{"id":1937,"date":"2012-02-26T10:09:18","date_gmt":"2012-02-26T09:09:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1937"},"modified":"2012-02-26T10:09:18","modified_gmt":"2012-02-26T09:09:18","slug":"poeti-kopshtar-i-fjaleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/","title":{"rendered":"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Th. Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Th. Kall\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>Muajin e ardhsh\u00ebm pik\u00ebrisht m\u00eb dat\u00ebn 21 mars do t\u00eb festohet kudo n\u00eb bot\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Poezis\u00eb n\u00ebn patronazhin e UNESKO-s. Kemi vite q\u00eb e festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jo vet\u00ebm me miqt\u00eb tan\u00eb poet\u00eb, t\u00eb mbledhur ashtu thjesht n\u00eb ndonj\u00eb sall\u00eb, por edhe n\u00eb auditor\u00ebt e Universitetit Fan S. Noli me student\u00ebt tan\u00eb q\u00eb aspirojn\u00eb drejt poezis\u00eb. Disa prej tyre kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb takime nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Itali dhe besoj se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb, pasi do t\u00eb matin penat me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre nga e gjith\u00eb bota. Edhe k\u00ebt\u00eb vit poet\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit p\u00ebr t\u00eb kremtuar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm nxjerr n\u00eb pah vargjet e tyre t\u00eb thurrura n\u00eb vite, por edhe vitalitetin e nj\u00ebr\u00ebs prej formave m\u00eb t\u00eb mrekullueshme t\u00eb artit q\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia.<\/p>\n<p>Fati, n\u00ebse do ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb shpesh edhe vet\u00eb ne t\u00eb ballafaqohemi me koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, n\u00eb konkurset e shumt\u00eb q\u00eb na serviren n\u00eb internet apo n\u00eb ftesat q\u00eb na vijn\u00eb. Fati na ka buz\u00ebqshur kur kemi patur rast t\u2019i takojm\u00eb shum\u00eb prej tyre edhe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Festivalin e Poetek\u00ebs q\u00eb organizohet \u00e7do vit. Nuk do t\u00eb mungojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen takimet mes poet\u00ebve n\u00eb veprimtarit\u00eb e shumta komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb tradit\u00eb, prandaj poet\u00ebt duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira debatesh n\u00eb lidhje me poezin\u00eb, me kritik\u00ebn p\u00ebr poezin\u00eb, arritjet, cil\u00ebsin\u00eb dhe jo t\u00eb mbeten pre\u2019 e disa lloj\u00eb promovimesh q\u00eb e th\u00ebn\u00eb nga shum\u00eb poet\u00eb, duket se nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb shije.<\/p>\n<p>Pas dimrit t\u00eb gjat\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pranvera dhe nuk do t\u00eb rreshtin edhe botimet e librave dhe prezantimi i tyre p\u00ebr dashamir\u00ebsit e shumt\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, prandaj le t\u00eb futim nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re, at\u00eb t\u00eb kritik\u00ebs, pas nj\u00eb dimri t\u00eb gjat\u00eb 20 vje\u00e7ar q\u00eb ende nuk e ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb fjal\u00ebn e vet p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e \u201cre\u201d. Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb tek lexoja nj\u00eb artikull n\u00eb lidhje me poezin\u00eb dhe poetin, m\u00eb shkoi n\u00eb mendje nj\u00eb thirrje q\u00eb shpresoj ta p\u00ebrkrahin t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb lloji forumi n\u00eb internet dhe q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes poetin dhe poezin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb bashk\u00eb me ndonj\u00eb sit interneti q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt, t\u00eb mund t\u00eb botojm\u00eb aforizma mbi poetin dhe poezin\u00eb. Po sjell disa th\u00ebnie t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb shquar n\u00eb shekuj, duke e bashkuar edhe z\u00ebrin tim me at\u00eb t\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb ende nuk u \u00ebsht\u00eb shuar pasioni dhe zjarri p\u00ebr poezin\u00eb, n\u00eb pritje t\u00eb prurjeve t\u00eb reja deri n\u00eb dat\u00ebn 20 mars 2012 n\u00eb adres\u00ebn a.kallco@hotmail.com.<\/p>\n<p><em>Poezia thot\u00eb shum\u00eb n\u00eb pak koh\u00eb, prosa thot\u00eb pak dhe i duhet shum\u00eb koh\u00eb<\/em>.<br \/>\n(<strong>Charles Bukowski<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poezia \u00ebsht\u00eb muzika e shpirtit<\/em>.