{"id":1676,"date":"2010-02-25T00:04:14","date_gmt":"2010-02-24T23:04:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1676"},"modified":"2010-02-25T00:04:14","modified_gmt":"2010-02-24T23:04:14","slug":"nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Pre\u00e7 Zogaj\" width=\"150\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>24.02.2010<\/em><\/p>\n<p>Si sot nj\u00eb vit, me propozimin e nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh e artist\u00ebsh t\u00eb njohur, Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, i akordoi urdhrin &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, pas vdekjes, artistit t\u00eb madh t\u00eb sken\u00ebs operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs i kishte pasur n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb i duheshin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar me bindje, emocion dhe krenari urdhrin q\u00eb e nj\u00ebsonte Luk\u00eb Ka\u00e7aj me at\u00eb \u00e7far\u00eb kishte qen\u00eb si artist dhe si njeri, q\u00eb prej dit\u00ebs kur u nis n\u00eb rrug\u00ebn e artit dhe Golgot\u00ebs e deri sa mbylli syt\u00eb p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte pasur rinin\u00eb e tij n\u00eb liceun &#8220;Ilirikum&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr, si nx\u00ebn\u00ebs i at Gjergj Fisht\u00ebs, shfaqjen e talentit t\u00eb tij si nj\u00eb tronditje e dhuntis\u00eb, shk\u00eblqimin e tij n\u00eb skenat e huaja dhe n\u00eb sken\u00ebn shqiptare si nj\u00eb prej bas\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb planetit dhe m\u00eb i madhi i Shqip\u00ebris\u00eb pa dyshim. Kishte pasur mbi t\u00eb gjitha v\u00ebrtetimin e nj\u00eb kulmi me emrin e tij n\u00eb historin\u00eb e artit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb tryez\u00ebn e Presidentit kishte qen\u00eb edhe ana tjet\u00ebr e jet\u00ebs s\u00eb Luk\u00ebs; afrimi i reve t\u00eb zeza t\u00eb fatkobit, shp\u00ebrthimi prej atje i pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar si i madh mes t\u00eb vegj\u00eblve, arrestimi i tij i bujsh\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e student\u00ebve, burgosja e tij, r\u00ebnia e tij tragjike dhe heroike prej dishepulli, prej Luke, n\u00eb jehonat e z\u00ebrit t\u00eb tij madh\u00ebshtor, n\u00eb hapjen e pashembullt t\u00eb zemr\u00ebs para hetuesve dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb tij p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7far\u00eb i vlonte n\u00eb shpirt, p\u00ebr kujtimin e fran\u00e7eskan\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, p\u00ebr vuajtjet e popullit shqiptar n\u00eb diktatur\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb ato t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb lidhje me regjimin komunist q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrthenin muret e censur\u00ebs vet\u00ebm pas vitit 1991.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb rasti t\u00eb lexoj shum\u00eb procesverbale nga marrja n\u00eb pyetje e ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb, por nd\u00ebr ato q\u00eb kam lexuar nuk kam gjetur nj\u00eb shprehje kaq t\u00eb qart\u00eb dhe pa doreza t\u00eb disidenc\u00ebs dhe p\u00ebrballjes s\u00eb t\u00eb arrestuarit me regjimin se sa n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Luk\u00eb Ka\u00e7aj n\u00eb hetuesi.<\/p>\n<p>T\u00eb duket se me goj\u00ebn e Luk\u00eb Ka\u00e7ajt para hetuesve flet Shqip\u00ebria e lir\u00eb q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb pas nj\u00ebzet-tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh. Besoj e ka pasur at\u00eb bindjen profetike se e v\u00ebrteta do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb dit\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, por nuk ka folur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb profetin.<\/p>\n<p>Zgjodhi t\u00eb jetonte, aq sa mund t\u00eb jetohej, n\u00eb besnik\u00ebri me vetveten, i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr pasojat. Por lastar\u00ebt e talentit t\u00eb tij ku nuk ishin zgjatur dhe duket e kishte diku nj\u00eb engj\u00ebll mbrojt\u00ebs, q\u00eb nd\u00ebrsa nuk i hiqte dot prangat nga duart, mundi t&#8217;i kursente nj\u00eb d\u00ebnim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta mban mend. Kush flijohet p\u00ebr t\u00eb, do t\u00eb ringjallet n\u00eb nderimin e brezave, qeverive, burrave t\u00eb shtetit. K\u00ebt\u00eb b\u00ebri nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs me vepr\u00ebn dhe kujtimin e Luk\u00eb Ka\u00e7ajt.<\/p>\n<p>Kishte shum\u00eb njer\u00ebz at\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb sall\u00ebn e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve. Bashk\u00ebvuajt\u00ebs, fansa t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj t\u00eb artistit, t\u00eb af\u00ebrt. Por kishte edhe mungesa, shum\u00eb mungesa. P\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb personazhit q\u00eb po vihej p\u00ebrkrah n\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb panteonin e atdheut, t\u00eb papranishmit n\u00eb ceremoni shk\u00eblqenin me munges\u00ebn e tyre nj\u00eblloj sa t\u00eb pranishmit. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb me shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebpamje institucionale, Presidenti i Republik\u00ebs i printe i vet\u00ebm asaj ceremonie, q\u00eb ishte shtet\u00ebrore sigurisht, por kishte m\u00eb shum\u00eb shprehjen e nj\u00eb akti t\u00eb nd\u00ebrgjegjes vetjake t\u00eb Presidentit. Pjesa tjet\u00ebr e elit\u00ebs politike t\u00eb vendit mungonte.<\/p>\n<p>Mungonte me dashje, p\u00ebr arsye politike, Ministri i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve. Rikthimi i Luk\u00eb Ka\u00e7ajt nuk kishte fuqin\u00eb e cicmiceve dhe meskiniteteve politike p\u00ebr zyrtar\u00ebt e ftuar n\u00eb ceremoni. Ata kishin frik\u00eb se mos kryeministri Berisha i merrte inat pse kishin shkuar n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb Bamir Topit!<br \/>\nPor nuk mbaronte k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb ceremonia &#8211; ftesat, skenografia, koncerti e tjer\u00eb &#8211; u sponsorizua nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe ndonj\u00eb fans i Luk\u00eb Ka\u00e7ajt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs kishte sponsorizuar ceremoni t\u00eb ngjashme p\u00ebr artist\u00eb minor\u00eb n\u00eb krahasim me Luk\u00ebn, disa prej t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr ironi t\u00eb fatit kishin luajtur deri n\u00eb fund rolin e salier\u00ebve n\u00eb fatin tragjik t\u00eb Luk\u00ebs. Q\u00eb nga varri i tij i thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb t\u00eb Kurbinit, Luk\u00eb Ka\u00e7aj sikur e p\u00ebrqeshte me hidh\u00ebrim k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb vdekurit nuk merren me ne. T\u00eb pavdekshmit edhe m\u00eb pak. P\u00ebrndryshe kapaku i varrit ku flinte nj\u00eb legjend\u00eb do t\u00eb kishte l\u00ebvizur nga vendi at\u00eb mbr\u00ebmje. Sepse zyrtar\u00ebt dhe n\u00ebpun\u00ebsit dhe aradha e artist\u00ebve t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb regjimeve nuk ishin mjaftuar t\u00eb mos shkonin n\u00eb ceremonin\u00eb e Luk\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu ata ishin t\u00eb gjith\u00eb brenda nj\u00eb justifikimi apo zgjedhjeje q\u00eb mbetet krejt\u00ebsisht individuale. Admirimi t\u00eb rrit, thot\u00eb poeti grek Pallamas. Jo t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb dhunti. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk mund t\u00eb admirojm\u00eb.<\/p>\n<p>Por ata, pik\u00ebrisht mbr\u00ebmjen e nderimit t\u00eb Luk\u00eb Ka\u00e7ajt nga Presidenti i Republik\u00ebs, kishin organizuar n\u00eb Teatrin e Operas dhe Baletit, si p\u00ebr t&#8217;ia mohuar duke ia z\u00ebn\u00eb Luk\u00ebs sken\u00ebn e pidestalistalit t\u00eb tij, nj\u00eb koncert me k\u00ebng\u00ebtaren lirike Inva Mula.<\/p>\n<p>Kishte ardhur nga larg kjo artiste dhe nuk mund t\u00eb them a ishte apo nuk ishte n\u00eb dijeni se dikush po e p\u00ebrdorte p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ul\u00ebt: p\u00ebr t\u00eb zhurmuar Luk\u00ebn e madh, tashm\u00eb p\u00ebr s\u00eb vdekuri. Mendja m\u00eb thot\u00eb se jo, nuk ishte n\u00eb dijeni! Por \u00e7&#8217;r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo. Dikush duhej t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr ta shtyre at\u00eb koncert. Ministri i Kultur\u00ebs e dinte dat\u00ebn e ceremonis\u00eb p\u00ebr Luk\u00ebn.<\/p>\n<p>Drejtori i Teatrit t\u00eb Operas dhe Baletit gjithashtu. &#8220;Luk\u00eb Ka\u00e7aj nderi i kombit&#8221; ishte nj\u00eb fest\u00eb e artit dhe artist\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. &#8220;Luk\u00eb Ka\u00e7aj&#8221; ishte nj\u00eb thirrje e fuqishme p\u00ebr solidaritet rreth vlerave t\u00eb artit dhe humanizmit, nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr nderim, p\u00ebr katarsis, p\u00ebr ndjes\u00eb, p\u00ebr pendim. Jo se artist\u00ebt krijojn\u00eb ligjet e diktatur\u00ebs, un\u00eb nuk kam menduar ndonj\u00ebher\u00eb kaq cek\u00ebt. Por p\u00ebrgjegj\u00ebsia e artistit, si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje liris\u00eb dhe emancipimit shoq\u00ebror mbulon fatin e gjithkujt.