{"id":178,"date":"2009-11-03T23:16:13","date_gmt":"2009-11-03T22:16:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=178"},"modified":"2009-11-03T23:16:13","modified_gmt":"2009-11-03T22:16:13","slug":"mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/","title":{"rendered":"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Tema<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb lajmin e sulmit t\u00eb biznesmenit Rezart Ta\u00e7i ndaj gazetarit Mero Baze. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Italian\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb lidhjen e k\u00ebtij lajmi me faktin q\u00eb ky biznesmen u shfaq disa her\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb klube t\u00eb m\u00ebdhenj italian\u00eb dhe u t\u00ebrhoq pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. <\/p>\n<p>Agjencia italiane TgCom, n\u00eb p\u00ebrcjelljen e ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shprehet se Baze \u00ebsht\u00eb autor i dhjet\u00ebra artikujve dhe emisioneve q\u00eb kan\u00eb denoncuar lidhjet e interesit mes Ta\u00e7it dhe kryeministrit Berisha, si edhe shkeljet e v\u00ebrejtura gjat\u00eb privatizimit t\u00eb ARMO-s. TgCom thekson gjithashtu se gazetari Baze \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur me kryeministrin Berisha. Lajmi i agresionit fizik ndaj drejtuesit t\u00eb emisionit \u201cFaktori Plus\u201d, i shoq\u00ebruar me d\u00ebshmit\u00eb e koleg\u00ebve t\u00eb tij, ka gjetur mbulim n\u00eb shum\u00eb medie t\u00eb rajonit, por edhe n\u00eb agjencit\u00eb prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>BBC shprehet se shkak p\u00ebr sulmin ndaj gazetarit Baze duket se kan\u00eb qen\u00eb shkrimet e vazhdueshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Ta\u00e7it, duke e akuzuar p\u00ebr afera t\u00eb shumta korruptive. Nd\u00ebrsa \u201cDeutsche Welle\u201d p\u00ebrmend edhe vler\u00ebsimin me nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb emisioni investigativ \u201cFaktori Plus\u201d mori dit\u00ebt e fundit p\u00ebr rolin e tij n\u00eb denoncimin e aferave korruptive. <\/p>\n<p>Edhe mediet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha greke kan\u00eb pasqyruar dhun\u00ebn e ushtruar ndaj drejtorit dhe botuesit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, Mero Baze, nga ana e Rezart Ta\u00e7it. K\u00ebshtu, gazeta elektronike n\u00eb Greqi, \u201cXhungla\u201d, ka pasur titull t\u00eb madh, \u201cMilioneri ka sulmuar gazetarin\u201d, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb dhunim t\u00eb hapur q\u00eb i b\u00ebhet shtypit t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe nj\u00eb nd\u00ebr televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Greqi, \u201cSKY\u201d, i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb gjer\u00eb lajmit p\u00ebr dhunimin e drejtorit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, Mero Baze, nga ana e Rezart Ta\u00e7it. \u201cBiznesmeni sulmon gazetarin\u201d, ishte titulli i shkrimit t\u00eb k\u00ebtij televizioni, n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se gazetari Mero Baze kishte botuar n\u00eb gazet\u00ebn e tij nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh, ku akuzonte kompanit\u00eb e biznesmenit p\u00ebr mospagim taksash dhe lidhje t\u00eb paligjshme me boten e krimit. \u201cIshte nj\u00eb sulm i eg\u00ebr ndaj nj\u00eb gazetari t\u00eb njohur\u201d, &#8211; vazhdonte shkrimi, q\u00eb m\u00eb pas sqaronte holl\u00ebsit\u00eb e sulmit ndaj Mero Bazes. <\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: I akuzuari p\u00ebr kontraband\u00eb nga Berisha sulmon gazetarin Mero Baze<\/p>\n<p>Mero Baze, nj\u00eb nga emrat e njohur t\u00eb shtypit shqiptar, ka mbetur mbr\u00ebm\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb sulmi t\u00eb dhunsh\u00ebm ndaj tij nga sip\u00ebrmarr\u00ebsi Rezart Ta\u00e7i. Baze ishte n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e dy gazetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Andi Bushati dhe Arban Hasani, n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, kur pran\u00eb tij \u00ebsht\u00eb afruar Ta\u00e7i, i cili pas nj\u00eb lumi ofendimesh ka nisur t\u00eb q\u00eblloj\u00eb mbi botuesin e gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d. Me t\u00eb jan\u00eb bashkuar edhe disa nga bodyguard-\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb mbi Bazen. Skena \u00ebsht\u00eb treguar p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nga koleg\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ndodheshin me Bazen n\u00eb ato momente.