{"id":1647,"date":"2010-02-23T07:54:15","date_gmt":"2010-02-23T06:54:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1647"},"modified":"2019-05-31T07:08:34","modified_gmt":"2019-05-31T05:08:34","slug":"elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/","title":{"rendered":"Elvira Dones: Let\u00ebr &#8211; p\u00ebrgjigje, Kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg\" alt=\"Elvira Dones\" width=\"200\" align=\"left\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>Elvira Dones<\/strong>, <em>22.02.2010<\/em><\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Ju falenderoj, me kthjellt\u00ebsi, p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb that\u00eb ndaj personit tim, jo p\u00ebrpara nj\u00eb kafeje apo qoke mes ortak\u00ebsh, por n\u00eb studion e nj\u00eb programi televiziv shum\u00eb t\u00eb ndjekur nga publiku para disa dit\u00ebsh, pra n\u00eb &#8220;Opinion&#8221;, drejtuar nga kolegu Blendi Fevziu.<\/p>\n<p>Sikur ta kishit l\u00ebshuar sulmin tuaj diku privatisht, nuk do t\u00eb kisha denjuar ta komentoja at\u00eb qoft\u00eb edhe me nj\u00eb rrokje. Por ju sulmuat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb domosdoshme nj\u00eb refleksion, nj\u00eb sakt\u00ebsim p\u00ebr publikun. Sepse jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb na ndjekin t\u00eb cil\u00ebve u detyrohemi, shqiptar\u00ebve q\u00eb na shohin e lexojn\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se \u00e7&#8217;b\u00ebhet rreth tyre, q\u00eb u detyrohemi: ju n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb e un\u00eb si nj\u00eb njeri i letrave e i mediave.<\/p>\n<p>Ndoshta ju harroni, zot\u00ebri, se duke ju dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn, ajo pjes\u00eb e popullit shqiptar i cili u ka besuar udh\u00ebheqjen e ekzekutivit, nuk ju ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me vot\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn absolute t\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por ju njoh nj\u00eb gj\u00eb zoti Kryeminist\u00ebr: stilin! Prej vitesh ju keni zhvilluar, me nj\u00eb koherenc\u00eb admiruese &#8211; sikur t\u00eb mos ishte e frikshme p\u00ebr ecjen demokratike t\u00eb vendit &#8211; sulmin personal. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb argumenteve ndaj pyetjeve apo kritikave q\u00eb ju b\u00ebhen, ju hapni &#8220;librat e familjeve&#8221;. K\u00ebt\u00eb b\u00ebt\u00eb edhe me mua n\u00eb programin &#8220;Opinion&#8221; rreth &#8220;\u00e7\u00ebshtjes Berluskoni&#8221;. M\u00ebkat ve\u00e7se, sepse hapet &#8220;nj\u00eb lib\u00ebr&#8221; t\u00eb cilin un\u00eb vet\u00eb e pata hapur tash e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Por k\u00ebsaj do t&#8217;i kthehem pak m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Ju pash\u00eb online, pash\u00eb emisionin. Mbeta pa fjal\u00eb p\u00ebrpara logjik\u00ebs &#8220;s\u00eb hekurt&#8221; t\u00eb nj\u00eb Kryeministri. &#8220;Zonja Dones la t\u00eb birin. E trishtoi f\u00ebmij\u00ebn&#8230;&#8221; Etj&#8230; Gazetari u p\u00ebrpoq t&#8217;ju thoshte se kjo ishte di\u00e7ka personale e individit q\u00eb ju po komentonit: Elvira Donesit; dhe p\u00ebrgjigja juaj ishte di\u00e7ka e tipit: kush merret me \u00e7\u00ebshtjet personale t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, duhet ta pres\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb merren me gj\u00ebrat private t\u00eb saj\/tij. ???