{"id":1704,"date":"2010-02-27T09:00:12","date_gmt":"2010-02-27T08:00:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1704"},"modified":"2010-02-27T09:00:12","modified_gmt":"2010-02-27T08:00:12","slug":"komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/","title":{"rendered":"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Claire Bigg<\/strong>, <em>RFE<\/em><\/p>\n<p>Lituania ka qen\u00eb republika e par\u00eb sovjetike q\u00eb shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, \u00e7far\u00eb ia hapi rrug\u00ebn r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Nj\u00ebzet vjet m\u00eb von\u00eb, vendi baltik ende p\u00ebrballet me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste. Kjo betej\u00eb vazhdon, me gjith\u00eb faktin se n\u00eb fillimvitet e \u201890-ta Lituania miratoi Ligjin e lustracionit apo past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figurave publike. Ligji ndalonte drejtuesit e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komunist\u00eb nga mbajtja e posteve publike. Por, si e sheh zbatimin e ligjit Vitautas Landsbergis, presidenti i par\u00eb i Lituanis\u00eb paskomuniste.<\/p>\n<p>\u201cKur un\u00eb isha president, reformat sapo kishin filluar. U p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb miratonim nj\u00eb ligj lustracioni, t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb n\u00eb \u00c7ekosllovakin\u00eb e koh\u00ebs. U bazuam mbi ligjin \u00e7ekosllovak kur b\u00ebm\u00eb projektligjin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor, m\u00eb pas, u p\u00ebrball\u00ebm me rezistenc\u00eb nga e majta. Ishte aq rezistenc\u00eb e fort\u00eb, saq\u00eb ata mor\u00ebn madje dhe parlamentar\u00eb nga qendra, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb tyre. M\u00eb n\u00eb fund, ata krijuan nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare dhe ligji i lustracionit u bllokua\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb isha n\u00eb krye t\u00eb vendit, nuk ndryshonte gj\u00eb. N\u00eb republikat parlamentare mund t\u00eb manipulohet duke korruptuar deputet\u00ebt, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijon dhe shumicat e nevojshme parlamentare\u201d, kujton p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Landsbergis. Madje, ai nuk ngurron t\u00eb drejtoj\u00eb gishtin ndaj atyre q\u00eb paguan dhe korruptuan deputet\u00ebt e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cForcat e s\u00eb shkuar\u00ebs, ish-regjimi\u201d, thot\u00eb Landsbergis. Ai shton se nj\u00eb vend me trash\u00ebgimi komuniste nuk mund t\u00eb arrij\u00eb konsensusin. Edhe tani, vendi \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i ndar\u00eb rreth k\u00ebsaj teme, pohon ish-presidenti i par\u00eb i Lituanis\u00eb paskomuniste.<\/p>\n<p>I pyetur se ku gjenden sot ish-politikan\u00ebt e sistemit komunist, prokuror\u00ebt dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb regjimit t\u00eb shkuar, Landsbergis sqaron: \u201cNe vendos\u00ebm disa kufizime p\u00ebr ta, por ligji ka ende t\u00eb \u00e7ara, q\u00eb u mund\u00ebson k\u00ebtyre grupeve t\u2019i anashkalojn\u00eb kufizimet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet ish-komuniste nuk ka pasur gjykime t\u00eb tipit t\u00eb Nurembergut. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, krer\u00ebt e nazizmit u p\u00ebrball\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si Gjyqi i Nurembergut. P\u00ebrse nuk ka pasur di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me drejtuesit e regjimeve komuniste?<\/p>\n<p>\u201cSepse, komunizmi n\u00eb vendet komuniste nuk u mund asnj\u00ebher\u00eb. K\u00ebto vende nuk e kan\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u2019u pastruar nga e shkuara\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Li\u00eb Landsbergis.<\/p>\n<p>Por, a do ta kishin ndihmuar Lituanin\u00eb dhe vendet e tjera ish-komuniste gjyqe t\u00eb tilla? Landsbergis p\u00ebrgjigjet: \u201cNuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ne, n\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia. N\u00ebse nuk ka drejt\u00ebsi, njer\u00ebzit m\u00eb pas nuk besojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb konceptin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me demokracin\u00eb, me politikat shtet\u00ebrore, pasi ata shohin personalitetet e nj\u00ebjta n\u00eb pushtet apo q\u00eb kan\u00eb ndikim t\u00eb madh\u201d, p\u00ebrgjigjet Landsbergis.<\/p>\n<p>Nga kjo distanc\u00eb kohore, Landsbergis i sheh gj\u00ebrat ndryshe dhe do t\u00eb donte t\u00eb kishte vepruar ndryshe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. \u201cDo t\u00eb isha m\u00eb i kujdessh\u00ebm ndaj formave t\u00eb sofistikuara t\u00eb korrupsionit politik. Un\u00eb besova, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhej, n\u00eb vullnetin e mir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve. Jo t\u00eb gjith\u00eb e meritonin k\u00ebt\u00eb besim\u201d, p\u00ebrfundon ish-presidenti i par\u00eb i Lituanis\u00eb paskomuniste.<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p><strong>Si t\u00eb d\u00ebnohen krimet e komunizmit? <\/strong><\/p>\n<p>Nga <em>RFE<\/em><\/p>\n<p>\u201cKrimet e komunizmit\u201d \u00ebsht\u00eb titulli i konferenc\u00ebs q\u00eb ka filluar n\u00eb Prag\u00eb e q\u00eb po fokusohet te trash\u00ebgimia e komunizmit, rrug\u00ebt e nd\u00ebshkimit p\u00ebr shkel\u00ebsit e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb asaj kohe, si dhe n\u00eb faktin se regjimet komuniste ende ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb qeverish, intelektual\u00eb dhe ish-disident\u00eb, shumica nga vendet e Evrop\u00ebs qendrore e lindore, po ndjekin punimet e konferenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Irzhi Liska, n\u00ebnkryetari i Senatit \u00e7ek, n\u00eb fjal\u00ebn hyr\u00ebse theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ekzaminuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste dhe veprimet q\u00eb duhen marr\u00eb sot.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb detyra, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe angazhimi yn\u00eb, jo vet\u00ebm ndaj miliona viktimave t\u00eb komunizmit totalitar, por ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb ardhmes son\u00eb t\u00eb lir\u00eb e demokratike, q\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb\u201d, tha Liska.