi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, e vetmja kund\u00ebrv\u00ebnie e mundshme \u00ebsht\u00eb gjuha dhe tipi i ligj\u00ebrimit artistik. Mendoj se gjuh\u00ebt e strukturave ideo-logjike totalitare jan\u00eb uniforme, imponuese dhe p\u00ebrjashtuese p\u00ebr \u00e7do kod tjet\u00ebr ligj\u00ebrimor. Premisa se brezi i letrar\u00ebve t\u00eb viteve \u201960 do t\u00eb mund t\u00eb krijonte nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, doli e rreme, pasi poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt, fill pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me BS, u rekrutuan rreth propagand\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Por projektimi i liris\u00eb te shkrimi, krijon pashmangsh\u00ebm vet\u00ebdij\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e pand\u00ebrprer\u00eb me \u201cstreh\u00ebn\u201d e liris\u00eb estetike &#8211; gjuh\u00ebn, sjell gradualisht pjekjen e vet\u00ebdijes reflektuese, d.m.th., etik\u00ebn e shkrimit. I vetmi q\u00eb e provoi pa konfrontim t\u00eb hapur politik (pa gjak) k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie estetike ishte Ismail Kadare, i cili krijoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr romaneske pa hero pozitiv, pa protagonist\u00eb sekretar\u00ebt e partis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ky romani i tij i par\u00eb, \u201cGjenerali i Ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d (1963), lexohet i fresk\u00ebt dhe pa asnj\u00eb firo edhe sot, sikund\u00ebrse krejt vepra e plot\u00eb e tij (t\u00eb cil\u00ebn e kemi t\u00eb p\u00ebrmbledhur nga \u201cOnufri\u201d n\u00eb serin\u00eb \u201cjeshile\u201d, &#8211; nj\u00eb botim luksoz, rekord deri m\u00eb tash n\u00eb standardet e botimit n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb relacion p\u00ebr Kadaren\u00eb, q\u00eb ruhet n\u00eb ish-arkivin e PPSH, dosja 354 e fondit 14 (Dosja K.-Shaban Sinani), provon kontrollin hap pas hapi q\u00eb ushtronte Sigurimi, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj shkrimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij kalibri. Ishte gjithashtu romani ku, si\u00e7 shprehet Arshi Pipa, \u201cp\u00ebrmbysi ligjet e shenjta t\u00eb realizmit socialist: Partia kurr\u00eb nuk p\u00ebrmendet, tematika socialiste \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht m\u00ebnjan\u00eb dhe heroi i romanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjeneral armik i vendit\u201d.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej \u201cDuke p\u00ebrshtatur strategji nga shkrimtar\u00eb disident\u00eb sovjetik\u00eb, ai vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb origjinale t\u00eb shkruari, e cila minoi realizmin socialist: m\u00ebnyra alegorike dhe teknika t\u00eb tjera&#8230;.\u201d. Madje, Arshi Pipa n\u00eb parath\u00ebnien e p\u00ebrkthimit prej tij t\u00eb \u201cKronik\u00eb n\u00eb gur\u201d thekson nd\u00ebr t\u00eb tjera se Dasma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqeshje me l\u00ebvizjet revolucionare dhe aksionet komuniste. Pipa zbulon n\u00eb vepr\u00ebn e Kadares\u00eb psikanaliz\u00ebn frojdiste, deheroizmin, neverin\u00eb ndaj realizmit socialist. Parath\u00ebnia nuk u pranua nga botuesi i romanit, por Arshi Pipa e botoi si artikull m\u00eb vete n\u00eb revist\u00ebn amerikane Tellos (1987).