<\/p>\n<p>Ju ose jeni i painformuar, ose dashakeq\u00ebs, zoti Berisha. Apo m\u00eb shum\u00eb, jeni t\u00eb dyja bashk\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb puna juaj, n\u00ebse keni kaq p\u00ebr zem\u00ebr &#8220;dhimbjet&#8221; personale t\u00eb Kavalier Berluskonit, n\u00eb vend t\u00eb dhimbjeve t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb miku juaj fyeu n\u00eb pranin\u00eb tuaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrbuzshme. (Jo gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb gallat\u00eb e pafajshme. Sidomos jo n\u00eb sallat e politik\u00ebs, por natyrisht ju do t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb istikamin tuaj.)<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam marr\u00eb as edhe nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjet vetjake t\u00eb homologut e mikut tuaj, zoti Kryeminist\u00ebr.<br \/>\nDhe nuk ekziston e dokumentuar nj\u00eb presje, nj\u00eb fjal\u00eb e imja e shkruar apo e shqiptuar, q\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb at\u00eb drejtim. Ndaj, ose prodhoni prova p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ose ju m\u00eb detyroheni nj\u00eb apologji publike&#8230;<\/p>\n<p>Zoti Berisha,<br \/>\nduke pandehur me shkurtpam\u00ebsi habit\u00ebse t\u00eb m\u00eb keni &#8220;asgj\u00ebsuar&#8221;, &#8220;zvog\u00ebluar&#8221;, &#8220;treguar vendin&#8221;, keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nj\u00eb rr\u00ebshkitje AQ t\u00eb pahijshme, sa n\u00eb vendin tim keni d\u00ebmtuar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb moderuar e inteligjente t\u00eb kahut tuaj politik e cila &#8211; jam e bindur &#8211; edhe n\u00ebse nuk ua thot\u00eb n\u00eb sy, ndihet e paqet\u00eb ndaj aktit tuaj.<br \/>\nKthehem tani, tek &#8220;libri i familjes&#8221; hapur nga ju n\u00eb &#8220;Opinion&#8221; rreth jet\u00ebs sime, sepse nuk i frigohem asgj\u00ebje: dhimbjen e hapit q\u00eb b\u00ebra vite m\u00eb par\u00eb; historin\u00eb e ikjes sime dhe t\u00eb pasojave, t\u00eb cilat &#8211; im bir, familja ime, miqt\u00eb e mi dhe un\u00eb vet\u00eb &#8211; p\u00ebsuan p\u00ebr shkakun tim, e kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb vetmin autobiografik q\u00eb kam shkruar, tash e n\u00ebnt\u00eb libra t\u00eb shkuar. Titullohet &#8220;Dashuri e Huaj&#8221; &#8211; dhe i dedikohet pik\u00ebrisht tim biri. Pra ju nuk po i thoni publikut shqiptar asgj\u00eb t\u00eb re, q\u00eb ai nuk di, q\u00eb nuk e ka lexuar. Me fjal\u00ebt tuaja ju keni trishtuar vet\u00ebm veten e ask\u00ebnd tjet\u00ebr. Para syve t\u00eb \u00e7do shqiptari q\u00eb lexon, n\u00ebp\u00ebrmjet atij libri\/konfesion, kam pasur mir\u00ebnjohjen e respektin e \u00e7do lexuesi.<\/p>\n<p>E meq\u00eb &#8220;Dashuri e huaj&#8221; do t\u00eb ribotohet pas pak muajsh n\u00eb shqip, ju po m\u00eb b\u00ebni nj\u00eb publicitet q\u00eb nuk e prisja, edhe ata njer\u00ebz q\u00eb nuk e kan\u00eb lexuar do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ta lexojn\u00eb n\u00eb ribotim.<br \/>\nPor me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb lexoja librin tuaj autobiografik, zoti Berisha, mbi t\u00eb kaluar\u00ebn tuaj. Ndoshta injoroj faktin, e ju nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e keni shkruar e botuar me shum\u00eb sukses. Por n\u00ebse k\u00ebshtu nuk \u00ebsht\u00eb: shkruajeni. E na rr\u00ebfeni!<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, n\u00ebse mendoni se me k\u00ebto metoda do t\u00eb m\u00eb frigoni, n\u00ebse me stilin alla Berlusconi (i cili me miratimin tuaj po kthen Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kosh plehrash t\u00eb Italis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet centraleve b\u00ebrthamore), do t\u00eb m\u00eb b\u00ebni t\u00eb hesht e t\u00eb mos merrem me Shqip\u00ebrin\u00eb, ju garantoj, po shihni \u00ebndrra me sy hapur.<\/p>\n<p>Arg\u00ebtohuni, zoti Kryeminist\u00ebr, n\u00ebse ia dilni mban\u00eb, dhe n\u00ebse populli shqiptar jua lejon.