{"id":1943,"date":"2010-03-24T19:21:53","date_gmt":"2010-03-24T18:21:53","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1943"},"modified":"2010-03-24T19:21:53","modified_gmt":"2010-03-24T18:21:53","slug":"njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/","title":{"rendered":"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong><em>Pes\u00eb vjet pa dhe me Papa Gjon Palin e II-t\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>ZEF PERGEGA<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Pas popullit polak me shum\u00eb dua popullin shqiptar<\/em>\u2026\u201d<br \/>\n&#8212; <strong>Gjon Pali i II-t\u00eb<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>ME ZANIN<\/strong>\u2026<\/p>\n<p>Me hovin e \u00ebngj\u00ebjve drejt udh\u00ebs s\u00eb misionit n\u00eb gjurm\u00ebt e Sh\u00ebn Palit n\u00eb diasporen e Amerik\u00ebs, me krah\u00ebt e Pajtor\u00ebs q\u00eb i ndjek shqiptar\u00ebt, m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb dit\u00eb Zani\u2026 Zani i Shna Ndout<br \/>\n\u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb Shna Ndou si em\u00ebr, si shenjt, si misionar i mrekullive njer\u00ebzore e kisha ndjer\u00eb thell\u00eb nj\u00eb \u00e7ast n\u00eb kodren e Sebast\u00ebs n\u00eb La\u00e7 n\u00eb vendin e sh\u00ebnjt\u00eb t\u00eb kishes s\u00eb Tij, ku njer\u00ebzit e t\u00eb gjitha besimeve gjejn\u00eb sh\u00ebrimin e shpirtit.<br \/>\nN\u00eb veren e vitit 1996 n\u00eb Sebaste erdhen tri pjes\u00eb t\u00eb trupit t\u00eb Shna Ndout, dy brinj\u00eb dhe ezofagu p\u00ebr t\u00eb asistuar n\u00eb meshen e sh\u00ebnjt\u00eb, celebruar nga Mons. Ivan Dias, Nunci Apoatolik i Selis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb shekuj Sebastja konsiderohet vendi i mrekullive sh\u00ebruese n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nShna Ndou q\u00eb lindur diten e Zonj\u00ebs me 1195 ne Lizbon\u00eb t\u00eb Portugalis\u00eb dhe jetoi 36 vite, deri sa mbylli syt\u00eb n\u00eb Padova.<br \/>\n\u2026nje grua nga Elbasani e pash\u00eb q\u00eb e sollen n\u00eb vig. Kishte humbur memorien dhe nuk ngrihej nga shtrati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre muaj. E ulen para shtatores s\u00eb Shna Ndout ne Sebaste br\u00ebnda n\u00eb kishen e restauruar. T\u00eb af\u00ebrmit i ndezen qirinj rreth trupit t\u00eb saj t\u00eb shtrir\u00eb.<br \/>\n-\u00c7\u2019ka ndodhur?- e pyeta nj\u00eb t\u00eb ri<br \/>\n-Shna Ndou e ka thirrur mbr\u00ebme t\u00eb vinte k\u00ebtu!-ma ktheu ai<br \/>\nGruja ishte rreth t\u00eb dyzetave, e sh\u00ebndetshme. Njer\u00ebzit lutesin me qirinj t\u00eb ndezur dhe shikimin e dialogun e b\u00ebnin sipas porosive t\u00eb Sh\u00ebjntit q\u00eb i v\u00ebshtronte n\u00eb meshir\u00eb dhe shpres\u00eb. Pas rreth 40 minutash, gruaja e shtrir\u00eb u ngrit n\u00eb pozicionin bust, si n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrhumbje vitesh dhe vetem shikonte si e hutuar. D\u00ebgjova q\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u201cKu jam k\u00ebtu?!<br \/>\n\u201cMe Shna Ndoun\u201d- than\u00eb z\u00ebrat ngaz\u00ebllues.<br \/>\nLotet i binin si bresh\u00ebr ne preher. Kishte ardhur n\u00eb jet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Zanin e Shna Ndout e kam ndjer\u00eb edhe si revist\u00eb, kur ideatori i saj Pater Pashku ma dhuroi me dor\u00ebn e vet n\u00eb kafeterin\u00eb e kishes s\u00eb Sh\u00ebn Palit ne Detroit. N\u00eb kopertinen e par\u00eb q\u00eb botuar fotografia e Papa Gjon Palit t\u00eb II-t\u00eb. E vura n\u00eb mes dy sedileve n\u00eb makinen time. E pash\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb sy dhe nxitova n\u00eb apartamentin tim t\u00eb kapja punen. Hapa posten dhe nj\u00eb let\u00ebr me njoftonte se duhej t\u00eb