{"id":174,"date":"2009-11-03T23:08:30","date_gmt":"2009-11-03T22:08:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=174"},"modified":"2009-11-03T23:08:30","modified_gmt":"2009-11-03T22:08:30","slug":"baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/","title":{"rendered":"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mero Baze\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Enton Palushi<\/strong>, <em>kryeredaktor i gazet\u00ebs TemA<\/em><\/p>\n<p><em>Zoti Baze, nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb ngjarjes?<\/em><\/p>\n<p>Dy koleg\u00ebt e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, m\u00eb ftuan p\u00ebr nj\u00eb kafe pasi p\u00ebrfundoi emisioni \u201cZon\u00eb e Ndaluar\u201d. Shkova rreth or\u00ebs 23 tek lokali ku po m\u00eb prisnin, diku af\u00ebr bllokut. Nd\u00ebrsa po bisedonim normalisht, n\u00eb tavolin\u00eb shfaqet Rezart Ta\u00e7i nga err\u00ebsira e fundit t\u00eb lokalit. U gjend\u00ebm shum\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur dhe thjesht tentova t\u00eb t\u00ebrhiqem pas kur ai m\u00eb q\u00eblloi duke m\u00eb shar\u00eb. Por befas pash\u00eb q\u00eb tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn shembullin e pronarit t\u00eb vet nis\u00ebn t\u00eb gjuajn\u00eb. Nuk mbaj mend shum\u00eb detaje se humba vet\u00ebdijen p\u00ebr pak \u00e7aste, por me \u00e7\u2019pash\u00eb m\u00eb von\u00eb, pozicioni ku isha, m\u00eb kishte mbrojtur nga ndonj\u00eb d\u00ebmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, q\u00eb ishte para meje, ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre barrikad\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos m\u00eb q\u00eblluar dot n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><em>A dukej se sulmi ishte i menduar apo i \u00e7astit?<\/em><\/p>\n<p>Nuk di t\u00eb them sa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb i menduar, por natyrisht q\u00eb ka qen\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund ta ken\u00eb menduar dhe kan\u00eb pritur t\u00eb gjejn\u00eb rastin. M\u00ebnyra si u soll\u00ebn me dy koleg\u00ebt e mi, duke b\u00ebr\u00eb kujdes t\u00eb mos i preknin, do t\u00eb thot\u00eb se nuk jan\u00eb sjell\u00eb si vras\u00ebs t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por si mafioz\u00eb t\u00eb mir\u00ebinstruktuar. Dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar vet\u00ebm n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb kok\u00ebs, ku dhe mund t\u00eb traumatizohesh p\u00ebrjet\u00eb, ishte kriminale. Mendoj se ata kan\u00eb vendosur t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb kur kan\u00eb par\u00eb q\u00eb un\u00eb hyra n\u00eb lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendos\u00ebn t\u00eb sulmojn\u00eb, dhe na rrethuan papritur duke m\u00eb sulmuar.<\/p>\n<p><em>Sa i vet\u00ebdijsh\u00ebm keni qen\u00eb p\u00ebr rrezikun p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit?<\/em><\/p>\n<p>Rreziku i shoq\u00ebron gazetar\u00ebt si ndryshku hekurin. Sa her\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria degradon, sa her\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb ka mjedis t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, aq her\u00eb ky ndryshk priret t\u00eb sulmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb brej\u00eb profesionin e gazetarit. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb shmangim rreziqet. Jemi t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb me to. N\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb. Rrezikun nga mjedisi yn\u00eb duhet ta zhduk\u00eb shteti ligjor dhe nj\u00eb qeverisje q\u00eb jep shembull frym\u00ebzimi kund\u00ebr krimit, kund\u00ebr k\u00ebtyre personave dhe pro standardeve t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr median. Fatkeq\u00ebsisht qeveria ime dhe e bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb mi \u00ebsht\u00eb aleate e k\u00ebtij banditi, frym\u00ebzuese e keqe kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb medias dhe degraduese e standardeve t\u00eb liris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p><em>Kryeministri b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb ku d\u00ebnoi aktin e dhun\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>E d\u00ebgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqish\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb emrin e Rezart Ta\u00e7it. E di q\u00eb emri i viktim\u00ebs i krijon probleme, por s\u00eb paku emrin e kriminelit duhet ta p\u00ebrmendte dhe ta d\u00ebnonte. S\u2019ka denjuar as vet\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb deklarat\u00eb, por zyra e tij ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb mod\u00ebs kineze t\u00eb viteve \u201870 ku n\u00eb vend q\u00eb tu adresohet problemeve, flet