<\/p>\n<p>Botuesi i gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb spital me shenja dhune n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit, ku i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar kontrollit t\u00eb mjek\u00ebve duke marr\u00eb edhe kurat e para. Si opinionisti dhe drejtuesi i emisionit televiziv \u201cZon\u00eb e Ndaluar\u201d, Andi Bushati, ashtu dhe drejtuesi i televizionit \u201cVizion Plus\u201d, Arban Hasani, jan\u00eb shprehur p\u00ebr nj\u00eb akt barbar q\u00eb, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb kryer ndaj Bazes.<\/p>\n<p>Botuesi i \u201cTemA\u201d-s \u00ebsht\u00eb autor i dhjet\u00ebra shkrimeve, por edhe i disa emisioneve q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb qend\u00ebr pik\u00ebrisht praktikat e ndjekura p\u00ebr privatizimin e nd\u00ebrmarrjes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rafinimit dhe tregtimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ARMO, e cila u ble nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nga biznesmeni Rezart Ta\u00e7i, ndon\u00ebse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga nj\u00eb firm\u00eb amerikane. N\u00eb artikujt e tij, Mero Baze ka folur p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb korruptive n\u00eb k\u00ebt\u00eb privatizim, si dhe ka denoncuar ato q\u00eb i ka cil\u00ebsuar si lidhje t\u00eb interesit financiar mes sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ta\u00e7i dhe kryeministrit Berisha. K\u00ebto fakte duket t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb shkaqet e sulmit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit ndaj gazetarit Baze.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit nuk ka pasur asnj\u00eb njoftim zyrtar nga policia p\u00ebr ngjarjen, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr arrestimin e dy truprojave t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit Ta\u00e7i. Koleg\u00ebt e Mero Bazes, t\u00eb cil\u00ebt ishin me t\u00eb n\u00eb vendngjarje, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deponimin e tyre n\u00eb polici, nd\u00ebrsa dy oficer\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb spital edhe d\u00ebshmin\u00eb e vet\u00eb Bazes.<\/p>\n<p>Rezart Ta\u00e7i ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr emrat e njohur n\u00eb tregun e karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai u p\u00ebrmend n\u00eb vitin 2005 nga zoti Berisha p\u00ebrpara fitores s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb qershorit, si nj\u00eb nd\u00ebr kontrabandist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb karburanteve n\u00eb Shqip\u00ebri. Por n\u00eb vitin 2008, zoti Ta\u00e7i do t\u00eb jet\u00eb pas gjith\u00eb operacionit p\u00ebr blerjen e kompanis\u00eb ARMO, e cila fillimisht u shpall sikur i ishte besuar nj\u00eb kompanie amerikane. Sip\u00ebrmarr\u00ebsi Ta\u00e7i u b\u00eb k\u00ebshtu zot\u00ebrues i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tregut t\u00eb karburanteve dhe nd\u00ebrkoh\u00eb u kujdes p\u00ebr imazhin e kompanis\u00eb s\u00eb tij duke shpenzuar sasi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb reklama n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha mediet kryesore t\u00eb vendit. N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti madje ai hyri n\u00eb bisedime p\u00ebr blerjen edhe t\u00eb nj\u00eb klubi futbolli n\u00eb Itali, at\u00eb t\u00eb Bolonj\u00ebs, operacion nga i cili u t\u00ebrhoq pa dh\u00ebn\u00eb shpjegime 24 or\u00eb p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Mero Bazen ky nuk \u00ebsht\u00eb incidenti i par\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 makina e tij u q\u00ebllua me nj\u00eb plumb, n\u00eb rrethana q\u00eb nuk u m\u00ebsuan asnj\u00ebher\u00eb. N\u00eb vitin 2005 ai goditet nga personazhe t\u00eb lidhur me disa figura t\u00eb njohura t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tepelen\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs, makina