<\/p>\n<p>Me respekt ndaj lexuesve!<br \/>\ne.dones<br \/>\nLos Angeles &#8211; California<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">******<\/p>\n<p><strong>Edhe Elvira Dones n\u00eb goj\u00ebn e Berish\u00ebs: &#8216;Ajo ka braktisur f\u00ebmij\u00ebn e vet..&#8217;<\/strong><\/p>\n<p>Ka r\u00ebn\u00eb edhe Elvira Dones n\u00eb goj\u00ebn e kreut t\u00eb ekzekutivit. Autorja e nj\u00eb letre t\u00eb hapur p\u00ebr Berluskonin n\u00eb gazet\u00ebn italiane &#8220;La Republica&#8221; dhe e nj\u00eb opinioni t\u00eb dyt\u00eb reagues dje n\u00eb &#8220;Shekulli&#8221;, ka pasur radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar &#8220;historin\u00eb e familjes&#8221; nga Sali Berisha.<br \/>\nDeklaratat erdh\u00ebn, pasi S. Berisha u pyet nga moderatori i emisionit Opinion, p\u00ebr reagimin mediatik ndaj batutave banale t\u00eb Berluskonit dhe shtesave po kaq banale t\u00eb Berish\u00ebs ca dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. Kur jan\u00eb p\u00ebrmendur shkrimet e znj. Dones n\u00eb &#8220;La Republica&#8221; dhe &#8220;Shekulli&#8221;, Berisha ka th\u00ebn\u00eb se znj. Dones ka braktisur djalin e saj.<br \/>\n&#8220;Trishtoi djalin. I tha djalit lamtumir\u00eb&#8230; Ka qyteti nj\u00eb memorie p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, &#8211; tha kreu i qeveris\u00eb. Ky ishte komenti i tij ndaj atyre q\u00eb ka shkruar znj. Dones.<br \/>\nDhe p\u00ebr ta \u00e7uar deri n\u00eb fund banalitetin e radh\u00ebs, k\u00ebsaj here me nj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb fort\u00eb brenda pak sekondash n\u00eb deklarim, Berisha shtoi n\u00eb mbrojtje t\u00eb Berluskonit &#8220;Nuk mund t&#8217;i hysh tjetrit n\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale&#8230;&#8221; (?!).<br \/>\nDisa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtyp Berisha-Berluskoni n\u00eb Rom\u00eb, ky i fundit nd\u00ebrpreu nj\u00eb kumtim t\u00eb S. Berish\u00ebs mbi trafikun e klandestin\u00ebve n\u00eb Otranto, duke deklaruar q\u00eb do b\u00ebhej p\u00ebrjashtim vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb sjellin vajza t\u00eb bukura shqiptare.<br \/>\nBatuta q\u00eb \u00ebsht\u00eb komentuar si skandaloze nga gjith\u00eb mediat e Europ\u00ebs, u gjet me vend nga kryeministri shqiptar q\u00eb deklaroi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb se Berluskoni foli ashtu pasi p\u00ebrpara tij ishin tre gazetare plot hire dhe plot sharm nga Shqip\u00ebria(!).<br \/>\nBatuta rreth &#8220;vajzave t\u00eb bukura shqiptare&#8221; &#8211; si edhe indinjata e mij\u00ebra italian\u00ebve e shqiptar\u00ebve ndaj saj jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb dje n\u00eb Britanin\u00eb e madhe nga &#8220;Daily Telegraph&#8221;, n\u00eb Franc\u00eb nga &#8220;Le Figaro&#8221;, n\u00eb Gjermani nga &#8220;Tagesspiegel&#8221; e Berlinit, etj. Nj\u00eb agjenci shtypi zvicerane e konsideroi deklarat\u00ebn: &#8220;p\u00ebr t\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb&#8221; dhe vijoi duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Kavalieri del me profka shkat\u00ebrruese e mosrespektuese, por po b\u00ebhet, \u00e7do her\u00eb q\u00eb shkon, m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb pranimi i nj\u00eb sjellje t\u00eb till\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*****<\/p>\n<p><strong>KRONIKA E BATUTES FYESE NE ROME<\/strong><\/p>\n<p><strong>Berluskoni: Pranojm\u00eb vet\u00ebm vajza t\u00eb bukura&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Ne do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr ata q\u00eb sjellin vajza t\u00eb bukura&#8221;. K\u00ebshtu tha Kryeministri Silvio Berlusconi, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.