{"id":1995,"date":"2013-04-14T09:16:55","date_gmt":"2013-04-14T08:16:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1995"},"modified":"2013-04-14T09:16:55","modified_gmt":"2013-04-14T08:16:55","slug":"fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/","title":{"rendered":"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar &#8211; Papa Klementi XI"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Papa Klementi XI\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Historia e Fisit <\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr historik p\u00ebr fisin e Kelmendit. Mal\u00ebsia e Kelmendit shtrihet n\u00eb skajin verior t\u00eb Alpeve Shqiptare, n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e formuar mes kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. N\u00eb kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb malet e Mal\u00ebsise s\u00eb Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shal\u00ebn n\u00eb Jug, me Gash e Krasniqe n\u00eb Lindje, kurse me Vasojeviq\u00ebt, Ku\u00e7in, Triepshin dhe Gruden n\u00eb Veri. Banor\u00ebt e k\u00ebtij fisi, banojn\u00eb kryesisht rreth dy burimeve t\u00eb lumit Cem, Vuklit dhe Selc\u00ebs dhe lumit t\u00eb Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banor\u00eb, t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb fshatrat: Vermosh, L\u00ebpush\u00eb, Selc\u00eb, Tamar\u00eb, Broj\u00eb, Kozhnja, Nik\u00e7, dhe Vuk\u00ebl.1)<\/p>\n<p><strong>Emri i fisit<\/strong>.<\/p>\n<p>Emri k\u00ebtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urt\u00eb, i thjesht\u00eb, i mir\u00eb.2) K\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb njeriut, m\u00eb von\u00eb e gjejm\u00eb si em\u00ebr personal, Clemens. Nd\u00ebr shkrimet e studiuesve t\u00eb huaj e gjejm\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme fonetike &#8220;Klemnti&#8221; &#8220;Klimenti&#8221;, &#8220;Clementiner&#8221;etj. kurse n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe &#8220;Klmen-Klmente&#8221;3) gjegj\u00ebsisht &#8220;Kelmendi&#8221;. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb kuptimin e sot\u00ebm, si em\u00ebr personal, e takojm\u00eb tek z\u00ebvend\u00ebsi i tret\u00eb i Sh\u00ebn Pjetrit Papa Klementi e I-r\u00eb (90-101),4) cili duke predikuar fjal\u00ebn e Krishtit nd\u00ebr pagan\u00eb, u martirizua.<\/p>\n<p>Kelmendasit k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb mbajtur p\u00ebr Shenjt, dhe mbrojt\u00ebs t\u00eb fisit n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre duke ia kushtuar nj\u00ebherit edhe tempujt e lutjes nd\u00ebr kisha. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye kelmendasit n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i nderonin pap\u00ebt e Rom\u00ebs. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb na e d\u00ebshmon n\u00eb nj\u00eb relacion p\u00ebr kelmendasit d\u00ebrguar Selis\u00eb s\u00eb Shenjte n\u00eb vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serb\u00ebt e fes\u00eb ortodokse, t\u00eb ardhur n\u00eb tokat kelmendase p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga barbarizmat e ushtris\u00eb turke, filluan ta fyenin pap\u00ebn, k\u00ebta t\u00eb fundit i k\u00ebrc\u00ebnuan se do t\u00b4i p\u00ebrzinin nga territori i tyre fisnor.5)<\/p>\n<p>Si toponim, ky em\u00ebr identifikohet me emrin e k\u00ebshtjell\u00ebs bizantine &#8220;Klementiana&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrmend historiani i epok\u00ebs Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezares\u00eb. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo k\u00ebshtjell\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb qen\u00eb e vendosur nd\u00ebr viset e Kelmendit, ose n\u00eb veri t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs.6) Kurse p\u00ebr Sufflay-n kjo fortes\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb qen\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn romake Shkod\u00ebr &#8211; Prizren, tek dogana e Shp\u00ebtimit Shenjt\u00eb (Svetog Spasa).7)<\/p>\n<p><strong>Origjina<\/strong><\/p>\n<p>Origjina e fisit t\u00eb Kelmendit, si dhe fiseve t\u00eb tjera t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb. Por e gjith\u00eb kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar apo shtjelluar sado pak at\u00eb \u00e7ka albanolog\u00ebt shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan \u0160yfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe n\u00eb koh\u00ebn e fundit, Peter Bartl-i, kan\u00eb shkruar mbi origjinen e fisit n\u00eb fjal\u00eb si dhe p\u00ebr fiset e tjera t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Albanolog\u00ebt e huaj si dhe ata shqiptar\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb shkruara, prejardhjen e k\u00ebtij fisi e shpjegojn\u00eb sipas koncepteve t\u00eb goj\u00ebdhanave