{"id":2029,"date":"2010-03-30T22:44:03","date_gmt":"2010-03-30T21:44:03","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2029"},"modified":"2010-03-30T22:44:03","modified_gmt":"2010-03-30T21:44:03","slug":"driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/","title":{"rendered":"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera"},"content":{"rendered":"<p>Bisedoi <strong>Aristir Lumezi<\/strong>, <em>30.03.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb vazhdim t\u00eb bised\u00ebs, me Drit\u00ebro Agollin, temat vijojn\u00eb nga politika e dit\u00ebs, te tema tabu p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e homoseksual\u00ebve dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos u diskriminuar. Shkrimtarin e madh e irriton ky debat dhe e cil\u00ebson t\u00eb imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti dhe tradita jon\u00eb nuk toleron debate t\u00eb tilla, duke shtuar se n\u00eb fshatra jan\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjel t\u00eb cilin e kan\u00eb cil\u00ebsuar pederast. Agolli \u00ebsht\u00eb i prer\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e tij dhe e cil\u00ebson homoseksualitetin degjenerim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb shfaqje q\u00eb bie ndesh me ligjet e natyr\u00ebs.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mero Baze\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>Gjithashtu, ai ndalet dhe n\u00eb ekonomin\u00eb e familjeve shqiptare, p\u00ebr t\u00eb cilat shprehet se rritja e kriz\u00ebs ekonomike i ka varf\u00ebruar edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><em>Thuhet q\u00eb kriza globale nuk e ka prekur Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ka ankesa nga qytetar\u00ebt p\u00ebr rritje \u00e7mimesh por dhe rritje taksash. Cili \u00ebsht\u00eb perceptimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/em><br \/>\nN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi veprimi ndaj s\u00ebmundjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, e them n\u00eb kuptimin metaforik, d.m.th n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndaj k\u00ebsaj s\u00ebmundje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kriza, nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike shum\u00eb e fort\u00eb, e cila pasqyrohet n\u00eb vet\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb familjeve tona, i ngjan vizit\u00ebs s\u00eb mjekut ndaj nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmuri q\u00eb ka kancer dhe nuk ia thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebrkundrazi, i thot\u00eb se je shum\u00eb mir\u00eb, je i sh\u00ebndetsh\u00ebm, p\u00ebrpiqu dhe do t\u00eb sh\u00ebrohesh me disa ila\u00e7e. Dhe ky veprim i pushtetar\u00ebve, mendoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imitim i mjek\u00ebsis\u00eb, kur t\u00eb s\u00ebmurit nuk i tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pra \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua nga mjek\u00ebt dhe aplikohet nga ekonomist\u00ebt dhe Qeveria, q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebshp\u00ebrojm\u00eb &#8220;t\u00eb s\u00ebmurin&#8221;. Prandaj i thon\u00eb se ti do b\u00ebhesh shum\u00eb i fort\u00eb, nd\u00ebrsa s\u00ebmundja (kanceri) mbetet dhe e tret &#8220;at\u00eb&#8221; \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebtu tek ne, po t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb analiz\u00ebn e gjendjes ekonomike, q\u00eb nga Ministri i Ekonomis\u00eb, i Financave deri te Kryeministri, thuhet se ne kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha dhe madje kemi kaluar shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. Kemi rritur ekonomin\u00eb me 6%, bile ja kemi kaluar Franc\u00ebs dhe disa vendeve t\u00eb tjera q\u00eb e kan\u00eb rritur ekonomin\u00eb e tyre me 1 apo 2 %. T\u00eb mburresh me k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb, sipas mendimit tim, nj\u00eb abuzim dhe nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb i thua