{"id":1658,"date":"2010-02-24T21:46:07","date_gmt":"2010-02-24T20:46:07","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1658"},"modified":"2010-02-24T21:46:07","modified_gmt":"2010-02-24T20:46:07","slug":"dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/","title":{"rendered":"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Refleksione rreth V\u00ebllimit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb librit: \u201cDHIMBJE\u201d (II) t\u00eb autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti, Tiran\u00eb 2008, f. 545.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Tom\u00eb Mrijaj<\/strong>, <em>New York<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg\" border=\"0\" alt=\"Dhimbje - Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti\" width=\"300\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebve n\u00eb post\u00eb me mb\u00ebrriti V\u00ebllimi Dyt\u00eb i librit: \u201cDHIMBJE\u201d (Tiran\u00eb, 2008), me n\u00ebnshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti. Tek shfleton faqet e p\u00ebrgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime dhe internime, t\u00eb grave fisnike, trime dhe sokolesha t\u00eb pap\u00ebrkulura nga presioni i shtypjes s\u00eb madhe t\u00eb terrorit komunist; vajzave dhe n\u00ebnave shqiptare, q\u00eb kurr\u00eb nuk njoh\u00ebn f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb e tyre, por u burr\u00ebruan (pjek\u00ebn para kohe) nga vuajtjet e st\u00ebrmundimet brenda qelive t\u00eb ftohta t\u00eb burgjeve t\u00eb diktatur\u00ebs; menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pushtoi nj\u00eb dhimbje e fort\u00eb, por edhe krenari, se k\u00ebto martire t\u00eb flijuara dhe t\u00eb mbijetuarat (t\u00eb gjalla si d\u00ebshmi e koh\u00ebs), jan\u00eb sot nderi dhe d\u00ebshmia e historis\u00eb s\u00eb fresk\u00ebt t\u00eb kalvarit, duke qen\u00eb k\u00ebsisoj dokumente t\u00eb gjalla t\u00eb Liris\u00eb dhe Demokracis\u00eb s\u00eb Vertet\u00eb Shqiptare.<\/p>\n<p>\u00c7do faqe e librit t\u00eb hulumtueses s\u00eb palodhur Sara\u00e7i, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb e fresk\u00ebt ndaj sistemit komunist, arkiv\u00eb (file &amp; folder) e gjall\u00eb dhe dosjeve, q\u00eb p\u00ebr mendimin tim ekzekutor\u00ebt komunist, duhet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Gjyqin N\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Hag\u00ebs, me motivacionin: Krime t\u00eb P\u00ebrbindshme Kund\u00ebr Njer\u00ebzimit\u2026<br \/>\nM\u00eb kot thuhet, p\u00ebrmes media-ve t\u00eb manipuluara n\u00eb Shqip\u00ebri, se duhen hapur Dosjet. Kush m\u00eb mir\u00eb se zonja Fatbardha Mulleti Sara\u00e7i, e ka kryer detyr\u00ebn fisnike t\u00eb hedhjes drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtetat historike, duke na dh\u00ebn\u00eb faqe p\u00ebr faqe, fakt mbas fakti, malin e madh t\u00eb vuajtjeve dhe mjerimit, ku e plandosi rinin\u00eb shqiptare kul\u00e7edra e kuqe e diktatorit Enver Hoxha; vajzat fisnike t\u00eb familjeve t\u00eb m\u00ebdha patriotike nd\u00ebr shekuj, t\u00eb nderuara dhe respektuara n\u00eb mjedisin shqiptar; grat\u00eb e vajzat e mrekullueshme t\u00eb ish &#8211; p\u00ebrndjekurve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr harkun kohor t\u00eb viteve 1944-1990.<\/p>\n<p>K\u00ebto vajza e gra trim\u00ebresha, vinin nga familjet e njohura me tradita atdhetare brez mbas brezi, duke filluar nga epiqendra ose djepi i kultur\u00ebs Shkodra deri n\u00eb Sarand\u00eb dhe nga Durr\u00ebsi n\u00eb Kuk\u00ebs e p\u00ebrtej saj n\u00eb Republik\u00ebn e Re t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026<br \/>\nHulumtuesja skrupuloze e der\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb Mullet\u00ebve, n\u00ebna fisnike Fatbardha Mulleti &#8211; Sara\u00e7i, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pjes\u00eb e kalvarit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm, q\u00eb kaloi mbi shpin\u00eb familja e saj.