popullore. K\u00ebshtu, sipas misionarit fran\u00e7eskan Bernardo nga Verona, i cili p\u00ebr shum\u00eb vite punoi n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij fisi, n\u00eb relacionin e d\u00ebrguar &#8220;Kongragates p\u00ebr Ungjillzim&#8221; n\u00eb vitin 1663, n\u00eb mes t\u00eb tjerash shkruan: &#8220;nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuhet nga e ka origjin\u00ebn ky fis, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon me th\u00ebn\u00eb se kjo popullsi \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebse e Ku\u00e7asve ose e fqinj\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb&#8221;; , kurse Arqipeshkvi i Shkodr\u00ebs (1656-1677) dhe m\u00eb von\u00eb i Shkupit (1677-1689) Pjet\u00ebr Bogdani, n\u00eb relacionin e vet t\u00eb vitit 1685 d\u00ebrguar Selis\u00eb s\u00eb Shenjte, nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb: &#8220;sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e ep\u00ebrme e lumit Mora\u00e7a&#8221;9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, t\u00eb cilat, sipas Valentinit jan\u00eb: Piperri, Ku\u00e7i, Vasojevi\u00e7i, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj. M\u00eb pas, i pari i kelmendasve u martua me nj\u00eb vajz\u00eb nga fisi i Ku\u00e7it dhe djalit t\u00eb par\u00eb t\u00eb lindur ia vuri emrin Kelmend.11)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shum\u00eb versionesh, si m\u00eb te besueshmin variant mban at\u00eb se ky fis rrjedh nga fisi i vjet\u00ebr Kodrinor shqiptar i Ku\u00e7it, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berish\u00eb, t\u00eb cilin n\u00eb dokumente e gjejm\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1242.12). Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb mbiem\u00ebr t\u00eb dokumentuar t\u00eb k\u00ebtij fisi ne e gjejm\u00eb n\u00eb vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spas\u00eb, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartp\u00ebrmendur Clementiana, kurse si fis t\u00eb organizuar mir\u00eb, e takojm\u00eb n\u00eb vitin 1497.<\/p>\n<p>.Megjithat\u00eb, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e nj\u00eb antroponimi n\u00eb patronim (mbiem\u00ebr njeriu), m\u00eb von\u00eb n\u00eb em\u00ebr vllaznie dhe s\u00eb fundi n\u00eb em\u00ebr fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb trash\u00ebguara nga koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb historise son\u00eb,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr m\u00ebsojm\u00eb se sa i lasht\u00eb qenka prejardhja e k\u00ebtij emri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme i b\u00ebjm\u00eb vehtes pyetjen: Vall\u00eb, a mund t\u00eb na tregojn\u00eb gj\u00eb fjal\u00ebt e enciklopedis\u00eb gjermane, t\u00eb botuar n\u00eb Altenburg n\u00eb vitin 1824, e cila k\u00ebtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb: &#8221; Kelmendasit, Arnaut\u00ebt, jan\u00eb nga fiset e vjetra ilire&#8221;.15) Pra, ndoshta kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fis t\u00eb lasht\u00eb, i cili gjat\u00eb invazioneve barbare sllavo-avare n\u00eb trojet tona mbeti krejt\u00ebsisht n\u00ebndhe deri n\u00eb shekullin e XI-t\u00eb (sikurse vet\u00eb emri i popullit shqiptar dhe historia e kish\u00ebs shqiptare), sepse, si\u00e7 e dim\u00eb, ky fis n\u00eb rrjedhen e historis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar dhe atij fetar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut, me \u00e7ka shkurtimisht do te njihemi n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p><strong>Mbi historin\u00eb e fisit<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet n\u00eb regjistrimet e holl\u00ebsishme t\u00eb Defterit t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin n\u00eb dy fshatra: fshatin Sel\u00e7isha ku ishte vendosur katundi Li\u00e7eni dhe fshati \u00c7paja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur kat\u00ebr katunde dhe kishte 152 sht\u00ebpi16). Truallishta e p\u00ebrbashk\u00ebt quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet nj\u00eb or\u00eb larg Selc\u00ebs, n\u00eb veri t\u00eb Podgoric\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti se n\u00eb vitin 1582 n\u00eb Kelmend sh\u00ebnoheshin vet\u00ebm 70 shtepi17), tregon qart\u00eb se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebvizje br\u00ebnda Mal\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrngulet n\u00eb viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadh\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi1 . Kurse sipas relacionit t\u00eb providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i k\u00ebtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Ku\u00e7 etj,19) n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb XVI kishte p\u00ebrfunduar dhe ishte formuar tashme teritori baz\u00eb