{"id":1996,"date":"2010-03-28T10:19:29","date_gmt":"2010-03-28T09:19:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1996"},"modified":"2010-03-28T10:19:29","modified_gmt":"2010-03-28T09:19:29","slug":"akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/","title":{"rendered":"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>28.03.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Vazhdon botimi i fragmenteve nga libri&#8221; T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221; t\u00eb shkrimtarit dhe publicistit Pre\u00e7 Zogaj.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb autori rr\u00ebfen p\u00ebrfundimin e konfliktit dhe largimin e Spartak Ngjel\u00ebs nga grupi i PD-s\u00eb &#8211;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Jozefina Topalli\" width=\"200\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>(<em>fragment<\/em>)<br \/>\nTani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb Spartakut: O k\u00ebshtu si\u00e7 themi ne, ose hap rrug\u00ebn, zot\u00ebri! Kemi plot jurist\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e deputet\u00ebve q\u00eb mund t&#8217;i v\u00ebm\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve.<br \/>\nI kan\u00eb raportuar edhe at\u00eb tjetr\u00ebn. Q\u00eb ka ikur nga votimi kur po votohej projektligji p\u00ebr gjobat. K\u00ebsaj i thon\u00eb ta k\u00ebrkosh vet\u00eb. P\u00ebrnj\u00ebmend ta k\u00ebrkosh vet\u00eb.<br \/>\nTelefoni &#8221; Nokia biznes&#8221;, q\u00eb mban n\u00eb dor\u00eb, e tundon t&#8217;i p\u00ebrcjell\u00eb Ngjel\u00ebs nj\u00eb paradh\u00ebnie t\u00eb zem\u00ebrimit, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb mbledhur n\u00eb shpirt. E ka provuar edhe m\u00eb te tjer\u00ebt dhe i ka rezultuar e suksesshme si metod\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar q\u00eb n\u00eb pelena ndonj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb rebelimi. T&#8217;i telefonosh tjetrit pas nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar heshtjeje dhe ftoht\u00ebsie , t&#8217;i shfaqesh papritur me emrin t\u00ebnd ne ekranin e celularit si t\u00eb kesh qen\u00eb duke e p\u00ebrgjuar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nga nj\u00eb prit\u00eb e fsheht\u00eb, t&#8217;i drejtohesh me pez\u00ebm, me nerv, pa hyrje dalje:<br \/>\nO zot\u00ebri, n\u00eb qoft\u00eb se ti&#8230;<\/p>\n<p>Nuk ka arsye t\u00eb mos funksionoj\u00eb dhe me Ngjel\u00ebn. Jo se ky ka n\u00eb bark at\u00eb grop\u00ebn e madhe t\u00eb frik\u00ebs pa motiv q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. Ngjela nuk ka frik\u00eb. Por ky dhe nj\u00eb pakic\u00eb djathtist\u00ebsh si puna e tij, s&#8217;kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb po u dha duart Partia Demokratike.<br \/>\nLargimet, rebelimet, ndarjet nga partia e madhe p\u00ebr t\u00eb krijuar parti me vete, me \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb terren s\u00eb madhes- t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb rezultuar pes\u00eb me hiq n\u00eb Shqip\u00ebri. Njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebto an\u00eb vuajn\u00eb nga p\u00ebrtacia mendore. P\u00ebrtacia mendore stimulon dypartitizmin. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, ata q\u00eb jan\u00eb larguar nga partia e madhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb buk\u00eb me miellin e tyre, kan\u00eb ngritur duart e ulur kokat. Sapo Berisha u ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl afrimi, ata nuk jan\u00eb menduar gjat\u00eb t\u00eb vrapojn\u00eb drejt tij, gjoja sikur ai ka ndryshuar, s&#8217;b\u00ebn dot pa ta, e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Berisha edhe i ka ironizuar, kur i ka ftuar. Sepse ata, thell\u00eb-thell\u00eb, jan\u00eb rikthyer sepse kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb me vete dhe n\u00eb m\u00ebtimet p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga loja Partin\u00eb Demokratike, kreun e saj. Ata, realisht, jan\u00eb kthyer e kthehen si f\u00ebmij\u00eb pl\u00ebngprish\u00ebs. Por p\u00ebr t\u00eb rregulluar vitrin\u00ebn e tij t\u00eb ndryshimit, Berish\u00ebs nuk i ka interesuar t&#8217;i rimarr\u00eb si t\u00eb penduar, por si t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo histori me t\u00eb kthyer, gjith\u00eb ky pajtim me ikanak\u00ebt dhe rebelet e partis\u00eb, q\u00eb ndryshe ndodh, ndryshe shkruhet e ndryshe \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb, ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb path\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e luan topi. Dometh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb kjo: Berisha mund t\u00eb jet\u00eb apo t\u00eb b\u00ebhet sa here t\u00eb doj\u00eb ai q\u00eb ka qen\u00eb kur ka provokuar rebelimet, por rebelet, m\u00eb sakt\u00eb ish rebelet nuk mund t\u00eb ikin m\u00eb, s&#8217;kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb harrim. Ata kthehen t\u00eb humbur n\u00eb PD dhe ripranohen si t\u00eb fituar. Kryetari i pr\u00eat kokulur, por \u00ebsht\u00eb fitimtar. Kjo \u00ebsht\u00eb kontrata e pashkruar q\u00eb ka rregulluar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Kryetari, duke ironizuar pa fjal\u00eb opozitarizmin e tyre t\u00eb dikursh\u00ebm rast\u00ebsor, rrethanor apo t\u00eb porositur, u ofron atyre mund\u00ebsi karriere me gjith\u00eb avantazhet p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb shk\u00ebmbim, merr prej tyre imazhin e ndryshimit pa qen\u00eb nevoja t\u00eb ndryshoj\u00eb. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: merr prej tyre sh\u00ebrbes\u00ebn e pa\u00e7muar t\u00eb konformizmit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, prania e urtuar e ish rebel\u00ebve n\u00eb parti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh kuptimplote p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb sapo kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Asnj\u00ebri prej t\u00eb rinjve s&#8217;ka p\u00ebrse t&#8217;i futet nj\u00eb aventure, q\u00eb n\u00eb rastin me fatlum t\u00eb kthen n\u00eb pik\u00ebn e nisjes. Ja ku e keni shembullin&#8230;Ja ku i keni shembujt&#8230;<br \/>\nNgjela nuk p\u00ebrgjigjet n\u00eb telefon&#8230;D\u00ebgjohet sekretaria telefonike e kompanis\u00eb celulare: &#8220;Personi q\u00eb ju po k\u00ebrkoni \u00ebsht\u00eb i padisponuesh\u00ebm p\u00ebr momentin. Por do t\u00eb njoftohet p\u00ebr thirrjen tuaj&#8221;.<\/p>\n<p>Por do t\u00eb njoftohet p\u00ebr thirrjen tuaj!<br \/>\nDo t\u00eb njoftohet p\u00ebr thirrjen e kryeministrit.<br \/>\nBerisha e l\u00eb koh\u00ebn t\u00eb rrjedh\u00eb n\u00eb pritje q\u00eb tjetri t&#8217;i kthej\u00eb thirrjen. Ndoshta provon nj\u00ebher\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Ndoshta asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb-kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi.<br \/>\nPor do t\u00eb njoftohet p\u00ebr thirrjen tuaj!<br \/>\nSpartak Ngjela \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr telefonat\u00ebn e kryeministrit. Dhe ka vendosur t\u00eb mos e kthej\u00eb thirrjen, t\u00eb mos e mbaj\u00eb hapur telefonin. Ka gjetur k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb evituar kontaktin, p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb bisht p\u00ebrplasjes.