popullit t\u00ebnd. Po ju jap nj\u00eb shembull; ullinjt\u00eb e Tiran\u00ebs, dikur, sepse tani s&#8217;b\u00ebjn\u00eb fare, prodhonin 1 kg p\u00ebr rr\u00ebnj\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e socializmit, drejtuesit n\u00eb rrethe b\u00ebnin raporte dhe raportonin se \u00ebsht\u00eb rritur kat\u00ebr her\u00eb prodhimi i ullinjve t\u00eb Tiran\u00ebs. Nj\u00eb ekonomist i lart\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, iu p\u00ebrgjigj k\u00ebtij zyrtari, i cili thoshte se nga 1 kg ullinj p\u00ebr rr\u00ebnj\u00eb q\u00eb prodhonin m\u00eb par\u00eb, tani prodhonte 4 kg p\u00ebr rr\u00ebnj\u00eb. &#8220;Po ti e quan arritje t\u00eb madhe kur prodhon 4 kg p\u00ebr rr\u00ebnj\u00eb, kur ullinjt\u00eb e Beratit dhe t\u00eb jugut prodhojn\u00eb 15-20 kg p\u00ebr rr\u00ebnj\u00eb?!&#8221; Kjo \u00ebsht\u00eb dhe rritja e sotme, e krahasuar me nivelin e jetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Ne deklarojm\u00eb rritje t\u00eb madhe ekonomike, nd\u00ebrsa familjet shqiptare t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Rritja jon\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e till\u00eb \u00ebsht\u00eb mburrje, pasi ne, problemin m\u00eb t\u00eb madh e kemi me fshatin, i cili po rr\u00ebnohet. Fshati \u00ebsht\u00eb braktisur. \u00cbsht\u00eb e mjerueshme t\u00eb shoh\u00ebsh se si l\u00ebrohet toka, jo me qe, por me kal\u00eb dhe gomar, gj\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb vite q\u00eb s&#8217;ka ndodhur, k\u00ebshtu ndodhte para 80 vjet\u00ebve. Kjo tregon mjerimin e fshatit. Qeveria tani e ka kuptuar kur thot\u00eb se tokat e papunuara do t&#8217;i marr\u00eb shteti dhe do t&#8217;i jap\u00eb me qira. Un\u00eb mora fshatin, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fotografim t\u00eb ekonomis\u00eb reale t\u00eb vendit. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti dhe jo ajo q\u00eb tregon Qeveria. Nj\u00eb Qeveri e mendshme duhet t&#8217;i thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn popullit t\u00eb saj.<br \/>\n<em>Pse \u00ebsht\u00eb ky mentalitet q\u00eb tenton t\u00eb zbukuroj\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb situat\u00ebn?<\/em><br \/>\nEdhe n\u00eb statistika zbukurohet gjendja, por ato nuk jan\u00eb reale. Po t\u00eb tregoj nj\u00eb histori t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitet e socializmit. Nj\u00eb sekretar i par\u00eb partie n\u00eb rrethin e Puk\u00ebs, i cili p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nam t\u00eb mir\u00eb, ishte dhe an\u00ebtar i Komitetit Qendror, i b\u00ebri statistikat e prodhimeve bujq\u00ebsore t\u00eb rritura dhe t\u00eb shtuara mbi ato q\u00eb realisht prodhonte. P\u00ebr k\u00ebto shifra, ai mori lavd\u00ebrime dhe medalje, madje u b\u00eb shembull p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb dhe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Por pas nj\u00eb muaji, situata nuk ishte aspak si\u00e7 ishte raportuar nga ai, dhe rrethi i Puk\u00ebs k\u00ebrkoi drith\u00ebra dhe ushqime nga Qeveria, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah situat\u00ebn reale dhe zbuluar ato q\u00eb ai kishte raportuar. Kjo solli shkarkimin e tij si Sekretar i Par\u00eb, e hoq\u00ebn si an\u00ebtar i Komitetit Qendror dhe m\u00eb duket se e burgos\u00ebn p\u00ebr mashtrim me shifrat. N\u00eb situat\u00ebn aktuale, thuhet si pa gj\u00eb t\u00eb keq, bile pa b\u00ebr\u00eb dhe studime t\u00eb holl\u00ebsishme, premtohen drenazhime t\u00eb plota t\u00eb tok\u00ebs, premtohen hapje tunelesh, &#8220;do b\u00ebjm\u00eb 5-6 tunele&#8221; etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pa nj\u00eb llogari dhe pa par\u00eb se sa e kemi mund\u00ebsin\u00eb e buxhetit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq sesa ti thuash popullit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Shteti \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb familje dhe aty k\u00ebrkohen parashikime dhe p\u00ebrllogaritje e s&#8217;mund t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebra pa par\u00eb se sa para ke n\u00eb xhep. Edhe n\u00eb planet q\u00eb b\u00ebhen, ne shfaqim inate me nj\u00ebri-tjetrin. P.sh., shteti b\u00ebn konkurrenc\u00eb apo v\u00eb inat me nj\u00eb bashki. &#8220;&#8230;.ti s&#8217;e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse je i lidhur me k\u00ebt\u00eb e me at\u00eb, je antikomb\u00ebtar etj. si k\u00ebto, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb t&#8217;i heqim k\u00ebto kompetenca dhe do ta b\u00ebj un\u00eb&#8230;.