<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia dhe politika n\u00eb disidenc\u00eb jan\u00eb t\u00eb pandashme. Dukurit\u00eb letrare shnd\u00ebrrohen n\u00eb fakte politike, jo aq p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre politike, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb larg prej shprehjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por p\u00ebr shkak se ekzistenca e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb pavarur, t\u00eb prir\u00eb nga nevojat estetike dhe morale dhe jo nga vullneti shtet\u00ebror-partiak, e shkallmojn\u00eb sistemin, q\u00eb p\u00ebrfshin let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr gjuh\u00ebn e veprave t\u00eb Kadares\u00eb, si streh\u00eb dhe projeksion krijues t\u00eb liris\u00eb individuale kam pasur bindjen, se t\u00ebhuajsimi i par\u00eb i Kadares\u00eb nga socrealizmi ka qen\u00eb mospajtimi stilistik dhe-estetik. Ky mospajtim t\u00eb \u00e7on pashmangsh\u00ebm n\u00eb mospajtimin nd\u00ebrmjet gjuh\u00ebs individuale dhe kolektive, jo vet\u00ebm n\u00eb regjimin e Enver Hoxh\u00ebs, por me \u00e7do lloj regjimi totalitar. \u201cLiria, e \u00e7do lloji qoft\u00eb, &#8211; fizike apo politike fillon nga gjuha \u201c &#8211; shprehet disidenti rus Andrej Sinjavskij.<\/p>\n<p>Dhe po ajo gjuh\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb, pap\u00ebrs\u00ebritshm\u00ebria e stilit t\u00eb ligj\u00ebrimit, shkrimit (\u00e7ka dhe p\u00ebrb\u00ebn objektin e stilistik\u00ebs), i cili lind mospajtimin, neuroz\u00ebn, vuajtjet dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb pengon t\u00eb jetosh, &#8211; nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta gjuh\u00eb dhe mund\u00ebsia m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb liri: t\u00eb b\u00ebhesh i pavarur nga pushteti, turma, t\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebrtej sinoreve t\u00eb absurditetit.<\/p>\n<p>Paradoksalisht sot, n\u00eb liri, nj\u00eb p\u00ebrve\u00e7im e pavar\u00ebsim gjuh\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb b\u00ebn ta opozicionosh veten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebse me shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb s\u2019pajtohesh dot, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb ta arrish. Q\u00eb t\u00eb jesh sot interesant, tjet\u00ebrmendues, origjinal, i pavarur etj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk t\u00eb plas kush n\u00eb burg, nuk ngrihen kolektivisht t\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb me organizata e fronte, por gjithsesi p\u00ebrpiqen q\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ta vrasin menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb &#8211; n\u00eb stadin embrional apo n\u00eb faz\u00ebn e ngjizjes s\u00eb frutit, maksimumi q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 2-3 vje\u00e7are. P\u00ebrfytyroni epok\u00ebn dhe p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb komuniste n\u00eb fillimet e shkrimit t\u00eb Kadares\u00eb (nj\u00eb fjal\u00eb goje kjo, po ec e kridhu!), thjesht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me veten n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj p\u00ebrpiquni t\u00eb orientoheni n\u00ebp\u00ebr terrinat dhe verbinat e tallazitjes propagandistike. At\u00ebher\u00eb them, jo nga \u201cmaja e pilafit\u201d t\u00eb sot\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta logjik\u00eb! Si do t\u00eb ishte gjuha juaj at\u00ebher\u00eb? Po forma e burgut dhe e gjyqit tuaj? At\u00ebher\u00eb m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb burg hap\u00ebsinor e i pakufijsh\u00ebm me muret prej fantazie e abstraksioni t\u00eb gjuh\u00ebs. Sepse sa m\u00eb e koklavitur t\u00eb jet\u00eb gjuha stilistike, aq m\u00eb shum\u00eb potencial lirie fsheh ajo &#8211; liri kuptimesh, ndjenjash dhe asociacionesh. T\u00eb flas\u00ebsh ndryshe prej t\u00eb tjer\u00ebve, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mendosh ndryshe.