<br \/>\nP\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb bisht apo p\u00ebr ta acaruar m\u00eb keq?<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund, i bojkotuar prej bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij, madje i fyer, kryeministri Berisha mendon t\u00eb marr\u00eb vendimin e v\u00ebshtir\u00eb por t\u00eb pashmangsh\u00ebm: shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Ligjeve.<br \/>\nN\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Ngjela ka shkuar aq larg me q\u00ebndrimet e tij kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebse, sa meriton nj\u00eb gjyq shembullor mu n\u00eb kupol\u00ebn e partis\u00eb. Kupola dhe zgjatimi i saj n\u00eb Grupin Parlamentar, n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar dhe n\u00eb krejt piramid\u00ebn e partis\u00eb duhet t\u00eb shohin se kryeministri duron sa duron, toleron sa toleron, por mbetet i patundur dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit edhe i pam\u00ebshirsh\u00ebm me k\u00ebdo q\u00eb e tepron me lodr\u00ebn e kund\u00ebrshtimit.<br \/>\nGjyqi politik i Spartak Ngjel\u00ebs p\u00ebrgatitet me pakujdesin\u00eb e nxitimit p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb paragjykuar. N\u00eb fakt, politika perfide nuk del kurr\u00eb n\u00eb mejdan, nuk jep kurr\u00eb betej\u00eb. Beteja, n\u00ebse mund t\u00eb quhet k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb moment i vendimit paraprak t\u00eb liderit dhe kupol\u00ebs p\u00ebr eliminimin e kund\u00ebrshtarit pa pranin\u00eb e tij. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb formalitet, teat\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 3 prill 2006 af\u00ebr drek\u00ebs, kryetari i grupit parlamentar, Bamir Topi, q\u00eb do t\u00eb zgjidhej President i Republik\u00ebs pas gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muajsh, e fton Ngjel\u00ebn n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb zyr\u00ebn e kryetares s\u00eb kuvendit, Jozefina Topalli. E njofton se do t\u00eb jet\u00eb edhe doktor Berisha, madje \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb e ka k\u00ebrkuar takimin. Si\u00e7 m\u00eb ka treguar m\u00eb von\u00eb, Ngjela fillimisht ka p\u00ebrshtypjen se e kan\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb gjetur gjuh\u00ebn n\u00eb lidhje me projektligjin e legalizimeve. Pse jo, edhe p\u00ebr t\u00eb shtensionuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tendosur .<br \/>\nPavar\u00ebsisht se nuk ma ka pranuar, ka mund\u00ebsi q\u00eb ai, dyshues dhe nuhat\u00ebs i dinak\u00ebrive politike, ka menduar edhe t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pra at\u00eb q\u00eb kan\u00eb menduar historikisht politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjestruar si rebel\u00eb, kur jan\u00eb thirrur &#8220;p\u00ebr sqarime&#8221; nga shefat e tyre: q\u00eb kryeministri e kishte thirrur p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb hesapet, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb munz\u00ebn.<br \/>\nKishte ardhur \u00e7asti q\u00eb ai po e priste prej disa jav\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb muajsh. Do t\u00eb p\u00ebrplasej. Fort. Por e gjith\u00eb kjo nuk mund t\u00eb ndodhte si n\u00eb zyrat e dikurshme t\u00eb byros\u00eb politike apo si n\u00eb bodrumet e masoneris\u00eb, ku e v\u00ebrteta varroset ose tregohet m\u00eb von\u00eb, ashtu si\u00e7 i p\u00eblqen kryetarit. Prandaj kishte menduar se edhe mund ta regjistronte takimin me celularin e xhepit, q\u00eb sh\u00ebrbente edhe si regjistrator. Mjaft t\u00eb shtypje pa ren\u00eb n\u00eb sy nj\u00eb buton t\u00eb vog\u00ebl. E mendonte se kjo nuk ishte shum\u00eb e ndershme, por p\u00ebrvojat e hidhura t\u00eb jet\u00ebs e kishin m\u00ebsuar se nganj\u00ebher\u00eb arsyeja nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se filli q\u00eb lidh mjetin me q\u00ebllimin.