<br \/>\nK\/ministri shqiptar, sapo i kishte premtuar se deri n\u00eb fundit t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij nuk do t\u00eb hiqej ligji i moratoriumit t\u00eb skafeve.<br \/>\n&#8220;Un\u00eb nuk dua q\u00eb trafikant\u00ebt t\u00eb mbysin shqiptar\u00ebt n\u00eb det&#8221;, tha Berisha. Tallet Berlusconi: &#8220;Mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim, lejohen vet\u00ebm ata q\u00eb sjellin vajza t\u00eb bukura&#8221;.<br \/>\nPak me pas, gjat\u00eb fotos zyrtare t\u00eb sht\u00ebrngimit t\u00eb duarve mes dy homolog\u00ebve, Berisha \u00ebsht\u00eb shprehur se &#8220;kjo \u00ebsht\u00eb fotoja m\u00eb e bukur e dit\u00ebs s\u00eb sotme&#8221;- &#8220;E pra n\u00ebse do t\u00eb ishte edhe ata &#8230;.&#8221;, shton Berluskoni, duke treguar me kok\u00eb nga rreshti i gazetareve shqiptare. Nj\u00eb tjet\u00ebr mund\u00ebsi fotoje, dhe Berluskoni nuk i le shakat\u00eb &#8220;ju e dini se un\u00eb jam beqar&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>(<em>N\u00eb video: Batuta e S.Berluskonit<\/em>)<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">****<\/p>\n<p>Faqe n\u00eb Facebook: Berluskoni, k\u00ebrko falje! Mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb brenda pak or\u00ebsh<\/p>\n<p>Nj\u00eb faqe n\u00eb Facebook e titulluar &#8220;Berluskoni t&#8217;u k\u00ebrkoj\u00eb falje grave shqiptare&#8221; (Berlusconi chieda scusa alle donne albanesi) ka mbledhur brenda pak or\u00ebsh mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb, shqiptar\u00eb dhe italian\u00eb, kryesisht femra, t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb bashkuar nism\u00ebs dhe kan\u00eb vendosur aty komentet e tyre reaguese.<br \/>\nFaqja \u00ebsht\u00eb klikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pas reagimit t\u00eb kryeministrit S. Berisha n\u00eb Tiran\u00eb, i cili batutat e Berluskonit, i ka cil\u00ebsuar si vler\u00ebsime p\u00ebr vajzat plot sharm e plot hire.<br \/>\nN\u00eb forum ka edhe shtetase italiane. Nj\u00eb prej tyre, Enrica Sergi shkruan p\u00ebr kryeministrin e vet: &#8220;&#8230;Stupido nano! Indecente, maleducato e disumano&#8230;che schifo..&#8221; (Xhuxhmaxhuxh idiot, i paedukat\u00eb dhe jonjer\u00ebzor&#8230; Ndjej neveri&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*****<\/p>\n<p><strong>Reagon Berisha: Tre gazetaret tona spikasnin me hiret e tyre<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb<\/em> &#8211; Kryeministri Sali Berisha ka shfaj\u00ebsuar homologun e tij italian, Silvio Berluskoni.<br \/>\n&#8220;Gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit, tek po informoja p\u00ebr Moratoriumin e skafeve, p\u00ebrball\u00eb nesh ishin tre gazetare shqiptare, t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ishin t\u00eb pashme, t\u00eb cilave Kryeministri Berluskoni u b\u00ebri nj\u00eb kompliment q\u00eb padrejt\u00ebsisht ka ngjallur nj\u00eb keqkuptim. N\u00eb rast se Silvio Berluskoni b\u00ebri kompliment n\u00eb drejtim t\u00eb tyre, aty n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi audienca ishte mashkullore, nuk mund t\u00eb them se k\u00ebto t\u00eb tria nuk binin n\u00eb sy, aq sa un\u00eb i ftova t\u00eb tria q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb foto bashk\u00ebrisht. Cila ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij n\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebto tri zonja spikasnin me sharmin dhe me hiret e tyre? Ky ishte historiku dhe kishte lidhje direkt me faktin se para nesh ishin tre gazetare shqiptare q\u00eb spikasnin me sharmin e tyre,&#8221; tha Berisha