<br \/>\nN\u00ebse shikohen me kujdes figurat kryesore ose p\u00ebrsonazhet martire dhe t\u00eb gjalla nga mbijetesa, n\u00eb librin historik t\u00eb autores, mund t\u00eb them me bindje, se vajzat dhe grat\u00eb shqiptare t\u00eb persekutuara n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste, ishin dhe mbet\u00ebn disidenca e mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr popullin e shum\u00ebvuajtur, larg atyre servil\u00ebve dhe sh\u00ebrbetor\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs, q\u00eb sot rrahin gjoksin, duke th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disidenc\u00eb nga lozhet e p\u00ebrgjakura t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb kuqe komuniste.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti1.jpg\" border=\"0\" alt=\"Dhimbje - Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti\" width=\"300\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Fatbardha Sara\u00e7i &#8211; Avokatja e denj\u00eb e femrave martire, n\u00eb<br \/>\nsimpoziumet e s\u00eb Djatht\u00ebs s\u00eb Bashkuar Shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb udhetim\u00ebve t\u00eb mia n\u00eb vendlindje dhe trojet e tjera enike shqiptare, me rastin e mbajtjes s\u00eb simpoziumeve me tem\u00eb: \u201cE Djathta Shqiptare n\u00eb Mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike\u201d (ku jan\u00eb mbajtur deri m\u00eb sot tet\u00eb tubime historiko &#8211; shkencore, sh\u00ebnimi im T.M.), pata fatin t\u00eb njihem p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi me nacionalisten e kulturuar shkodrane Fatbardha Mulleti Sara\u00e7i.<br \/>\nSikurse gjat\u00eb bisedave t\u00eb lira, ashtu edhe n\u00eb ligjerimet e saj historike, autorja Sara\u00e7i, ka si subjekt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm analiz\u00ebn ose p\u00ebrshkrimin e vuajtjeve dhe torturat \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb femr\u00ebs s\u00eb pafajshme, n\u00ebn rregjimin diktatorial t\u00eb E. Hoxh\u00ebs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve servil\u00eb t\u00eb tij.<br \/>\nDuke par\u00eb p\u00ebrmbajtjen e librit dhe gjat\u00eb leximit t\u00eb vemendsh\u00ebm, q\u00eb lexuesi mund t\u2019i ndesh n\u00eb flet\u00ebt e vepr\u00ebs, t\u00eb rr\u00ebnqethet trupi dhe t\u00eb dhemb shpirti p\u00ebr historit\u00eb e dhimbshme, q\u00eb jan\u00eb dhimbja e 50 vjet\u00ebve t\u00eb femrave tona, n\u00ebn epidemin\u00eb apo termetin e p\u00ebrsekutimit total ose barbar komunist.<br \/>\nStudiuesja e nis vepr\u00ebn ose dhimbjen e dhimbjeve, me familjet fisnike plot tradita atdhedashurie m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb kombit ton\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb fillim ajo na jep nj\u00eb p\u00ebrshkrim dhe analiz\u00eb historike p\u00ebr familjen shtat\u00eb shekullore t\u00eb Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs (Gjomarku), duke filluar nga gruaja e Kapidan Marka Gjonit, trim\u00ebresha mirditore Dava Marka Gjoni (1857-1947), dhe vijon me radh\u00eb me: Mrika e Gjon Markagjoni (1885-1968), n\u00ebn\u00eb e dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, e bija e Gjok Pjet\u00ebr P\u00ebrvizit nga Kurbini, n\u00ebna e komandant\u00ebve t\u00eb forcave t\u00eb rezistenc\u00ebs kund\u00ebrkomuniste n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut dhe Kosov\u00eb, trimave: Kapidan Dr. Mark dhe Llesh (Sand\u00ebr) Gjomarkut, t\u00eb vrar\u00eb heroikisht n\u00eb p\u00ebrleshje me forcat komuniste n\u00eb malet e Mirdit\u00ebs. Kjo mal\u00ebsore fisnike kaloi gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb kampet e internimit deri m\u00eb vdekjen e saj n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs, mbas 24 vjet internimi n\u00eb mosh\u00ebn 83 &#8211; vje\u00e7are.