<\/p>\n<p>I paqart\u00eb pse e kishin thirrur, ai hyri me vrullin e tij karakteristik n\u00eb ish zyr\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrdorej prej disa vitesh si zyr\u00eb e kreut t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nBerisha ishte atje n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Jozefina Topallit, Bamir Topit, Ridvan Bodes dhe tre apo kat\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb nj\u00eb rangu me t\u00eb ul\u00ebt . K\u00ebta t\u00eb fundit nuk kishin funksione m\u00eb t\u00eb larta se Ngjela n\u00eb kryesin\u00eb e partis\u00eb demokratike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai dalloi n\u00eb at\u00eb kombinim kupol\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebrpara hapjes. Berisha, q\u00eb kishte thirrur pik\u00ebrisht ata njer\u00ebz n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb gjykimi p\u00ebr t\u00eb ardhurin e par\u00eb n\u00eb bunkerin e tij, mund t\u00eb mos e kishte b\u00ebr\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb menduar. N\u00eb fund t\u00eb fundit, secili prej t\u00eb pranishm\u00ebve justifikohej me funksionin partiak ose shtet\u00ebror q\u00eb mbante. Por simbolika , edhe pse e pa k\u00ebrkuar, ishte aty, fliste vet\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb \u00e7ast, Spartak Ngjela sh\u00ebtiti v\u00ebshtrimin n\u00eb kat\u00ebr qoshet e asaj zyre t\u00eb madhe ku me mushk\u00ebrit\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs kishte marr\u00eb frym\u00eb tirania m\u00eb e eg\u00ebr e Shqip\u00ebris\u00eb. Fati po i punonte nj\u00eb rreng. N\u00eb mosh\u00ebn e flok\u00ebve t\u00eb bardha, e kishte kthyer pik\u00ebrisht aty ku kishte nisur rruga e tij drejt burgut t\u00eb Spa\u00e7it, kur kishte qen\u00eb i ri.<br \/>\nKryeministri foli i pari duke vendosur qysh n\u00eb krye tonin e distanc\u00ebs. Ngjela, gati instinktivisht, i b\u00ebri nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb donte t\u00eb thoshte: Ka njer\u00ebz k\u00ebtu! Nuk donte t\u00eb kapej me Berish\u00ebn n\u00eb sy t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij me t\u00eb af\u00ebrt. E dinte se sa prekej ai kur e kund\u00ebrshtonin faqe t\u00eb tjer\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, vazhdonte t\u00eb shpresonte, ose ia kishte \u00ebnda t\u00eb shpresonte se t\u00eb pranishmit e tep\u00ebrt n\u00eb at\u00eb takim kishin q\u00eblluar rast\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, pra nuk ishin thirrur me kast.<br \/>\nPor Berisha ia fshiu me nj\u00eb t\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb dor\u00ebs k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb. Le t\u00eb jen\u00eb, s&#8217;kemi t\u00eb fshehta!<\/p>\n<p>Ashtu?!<br \/>\nPa folur, i prer\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, por i qet\u00eb, Ngjela gjeti me dor\u00eb celularin q\u00eb mbante n\u00eb xhep dhe shtypi me kujdes butonin e regjistrimit.<br \/>\n&#8220;U p\u00ebrpoqa t\u00eb bisedoja privatisht, por ishte e pamundur, p\u00ebr arsye q\u00eb ti i di vet\u00eb&#8221;, ia nisi Berisha. &#8220;Un\u00eb do t\u00eb jem i hapur me ty, duke respektuar kontributin t\u00ebnd, respektuar sakrific\u00ebn t\u00ebnd\u00eb. Kam qen\u00eb dhe mbetem i mendimit se deklaratat, mendimet duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tolerueshme, sado q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb caktuara kan\u00eb ardhur n\u00eb kund\u00ebrshtim me programin politik t\u00eb shpallur. Tani veprimtaria e komisionit t\u00eb ligjeve q\u00eb ke ne dor\u00eb ti&#8230;P\u00ebr mua abuzon, sepse n\u00eb qoft\u00eb se ti je kryetar komisioni, je nj\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebt e komisionit n\u00eb kuptimin e fuqis\u00eb vendimmarr\u00ebse. Je p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb se ta takon dhe k\u00ebt\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimin e qeveris\u00eb&#8230;&#8221;.