{"id":1972,"date":"2012-02-29T05:40:44","date_gmt":"2012-02-29T04:40:44","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1972"},"modified":"2012-02-29T05:40:44","modified_gmt":"2012-02-29T04:40:44","slug":"perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>28 Shkurt 2012<\/em><\/p>\n<p>Zoti <strong>Domenick G. Scaglione!<\/strong><\/p>\n<p>E mora letr\u00ebn tuaj, shum\u00eb nervoze, t\u00eb keqkuptuar dhe armiq\u00ebsore. Ishte e udh\u00ebs t\u00eb merrja nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga zoti Granoff, n\u00ebse kjo let\u00ebr paska qen\u00eb kaq shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb q\u00eb shpesh vart\u00ebsit shkruajn\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb shefave dhe \u00ebsht\u00eb ndoshta rasti i par\u00eb q\u00eb shefat shkruajn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vart\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nuk di kush ua ka p\u00ebrkthyer shkrimin pasi un\u00eb e kam botuar at\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe shikoj plot lig\u00ebsi dhe arroganc\u00eb t\u00eb panevojshme p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk i kam th\u00ebn\u00eb. Nuk jam njeri i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb takohemi bashk\u00eb, por kur ju keni krijuar Fondin, kam qen\u00eb gazetar i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs dhe mbaj mend q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebr ju, nga ato raportet rutin\u00eb q\u00eb nuk i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb askujt.<\/p>\n<p>Po ju sqaroj nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebrejtjet tuaja.<\/p>\n<p>Ju shkruani se: \u201c<em>Un\u00eb nuk jam duke shkruar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn tuaj, sepse nga toni i editorialit tuaj, mund ta kuptoj se ju nuk b\u00ebni kujdes p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe pranuar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb shkruaj p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e lexuesve q\u00eb ju i keni keqdrejtuar totalisht duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se at\u00eb q\u00eb ju keni shpikur dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr grupin e \u201cwashwomen\u201d (pastrueseve) tradicionale<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr konsiderat\u00ebs suaj negative p\u00ebr nj\u00eb editorial t\u00eb gazet\u00ebs Tema. N\u00ebse ajo ka qen\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk ia vlen, zem\u00ebrimi juaj duket nj\u00eb luks i madh p\u00ebr nj\u00eb \u201cwashwomen\u201d dhe un\u00eb ndjehem i respektuar q\u00eb keni shkruar qoft\u00eb edhe kaq keq. T\u00eb jeni t\u00eb sigurt se gazeta q\u00eb un\u00eb drejtoj i ka lexuesit t\u00eb kualifikuar, njer\u00ebz q\u00eb din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb \u201cwashwomen\u201d. Zakonisht kaq shum\u00eb ndaj nesh nervozohen njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb fshehin di\u00e7ka. Pak m\u00eb but\u00eb se kaq m\u00eb kan\u00eb folur dhe shkruar njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar dhe kan\u00eb dashur t\u00eb m\u00eb asgj\u00ebsojn\u00eb fizikisht. Uroj t\u00eb mos kesh halle t\u00eb ngjashme me ta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zem\u00ebrim pa kuptim p\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ju shkruani:<\/p>\n<p>\u201c<em>Ma merr mendja se urrejtja q\u00eb ju keni demonstruar n\u00eb editorialin tuaj nuk do t\u2019ju lejoj\u00eb t\u00eb publikoni at\u00eb q\u00eb po shkruaj. Un\u00eb jam duke e b\u00ebr\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse ju kujdeseni p\u00ebr t\u00eb kaluar tek lexuesit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn reale<\/em>.<\/p>\n<p>\u2022 \u201c<em>Michael Granoff \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga viti 1995 kur Presidenti Clinton e zgjodhi Kryetar i Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve\u201d. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb! Presidenti Clinton e zgjodhi Domenick G. Scaglione si kryetar dhe zotin Granof si an\u00ebtar t\u00eb Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve<\/em>.<\/p>\n<p>\u2022<em>Vite pas Fondi ishte operacional, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes sime, Z. Granof u zgjodh nga Bordi i Drejtor\u00ebve t\u00eb jet\u00eb kryetar, nd\u00ebrsa un\u00eb kam mbetur si kryetar emeritus, dhe jam ende shum\u00eb aktiv si an\u00ebtar i Bordit<\/em>.<\/p>\n<p>\u2022<em>Befasohem kur shoh se ju pranoni faktin se AAEF ishte nj\u00eb \u201csip\u00ebrmarrje e provuar t\u00eb jet\u00eb e suksesshme dhe \u00ebsht\u00eb ende aktive n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb AAEF, nj\u00eb vullnet i mir\u00eb miq\u00ebsie i SHBA-s\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrshpejtoi rrug\u00ebn e saj drejt p\u00ebrparimit n\u00eb cil\u00ebndo fush\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p>\u2022<em>Banka Amerikane e Shqip\u00ebris\u00eb, e lindur n\u00ebn kryesimin tim, ishte banka m\u00eb e mir\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe m\u00eb e mira n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Ballkanit. Krijoi pun\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb ushqyer m\u00eb shum\u00eb se 600 familje. Ajo ndihmoi industrit\u00eb lokale me miliarda dollar\u00eb kredi dhe ofroi sh\u00ebrbime ultra-moderne p\u00ebr t\u00eb cilat as q\u00eb ishte \u00ebnd\u00ebrruar ndonj\u00ebher\u00eb<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb \u00e7far\u00eb rendisni si gabime, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gabim teknik, kur i referohem zotit Granoff si Kryetar i Bordit t\u00eb Fondit, nd\u00ebrsa ai ka qen\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebta jam gati t\u2019i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb lexuesve pasi atij nuk i duhet. Paragjykimi juaj se un\u00eb nuk do ta botoj k\u00ebt\u00eb reagim tuajin, pa m\u00eb njohur kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb duhet ta rishikosh tek personaliteti yt, jo tek un\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb gazetar q\u00eb luftoj p\u00ebr lirin\u00eb time t\u00eb t\u00eb shkruarit dhe t\u00eb t\u00eb menduarit n\u00eb nj\u00eb vend ku at\u00eb e kam paguar me dhun\u00eb fizike, me d\u00ebnime t\u00eb padrejta, me p\u00ebrpjekje p\u00ebr eliminime fizike nga killer-a t\u00eb kryeministrit dhe gruas s\u00eb tij, q\u00eb ju adhuroni, dhe me nj\u00eb terror m\u00eb shum\u00eb se fizik ndaj familjes ime. Nuk je i detyruar t\u00eb ndash me mua k\u00ebto shqet\u00ebsime, por nuk t\u00eb lejoj q\u00eb cenimin e lirive t\u00eb mia dhe koleg\u00ebve t\u00eb mi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u2019i quash si vlera. Je i lir\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr vler\u00ebn e lekut n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por jo p\u00ebr vler\u00ebn e liris\u00eb q\u00eb na mungon ne q\u00eb jetojm\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Jam i \u00e7uditur se n\u00eb gjysm\u00ebn e artikullit jeni b\u00ebr\u00eb nervoz pse un\u00eb lavd\u00ebroj zoti Granoff si njeri t\u00eb zotin dhe fondin tuaj si t\u00eb suksessh\u00ebm. Nuk kam shpjegim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paranoj\u00eb. P\u00ebrpiqu t\u00eb gjesh specialist t\u00eb fush\u00ebs q\u00eb shpjegon paranojat p\u00ebr tu sqaruar. Un\u00eb e vler\u00ebsoj zotin Granoff si nj\u00eb drejtues t\u00eb zot t\u00eb Fondit, si\u00e7 kam th\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb artikull dhe vet\u00eb Fondin nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb suksesshme. Fakti q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb biznese me njer\u00ebz t\u00eb rrethit t\u00eb Berish\u00ebs nuk ju komprometon, por thjesht na shton ne dyshime rreth \u201cpun\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb\u201d t\u00eb padeklaruar t\u00eb zotit Granoff n\u00eb favor t\u00eb zotit Berisha.