paraqitesha n\u00eb gjykaten e Apelit ne Ohaio. Mrs. Mary, Mr. Mark dhe Mrs. Mary, te tre amerikan do t\u00eb me mbronin nga kat\u00ebr njer\u00ebz hije t\u00eb rrezikshme q\u00eb kishin p\u00ebrgatitur rrezimin tim. Mendova letren e zez\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin sajuar me helmdryshkun e kohes s\u00eb shkuar, katran\u00eb n\u00eb shpirtera t\u00eb ligj. Ashtu me nj\u00eb demoralizim dhe nj\u00eb rreze shprese q\u00eb m\u00eb mbante n\u00eb k\u00ebmb\u00eb hypa n\u00eb makin\u00eb drejt Ohaios. Syte m\u2019u mb\u00ebrthyen n\u00eb lutje n\u00eb syt\u00eb e Gjon Palit t\u00eb II-t\u00eb. Heshti shpirti im, heshti e gjith\u00eb qenia dhe nj\u00eb bashk\u00ebbisedim n\u00eb preherin e heshtjes nisi i magjish\u00ebm.<br \/>\nAi m\u2019u b\u00eb se me tha: \u201cQendro i fort\u00eb! Ke me vete tre \u00ebngj\u00ebj q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr Arqipeshkevin\u00eb e Detroitit! N\u00eb gjykaten e Ohaios gjyqtar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb gjykojn\u00eb Gilman, Bogss, Cleland, kan\u00eb kaluar n\u00eb bekim Lteri dhe jan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb si rrezja e kryqit!\u201d<br \/>\nE mora foton e Gjon Palit te II-te dhe e putha ne sy\u2026dhe fitova lirin\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>ME I RIU JO ITALIAN<\/strong><\/p>\n<p>Me 16 tetor 1978 Kardinal Karol Vojtila zgjidhet Papa i Romes me emrin Gjon Pali i II-t\u00eb<br \/>\nN\u00eb dialog te vazhdueshem me Krishtin q\u00ebndron sekreti i entuziazmit dhe en\u00ebrgjive t\u00eb Tij hyjnore. Asnj\u00ebher\u00eb i bujshem, i thjesht\u00eb dhe i qet\u00eb, ishte ky manifestimi i Tij i mistershem n\u00eb syt\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve. Argumenti gjat\u00eb ushtrimeve shpirt\u00ebrore ishte gjithmon\u00eb: \u201cBiri i Zotit q\u00eb b\u00ebhet njeri, i sjell njeriut madh\u00ebshti dhe dinjitet. Prifti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri z\u00eb vendin e Jezuesit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar, p\u00ebr t\u2019ua zbuluar njer\u00ebzve madh\u00ebshtine dhe dinjitetin e tyre\u201d<\/p>\n<p>Sot flitet shum\u00eb se \u00e7\u2019far\u00eb kuptimi ka prifti n\u00eb shoq\u00ebri: T\u00eb jetosh jo p\u00ebr vete, por p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, pra t\u2019u japesh t\u00eb tjer\u00ebve jeten t\u00ebnde dhe gjithnj\u00eb kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebse nuk beson n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb njeriut, n\u00eb shtyll\u00ebn e karakterit me gjymtyr\u00ebt e p\u00ebrsonalitetit t\u00eb tij q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore dhe paqes njer\u00ebzore, si guri i k\u00ebndit t\u00eb kishes dhe trau i kulmit n\u00eb votren e besimtarit. Ky \u00ebsht\u00eb misioni i priftit dhe zbatimi i misionit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb dialog me Birin e Zotit, duke i dh\u00ebn\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai sakrifikon p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u2019a njohin k\u00ebt\u00eb obligim fetar, t\u2019a respektojn\u00eb, t\u2019a nderojn\u00eb dhe zgjidhjet e mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb mos vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ferkimeve t\u00eb metalta, por n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs s\u00eb zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ta pranosh njeriun si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, jo si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb, t\u00eb zbut\u00ebsh shpirt\u00ebra, t\u00eb gdh\u00ebd\u00ebsh me dalten e fjal\u00ebve vrazhd\u00ebsin\u00eb dhe urrejtjen q\u00eb shkat\u00ebrron, t\u00eb mbjell\u00ebsh fidanin e harmonis\u00eb dhe frymen e dashuris\u00eb, me t\u00eb cilat lart\u00ebsohet fryti i vlerave dhe grigjen ta rrok\u00ebsh \u00e7do mbr\u00ebmje para gjumit, me krah\u00ebt \u00ebngj\u00ebllor t\u00eb bariut t\u00eb mir\u00eb. T\u00eb rinj\u00ebt t\u2019i ngj\u00ebsh\u00ebsh me brezin dhe xherdanin e tradit\u00ebs dhe t\u00eb besimit,\u00a0shkurt t\u2019i uash nga humbja, grabitja dhe posht\u00ebrimi i lig!