<br \/>\n(<strong>Voltaire<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poezia i shton jet\u00eb jet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb katror<\/em>.<br \/>\n(<strong>Mario Luzi<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poezia e v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb komunikoj\u00eb edhe para se t\u00eb kuptohet<\/em>.<br \/>\n(<strong>Thomas Stearns Eliot<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Nuk do t\u2019ia arrij dot t\u2019ua shpjegoj njer\u00ebzve se poezia \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb pasioni q\u00eb ndizet<\/em>.<br \/>\n(<strong>Lord Byron<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poezia \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsia e mund\u00ebsuar<\/em>.<br \/>\n(<strong>Federico Garcia Lorca<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poezia ndodhet kudo, por vet\u00ebm pak e shohin<\/em>.<br \/>\n(<strong>L\u00e8on-Paul Fargue<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Kujtimi \u00ebsht\u00eb poezi dhe poezia nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 kujtim<\/em>.<br \/>\n(<strong>Giovanni Pascoli<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Piktura \u00ebsht\u00eb poezi e heshtur dhe poezia \u00ebsht\u00eb piktura q\u00eb flet<\/em>.<br \/>\n(<strong>Pablo Picasso<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poeti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e mbyllur brenda nj\u00eb njeriu<\/em>.<br \/>\n(<strong>Victor Hugo<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Sht\u00ebpia e poezis\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb dyer.<\/em><br \/>\n(<strong>Alda Merini<\/strong>)<\/p>\n<p><em>Poezia \u00ebsht\u00eb tingulli i t\u00eb gjitha instrumentave muzikor\u00eb t\u00eb marra s\u00eb bashku.<br \/>\nPoezia \u00ebsht\u00eb zgjimi i jet\u00ebs n\u00eb pranver\u00eb dhe lakuriq\u00ebsia e vjesht\u00ebs.<br \/>\nPoezia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuzhin\u00eb plot oreks, ku nuk mungon asnj\u00eb p\u00ebrpb\u00ebr\u00ebs.<br \/>\nPoezia \u00ebsht\u00eb shpirti sublim, q\u00eb mbledh t\u00eb gjitha dridhjet e ndjenjave t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb. <\/em><br \/>\n(<strong>Arjan Kall\u00e7o<\/strong>)<\/p>\n<p>Shpesh n\u00eb gazetat e ndryshme t\u00eb huaja gjej artikuj mbi let\u00ebrsin\u00eb, mbi shkrimtar\u00eb dhe poet\u00eb, mbi kritik\u00ebn. Dikush e quan let\u00ebrsin\u00eb ushqimin e shpirtit, shkrimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt fark\u00ebtuesit e paepur t\u00eb shpirtit dhe nd\u00ebrgjegjes dhe kritik\u00ebn, domosdoshm\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, pasi pa t\u00eb do t\u00eb mpaket, ndrydhet, do ta humb\u00eb vler\u00ebn e vet. Kan\u00eb kaluar mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb dhe let\u00ebrsia deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb fund, ka vet\u00ebm transformime dhe risi. Por cil\u00ebt e mbajn\u00eb gjall\u00eb poezin\u00eb?<\/p>\n<p>Cil\u00ebt e mbajn\u00eb gjall\u00eb proz\u00ebn? Jan\u00eb disa pyetje q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, bashk\u00eb edhe me mendime t\u00eb kritik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, do mundohemi t\u2019u japim p\u00ebrgjigje. Ekzistojn\u00eb p\u00ebrkufizime t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb shumta t\u00eb memorizuara n\u00eb kujtes\u00ebn e analeve se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia. N\u00eb ndryshim nga romani dhe proza n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ata q\u00eb i ofruan k\u00ebto p\u00ebrcaktime nuk jan\u00eb kritik\u00eb dhe teoricien\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, por vet\u00ebm dhe gjithmon\u00eb poet\u00eb. Ka shum\u00eb tekste mbi teorin\u00eb e tregimtaris\u00eb letrare, libra dhe mendimtar\u00eb q\u00eb krijuan shkolla e v\u00ebrteta t\u00eb saj, si Luk\u00e1cs, Benjamin, Bachtin, nd\u00ebrsa p\u00ebr artin poetik nuk ka asgj\u00eb t\u00eb krahasueshme me k\u00ebto lloj tekstesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr poezin\u00eb duhet t\u2019u drejtohesh edhe nj\u00eb her\u00eb v\u00ebzhgimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb poet\u00ebve ose manualeve t\u00eb thjeshta t\u00eb metrik\u00ebs, retorik\u00ebs dhe stilistik\u00ebs, pra nj\u00eb referim praktik, empirik \u2013 thot\u00eb nj\u00eb kritik italian. Midis p\u00ebrcaktimeve t\u00eb penave t\u00eb shquara po japim t\u00eb Nobelisitit italian Euxhenio Montale q\u00eb \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb dhe i sakt\u00eb: Poezia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh; \u00ebsht\u00eb muzik\u00eb e b\u00ebr\u00eb me fjal\u00eb edhe me ide: lind ashtu nga nj\u00eb intonacion fillestar q\u00eb nuk mund t\u00eb parashikohet para se t\u00eb lind\u00eb vargu i par\u00eb. Kjo th\u00ebnie i ngjan nj\u00eb traktati t\u00eb shkurt\u00ebr mbi poezin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe i p\u00ebrq\u00ebndruar. Montale e fikson syrin n\u00eb nj\u00eb element kryesor t\u00eb krijimit poetik : paparashikueshm\u00ebria. Gjuha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e fuqishme dhe e brisht\u00eb. S\u2019ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sesa ngrirja apo karbonizimi i saj, duke e b\u00ebr\u00eb mjetin e vendeve tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta \u2013 thekson kritiku.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb dhe n\u00eb reflektimet e shum\u00eb poet\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb, Montale, Sereni, Giudici, Zanzotto, Brodskij, Hughes, Milosz, Szymborska, do t\u00eb shohim sesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prerogativ\u00eb e hapjes n\u00eb lidhje me realitetin, si nj\u00eb atribut i dalluesh\u00ebm i gjuh\u00ebs poetike. Frym\u00ebzimi sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, lind nga nj\u00eb gj\u00eb e paditur q\u00eb nuk nd\u00ebrpritet \u2013 thot\u00eb poetja Nobeliste polake q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Szymborska. Prandaj i \u00e7moj shum\u00eb dy fjal\u00eb t\u00eb vogla : nuk e di. T\u00eb vogla por me krah\u00eb. Edhe poeti, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i till\u00eb, duhet t\u2019ia p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb vazhdimisht vetvetes dyfjal\u00ebshin \u201cNuk e di\u201d. Mir\u00eb paparashikueshm\u00ebria, le ta quajm\u00eb edhe parregullsi t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb matshme, na sjell drejt shp\u00ebtimit t\u00eb gjuh\u00ebs nga turpi. N\u00eb krijimin e nj\u00eb poezie raporti shkak-pasoj\u00eb \u00e7do her\u00eb thyhet dhe riformohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00eb poezi shtyhet tej territorit n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur, p\u00ebrtej premtimeve : i ruan, ushqehet, por p\u00ebrmes zhvendosjes, nj\u00eb transformimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim nj\u00eb poezi nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb thjesht nj\u00eb pasoj\u00eb e thjesht\u00eb. Jeton me sensibilitetin, bindjet, idet\u00eb edhe me ideologjit\u00eb e poetit, por nuk p\u00ebrb\u00ebn zbatimin mekanik. Era e liris\u00eb q\u00eb thith kur lexon nj\u00eb poezi, edhe n\u00eb nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb madhe shpreh\u00ebse, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb : gjuha i shp\u00ebton reaksionit zinxhirr, sipas rusit Brodskij, duke mohuar at\u00eb armik q\u00eb \u00ebsht\u00eb parap\u00ebrcaktueshm\u00ebria, me hemorragji kuptimi q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme kjo sjell.<\/p>\n<p>Kur fjal\u00ebt humbin kuptim, forca fizike merr vrull \u2013 thot\u00eb Audeni. Edhe pse kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dy luftra bot\u00ebrore dhe n\u00eb nj\u00eb shekull me dhun\u00eb t\u00eb pamas\u00eb, poeti e kishte n\u00eb mendje s\u00eb pari dimensionin individual, fjal\u00ebt e veta si ato t\u00eb \u00e7do individi. Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e viteve t\u00eb fundit, jo vet\u00ebm italiane, u kthye shpesh figura e poetit si kopshtar i gjuh\u00ebs, pra si ai q\u00eb kujdeset p\u00ebr fjal\u00ebt, jo p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb purizmit formal apo t\u00eb ruajtjes arkeologjike, por shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ruajtur aft\u00ebsin\u00eb e kuptimit.<\/p>\n<p>Dihet se gjuha e poezis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e shum\u00ebfisht\u00eb dhe komplekse q\u00eb zhvillohet n\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme, por t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, aq sa e detyrojn\u00eb lexuesin, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb, t\u00eb aktivizoj\u00eb n\u00eb maksimum aft\u00ebsit\u00eb e veta t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe perceptimit, t\u00eb mendimit dhe imagjinat\u00ebs, t\u00eb mendjes dhe zemr\u00ebs. Rryma e g\u00ebrsh\u00ebtuar e fjal\u00ebs poetike \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb pap\u00ebrcaktueshm\u00ebri; por reciprokisht arrin t\u00eb tregoj\u00eb me forc\u00eb, pa e p\u00ebrjashtuar, t\u00eb jap\u00eb receta dhe pa e d\u00ebbuar.