<\/p>\n<p>N\u00ebse do dhe emra un\u00eb mund t&#8217;ua d\u00ebrgoj n\u00eb e-mail pasi nuk dua t\u00eb p\u00ebrgojoj bizneset ku jeni partner. P\u00ebr leht\u00ebsi po t\u00eb them se n\u00eb nj\u00eb rast jam befasuar kur doli se n\u00eb nd\u00ebrtimin e fabrik\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit, q\u00eb shkaktoi 26 t\u00eb vdekur, merrte pjes\u00eb me 40 p\u00ebr qind nj\u00eb drejtues i lart\u00eb i fondit tuaj, t\u00eb cilin e keni ende n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb. Dy ortak\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb e kishin mbiemrin Delijorgji dhe Balliu.<\/p>\n<p>Por dua t\u00eb ndalem ve\u00e7an\u00ebrisht tek nj\u00eb paragraf q\u00eb dikush me lig\u00ebsi ua ka p\u00ebrkthyer gabim dhe n\u00ebse ju nuk e keni kuptuar k\u00ebt\u00eb, ua fal gjith\u00eb reagimin nervoz. Ju shkruani se un\u00eb ju kam fyer si qytetar amerikan pasi kam fyer qeverin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>\u201c<em>Si nj\u00eb qytetar krenar amerikan, un\u00eb jam shum\u00eb i fyer me deklarat\u00ebn tuaj p\u00ebr qeverin\u00eb time, nj\u00eb \u201cqeveri q\u00eb krijon probleme t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e saj ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe skandalet e korrupsionit dhe drejt\u00ebsis\u00eb.\u201d P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb qenit nj\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb kjo \u201cqeveria e pap\u00ebrgjegjshme \u201cka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin tuaj, ju ofendoni edhe dor\u00ebn m\u00eb miq\u00ebsore t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria. \u00cbsht\u00eb m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb th\u00ebnia se vet\u00ebm qent\u00eb kafshojn\u00eb dor\u00ebn q\u00eb i ushqen. Un\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb ju t\u00eb k\u00ebrkoni ndjes\u00eb. Nj\u00eb k\u00ebrkim ndjese p\u00ebr qeverin\u00eb time, mikun m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria. Nga ajo q\u00eb keni shkruar, mund t\u00eb shoh se ju jeni plot\u00ebsisht injorant n\u00eb kuptimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb juve iu predikoni lexuesve tuaj?<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Zoti Scalione. Un\u00eb nuk e kam shkruar k\u00ebt\u00eb paragraf p\u00ebr qeverin\u00eb amerikane, por p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare dhe i referohem asaj \u00e7far\u00eb zoti Granoff b\u00ebn p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare n\u00eb Uashington, si\u00e7 e thot\u00eb titulli i shkrimit dhe vet\u00eb p\u00ebrmbajtja e paragrafit q\u00eb dikush ua ka p\u00ebrkthyer keq, ose q\u00eb ju keni dashur t\u2019ua p\u00ebrkthejn\u00eb keq. Shkrimi \u00ebsht\u00eb i botuar n\u00eb shqip dhe origjinali \u00ebsht\u00eb ende online, mund ta rip\u00ebrktheni. K\u00ebsisoj nuk dua t\u00eb b\u00ebj asnj\u00eb koment p\u00ebr shp\u00ebrthimin tuaj racist, duke e krahasuar ndihm\u00ebn q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb popullit shqiptar si nj\u00eb ushqim q\u00eb ia keni hedhur nj\u00eb qeni mosmir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00eb nuk kam punuar kurr\u00eb p\u00ebr ju dhe nuk ndjehem qen i pabes\u00eb me ju. Kam punuar p\u00ebr dy radio t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, radion Z\u00ebri i Amerik\u00ebs dhe radion Evropa e Lir\u00eb, por as ata nuk m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb dhe as un\u00eb nuk i respektoj si bamir\u00ebs. Kemi qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb bashk\u00eb. Shp\u00ebrthimi juaj racist dhe p\u00ebrbuz\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari shqiptar tregon realisht sa bezdi paske pasur kur ke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe me sa mllef na paske ndihmuar, n\u00ebse na ka ndihmuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse akoma m\u00eb keq i