i Kelmendit. N\u00eb relacionin e tij t\u00eb vitit 1638 d\u00ebrguar Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thot\u00eb: &#8220;Kelmendasit banojn\u00eb nd\u00ebr male shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe me pozita t\u00eb forta nd\u00ebrmjet Bosnj\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Ata jan\u00eb me komb\u00ebsi shqiptare, flasin shqip dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebr kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, ushtrojn\u00eb besimin ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb katolik romak&#8221;.20) P\u00ebrndryshe, sipas dokumenteve, q\u00eb n\u00eb vitin 1671 k\u00ebt\u00eb fis e gjejm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri vllazn\u00ed: Selc\u00eb, Vukel, Nik\u00e7 dhe n\u00eb vitin 1688 edhe vllaun e kat\u00ebrt Bog\u00eb21) q\u00eb n\u00eb fakt paraqitnin kat\u00ebr deg\u00ebt e fisit t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr kat\u00ebr lugina.<\/p>\n<p>Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili m\u00eb 8 korrik 1634 beri nj\u00eb vizit\u00eb baritore n\u00eb malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, ky fis kishte 300 sht\u00ebpi me 3200 shpirt\u00ebra22).<\/p>\n<p><strong>Kelmendasit gjat\u00eb pushtimit otoman<\/strong><\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Medunit m\u00eb 1457, dhe m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb Shkodr\u00ebs m\u00eb 147923) ushtria pushtuese osmane ngadal\u00eb arriti tashm\u00eb q\u00eb pushtetin e vet ta shtrij\u00eb edhe n\u00eb viset e Mal\u00ebsis\u00eb (s\u00eb Madhe). Kelmendasit n\u00eb pjesen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre, p\u00ebrkund\u00ebr njohjes s\u00eb pushtetit sulltanor n\u00eb vitin 1497, me gjith\u00eb v\u00ebsht\u00ebrsit\u00eb e m\u00ebdha jet\u00ebsore me t\u00eb cilat ballafaqoheshin, qendruan t\u00eb pan\u00ebnshtruar duke mos paguar asnj\u00eb lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri n\u00eb vitin 1664.24) Deshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se kelmendasit nuk ishin t\u00eb regjistruar n\u00eb Defterin e Sanxhakut t\u00eb Shkrodr\u00ebs t\u00eb vitit 1485. Pothuajse ekzistonte tradit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt t\u00eb refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund t\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit t\u00eb Tivarit, i cili n\u00eb vitin 1610 i shkruante Selis\u00eb s\u00eb Shenjte, se mal\u00ebsor\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb besimit latin (katolik) t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb fise Kelmend, Grud\u00eb, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. P\u00ebrsa i p\u00ebrket Ku\u00e7it, gjysma e tyre jan\u00eb t\u00eb fes\u00eb ortodokse, pjesa tjet\u00ebr t\u00eb fes\u00eb katolike, e t\u00eb gjitha k\u00ebto fise jetojn\u00eb n\u00eb bjeshk\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk u jan\u00eb n\u00ebnshtruar tuqve.25). P\u00ebrndryshe, Bici n\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion em\u00ebrtimin Kelmendi e p\u00ebrmend p\u00ebr gjith\u00eb konglomeratin verior shqiptar, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe fiset gjys\u00ebm t\u00eb slavizuara si, Bjelopavliq\u00ebt (Palabardhet), Piper\u00ebt, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)<\/p>\n<p>Organizimi i par\u00eb i mal\u00ebsor\u00ebve me p\u00ebrmasa ballkanike, p\u00ebr t&#8217;iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb turqve me p\u00ebrkrahjen e aleat\u00ebve, t\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe spanjoll\u00ebve, mbajtur n\u00eb Ku\u00e7 n\u00eb vitin 1614, b\u00ebri q\u00eb Kelmendi t\u00eb bashkoj\u00eb 650 luft\u00ebtar\u00eb27) dhe t\u00eb formohej aleanca ushtarake &#8220;Bashkimi i Maleve&#8221;2 p\u00ebr luft\u00eb \u00e7lirimtare kund\u00ebr osmanllinjve. K\u00ebshtu, mal\u00ebsoret u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb fuqi e r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila p\u00ebrcaktoi fatin e sundimtar\u00ebve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb grindjet e tyre p\u00ebr pushtet. Nuk kaluan shum\u00eb vite dhe pjesa m\u00eb e madhe e zonave malore duke udh\u00ebhequr kryengritje t\u00eb vazhdueshme hodhi posht\u00eb si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timar\u00ebve.29) K\u00ebshtu, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVII, spahinjt\u00eb u d\u00ebbuan p\u00ebrgjithmon\u00eb nga 11 krahina t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relator\u00ebve kishtar\u00eb, b\u00ebri kryengritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha duke qen\u00eb edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e mal\u00ebsor\u00ebve, pas sakrificave t\u00eb m\u00ebdha, rr\u00ebnimeve, d\u00ebmtimeve, marrjes s\u00eb njer\u00ebzve si skllev\u00ebr, mbeti fshatar\u00ebsi e lir\u00eb.30)<\/p>\n<p>Kelmendasit, t\u00eb lir\u00eb nga armiku n\u00ebp\u00ebr malet e tyre, p\u00ebr shkak munges\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs, luftonin me armikun tjet\u00ebr, varf\u00ebrin\u00eb, e cila ata i detyronte t\u00eb grabisnin pronat e feudal\u00ebve, karvanet tregtare dhe disa her\u00eb vet\u00eb qytetet. M Bolica, n\u00eb kronik\u00ebn e tij t\u00eb vitit 1614, thot\u00eb se rajoni i Plav\u00ebs dhe i Gucis\u00eb, t\u00eb cilin e administronin turqit, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar shum\u00eb her\u00eb nga pla\u00e7kitja e kelmendasve q\u00eb jetonin n\u00eb fqinj\u00ebsi direkte. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Porta e Lart\u00eb, n\u00eb vitin 1612, u detyrua n\u00ebn udh\u00ebheqjen e pashait t\u00eb Podgoric\u00ebs, Cem \u00c7aushit31) t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb fortes\u00eb t\u00eb madhe mbi fshatin Ger\u00e7ar, n\u00eb vendin e quajtur Godilje, fortes\u00eb q\u00eb u em\u00ebrtua Qytet i Ri. P\u00ebrndryshe, kelmendasit i quajn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sap\u00ebs Frang Bardhi, p\u00ebr kelmendasit sulmues, n\u00eb nj\u00eb relacion t\u00eb vitit 1638 thot\u00eb se, ata u b\u00ebnin sulme t\u00eb pand\u00ebrprera karavanave n\u00eb Shqip\u00ebri, Bosnj\u00eb dhe Serbi.32)<\/p>\n<p>M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e k\u00ebtij fisi si dhe fiseve t\u00eb tjera, kan\u00eb arritur deri n\u00eb Filibe, qytetin e sotsh\u00ebm Plovdiv n\u00eb Bullgari33). K\u00ebt\u00eb gj\u00eb kelmendasit e b\u00ebnin me siguri edhe p\u00ebr shkak t\u00eb grumbullimit t\u00eb materialit luftarak p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb me turqit. Kjo shihet n\u00eb luftrat \u00e7lirimtare t\u00eb udh\u00ebhequra m\u00eb von\u00eb kund\u00ebr Asllan Pash\u00ebs s\u00eb Podgoric\u00ebs n\u00eb vitin 1613, Ibrahim Ag\u00ebs t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 1617, dhe Mehmet Beut n\u00eb vitin 1633 etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1638, pas nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb gjat\u00eb, me direktivat e vet\u00eb Sulltan Muratit IV (1623-1640), n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Vu\u00e7o Pash\u00ebs nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut t\u00eb Shkodr\u00ebs, Ali \u00c7engiqit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb, sipas ipeshkvit t\u00eb Sap\u00ebs Frang Bardhit 15.000 ushtar\u00eb (kryesisht me p\u00ebrb\u00ebrje turq, dalmatin\u00eb, serb\u00eb bullgar\u00eb dhe boshnjak\u00eb), qeveria turke b\u00ebri nj\u00eb luft\u00eb masovike, vendimtare p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtij fisi heroik35). Por edhe pas nj\u00eb lufte nj\u00ebvje\u00e7are nuk ia arriti q\u00eb t&#8217;i mposht\u00eb trimat kelmendasit, t\u00eb cil\u00ebt me nj\u00eb luft\u00eb vetmohuese ia arrtit\u00ebn ta mbrapsin n\u00eb vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vet\u00eb Papa i Rom\u00ebs \u00ebsht\u00eb lutur p\u00ebr ne qe t\u00eb na ndihmoj\u00eb Zoti n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. K\u00ebshtu kelmendasit, edhe pse t\u00eb d\u00ebrrmuar, ruajt\u00ebn amanetin e t\u00eb par\u00ebve: &#8220;fe dhe atdhe&#8221;.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kelmendasve nuk iu desh t\u00eb prisnin shum\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e tyre: n\u00eb vitin 1645 filloi lufta 25 vje\u00e7are p\u00ebr Kret\u00ebn, nj\u00eb ballafaqim ky veneciano-turk q\u00eb e kishte aren\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Ballkan. Kelmendasit gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe hyn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me venecianet dhe n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 1648 nga paria e Kotorrit mor\u00ebn ftes\u00eb, q\u00eb s\u00eb bashku t&#8217;u kund\u00ebrviheshin turqve p\u00ebr t&#8217;i \u00e7liruar tokat shqiptare deri n\u00eb Kruj\u00eb. Si dat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar Shkodr\u00ebn u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas p\u00ebrgatitjeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Budva, sulmi nuk u realizua36)<\/p>\n<p>M\u00ebvon\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ruajtjeve t\u00eb pozitave t\u00eb veta t\u00eb cilat k\u00ebrc\u00ebnoheshin gjithnj\u00eb nga hordhit\u00eb osmane dhe p\u00ebr arsye t\u00eb islamizimit t\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fisit, Kelmendasit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb u terhoq\u00ebn nga kjo marr\u00ebveshje veneciane, n\u00eb trojet e veta. Por, gjat\u00eb viteve 1686-1699, kur austriak\u00ebt avancuan deri ne Prizren dhe Shkup n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr osmanllinjve, kelmendasit p\u00ebrs\u00ebri ndryshuan q\u00ebndrimin e tyre dhe iu bashkangjit\u00ebn gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autor\u00ebt serb\u00eb mbi pjes\u00ebmarrjen e kelmendasve n\u00eb luft\u00ebn e madhe austriako-turke (1683-1699), \u00ebsht\u00eb i pabazuar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb shum\u00eb qart\u00eb e deshmojn\u00eb burimet austriake n\u00eb fund t\u00eb XVII. Jo rast\u00ebsisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), n\u00eb nj\u00eb promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) m\u00eb 1 prill 1690 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kelmendasit thekson se, &#8220;Pikolomini b\u00ebri marr\u00ebveshje me Kelmendasit dhe me ata q\u00eb jetonin n\u00eb Rozhaj\u00eb dhe p\u00ebrrreth saj&#8221; dhe, se &#8220;Kelmedasit jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Turke&#8221;. &#8220;Ata &#8211; vazhdon Marsigli &#8211; shtrihen nga afersija e Prishtin\u00ebs, n\u00eb Pej\u00eb e Plav\u00eb deri n\u00eb Shkod\u00ebr&#8221;40). K\u00ebt\u00eb me siguri e thot\u00eb p\u00ebr arsye se Kelmendasit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto vende, s\u00eb paku n\u00eb rrethin e Pej\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb shtrirje t\u00eb ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qart\u00eb se territori i k\u00ebtij fisi \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb deri n\u00eb Hercegovin\u00eb.41) Graf Marsigli, k\u00ebt\u00eb e shkruan p\u00ebr t\u00eb treguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb kishte ky fis. Marsigli, i cili g\u00ebzonte nj\u00eb autoritet t\u00eb madh n\u00eb shtabin e perandoris\u00eb austro-hungareze, nuk mund t\u00eb ishte i keqinformuar, gj\u00eb q\u00eb e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1700, p\u00ebr t&#8217;i mposhtur kelmendasit, Porta e Lart\u00eb angazhoi pashain e Pej\u00ebs dhe t\u00eb Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe par\u00e1 dep\u00ebrtoi n\u00eb drejtim t\u00eb Ulqinit dhe Tivarit, pasi n\u00ebnshtroi Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe42). Sipas relacionit t\u00eb vitit 1702 d\u00ebrguar Selis\u00eb s\u00eb Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjet\u00ebr Karagaqit, kelmendasit, pas nj\u00eb rezistence t\u00eb spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan t\u00eb shp\u00ebrngulen dhe t\u00eb vendosen n\u00eb rrethin e Novi Pazarit, n\u00eb Pesht\u00ebr, Rozhaj\u00eb dhe Rugov\u00eb.43) K\u00ebshtu, vazhdoi shp\u00ebrngulja pakthim, tashm\u00eb masovike e kelmendasve e cila kishte filluar m\u00eb par\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitet 1661, 1667, 1669 n\u00eb grupe t\u00eb vogla p\u00ebr n\u00eb Plav\u00eb e Guci.44) P\u00ebr gjendjen e tyre t\u00eb mjer\u00eb ekonomike dhe fetare, m\u00eb s\u00eb miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vin\u00e7enc Zmajeviqi (1701-1712) n\u00eb letrat e tij baritore d\u00ebrguar Selis\u00eb s\u00eb Shejt\u00eb q\u00eb nga viti 1702 e tutje,. i cili tashm\u00eb i kishte marr\u00eb n\u00ebn kujdesin e vet at\u00ebror45).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs ruso-austriake kund\u00ebr turqve (1735-1739), austriak\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri u p\u00ebrpoq\u00ebn si shum\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb ta \u00e7lirojn\u00eb Balkanin nga hordhit\u00eb turke dhe arrit\u00ebn madje deri n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Serbis\u00eb, ku m\u00eb 28 korrik 1737, pa luft\u00eb, mor\u00ebn Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pej\u00ebs Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit M\u00ebhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hyn\u00eb n\u00eb bisedime t\u00eb fshehta me Vjen\u00ebn,46) p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb kryengritje. Kelmedasit, s\u00eb bashku me fiset e tjera t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, me k\u00ebt\u00eb rast i dhan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb k\u00ebtij organizimi. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptar\u00ebve se n\u00eb rast t\u00eb vendosjes s\u00eb paq\u00ebs dhe n\u00ebse rajonet e tyre nuk \u00e7liroheshi nga sundimi turk, mal\u00ebsor\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb emigronin n\u00eb rajonet perandorake, d.m.th. n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, fatkeq\u00ebsisht, shkat\u00ebrrimi ndodhi m\u00eb shpejt se sa kelmendasit dhe kryengrit\u00ebsit e tjer\u00eb kishin imagjinuar. K\u00ebshtu, austriaket u detyruan t\u00eb zbrapseshin e t\u00eb hiqnin dor\u00eb edhe nga Prishtina. Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin p\u00ebrparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb, s\u00eb bashku me trupat austriake n\u00ebn komanden e kolonelit Lentulus, iu desh t\u00eb t\u00ebrhiqeshin p\u00ebr n\u00eb Kryshevc47). Pas k\u00ebtij d\u00ebshtimi m\u00eb 4 tetor kelmendasit d\u00ebrguan nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar si mjet shp\u00ebtimi, emigrimin n\u00eb Banat-Vojvodin\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1737, nj\u00eb grup i madh i k\u00ebtij fisi, s\u00eb bashku me disa nga fiset t\u00eb tjera t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, rreth 4000 vet\u00eb, 4 u d\u00ebrguan n\u00eb rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovic\u00ebs, Sremit, Karlovcit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1738, p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve barbare turke n\u00eb Valjev\u00eb, u masakruan dhe rob\u00ebruan 3000 shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb. Kjo b\u00ebri q\u00eb disa nga mal\u00ebsor\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb trevat e veta t\u00eb okupuara, nj\u00eb grup t&#8217;i bashkangjitej ushtris\u00eb austro-hungareze, kurse nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbetet n\u00eb Serbi, ku m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitet 1749-55 u p\u00ebrq\u00ebndruan n\u00eb banim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) N\u00eb k\u00ebto vende kelmendasit q\u00ebndruan dhe ruajten deri n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. 19 gjuh\u00ebn dhe etnin\u00eb e tyre. Megjithe ambientin orthodoks serb p\u00ebrreth, ata mbet\u00ebn katolik\u00eb. Sipas regjistrimit t\u00eb vitit 1900 k\u00ebto fshatra num\u00ebronin 4438 banor\u00eb shqiptar\u00eb,50) kurse sipas nj\u00eb kronike n\u00eb vitin 1921, n\u00eb Hritkovc flisni akoma 5 vet\u00eb shqip dhe n\u00eb Nikince vet\u00ebm 4 vet\u00eb.51) Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb popullat\u00eb tashme t\u00eb sllavizuar edhe sot e k\u00ebsaj dite mbetet e pashlyer vet\u00ebdija e origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kelmedasit q\u00eb mbeten n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 1737, (b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysmen e fisit) vazhduan revolt\u00ebn kund\u00ebr turqve edhe pas t\u00ebrheqjes s\u00eb austriak\u00ebve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita nd\u00ebshkimi p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe n\u00eb vitet 1739, t\u00eb udh\u00ebhequra nga Ibrahim pasha i Trebinj\u00ebs, dhe n\u00eb vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodr\u00ebs, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e p\u00ebrjetoi gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses, sepse po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit vdiq52).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjes\u00eb edhe malazez\u00ebt, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mosp\u00ebrfshirje erdhi vet\u00ebm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). K\u00ebta, s\u00eb bashku m\u00eb banor\u00ebt e Ku\u00e7it, me t\u00eb cil\u00ebt pothuajse gjithmon\u00eb q\u00ebndronin s\u00eb bashku, k\u00ebsaj her\u00eb q\u00ebndruan n\u00eb an\u00ebn e Mahmut Pash\u00eb Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austris\u00eb e Rusis\u00eb, donte t\u00eb krijonte nj\u00eb pozicion t\u00eb pavarur kundrejt Port\u00ebs54)<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, n\u00eb mesin e atyre burrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb cil\u00ebt moren pjes\u00eb n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit n\u00eb vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si v\u00eblla m\u00eb i madhi i kat\u00ebr bajraqeve q\u00eb kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nik\u00e7i dhe Boga. Sidomos gjat\u00eb dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise q\u00eb u ngriten kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb territoreve shqiptare, Malit t\u00eb Zi. T\u00eb fuqishme ishin edhe protestat e tyre kund\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit kompromisi &#8220;Corti&#8221; mbi shk\u00ebmbimin e territoreve.56)<\/p>\n<p>M\u00eb 24 mars t\u00eb vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspedit\u00ebs turke kund\u00ebr kryengrit\u00ebsve mal\u00ebsor\u00eb, shpalli tradhtar\u00eb disa prej burrave m\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. N\u00eb mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Luc\u00eb Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjith\u00eb kjo, si dhe shum\u00eb kerc\u00ebnime e vrasje t\u00eb tjera q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb k\u00ebtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen k\u00ebta trima q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb g\u00ebzimin shum\u00eb t\u00eb pritur, krah p\u00ebr krah me Hot, Grud\u00eb