{"id":1765,"date":"2010-03-04T00:42:21","date_gmt":"2010-03-03T23:42:21","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1765"},"modified":"2010-03-04T00:42:21","modified_gmt":"2010-03-03T23:42:21","slug":"kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/","title":{"rendered":"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &#8220;Nexhmijes&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nard Ndoka<\/strong>, <em>03.03.2010<\/em><\/p>\n<p>Prej disa muajsh Prokuroria e Shkodr\u00ebs mban pezull nj\u00eb denoncim t\u00eb Partis\u00eb Demokristiane p\u00ebr zgjedhjet e 29 Qershorit.<\/p>\n<p>Partia Demokristiane \u00ebsht\u00eb e vetmja parti politike, q\u00eb respektoi institucionet e shtetit, duke ndjekur etapat ligjore p\u00ebr denoncimin e manipulimit t\u00eb votave kryesisht n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionet Zonale 40 e 42 t\u00eb Shkodr\u00ebs aty ku shumic\u00ebn e kishte pushteti, pra PD-ja, vendosen t\u00eb mos pranojn\u00eb v\u00ebzhguesit e koalicionit &#8220;Poli i Liris\u00eb&#8221;, duke shkelur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb haptazi Kodin Zgjedhor. Kjo \u00ebsht\u00eb prova e par\u00eb, ku pushteti nuk njeh shtetin.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb ankimim n\u00eb KQZ p\u00ebr rinum\u00ebrim t\u00eb votave n\u00eb disa kuti votimi n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs, kan\u00eb votuar dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb, por KQZ-ja ka votuar me shumic\u00eb votash kund\u00ebr ligjit, pra edhe k\u00ebtu pushteti ka injoruar shtetin dhe ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb ligjit dhe institucioneve ne b\u00ebm\u00eb ankimim n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, mbi vendimin joligjor t\u00eb KQZ-s\u00eb, por Kolegji Zgjedhor votoi p\u00ebrs\u00ebri ligjin zgjedhor dhe me shumic\u00eb votash, bllokoi rinum\u00ebrimin e votave dhe legjitimoi manipulimet e Partis\u00eb Demokratike dhe pushtetit. Faktet e m\u00ebsip\u00ebrme mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se pushteti ka b\u00ebr\u00eb &#8220;grusht shteti&#8221; ndaj shtetit gjat\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb d\u00ebshtuar zgjedhor.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb atentati t\u00eb till\u00eb ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira, ku u implikuan p\u00ebrve\u00e7 mazhoranc\u00ebs edhe institucionet e prodhuara prej saj, ne b\u00ebm\u00eb ekspertiz\u00ebn e procesit zgjedhor n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs, dhe dokumentuam me prova deformimin e vot\u00ebs s\u00eb demokristian\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i kasetave filmike n\u00eb provuam se Partis\u00eb Demokristiane i jan\u00eb vjedhur me shum\u00eb se pes\u00eb mij\u00eb vota n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, pra i \u00ebsht\u00eb vjedhur nj\u00eb mandat deputeti, nd\u00ebrsa Partia e mazhoranc\u00ebs, PD, i ka shtuar vetes m\u00eb shum\u00eb se 11 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>PDK, duke ndjekur rrug\u00ebn institucionale, ka disa muaj q\u00eb ka depozituar n\u00eb Prokurori t\u00eb gjitha provat tona t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr vjedhjen e votave, prova q\u00eb prokuroria e Rrethit Shkod\u00ebr i pranoi dhe filloi procesin hetimor, nj\u00eb proces q\u00eb duhej t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar me koh\u00eb dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr deformimin e procesit zgjedhor, duhej t\u00eb ishin nd\u00ebshkuar nga drejt\u00ebsia. K\u00ebshtu do t\u00eb ndodhte n\u00eb \u00e7do shtet normal, ku demokracia funksionon dhe pavar\u00ebsia e institucioneve \u00ebsht\u00eb e garantuar.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb gjysm\u00ebdemokracin\u00eb ton\u00eb, Prokuroria dhe institucionet e tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ndih\u00ebn t\u00eb pasigurta dhe jan\u00eb t\u00eb paafta p\u00ebr t\u00eb kryer funksionet e tyre kushtetuese.<br \/>\nNdryshe nuk ka se si shpjegohet heshtja e prokuroris\u00eb p\u00ebrball\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb vena n\u00eb dispozicion t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se prokuroria hesht, sepse pushteti ka asfiksuar shtetin, se ne nuk qeverisemi po sundohemi nga nj\u00eb individ q\u00eb ka grumbulluar n\u00eb oborrin e tij t\u00eb gjitha pushtetet. K\u00ebto jan\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar, se \u00e7far\u00eb arrin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pushtet i dal\u00eb nga zgjedhjet e manipuluara.