<br \/>\nNjeriu i njer\u00ebzimit q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt i ka tek urata u shfaq ne kishen e Sh\u00ebn Pjetrit. Njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb tetori n\u00eb syt\u00eb e art\u00eb t\u00eb diellit d\u00ebndesoh\u00ebshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb impresionuese dhe p\u00ebllumabt e sokak\u00ebve t\u00eb lashta u uronin mireseardhjen. N\u00eb fokusin e kamerave llogariteshin miliona. Pas pak hapet dritarja qendrore e kishes s\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb, ashtu si\u00e7 hap krah\u00ebt \u00ebngj\u00eblli t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb qiellit lajmin e mir\u00eb t\u00eb mrekullis\u00eb. Nata i fal disa or\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lumturuar njer\u00ebzit q\u00eb presin. Lajmi p\u00ebrhapet si tuf\u00eb p\u00ebllumbash n\u00eb qiellin e lir\u00eb t\u00eb Romes. Nj\u00eb Pap\u00eb polak, i pari nga nj\u00eb vend komunist, i pari jo italian pas vitit 1522 dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ri 59 vje\u00e7, i pari pas vitit 1846.<br \/>\nDritarja merr ndri\u00e7im me t\u00eb plot\u00eb. Papa Gjon Pali i II-t\u00eb merr fjalen pas lajmit t\u00eb Kardinal Felicit.<br \/>\n\u201cQoft\u00eb levdue Jezu Krishti\u2026E k\u00ebshtu un\u00eb pra paraqitem para jush p\u00ebr t\u00eb rrefyer p\u00ebr besimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashket, shpresen ton\u00eb, besimin tek Nena e Krishtit dhe kisha me ndihmen e Zotit dhe me ndihmen e njer\u00ebrzve!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>PARA GAZETAREVE<\/strong><\/p>\n<p>Me 28 tetor 1978 Papa Gjon Pali i II-t\u00eb pret n\u00eb audiencen e Tij n\u00eb Vatikam 1500 gazetar\u00eb nga t\u00eb gjitha gazetat dhe stacionet televizive nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr q\u00eb zgjati dy or\u00eb e gjysem. Ishte nj\u00eb risi p\u00ebr Selin\u00eb e Sh\u00ebnjt\u00eb mbasi nuk ishte d\u00ebgjuar q\u00eb Papa i Rom\u00ebs t\u00eb flas\u00eb direkt me gazetar\u00ebt dhe t\u00eb ishte p\u00ebrballe mediave presticioze. Nj\u00eb vision i ri p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe lirit\u00eb e t\u00eb drejtat njer\u00ebzore n\u00eb misionin e gazetarit.<br \/>\nE merr fjalen Papa ashtu me but\u00ebsin\u00eb e maturin\u00eb e Tij t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr \u00e7eshtje t\u00eb prekshme p\u00ebr shpirtin e njeriut. N\u00eb fillim nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb mir\u00ebsjellje p\u00ebr profecit\u00eb fallse q\u00eb kan\u00eb mbushur gazetat n\u00eb vigjilje t\u00eb Konklav\u00ebs. Gj\u00ebrat shpesh jan\u00eb me t\u00eb thjeshta se sa ne i mendojm\u00eb. Pastaj direkt n\u00eb esenc\u00eb p\u00ebr profesionin e gazetarit:<br \/>\n\u201cJu jeni xheloze p\u00ebr lirin\u00eb e informacionit dhe t\u00eb shprehjes dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb keni t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebrdoreni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb zbuluar nga af\u00ebr t\u00eb vertet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb afruar lexuesit tuaj n\u00eb at\u00eb q\u00eb ata i ndihmon t\u00eb zbulojn\u00eb kuptimin e fundit t\u00eb jet\u00ebs dhe mister\u00ebt e Zotit, shum\u00eb af\u00ebr p\u00ebr secilin prej nesh. Profesioni i juaj \u00ebsht\u00eb mjaft k\u00ebrkues dhe her\u00eb-her\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm. Pra dua t\u2019u them se puna juaj \u00ebsht\u00eb aktuale dhe e bukur, ajo gre shpirtin dhe zemrat e njer\u00ebzve!