n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*****<\/p>\n<p><strong>Protesta e Levizjes MJAFT: Nj\u00eb &#8216;blow doll&#8217; p\u00ebr Berish\u00ebn e Berluskonin<\/strong><\/p>\n<p>Aktivist\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Mjaft! organizuan nj\u00eb aksion para kryeministris\u00eb, ku k\u00ebrkuan t&#8217;i dor\u00ebzonin Kryeministrit Sali Berisha nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr homologun dhe mikun e tij, Silvio Berluskoni, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb shprehur t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr &#8220;vajza t\u00eb bukura&#8221; shqiptare. Aktivist\u00ebt mbanin nj\u00eb baner ku shkurhej: Dhurat\u00eb p\u00ebr &#8220;forcimin&#8221; e marr\u00ebdh\u00ebnieve Sali-Silvio, duke ekspozuar para tij nj\u00eb kukull q\u00eb fryhet (blow doll), nga ato disponueshme n\u00eb sex-shops.<\/p>\n<p>&#8220;Ne nuk kemi vajza t\u00eb bukura p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb Z. Berluskoni, ndaj i k\u00ebrkojm\u00eb Kryeministrit ton\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me homologun e tij italian t\u00eb ndajn\u00eb bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, e cila i shkon m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr shtat shijeve t\u00eb kryeministrit fqinj&#8221;, tha Aldo Merko\u00e7i i MJAFT.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">****<\/p>\n<p><strong>Gazetar\u00eb dhe artist\u00eb, let\u00ebr t\u00eb hapur Kryeministrit Berluskoni<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse Kryeministri italian spikat per deklaratat e tij fatkeqe, vleresojme se ajo \u00e7&#8217;ka ka deklaruar ai, eshte nje deklarate ofenduese, ne adrese te grave shqiptare, qe jetojne dhe punojne ndershmerisht ne Itali dhe Shqiperi, si dhe nje tallje me nje nga plaget me te renda sociale, te tranzicionit demokratik shqiptar: trafiku i qenieve njerezore.<\/p>\n<p>Kryeministri italian duhet te jete ne dijeni se tashme ka kush i \u00e7on ne Itali &#8220;vajzat e bukura shqiptare&#8221; dhe i vendos ne pune si mish i fresket ne rruget e Italise, ose ne qendrat e rreme estetike, ku te kamurit e Italise, i perdorin ato per t&#8217;u \u00e7liruar nga pesha e rende e punes dhe pergjegjesise.<\/p>\n<p>Lendon edhe ato familje shqiptare te prekura nga drama e nje vajze te rrembyer, dhunuar, izoluara, ndonjehere e humbur pergjithmone.<\/p>\n<p>Jemi thellesisht te keqardhur dhe te hidheruar qe Kryeministri i vendit ku jetojme dhe aspirojme per t&#8217;u bere nenshtetas, te shfaqe nje qendrim tejmase ofendues, ne adrese te vendit tone te origjines dhe jep nje imazh kaq te prapambetur te Italise.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*****<\/p>\n<p><strong>Elvira Dones i shkruan Berluskonit: Pjese nga letra: &#8220;N\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajzave t\u00eb bukura&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kryeministri i vendit tim t\u00eb origjin\u00ebs, S. Berisha, konfirmonte angazhimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kontrabandist\u00ebve, ju vut\u00eb n\u00eb dukje se &#8220;mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr ata q\u00eb sjellin vajza t\u00eb bukura.