&#8221; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre duhet t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunuese dhe jo inat\u00e7ore, pasi n\u00eb fund, t\u00eb gjitha k\u00ebto bien mbi kurrizin e qytetarit shqiptar. Edhe shteti edhe kryetar\u00ebt e bashkive marrin inat se kush do t&#8217;ia kaloj\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Secila pal\u00eb b\u00ebn gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb demonstruar forc\u00ebn. Jemi nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb popullsi, k\u00ebto p\u00ebrplasje bien n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetarit. Shohim nj\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm politike e partiake p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00ebri-tjetrin, si nj\u00eb gar\u00eb gjelash. E thash\u00eb dhe m\u00eb lart, ajo q\u00eb mua m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ambientin ton\u00eb shqiptar, \u00ebsht\u00eb mungesa e toleranc\u00ebs n\u00eb politik\u00eb. T\u00eb gjitha pal\u00ebt vendosen n\u00eb pozicione luftarake, ngren\u00eb heshtat dhe shprehin gatishm\u00ebri t\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb \u00e7do moment dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, duke vendosur n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb interesin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe duke i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi interesit partiak. Politika \u00ebsht\u00eb art dhe n\u00eb qeliz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij arti \u00ebsht\u00eb toleranca dhe kompromisi. Historia bot\u00ebrore na sjell n\u00eb v\u00ebmendje disa aleanca shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit. N\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, duke par\u00eb nazizmin dhe Hitlerin si rrezikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb asaj periudhe historike, Ruzvelti, \u00c7ur\u00e7illi dhe Stalini, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrkisnin kampeve t\u00eb kund\u00ebrta politike, b\u00ebn\u00eb aleanc\u00eb mes tyre dhe dol\u00ebn fitimtar\u00eb ndaj Hitlerit. Politikan\u00ebt tan\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb merren vesh p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit t\u00eb vet.<br \/>\n<em>N\u00eb vitet &#8217;50-&#8217;60 n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb SH.B.A, kishim sfid\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb njer\u00ebzve me ngjyr\u00eb. Sot kemi nj\u00eb debat m\u00eb t\u00eb civilizuar, k\u00ebrkohet t\u00eb mos diskriminohen edhe ata persona q\u00eb kan\u00eb devijime seksuale, homoseksual\u00ebt, debat q\u00eb ka nisur dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Mos ishte her\u00ebt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb debat i till\u00eb?<\/em><br \/>\nKy debat as duhet b\u00ebr\u00eb fare n\u00eb Shqip\u00ebri, ne duhet t\u00eb shikojm\u00eb kushtet e vendit, mir\u00ebpo Evropa, n\u00eb kushtet e globalizmit dhe, meq\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtat e njeriut, \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkon ta imponoj\u00eb kudo, edhe t\u00eb drejta q\u00eb nuk hyjn\u00eb n\u00eb mentalitetin e popullit ton\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, ndryshe nga Evropa, homoseksual\u00ebt nuk e pranojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Evrop\u00eb ata mburren me qenien e tyre, b\u00ebjn\u00eb dhe parad\u00eb, vishen si femra. A ke par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb parad\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb &#8220;drejta evropiane&#8221;?! N\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb vrasin p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. K\u00ebtu kan\u00eb vrar\u00eb bashk\u00ebfshatarin, kur &#8220;gjeli i hipi gjelit t\u00eb komshiut, duke i th\u00ebn\u00eb se ky qenka gjel pederast&#8221;. Debati n\u00eb publikun ton\u00eb b\u00ebhet edhe si mod\u00eb, por dhe p\u00ebr ato projekte p\u00ebr t\u00eb cilat Evropa \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb paguaj\u00eb, por jam i bindur se t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb flasin, n\u00eb vetvete, me sinqeritet, nuk i pranojn\u00eb shfaqje t\u00eb tilla. Edhe bota s&#8217;duhet t&#8217;i pranoj\u00eb. Homoseksual\u00ebt jan\u00eb jasht\u00eb natyr\u00ebs, jan\u00eb devijim i natyr\u00ebs, \u00e7far\u00eb do t\u00eb prodhojn\u00eb ata? N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb degjenerimi i kapitalizmit, ky \u00ebsht\u00eb fundi i kapitalizmit, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po promovohen antivlera. K\u00ebshtu erdhi dhe fundi i Perandoris\u00eb Romake. Romak\u00ebt k\u00ebshtu e filluan, me homoseksual\u00eb, me shkat\u00ebrrimin e vlerave; perandor\u00ebt apo n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb lart\u00eb merrnin n\u00eb banj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl 7-8 vje\u00e7ar\u00eb dhe b\u00ebnin perversitete orale me ta. Dometh\u00ebn\u00eb degjenerimi i plot\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb homoseksual\u00ebt. Ata nuk jan\u00eb shfaqur tani, por kan\u00eb lindur her\u00ebt, q\u00eb me udh\u00ebtimet disa mujore me anijet me vela, ku nuk kishte femra n\u00eb anije dhe meshkujt shkonin me nj\u00ebri-tjetrin. Nd\u00ebrsa sot, k\u00ebto po i shesin si vlera dhe po mundohen t&#8217;i kultivojn\u00eb si t\u00eb drejta, po b\u00ebjn\u00eb cica si t\u00eb grave dhe veshje fem\u00ebrore. Jam i sigurt se n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb kultur\u00eb e till\u00eb nuk do t\u00eb vij\u00eb as p\u00ebr 100 vjet. Evropa nuk po merr masa p\u00ebr t\u00eb shuar gjakmarrjen te ne, dhe m\u00eb merr mua n\u00eb mbrojtje homoseksual\u00ebt. Evropa i sheh dhe hesht. Edhe drejt\u00ebsia jon\u00eb, e di se kush \u00ebsht\u00eb gjak\u00ebsi nuk merr asnj\u00eb mas\u00eb q\u00eb ta parandaloj\u00eb vrasjen e radh\u00ebs, si\u00e7 u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e monizmit. Si mund t\u00eb b\u00ebsh sehir t\u00eb lesh n\u00eb ngujim familje t\u00eb t\u00ebra?!<br \/>\n<em>Profesor, keni koh\u00eb q\u00eb keni nisur nj\u00eb lib\u00ebr kujtimesh t\u00eb jet\u00ebs tuaj, n\u00eb \u00e7&#8217;faz\u00eb \u00ebsht\u00eb libri sot q\u00eb flasim?<\/em><br \/>\n\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, un\u00eb e kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje librin tim, por tani, me ardhjen e pranver\u00ebs, kam nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr ta rimarr\u00eb dhe p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar brenda gjasht\u00eb muajve. E kam vendosur&#8230;<br \/>\n<em>Her\u00eb pas her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri merr zjarr nj\u00eb debat n\u00eb lidhje me identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar. Cili \u00ebsht\u00eb pozicioni juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb polemik\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb profesor Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare?<\/em><br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr dhe s&#8217;do doja t\u00eb merresha, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat mes tyre, her\u00eb ka nj\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb dhe her\u00eb tjetri. Por Rexhepi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozita m\u00eb t\u00eb drejta dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Kristo Frash\u00ebri, ai e trajton m\u00eb mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e identitetit. Sepse, pa dashur t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e k\u00ebtij debati, n\u00eb karakterin komb\u00ebtar nuk hyjn\u00eb feja dhe besimi. Feja hyn n\u00eb gjith\u00eb paragjykimet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e paragjykimit t\u00eb popullit q\u00eb formojn\u00eb karakterin komb\u00ebtar. Paragjykimi i popullit ton\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb? \u00cbsht\u00eb ana komb\u00ebtare, identiteti territorial, ruajtja e gjuh\u00ebs, zakonet, k\u00ebng\u00ebt, simbolet komb\u00ebtare, sjellja e njer\u00ebzve, m\u00ebnyra e t\u00eb ushqyerit, m\u00ebnyra e t\u00eb ecurit, e kupton shqiptarin se si ec\u00ebn, mentaliteti etj. N\u00eb k\u00ebto ve\u00e7ori hyn dhe feja. Nj\u00eb nga karakteristikat komb\u00ebtare tonat, \u00ebsht\u00eb q\u00eb besimet nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb karakter, por jo feja vet\u00eb. P.sh. nj\u00eb Baba teqeje, e ka emrin Mondi, e ku ka Baba me emrin Mondi?! Kjo tregon se nuk mund t\u00eb vendos\u00ebsh fen\u00eb si fajtor t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar. Tek ne nuk b\u00ebn dot ndarjen fetare nga emrat, nuk ka nj\u00eb ndarje me thik\u00eb mes ndarjeve fetare, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat shum\u00eb i gjer\u00eb dhe un\u00eb s&#8217;doja t\u00eb p\u00ebrfshihesha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bisedoi Aristir Lumezi, 30.03.2010 N\u00eb vazhdim t\u00eb bised\u00ebs, me Drit\u00ebro Agollin, temat vijojn\u00eb nga politika e dit\u00ebs, te tema tabu p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e homoseksual\u00ebve dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos u diskriminuar. Shkrimtarin e madh e irriton ky debat dhe e cil\u00ebson t\u00eb imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bisedoi Aristir Lumezi, 30.03.2010 N\u00eb vazhdim t\u00eb bised\u00ebs, me Drit\u00ebro Agollin, temat vijojn\u00eb nga politika e dit\u00ebs, te tema tabu p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e homoseksual\u00ebve dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos u diskriminuar. Shkrimtarin e madh e irriton ky debat dhe e cil\u00ebson t\u00eb imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-03-30T21:44:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera\",\"datePublished\":\"2010-03-30T21:44:03+00:00\",\"dateModified\":\"2010-03-30T21:44:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\"},\"wordCount\":2186,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\",\"name\":\"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-03-30T21:44:03+00:00\",\"dateModified\":\"2010-03-30T21:44:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bisedoi Aristir Lumezi, 30.03.2010 N\u00eb vazhdim t\u00eb bised\u00ebs, me Drit\u00ebro Agollin, temat vijojn\u00eb nga politika e dit\u00ebs, te tema tabu p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e homoseksual\u00ebve dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mos u diskriminuar. Shkrimtarin e madh e irriton ky debat dhe e cil\u00ebson t\u00eb imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-03-30T21:44:03+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera","datePublished":"2010-03-30T21:44:03+00:00","dateModified":"2010-03-30T21:44:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/"},"wordCount":2186,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/","name":"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","datePublished":"2010-03-30T21:44:03+00:00","dateModified":"2010-03-30T21:44:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/driteroi-homoseksualet-jane-degjenerim-i-shoqerise-evropa-te-mos-na-i-shese-si-vlera\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Drit\u00ebroi: Homoseksual\u00ebt jan\u00eb degjenerim i shoq\u00ebris\u00eb, Evropa t\u00eb mos na i shes\u00eb si vlera"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2029"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2029\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}