\u201d<br \/>\nPastaj Papa rrjedhsh\u00ebm n\u00eb pes\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb flet, futet mes gazetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt disa i njeh me em\u00ebr.<br \/>\n-A do t\u00eb shkosh n\u00eb Poloni?<br \/>\n-Sigurisht, jo nj\u00ebher\u00eb, por sa her\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mudur!<br \/>\n-Po n\u00eb Rusi?<br \/>\n-Pa tjet\u00ebr, po t\u00eb me lejojn\u00eb!<br \/>\n-A keni veshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u ambjentuar n\u00eb Vatikan?<br \/>\n-Nese vazhdon si\u00e7 e kemi filluar, pun\u00ebt do t\u00eb ecin n\u00eb rregull!<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetar gjerman afrohet dhe i thot\u00eb: \u201cJam i lumtur se gjerman\u00ebt dhe polak\u00ebt jan\u00eb pajtuar. Dhe Papa duke i rrahur shpatullat I\u2019a kthen: \u201cPadyshim ka qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb!\u201d<br \/>\nBota po pajtohet ne grindemi! U b\u00ebne pes\u00eb vjet pa Papen Gjon Pali i II-t\u00eb q\u00eb nj\u00ebher\u00ebme me 23 prill 1993 erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe tri her\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb! Njeriu i madh i njer\u00ebzimit q\u00eb i deshi k\u00ebta dy vende t\u00eb bekuara m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do tok\u00eb tjet\u00ebr!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>TE SHKRUAJME LIBRIN E MARTIREVE<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb monografite origjinale t\u00eb botuara p\u00ebr jeten dhe veprimtarin\u00eb e Papa Gjon Palit te II-te e mbi t\u00eb gjitha mbi vizionin e tij p\u00ebr bot\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe fetare t\u00eb besimtarit, njeriu ndjehet i mahnitur p\u00ebr stoicizmin e k\u00ebtij njeriu, ku korpi i njer\u00ebzores \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar dhe sh\u00ebnjteruar n\u00eb qenien e Tij\u2026<\/p>\n<p>Ishte viti 1976. Komunist\u00ebt n\u00eb Poloni ndaluan pro\u00e7esionin katolik. Para nj\u00eb turme t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me nj\u00eb krenari t\u00eb dhimb\u00ebshme Kardinal Vojtila mbajti nj\u00eb mesh\u00eb dhe nj\u00eb fjalim: \u201cDuan t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb Zotin. E kan\u00eb hequr nga gazetat e librat. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb mbante kryqin dhe nuk pranoi ta hiqte e p\u00ebrjashtuan nga m\u00ebsimi. Vite m\u00eb pare k\u00ebto ngjarje shkruheshin n\u00eb librin e martir\u00ebve t\u00eb kishes. Sot duhet t\u00eb shkruajm\u00eb librin e martir\u00ebve modern, pasi shembuj t\u00eb till\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me koh\u00ebrenc\u00eb krishterimin e dit\u00ebve tona!<br \/>\nNe media e ne konferenca shkencore dhe historike flitet shpesh p\u00ebr p\u00ebrsekutimin e \u00e7ifut\u00ebve nga Hitleri. Kombi shqiptar z\u00eb kryet e vendit p\u00ebr ndihmen q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb \u00e7ifut\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkoheshin nga nazizmi n\u00eb Shqiperi. Madje shum\u00eb prej tyre u paisen me pasaporta shqiptare me emra musliman.<\/p>\n<p>\u00c7ifut\u00eb t para luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bote\u00ebore shiheshin me sy t\u00eb keq nga popujt europiano-verior. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb gjuanin me gur ose ofendonin n\u00eb rrug\u00eb, rriheshin nga prind\u00ebrit p\u00ebrve\u00e7 dy rasteve, kur q\u00ebllonin nj\u00eb qen zgjebarak ose nj\u00eb \u00e7ifut.