{"id":1619,"date":"2012-02-07T22:26:37","date_gmt":"2012-02-07T21:26:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1619"},"modified":"2012-02-07T22:26:37","modified_gmt":"2012-02-07T21:26:37","slug":"nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/","title":{"rendered":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Th. Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Th. Kall\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb titulli i nj\u00eb prej gazetave m\u00eb n\u00eb z\u00eb amerikane, The New York Times, q\u00eb n\u00eb debatin global mbi historin\u00eb, jo vet\u00ebm na jep panoram\u00ebn e ngjarjve q\u00eb lidhen me debatin, por edhe disa orientime t\u00eb drejta rreth k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb historis\u00eb, p\u00ebrfshi edhe historin\u00eb ton\u00eb. Kan\u00eb kaluar mbi dy dekada q\u00eb kur filluan edhe tek ne q\u00eb t\u2019i hedhin nj\u00eb shikim edhe historis\u00eb, ose si\u00e7 quhet shpesh, rishikim t\u00eb saj. T\u00eb gjith\u00eb historian\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00ebp\u00ebr skutat e historis\u00eb son\u00eb dhe t\u00eb mund ta zhbirrojn\u00eb at\u00eb, n\u00ebse ia dalin mban\u00eb, duke na dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejta, p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, lidhur me v\u00ebrtet\u00ebsit\u00eb e ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndruhem se sado q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb hedhin drit\u00eb mbi to, asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb na japin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pasi e v\u00ebrteta nuk fshihet n\u00eb dokumentat e arkivave komb\u00ebtare, por n\u00eb memorien kohore t\u00eb brezave, q\u00eb pas kaq vitesh, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb k\u00ebnaq t\u00eb gjitha k\u00ebrsh\u00ebrit\u00eb. E v\u00ebrteta bazuar tek dokumentat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version zyrtar i koh\u00ebs, i mbrujtur thell\u00ebsisht me anshm\u00ebri t\u00eb theksuara interesash, bindjesh, k\u00ebndv\u00ebshtrimesh. Thuhet se historin\u00eb e b\u00ebn i fituari, prandaj q\u00eb tek kjo th\u00ebnie mund t\u00eb zbulojm\u00eb karakterin relativ v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb kuadrin e 100 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb son\u00eb Komb\u00ebtare, p\u00ebrvjetor q\u00eb duhet t\u00eb na mbledh\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve rreth nj\u00eb sofre, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb na ndaj\u00eb, i propozova akademikut Italian, Emilio Benvenuto, q\u00eb t\u00eb shkruajm\u00eb disa artikuj q\u00eb t\u00eb lidhen me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb shekullore shqiptare, bazuar mbi faktet zyrtare q\u00eb ai ka mbledhur gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb dhe shfletimit t\u00eb shum\u00eb arkivave n\u00eb Itali. Shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb sjellim disa mendime, kurr\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, n\u00eb lidhje me raportet mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb panadra, kjo edhe n\u00eb shum\u00eb raste p\u00ebr fatin tone, pasi dihet fort mir\u00eb kontributi i arb\u00ebresh\u00ebve n\u00eb k\u00ebto raporte.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej fakteve t\u00eb para q\u00eb m\u00eb propozoi \u00ebsht\u00eb edhe periudha n\u00eb vitet 1920-1921 q\u00eb lidhet me form\u00ebn e ardhshme institucionale n\u00eb vendin tone t\u00eb koh\u00ebs. Do t\u00eb ndalemi pak m\u00eb posht\u00eb rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, pasi m\u00eb par\u00eb do t\u00eb sjell pjes\u00eb nga debate lidhur me historin\u00eb n\u00eb dy prej vendeve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs dhe sigurisht n\u00ebnkuptohet edhe historia e nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria. A duhet ripar\u00eb historia jon\u00eb? Si duhet ripar\u00eb? Cilat jan\u00eb kriteret e rishikimit t\u00eb saj? Cilat momente t\u00eb saj duhen ripar\u00eb? &#8211; jan\u00eb disa nga pyetjet q\u00eb kan\u00eb vite q\u00eb po b\u00ebhen.<\/p>\n<p>T\u00eb mundurit e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, tash po k\u00ebrkojn\u00eb ta rishikoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht at\u00eb, duke patur edhe ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje nga qarqe t\u00eb ndryshme antishqiptare n\u00eb disa vende q\u00eb dikur ishin fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Nj\u00eb e shkuar q\u00eb rizgjohet nga mendje t\u00eb s\u00ebmura, nuk premton asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, pasi n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb p\u00ebrplasen shum\u00eb interesa t\u00eb vendeve, ato edhe p\u00ebrreth nesh. T\u2019i hap\u00ebsh ato arkiva, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb zgjosh edhe ato ndjenja t\u00eb dikurshme dhe synime q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe, kjo \u00ebsht\u00eb merita e viteve nga 1944-1990, mbet\u00ebn t\u00eb p\u00ebrgjumura. Do t\u00eb duhet t\u00eb rihapen t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb nga fillimi i shekullit p\u00ebr t\u00eb ripar\u00eb ngjarjet dhe g\u00ebrshetimin e tyre tek ne, si dhe ndikimin q\u00eb ato kan\u00eb patur.