Kastrat, Shkrel e Shal\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e Bratil\u00ebs s\u00eb De\u00e7iqit, m\u00eb 6 prill 1911, ku me urdh\u00ebrin e trimit legjendar Ded\u00eb Gjo&#8217; Luli, Nik\u00eb Gjelosh Luli, Gjon Ujk\u00eb Miculi dhe Pjet\u00ebr Zefi ngriten flamurin komb\u00ebtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbet\u00ebn prapa as n\u00eb Kuvendin e G\u00ebr\u00e7es, i cili u mbajt m\u00eb 10-23 qershor t\u00eb 1911, n\u00eb kulmin e kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis s\u00eb Madhe, duke d\u00ebrguar si p\u00ebrfaqesues t\u00eb vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Ded\u00ebn nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nik\u00e7it59). E k\u00ebshtu, mal\u00ebsor\u00ebt kelmendas, tashm\u00eb, luft\u00eb pas lufte ishin t\u00eb molisur dhe t\u00eb shperndar\u00eb. Numri i tyre n\u00eb vendlindje n\u00eb vitin 1916 ishte: Selca 852 banor\u00eb, Vukli 712, Nik\u00e7i 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banor\u00eb.60)<\/p>\n<p>Po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje si shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb t&#8217;i zaptonin trojet tona. K\u00ebshtu Kelmendi, p\u00ebrkat\u00ebsisht paria e Bog\u00ebs s\u00eb bashku me fiset e tjera, m\u00eb 2 korrik 1919 n\u00ebnshkruan Memorandumin q\u00eb do t&#8217;i d\u00ebrgohej Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs n\u00eb Paris61), ku shpreh\u00ebn qart\u00eb kund\u00ebrshtimet p\u00ebr cungimin e trojeve st\u00ebrgjyshore. Po k\u00ebshtu, k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi e shpreh\u00ebn s\u00eb bashku me mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb edhe me gryk\u00ebn e pushk\u00ebve n\u00eb vitin 1920, duke i d\u00ebbuar ushtrit\u00eb grabitqare serbo-malazeze nga k\u00ebto vise nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, pas marrjes s\u00eb pushtetit n\u00eb Shqiperi nga forcat komuniste n\u00eb vitin 1944, p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe si nj\u00eb zon\u00eb atdhetare, liridash\u00ebse dhe fetare, nisi nj\u00eb epok\u00eb e re e v\u00ebrtet\u00eb zie e ideuar prej forcash qart\u00ebsisht antishqiptar\u00ebve62). K\u00ebshtu, m\u00eb 27 dhjetor 1944, n\u00eb fshatin Ivanaj t\u00eb Bajz\u00ebs, burrat e mbledhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Gjok\u00eb Tom\u00eb Kokajt63), b\u00ebn\u00eb bes\u00eblidhjen e tyre p\u00ebr dalzotje kund\u00ebr komunizmit t\u00eb kuq, t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri e kishin sjell\u00eb agjent\u00ebt sllav\u00eb. E gjithe Mal\u00ebsia pothuajse u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u organizua p\u00ebr rezistenc\u00eb. K\u00ebshtu Kelmendit i printe seljani, Prek\u00eb Cali, i cili m\u00eb 1 janar t\u00eb po k\u00ebtij viti, mblodhi t\u00eb tri bajraqet e veta: Selc\u00eb, Nik\u00e7 e Vukel, dhe me 150 burra zuri vend n\u00eb bregun e djatht\u00eb t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Tamar\u00ebs64). P\u00ebr rreth nj\u00eb muaj, ai ndaloi hovin e e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs brigad\u00eb e par\u00eb partizane shqiptare, e cila, s\u00eb bashku me forcat aleate komuniste serbo-malazez\u00eb, d\u00ebshironin ta pushtonin pend\u00ebn e hekurt t\u00eb rac\u00ebs shqiptare &#8211; Mal\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Por trimat mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb zbathur e t\u00eb zhveshur, pa ngr\u00ebn\u00eb e pa pir\u00eb, pa armatimin e duhur, nuk mund\u00ebn t&#8217;i b\u00ebnin ball\u00eb gjat\u00eb, betejave t\u00eb hordhive t\u00eb kuqe prosllave. K\u00ebshtu, pas betej\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb janarit t\u00eb vitit 1945 te Ura e Rrjollit ku mor\u00ebn pjes\u00eb trimat e Kastratit, t\u00eb Hotit, Shkrelit dhe Bajz\u00ebs65) etj, e ku mal\u00ebsor\u00ebt p\u00ebsuan disfata t\u00eb renda, p\u00ebr ta filloi nj\u00eb kalvar i ri ku me qindra u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, nga Kopliku, Bajza deri ne majat e Vermoshit. Si shenj\u00eb hakmarrje p\u00ebr t&#8217;i gjunj\u00ebzuar deri n\u00eb fund mal\u00ebsor\u00ebt, po k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb Shkod\u00ebr, pik\u00ebrisht n\u00eb Zall t\u00eb Kirit u pushkatuar trimi i Kelmendit burri 78 vje\u00e7ar Prek\u00eb Cali. Sipas raportit t\u00eb shefit s\u00eb Mbrojtjes Shkodr\u00ebs, Zoi Themeli, gjat\u00eb k\u00ebsaj vale, 44 Kelmendas u vran\u00eb, 21 u plagos\u00ebn, 3 t\u00eb tjer\u00eb u pushkatuan, sepse qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Prek\u00eb Calit; 34 sht\u00ebpi u dogjen. Pra, ky fis k\u00ebsaj here u dogj nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt66).