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nj\u00eb pushtet q\u00eb paralizon shtetin q\u00eb e shtrin sundimin e vet mbi shtetin dhe e shnd\u00ebrron at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb problematik p\u00ebr qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb problematik p\u00ebr vendin, \u00ebsht\u00eb problematik p\u00ebr funksionimin e institucioneve.<\/p>\n<p>N\u00ebse institucionet kushtetuese nuk garantojn\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb kush do t&#8217;i garantojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta, si do t&#8217;i mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb drejtat e tyre? Dhe e drejta e liris\u00eb s\u00eb zgjedhjes, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, e drejt\u00eb q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb u shkel brutalisht, duke prodhuar nj\u00eb pushtet t\u00eb pavotuar.<\/p>\n<p>Si mund ta mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, kur institucionet q\u00eb duhet ta garantojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, i binden pushtetit dhe jo ligjit. Zvarritja e procesit t\u00eb hetimit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ogur shum\u00eb i keq p\u00ebr demokracin\u00eb dhe nj\u00eb sinjal q\u00eb duhet t\u00eb alarmoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, institucional dhe europian.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb qarta edhe shkaqet edhe pasojat e heshtjes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs; s\u00eb pari, Prokuroria hesht dhe p\u00ebrpiqet ta zvarris\u00eb hetimin pa fund, duke siguruar k\u00ebshtu nj\u00eb &#8220;paqe&#8221; me pushtetin dhe nj\u00eb regres me ligjin; s\u00eb dyti, nj\u00eb denoncim n\u00eb respekt t\u00eb ligjit, n\u00eb respekt t\u00eb institucioneve, n\u00eb respekt t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhej t\u00eb ecte shpejt madje shum\u00eb shpejt, pasi kriza q\u00eb po kalon vendi ka lidhje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me paraliz\u00ebn e shtetit nga pushteti; s\u00eb treti, njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, n\u00ebse qeveria nuk \u00ebsht\u00eb e kufizuar. K\u00ebtu jo vet\u00ebm q\u00eb qeveria nuk \u00ebsht\u00eb e kufizuar, por \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb uzurpatore q\u00eb po i &#8220;mbyll goj\u00ebn&#8221; \u00e7do institucioni q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb jet\u00eb i pavarur.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se ka akoma shpres\u00eb, madje mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb si opozit\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb shtetin nga pushteti, duke u dh\u00ebn\u00eb fund praktikave totalitariste t\u00eb qeverisjes dhe t\u00eb sundimit t\u00eb pushtetit mbi shtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr arritjen e k\u00ebtij objektivi thelb\u00ebsor p\u00ebr demokracin\u00eb ton\u00eb t\u00eb deformuar, s\u00eb pari, duhet t\u00eb largohet nga pushteti personi q\u00eb ka kapur peng shtetin: ai ka nj\u00eb em\u00ebr dhe ai quhet Sali Berisha; s\u00eb dyti, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb masa, sepse gjyqtar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre politike po dhunojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb; s\u00eb treti, t\u00eb gjith\u00eb ne duhet t\u00eb respektojm\u00eb shtetin dhe t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb funksional at\u00eb; s\u00eb kat\u00ebrti, t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb ta kufizojm\u00eb pushtetin e individ\u00ebve, duke garantuar funksionimin e institucioneve. \u00c7\u00ebshtja &#8220;Rruzhdija&#8221; tregoi, se segmente t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shtetit ende funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ka rastisur nj\u00eb zhvillim larg v\u00ebmendjes s\u00eb pushtetit, ka q\u00eblluar nj\u00eb prokuror i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, nuk mund t\u00eb them se cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, (megjith\u00ebse do d\u00ebshiroja shum\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn), por ama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb shteti akoma nuk ka vdekur.