<br \/>\nPor persekutimi vijon, me vajzat e Kapidan Gjonit: Marta Gjomarkaj (1916-2006) dhe martirja e gjall\u00eb Bardha Gjon Markagjoni (1945). Gjithashtu jet\u00eb plot vuajtje kaloi Marta, qysh prej vitit 1945, gruaja e Kapidan Dr. Mark Gjomarkut, e cila u paralizua n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit (internim) bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt: Kristin\u00ebn, \u00c7elestin\u00ebn dhe Gjonin. Ajo nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb kapin e internimit, mbas 30 vjet\u00ebve, n\u00eb vitin 1974.<br \/>\nDuhet then\u00eb, se gjat\u00eb leximit t\u00eb librit, q\u00eb ende pikon dhimbje, p\u00ebr \u00e7do lexues me gjak shqiptari. Autorja Sara\u00e7i, ka parasysh dhe njeh shum\u00eb mir\u00eb Der\u00ebn e famshme t\u00eb Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs, q\u00eb nuk mund\u00ebn t\u2019a n\u00ebnshtrojn\u00eb p\u00ebr 500 vjet me topa, jeni\u00e7er\u00ebt barbar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb otomane (Sulltan\u00ebt e Stambollit), mundi t\u2019ia b\u00ebnte p\u00ebrbindsh\u00ebm \u201cshqiptari\u201d komunist i ideologjis\u00eb bolshevike &#8211; Der\u00ebs s\u00eb Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs, q\u00eb ishin ndera dhe krenaria e gjith\u00eb kombit ton\u00eb.<br \/>\nN\u00eb mesin e shum\u00eb bijave shqiptare, q\u00eb qysh n\u00eb rinin\u00eb e saj rroku pushk\u00ebn p\u00ebr bashkimin e trojeve etnike shqiptare dhe kund\u00ebr vendosjes me dhun\u00eb t\u00eb sistemit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, ishte edhe sokolesha sypatrembur heroina m\u00eb e madhe e t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebrave Marie Shllaku (1922-1946).<br \/>\nStudiuesja Sara\u00e7i, i kushton nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bij\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe martires s\u00eb Kosov\u00ebs Marie Shllaku nga f. 218-224. Kjo trime fisnike ishte e vetmja fem\u00ebr shqiptare, q\u00eb vepronte n\u00eb malet e Kosov\u00ebs, s\u00ebbashku me trimat e 50 \u00e7etave antiserbe e antikomuniste. Edhe p\u00ebrpara gjyqit komunist shqiptaro &#8211; serb, q\u00eb e denoi me pushkatim, ajo rip\u00ebrs\u00ebriti moton e saj: \u201cGjith\u00e7ka p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe gjaku im t\u2019u b\u00ebft\u00eb drit\u00eb!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Dhimbje<\/strong><\/p>\n<p>Libri i ri i hulumtueses s\u00eb palodhur Fatbadha Sara\u00e7i, mund t\u00eb them me bindje te plot\u00eb, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arkivet e mbushur me dhimbje nga m\u00eb tragjiket p\u00ebr femr\u00ebn shqiptare. Vepra n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e vetmja n\u00eb llojin e vet, q\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i p\u00ebrkushtohet vuajtjeve t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme t\u00eb n\u00ebnave, nuseve, vejave, jetim\u00ebve, vajzave t\u00eb reja dhe adolishenteve, foshnjeve dhe plakave n\u00ebn diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb rregjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve 1944-1990.<br \/>\n\u00c7do faqe, rresht dhe fjal\u00eb e peshuar shum\u00eb me kujdes nga hulumtuesja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore e pavdekshme, q\u00eb p\u00ebrjet\u00ebson vuajtjet e tmerreshme 47-vje\u00e7are, t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb dhimbshme t\u00eb gjinis\u00eb femrore, e cila \u00ebsht\u00eb etiketuar shpesh me ciniz\u00ebm dhe p\u00ebrbuzje totale nga koha e diktatur\u00ebs komuniste, si: \u201cArmiq t\u00eb popullit shqiptar\u00eb!\u201d, \u201cShtres\u00eb e lidhur me imperializmin amerikan dhe socialimperizmin sovjetik!\u201d, \u201cVajza e gra t\u00eb klasave t\u00eb p\u00ebrmbysura!\u201d, \u201cAgjent\u00eb t\u00eb fuqive t\u00eb huaja!\u201d, \u201cMb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb reaksionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar!\u201d, \u201cBija pinjolle t\u00eb bejler\u00ebve dhe agallar\u00ebve!\u201d, etj., dhe gjat\u00eb gjyqeve t\u00eb inskenuar, njer\u00ebzit e zgjedhur t\u00eb partis\u00eb komuniste, q\u00eb mbushnin sall\u00ebn k\u00ebrkonin d\u00ebnimin kapital p\u00ebr \u00e7do vajz\u00eb dhe grua shqiptare nacionaliste, duke b\u00ebrtitur me histeriz\u00ebm: \u201cPlumbin ballit!