<br \/>\n&#8220;Cilat jan\u00eb&#8221;? e nd\u00ebrpreu Ngjela duke pasur parasysh teprimet.<br \/>\nBerisha tha di\u00e7ka n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb q\u00eb ting\u00eblloi si &#8220;presidenti&#8221;, Ngjela u p\u00ebrgjigj se nuk mund t\u00eb akuzohej pa fakte. Nuk mund!<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebt\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimin e qeveris\u00eb&#8221;, e lidhi fillin Berisha aty ku e kishte l\u00ebn\u00eb. Dhe vazhdoi me ton t\u00eb prer\u00eb: &#8220;S\u00eb dyti, largimi yt demonstrative nga Parlamenti, p\u00ebrs\u00ebritja e ides\u00eb s\u00eb Fatos Nanos me Ilir Met\u00ebn ishte nj\u00eb gjest fatal p\u00ebr ty sepse vendi yt \u00ebsht\u00eb n\u00eb grupin parlamentar dhe me largimin q\u00eb b\u00ebr\u00eb tregove se ti nuk i p\u00ebrket grupit parlamentar. N\u00ebse ti mendon se mund t\u00eb krijosh skema ose skenar\u00eb si t\u00eb Fatos Nanos, gabohesh&#8230; Ajo ngritja jote p\u00ebr t\u00eb mos votuar&#8230;&#8221;!<br \/>\n&#8220;Un\u00eb kisha shpallur mosvotimin&#8221;! tha Ngjela.<br \/>\n&#8221; &#8230;prishe kuorumin&#8221;! ia ktheu Berisha.<br \/>\n&#8220;Kuorumin nuk e prisha un\u00eb, e prish\u00ebn k\u00ebta&#8221;! replikoi Ngjela duke treguar Topallin dhe Bej\u00ebn. Dikur u ndal pak, u mbush me frym\u00eb dhe vazhdoi me nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur, duke i folur tashm\u00eb jo thjesht atyre q\u00eb kishte p\u00ebrpara, por publikut jasht\u00eb asaj zyre: &#8221; E dyta, se nuk mund t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj pa fund, un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie dhe jam marr\u00eb vet\u00ebm me ligjet. Ligjet jan\u00eb p\u00ebr faqe t\u00eb zez\u00eb, jan\u00eb pa\u00e7avure dhe nuk \u00ebsht\u00eb faji im q\u00eb jan\u00eb t\u00eb tilla. Ligji ka nj\u00eb teknik\u00eb legjislative q\u00eb duhet respektuar. Teknika legjislative \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb dhe ne nuk mund t\u00eb dalim dot jasht\u00eb k\u00ebsaj shkence&#8230;Duhet t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh mua argument se cili \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr programit t\u00eb qeveris\u00eb. Ke tet\u00eb tentativa dhe un\u00eb jam matur e duhet ta kisha denoncuar edhe penalisht, ke tet\u00eb atentate kund\u00ebr kushtetut\u00ebs, shtat\u00eb&#8230; T&#8217;i num\u00ebroj un\u00eb&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7far\u00eb je ti, more q\u00eb m\u00eb tregon kushtetut\u00ebn? Kujt i tregon kushtetut\u00ebn&#8221;? thirri Berisha.<br \/>\nAta shk\u00ebmbyen batuta t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme , duke rritur n\u00eb secil\u00ebn prej tyre tensionin, distanc\u00ebn, divergimin. Kryeministri, q\u00eb nuk e kishte thirrur at\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb debat, po p\u00ebrgjigjej shkurt, prer\u00eb dhe me nj\u00ebfar\u00eb bezdie q\u00eb ishte i detyruar t\u00eb vazhdonte. Por Ngjela kishte program tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8220;Ligjet q\u00eb kam kaluar un\u00eb&#8221;, po thoshte, &#8220;kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjitha me 20-30 ndreqje minimumi. Edhe ligji i KLD-s\u00eb, vet\u00ebm se isha n\u00eb Rom\u00eb pa nuk do ta kishte rrezuar Gjykata Kushtetuese. Do ishte rregulluar. Un\u00eb isha n\u00eb Rom\u00eb, k\u00ebta e kaluan, iku, u prish. T\u00eb mora, t\u00eb thash\u00eb: Ligji p\u00ebr legalizimet ka problem kushtetuese, do t\u00eb ta kthej\u00eb Presidenti. N\u00eb mos ai, Gjykata Kushtetuese. S&#8217;ma pranove. \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb&#8221;?