{"id":1722,"date":"2012-02-11T14:28:30","date_gmt":"2012-02-11T13:28:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1722"},"modified":"2012-02-11T14:28:30","modified_gmt":"2012-02-11T13:28:30","slug":"nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/","title":{"rendered":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II )"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Th. Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Th. Kall\u00e7o<\/strong> dhe akademik <strong>Emilio Benvenuto<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i referohesh historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe synon t\u00eb lexosh di\u00e7ka q\u00eb lidhet me gjendjen e vendit n\u00eb vitin 1914, do t\u00eb shoh\u00ebsh se, pas viteve \u201990 ka edhe versione t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike t\u00eb fillimshekullit, Lufta e Par\u00eb bot\u00ebrore e zhyti vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re, e ndikuar edhe nga konjukturat e koh\u00ebs. Ushtrit\u00eb e Austro-Hungaris\u00eb, Franc\u00ebs, Italis\u00eb, Greqis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb e zaptuan dhe pushtuan gati gjith\u00eb territorin e shtetit shqiptar q\u00eb kishte vet\u00ebm 2 vjet q\u00eb ishte krijuar pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Shteti shqiptar i vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrballjen ballkanike, i mbetur dhe pa udh\u00ebheqje politike dhe ekonomike, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb ri q\u00eb e nxori jasht\u00eb loje at\u00eb, u zhyt bashk\u00eb me gjith\u00eb vendin n\u00eb kaos.<\/p>\n<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes s\u00eb Parisit, 18 Janar 1919 &#8211; 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, fshirja e p\u00ebrfundimtare e emrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga harta ballkanike, u shmang kryesisht nga p\u00ebrpjekjet e Presidentit t\u00eb Sh.B.A-s\u00eb, \u00cbilson, i cili e kund\u00ebrshtoi hapur planin e Britanis\u00eb, Franc\u00ebs dhe Italis\u00eb p\u00ebr ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb midis fqinj\u00ebve t\u00eb saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar q\u00eb insistoi me forc\u00eb n\u00eb ruajtjen e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Kjo ishte gjendja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe fasada q\u00eb dukej dhe lexohej midis kronikave t\u00eb shumta t\u00eb koh\u00ebs, por di\u00e7ka tjet\u00ebr gatuhej pas kuintave t\u00eb pushtetit, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb faktin se aparencat jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb llust\u00ebr p\u00ebr t\u2019i shfaqur t\u00eb padukshme prapaskenat e brendshme dhe sidomos ato t\u00eb jashtme, pa t\u00eb cilat asnj\u00eb qeveri shqiptare e koh\u00ebs nuk do t\u00eb kishte siguri. Nj\u00eb hap pozitiv u hodh kur n\u00eb dhjetor 1920 Shqip\u00ebria, me mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, \u00e7udit\u00eb e k\u00ebtij vendi nuk kan\u00eb t\u00eb sosur, u pranua n\u00eb Lidhjen e Kombeve, duke fituar k\u00ebshtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare si shtet vet\u00ebvendos\u00ebs. N\u00eb vitet 1920-1921 problemi baz\u00eb n\u00eb l\u00ebmshin e intrigave t\u00eb brendshme, shoq\u00ebria shqiptare ishte e ndar\u00eb midis dy grupimeve politike opoziatare, ishte e ardhmja e vendit.<\/p>\n<p>Grupimi i par\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej prej forcave tradicionaliste shqiptare dhe orintimi i tyre politik qe thell\u00ebsisht i djatht\u00eb. Mes emrave t\u00eb familjeve t\u00eb njohura ishte dhe ai i Ahmet Zogu, nj\u00eb pronar i vog\u00ebl fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar n\u00eb Stamboll dhe Austri, njeri q\u00eb shquhej p\u00ebr ambicjet e tij p\u00ebr pushtet. Grupimi i dyt\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga progresist\u00eb me prirje demokratike t\u00eb koh\u00ebs dhe orientimi i tyre politik qe i majt\u00eb. N\u00eb krye q\u00ebndronte Fan Noli, nj\u00eb peshkop ortodoks i edukuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Pjesa m\u00eb e madhe e d\u00ebshironte monarkin\u00eb, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar vendin, bile dhe vet\u00eb parlamenti e pasqyronte k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb dhe secila pal\u00eb propozonte zgjidhjen e vet.