{"id":1875,"date":"2010-03-14T06:46:39","date_gmt":"2010-03-14T05:46:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1875"},"modified":"2010-03-14T06:46:39","modified_gmt":"2010-03-14T05:46:39","slug":"e-verteta-per-2-prillin-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/","title":{"rendered":"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991"},"content":{"rendered":"<p><strong>Intervista: Nena dhe vellai i Arben Brocit<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>arkiv<\/em>)<\/p>\n<p>M\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1991 i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb spital, sepse i kishin treguar se t\u00eb v\u00ebllan ia kishin vrar\u00eb. Artan Broci, at\u00ebher\u00eb ishte maturant, nd\u00ebrsa sot, pas 15 vjet\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7se vazhdon t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i nj\u00eb d\u00ebshmori, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nd\u00ebr gjyqtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur. Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, duket se ai jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb emri i v\u00ebllait t\u00eb mbahet mend ashtu si\u00e7 i takonte, por duke iu besuar shqisave t\u00eb veta si jurist ruan me fanatiz\u00ebm nj\u00eb kopje t\u00eb dosjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg\" border=\"0\" alt=\"Arben Broci\" width=\"350\" \/><br \/>\n<strong>Portret, Arben Broci<\/strong><\/p>\n<p>Madje m\u00eb shum\u00eb se aq, ai e ka shum\u00ebfishuar at\u00eb n\u00eb disa kopje duke ruajtur k\u00ebshtu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb asaj dite. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cTirana Observer\u201d, gjyqtari rr\u00ebfen se e di se Masakra e 2 Prillit ishte p\u00ebrgatitur n\u00eb kulisat e Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><em>N\u00eb prillin e k\u00ebtij viti mbushen plot 15 vjet q\u00eb nga dita ku ndodhi ngjarja. Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb ju vjen nd\u00ebrmend kur e kujtoni at\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ndjej dhimbje, pasi humba njeriun m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb kisha. Ne ishim dy v\u00ebllez\u00ebr dhe, si dy krah\u00ebt e nj\u00eb trupi q\u00eb harmonizohen n\u00eb jet\u00eb, ishte dhe v\u00ebllaz\u00ebria e jon\u00eb. Me vdekjen e Arbenit mund t\u00eb them q\u00eb e kam humbur nj\u00eb krah.<\/p>\n<p><em>Ku ndodheshit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe?<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ndodhesha n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes, n\u00eb Shkod\u00ebr ku vazhdoja studimet n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb vitin e kat\u00ebrt.<\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb vitet e fundit sikur \u00ebsht\u00eb harruar ngjarja e r\u00ebnd\u00eb e 2 Prillit. Sipas jush, p\u00ebrse ka ndodhur kjo?<\/em><\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb \u00e7do ngjarje ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj historike, po k\u00ebshtu ka hyr\u00eb dhe 2 Prilli 1991, si dita q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnonte fundin e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Mbas ngjarjeve n\u00eb Rumani u kuptua se sistemet diktatoriale nuk largoheshin n\u00eb rrug\u00eb demokratike, por me revolucione popullore, si\u00e7 ishte dhe 2 Prilli n\u00eb Shkod\u00ebr. Por duhet theksuar gjithashtu fakti se gjat\u00eb 15 viteve n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur edhe mjaft ngjarje t\u00eb tjera mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si p.sh. Tragjedia e Otrantos, ngjarjet e vitit \u201997, vrasja e liderit t\u00eb PD-s\u00eb, Azem Hajdari n\u00eb \u201998, Tragjedia e 9 Janarit etj. Dhe nga kjo pik\u00ebpamje do t\u00eb thosha se ngjarjet kan\u00eb ardhur duke i l\u00ebn\u00eb vendin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe nuk do t\u00eb thosha se ato jan\u00eb harruar.<\/p>\n<p><em>V\u00ebllai juaj ishte nj\u00eb nga drejtuesit e l\u00ebvizjeve kund\u00ebr sistemit. A bisedonit me t\u00eb n\u00eb lidhje me problemet e koh\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>Sigurisht, Arbeni ishte nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt dhe themeluesit e PD-s\u00eb dhe protagonist i l\u00ebvizjeve studentore. Ai dhe un\u00eb u formuam dhe u rrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb familje disident\u00ebsh politik\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb asaj kohe dhe vazhdimisht diskutonim ngjarjet e zhvillimet e ndryshme t\u00eb asaj kohe n\u00eb vend, por edhe me gjer\u00eb, pasi mbaj mend se kishim mbi 3-4 vite q\u00eb s\u00eb bashku d\u00ebgjonim \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d apo ndonj\u00eb stacion tjet\u00ebr radiofonik t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><em>A mund t\u00eb na risillni bised\u00ebn e fundit q\u00eb keni shk\u00ebmbyer me Arbenin?