<br \/>\nN\u00eb Vadovic\u00ebn me 9 mij\u00eb banor\u00eb ku banonte Vojtila ishin edhe 2 mij\u00eb \u00e7ifut. Jorek Kluger ishte njeri prej tyre, madje shok me Vojtilen n\u00eb shkollen fillore. Kurr\u00eb Vojtila nuk tha nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr te dhe sa her\u00eb u dilte n\u00eb mbrojte kur t\u00eb tjer\u00ebt i dhunonin apo p\u00ebr\u00e7monin. Erdhi dita q\u00eb u ndan\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Kluger arratiset n\u00eb Angli dhe merr n\u00ebnsht\u00ebsin\u00eb. Me 1965 gj\u00ebndet n\u00eb Rom\u00eb. Lexon n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb s\u00eb Kryepeshkopi \u00eb Polonis\u00eb Vojtila mban nj\u00eb fjalim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Koncilin e Vatikanit. Telefonon n\u00eb kolegjin polak po Vojtila nuk \u00ebsht\u00eb aty. La num\u00ebrin e telefonit dhe pas pak bie zillja: \u201cDrogi Jurku, ti je? Hajde tek un\u00eb p\u00ebr dark\u00eb!\u201d K\u00ebshtu vazhdoi shk\u00ebmbimi i letrave dhe me ato fjal\u00eb zemre u konservua miq\u00ebsia.<br \/>\nKisha, thot\u00eb Vojtila, duhet t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr njeriun sepse drejt\u00ebsia, liria paqja jan\u00eb e drejta e \u00e7do njeriu, pasi \u00e7do njeri ka dinjitetin e t\u00eb Birit t\u00eb Zotit. Mos kini frik\u00eb. Hapeni, bile shqyeni portat e Krishtit. Vetem Krishti e din \u00e7\u2019far\u00eb ka njeriu br\u00ebnda shpirtit t\u00eb tij. T\u00eb pretendosh gjith\u00e7ka e menj\u00ebher\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb humb\u00ebsh gjith\u00e7ka menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nAta q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb ose d\u00ebgjuar gjithmon\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb mahnitur nga qet\u00ebsia qe Ai manifestonte nga thjesht\u00ebsia e veprimeve dhe e mesazhit t\u00eb tij p\u00ebr gjith\u00eb njer\u00ebzimin, pavar\u00ebsisht rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb besuar nj\u00eb Zot.<br \/>\nVeprimi dhe fjala e Tij i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt tek lutja.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>SHQIPERI QENDRO NE LARTESINE E KESAJ BETEJE<\/strong><\/p>\n<p>Ati i Sh\u00ebnjt\u00eb mb\u00ebrin n\u00eb Tiran\u00eb me 25 prill 1993. N\u00eb oren 8:40 minuta zbret n\u00eb aeroportin e Rinasit dhe puth tok\u00ebn shqiptare, tok\u00ebn e atletit t\u00eb krisht\u00ebrimit dhe heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, tok\u00ebn e humanist\u00ebs dhe nan\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit Gonxhe Bojaxhiu, tok\u00ebn e martir\u00ebve t\u00eb fese\u2026<br \/>\nGjaku i 160 prift\u00ebrinj\u00ebve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb 800 vjet shkoll\u00eb n\u00eb perendim dhe 800 vjet burg, t\u00eb 28 lid\u00ebrve musliman dhe 6 meshtar\u00ebve ortodoks t\u00eb ekzekutuar nga diktatura ndjeu respektin me t\u00eb madh\u00ebrishem nga Papa Gjon Pali i II-t\u00eb. Ishte kjo mir\u00ebnjohja p\u00ebr salvimin e tok\u00ebs ton\u00eb, ndaj Ati e Sh\u00ebnjt\u00eb i ngjeu buz\u00ebt me dheun ilir me vlugun me t\u00eb \u00ebmbel p\u00ebr kryeshpirtin e njer\u00ebzimit. Ndoshta ky gjest intim dhe i hell\u00eb shpirt\u00ebror u ndje n\u00eb pulsing e zemr\u00ebs s\u00eb shqiptarit dhe besimi u shkri n\u00eb palcen e tij e dolen nga Fushe-Kruja, Vora, Durr\u00ebsi dhe gjith\u00eb linja automobilistike ishte pothujase me shqiptar\u00eb musliman at\u00eb dit\u00eb kur do t\u00eb bekohej edhe nj\u00eb her\u00eb toka shqiptare. T\u00eb gjith\u00eb pra brohorisnin t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr deri n\u00eb Sheshin \u201cSkenderbej\u201d ku vlonte k\u00ebnga e vallja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar me kryeg\u00ebzimin \u201cRri, o Zot tani q\u00eb nata mbaroi, kjo nat\u00eb historike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ja p\u00ebrs\u00ebri lindi dita\u201d<\/p>\n<p>Kam par\u00eb lot g\u00ebzimi n\u00eb syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs, kam par\u00eb burra me balle t\u00eb sh\u00ebndritura, kam par\u00eb nana me zemra t\u00eb \u00e7ilt\u00ebrta, kam par\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku q\u00eb b\u00ebsonin n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme tek nj\u00eb Zot q\u00eb ishin krah p\u00ebrkrak tok. Kam intervistuar kategori t\u00eb ndyshme njer\u00ebzish muslimane, t\u00eb cil\u00ebt i kishin ndoshta me t\u00eb bukura fjal\u00ebt se katolik\u00ebt. Ata kishin t\u00eb drejt\u00eb se me fjal\u00eb zemre po nderonin vellan\u00eb q\u00eb po b\u00ebhej me ipeshkevit\u00eb e ipeshkevijn\u00eb me Kardinalin e par\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha sh\u00ebnjterimi i drit\u00ebs po binte mbi terrin e gjat\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Autokollona e gjat\u00eb nga Lezha n\u00eb Shkod\u00ebr zon\u00eb katolike e p\u00ebrcillte Papen me ngaz\u00ebllime t\u00eb thella. N\u00eb hyrje t\u00eb Shkodr\u00ebs qyteti me 85 mij\u00eb banor\u00eb kishte boshatisur sht\u00ebpijat dhe kishte dal\u00eb n\u00eb pjacen e lir\u00eb p\u00ebr t\u2019i uruar M\u00ebk\u00ebmbesit t\u00eb Krishtit mir\u00ebseardhjen bujare dhe t\u00eb shumpritur shqiptare. Nj\u00eb grup i madh me parulla nga m\u00ebrgata e Amerik\u00ebs parakaloi q\u00eb nga kisha \u201cZonja e Shkodr\u00ebs\u201d e deri tek Kisha e Madhe, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ishte Don Anton Kcira, Dr. Gjek\u00eb Gjela, Rrok Ivezaj e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kam vrejtur musliman shkodran t\u00eb lumturuar shpirt\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb Papa po i b\u00ebnte qytetit t\u00eb tyre dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe njeri prej tyre me tha shkurt: \u201c\u2026asht dita jon\u00eb! Papa ka sjell uj\u00ebt e bekuar ta ujis\u00eb pemen e vitalitetit dhe t\u00eb harmonis\u00eb s\u00eb shqiptarit!\u201d Dhe nj\u00eb nan\u00eb plak\u00eb duke d\u00ebgjur k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb birit t\u00eb saj shtoj: \u201cSot e mrapa s\u2019kem me pas ma ndarje!\u201d<\/p>\n<p>Se ato e kishin par\u00eb kronik\u00ebn n\u00eb television. Ne aeroportoin e Tiran\u00ebs Papen e kishte pritur Nana Tereze, kryetrai i shtetit Dr. Sali Berisha, Nunci Apostolik Ivan Dias, Hafiz Sabri Koci, Kryeqjyshi bektashian Baba Reshat Bardhi\u2026t\u00eb gjith\u00eb i kishin flakur paragjykimet t\u00eb lidhura me shamin\u00eb e zakoneve t\u00eb huazuara, u shkund\u00ebn nga l\u00ebvozhgat e mbyllura dhe u \u00e7liruan nga ankthet e pashpresa t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb lam\u00eb pas dhe u mbushen me nj\u00eb p\u00ebrteritje n\u00eb drit\u00ebn e syve t\u00eb Atit t\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb. Kishte ardh\u00eb pranvera me aroma t\u00eb reja n\u00eb zgjimet e rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb vjetra.