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb shoh\u00ebsh ndryshe. Edhe t\u00eb ndjesh ndryshe. Dhe mandej fillon t\u00eb shoh\u00ebsh edhe at\u00eb, q\u00eb nuk e shohin t\u00eb tjer\u00ebt. Gjuha origjinale, individuale t\u00eb \u00e7on pashmangsh\u00ebm n\u00eb konflikt me pushtetin. Madje edhe n\u00ebse ty as t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn. P\u00ebrndryshe ke t\u00eb b\u00ebsh me gjuh\u00ebn e pushtetit dhe ajo \u00ebsht\u00eb gjithher\u00eb, prej \u00e7do pushteti, gjuh\u00eb servile, e sheqerosur dhe lajkatare, sepse kjo \u00ebsht\u00eb gjuha e kolektivit. Si duket, me kalimin e viteve t\u00eb para n\u00eb pikun e luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kjo gjuh\u00eb i ngjallte Kadares\u00eb neveri fiziologjike. Prandaj, ai nuk pranon m\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb asnj\u00eb krijim letrar konformist, me t\u00eb cilin t\u00eb justifikonte se \u00ebsht\u00eb ende me kolektivin e Lidhjes; nuk pranon t\u00eb jap\u00eb taks\u00ebn e Karontit, asnj\u00eb voll t\u00eb bak\u00ebrt. Gjuha e tij e ka shp\u00ebrfillur gardhin e p\u00ebrbashk\u00ebt. Ajo ka dal\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuha individuale shfryt\u00ebzohet, n\u00eb fillim p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kufijt\u00eb e s\u00eb lejueshmes, mandej, duke fituar siguri, intuit\u00eb e terren, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb lir\u00eb, vetmitar, me aj\u00ebr t\u00eb rralluar, as n\u00eb qiell as n\u00eb tok\u00eb (vargjet: \u201cNga supet si ta heq k\u00ebt\u00eb barr\u00eb,\/ ku ta hedh k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb, si.\/ Me t\u00eb s\u2019mund t\u00eb zbres atje posht\u00eb\/ po as lart dot s\u2019e l\u00eb kurrsesi\u201d. Pasi ka fituar lirin\u00eb e vet, gjuha individuale b\u00ebhet mandej mbrojt\u00ebse e liris\u00eb t\u00ebnde. Provokimi lind absurdin &#8211; por ajo vet\u00eb mandej t\u00eb mbron ty nga absurditeti i jet\u00ebs. K\u00ebshtu gjuha dhe provokacioni estetik mbrojn\u00eb dinjitetin t\u00ebnd njer\u00ebzor &#8211; kur asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta mbroj\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse provokimi estetik q\u00eb ka shkaktuar vazhdimisht vepra artistike e Kadares\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb jo vet\u00ebm e shkrimtarit, por e \u00e7do intelektuali tjet\u00ebr. Vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij provokimi mund t\u00eb dilet nga kufijt\u00eb e s\u00eb pranuar\u00ebs. T\u00eb provokosh \u00ebsht\u00eb predikimi i par\u00eb dhe i pari instrument i intelektualit n\u00eb koh\u00eb diktature. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbrojtje, por edhe nj\u00eb praktik\u00eb normale. Intelektuali nuk mund t\u00eb shkrihet me gjuh\u00ebn e pushtetit, t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00eb, por t\u00eb nxis\u00eb shp\u00ebrthimin dhe t\u00eb edukoj\u00eb instinktin e \u00e7lirimit t\u00eb nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me realizmin socialist dhe komunizmin, Arshi Pipa e ka quajtur \u201cheretik\u201d Kadaren\u00eb, duke pasur parasysh se, psikologjikisht dhe estetikisht ai s\u2019kishte pik\u00eb lidhje as me komunizmin dhe as me idet\u00eb e majta, as madje me ndofar\u00eb dogme tjet\u00ebr. Un\u00eb mendoj se \u201cheretizmi\u201d i Kadares\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb adhurim t\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e t\u00eb vetmit tempull q\u00eb njohin: let\u00ebrsia! Dy apo m\u00eb shum\u00eb dashuri nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb largojn\u00eb t\u2019i jepesh t\u00ebr\u00ebsisht objektit t\u00eb adhurimit, sepse her\u00ebdokur ai duhet zgjedhur mes alternativave t\u00eb tjera. Zgjedhja p\u00ebrcakton dhe indentifikimin. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse letrariteti i gjuh\u00ebs s\u00eb teksteve t\u00eb tij dallon prerazi dhe thell\u00ebsisht nga \u00e7do tekst tjet\u00ebr i bashk\u00ebkoh\u00ebsve, aq sa duket se Kadareja i p\u00ebrket nj\u00eb civilizimi radikalisht t\u00eb ndrysh\u00ebm me ta. K\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb krahasimore mund ta b\u00ebj\u00eb gjithsecili edhe nga lart\u00ebsit\u00eb e t\u00eb sotmes.