jepni vetes luksin e tepruar q\u00eb si qytetar amerikan t\u00eb flisni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, un\u00eb nuk t\u00eb lejoj q\u00eb t\u00eb m\u00eb quash mua p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi nuk jam aq i s\u00ebmur\u00eb sa ta mendoj k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse ke di\u00e7ka personale me mua, je i lir\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthesh dhe m\u00eb ndyr\u00eb se ke shp\u00ebrthyer, por kurrsesi t\u00eb fyesh Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb emrin tim duke e krahasuar me nj\u00eb qen mosmir\u00ebnjoh\u00ebs. Ky vend i beson Amerik\u00ebs dhe miq\u00ebsis\u00eb me t\u00eb, jo Domenik Skaliones dhe veseve apo virtyteve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi dua t\u00eb ndalem tek thelbi i atij shkrimi q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin q\u00eb Majk\u00ebll Granof \u00ebsht\u00eb nj\u00eb menaxher i suksessh\u00ebm amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ndihmon Berish\u00ebn t\u00eb mbulohen defektet e tij demokratike n\u00eb Uashington. Kaq thot\u00eb gjith\u00eb editoriali yn\u00eb. Ato q\u00eb ti i quan fakte apo munges\u00eb faktesh nuk kan\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes s\u00eb zotit Granof pas Lul\u00ebzim Bash\u00ebs, nj\u00eb ish- Minist\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar nga drejt\u00ebsia shqiptare p\u00ebr nj\u00eb abuzim prej 220 milion\u00eb eurosh dhe q\u00eb nuk ka pranuar t\u00eb gjykohet, por e ka mbyllur \u00e7\u00ebshtjen me procedur\u00eb. I referohemi mb\u00ebshtetjes s\u00eb zotit Granoff p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, i cili m\u00eb 21 Janar t\u00eb vitit 2011 sipas ekspertiz\u00ebs s\u00eb FBI ka vrar\u00eb kat\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm para zyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ju jeni duke mbrojtur nj\u00eb njeri q\u00eb ka hedhur n\u00eb koshin e plehrave ekspertiz\u00ebn e Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimeve dhe nuk pranon q\u00eb vras\u00ebsi i provuar nga FBI, i cili \u00ebsht\u00eb komandant i Grad\u00ebs dhe njeri personal i tij, t\u00eb arrestohet. Un\u00eb kam kontakte thuajse t\u00eb shk\u00eblqyera me Ambasadorin e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb dhe i kam shprehur atij mir\u00ebnjohjen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb qeveria amerikane po b\u00ebn p\u00ebr zbulimin dhe gjykimin e k\u00ebtij krimi politik. Un\u00eb dhe asnj\u00eb shqiptar nuk e ngat\u00ebrron kurr\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn ndonj\u00eb individ apo qytetar amerikan n\u00eb mbrojtje t\u00eb vras\u00ebsve me at\u00eb q\u00eb b\u00ebn qeveria amerikane.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb tek Amerika dhe jo tek qytetar\u00ebt amerikan\u00eb, dhe nuk i zem\u00ebrohemi kurr\u00eb asaj p\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt e saj t\u00eb mbrojn\u00eb dhe kriminel\u00ebt. Kur i referohem mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Lul\u00ebzim Bash\u00ebn kam parasysh dhe faktin q\u00eb k\u00ebta dy personazhe ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe t\u00eb dy bashk\u00eb, kan\u00eb konsumuar para syve t\u00eb shqiptar\u00ebve krimin e vjedhjes dhe abuzimit t\u00eb miliona eurove dhe nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojn\u00eb t\u00eb hetohen dhe krimin elektoral t\u00eb 8 Majit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk pranuan rezultatin dhe e p\u00ebrmbys\u00ebn me gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebta dy njer\u00ebz do t\u00eb ishin n\u00eb SHBA, do t\u00eb ishin n\u00eb burg, ose s\u00eb paku nuk do t\u00eb ishin n\u00eb politik\u00eb. E konsideroj nj\u00eb urrejtje t\u00eb madhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt cinizmin tuaj p\u00ebr t\u00eb na i quajtur k\u00ebta si udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb i meritojm\u00eb. Jo. Nuk i meritojm\u00eb dhe do t\u00eb dim\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb prej tyre, sado miq me pare t\u00eb blejn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz n\u00eb Uashington. Ata tani nuk jan\u00eb n\u00eb konflikt me shqiptar\u00ebt, por me p\u00ebrfundimet dhe rekomandimet e qeveris\u00eb s\u00eb SHBA. Kjo mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb pak m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur kur flisni me adhurim p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu dua tu sqaroj dhe p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb shprehni p\u00ebr zonj\u00ebn Berisha. Un\u00eb nuk kam shkruar asgj\u00eb p\u00ebr lidhjet tuaja me Liri Berish\u00ebn dhe fondacionin e saj. Nuk di kush ju ka keqinformuar. Por n\u00eb raste t\u00eb tjera un\u00eb kam shkruar se zonja Liri Berisha organizon mbr\u00ebmje bamir\u00ebsie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fondacionit q\u00eb ajo drejton, dhe shpesh her\u00eb donator\u00ebt e saj si\u00e7 i ka publikuar dhe shtypi rezultojn\u00eb njer\u00ebz me probleme me ligjin apo ish t\u00eb burgosur ordiner\u00eb q\u00eb merren me biznes.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast konkret donator i saj m\u00eb i madh ka qen\u00eb nj\u00eb rreth biznesmen\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb tentuar t\u00eb m\u00eb zhdukin dhe fizikisht duke m\u00eb sulmuar n\u00eb nj\u00eb bar t\u00eb Tiran\u00ebs vet\u00ebm pse kam shkruar p\u00ebr historit\u00eb e tyre korruptive p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve me pushtetin. Ish- ambasadori i SHBA n\u00eb Tiran\u00eb, Xhon Withers u b\u00eb mbrojt\u00ebsi im m\u00eb i madh dhe m\u00eb siguroi se un\u00eb do t\u00eb kisha ndihm\u00ebn e tij n\u00eb at\u00eb betej\u00eb. Zonja Liri Berisha n\u00eb shenj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj meje dhe familjes sime t\u00eb rrezikuar doli p\u00ebrkrah atij biznesmeni, duke pozuar para kamerave dhe duke pranuar para nga ai dhe rrethi i af\u00ebrt i tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin histori t\u00eb err\u00ebta me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zoti Skalione nuk m\u00eb ndalni dot t\u00eb them q\u00eb \u201cengj\u00eblli juaj\u201d Liri Berisha, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb engj\u00ebll p\u00ebr lirin\u00eb time apo koleg\u00ebve t\u00eb mi. Do t\u2019i kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nder Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb k\u00ebshillonte djalin e saj t\u00eb mos p\u00ebrfshihej n\u00eb biznese, q\u00eb kan\u00eb shkaktuar vdekjen e 26 qytetar\u00ebve, apo t\u00eb k\u00ebshillonte burrin e saj t\u00eb mos q\u00ebllonte p\u00ebr vdekje kat\u00ebr qytetar\u00eb, q\u00eb protestonin para tij pasi k\u00ebshtu do kishim m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsi. As ju nuk do t&#8217;u dilte kaq pun\u00eb t\u00eb mbronit nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb n\u00eb SHBA d\u00ebnohet. Mund t\u00eb mos na doni, por s\u2019kini pse na impononi nj\u00eb fat, q\u00eb nuk e pranoni p\u00ebr veten tuaj. Sa p\u00ebr ironin\u00eb tuaj n\u00eb adres\u00eb t\u00eb zonj\u00ebs Rama nuk jam i qart\u00eb n\u00ebse e keni p\u00ebr zonj\u00ebn Ina Rama, apo p\u00ebr zonj\u00ebn Linda Rama.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e respektuar pasi \u00ebsht\u00eb e vetmja grua q\u00eb ka tentuar t\u00eb vendos\u00eb ligjin dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por nuk ia ka dal\u00eb dot. E dyta \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorte e liderit t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e njoh vet\u00ebm nga televizioni. P\u00ebr dreq me asnj\u00eb prej grave t\u00eb tij nuk kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira. E vetmja q\u00eb kam pasur m\u00eb mike nga grat\u00eb e politikan\u00ebve ka qen\u00eb Liri Berisha, derisa ajo u b\u00eb inspiruese e