&#8221;<\/p>\n<p>Ato &#8220;vajza t\u00eb bukura&#8221; un\u00eb i kam takuar. Kam takuar me dhjetra syresh, nat\u00ebn dhe dit\u00ebn, fshehtas tutor\u00ebve t\u00eb tyre, i kam ndjekur nga Garbanjate Milaneze gjer n\u00eb Si\u00e7ili. Ato vajza m\u00eb kan\u00eb rr\u00ebfyer copa nga jet\u00ebt e tyre t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuara, t\u00eb abuzuara, t\u00eb shkat\u00ebrruara. &#8220;Stel\u00ebs&#8221; padron\u00ebt e saj i pat\u00ebn gdhendur mbi stomak nj\u00eb fjal\u00eb: kurv\u00eb. Ishte e bukur, Stela, shum\u00eb e bukur, por kish vet\u00ebm nj\u00eb &#8220;t\u00eb met\u00eb&#8221;: e rr\u00ebmbyer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e prur\u00eb n\u00eb Itali, kund\u00ebrshtonte t\u00eb dilte n\u00eb trotuar. Pas nj\u00eb muaji p\u00ebrdhunimesh kolektive nga pon\u00e7ot shqiptar\u00eb dhe ortak\u00ebt e tyre italian\u00eb, iu desh t\u00eb thyhej. Ajo vajz\u00eb njohu trotuaret e Piemontes, Lacios, Ligurias e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Dhe vet\u00ebm m\u00eb pas &#8211; tre vjet m\u00eb von\u00eb &#8211; vendos\u00ebn t&#8217;ia skalitnin zanatin mbi l\u00ebkur\u00eb: thjesht p\u00ebr arg\u00ebtim, thjesht p\u00ebr tek\u00eb.<\/p>\n<p>Asokohe ishte aq e bukur ajo jet\u00eb e re, nj\u00eb hyjni. Sot \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb nga t\u00eb p\u00ebrhumburit, t\u00eb shtyr\u00ebt n\u00eb cepat e njer\u00ebzimit. &#8220;Stela&#8221; nuk do t\u00eb dashuroj\u00eb m\u00eb kurr\u00eb, e askurr\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn\u00eb e gjyshe. Fjala &#8220;kurv\u00eb&#8221; mbi bark i ka shuar \u00e7do drit\u00ebz shprese dhe besimi tek njeriu, k\u00ebrdia e klient\u00ebve dhe e tutor\u00ebve i kan\u00eb shkat\u00ebrruar mitr\u00ebn.<\/p>\n<p>Mbi &#8220;vajzat e bukura&#8221; kam shkruar nj\u00eb roman, botuar n\u00eb Itali me titullin &#8220;Sole bruciato&#8221;, n\u00eb gjuh\u00ebn time ka titullin &#8220;Yjet nuk vishen k\u00ebshtu&#8221;. Vite m\u00eb pas, xhirova nj\u00eb dokumentar p\u00ebr televizionin zviceran: u vura n\u00eb gjurm\u00ebt e nj\u00eb tjetre vajze t\u00eb bukur, Brunilda quhej, i ati m\u00eb qe p\u00ebrgj\u00ebruar mes lot\u00ebsh t\u00eb hetoja p\u00ebr t\u00eb. Ishte nj\u00eb baba si shum\u00eb baballar\u00eb shqiptar\u00eb vajzat e t\u00eb cil\u00ebve ishin zhdukur, rr\u00ebmbyer, sakatuar dhe varur me kok\u00eb posht\u00eb n\u00eb thertore jasht\u00eb p\u00ebrdorimi sepse guxonin t\u00eb rebeloheshin. Ai burr\u00eb ishte baba si ju, z. Kryeminist\u00ebr, vet\u00ebm se i pafat. Dhe ende nuk e g\u00eblltit dot faktin q\u00eb vajz\u00ebn e ka humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb, se ndoshta gjendet e fundosur n\u00eb det ose e ekzekutuar n\u00eb ndonj\u00eb skut\u00eb periferie. Ai k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb shpresoj\u00eb, \u00ebnd\u00ebrron mrekullin\u00eb. Histori e gjat\u00eb kjo, z. Kryeminist\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mos jua shkruaja k\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur: n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Stelave, Biankave, Brunildave dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjeve t\u00eb tyre. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00ebzet vitesh tranzicioni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, Shqip\u00ebria i ka shkaktuar vetes shum\u00eb vuajte e plag\u00eb, por n\u00eb popull po rritet e forcohet shpresa e vullneti q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb eci drejt, me kok\u00ebn lart. Dhe m\u00eb lejoni t&#8217;jua b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb: Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb durim, e asfare d\u00ebshir\u00eb, q\u00eb t&#8217;i g\u00eblltis\u00eb posht\u00ebrimet falas.