<\/em><\/p>\n<p>Mbaj mend se diskutimin e fundit me t\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb nat\u00ebn e 1 prillit, mbas nj\u00eb dite t\u00eb lodhshme dhe plot me emocione p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 31 marsit. N\u00eb Shkod\u00ebr ishte p\u00ebrhapur fjala se Partia e Pun\u00ebs kishte fituar dhe se k\u00ebt\u00eb fitore e kishte arritur me manipulimin e votave. Qytetar\u00ebt shkodran\u00eb dhe t\u00eb rinjt\u00eb e gjimnazeve kishin dal\u00eb t\u00eb protestonin qet\u00ebsisht p\u00ebrpara komitetit t\u00eb partis\u00eb dhe kishte pasur p\u00ebrplasje t\u00eb vogla me policin\u00eb. Arbeni dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr ishin njoftuar nga punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar protestuesit dhe p\u00ebr t\u00eb kontrolluar situat\u00ebn, e cila, kishte t\u00eb dh\u00ebna se mund t\u00eb precipitonte t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb dat\u00ebn 2 prill, por tek ne nuk ekzistonte as ideja m\u00eb e vog\u00ebl se \u00e7far\u00eb masakre ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb kulisat e Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><em>Si kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes teje dhe Arbenit? Ju kishte shprehur ndonj\u00eb shqet\u00ebsim koh\u00ebt e fundit?<\/em><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet i kishim brilante, mbas vdekjes s\u00eb babait ton\u00eb, Beqirit, n\u00eb vitin \u201988, Beni ishte si t\u00eb thuash i pari familjes dhe p\u00ebr mua fjala e tij ishte ligj. Mbaj mend se mbas fillimit t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb dhjetorit \u201990 Beni kishte filluar t\u2018i shihte gj\u00ebrat ndryshe, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shqet\u00ebsimet e tij kishin t\u00eb b\u00ebnin pik\u00ebrisht me zhvillimin e ngjarjeve, forc\u00ebn q\u00eb kishte akoma Policia Sekrete dhe Sigurimi i Shtetit . Ne shpesh diskutonim p\u00ebr veprimet e mundshme q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmerrnin ata jo vet\u00ebm kundrejt Arbenit dhe familjes, por kundrejt t\u00eb gjith\u00eb L\u00ebvizjes Studentore.<\/p>\n<p><em>A e dinit se sa i angazhuar ishte dhe \u00e7far\u00eb pozicioni kishte v\u00ebllai juaj n\u00eb k\u00ebto l\u00ebvizje?<\/em><\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb nga nism\u00ebtaret e L\u00ebvizjes Studentore dhe nj\u00eb nga firm\u00ebtar\u00ebt e krijimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, 300 firm\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb, fill mbas takimit me z. Ramiz Alia, Arbeni n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive t\u00eb asaj kohe, ishte padyshim i pari q\u00eb do t\u00eb artikulonte shprehjet se \u201cI UROJ PARTISE TONE QE KRIJUAM SOT, NJE RRUGE SA ME TE MBARE\u201d . Mbas ngjarjeve t\u00eb Dhjetorit, Arbeni do t\u00eb caktohej nga lideri i L\u00ebvizjes, z. Azem Hajdari, si i deleguari i Grupit Nism\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb krijuar Deg\u00ebn e PD-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur programin fillestar t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth. Duhet t\u00eb theksoj k\u00ebtu se aktiviteti i tij politik ishte i shkurt\u00ebr, dhjetor \u201990 &#8211; mars \u201991, por mjaft i suksessh\u00ebm, pasi n\u00eb zgjedhjet e 31 marsit \u201991 Shkodra i nxori t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt nga PD-ja.<\/p>\n<p><em>Ju ka treguar ndonj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb objektivash kishte p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/em><\/p>\n<p>Sigurisht Arbeni po p\u00ebrfundonte Fakultetin e Inxhinieris\u00eb Mekanike pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, ishte n\u00eb vitin e 5-t\u00eb dhe krahas angazhimeve t\u00eb reja politike, primare p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb ishte mbarimi i k\u00ebtyre studimeve. Ai ishte i fejuar dhe se shpejti do t\u00eb krijonte familjen e tij, n\u00eb planin politik ishte an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe sigurisht kishte planifikuar t\u00eb vazhdonte t\u00eb kontribuonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><em>Kur e m\u00ebsuat at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb 2 prill? Si kujtohet kjo dit\u00eb n\u00eb familjen tuaj?