p\u00ebr parime q\u00eb i shkel nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme t\u00eb shikosh kryeministrin e vendit t\u00ebnd n\u00eb at\u00eb pozicion, peng t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb p\u00ebrzgjedhur prej familjes s\u00eb tij p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb miliarder brenda nat\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u00c7\u2019mund t\u00eb thoni p\u00ebr reagimin politik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/em><\/p>\n<p>Nuk pres t\u00eb ngush\u00ebllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e inkriminuar \u00ebsht\u00eb politika me krimin dhe sa fuqi ka t\u00eb ndahet prej tij. Po t\u00eb lexosh deklaratat e partis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs dhe partis\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs, e kupton sa t\u00eb pafuqish\u00ebm jan\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb emrin e kriminelit dhe t\u2019i adresohen problemit me kuraj\u00eb. P\u00ebr kaq vlen reagimi politik. Vlen p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shembull frym\u00ebzimi ose model i bashk\u00ebjetes\u00ebs me krimin. Ajo \u00e7\u2019m\u00eb kujton reagimi i partis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs dhe partis\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb reagimi i njeriut n\u00eb hall, kur djali i sht\u00ebpis\u00eb kapet n\u00eb krim dhe p\u00ebrpiqesh t\u00eb mos flas\u00ebsh m\u00eb p\u00ebr djalin, por p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb atij duhet t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Ato po sillen si njer\u00ebz n\u00eb hall. Por shteti ligjor duhet t\u00eb sillet m\u00eb me dinjitet se pushteti politik.<\/p>\n<p><em>Si ka qen\u00eb reagimi i forcave t\u00eb rendit?<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse ka njer\u00ebz n\u00eb hall pas gazetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, jan\u00eb ata. Ekziston nj\u00eb polici q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e saj dhe nj\u00eb frym\u00ebzim politik kund\u00ebr misionit t\u00eb saj. Nuk mund t\u00eb thuash asgj\u00eb t\u00eb qortueshme p\u00ebr polic\u00ebt e Tiran\u00ebs si profesionist\u00eb ose njer\u00ebz kurajoz\u00eb. Ata jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por ata nuk jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb jen\u00eb polic\u00eb. Dhe ndryshe nga ne gazetar\u00ebt q\u00eb e kemi n\u00eb dor\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr ta mbrojtur apo dor\u00ebzuar, ata nuk e kan\u00eb dhe aq n\u00eb dor\u00eb lirin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb profesionist\u00eb. Ata u soll\u00ebn shum\u00eb korrekt me ngjarjen, erdh\u00ebn n\u00eb vendngjarje, m\u00eb shoq\u00ebruan n\u00eb spital dhe m\u00eb dor\u00ebzuan tek mjek\u00ebt.<\/p>\n<p>Mor\u00ebn provat dhe u larguan. Drejtori i policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm m\u00eb vizituan dhe n\u00eb spital. Pastaj m\u00eb tej ata s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb. T\u00eb vinte keq p\u00ebr ta. Rezart Ta\u00e7in nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte n\u00eb telefon dhe u tregonte se kur mund t\u00eb kishte koh\u00eb t\u00eb shkonte t\u2019i takonte. P\u00ebrfytyroni nj\u00eb shtet q\u00eb nuk ndalon dot nj\u00eb miliarder, q\u00eb i ka zyrat n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs dhe q\u00eb nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebrmend vet\u00ebm emrin e kryeministrit. Si mund t\u00eb afrohet polici tek nj\u00eb njeri q\u00eb sapo i afrohesh, b\u00ebn sikur flet n\u00eb telefon me Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p><em>Cilat mund t\u00eb jen\u00eb shkaqet q\u00eb Rezart Ta\u00e7i nuk u ndalua qysh n\u00eb fillim?<\/em><\/p>\n<p>Ata duan t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb provat. Mos harroni q\u00eb tani Minist\u00ebr i Rendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim, q\u00eb i ka shp\u00ebtuar nj\u00eb d\u00ebnimi me procedur\u00eb. Ata thjesht duan t\u00eb shikojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb tona dhe pastaj t\u00eb shpikin ose shkat\u00ebrrojn\u00eb prova t\u00eb reja p\u00ebr rrethana leht\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi. Vet\u00ebm ky regjim ka mundur t\u00eb mbyll \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb cilat bota mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb luft\u00ebra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vet\u00ebm ky regjim ka mundur t\u00eb mbyll\u00eb me procedur\u00eb gjykimin p\u00ebr vrasje t\u00eb 26 personave apo pastrime t\u00eb pastra paresh p\u00ebrmes sekser\u00ebve t\u00eb familjes n\u00eb pushtet. Mosnd\u00ebshkueshm\u00ebria e krimit \u00ebsht\u00eb identiteti i k\u00ebtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qart\u00eb e ka theksuar me d\u00ebshp\u00ebrim faktin q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri po krijohet modeli i t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebve. Rezart Ta\u00e7i, n\u00ebse m\u00eb lejohet n\u00eb krahasim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb \u201ckriminel race\u201d.