<br \/>\nKryeministri e kishte d\u00ebgjuar pa folur k\u00ebt\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb, por sakaq, tjetri kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s&#8217;ia kishte d\u00ebgjuar kurr\u00eb, q\u00eb e kishte nxjerr\u00eb fare nga takti . &#8220;\u00cbsht\u00eb luks i madh p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb kryeministri \u00ebsht\u00eb kardiolog. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb luks. Megjithat\u00eb duhet t\u00eb kesh atje tridhjet\u00eb ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Ti t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqjen q\u00eb sot&#8221;! i kishte ngulur fjal\u00ebt kryeministrit duke e p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebt\u00eb thirrje n\u00eb form\u00eb urdh\u00ebrore shum\u00eb her\u00eb , pas \u00e7do batute t\u00eb Ngjel\u00ebs, q\u00eb po kompletonte duke sulmuar mbrojtjen e tij.<br \/>\nNgjela: Po nuk m\u00eb shkarkon dot t&#8217;i mua, ore zot\u00ebri! Nuk ka zot n\u00eb bot\u00eb q\u00eb n\u00eb sistemin tim t\u00eb m\u00eb shkarkoj\u00eb mua! Ky nuk \u00ebsht\u00eb sistemi yt! Jep dor\u00ebheqjen! Jep dor\u00ebheqjen se ke bllokuar edhe tregun, edhe shtetin! Je i bllokuar krejt\u00ebsisht!<br \/>\nBerisha: Je i shkarkuar, po ta them un\u00eb&#8230;Dhe e dyta, je i pezulluar q\u00eb sot si sekretar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet publike n\u00eb PD.<br \/>\nNgjela: Mbaj v\u00ebth n\u00eb vesh k\u00ebto q\u00eb po t\u00eb them: Nuk me njeh mua ti! Nuk kam b\u00ebr\u00eb tre or\u00eb arrest un\u00eb.Kam b\u00ebr\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet, ore zot\u00ebri, jo tre or\u00eb! D\u00ebgjo! Me mua nuk ka! Un\u00eb kujtova se ti kishe ardhur t\u00eb diskutoje! Po ky pyes un\u00eb p\u00ebr shkarkime! Un\u00eb jam deputet, nuk \u00e7aj kok\u00eb fare!<br \/>\nBerisha: Je i shkarkuar! T\u00eb nxjerr fare nga grupi!<br \/>\nNgjela: Ehu, ne t\u00eb kemi toleruar shum\u00eb madje! Je shum\u00eb i toleruar dhe un\u00eb kam faj q\u00eb t\u00eb kam toleruar!<br \/>\nBerisha: Je i shkarkuar!<br \/>\nNgjela: Shkarkim! Kujt i thua shkarkim ti? Hidhe na sall\u00eb! Ke betej\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sall\u00eb! Patjet\u00ebr!<br \/>\nBerisha:Po, n\u00eb sall\u00eb!<br \/>\nNgjela: Me mua s&#8217;ka! Dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb! Un\u00eb jam me moral hebraik! Je m\u00ebsuar me kristian\u00ebt ti, q\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb faqet. Un\u00eb jam me moral hebraik. Dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb&#8230;Hajt mirupafshim!<br \/>\nDera u mbyll. Po largohej pa kthim p\u00ebr t\u00eb rifilluar aty ku e kishte len\u00eb betej\u00ebn e tij shum\u00ebvje\u00e7are, duke i dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj radhe dikujt me t\u00eb cilin kishte ndar\u00eb tet\u00eb vjet n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Fare pak lajme rrodh\u00ebn at\u00eb dit\u00eb nga takimi n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit. U duk se kryesia e vog\u00ebl kishte zgjedhur ta largonte Ngjel\u00ebn pa zhurm\u00eb, duke e spostuar fillimisht nga posti i