krijimit t\u00eb \u201c<em>Pushtetit t\u00eb Familjes<\/em>\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vend t\u00eb inspirimit t\u00eb nj\u00eb familje model n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Nuk di \u00e7\u2019ju ka shtyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mendoni meq\u00eb un\u00eb kam rezerva p\u00ebr Liri Berish\u00ebn duhet t\u00eb kem mikesh\u00eb nj\u00eb prej zonjave Rama. Ose at\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me burg Sali Berish\u00ebn, ose at\u00eb q\u00eb ju e shikoni si pasardh\u00ebse t\u00eb zonj\u00ebs Berisha n\u00eb krye t\u00eb vendit. T\u00eb siguroj se ka pak gra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb duan ta ken\u00eb model at\u00eb grua dhe fare-fare pak, q\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb fatin e saj si grua e nj\u00eb burri, q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb kaq d\u00ebm vendit ton\u00eb. Mos qofsh kurr\u00eb gruaja e nj\u00eb burri, q\u00eb ka vrar\u00eb p\u00ebr pushtet, n\u00ebna e nj\u00eb djali, q\u00eb i fshihet drejt\u00ebsis\u00eb dhe e nj\u00eb vajze q\u00eb b\u00ebn miliona me firm\u00ebn e babit n\u00eb pushtet. Qofshin p\u00ebrjet\u00eb miqt\u00eb e tu, por s\u2019ke pse urren Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mua, q\u00eb nuk i duam. Qet\u00ebsohu. T\u2019i kemi falur. Mbaji.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 28 Shkurt 2012 Zoti Domenick G. Scaglione! E mora letr\u00ebn tuaj, shum\u00eb nervoze, t\u00eb keqkuptuar dhe armiq\u00ebsore. Ishte e udh\u00ebs t\u00eb merrja nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga zoti Granoff, n\u00ebse kjo let\u00ebr paska qen\u00eb kaq shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb q\u00eb shpesh vart\u00ebsit shkruajn\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb shefave dhe \u00ebsht\u00eb ndoshta rasti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1972","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 28 Shkurt 2012 Zoti Domenick G. Scaglione! E mora letr\u00ebn tuaj, shum\u00eb nervoze, t\u00eb keqkuptuar dhe armiq\u00ebsore. Ishte e udh\u00ebs t\u00eb merrja nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga zoti Granoff, n\u00ebse kjo let\u00ebr paska qen\u00eb kaq shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb q\u00eb shpesh vart\u00ebsit shkruajn\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb shefave dhe \u00ebsht\u00eb ndoshta rasti i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-29T04:40:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist\",\"datePublished\":\"2012-02-29T04:40:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/\"},\"wordCount\":2792,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/\",\"name\":\"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-29T04:40:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 28 Shkurt 2012 Zoti Domenick G. Scaglione! E mora letr\u00ebn tuaj, shum\u00eb nervoze, t\u00eb keqkuptuar dhe armiq\u00ebsore. Ishte e udh\u00ebs t\u00eb merrja nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga zoti Granoff, n\u00ebse kjo let\u00ebr paska qen\u00eb kaq shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb praktik\u00eb q\u00eb shpesh vart\u00ebsit shkruajn\u00eb ne em\u00ebr t\u00eb shefave dhe \u00ebsht\u00eb ndoshta rasti i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-29T04:40:44+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist","datePublished":"2012-02-29T04:40:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/"},"wordCount":2792,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/","name":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2012-02-29T04:40:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perpjekje-per-te-qetesuar-nje-ze-racist\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nj\u00eb z\u00eb racist"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1972\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}