{"id":1727,"date":"2014-08-29T07:39:35","date_gmt":"2014-08-29T06:39:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1727"},"modified":"2014-08-29T07:39:35","modified_gmt":"2014-08-29T06:39:35","slug":"dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/","title":{"rendered":"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>(<em>intervist\u00eb me autorin Luigj Shyti<\/em>)<\/p>\n<blockquote><p><em>Fillimisht \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia ime q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr shtypin e dit\u00ebs me juve i nderuari Luigj Shyti.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Luigj Shyti - Dukagjini\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\n<strong>1- Pyetje: Ju jeni lindur dhe rritur n\u00eb Thethin e mrekullive natyrore. \u00c7far\u00eb kujtimesh na sjell p\u00ebr lexuesit nga ky fshat me z\u00eb dhe i njohur brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Thethi \u00ebsht\u00eb pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje nga dashurit\u00eb e mija m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Aty u linda, aty u rrita, aty mora m\u00ebsimet e para shkollor deri n\u00eb mbarim t\u00eb shkoll\u00ebs 7 vje\u00e7are, sepse ashtu ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Aty mora njohurit\u00eb e para p\u00ebr jet\u00ebn. Thethi ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fshatrat m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Ai ka vlera shoq\u00ebrore, historike, kulturore dhe turistike t\u00eb vendit ton\u00eb me vlera t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme. Thethi \u00ebsht\u00eb i banuar qysh rreth 3000 vjet m\u00eb par\u00eb. Popullimi i k\u00ebtij fshati ka rreth 300 vjet nga paraardh\u00ebs t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm. Thethi ka edhe malin e lart\u00eb ku d\u00ebbora nuk shkrin asnj\u00ebher\u00eb, ka edhe lumin e ujit e tij t\u00eb ftoht\u00eb dhe t\u00eb kristalt\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin rritet trofta e shijshme dhe shum\u00eb e sert\u00eb. N\u00eb Theth dhe rrotull tij rriten rreth 200 lloje bim\u00ebsh t\u00eb egra, mjek\u00ebsore, t\u00eb ngr\u00ebnshme dhe ngjyruese. Ka bim\u00eb endemike midis t\u00eb cilave Vulfenia e Balda\u00e7it n\u00eb Brinj\u00ebn e Shtegut t\u00eb Dhenve n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb rreth 1800 m mbi det. N\u00eb Theth ka uj\u00ebvara dhe kanione shum\u00eb t\u00eb bukura. Turizmi ka filluar mjaft her\u00ebt, por vitet e fundit ka marr\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb vrullsh\u00ebm. Pas nj\u00eb turravrap p\u00ebr tu larguar dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur vend p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, qoft\u00eb brenda vendit apo jasht\u00eb tij, vitet e fundit kan\u00eb filluar nd\u00ebrtimet dhe zgjerimet e banesave nga banor\u00ebt vendas. Pra duket se banor\u00ebt thethjan po i kthehen vendlindjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>2- Pyetje: Ju jeni nj\u00eb nd\u00ebr student\u00ebt e viteve t\u00eb kahershme t\u00eb Dukagjinit, si arrit\u00ebt t\u00eb arsimoheshit dhe si ishin ato vite?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Pasi mbarova shkoll\u00ebn 7 vje\u00e7are n\u00eb Theth n\u00eb nj\u00eb mjedis shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm, k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb vazhdoj shkoll\u00ebn e mesme, mund\u00ebsisht p\u00ebr mjek\u00ebsi ose m\u00ebsuesi. T\u00eb dyja k\u00ebto deg\u00eb i kisha me shum\u00eb qejf, por m\u00eb shum\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb. Vazhdimi i shkoll\u00ebs p\u00ebr mjek\u00ebsi nuk u b\u00eb i mundur sepse m\u00eb sa duket nuk e lejonte nj\u00eb njoll\u00eb n\u00eb biografi. M\u00eb doli e drejta p\u00ebr vazhduar shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb p\u00ebrgjithshme tre vje\u00e7are n\u00eb Durr\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ta vazhduar Institutin Pedagogjik t\u00eb Shkodr\u00ebs drejt p\u00ebr drejt. Kjo b\u00ebhej me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiteshin m\u00ebsues sa m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar zgjerimin e arsimit q\u00eb pask\u00ebsh qen\u00eb n\u00eb plan q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb t\u00eb ardhmen. Atje, pak nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb, pak