{"id":1786,"date":"2010-03-05T23:15:21","date_gmt":"2010-03-05T22:15:21","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1786"},"modified":"2010-03-05T23:15:21","modified_gmt":"2010-03-05T22:15:21","slug":"politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/","title":{"rendered":"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Pre\u00e7 Zogaj\" width=\"150\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>05.03.2010<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh politik\u00eb t\u00eb jashtme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh edhe t\u00eb brendshme. Dhe anasjelltas. K\u00ebto dy fusha nd\u00ebrthuren, jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs. Por, un\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrthurje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organike, e natyrshme.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;politik\u00ebn e jashtme&#8221; q\u00eb b\u00ebhet si pjes\u00eb e luft\u00ebs politike me opozit\u00ebn, dhe opozitarizmin, p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb terren apo p\u00ebr t&#8217;iu thyer hund\u00ebt atyre q\u00eb nga Bruskeli, Uashingtoni, Roma, Parisi, Strasburgu e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo ka qen\u00eb dhe mbetet substanca e politik\u00ebs s\u00eb jashtme provinciale t\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb. Kur nisen drejt ndonj\u00eb vendi Per\u00ebndimor (me Lindjen nuk funksionon), ata kan\u00eb n\u00eb mendje pik\u00ebs\u00ebpari si t\u00eb nxjerrin ndonj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr vete n\u00eb lidhje me debatin e radh\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, si t\u00eb duken sikur bota mban an\u00ebn e tyre n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, si ta nxjerrin sa m\u00eb zbuluar shefin e opozit\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb publikut se at\u00eb nuk e do njeri e t\u00eb te tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm q\u00eb &#8220;u takuan&#8221;, nj\u00eb foto \u00e7far\u00ebdo, nj\u00eb sekuenc\u00eb filmi, ndonj\u00eb fjal\u00eb e favorshme, edhe pse fjal\u00eb kortezie e p\u00ebrgjithshme &#8211; kjo k\u00ebrkohet, kjo synohet. T\u00eb tjerat i rregullojn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ja, pra. Megjith\u00ebse zbresin n\u00eb aeroportet e Per\u00ebndimit dhe priten sipas programit sa n\u00eb nj\u00eb kryeqytet n\u00eb tjetrin, ata, me mendje dhe me zem\u00ebr jan\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, &#8220;duke p\u00ebrgjuar me \u00e7ip t\u00eb veshit se \u00e7far\u00eb po thot\u00eb Petroja&#8221;, si\u00e7 shkruante dikur Shp\u00ebtim Nazarko. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mjerisht, ata nuk arrijn\u00eb kurr\u00eb as n\u00eb Lond\u00ebr, as n\u00eb Bruksel, as n\u00eb Uashington, megjith\u00ebse fizikisht jan\u00eb atje.<\/p>\n<p>Jan\u00eb bileta t\u00eb djegura dhe valut\u00eb e djegur kot gjith\u00eb \u00e7far\u00eb shpenzohet p\u00ebr vizita t\u00eb tilla. Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb hebrenje thot\u00eb se t\u00eb shpenzosh kot do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shpenzosh p\u00ebr vesin. Pra dyfish.<\/p>\n<p>Skenat q\u00eb ilustrojn\u00eb parodin\u00eb shqiptare t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme jan\u00eb nga m\u00eb komiket dhe banalet. Ato tregohen andej k\u00ebndej p\u00ebr t\u00eb qeshur, por edhe p\u00ebr t\u00eb argumentuar shkakun e vones\u00ebs s\u00eb Shqi\u00ebpris\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e liberalizimit t\u00eb vizave dhe integrimit europian n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim kryesisht p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe jo p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara problemet e vendit t\u00eb tyre. Ky \u00ebsht\u00eb imazhi q\u00eb na ka kushtuar e na kushton. Nuk na konsiderojn\u00eb serioz\u00eb, nuk na marrin seriozisht. Kaq \u00ebsht\u00eb e gjitha. \u00c7&#8217;duhet tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit ishte vizita e kryeministrit Berisha n\u00eb Itali, takimi i tij me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb pa t\u00eb reja e ka &#8220;eklipsuar&#8221; reagimi q\u00eb shkaktoi batuta e kryeministrit italian n\u00eb lidhje me vajzat e bukura shqiptare, kur tha se p\u00ebr ato mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb n\u00eb Itali me skafe.<\/p>\n<p>Ne mund ta marrim edhe si kompliment faktin q\u00eb nj\u00eb njeri kaq i shquar i masmedias dhe politik\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Berluskoni, flet p\u00ebr bukurin\u00eb e vajzave shqiptare. Ne mund edhe t\u00eb mburremi me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pasi bukuria fem\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe nj\u00eb aset i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb e ka.