<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vazhdoja vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs se mesme dhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb m\u00ebsimit d\u00ebgjuam t\u00eb sht\u00ebna arm\u00ebsh, kemi l\u00ebn\u00eb m\u00ebsimin dhe kemi dal\u00eb nga shkolla duke marr\u00eb drejtimin p\u00ebr n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Dikush q\u00eb nuk kam arritur ta fiksoj, por sigurisht q\u00eb na njihte t\u00eb dyve, m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb kthehesha fillimisht n\u00eb spitalin e qytetit, instinktivisht jam kthyer n\u00eb spital dhe kam gjetur familjar\u00ebt e af\u00ebrmit e mi q\u00eb m\u00eb lajm\u00ebruan se Beni ishte vrar\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb mbaj mend se m\u00eb jan\u00eb prer\u00eb gjunj\u00ebt dhe kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb, por shum\u00eb shpejt kuptova se duhej t\u00eb forcohesha dhe u ngrita p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuraj\u00eb vetes dhe n\u00ebn\u00ebs q\u00eb erdhi aty pran\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb personalisht p\u00ebr mua do t\u00eb mbetet e pashlyer n\u00eb kujtes\u00eb.<\/p>\n<p><em>A mendoni se jan\u00eb gjetur autor\u00ebt, dhe se kan\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin e merituar?<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje relativisht e v\u00ebshtir\u00eb, pasi sot kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite dhe un\u00eb vet\u00eb jam pjes\u00eb e sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndash mendimet dhe t\u00eb gjykuarin si familjar dhe si gjykat\u00ebs, por p\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur do t\u00eb thosha se pjes\u00ebrisht Drejt\u00ebsia e ka th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><em>Dilem\u00ebn se kush i vrau protestuesit m\u00eb 2 prill e ka shuar kriminalisti Estref Myftari, sipas t\u00eb cilit autore ka qen\u00eb policia. A do t\u2019i shtonit ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebtij konkluzioni?<\/em><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb me nj\u00eb eksperienc\u00eb mbi 10 vjet si gjykat\u00ebs, kuptohet se konkluzionet e ekspert\u00ebve jan\u00eb kategorike p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, por n\u00eb rastin e Arbenit ekspert\u00ebt nuk kan\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb llojin e arm\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj, mund t\u00eb p\u00ebrcaktohej n\u00ebse i dispononte policia e Shkodr\u00ebs k\u00ebto lloje arm\u00ebsh apo jo. Kjo mbetet nj\u00eb nga dilemat e forta t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><em>A e di Artan Broci se kush ia ka vrar\u00eb v\u00ebllain?<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb di m\u00eb shum\u00eb se kaq, \u00e7\u00ebshtja nuk shtrohet dhe nuk \u00ebsht\u00eb shtruar asnj\u00ebher\u00eb se kush t\u00ebrhoqi k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn, por kush dha urdhrin dhe p\u00ebrgatiti Masakr\u00ebn e 2 Prillit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><em>A jeni interesuar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me dosjen gjith\u00eb k\u00ebto vite?<\/em><\/p>\n<p>Sigurisht ka pasur tentativa p\u00ebr t\u2019i asgj\u00ebsuar 12-13 volumet e dosjeve t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm qofshin me pushtet gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve q\u00eb kaluan apo dhe t\u00eb ndrysh\u00ebm, kuptohet q\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb tyre, por nuk jan\u00eb arritur dot se t\u00eb gjitha volumet origjinale i disponoj un\u00eb, t\u00eb cilat i kam shum\u00ebfishuar tashm\u00eb dhe n\u00eb forma dixhitale me skanim dhe ruhen n\u00eb disa kopje.<\/p>\n<p><strong><em>Tirana Observer<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>NENA E &#8220;DESHMORIT TE DEMOKRACISE&#8221;, ARBEN BROCIT, LIJE BROCI AKUZON PAS 15 VITESH:&#8221;GJYQI PER NGJARJEN E 2 PRILLIT, NJE FARSE&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p>SHKODER &#8220;Vazhdoj te jem e zhgenjyer edhe 15 vjet pas vrasjes te djalit tim, Benit&#8221;. Keshtu ka deklaruar per &#8220;Koha Jone&#8221;, Lije Broci, nena e Arben Brocit, i vrare me 2 prill te vitit 1991. Me nje plage te madhe ne zemer qe nuk mbyllet sa nena te jete gjalle, ajo rrefen disa detaje lidhur me ate qe ndodhi para dhe pas 2 prillit te atij viti te &#8220;zi&#8221;. Sipas nenes se Deshmorit te Demokracise, tre jane personat qe urdheruan vrasjen e kater te rinjve dhe plagosjen e disa dhjetra te tjereve.