e tij p\u00ebrfundon n\u00eb flak\u00eb papritur dhe n\u00eb rrethana gjithashtu t\u00eb pasqaruara. Nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb Ministria e Ekonomis\u00eb anulon nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar me t\u00eb p\u00ebr mjediset ku ishin vendosur zyrat e gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d dhe tipografia e saj. Policia rrethoi vendin dhe q\u00eb prej asaj kohe nuk e la m\u00eb Bazen dhe gazetar\u00ebt t\u00eb hynin. Sipas Bazes, t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me q\u00ebndrimin kritik q\u00eb ai ka mbajtur ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit, Sali Berisha.<\/p>\n<p>Balkan Insight: Gazetari shqiptar dhunohet eg\u00ebrsisht nga biznesmeni<\/p>\n<p>Nj\u00eb biznesmen me lidhje t\u00eb ngushta me kryeministrin Berisha sulmoi eg\u00ebrsisht botuesin dhe gazetarin Mero Baze t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb. Ngjarja ka ndodhur pas nj\u00eb serie t\u00eb gjat\u00eb shkrimesh dhe publikimesh q\u00eb akuzonin p\u00ebr evazion fiskal biznesmenin. <\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb bar \u201cCapriccio\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, Rezart Ta\u00e7i dhe truprojat e tij sulmuan gazetarin duke e q\u00eblluar at\u00eb eg\u00ebrsisht p\u00ebr disa minuta e duke e l\u00ebn\u00eb pa ndjenja.<\/p>\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb sulmit ishin gjithashtu edhe dy gazetar\u00eb, komentatori politik Andi Bushati dhe kryeredaktori i \u201cVizion Plus\u201d, Arban Hasani, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas d\u00ebshmuan sulmin mbi gazetarin. Baze u d\u00ebrgua n\u00eb Spitalin Ushtarak t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nat\u00ebn dhe doli prej tij pas mjekimeve t\u00eb mart\u00ebn paradite. Ai kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkrimesh kritike dhe raportimesh t\u00eb tilla n\u00eb emisionin televiziv \u201cFaktori Plus\u201d, n\u00eb \u201cVizion Plus\u201d duke akuzuar Rezart Ta\u00e7in dhe kompanin\u00eb e tij ARMO p\u00ebr evazion fiskal. <\/p>\n<p>Ve\u00e7 emisionit televiziv, Baze gjithashtu \u00ebsht\u00eb botues i gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kritike shum\u00eb e fort\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Rezart Ta\u00e7i \u00ebsht\u00eb i njohur si nj\u00eb prej biznesmen\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb rrethit t\u00eb kryeministrit Berisha. Kompania tjet\u00ebr e tij, \u201cTa\u00e7i Oil\u201d, ka shpenzuar miliona euro p\u00ebr organizmin e ndeshjeve t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb n\u00eb futboll, t\u00eb cilat kan\u00eb shkuar p\u00ebr nj\u00eb fondacion bamir\u00ebsie q\u00eb e drejton gruaja e kryeministrit. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar dje policia shqiptare tha se ajo ka arrestuar dy nga truprojat e biznesmenit dhe se vet\u00eb Rezart Ta\u00e7i \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Ta\u00e7i m\u00eb her\u00ebt kishte mohuar se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sulm. <\/p>\n<p>Unioni Shqiptar i Gazetar\u00ebve d\u00ebnoi fuqimisht sulmin ndaj Bazes dhe b\u00ebri thirrje q\u00eb fajtor\u00ebt t\u2019i dor\u00ebzohen drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto akte provojn\u00eb q\u00eb gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb \u00e7do moment nga brutaliteti dhe dhuna kriminale\u201d, &#8211; thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb nxori Unioni. \u201cFakti q\u00eb sulme t\u00eb ngjashme jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj k\u00ebtij kolegu, tregon p\u00ebr agresionin n\u00eb rritje nga njer\u00ebzit me pushtet t\u00eb fort\u00eb ekonomik\u201d, &#8211; shtoi Unioni i Gazetar\u00ebve. Sulmi i s\u00eb h\u00ebn\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i pari kund\u00ebr gazetarit. Pik\u00ebrisht n\u00eb shkurt, nj\u00eb gazet\u00eb e vog\u00ebl lokale pran\u00eb kryeministrit b\u00ebri thirrje p\u00ebr vrasjen e tij. N\u00eb detaje grafike, artikulli b\u00ebnte thirrje p\u00ebr vrasjen e Bazes, gazeta e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb sulmuar nga Berisha dit\u00eb pas