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rasti t\u00eb hapim nj\u00eb parantez\u00eb: kurr\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb rast (edhe kur \u00ebsht\u00eb ngacmuar q\u00ebllimsh\u00ebm) Kadareja nuk e ka deklaruar veten disident. Disidenca vet\u00eb \u00ebsht\u00eb term mbi t\u00eb cilin jan\u00eb mbishtresuar kuptime t\u00eb ndryshme n\u00eb koh\u00eb e konjuktura t\u00eb ndryshme. Disidenca vet\u00eb nuk ka nj\u00eb histori n\u00eb kuptimin e saj tradicional as n\u00eb Lindje: nuk ka themelues, teoricien\u00eb, data t\u00eb ndonj\u00eb kongresi apo manifeste. Madje \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktosh (ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb etapat e hershme) se kush ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i l\u00ebvizjeve protestuese.<\/p>\n<p>Disidenti q\u00eb n\u00eb origjin\u00eb t\u00eb termit shenjon njeriun q\u00eb u k\u00ebnd\u00ebrvihet modeleve religjioze, politike dhe artistike. M\u00eb von\u00eb kemi historin\u00eb e re t\u00eb termit me realet e komunizmit n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, por struktura e k\u00ebsaj kund\u00ebrv\u00ebnieje ruhet n\u00eb politik\u00eb, art, shkenc\u00eb, religjion dhe shkencat shoq\u00ebrore. Ismail Kadareja nuk e ka pranuar atributin e disidentit, duke pasur parasysh dominant\u00ebn e tij t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnies s\u00eb hap\u00ebt politike n\u00eb Lindje, ani pse duke filluar nga viti 1989 \u201cLetrat\u201d e tij Presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm R. Alia gravitojn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb thelbin e k\u00ebtij kuptimi. Por jasht\u00eb \u00e7do dyshimi, me arsyet q\u00eb parashtruam m\u00eb sip\u00ebr, gjuha, stili, alegoria dhe simboli, t\u00ebr\u00eb formacioni letraro-stilistik dhe kuptimor i vepr\u00ebs s\u00eb Kadares\u00eb t\u00eb \u00e7on pashmangsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb koherente t\u00eb \u201cdisidenc\u00ebs estetike\u201d.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb lypin m\u00eb shum\u00eb se kaq nga nj\u00eb shkrimtar k\u00ebrkojn\u00eb qiqra n\u00eb hell. Duke mos u konfrontuar haptazi me diktatur\u00ebn, disidenca estetike e Kadares\u00eb u mish\u00ebrua me kund\u00ebrv\u00ebnien e gjuh\u00ebs, modelit dhe stilit letrar, e cila sigurisht projektohet n\u00eb krejt sistemin e ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe shijes p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn. Shija e s\u00eb bukur\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb rezistentja n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, pavar\u00ebsisht karakterit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm e nomad t\u00eb diktaturave. Njeriu reziston me at\u00eb \u00e7ka ka m\u00eb t\u00eb \u00e7muar, m\u00eb vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb spikatur q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson. Vepra e Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb mbijetoi, diktatura jo! Ky \u00ebsht\u00eb bilanci, t\u00eb cilin nuk mund ta b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs i Kadares\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e vet, n\u00eb at\u00eb lart\u00ebsi artistike q\u00eb lyp arti i p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve \u00ebsht\u00eb hedhur shum\u00eb mjegull, shum\u00eb histori t\u00eb mistifikuara, shum\u00eb thashetheme; shum\u00eb misionar\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrndjekur (madje edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht) individin