se nuk e kuptuam, ve\u00e7an\u00ebrisht prind\u00ebrit, k\u00ebt\u00eb lloj\u00eb shkolle dhe dukej shum\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen, nuk u b\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb shkollohesha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Sapo mbarova shkoll\u00ebn 7 vje\u00e7are i u futa pun\u00ebs n\u00eb kooperativ\u00ebn bujq\u00ebsore, direkt n\u00eb bujq\u00ebsi. Punoja sa kisha mund\u00ebsi, por isha shum\u00eb i disiplinuar dhe krijoja marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb takonte t\u00eb punonim bashk\u00eb. Edhe sot kujtoj me shum\u00eb respekt shum\u00eb ish kooperativist\u00eb t\u00eb moshuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, q\u00eb, m\u00eb merrnin pran\u00eb pas asnj\u00eb p\u00ebrtes\u00eb dhe punonim bashk\u00eb, megjith\u00ebse ata punonin m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb dit\u00ebn e pun\u00ebs e kishim t\u00eb barabart\u00eb. Mbaja marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me m\u00ebsuesit q\u00eb kryesisht ishin nga qyteti apo zonat fushore, pavar\u00ebsisht se kisha mbaruar shkoll\u00ebn, por merresha me drejtimin e rinis\u00eb n\u00eb fshat dhe kjo m\u00eb ndihmonte edhe p\u00ebr lidhjet me shkoll\u00ebn dhe m\u00ebsuesit. Nga fundi i viteve \u201960 u shtrua detyra nga shteti q\u00eb t\u00eb shtrihej arsimi i detyruar 8 vje\u00e7ar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb arsimi i detyruar kishte kaluar nga 7 vje\u00e7ar n\u00eb 8 vje\u00e7ar. Un\u00eb nuk dija asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues i shkoll\u00ebs nga qyteti m\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb merren nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb kan\u00eb t\u00eb gjitha notat 10-ta p\u00ebr t\u00eb punuar si m\u00ebsues, pasi kuadri i deri at\u00ebhersh\u00ebm nuk i p\u00ebrballonte. Pas disa kohe dhe peripecish, q\u00eb shkon gjat\u00eb po ti kujtojm\u00eb t\u00eb gjitha, em\u00ebrohem m\u00ebsues n\u00eb fshatin Plan t\u00eb Pultit.<\/p>\n<p><strong>3- Pyetje: Keni qen\u00eb nj\u00eb i ri q\u00eb e donit dijen dhe kultur\u00ebn, lexonit, por dhe shkruanit n\u00eb organe t\u00eb ndryshme shtypi n\u00ebp\u00ebrmes t\u00eb cilave t\u00eb kam njohur n\u00eb distanc\u00eb. Shkruanit reportazhe te ndrysheme, shkrime problemore, informacione etj. Si ju lindi d\u00ebshira dhe si e kujtoni botimin tuaj t\u00eb par\u00eb?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shkruar n\u00eb shtypin e koh\u00ebs ishte q\u00eb her\u00ebt, sapo mbarova shkoll\u00ebn 7 vje\u00e7ar\u00eb dhe fillova pun\u00ebn me rinin\u00eb e fshatit. Kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb publikoja fshatin tim dhe pun\u00ebn e rinis\u00eb. Shkrimi i par\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar, dhe ky ishte i pari p\u00ebr shtypin, ka qen\u00eb p\u00ebr Thethin, ku jepej nj\u00eb informacion mbi gjendjen social kulturore t\u00eb k\u00ebtij fshati. Ja kisha d\u00ebrguar me post\u00eb t\u00eb zakonshme revist\u00eb Ylli q\u00eb botohej nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj. Ishte revist\u00eb e preferuar. Nuk kisha besim se do m\u00eb botohej, por kur e pash\u00eb t\u00eb botuar t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn u k\u00ebnaqa dhe disi mora zem\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebrs\u00ebri. M\u00eb von\u00eb kam shkruar shpesh her\u00eb sidomos n\u00eb gazet\u00ebn lokale t\u00eb Shkodr\u00ebs, por edhe \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d, \u201cYlli\u201d, \u201cBashkimi\u201d, e m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d.<\/p>\n<p><strong>4- Pyetje: Me q\u00eb jemi tek shkrimet desha t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pyetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, kur keni botuar librin e pare, \u00e7&#8217;far\u00eb kujtoni, si u ndjeve p\u00ebrpara publikut?