<\/p>\n<p><em>Si e gjykoni solidaritetin e medias?<\/em><\/p>\n<p>As q\u00eb kam dyshuar ndonj\u00ebher\u00eb tek solidariteti i koleg\u00ebve t\u00eb mi. Nuk m\u00eb ka munguar kurr\u00eb. Edhe kur regjimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb izolojn\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrmes trustit mediatik, gazetar\u00ebt nuk e kan\u00eb braktisur nj\u00ebri- tjetrin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet q\u00eb solidariteti t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb gjest n\u00eb mb\u00ebshtetje time, por nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb frik\u00ebn dhe p\u00ebr tu shkuar deri n\u00eb fund t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb hidhura t\u00eb k\u00ebtij regjim. Solidariteti m\u00eb i madh p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shikoj sa m\u00eb pak lajme t\u00eb g\u00ebnjeshtra p\u00ebr Rezart Ta\u00e7in, sa m\u00eb pak g\u00ebnjeshtra t\u00eb paguara prej tij, sa m\u00eb pak p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar shtetin t\u00eb hetoj\u00eb evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me pushtetin. Solidaritet p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb q\u00eb koleg\u00ebt e mi t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb ka bler\u00eb pushtetin politik dhe at\u00eb publik me para q\u00eb ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptar\u00eb. Ky solidaritet m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem i dobish\u00ebm p\u00ebr koleg\u00ebt e mi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enton Palushi, kryeredaktor i gazet\u00ebs TemA Zoti Baze, nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb ngjarjes? Dy koleg\u00ebt e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, m\u00eb ftuan p\u00ebr nj\u00eb kafe pasi p\u00ebrfundoi emisioni \u201cZon\u00eb e Ndaluar\u201d. Shkova rreth or\u00ebs 23 tek lokali ku po m\u00eb prisnin, diku af\u00ebr bllokut. Nd\u00ebrsa po bisedonim normalisht, n\u00eb tavolin\u00eb shfaqet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enton Palushi, kryeredaktor i gazet\u00ebs TemA Zoti Baze, nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb ngjarjes? Dy koleg\u00ebt e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, m\u00eb ftuan p\u00ebr nj\u00eb kafe pasi p\u00ebrfundoi emisioni \u201cZon\u00eb e Ndaluar\u201d. Shkova rreth or\u00ebs 23 tek lokali ku po m\u00eb prisnin, diku af\u00ebr bllokut. Nd\u00ebrsa po bisedonim normalisht, n\u00eb tavolin\u00eb shfaqet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-03T22:08:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi\",\"datePublished\":\"2009-11-03T22:08:30+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-03T22:08:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\"},\"wordCount\":1474,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\",\"name\":\"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-03T22:08:30+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-03T22:08:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enton Palushi, kryeredaktor i gazet\u00ebs TemA Zoti Baze, nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb ngjarjes? Dy koleg\u00ebt e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, m\u00eb ftuan p\u00ebr nj\u00eb kafe pasi p\u00ebrfundoi emisioni \u201cZon\u00eb e Ndaluar\u201d. Shkova rreth or\u00ebs 23 tek lokali ku po m\u00eb prisnin, diku af\u00ebr bllokut. Nd\u00ebrsa po bisedonim normalisht, n\u00eb tavolin\u00eb shfaqet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-03T22:08:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi","datePublished":"2009-11-03T22:08:30+00:00","dateModified":"2009-11-03T22:08:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/"},"wordCount":1474,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/","name":"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg","datePublished":"2009-11-03T22:08:30+00:00","dateModified":"2009-11-03T22:08:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/baze-ky-eshte-regjimi-qe-ka-shpikur-mosndeshkimin-me-ligj-por-me-vetegjyqesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Baze: Ky \u00ebsht\u00eb regjimi q\u00eb ka shpikur mosnd\u00ebshkimin me ligj, por me vet\u00ebgjyq\u00ebsi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=174"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/174\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}