dite. <\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hapim kok\u00ebn e tij, Mero duhet v\u00ebn\u00eb me shpatulla pas murit. Nj\u00eb thik\u00eb e trash\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb fytin e tij pa asnj\u00eb anestezi, k\u00ebshtu q\u00eb ai nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn efektin e qet\u00ebsuesve dhe mund t\u00eb shoh\u00eb gjith\u00e7ka\u201d, &#8211; shkruhet n\u00eb artikullin e gazet\u00ebs \u201cKoha Jon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHeqja e skalpit duhet mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb disa m\u00ebnyra, duke e p\u00ebrplasur pas murit, me \u00e7eki\u00e7 \u2026.\u201d<\/p>\n<p>Gazeta \u201cTemA\u201d e Bazes \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb shkrimet investigative, shum\u00eb prej raportimeve t\u00eb saj sulmojn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion. M\u00eb 8 janar policia zboi gazet\u00ebn nga zyrat e saj n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb qeveritare, pavar\u00ebsisht se gjykata kishte vendosur ndryshe. Makina BMW e botuesit dhe gazetarit Mero Baze u shkrumbua n\u00eb flak\u00eb nat\u00ebn e fundit t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, n\u00eb nj\u00eb sulm, t\u00eb cilin policia e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb qark t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Tema Mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb lajmin e sulmit t\u00eb biznesmenit Rezart Ta\u00e7i ndaj gazetarit Mero Baze. Italian\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb lidhjen e k\u00ebtij lajmi me faktin q\u00eb ky biznesmen u shfaq disa her\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb klube t\u00eb m\u00ebdhenj italian\u00eb dhe u t\u00ebrhoq pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. Agjencia italiane TgCom, n\u00eb p\u00ebrcjelljen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Tema Mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb lajmin e sulmit t\u00eb biznesmenit Rezart Ta\u00e7i ndaj gazetarit Mero Baze. Italian\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb lidhjen e k\u00ebtij lajmi me faktin q\u00eb ky biznesmen u shfaq disa her\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb klube t\u00eb m\u00ebdhenj italian\u00eb dhe u t\u00ebrhoq pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. Agjencia italiane TgCom, n\u00eb p\u00ebrcjelljen [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-03T22:16:13+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes\",\"datePublished\":\"2009-11-03T22:16:13+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-03T22:16:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\"},\"wordCount\":1766,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\",\"name\":\"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-11-03T22:16:13+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-03T22:16:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Tema Mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb lajmin e sulmit t\u00eb biznesmenit Rezart Ta\u00e7i ndaj gazetarit Mero Baze. Italian\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb menj\u00ebher\u00eb lidhjen e k\u00ebtij lajmi me faktin q\u00eb ky biznesmen u shfaq disa her\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb klube t\u00eb m\u00ebdhenj italian\u00eb dhe u t\u00ebrhoq pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. Agjencia italiane TgCom, n\u00eb p\u00ebrcjelljen [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-03T22:16:13+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes","datePublished":"2009-11-03T22:16:13+00:00","dateModified":"2009-11-03T22:16:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/"},"wordCount":1766,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/","name":"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-11-03T22:16:13+00:00","dateModified":"2009-11-03T22:16:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mediet-e-huaja-pasqyrojne-lajmin-per-sulmin-ndaj-mero-bazes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mediet e huaja pasqyrojn\u00eb lajmin p\u00ebr sulmin ndaj Mero Bazes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/178\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}