<\/strong>&#8211; P\u00ebrgjigje: Ah, librin tim t\u00eb par\u00eb e kam botuar, von\u00eb, n\u00eb vitin 2005. Ky botim ishte nj\u00eb p\u00ebrmbledhje publicistike t\u00eb shkruara n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr Dukagjinin. Ai e ka titullin \u201cDukagjini ka vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d. Ishte nj\u00eb nxitje nga disa shok\u00eb e miq t\u00eb mij\u00eb por edhe dashamir\u00ebs t\u00eb Dukagjinit, q\u00eb m\u00eb nxit\u00ebn. Dua ta p\u00ebrmend\u00eb se mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr botimin m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb ish nx\u00ebn\u00ebsi im nga Thethi, Angjelin Vidhi. Libri u prit\u00eb mir\u00eb, mendoj un\u00eb, dhe ka qen\u00eb i k\u00ebrkuar jo vet\u00ebm nga bashk\u00ebkrahinar\u00ebt e mij\u00eb por edhe nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Jam ndjer\u00eb mir\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>5- Pyetje: Si ka qen\u00eb jeta si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs? Ku e filluat karrier\u00ebn si m\u00ebsues dhe ku e mbyll\u00ebt k\u00ebt\u00eb karrier\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Dita e par\u00eb e shkoll\u00ebs ishte me kat\u00ebr klasa kolektive, me sistem gjasht\u00eb or\u00ebsh dhe pa par\u00eb asnj\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi si kandidat p\u00ebr m\u00ebsues. Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe q\u00eb k\u00ebrkonte pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr tu p\u00ebrballuar. Em\u00ebrimi m\u00ebsues kishte edhe nj\u00eb detyrim, q\u00eb t\u00eb vazhdonim shkoll\u00ebn dhe ta merrnim brenda kat\u00ebr viteve, ose duhej t\u00eb lenim pun\u00ebn. Kjo m\u00eb p\u00eblqente, sepse kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoja, sidomos pas nj\u00eb lodhje rreth kat\u00ebr vje\u00e7are n\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb kooperativ\u00eb. Shkoll\u00ebn e mesme pedagogjike n\u00eb Shkod\u00ebr e mbarova p\u00ebr tre vjet dhe me rezultate mjaft\u00eb t\u00eb mira. Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb vazhdoj shkoll\u00ebn e lart\u00eb, por p\u00ebr dy vjet m\u00eb pengon nj\u00eb karakteristik\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb l\u00ebshonte ish sekretari i organizat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb, m\u00eb von\u00eb kolegu dhe vart\u00ebsi im. Kam mbaruar Shkoll\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr biologji \u2013 kimi, dhe k\u00ebtu me rezultate mjaft t\u00eb mira. Me mbarimin e shkoll\u00ebs nuk mbaronte edhe kualifikimi, por do t\u00eb vazhdohej me k\u00ebrkesa shum\u00eb t\u00eb forta, q\u00eb, p\u00ebrjashto problemet ideologjike t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb tjerat ishin t\u00eb domosdoshme.<br \/>\nPun\u00ebn m\u00ebsimore e mora me shum\u00eb pasion. Punova me p\u00ebrkushtim q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb m\u00ebsoja apo shkolla q\u00eb un\u00eb drejtoja t\u00eb merrte njohurit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme, dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn kur b\u00ebheshin krahasimet midis l\u00ebnd\u00ebve dhe shkollave gjithmon\u00eb isha mbi mesataren.<br \/>\nGjat\u00eb pun\u00ebs time n\u00eb frontin e edukimit, p\u00ebr rreth 32 vjet kam punuar drejtues shkolle. Kam pasur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb, krijimin e e nj\u00eb mjedisi t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin punonim, jo vet\u00ebm si godin\u00eb dhe kushte materiale por edhe shoq\u00ebrore, me q\u00ebllim q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsuesit t\u00eb vinin me qejf n\u00eb shkoll\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet midis koleg\u00ebsh, edhe kur isha m\u00ebsues i thjesht\u00eb, por akoma m\u00eb shum\u00eb kur drejtoja n\u00eb shkoll\u00eb ishin p\u00ebrpar\u00ebsia ime n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatoheshin ligjet, udh\u00ebzimet dhe urdhrat q\u00eb vinin me ndjenj\u00ebn e dashamir\u00ebsis\u00eb, pa ngritje z\u00ebri, duke qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve. N\u00eb t\u00eb gjitha shkollat q\u00eb kam punuar kam krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb edhe me komunitetin dhe k\u00ebshillat e fshatrave.<br \/>\nPuna ime n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb interesante, ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu me duket mua. Kam punuar n\u00eb t\u00eb gjitha klasat q\u00eb nga e para dhe deri n\u00eb klas\u00ebn e dymb\u00ebdhjet\u00eb, kam punuar me klasa kolektive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin shkollor para universitar, kam punuar me klasa kolektive me sistem 4 or\u00ebsh dhe me sistem 6 or\u00ebsh, kam drejtuar shkolla 8 vje\u00e7are, dhe t\u00eb mesme t\u00eb bashkuar n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrfshiheshin edhe shkolla 8 vje\u00e7are me t\u00eb gjitha klasat dhe shkolla e mesme, madje edhe me klasa paralele. Po t\u00eb ishte n\u00eb ushtri nga ushtarak i till\u00eb do t\u00eb quhej \u201cushtarak karriere\u201d.