Kadare me nj\u00eb makth hakmarr\u00ebs. Psikologjikisht kjo \u00ebsht\u00eb e shpjegueshme: salierizmi ka ekzistuar n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat, sepse gjenia gjithmon\u00eb sfumon, eklipson, t\u00eb nxjerr n\u00eb hije. I gjitha kazani i plehrave t\u00eb diktatur\u00ebs her\u00eb pas here trazohet p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe pik\u00ebrisht produktet e komunizm\u00ebs, duke nd\u00ebrtuar keqkuptime, nxitur dhe duke shfryt\u00ebzuar skupe mediatike. Psikologjikisht edhe kjo shpjegohet me origjin\u00ebn e killerave.<\/p>\n<p>Kadareja i shqet\u00ebson jo vet\u00ebm si person, por sidomos shqet\u00ebsuese b\u00ebhet vepra e tij. Ka nj\u00eb thirrje n\u00eb patosin e k\u00ebtyre veprimeve, nj\u00eb thirrje q\u00eb e p\u00ebrkthyer do t\u00eb shfaqej me habin\u00eb e nj\u00eb pengu: \u201cSi na shp\u00ebtoi ky?\u201d Por p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e vetvetishme, retorike: \u201cTriumfi i inteligjenc\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>Ende nuk m\u00eb ka ndeshur rasti t\u00eb d\u00ebgjoj nj\u00eb shkrimtar a poet me vlera t\u00eb nj\u00ebmendta letrare, q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb pretendime mbi vepr\u00ebn e Kadares\u00eb, por gjithnj\u00eb &#8211; e kund\u00ebrta. Si duket solidariteti i mediok\u00ebrve dhe d\u00ebshtak\u00ebve priret gjithmon\u00eb drejt nj\u00eb aleance t\u00eb till\u00eb solidare.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb realizmi socialist ka r\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me dogm\u00ebn dhe sistemin q\u00eb e imponoi, tash kur krijuesi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb matet me aft\u00ebsin\u00eb e vet dhe dhuntin\u00eb e Zotit, b\u00ebhet edhe m\u00eb qesharak dhe absurd korri i salierist\u00ebve anti-Kadare.<\/p>\n<p>E marrim nga nj\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe le t\u00eb arsyetojm\u00eb me vlerat e p\u00ebrjetshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Supozojm\u00eb se jemi n\u00eb vitin 3000. Bashk\u00ebkoh\u00ebsi i k\u00ebtyre viteve hipotetike do t\u00eb komunikoj\u00eb me vlerat artistike, me tekstet e shkrimtar\u00ebve. Ai as do t\u2019ia dij\u00eb n\u00ebse Kadare ka qen\u00eb shtatlart\u00eb apo shtatshkurt\u00ebr, tullac apo me flok\u00eb, i martuar apo beqar, koprac apo bujar. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra jasht\u00ebletrare. Por ky bashk\u00ebkoh\u00ebs jam i sigurt se ka p\u00ebr t\u00eb lexuar (ashtu si\u00e7 lexohen sot) romanet \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, \u201cP\u00ebrbind\u00ebshi\u201d, \u201cBreznia e Hankonat\u00ebve\u201d, \u201cKronik\u00eb n\u00eb gur\u201d, \u201cPallati i \u00ebndrrave\u201d, \u201cUra me tri harqe\u201d, \u201cViti i mbrapsht\u00eb\u201d, \u201cKush e solli Doruntin\u00ebn?\u201d, \u201cPashall\u00ebqet e m\u00ebdha\u201d, \u201c\u00c7\u00ebshtje t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb\u201d si dhe nj\u00eb dyzin\u00eb romanesh, novelash, tregimesh dhe poezish t\u00eb tjera. Dhe zor se do t\u2019i njoh\u00eb nj\u00eb vist\u00ebr salier\u00ebsh t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebsia e p\u00ebrjetshme e let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb b\u00ebn t\u00eb lexohen sot edhe Virgjili, edhe Dantja, edhe Shekspiri, edhe G\u00ebtja, edhe Selini, edhe Hamsuni, edhe Brehti, edhe Paundi, edhe Brodskij, etj. Let\u00ebrsia nuk ka vend p\u00ebr gjykime e paragjykime konjukturale, ajo \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebmjaftueshme me faktin q\u00eb ajo ose \u00ebsht\u00eb, ose nuk \u00ebsht\u00eb.