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elvira Dones, 22.02.2010 Zoti Kryeminist\u00ebr, Ju falenderoj, me kthjellt\u00ebsi, p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb that\u00eb ndaj personit tim, jo p\u00ebrpara nj\u00eb kafeje apo qoke mes ortak\u00ebsh, por n\u00eb studion e nj\u00eb programi televiziv shum\u00eb t\u00eb ndjekur nga publiku para disa dit\u00ebsh, pra n\u00eb &#8220;Opinion&#8221;, drejtuar nga kolegu Blendi Fevziu. Sikur ta kishit l\u00ebshuar sulmin tuaj diku privatisht, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1647","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Elvira Dones: Let\u00ebr - p\u00ebrgjigje, Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Elvira Dones: Let\u00ebr - p\u00ebrgjigje, Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Elvira Dones, 22.02.2010 Zoti Kryeminist\u00ebr, Ju falenderoj, me kthjellt\u00ebsi, p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb that\u00eb ndaj personit tim, jo p\u00ebrpara nj\u00eb kafeje apo qoke mes ortak\u00ebsh, por n\u00eb studion e nj\u00eb programi televiziv shum\u00eb t\u00eb ndjekur nga publiku para disa dit\u00ebsh, pra n\u00eb &#8220;Opinion&#8221;, drejtuar nga kolegu Blendi Fevziu. Sikur ta kishit l\u00ebshuar sulmin tuaj diku privatisht, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-23T06:54:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-05-31T05:08:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Elvira Dones: Let\u00ebr &#8211; p\u00ebrgjigje, Kryeministrit\",\"datePublished\":\"2010-02-23T06:54:15+00:00\",\"dateModified\":\"2019-05-31T05:08:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/\"},\"wordCount\":2689,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/elvira_dones.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/\",\"name\":\"Elvira Dones: Let\u00ebr - p\u00ebrgjigje, Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/elvira_dones.jpg\",\"datePublished\":\"2010-02-23T06:54:15+00:00\",\"dateModified\":\"2019-05-31T05:08:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/elvira_dones.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/elvira_dones.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Elvira Dones: Let\u00ebr &#8211; p\u00ebrgjigje, Kryeministrit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Elvira Dones: Let\u00ebr - p\u00ebrgjigje, Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Elvira Dones: Let\u00ebr - p\u00ebrgjigje, Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Elvira Dones, 22.02.2010 Zoti Kryeminist\u00ebr, Ju falenderoj, me kthjellt\u00ebsi, p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb that\u00eb ndaj personit tim, jo p\u00ebrpara nj\u00eb kafeje apo qoke mes ortak\u00ebsh, por n\u00eb studion e nj\u00eb programi televiziv shum\u00eb t\u00eb ndjekur nga publiku para disa dit\u00ebsh, pra n\u00eb &#8220;Opinion&#8221;, drejtuar nga kolegu Blendi Fevziu. Sikur ta kishit l\u00ebshuar sulmin tuaj diku privatisht, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-23T06:54:15+00:00","article_modified_time":"2019-05-31T05:08:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Elvira Dones: Let\u00ebr &#8211; p\u00ebrgjigje, Kryeministrit","datePublished":"2010-02-23T06:54:15+00:00","dateModified":"2019-05-31T05:08:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/"},"wordCount":2689,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/","name":"Elvira Dones: Let\u00ebr - p\u00ebrgjigje, Kryeministrit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg","datePublished":"2010-02-23T06:54:15+00:00","dateModified":"2019-05-31T05:08:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/elvira_dones.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/elvira-dones-leter-pergjigje-kryeministrit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Elvira Dones: Let\u00ebr &#8211; p\u00ebrgjigje, Kryeministrit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1647"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11405,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1647\/revisions\/11405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}