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb kontekstin si u tha, batuta ishte v\u00ebrtet\u00eb e pamenduar, l\u00ebnduese, fyese, provokuese. Sepse batuta nuk i b\u00ebnte publicitet bukuris\u00eb se vajzave n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl buz\u00eb Adriatikut, por trafikimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb vjen \u00e7udi se si i kan\u00eb shp\u00ebtuar k\u00ebto fjal\u00eb Berluskonit, i cili, nuk ka d\u00ebshmuar ndonj\u00ebher\u00eb ndjenja negative p\u00ebr shqiptar\u00ebt. P\u00ebrkundrazi. Nuk i ka shkuar vall\u00eb n\u00eb mendje se po l\u00ebndon nj\u00eb popull tjet\u00ebr, se po tallet me nj\u00eb nga dramat m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb vendit fqinj?<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb kujtuar se duke folur me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb po p\u00ebrqesh &#8220;sakrific\u00ebn&#8221; disavje\u00e7are, m\u00eb sakt\u00eb arbitraritetin disavje\u00e7ar t\u00eb qeveris\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me moratoriumin e skafeve?<\/p>\n<p>Berluskoni \u00ebsht\u00eb shembulli i suksesit t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb inteligjenc\u00ebn, pra \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se flet kodra pas bregut. T\u00eb thuash nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve t\u00eb fundit, kjo nuk shkon, sepse ai po e qeveris normalisht vendin e tij t\u00eb madh.<\/p>\n<p>T\u00eb thuash se po i jepet vesit t\u00eb goj\u00ebprishjes, tani q\u00eb mosha e tij i p\u00ebrgjigjet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak fuqis\u00eb s\u00eb tij ekonomike dhe politike, as kjo nuk shkon, sepse do thoshim: Pse me vajzat e bukura shqiptare? Pse jo me t\u00eb tjera? Apo, pse jo edhe me t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Ngado q\u00eb ta marr\u00ebsh, mua nuk m\u00eb rezulton se Berluskoni ka dashur t\u00eb na fyej\u00eb, edhe pse na ka fyer dhe ka detyrimin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje.<\/p>\n<p>Ajo shprehje mendoj ka n\u00eb themel apo n\u00eb origjin\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb e takimit Berluskoni-Berisha, munges\u00ebn e t\u00eb rejave, pra nj\u00eb gjendje q\u00eb tregon n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00ebndrimin vendnum\u00ebro t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Shumica e marr\u00ebveshjeve t\u00eb firmosura solemnisht me shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pranin\u00eb e kryeministrit Italian, n\u00eb lidhje me investimet e m\u00ebdha italiane n\u00eb sektorin e energjis\u00eb alternative dhe n\u00eb parqet industriale jan\u00eb n\u00eb let\u00ebr dhe nuk ka shenja se do t\u00eb fillojn\u00eb nga puna s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb komplekse dhe do t\u00eb duhej t\u00eb trajtoheshin n\u00eb nivel kryeministrash. Italia nuk ka mundur t\u00eb na ndihmoj\u00eb si\u00e7 ka dashur, n\u00eb lidhje me liberalizimin e vizave. Nuk dihet q\u00eb Shqip\u00ebria t&#8217;i ket\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pasojat e grop\u00ebs s\u00eb zez\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike q\u00eb po hapet dita dit\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb bilanci.<\/p>\n<p>N\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e arritjeve dhe temave reale, buisin vetvetiu shakara me spec dhe pas spec. Nuk e eklipsoi batuta takimin, po s&#8217;kishte tjet\u00ebr t\u00eb re ve\u00e7 saj. Fajin nuk e ka Italia, sigurisht.<\/p>\n<p>Por, ironia \u00ebsht\u00eb se Berluskoni flet p\u00ebr trafikun e vajzave t\u00eb bukura pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur gjith\u00eb shqiptar\u00ebt po prisnin prej tij, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb prej tij, nj\u00eb lajm konkret p\u00ebr heqjen e vizave n\u00eb fillim t\u00eb muajit korrik.<br \/>\nBatuta e Berluskonit e le pa afat \u00e7\u00ebshtjen e vizave. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb batut\u00eb e kot\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb ka kuptim.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi si\u00e7 e tha, ai edhe do ta t\u00ebrhiqte, n\u00ebse jehona e indinjat\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u00eb ishte m\u00eb e madhe dhe do t\u00eb arrinte e plot\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e tij. Berisha nuk reagoi dot aty p\u00ebr aty n\u00eb Itali. N\u00eb rrethan\u00ebn ku u ndodh, realisht e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb reagonte si nj\u00eb i fyer, qoft\u00eb edhe nga pakujdesia e tjetrit.<\/p>\n<p>Por, Berisha e komprometoi pozit\u00ebn e vet n\u00eb lidhje me ngjarjen, kur u pyet nga Blendi Fevziu n\u00eb emisionin &#8220;Opinion&#8221; p\u00ebr letr\u00ebn e hapur q\u00eb shkrimtarja shqiptare Elvira Dones, me banim n\u00eb SHBA, i kishte d\u00ebrguar Silvio Berluskonit.<\/p>\n<p>N\u00eb shembullin e shkrimtares italiane, Orjana Falaci, q\u00eb e jetonte atdheun pa e banuar rregullisht, Dones kishte shkruar Berluskonit nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb sert\u00eb, por etike, q\u00eb do ta kishin n\u00ebnshkruar shumica d\u00ebrmuese e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Berisha, q\u00eb nuk ishte shpallur ende kavalier (kalor\u00ebs) at\u00eb mbr\u00ebmje, nuk foli p\u00ebr letr\u00ebn, por p\u00ebr di\u00e7ka nga marr\u00ebdh\u00ebnia private e autores me djalin e saj. Marr\u00ebdh\u00ebnia e n\u00ebn\u00ebs me f\u00ebmij\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e panjohur, shpeshher\u00eb e minuar p\u00ebr burrat.