<br \/>\nPun\u00ebn m\u00ebsimore e kam mbyllur me 31 gusht 2012, pas pothuaj 45 vjet pun\u00eb. Kur po afrohej koha p\u00ebr tu ndar\u00eb nga arsimi, bisedoja me koleg\u00ebt e mij\u00eb dhe m\u00eb kujtohet nj\u00eb shprehje q\u00eb m\u00eb erdhi krejt pa pritur, q\u00eb u thash\u00eb: \u201c&#8230; m\u00eb vjen edhe keq, por edhe mir\u00eb q\u00eb po largohem\u201d. Ata filluan ta komentonin sipas d\u00ebshir\u00ebs gjithsecili. Un\u00eb u shpjegova atyre, se m\u00eb vjen keq sepse kam nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion dhe nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ndarja, nga ana tjet\u00ebr m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb po largohem pa asnj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkimore sado e vog\u00ebl, p\u00ebrkundrazi i dekoruar dy her\u00eb, po largohem pa par\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebs time n\u00eb arsim nj\u00eb aksident te nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs ku punoja, pa b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ngjarje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, pa par\u00eb asnj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb midis m\u00ebsuesve t\u00eb shkoll\u00ebs q\u00eb drejtoja. Kjo m\u00eb leht\u00ebson shpirtin dhe ndjehem mir\u00eb q\u00eb u largova k\u00ebshtu.<br \/>\nPun\u00ebn n\u00eb arsim e mbylla n\u00eb shkoll\u00ebn 9 vje\u00e7are \u201cTon\u00e7 Gjon Toma\u201d n\u00eb Rragam t\u00eb Gurit t\u00eb Zi, nj\u00eb shkoll\u00eb model me plot\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs si nga paraqitja, disiplina e pun\u00ebs, niveli i p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebsimit krahasuar kjo jo vet\u00ebm me shkollat e fshatit por edhe te qytetit, dhe mbi t\u00eb gjith\u00eb me nj\u00eb kolektiv shembullor n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. P\u00ebrulem me shum\u00eb respekt, edhe sot, p\u00ebrpara tyre.<\/p>\n<p><strong>6- Pyetje: Si je ndjer\u00eb at\u00eb dit\u00eb kur ti u ndave p\u00ebrfundimisht nga profesioni.<\/strong>&#8212; P\u00ebrgjigje: Asnj\u00eb ndarje nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. At\u00eb dit\u00eb ndarja m\u00eb shkaktoj nj\u00eb ndjenj\u00eb shpirt\u00ebrore mjaft\u00eb emocionante sa q\u00eb edhe u \u201cturp\u00ebrova\u201d sepse mu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot. N\u00eb at\u00eb ndarje p\u00ebrfundimtare, n\u00eb ata lot\u00eb, ndikuan edhe vendet e tjera t\u00eb pun\u00ebs ku kam punuar m\u00eb par\u00eb q\u00eb nga Plani n\u00eb Dukagjin q\u00eb kam filluar dhe pastaj n\u00eb disa shkolla t\u00eb Dukagjinit si m\u00ebsues e drejtues, n\u00eb Velipoj\u00eb, Karm\u00eb, Gur\u00eb t\u00eb Zi dhe s\u00eb fundmi n\u00eb Rragam. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur shum\u00eb shkurt, ato emocione, ishte nj\u00eb p\u00ebrvijim i nj\u00eb rruge 45 vje\u00e7are n\u00eb shkoll\u00eb.<br \/>\nMe q\u00eb ra fjala te dita e fundit e pun\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb, po kujtoj k\u00ebtu nj\u00eb munges\u00eb respekti nga Drejtorja e Arsimit t\u00eb Qarkut, e cila nuk erdhi dhe as nuk d\u00ebrgoi nj\u00eb njeri, n\u00eb shenj\u00eb respekti q\u00eb po largohej nj\u00eb drejtor shkolle. Por duhet th\u00ebn\u00eb se fajin e ka edhe politika q\u00eb ka hyr\u00eb thell\u00eb n\u00eb gjakun e disave t\u00eb cil\u00ebt nuk dalin dot nga ajo balt\u00eb. Megjithat\u00eb un\u00eb ja kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb asaj, me shkrim, k\u00ebt\u00eb munges\u00eb respekti p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kam m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb arsim s\u00eb ka vite ajo. Si\u00e7 e thash pak m\u00eb par\u00eb, lash\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb model, me t\u00eb gjitha klasat e fillores dhoma t\u00eb v\u00ebrteta puna p\u00ebr t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt, ciklin e lart\u00eb me gjasht\u00eb kabinete nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, sipas l\u00ebnd\u00ebve, pa asnj\u00eb xham t\u00eb thyer, me t\u00eb gjitha kushtet shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr pun\u00eb dhe edukim.