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshtimi p\u00ebr t\u2019iu qasur si duhet s\u00eb shkuar\u00ebs komuniste ka \u00e7uar n\u00eb thyerjen e besimit ndaj institucioneve demokratike q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuan komunizmin,\u201d tha Liska.<\/p>\n<p>Shumica e vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs qendrore e lindore e kan\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre komuniste. Shum\u00eb prej tyre kan\u00eb ndaluar me ligj kthimin n\u00eb pozita t\u00eb caktuara p\u00ebr ish-funksionar\u00ebt e regjimit komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb Poloni, shum\u00eb nga krer\u00ebt e komunizmit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe gjeneralin Jaruzelcki, jan\u00eb n\u00eb gjyq p\u00ebr krimet e kryera gjat\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Por, hapa t\u00eb till\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb vendet e tjera. Liska, megjith\u00ebse k\u00ebrkoi d\u00ebnimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr krime, pranoi dhe faktin se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se duhet t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb totalitarizmi \u00ebsht\u00eb fenomen q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson krim kund\u00ebr shoq\u00ebris\u00eb e moralit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, q\u00eb nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet thjesht me mjete juridike. S\u00eb paku k\u00ebshtu duket prej brenda vendeve q\u00eb dol\u00ebn nga totalitarizmi\u201d, tha Liska.<\/p>\n<p>Ky i fundit k\u00ebrkoi hapjen e plot\u00eb t\u00eb arkivave si dhe studimin e d\u00ebbimeve, ekzekutimeve, kampeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka e \u00e7dokush t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga fol\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb konferenc\u00ebs ishte nj\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd se komunizmi nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomunizmi \u00ebsht\u00eb krim. Por, sot, ju po mbani nj\u00eb konferenc\u00eb, ku flisni p\u00ebr t\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Duhet ta vler\u00ebsojm\u00eb si duhet trash\u00ebgimin\u00eb e komunizmit. Por, komunist\u00ebt ende jan\u00eb n\u00eb drejtimin e pun\u00ebve n\u00eb Kin\u00eb. Nuk mund ta harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Harri Vu, i cili ka kaluar afro 20 vjet n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1979, pas lirimit nga kampet e pun\u00ebs, ai emigroi n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe drejton nj\u00eb fondacion q\u00eb merret me studimin e shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Vu theksoi se Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ekonomikisht me Kin\u00ebn, por nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb natyr\u00ebn shtyp\u00ebse t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr vendet komuniste sot n\u00eb bot\u00eb. T\u00eb tjera vende komuniste jan\u00eb: Laosi, Kuba dhe Vietnami. Ka nga ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb dhe Koren\u00eb e Veriut si shtet komunist.<\/p>\n<p>Konferenca \u00ebsht\u00eb organizuar nga Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Regjimeve Totalitare, i cili e filloi aktivitetin n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, n\u00eb Prag\u00eb u organizua n\u00ebnshkrimi i Deklarat\u00ebs s\u00eb Prag\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen evropiane mbi komunizmin, e cila b\u00ebn thirrje p\u00ebr t\u2019i d\u00ebnuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr krimet e kryera n\u00ebn komuniz\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Claire Bigg, RFE Lituania ka qen\u00eb republika e par\u00eb sovjetike q\u00eb shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, \u00e7far\u00eb ia hapi rrug\u00ebn r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Nj\u00ebzet vjet m\u00eb von\u00eb, vendi baltik ende p\u00ebrballet me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste. Kjo betej\u00eb vazhdon, me gjith\u00eb faktin se n\u00eb fillimvitet e \u201890-ta Lituania miratoi Ligjin e lustracionit apo past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figurave publike. Ligji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1704","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Claire Bigg, RFE Lituania ka qen\u00eb republika e par\u00eb sovjetike q\u00eb shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, \u00e7far\u00eb ia hapi rrug\u00ebn r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Nj\u00ebzet vjet m\u00eb von\u00eb, vendi baltik ende p\u00ebrballet me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste. Kjo betej\u00eb vazhdon, me gjith\u00eb faktin se n\u00eb fillimvitet e \u201890-ta Lituania miratoi Ligjin e lustracionit apo past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figurave publike. Ligji [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-27T08:00:12+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-02-27T08:00:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/\"},\"wordCount\":1193,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/\",\"name\":\"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-02-27T08:00:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Claire Bigg, RFE Lituania ka qen\u00eb republika e par\u00eb sovjetike q\u00eb shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, \u00e7far\u00eb ia hapi rrug\u00ebn r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Nj\u00ebzet vjet m\u00eb von\u00eb, vendi baltik ende p\u00ebrballet me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste. Kjo betej\u00eb vazhdon, me gjith\u00eb faktin se n\u00eb fillimvitet e \u201890-ta Lituania miratoi Ligjin e lustracionit apo past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figurave publike. Ligji [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-27T08:00:12+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb","datePublished":"2010-02-27T08:00:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/"},"wordCount":1193,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/","name":"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-02-27T08:00:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/komunizmi-ne-vendet-ish-komuniste-nuk-u-mund-kurre\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Komunizmi n\u00eb vendet ish-komuniste, nuk u mund kurr\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1704\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}