<\/p>\n<p>Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, gjuha e poezis\u00eb zot\u00ebron padyshim nj\u00eb virtyt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kuptimit, n\u00eb kuptimin e dyfisht\u00eb q\u00eb merr, q\u00eb fut brenda vetes, q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe q\u00eb kupton, q\u00eb tregon zgjuarsi jo vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat, por edhe p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn, nga ana tjet\u00ebr. T\u00eb kthehemi tek krijimi poetik dhe tek ai lloj skartimi t\u00eb paparashikuar q\u00eb sipas Montales i paraprin lindjes s\u00eb nj\u00eb poezie. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb diskriminuese. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb poezia lind nga posht\u00eb, nga nj\u00eb situat\u00eb ekstreme e hapjes dhe deri \u00e7orientim ndaj realitetit.<\/p>\n<p>Por megjith\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb zakonshme, kodi i madh i poezis\u00eb, p\u00ebrmes aft\u00ebsis\u00eb qeveris\u00ebse t\u00eb poetit, duhet t\u00eb rifutet n\u00eb loj\u00eb, i bashk\u00ebmatur sa her\u00eb nga fillimi me paparashikime lakuriqe. Shkendija, qarku i shkurt\u00ebr, fokusimi, cilado qoft\u00eb natyra, nuk mund t\u00eb dal\u00eb nga kjo perspektiv\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht e nevoj\u00ebs dhe e i gadishm\u00ebris\u00eb ndaj situat\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb. P\u00ebrvoja ndaj paragjykimeve, kjo \u00ebsht\u00eb rifutja n\u00eb loj\u00eb. Prandaj poezia, ky p\u00ebrbind\u00ebsh i \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb latinisht do t\u00eb thot\u00eb mrekulli, i lindur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb parregullt dhe g\u00ebrmuq, gjendet p\u00ebr nga natyra e vet t\u00eb formoj\u00eb modelin e referimit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr etik\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr praktik\u00ebn ton\u00eb dhe jo verbale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Th. Kall\u00e7o Muajin e ardhsh\u00ebm pik\u00ebrisht m\u00eb dat\u00ebn 21 mars do t\u00eb festohet kudo n\u00eb bot\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Poezis\u00eb n\u00ebn patronazhin e UNESKO-s. Kemi vite q\u00eb e festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jo vet\u00ebm me miqt\u00eb tan\u00eb poet\u00eb, t\u00eb mbledhur ashtu thjesht n\u00eb ndonj\u00eb sall\u00eb, por edhe n\u00eb auditor\u00ebt e Universitetit Fan S. Noli me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1937","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Th. Kall\u00e7o Muajin e ardhsh\u00ebm pik\u00ebrisht m\u00eb dat\u00ebn 21 mars do t\u00eb festohet kudo n\u00eb bot\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Poezis\u00eb n\u00ebn patronazhin e UNESKO-s. Kemi vite q\u00eb e festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jo vet\u00ebm me miqt\u00eb tan\u00eb poet\u00eb, t\u00eb mbledhur ashtu thjesht n\u00eb ndonj\u00eb sall\u00eb, por edhe n\u00eb auditor\u00ebt e Universitetit Fan S. Noli me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-26T09:09:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve\",\"datePublished\":\"2012-02-26T09:09:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/\"},\"wordCount\":1847,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/\",\"name\":\"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-26T09:09:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Th. Kall\u00e7o Muajin e ardhsh\u00ebm pik\u00ebrisht m\u00eb dat\u00ebn 21 mars do t\u00eb festohet kudo n\u00eb bot\u00eb Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Poezis\u00eb n\u00ebn patronazhin e UNESKO-s. Kemi vite q\u00eb e festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jo vet\u00ebm me miqt\u00eb tan\u00eb poet\u00eb, t\u00eb mbledhur ashtu thjesht n\u00eb ndonj\u00eb sall\u00eb, por edhe n\u00eb auditor\u00ebt e Universitetit Fan S. Noli me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-26T09:09:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve","datePublished":"2012-02-26T09:09:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/"},"wordCount":1847,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/","name":"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-02-26T09:09:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/poeti-kopshtar-i-fjaleve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Poeti, kopshtar i fjal\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1937"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1937\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}