<br \/>\nKam nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin e fshatit Rragam, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet personale dhe kolektive me ta, p\u00ebr kujdesin e tyre p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e shkoll\u00ebs dhe dashamir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>7- Pyetje: Ju jeni nj\u00eb qytetar i nderuar, nj\u00eb prind shembullor, nj\u00eb aktivist i pa lodhur, po kush familja e juaj?<\/strong>&#8211; P\u00ebrgjigje: Un\u00eb kam gruan dhe pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb, tashm\u00eb t\u00eb rritur relativisht. Kat\u00ebr i kemi t\u00eb martuar dhe tre prej tyre jan\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebrsa djali i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb i fejuar. Jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tri vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Un\u00eb ndjej\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr familjen time. Ajo ka qene mb\u00ebshtet\u00ebse e pa z\u00ebvend\u00ebsueshme n\u00eb jet\u00ebn dhe pun\u00ebn time. Na mungojn\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe nipat e mbesat q\u00eb jan\u00eb larg, por vin\u00eb nganj\u00ebher\u00eb dhe \u00e7mallemi me ta. Dali i vog\u00ebl ka mbaruar nj\u00eb fakultet dhe nj\u00eb doktoratur p\u00ebr bioteknologji t\u00eb avancuar, dhe tash vazhdon studimet p\u00ebr mjek\u00ebsi humane.<\/p>\n<p><strong>8- Pyetje: Tani t\u00eb riktheheshim tek q\u00ebllimi i intervist\u00ebs. Juve jeni botues i disa librave, sa \u00ebsht\u00eb numri i botimeve tuaja, \u00e7far\u00eb trajton n\u00eb vetvete \u00e7&#8217;do lib\u00ebr i shkruar nga ju?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: K\u00ebto dit\u00eb doli n\u00eb qarkullim nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr gjenez\u00ebn e Dukagjinit. Ky \u00ebsht\u00eb i pesti q\u00eb kam shkruar. Kam qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor apo organizator edhe n\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nKat\u00ebr nga librat e mij\u00eb kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr Dukagjinin. N\u00eb k\u00ebto libra flitet p\u00ebr historin\u00eb, kultur\u00ebn, natyr\u00ebn, vlerat shoq\u00ebrore dhe shkencor\u00eb q\u00eb un\u00eb kam pasur mund\u00ebsi q\u00eb ti shikoj, ti d\u00ebgjoi dhe ti p\u00ebrshkruaj. Dukagjini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb me shum\u00eb vlera n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb kan\u00eb shkruar edhe shum\u00eb e shum\u00eb, udh\u00ebtar\u00eb, gazetar\u00eb, studiues, shkenc\u00ebtar\u00eb, por nuk ka t\u00eb sosur. Sa her\u00eb shkon n\u00eb Dukagjin, qoft\u00eb vendas apo i huaj gj\u00ebn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb reja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me shum\u00eb vlera, q\u00eb ka p\u00ebrballuar shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi natyrore dhe shoq\u00ebrore, prej t\u00eb cila ka nxjerr\u00eb shum\u00eb m\u00ebsime. N\u00eb k\u00ebto libra kam trajtuar edhe probleme t\u00eb koh\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatja me t\u00eb rejat e koh\u00ebs, problemet e integrimit n\u00eb koh\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb e re, kam shkruar shum\u00eb portrete, kam dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb informacione q\u00eb ju vlejn\u00eb edhe rrug\u00ebtar\u00ebve, studiuesve e dashamir\u00ebsve t\u00eb Dukagjinit. N\u00eb k\u00ebto libra kam mbledhur nj\u00eb num\u00ebr k\u00ebng\u00ebsh lirike-erotike q\u00eb jan\u00eb k\u00ebnduar dhe k\u00ebndohen edhe sot n\u00eb Dukagjin, q\u00eb tregojn\u00eb se mal\u00ebsori dukagjinas nuk u lind p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb apo p\u00ebr tu vrar\u00eb, si\u00e7 p\u00ebrpiqen ta paraqesin ndokush, por e do jet\u00ebn, e do lirin\u00eb, e do dashurin\u00eb, e do familjen, e do p\u00ebrparimin, e do t\u00eb bukur\u00ebn.<br \/>\nNj\u00eb nga librat e mij\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim me poezi, ashtu si\u00e7 i kam ndjer\u00eb un\u00eb, t\u00eb shkruar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, por nj\u00eb pjes\u00eb e tyre i kushtohet emigracionit, k\u00ebsaj plage q\u00eb mbetet e hapur, q\u00eb ka prekur shum\u00eb e shum\u00eb familje dukagjinase dhe shqiptare.