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra pal\u00eb mendonte rikthimin e dinastis\u00eb s\u00eb Vidit, me t\u00eb birin e mbretit t\u00eb par\u00eb, dikush tjet\u00ebr \u00ebnd\u00ebrronte nj\u00eb pric egjyptian dhe nj\u00eb e tret\u00eb Duk\u00ebn e Montpensierit. Por monarkia angleze ishte m\u00eb josh\u00ebse duke patur parasysh tradit\u00ebn dhe jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e saj. Mendohet se shumica e deputet\u00ebve ishte p\u00ebr nj\u00eb anglez, por pa nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr emrin. Askush nuk mendonte p\u00ebr emrin e nj\u00eb shqiptari si Zogu, ishte jasht\u00eb \u00e7do mund\u00ebsie, edhe pse n\u00eb qarqet e ndryshme konsiderohej si i paradestinuar. Duke e menduar dhe e konceptuar humorin e koh\u00ebs asnj\u00eb prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nuk do ta kishte vendosur kuror\u00ebn mbi kryet e tij.<\/p>\n<p>Ndoshta ishte ende i ri dhe i panjohur mir\u00eb prej tyre, por edhe sepse ai nuk kishte asnj\u00eb prejardhje fisnike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ideja p\u00ebr nj\u00eb mbret shqiptar as q\u00eb merrej fare n\u00eb konsiderat\u00eb, sepse nuk kishte ndonj\u00eb pjes\u00ebtar tjet\u00ebr t\u00eb familjeve shqiptare me em\u00ebr, q\u00eb t\u00eb kishte fuqi dhe autoritet mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Familja Doda e Mirdit\u00ebs ishte m\u00eb e kuotuara midis t\u00eb shumtave, por nuk kishte ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb impononte personalitetin e vet mbi vendin, pasi edhe Prenk Doda dergjej n\u00eb burgjet e Turqis\u00eb dhe nuk kishte fuqin\u00eb e duhur q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej mbret.<\/p>\n<p>Konkluzioni q\u00eb dilte ishte padyshim unanim p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb huaj, por me klauzola q\u00eb t\u00eb dukej si zgjedhja q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk mund ta kryenin fuqit\u00eb e huaja, pasi diheshin kontradiktat mes tyre. Si an\u00ebtar i delegazionit t\u00eb MPJ angleze n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, Barnesi sugjeroi fronin e Duk\u00ebs s\u00eb Abrucos dhe kjo n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje gati e p\u00ebrkryer. K\u00ebshtu do t\u00eb mbetej e k\u00ebnaqur Italia, e cila m\u00eb pas do t\u00eb shtyhej q\u00eb ta braktiste Vlor\u00ebn, sundimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte nj\u00eb penges\u00eb e madhe ndaj nj\u00eb drejt\u00ebsie sado minimale q\u00eb lidheshin me aspirat legjitime t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb vetin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Duka ishte njeri i zoti, i guximsh\u00ebm, i aft\u00eb dhe mendohej ai i duhuri q\u00eb mund t\u2019ia kishte dal\u00eb mban\u00eb dhe t\u00eb kishte arritur sukses.<\/p>\n<p>Kjo ndeshte n\u00eb kund\u00ebrshtimin e pjes\u00ebs m\u00eb e madhe t\u00eb t\u00eb zgjedhurve n\u00eb Parlament se ishte e prirur ndaj nj\u00eb monarku anglez. Anglia ishte fuqia fitimtare, por m\u00eb e painteresuara n\u00eb Ballkan dhe k\u00ebshtu ajo shihej nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt se do t\u00eb kishte paan\u00ebsi dhe do t\u00eb mbornte interesat e Shqip\u00ebris\u00eb. Kishte edhe z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb nga shqiptar\u00eb q\u00eb e kishin par\u00eb Amerik\u00ebn, flisnin p\u00ebr ndonj\u00eb miliarder amerikan q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte mrekullin\u00eb ekonomike si n\u00eb vendin e tij. Sipas Kushtetut\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri kishte edhe nj\u00eb K\u00ebshill Drejtues me 4 t\u00eb Urt\u00eb, sipas 4 feve, q\u00eb funksiononte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive, si nj\u00eb monarki e vog\u00ebl kushtetuese. Secili prej tyre ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i lart\u00eb i komuniteteve fetare t\u00eb Katolik\u00ebve, Ortodoks\u00ebve, Muhamedan\u00ebve dhe Bektashinjve.