<\/p>\n<p>Lirie Broci akuzon si persona pergjegjes per vrasjet e 2 prillit te vitit 1991, Ramiz Aline, Fatos Nanon dhe Gramoz Rucin. Sipas saj, keta jane personat qe mbajne mbi supe kete ngjarje ndersa shton se ka njohur ne menyre te rastesishme edhe personin qe ka shtene mbi te birin. Enderron te rihape gjyqin por mbetet e zhgenjyer se si nuk eshte mundesuar kjo gje. Sipas Lije Borcit, vrasja ka qene e qellimshme. &#8220;Im bir ishte percaktuar te vritej. Ai e dinte kete dhe shpesh me thoshte se do te me vrasin nene, por ti duhet te jesh e forte. Ishte pikasur qe ne dhjetor te vitit 1990, ne takimin qe studentet e Dhjetorit, paten me presidentin e asaj kohe, Ramiz Aline. Pas fjaleve mashtruese te Alise, im bir kishte kundershtuar duke i kujtuar presidentit qellimin e atij takimi, pluralizmin.<\/p>\n<p>Kur dolen Beni me ka treguar se Ramiz Alia i kishte kapur lehte floket. Ishte nje veprim tipik i Enver Hoxhes, qe u rrihte shpatullat atyre qe donte t&#8217;i eleminonte. Beni e kishte kuptua kete dhe e ruajten rastin me 2 prill&#8221; tregon Lije Broci. Sipas saj, ajo qe ka ndodhur me pas ka qene edhe me e rende, kur, dy muaj pas ngjarjes, eshte thirrur nga Ramiz Alia. &#8220;Edhe pse nuk desha ne fillim, me pas me shtyu kurioziteti. Ai me eshte lutur te mbyll ceshtjen. Ti, me ka thene Alia, duhet te falesh, ose te dhurosh gjakun e djalit tend dhe ne mund te te pergjigjemi edhe me leke sa te duash ne milione. Ndersa une i jam pergjigjur se edhe sikur te me shtrojne ne ar te gjithe Shqiperine nga Vermoshi ne Konispol, nuk e fal gjakun e tim biri. Pas kesaj Alia me pyeti nese ndokush e dinte qe isha aty. I thashe se kam biseduar me doktorin (Berishen) dhe se kane ardhur me mua te pakten 2000 shkodrane.<\/p>\n<p>Edhe nje fije floku po te me preket do te behet nami ne Tirane. Kur dola nuk kam folur me askend deri ne Shkoder&#8221; shton me tej Lija. Ajo vazhdon te kete te njejtin mendim se gjyqi qe i eshte bere ne Shkoder ngjarjeve te 2 Prillit nuk ka qene asgje me shume se nje farse. Me pas ajo shton se &#8220;Nuk doli asnje nga te vertetat. Gjyqi dihet se u shpejtua nga qe ne, nenat e deshmoreve, e kerkuam sa me shpejt. Ata qe ishin ne banken e te akuzuarve nuk ishin pa faj. Ne radhe te pare per shkak se pranuan te qellonin me arme&#8221;. Ajo ka shprese te rihape nje gjyq, kesaj radhe te vertete. Mendon se e di se kush ia ka vrare te birin, edhe pse zbulimi ka qene nje rastesi. &#8220;Ka qene nje polic qe vinte pas 2 prillit ne shtepine time dhe vinte para gjoksit nje kuran e thoshte se ate e kishte mbrojtur ai kuran nga plumbat.<\/p>\n<p>Dy vjet me pare ne vitin 2004 teksa kam qene duke ardhur nga varrezat ky polic donte te me paguante 20 lekeshin e biletes se urbanit. I thashe te me linte te qete dhe ai reagoi shume keq. Nuk desha ta vrisja me tha. Me urdheruan. I gjithe autobusi reagoi keq. I thashe se kishte shume per te paguar dhe per kete jam e tronditur akoma. Per me teper mbante dhe akoma mban uniformen e policit, ruajtesit te rendit&#8221; thote Lije Broci. Ajo mban te njejten plage qe duket se nuk ka per t&#8217;iu sheruar kurre. Jeton ne Tirane dhe here pas here vjen ne Shkoder vetem per te shkuar ne varresa.<\/p>\n<p>&#8220;Kam shkuar edhe ne mes te plumbave ne 1997. Madje, mbaj mend se nje djale i ri me ndaloi dhe me pyeti se ku po shkoja. I thashe tek im bir, Beni. Kur mori vesh se kush isha, u foli me ze te larte shokeve dhe i urdheroi qe te mos qellonin sepse isha nena e Arben Brocit&#8221; shprehet me lot ne sy Lija. Sipas saj, Arbeni qe u vra ne lule te moshes, nuk eshte vleresuar aq sa duhet, asnjehere. Lija si nene vazhdon te jete e zhgenjyer po njesoj si pak dite pas ngjarjes edhe sot, 15 vjet me pas.