<\/p>\n<p><strong>9- Pyetje: Si jan\u00eb pritur botimet tuaja dhe a keni pasur ndonj\u00eb sponsorizim p\u00ebr botimin e tyre e, n\u00eb se ke pasur, kush jan\u00eb?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Librat e mij\u00eb jam i k\u00ebnaqur p\u00ebr pritjen q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb publiku. Mendoj se secili q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb nga k\u00ebto libra ka gjetur edhe veten e tyre brenda. Kjo mendoj se \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nN\u00eb botimin e tyre, natyrisht, m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u00eb af\u00ebrmit si dh\u00ebnd\u00ebri Alfred Kola dhe vajza Rrezearta, im v\u00eblla Gjovalini, djali i motr\u00ebs Kreshnik Vocaj, bashk\u00ebkrahinari dhe kolegu e miku im Kol\u00eb \u00c7ardaku, ish nx\u00ebn\u00ebsi im Angjelin Vidhi q\u00eb e p\u00ebrmenda edhe pak m\u00eb par\u00eb. T\u00eb gjith\u00ebve u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs me shum\u00eb respekt.<\/p>\n<p><strong>10- Pyetje: A mund t\u00eb na flas\u00ebsh pak p\u00ebr botimin t\u00ebnd t\u00eb fundit, q\u00eb nga titulli, kopertina dhe brendia e tij. Kujt i dedikohet?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Libri im q\u00eb sapo doli n\u00eb qarkullim titullohet \u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, botuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cFIORENTIA\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me 540 faqe, dhe teknikisht i punuar me shum\u00eb kujdes. Kopertina \u00ebsht\u00eb e b\u00ebr\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb tem\u00ebs q\u00eb trajtohet n\u00eb faqet e librit. Tregon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar prejardhjen e nj\u00eb krahine mjaft t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb koh\u00eb por edhe mjaft\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb i vetmi, deri tash, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, por uroj q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb i fundit. Libri trajton, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time, gjenez\u00ebn q\u00eb shum\u00eb her\u00ebt dhe n\u00eb nj\u00eb territor shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb i konceptuar nga larg af\u00ebr. P\u00ebr rreshtimin e brezave \u00ebsht\u00eb filluar nga brezi m\u00eb i ri dhe kam ecur drejt thell\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb lexuar dhe konsultuar 116 libra, prej t\u00eb cil\u00ebve 42 me autor t\u00eb huaj si dhe shum\u00eb revista, gazeta, dhe shum\u00eb materiale t\u00eb tjera arkivore. Nga k\u00ebto studime jan\u00eb grumbulluar mbi 2000 skeda. Jan\u00eb vjel\u00eb mendimet e mbi 180 personave t\u00eb moshave dhe profesioneve t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb trojet shqiptare jasht\u00eb kufijve shtet\u00ebror. K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e kan\u00eb njomur me mendimet e tyre edhe shume persona q\u00eb e kan\u00eb lexuar n\u00eb dor\u00ebshkrim, por ve\u00e7an\u00ebrisht konsulent\u00ebt e mij\u00eb Profesor As. Dr. Zef Gjeta, Profesor As. Dr. Ahmet Osja, Ndue Sanaj, Ndoc Grimaj, Alfred Haxhari, Lulash Gilaj, Zef Bari, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb ndihmuan me mendimet e tyre t\u00eb vlefshme, dhe q\u00eb i p\u00ebrsh\u00ebndes me respekt. Ky lib\u00ebr ka nj\u00eb parath\u00ebnie t\u00eb zgjeruar nga Prof. Zef Gjeta, dhe nj\u00eb mbyllje nga Alfred Haxhari t\u00eb cilat edhe analizojn\u00eb punimin por edhe hellin v\u00ebshtrimin drejt s\u00eb ardhmes.<br \/>\nKy lib\u00ebr i kushtohet brezit t\u00eb ri dhe atyre q\u00eb do t\u00eb vin\u00eb. \u00cbsht\u00eb domosdoshm\u00ebri e jona q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi, m\u00eb sa t\u00eb mundemi, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb dhe atyre q\u00eb dim\u00eb, p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>11- Pyetje: \u00c7far\u00eb tregon fotoja jote n\u00eb kopertin\u00ebn e fundit?