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 Prokuroria e Fierit hapi kutin\u00eb e &#8220;Ruzhdijes&#8221; n\u00eb Fier, ashtu me t\u00eb nj\u00ebjtin standard, madje me prova m\u00eb t\u00eb forta, edhe Prokuroria e Shkodr\u00ebs duhet t\u00eb hap\u00eb tre kutit\u00eb e &#8220;Nexhmijes&#8221;, n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Kemi informacione, se KQZ-ja nuk ka pranuar t&#8217;i v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr hetim tre kutit\u00eb e k\u00ebrkuara nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs p\u00ebr hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb problem m\u00eb vete, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kur informacioni t\u00eb jet\u00eb zyrtar.<\/p>\n<p>* Autori \u00ebsht\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokristiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nard Ndoka, 03.03.2010 Prej disa muajsh Prokuroria e Shkodr\u00ebs mban pezull nj\u00eb denoncim t\u00eb Partis\u00eb Demokristiane p\u00ebr zgjedhjet e 29 Qershorit. Partia Demokristiane \u00ebsht\u00eb e vetmja parti politike, q\u00eb respektoi institucionet e shtetit, duke ndjekur etapat ligjore p\u00ebr denoncimin e manipulimit t\u00eb votave kryesisht n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs. Komisionet Zonale 40 e 42 t\u00eb Shkodr\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1765","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &quot;Nexhmijes&quot; n\u00eb Shkod\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &quot;Nexhmijes&quot; n\u00eb Shkod\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nard Ndoka, 03.03.2010 Prej disa muajsh Prokuroria e Shkodr\u00ebs mban pezull nj\u00eb denoncim t\u00eb Partis\u00eb Demokristiane p\u00ebr zgjedhjet e 29 Qershorit. Partia Demokristiane \u00ebsht\u00eb e vetmja parti politike, q\u00eb respektoi institucionet e shtetit, duke ndjekur etapat ligjore p\u00ebr denoncimin e manipulimit t\u00eb votave kryesisht n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs. Komisionet Zonale 40 e 42 t\u00eb Shkodr\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-03-03T23:42:21+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &#8220;Nexhmijes&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr\",\"datePublished\":\"2010-03-03T23:42:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/\"},\"wordCount\":1135,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/\",\"name\":\"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e \\\"Nexhmijes\\\" n\u00eb Shkod\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-03-03T23:42:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &#8220;Nexhmijes&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e \"Nexhmijes\" n\u00eb Shkod\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e \"Nexhmijes\" n\u00eb Shkod\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nard Ndoka, 03.03.2010 Prej disa muajsh Prokuroria e Shkodr\u00ebs mban pezull nj\u00eb denoncim t\u00eb Partis\u00eb Demokristiane p\u00ebr zgjedhjet e 29 Qershorit. Partia Demokristiane \u00ebsht\u00eb e vetmja parti politike, q\u00eb respektoi institucionet e shtetit, duke ndjekur etapat ligjore p\u00ebr denoncimin e manipulimit t\u00eb votave kryesisht n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs. Komisionet Zonale 40 e 42 t\u00eb Shkodr\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-03-03T23:42:21+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &#8220;Nexhmijes&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr","datePublished":"2010-03-03T23:42:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/"},"wordCount":1135,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/","name":"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e \"Nexhmijes\" n\u00eb Shkod\u00ebr - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-03-03T23:42:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kutia-e-ruzhdijes-dhe-kutite-e-nexhmijes-ne-shkoder\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kutia e Ruzhdijes dhe kutit\u00eb e &#8220;Nexhmijes&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1765"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1765\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}