\u201d, \u201cVarje n\u00eb litar!\u201d, \u201cBurgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm!\u201d, \u201cPosht\u00eb trathtar\u00ebt \u2013 plumb, plumb, plumb!\u201d etj.<br \/>\nUn\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar e lexuar asnj\u00ebher\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb trajtim i till\u00eb, kaq mizor plakave t\u00eb s\u00ebmura dhe foshnj\u00ebve t\u00eb paushqyera, grave dhe vajzave as n\u00eb periudh\u00ebn e skllav\u00ebris\u00eb, as n\u00eb kampet naziste, madje as n\u00eb rregjimet e tjera komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindrore apo n\u00eb vendet komuniste sot n\u00eb Afrik\u00eb apo Amerik\u00ebn Latine.<br \/>\nMendja njer\u00ebzore, nuk mund t\u00eb konceptoj\u00eb se si ka mund\u00ebsi, n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr arsye t\u00eb bindjeve t\u00eb ndryshme politike, ekonomike e shoq\u00ebrore t\u00eb persekutohen foshnjet, grat\u00eb shtat\u00ebz\u00ebna, plakat e tejmoshuara (me nj\u00eb koleksion s\u00ebmundjesh), e n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi bota fem\u00ebnore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjinia m\u00eb e dob\u00ebt dhe e brisht\u00eb, m\u00eb i ndjesh\u00ebm, m\u00eb i dashur, m\u00eb i pafajsh\u00ebm e m\u00eb i parreziksh\u00ebm, n\u00eb aspektin e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore; N\u00cbNA, kjo fjal\u00eb fisnike dhe e dashur si riprodhuese e jet\u00ebs njer\u00ebzore, e t\u00eb mbahen 10, 20, 30, 40 e m\u00eb shum\u00eb vite n\u00eb burgje, nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb internuara (n\u00eb kushte m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore), t\u00eb lindin dhe t\u00eb rriten n\u00eb kampet e internimit dhe mundimeve, pa njohur dhe ndjer\u00eb asnj\u00eb mir\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nj\u00ebr\u00ebzore; p\u00ebr t\u00eb vetmin faj, se d\u00ebsht\u00ebn si drit\u00ebn e syve Lirin\u00eb, Demokracin\u00eb, P\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkrah familjes s\u00eb madhe t\u00eb Europ\u00ebs Perendimore dhe kampionin e vlerave t\u00eb demokracis\u00eb bot\u00ebrore: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u2026<br \/>\nBota, ende sot nuk ka nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb mbi llojin e persekutimit m\u00eb barbar, q\u00eb iu b\u00eb femr\u00ebs shqiptare panderprerje nga rregjimi komunist p\u00ebr 47 vjet me radh\u00eb. Prandaj, mendoj se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb kjo DHIMBJE (e autores si pjes\u00eb e k\u00ebsaj dhimbje) t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njohin bota rregjimin m\u00eb antinjer\u00ebzor t\u00eb diktatorit Enver Hoxha.<br \/>\nNga ana e tjet\u00ebr, bota mund t\u00eb njoh dhe t\u00eb ket\u00eb parasysh, se sundimi i komunizmit nuk solli asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrve\u00e7 dhun\u00ebs, er\u00ebs s\u00eb gjakut dhe viktimave t\u00eb pafajsh\u00ebm. Deri m\u00eb sot, n\u00eb vendet komuniste jan\u00eb vrar\u00eb mbi 100 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, midis t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrfshihen edhe femrat heroina shqiptare, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb jet\u00ebn fli, p\u00ebr triumfin e idealeve t\u00eb shenjta t\u00eb liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb vendet e tyre.