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Kjo foto, p\u00ebr mua, ka nj\u00eb ka nj\u00eb ve\u00e7ori interesante. K\u00ebtu jam n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb. Ma b\u00ebri nj\u00eb koleg m\u00ebsues i shkoll\u00ebs Rragam me aparatin tim, sepse doja q\u00eb t\u00eb b\u00ebja disa foto t\u00eb shkoll\u00ebs dhe kolektivit. Kjo foto me sjell\u00eb kujtime nga koha e pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>12- Pyetje: Ju jeni sekretar i Shoqat\u00ebs Atdhetare Dukagjini, redaktor i gazet\u00ebs &#8220;Dukagjini&#8221;, si arrini ta p\u00ebrballoni k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb, dhe si \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi me koleg\u00ebt tuaj krijues?<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Po jam i zgjedhur q\u00eb n\u00eb themelimin e shoqat\u00ebs. Shoqata \u201cAtdhetare Dukagjini\u201d ka b\u00ebr\u00eb dhe vazhdon t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr zbulimin, ruajtjen dhe publikimin e vlerave t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebsaj krahin\u00eb me shum\u00eb vlera. P\u00ebr shoqat\u00ebn ton\u00eb, Dukagjini dhe vlerat e tij t\u00eb mira, jan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb para, p\u00ebr kryesin\u00eb e k\u00ebsaj shoqata dhe p\u00ebr gjith\u00eb shoqat\u00ebn, Dukagjini \u00ebsht\u00eb partia mbi t\u00eb gjitha partit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb shtohet v\u00ebmendja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb dhe k\u00ebta mal\u00ebsor\u00eb, dhe mb\u00ebshtesim cilin do q\u00eb punon me mir\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e k\u00ebsaj krahin\u00eb, p\u00ebr integrimin e k\u00ebtyre mal\u00ebsor\u00ebve kudo q\u00eb jetojn\u00eb. Ne kemi punuar, me sa mund\u00ebsi q\u00eb kemi, p\u00ebr t\u00eb ndikuar edhe t\u00eb emigrant\u00ebt ton\u00eb n\u00eb ruajtjen e traditave t\u00eb mira krahas atyre bashk\u00ebkohore t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pashmangshme dhe t\u00eb domosdoshme.<br \/>\nUn\u00eb p\u00ebrpiqem q\u00eb t\u00eb jap ndihmes\u00ebn time n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb brezit t\u00eb ri dhe atyre q\u00eb vin\u00eb, sepse u jemi borxh\u00eblinj\u00eb, sepse dikur do t\u00eb na gjykojn\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto duhet gjetur koh\u00eb nga i gjith\u00eb brezi i sot\u00ebm dhe ve\u00e7an\u00ebrisht intelektualet, sepse pa tjet\u00ebr q\u00eb e ardhmja mb\u00ebshtetet n\u00eb t\u00eb sotmen. E kam sh\u00ebnuar edhe n\u00eb botimin tim q\u00eb doli k\u00ebto dit\u00eb se, ata q\u00eb din\u00eb kush jan\u00eb dhe nga vin\u00eb, din\u00eb ku shkojn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb.<br \/>\nMe koleg\u00ebt e mij\u00eb krijues dhe t\u00eb shoqat\u00ebs kemi bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe pa interesa personale e politike partiake. Kjo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb shoqat\u00eb shum\u00eb solide dhe q\u00eb ka mb\u00ebshtetje t\u00eb mir\u00eb n\u00eb komunitet. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore ka ndihmuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen aq shum\u00eb botime me tem\u00eb nga Dukagjini. K\u00ebto shtojn\u00eb besimin se do t\u00eb vazhdohet puna e suksesshme edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>13- Pyetje: Un\u00eb kam pasur nderin q\u00eb t\u00eb kem t\u00eb ftuar n\u00eb emisionet e mija n\u00eb dy radio n\u00eb emigracion. Publiku ju ka vler\u00ebsuar mjaft\u00eb mir\u00eb, si nj\u00eb njeri me njohuri bashk\u00ebkohore n\u00eb shum\u00eb drejtime t\u00eb jet\u00ebs, ju siguroj q\u00eb jam ndjer\u00eb edhe un\u00eb krenar q\u00eb, Luigj Shyti, nj\u00eb djal\u00eb Dukagjinas, prej nga vi edhe un\u00eb, t\u00eb jen\u00eb vler\u00ebsuar nga d\u00ebgjuesit e shumt\u00eb. Besoj q\u00eb edhe kjo intervist\u00eb me juve do ken\u00eb lexueshm\u00ebri, do vler\u00ebsohet puna e juaj shum\u00eb vje\u00e7are.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do tu thuash lexueseve n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj interviste. \u00c7far\u00eb planesh dhe objektivash keni per te ardhmen.<\/strong><br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigje: Do t\u00eb punoj me sa mund\u00ebsi q\u00eb kam n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb familjes time, t\u00eb krahin\u00ebs prej nga rrjedh\u00eb, t\u00eb vendit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kam projekte p\u00ebr botimin e ndonj\u00eb libri me studime apo publicistik\u00eb. Interesnte besoj se do t\u00eb jen\u00eb studimi mbi bim\u00ebt mjek\u00ebsore t\u00eb Thethit, dinamika e popullsis\u00eb pas viteve \u201990 n\u00eb krahin\u00ebn e Dukagjinit, pse jo edhe ndonj\u00eb me kujtime, apo tjet\u00ebr tematik\u00eb. Gjithsesi k\u00ebto n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb dispozicion q\u00eb do t\u00eb kemi.