<br \/>\nRudina Llazari<\/p>\n<p><strong><em>Marre nga &#8220;Koha Jone&#8221;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Sipas Ramiz Alise<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebmendjen e Ramiz Alis\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjarja e dy prillit n\u00eb Shkod\u00ebr, ku menj\u00ebher\u00eb pas fitores s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 31 marsit t\u00eb vitit 1991, pati nj\u00eb reagim n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb demonstrimi masiv, i cili p\u00ebrfundoi me vrasjen me arm\u00eb t\u00eb kat\u00ebr personave, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve Arben Broci, nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe iniciator i l\u00ebvizjes studentore. Ramiz Alia kujton se p\u00ebr ngjarjen e Shkodr\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kam marr\u00eb njoftim gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb mbledhjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor e t\u00eb K\u00ebshillit Presidencial, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb dat\u00ebn 2 prill m\u00eb 1991. Madje ai kujton se n\u00eb intervalin midis or\u00ebs 11:30-12:00, ministrin e Brendsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe, Gramoz Ru\u00e7in, e k\u00ebrkuan n\u00eb telefon me urgjenc\u00eb nga ministria q\u00eb drejtonte.<\/p>\n<p>Kur u kthye ai njoftoi se n\u00eb Shkod\u00ebr kishte pasur nj\u00eb manifestim p\u00ebrpara Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, i cili ishte djegur nga demonstruesit, se atje kishte pasur dhe t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb, nga t\u00eb cilat ishin vrar\u00eb dy njer\u00ebz dhe plagosur disa t\u00eb tjer\u00eb. Pa e mbyllur mbledhjen e K\u00ebshillit Presidencial, k\u00ebrkuan takim me Alin\u00eb, Sali Berisha e Pre\u00e7 Zogaj. Nisur nga pesha e ngjarjes, Kuvendi Popullor krijoi nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar, t\u00eb kryesuar nga deputeti Ali Alushani dhe me n\u00ebnkryetar deputetin Emin Mysliu. Por Ramiz Alia kujton se grupi Parlamentar i PD-s\u00eb nuk mbeti i k\u00ebnaqur nga hetimi i k\u00ebtij komisioni, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb sakrifikonin dhe deputetin e tyre.<\/p>\n<p><strong><em>Gazeta Ballkan<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista: Nena dhe vellai i Arben Brocit (arkiv) M\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1991 i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb spital, sepse i kishin treguar se t\u00eb v\u00ebllan ia kishin vrar\u00eb. Artan Broci, at\u00ebher\u00eb ishte maturant, nd\u00ebrsa sot, pas 15 vjet\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7se vazhdon t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i nj\u00eb d\u00ebshmori, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1875","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervista: Nena dhe vellai i Arben Brocit (arkiv) M\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1991 i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb spital, sepse i kishin treguar se t\u00eb v\u00ebllan ia kishin vrar\u00eb. Artan Broci, at\u00ebher\u00eb ishte maturant, nd\u00ebrsa sot, pas 15 vjet\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7se vazhdon t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i nj\u00eb d\u00ebshmori, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-03-14T05:46:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991\",\"datePublished\":\"2010-03-14T05:46:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/\"},\"wordCount\":2703,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/arben_broci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/\",\"name\":\"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/arben_broci.jpg\",\"datePublished\":\"2010-03-14T05:46:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/arben_broci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/arben_broci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-verteta-per-2-prillin-1991\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervista: Nena dhe vellai i Arben Brocit (arkiv) M\u00eb 2 prill t\u00eb vitit 1991 i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb spital, sepse i kishin treguar se t\u00eb v\u00ebllan ia kishin vrar\u00eb. Artan Broci, at\u00ebher\u00eb ishte maturant, nd\u00ebrsa sot, pas 15 vjet\u00ebsh, p\u00ebrve\u00e7se vazhdon t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i nj\u00eb d\u00ebshmori, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-03-14T05:46:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991","datePublished":"2010-03-14T05:46:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/"},"wordCount":2703,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/","name":"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg","datePublished":"2010-03-14T05:46:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/arben_broci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-verteta-per-2-prillin-1991\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E v\u00ebrteta p\u00ebr 2 prillin 1991"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1875\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}