<\/p>\n<p>Projekti n\u00eb tryezat e tyre, por edhe t\u00eb fuqive, synonte mbledhjen e nj\u00eb Asambleje kushtetuese q\u00eb do t\u00eb nxirrte nj\u00eb akt kushtetues dhe q\u00eb do ta kishte sanksionuar nj\u00eb monarki, me gjitha t\u00eb drejtat edhe t\u00eb monarkut q\u00eb do t\u00eb kuror\u00ebzohej. Pas k\u00ebsaj K\u00ebshilli do t\u00eb k\u00ebrkonte zgjedhjen e nj\u00eb drejtuesi t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb mos harrojm\u00eb se ishte e preferueshme t\u00eb ishte anglez, p\u00ebr 5 vjet. N\u00ebse ai do ta kalonte prov\u00ebn dhe do t\u00eb tregonte me vepra rezultate t\u00eb mira qeveris\u00ebse, do t\u00eb ftohej nga Asambleja q\u00eb t\u00eb hipte n\u00eb fron. Ishte nj\u00eb zgjedhje e arsyeshme n\u00eb dukje, por edhe e pranueshme, por ky projekt nuk merrte parasysh ndarjet mes grupimeve dhe feve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Oferta p\u00ebr James Barnesin dhe Pegi Williamsin<\/strong><\/p>\n<p>Barnesi mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebto kushte histoiko-shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb cilat ndodhej Shqip\u00ebria. Ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb popullore dhe gati komb\u00ebtare p\u00ebr sh\u00ebrbimet e shumta politike q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb vendit n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe p\u00ebr ato ekonomike q\u00eb mund t\u00eb kryente n\u00eb t\u00eb ardhmen. Emri i tij qarkullonte n\u00eb qarqet diplomatike, poltike dhe konjukturale europiane si mbreti i mundsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb Herbertit. Barnesi u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb mendimi dhe d\u00ebshire t\u00eb till\u00eb, mesa dukej bashkonte n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme t\u00eb gjitha zgjidhjet q\u00eb parashtroheshin, bile u shty q\u00eb ta merrte v\u00ebrtet n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbret q\u00eb t\u00eb ishte beqar nuk pranohej nga opinioni monarkist, por edhe nga vet\u00eb protokolli i pushtetit. N\u00eb Shqip\u00ebri ndodhej n\u00eb nj\u00eb koin\u00e7idenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer me prapaskenat edhe nj\u00eb zonjush\u00eb angleze me personalitet t\u00eb duksh\u00ebm, Pegi Williams. Kjo zonjush\u00eb u b\u00eb edhe nj\u00eb zonj\u00eb e nderuar e shoq\u00ebris\u00eb londineze, kur u b\u00eb gruaja e Ministrit finlandez n\u00eb oborrin e Mbretit Xhorxh. Ishte nj\u00eb vjaz\u00eb me shum\u00eb vlera q\u00eb e b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb pranueshme \u00ebndrr\u00ebn e end\u00ebsve t\u00eb fatit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are kur shp\u00ebrthehu Lufta e Par\u00eb 1914, shkoi n\u00eb Zvic\u00ebr dhe iu bashkua Kryqit t\u00eb Kuq francez. Sh\u00ebrbeu n\u00eb front pran\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00ebn zhurm\u00ebn dhe tmerret e luft\u00ebs, mes shp\u00ebrthimeve dhe predhave nga p\u00ebrleshjet.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs iu kthye jet\u00ebs s\u00eb saj monotone n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb qet\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr. Ishte shum\u00eb e nderuar dhe d\u00ebshmimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb saj ishin medaljet e shumta q\u00eb kishte marr\u00eb. Nj\u00eb grua tep\u00ebr e guximshme q\u00eb nga brenda i jehonte p\u00ebrvoja e viteve n\u00eb luft\u00eb dhe q\u00eb nuk d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb flinte mbi dafina. U fut n\u00eb Kryqin e kuq amerikan dhe n\u00eb v\u00ebmendjen e tij, nj\u00eb prej vendeve t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, dukej se ishte dhe vendi yn\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb zonjusha mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri. Shpejt e m\u00ebsoi gjuh\u00ebn shqipe dhe lidhi miq\u00ebsi me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e njohur, duke fituar simpatin\u00eb dhe respektin e tyre. M\u00eb pas hapi nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pastaj krijoi l\u00ebvizjen boy scouts q\u00eb u p\u00ebrhap shum\u00eb shpejt. Vajzat dhe djemt\u00eb shqiptar\u00eb ishin t\u00eb etur p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e edukimit dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofronte jeta moderne.<\/p>\n<p>I hiqej k\u00ebshtu shamija nj\u00eb vendi per\u00ebndimor q\u00eb ishte mbajtur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb nga turqit dhe perspektivat e liris\u00eb ishin deh\u00ebse. T\u00eb rinjt\u00eb e adhuronin Pegin q\u00eb u b\u00eb edhe shtojzovallja dobiprur\u00ebse e tyre. Pak km nga Tirana, dominuese mbi lugin\u00eb dhe rr\u00ebz\u00eb Krab\u00ebs, ndodhej k\u00ebshtjella veneciane e Petrel\u00ebs e nd\u00ebrtuar mbi r\u00ebnojat e asaj romake. K\u00ebshtjella u b\u00eb qend\u00ebr e preferuar e shum\u00eb detyrave t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Pegi Williamsit. Jeta e saj n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb dhe simpatit\u00eb e shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb kryetare feudale ku organizonte sh\u00ebtitje n\u00eb t\u00eb dhe njer\u00ebzit u miq\u00ebsuan aq shum\u00eb, sa e quanin Dukesha e Petrel\u00ebs, nj\u00eb titull q\u00eb m\u00eb von\u00eb doli se ishte tep\u00ebr i merituar.