<br \/>\n\u201cHistoria e kish\u00ebs e vaditur me gjakun e martir\u00ebve tregon se vendlindja e juaj ka nj\u00eb thirrje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mikpritjen e anasjellt\u00eb e tolerancen. Uroi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrher\u00eb e me tep\u00ebr atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut nd\u00ebrfetar. A ka levdat\u00eb me t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr ju se sa t\u00eb tregoheni me gisht n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn si shembull dialogu e mir\u00ebkuptimi t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb?! Tani p\u00ebrball\u00eb jush keni nj\u00eb sfis\u00eb t\u00eb re, duhet t\u00eb veproni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb zhvillimi dhe p\u00ebrparimi i vendit tuaj n\u00eb p\u00ebrkim me ruajtjen e trash\u00ebgimis\u00eb fetare e morale, duke p\u00ebrjashtuar \u00e7do joshje t\u00eb natyr\u00ebs politike, ekonomike e fetare q\u00eb mund t\u00eb shkakatoj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje, kundravenie e ndeshje midis v\u00ebll\u00ebz\u00ebrve. Feja e vertet\u00eb nuk pranon detyrime e dhun\u00eb. Shqip\u00ebri q\u00ebndro n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj beteje!\u201d<br \/>\nPapa u lut n\u00eb gjuhen shqipe: \u201cZoti e ruajt atdheun tuaj! Zoti e mbrojt\u00eb popullin shqiptar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn!\u201d<\/p>\n<p><em>zefpergega434@hotmail.com<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pes\u00eb vjet pa dhe me Papa Gjon Palin e II-t\u00eb ZEF PERGEGA \u201cPas popullit polak me shum\u00eb dua popullin shqiptar\u2026\u201d &#8212; Gjon Pali i II-t\u00eb ME ZANIN\u2026 Me hovin e \u00ebngj\u00ebjve drejt udh\u00ebs s\u00eb misionit n\u00eb gjurm\u00ebt e Sh\u00ebn Palit n\u00eb diasporen e Amerik\u00ebs, me krah\u00ebt e Pajtor\u00ebs q\u00eb i ndjek shqiptar\u00ebt, m\u00eb ra n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pes\u00eb vjet pa dhe me Papa Gjon Palin e II-t\u00eb ZEF PERGEGA \u201cPas popullit polak me shum\u00eb dua popullin shqiptar\u2026\u201d &#8212; Gjon Pali i II-t\u00eb ME ZANIN\u2026 Me hovin e \u00ebngj\u00ebjve drejt udh\u00ebs s\u00eb misionit n\u00eb gjurm\u00ebt e Sh\u00ebn Palit n\u00eb diasporen e Amerik\u00ebs, me krah\u00ebt e Pajtor\u00ebs q\u00eb i ndjek shqiptar\u00ebt, m\u00eb ra n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-03-24T18:21:53+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA\",\"datePublished\":\"2010-03-24T18:21:53+00:00\",\"dateModified\":\"2010-03-24T18:21:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\"},\"wordCount\":2984,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\",\"name\":\"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-03-24T18:21:53+00:00\",\"dateModified\":\"2010-03-24T18:21:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pes\u00eb vjet pa dhe me Papa Gjon Palin e II-t\u00eb ZEF PERGEGA \u201cPas popullit polak me shum\u00eb dua popullin shqiptar\u2026\u201d &#8212; Gjon Pali i II-t\u00eb ME ZANIN\u2026 Me hovin e \u00ebngj\u00ebjve drejt udh\u00ebs s\u00eb misionit n\u00eb gjurm\u00ebt e Sh\u00ebn Palit n\u00eb diasporen e Amerik\u00ebs, me krah\u00ebt e Pajtor\u00ebs q\u00eb i ndjek shqiptar\u00ebt, m\u00eb ra n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-03-24T18:21:53+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA","datePublished":"2010-03-24T18:21:53+00:00","dateModified":"2010-03-24T18:21:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/"},"wordCount":2984,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/","name":"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-03-24T18:21:53+00:00","dateModified":"2010-03-24T18:21:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeriu-i-njerezimit-rrenjet-tek-urata\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJERIU I NJEREZIMIT RRENJET TEK URATA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1943"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1943"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1943\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}