<br \/>\nN\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi dua t\u00eb ju fal\u00ebnderoj posa\u00e7\u00ebrisht Ju zoti Gjin, q\u00eb edhe n\u00eb distanc\u00eb gjete koh\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebbiseduar bashk\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e shpejt\u00eb k\u00ebrkesa juaj p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebbiseduar, vet\u00ebm disa or\u00eb pas daljes se librit t\u00eb fundit n\u00eb qarkullim. Kam plot dy vjet q\u00eb jam n\u00eb pension dhe je i pari q\u00eb m\u00eb \u201cngacmon\u201d, me ktheve, disi, n\u00eb koh\u00ebn e rinis\u00eb dhe pun\u00ebs, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund ta kishin b\u00ebr\u00eb ata q\u00eb i kam m\u00eb af\u00ebr, nga koleg\u00eb apo ish koleg\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt apo ish bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt. Un\u00eb mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e humbur kur pasqyron edhe pak rreshta pun\u00ebn af\u00ebr 50 vje\u00e7are t\u00eb nj\u00eb kolegu apo bashk\u00ebpun\u00ebtori. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderoj ngroht\u00ebsisht i dashur Gjin.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb vure n\u00eb dispozicion t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebsaj interviste.<br \/>\nUrime p\u00ebr librin e ri. Ju faleminderit.<\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Gjin Musa<\/strong>, <em>Rom\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(intervist\u00eb me autorin Luigj Shyti) Fillimisht \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia ime q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr shtypin e dit\u00ebs me juve i nderuari Luigj Shyti. 1- Pyetje: Ju jeni lindur dhe rritur n\u00eb Thethin e mrekullive natyrore. \u00c7far\u00eb kujtimesh na sjell p\u00ebr lexuesit nga ky fshat me z\u00eb dhe i njohur brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(intervist\u00eb me autorin Luigj Shyti) Fillimisht \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia ime q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr shtypin e dit\u00ebs me juve i nderuari Luigj Shyti. 1- Pyetje: Ju jeni lindur dhe rritur n\u00eb Thethin e mrekullive natyrore. \u00c7far\u00eb kujtimesh na sjell p\u00ebr lexuesit nga ky fshat me z\u00eb dhe i njohur brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-08-29T06:39:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm\",\"datePublished\":\"2014-08-29T06:39:35+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-29T06:39:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\"},\"wordCount\":4195,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\",\"name\":\"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg\",\"datePublished\":\"2014-08-29T06:39:35+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-29T06:39:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(intervist\u00eb me autorin Luigj Shyti) Fillimisht \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia ime q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr shtypin e dit\u00ebs me juve i nderuari Luigj Shyti. 1- Pyetje: Ju jeni lindur dhe rritur n\u00eb Thethin e mrekullive natyrore. \u00c7far\u00eb kujtimesh na sjell p\u00ebr lexuesit nga ky fshat me z\u00eb dhe i njohur brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-08-29T06:39:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm","datePublished":"2014-08-29T06:39:35+00:00","dateModified":"2014-08-29T06:39:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/"},"wordCount":4195,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/","name":"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg","datePublished":"2014-08-29T06:39:35+00:00","dateModified":"2014-08-29T06:39:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luigj_shyti_dukagjini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dukagjini-rrugetim-ne-gjeneze-nje-liber-per-brezat-e-ardhshem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cDUKAGJINI \u2013 rrug\u00ebtim n\u00eb gjenez\u00eb\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1727"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}