<\/p>\n<p>Por nuk mbaroi me kaq, pasi shkoi m\u00eb tej dhe u b\u00eb gati nj\u00eb heroin\u00eb komb\u00ebtare. Kur shqiptar\u00ebt sulmuan garnizonin Italian n\u00eb Vlor\u00eb, ajo organizoi nj\u00eb sh\u00ebrbim sanitar, duke q\u00ebn\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb mes t\u00eb plagosurve n\u00eb zonat e luftimeve, maj\u00eb kuajve me trastat plot me ila\u00e7et e ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndihmonte t\u00eb palgosurit, duke fituar dit\u00eb pas dite lavdi n\u00eb vendin e udh\u00ebkryqeve t\u00eb orekseve dhe prapaskenave. M\u00eb von\u00eb kur Shqip\u00ebria u pushtua nga s\u00ebrb\u00ebt dhe ishin gati n\u00eb Tiran\u00eb, ajo refuzoi q\u00eb ta braktiste dhe bashk\u00eb me vajzat e tjera mor\u00ebn urdh\u00ebrin q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb Durr\u00ebs. D\u00ebshironte t\u00eb shkonte n\u00eb front ku po organizohej rezistenca e fundit dhe vet\u00ebm nd\u00ebrhyrja e Kombeve t\u00eb Bashkuara me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Italis\u00eb e penguan q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fushat\u00eb lufte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Th. Kall\u00e7o dhe akademik Emilio Benvenuto N\u00ebse i referohesh historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe synon t\u00eb lexosh di\u00e7ka q\u00eb lidhet me gjendjen e vendit n\u00eb vitin 1914, do t\u00eb shoh\u00ebsh se, pas viteve \u201990 ka edhe versione t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike t\u00eb fillimshekullit, Lufta e Par\u00eb bot\u00ebrore e zhyti vendin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1722","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II ) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II ) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Th. Kall\u00e7o dhe akademik Emilio Benvenuto N\u00ebse i referohesh historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe synon t\u00eb lexosh di\u00e7ka q\u00eb lidhet me gjendjen e vendit n\u00eb vitin 1914, do t\u00eb shoh\u00ebsh se, pas viteve \u201990 ka edhe versione t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike t\u00eb fillimshekullit, Lufta e Par\u00eb bot\u00ebrore e zhyti vendin n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-11T13:28:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II )\",\"datePublished\":\"2012-02-11T13:28:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/\"},\"wordCount\":1910,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/\",\"name\":\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II ) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-11T13:28:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II )\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II ) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II ) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Th. Kall\u00e7o dhe akademik Emilio Benvenuto N\u00ebse i referohesh historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe synon t\u00eb lexosh di\u00e7ka q\u00eb lidhet me gjendjen e vendit n\u00eb vitin 1914, do t\u00eb shoh\u00ebsh se, pas viteve \u201990 ka edhe versione t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike t\u00eb fillimshekullit, Lufta e Par\u00eb bot\u00ebrore e zhyti vendin n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-11T13:28:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II )","datePublished":"2012-02-11T13:28:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/"},"wordCount":1910,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/","name":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II ) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-02-11T13:28:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon-ii\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon ( II )"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1722","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1722\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}