<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb bie n\u00eb sy se, ne vitin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912, Kelmendi tashm\u00eb num\u00ebronte 2.475 frym\u00eb, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. M\u00eb se shumti nd\u00ebr vllaznit\u00eb kelmendase u islamizue Nik\u00e7i, deri n\u00eb 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave t\u00eb p\u00ebrgjakshme pes\u00ebshekullore, dhe presioneve t\u00eb ndryshme: tatimeve t\u00eb m\u00ebdha, d\u00ebrshirmes-jeni\u00e7erizmit, marrjes skllev\u00ebr, torturave \u00e7njer\u00ebzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse t\u00eb d\u00ebrmuar, arrit\u00ebn te mbijetonin, ndokush m\u00eb pak e ndokush m\u00eb shum\u00eb, duke ruajtur etnin\u00eb e past\u00ebr, fen\u00eb stregjyshore, e cila kombit i dha drit\u00eb e jet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, themi se fisi i Kelmendit si nj\u00eb gjymtyr\u00eb e r\u00ebndesishme e popullit ton\u00eb me nj\u00eb organizim dhe vet flijim t\u00eb mahnitsh\u00ebm gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb se kaluar\u00ebs, edhe kundrejt demtim\u00ebve te popullat\u00ebs qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitor\u00ebt t\u00eb panum\u00ebrta duke nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar edhe m\u00eb shum\u00eb \u00e7eshtjen ton\u00eb dhe duke i treguar qeveris\u00eb osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e st\u00ebrgjysherve dhe etnia do t\u00eb ruhen me \u00e7mim jete si syt\u00eb e ballit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e Fisit V\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr historik p\u00ebr fisin e Kelmendit. Mal\u00ebsia e Kelmendit shtrihet n\u00eb skajin verior t\u00eb Alpeve Shqiptare, n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e formuar mes kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. N\u00eb kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb malet e Mal\u00ebsise s\u00eb Madhe. Sipas shtrirjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar - Papa Klementi XI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar - Papa Klementi XI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Historia e Fisit V\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr historik p\u00ebr fisin e Kelmendit. Mal\u00ebsia e Kelmendit shtrihet n\u00eb skajin verior t\u00eb Alpeve Shqiptare, n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e formuar mes kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. N\u00eb kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb malet e Mal\u00ebsise s\u00eb Madhe. Sipas shtrirjes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-04-14T08:16:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar &#8211; Papa Klementi XI\",\"datePublished\":\"2013-04-14T08:16:55+00:00\",\"dateModified\":\"2013-04-14T08:16:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\"},\"wordCount\":4457,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\",\"name\":\"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar - Papa Klementi XI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-04-14T08:16:55+00:00\",\"dateModified\":\"2013-04-14T08:16:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar &#8211; Papa Klementi XI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar - Papa Klementi XI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar - Papa Klementi XI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Historia e Fisit V\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr historik p\u00ebr fisin e Kelmendit. Mal\u00ebsia e Kelmendit shtrihet n\u00eb skajin verior t\u00eb Alpeve Shqiptare, n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e formuar mes kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. N\u00eb kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb malet e Mal\u00ebsise s\u00eb Madhe. Sipas shtrirjes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-04-14T08:16:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar &#8211; Papa Klementi XI","datePublished":"2013-04-14T08:16:55+00:00","dateModified":"2013-04-14T08:16:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/"},"wordCount":4457,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/","name":"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar - Papa Klementi XI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg","datePublished":"2013-04-14T08:16:55+00:00","dateModified":"2013-04-14T08:16:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/papa_klementi_xi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fisi-qe-i-dha-botes-nje-pape-shqiptar-papa-klementi-xi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fisi q\u00eb i dha bot\u00ebs nj\u00eb Pap\u00eb shqiptar &#8211; Papa Klementi XI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1995"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1995\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}