kryetarit t\u00eb ligjeve, mandej me t\u00eb par\u00eb e me t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Duke ndjer\u00eb posht\u00ebrimin e nj\u00eb ekzekutimi t\u00eb ftoht\u00eb, apo sepse e kishte ndar\u00eb mendjen t\u00eb shpallte luft\u00ebn e tij, Ngjela e d\u00ebrgoi n\u00eb nj\u00eb media televizive regjistrimin e debatit me dyer t\u00eb mbyllura. Me vet\u00ebdijen se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb pahijshme, q\u00eb i ishte diktuar nga rrethanat e nj\u00eb &#8220;gjyqi&#8221; t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e tij, ai kund\u00ebrshtoi ta kishte realizuar vet\u00eb regjistrimin e debatit. Por, si\u00e7 ma ka pohuar vite me von\u00eb, nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbajtur dinjitetin e betej\u00ebs s\u00eb re dhe karrier\u00ebs s\u00eb re, tashm\u00eb pa PD-n\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 28.03.2010 Vazhdon botimi i fragmenteve nga libri&#8221; T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221; t\u00eb shkrimtarit dhe publicistit Pre\u00e7 Zogaj. &#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb autori rr\u00ebfen p\u00ebrfundimin e konfliktit dhe largimin e Spartak Ngjel\u00ebs nga grupi i PD-s\u00eb &#8211; (fragment) Tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb Spartakut: O k\u00ebshtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 28.03.2010 Vazhdon botimi i fragmenteve nga libri&#8221; T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221; t\u00eb shkrimtarit dhe publicistit Pre\u00e7 Zogaj. &#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb autori rr\u00ebfen p\u00ebrfundimin e konfliktit dhe largimin e Spartak Ngjel\u00ebs nga grupi i PD-s\u00eb &#8211; (fragment) Tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb Spartakut: O k\u00ebshtu [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-03-28T09:19:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit\",\"datePublished\":\"2010-03-28T09:19:29+00:00\",\"dateModified\":\"2010-03-28T09:19:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\"},\"wordCount\":2918,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\",\"name\":\"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-03-28T09:19:29+00:00\",\"dateModified\":\"2010-03-28T09:19:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 28.03.2010 Vazhdon botimi i fragmenteve nga libri&#8221; T\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e tyre&#8221; t\u00eb shkrimtarit dhe publicistit Pre\u00e7 Zogaj. &#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb autori rr\u00ebfen p\u00ebrfundimin e konfliktit dhe largimin e Spartak Ngjel\u00ebs nga grupi i PD-s\u00eb &#8211; (fragment) Tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb Spartakut: O k\u00ebshtu [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-03-28T09:19:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit","datePublished":"2010-03-28T09:19:29+00:00","dateModified":"2010-03-28T09:19:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/"},"wordCount":2918,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/","name":"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg","datePublished":"2010-03-28T09:19:29+00:00","dateModified":"2010-03-28T09:19:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/jozefina_topalli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/akti-i-fundit-ne-zyren-e-topallit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Akti i fundit n\u00eb zyr\u00ebn e Topallit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1996"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1996\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}