<br \/>\nGjuha shqipe diti t\u2019i rezistoj\u00eb stin\u00ebs s\u00eb that\u00eb t\u00eb komunizmit n\u00ebp\u00ebrmjet instrumentit t\u00eb saj m\u00eb besnik, &#8211; shkrimtarit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron TUFA, 01.04.2010 Njeriu inteligjent, krijuesi, shpik nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb lirie p\u00ebr t\u2019u arratisur dhe, p\u00ebr krijuesin, nj\u00eb liri e till\u00eb arratie \u00ebsht\u00eb gjuha, &#8211; gjuha e vepr\u00ebs artistike. N\u00eb kushtet e nj\u00eb survejimi oruellian, censure e spiunimi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, e vetmja kund\u00ebrv\u00ebnie e mundshme \u00ebsht\u00eb gjuha dhe tipi i ligj\u00ebrimit artistik. Mendoj se gjuh\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Disidenca estetike e Kadares\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Disidenca estetike e Kadares\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Agron TUFA, 01.04.2010 Njeriu inteligjent, krijuesi, shpik nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb lirie p\u00ebr t\u2019u arratisur dhe, p\u00ebr krijuesin, nj\u00eb liri e till\u00eb arratie \u00ebsht\u00eb gjuha, &#8211; gjuha e vepr\u00ebs artistike. N\u00eb kushtet e nj\u00eb survejimi oruellian, censure e spiunimi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, e vetmja kund\u00ebrv\u00ebnie e mundshme \u00ebsht\u00eb gjuha dhe tipi i ligj\u00ebrimit artistik. Mendoj se gjuh\u00ebt e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-04-01T16:15:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Disidenca estetike e Kadares\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-04-01T16:15:19+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-01T16:15:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\"},\"wordCount\":2379,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\",\"name\":\"Disidenca estetike e Kadares\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\",\"datePublished\":\"2010-04-01T16:15:19+00:00\",\"dateModified\":\"2010-04-01T16:15:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Disidenca estetike e Kadares\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Disidenca estetike e Kadares\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Disidenca estetike e Kadares\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Agron TUFA, 01.04.2010 Njeriu inteligjent, krijuesi, shpik nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb lirie p\u00ebr t\u2019u arratisur dhe, p\u00ebr krijuesin, nj\u00eb liri e till\u00eb arratie \u00ebsht\u00eb gjuha, &#8211; gjuha e vepr\u00ebs artistike. N\u00eb kushtet e nj\u00eb survejimi oruellian, censure e spiunimi t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, e vetmja kund\u00ebrv\u00ebnie e mundshme \u00ebsht\u00eb gjuha dhe tipi i ligj\u00ebrimit artistik. Mendoj se gjuh\u00ebt e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-04-01T16:15:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Disidenca estetike e Kadares\u00eb","datePublished":"2010-04-01T16:15:19+00:00","dateModified":"2010-04-01T16:15:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/"},"wordCount":2379,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/","name":"Disidenca estetike e Kadares\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","datePublished":"2010-04-01T16:15:19+00:00","dateModified":"2010-04-01T16:15:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disidenca-estetike-e-kadarese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Disidenca estetike e Kadares\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2060"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2060"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2060\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2060"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2060"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2060"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}