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Luka besoj s&#8217;do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar asgj\u00eb prej ish koleg\u00ebve t\u00eb tij; me ato q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb e pohuar n\u00eb hetuesi, ai kishte shkuar shum\u00eb m\u00eb larg se ndonj\u00eb denoncues i tij. N\u00eb fakt, t\u00eb shkoje n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve n\u00eb 23 shkurt 2009 nuk do t\u00eb thoshte t\u00eb tregoje se kush ishte Luk\u00eb Ka\u00e7aj, por kush ishe ti q\u00eb po shkoje n\u00eb ceremonin\u00eb e nderimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por, askush nuk dha pushim p\u00ebr aktivitete t\u00eb tjera artistike at\u00eb mbr\u00ebmje. Koncerti n\u00eb Teatrin e Operas nuk u shty, sepse ai ishte organizuar me q\u00ebllim, si nj\u00eb antifest\u00eb apo si nj\u00eb ballo e salier\u00ebve t\u00eb artit, n\u00eb pranin\u00eb e disa figurave t\u00eb shquara politike, q\u00eb kishin ngritur karrier\u00ebn me vuajtjet e ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb, por q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb, inatet politike t\u00eb \u00e7astit, i b\u00ebnin aq t\u00eb verb\u00ebr sa t\u00eb preferonin persekutorin n\u00eb vend t\u00eb martirit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshpirtje n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve p\u00ebr mbretin e pamposhtur t\u00eb kantos, q\u00eb kishte vdekur n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim mbi pelerin\u00ebn e vuajtjeve, ajo elit\u00eb politike artistike q\u00eb u mblodh n\u00eb Teatrin e Operas konsumoi antem\u00ebn, karshill\u00ebkun dhe provokimin e radh\u00ebs ndaj Luk\u00eb Ka\u00e7ajt.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kund\u00ebrfesta atje demaskonte hipokrizin\u00eb ku p\u00ebrkundet mendimi politik dhe intelektual n\u00eb lidhje me rivler\u00ebsimin e figurave dhe vlerave t\u00eb dhunuara nga diktatura. Ishte nj\u00eb rast tjet\u00ebr i humbur, k\u00ebsaj radhe me dashje, p\u00ebr t&#8217;u bashkuar n\u00eb respektin dhe adhurimin ndaj dikujt q\u00eb ka sakrifikuar p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Por jo rasti i fundit. Fati i Luk\u00eb Ka\u00e7ajt u shkrua n\u00eb liceun fran\u00e7eskan &#8220;Ilirikum&#8221; t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe u shpalos n\u00eb lavdi dhe martirizim p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli. Ky fat \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb port\u00eb nga kalohet p\u00ebr t\u00eb prekur me dor\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e d\u00eblir\u00ebsis\u00eb dhe rr\u00ebnj\u00ebve tona europiane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 24.02.2010 Si sot nj\u00eb vit, me propozimin e nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh e artist\u00ebsh t\u00eb njohur, Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, i akordoi urdhrin &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, pas vdekjes, artistit t\u00eb madh t\u00eb sken\u00ebs operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj. Presidenti i Republik\u00ebs i kishte pasur n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb i duheshin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1676","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 24.02.2010 Si sot nj\u00eb vit, me propozimin e nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh e artist\u00ebsh t\u00eb njohur, Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, i akordoi urdhrin &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, pas vdekjes, artistit t\u00eb madh t\u00eb sken\u00ebs operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj. Presidenti i Republik\u00ebs i kishte pasur n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb i duheshin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-24T23:04:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn\",\"datePublished\":\"2010-02-24T23:04:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/\"},\"wordCount\":1502,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-02-24T23:04:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 24.02.2010 Si sot nj\u00eb vit, me propozimin e nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh e artist\u00ebsh t\u00eb njohur, Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, i akordoi urdhrin &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, pas vdekjes, artistit t\u00eb madh t\u00eb sken\u00ebs operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj. Presidenti i Republik\u00ebs i kishte pasur n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb i duheshin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-24T23:04:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn","datePublished":"2010-02-24T23:04:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/"},"wordCount":1502,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/","name":"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-02-24T23:04:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-ndjese-e-munguar-per-luke-kacajn\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb ndjes\u00eb e munguar p\u00ebr Luk\u00eb Ka\u00e7ajn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1676"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1676\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}