<\/p>\n<p>Por, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr, pafund\u00ebsisht e gjer\u00eb. Kryeministri preferoi t\u00eb pudroste pa nevoj\u00eb batut\u00ebn e Berluskonit, duke &#8220;denigruar&#8221; nj\u00eb prej t\u00eb paktave pena shqiptare n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb arrin t\u00eb botojn\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. E r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse? Sepse Berisha nuk ishte n\u00eb Itali p\u00ebr zhbllokimin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb let\u00ebr dhe p\u00ebr nevoja t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rr\u00ebshqitje ekonomike. Ai ishte atje para s\u00eb gjithash p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb t\u00eb brendshme, n\u00eb kuadrin e kriz\u00ebs s\u00eb fundit politike p\u00ebr kutit\u00eb. Ishte p\u00ebr &#8220;t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e Berluskonit&#8221;.<\/p>\n<p>Ai &#8220;mori mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb nga Berluskoni&#8221;. P\u00ebr \u00e7far\u00eb? K\u00ebt\u00eb nuk e thot\u00eb e s&#8217;ka p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb njeri. Por, t\u00eb gjith\u00eb duhet ta marrim me mend: P\u00ebr t\u00eb prapsur opozit\u00ebn e vendit t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebrkesat q\u00eb ajo ka shkruar n\u00eb lidhje me transparenc\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjoh\u00ebs, apo peng i k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje, q\u00eb do t&#8217;i nevojitet prap\u00eb e prap\u00eb, kryeministri nuk arrin as t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr kritike q\u00eb nj\u00eb shkrimtare shqiptare i ka d\u00ebrguar Berluskonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk jemi m\u00eb as n\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme, as t\u00eb brendshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 05.03.2010 T\u00eb b\u00ebsh politik\u00eb t\u00eb jashtme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh edhe t\u00eb brendshme. Dhe anasjelltas. K\u00ebto dy fusha nd\u00ebrthuren, jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs. Por, un\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrthurje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organike, e natyrshme. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;politik\u00ebn e jashtme&#8221; q\u00eb b\u00ebhet si pjes\u00eb e luft\u00ebs politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1786","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 05.03.2010 T\u00eb b\u00ebsh politik\u00eb t\u00eb jashtme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh edhe t\u00eb brendshme. Dhe anasjelltas. K\u00ebto dy fusha nd\u00ebrthuren, jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs. Por, un\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrthurje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organike, e natyrshme. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;politik\u00ebn e jashtme&#8221; q\u00eb b\u00ebhet si pjes\u00eb e luft\u00ebs politike [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-03-05T22:15:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme\",\"datePublished\":\"2010-03-05T22:15:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/\"},\"wordCount\":1548,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/\",\"name\":\"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-03-05T22:15:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 05.03.2010 T\u00eb b\u00ebsh politik\u00eb t\u00eb jashtme, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh edhe t\u00eb brendshme. Dhe anasjelltas. K\u00ebto dy fusha nd\u00ebrthuren, jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs. Por, un\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrthurje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organike, e natyrshme. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;politik\u00ebn e jashtme&#8221; q\u00eb b\u00ebhet si pjes\u00eb e luft\u00ebs politike [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-03-05T22:15:21+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme","datePublished":"2010-03-05T22:15:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/"},"wordCount":1548,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/","name":"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-03-05T22:15:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/politike-e-jashtme-per-politike-te-brendshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Politik\u00eb e jashtme p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1786"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1786\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}