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb n\u00ebnat, motrat dhe vajzat shqiptare, t\u00eb cilat e mbajt\u00ebn moralin gjithnj\u00eb lart, t\u00eb panjollosur, jo nj\u00eb dit\u00eb, jav\u00eb, muaj apo vit, por nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb kushte mizereje. Ato dit\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb stoike, duke banuar n\u00ebp\u00ebr kasolle me familjet e p\u00ebrgjysmuara t\u00eb tyre, n\u00eb baraka me d\u00ebrrasa dhe llamarin\u00eb, pa uj\u00eb e pangrohje, pa ndri\u00e7im e pa banjo, duke u p\u00ebrballur me pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda fizike, mes uris\u00eb dhe etjes, mes t\u00eb ftohtit t\u00eb madh e vap\u00ebs s\u00eb padurueshme; me humbjen e njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb dashur, shumica e t\u00eb cilave mbet\u00ebn varr\u00eb-humbur&#8230;<br \/>\nDhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky q\u00ebndrim stoik gjat\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb e mbajti lart moralin e tyre, duke mbetur sot nderi, krenaria dhe lavdia e kombit shqiptar.<br \/>\nDuke ardhur nga kjo bashk\u00ebsi vuajtjesh t\u00eb p\u00ebrgjakshme, autorja Fatbardha Mulleti Sara\u00e7i, vendos nj\u00eb lule n\u00eb panteonin e nderit, lavdis\u00eb dhe krenaris\u00eb s\u00eb femr\u00ebs martire shqiptare nga viti 1944-1990, duke kryer me fisnik\u00ebri dhe modesti nj\u00eb detyr\u00eb shpirt\u00ebrore dhe humane, ndaj s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrulemi me respekt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Refleksione rreth V\u00ebllimit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb librit: \u201cDHIMBJE\u201d (II) t\u00eb autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti, Tiran\u00eb 2008, f. 545. Tom\u00eb Mrijaj, New York Para disa dit\u00ebve n\u00eb post\u00eb me mb\u00ebrriti V\u00ebllimi Dyt\u00eb i librit: \u201cDHIMBJE\u201d (Tiran\u00eb, 2008), me n\u00ebnshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti. Tek shfleton faqet e p\u00ebrgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1658","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Refleksione rreth V\u00ebllimit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb librit: \u201cDHIMBJE\u201d (II) t\u00eb autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti, Tiran\u00eb 2008, f. 545. Tom\u00eb Mrijaj, New York Para disa dit\u00ebve n\u00eb post\u00eb me mb\u00ebrriti V\u00ebllimi Dyt\u00eb i librit: \u201cDHIMBJE\u201d (Tiran\u00eb, 2008), me n\u00ebnshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti. Tek shfleton faqet e p\u00ebrgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-24T20:46:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-02-24T20:46:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/\"},\"wordCount\":2030,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dhimbje_fsmulleti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/\",\"name\":\"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dhimbje_fsmulleti.jpg\",\"datePublished\":\"2010-02-24T20:46:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dhimbje_fsmulleti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dhimbje_fsmulleti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Refleksione rreth V\u00ebllimit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb librit: \u201cDHIMBJE\u201d (II) t\u00eb autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti, Tiran\u00eb 2008, f. 545. Tom\u00eb Mrijaj, New York Para disa dit\u00ebve n\u00eb post\u00eb me mb\u00ebrriti V\u00ebllimi Dyt\u00eb i librit: \u201cDHIMBJE\u201d (Tiran\u00eb, 2008), me n\u00ebnshkrimin e autores shkodrane Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti. Tek shfleton faqet e p\u00ebrgjakura, plot dhimbje dhe vuajtje, keqtrajtime [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-24T20:46:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs","datePublished":"2010-02-24T20:46:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/"},"wordCount":2030,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/","name":"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg","datePublished":"2010-02-24T20:46:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dhimbje_fsmulleti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dhimbja-e-dhimbjeve-te-gruas-shqiptare-ne-kohen-e-diktatures\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dhimbja e dhimbjeve t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}