<\/p>\n<p>Historia e shkuar n\u00eb ato vite, edhe sikur t\u00eb ket\u00eb gabime, nuk mund t\u00eb mos ket\u00eb, pasi nuk ka histori t\u00eb kulluar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e mbyllur p\u00ebrfundimisht, pasi askush nuk mund ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve gjith\u00eb periudh\u00ebn nga 1900 deri n\u00eb vitin 1990, pasi edhe tellal\u00ebt e sot\u00ebm, do t\u00eb duhet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb at\u00eb bank\u00eb, prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre m\u00eb par\u00eb, sesa t\u00eb tjer\u00ebt. Th\u00ebnies se, a nuk e b\u00ebjn\u00eb historin\u00eb fitimtar\u00ebt, si do t\u2019i p\u00ebrgjigjen ata? Debatet e kota rreth historis\u00eb son\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pyetjen e madhe se, historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb 100% e jona apo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, duke q\u00ebn\u00eb vend i vog\u00ebl dhe pjes\u00eb e koalicioneve dhe konjukturave?<\/p>\n<p>Kush kontrollon t\u00eb shkuar\u00ebn, kontrollon t\u00eb ardhmen \u2013 tha G. Orwelli. Nuk befasohesh q\u00eb atdheu i tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb teatri i debayeve m\u00eb t\u00eb fundit mbi kuptimin e historis\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi duhet tua m\u00ebsosh njer\u00ebzve. N\u00eb dy konferenca me tone tradicionale t\u00eb qeta akademike akuzat ndoq\u00ebn nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn p\u00ebr raciz\u00ebm, thjesht\u00ebsim dhe injoranc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E gjith\u00eb kjo, nd\u00ebrsa historian\u00eb nga m\u00eb me autoritet t\u00eb vendit i b\u00ebjn\u00eb thirrje Ministrit t\u00eb Arsimit q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb reformuar m\u00ebsimdh\u00ebnien e l\u00ebnd\u00ebve n\u00eb shkolla. David Starkey, autor i shum\u00eb volumeve mbi Enrikun e VII dhe grat\u00eb e tij pohoi se shkolla duhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet m\u00eb shum\u00eb tek kultura e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Komentit t\u00eb nj\u00eb kolegu t\u00eb vet mbi karakterin multietnik t\u00eb vendit ai iu p\u00ebrgjegj: Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kultura e vendit \u00ebsht\u00eb monokultur\u00eb dhe zona t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Anglis\u00eb jan\u00eb padiskutim t\u00eb bardha. Ver\u00ebn e kaluar pas protestave n\u00eb vend ai deklaroi se popullsia e bardh\u00eb dhe e varf\u00ebr ishte b\u00ebr\u00eb e zez\u00eb dhe mes tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur kultura e dhunshme, destruktive, nihiliste dhe e keqb\u00ebr\u00ebse. Cannadine, profesor i historis\u00eb n\u00eb Princeton, i shpjegoi Minsitrit se ata q\u00eb ankohen p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi u jepet historia t\u00eb rinjve n\u00eb shkolla, bazohet tek miti i nj\u00eb periudhe t\u00eb art\u00eb, ku t\u00eb rinjt\u00eb ishin n\u00eb gjendje t\u00eb thoshin emrat e t\u00eb gjith\u00eb mbret\u00ebrve dhe mbret\u00ebreshave t\u00eb Anglis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr ku prezantoi librin e vet Tipi i duhur i historis\u00eb, Cannadine pohoi : ankimet p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb historis\u00eb n\u00eb shkollat angleze ekzistojn\u00eb qysh kur vet\u00eb ato filluan t\u00eb flasin p\u00ebr historin\u00eb. N\u00eb Angli \u2013 theksoi autori \u2013 n\u00eb ndryshim nga vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs, student\u00ebt mund t\u00eb vendosin ta nd\u00ebrpresin studimin e historis\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7are. Por n\u00ebse qeveria d\u00ebshiron ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kuptimin e historis\u00eb, duhet ta imponoj\u00eb m\u00ebsimin e historis\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are. Historia q\u00eb flet p\u00ebr ngjarjet e nj\u00eb vendi, shpesh konsiderohet nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e diskutueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Teksas komisioni shtet\u00ebror p\u00ebr Arsimin votoi q\u00eb librat e shkollave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin duhet t\u00eb fillojn\u00eb t\u2019i paraqitin konservator\u00ebt n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme dhe t\u2019i japin m\u00eb emfaz\u00eb rolit q\u00eb luajti Kristianizmi n\u00eb historin\u00eb amerikane. N\u00eb vitet \u201980 n\u00eb Gjermani palsi z\u00ebnka midis historin\u00ebve kur Nolte, profesor n\u00eb Universitetin e Lir\u00eb t\u00eb Berlinit, botoi nj\u00eb artikull n\u00eb t\u00eb cilin e p\u00ebrshkruante Holokaustin nj\u00eb reagim ndaj frik\u00ebs ndaj revolucionit rus. Po ashtu ai theksoi se gjerman\u00ebt duhet t\u2019i japin fund ndjes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn dhe b\u00ebmat e Hitlerit ishin t\u00eb kuptueshme dhe deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb pike edhe t\u00eb justifikuara. Idet\u00eb e tij hap\u00ebn nj\u00eb polemik\u00eb q\u00eb zgjati disa vjet.<\/p>\n<p>Evansi q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb ishte nj\u00eb historian i ri tek Universiteti East Anglia, mori pjes\u00eb n\u00eb debat, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah af\u00ebrit\u00eb midis opinionit t\u00eb Noltes dhe at\u00eb t\u00eb mbrojtura nga anisemit\u00ebt si n\u00eb Europ\u00eb edhe n\u00eb Amerik\u00eb. Debati aktual lindi n\u00eb Angli n\u00eb vitin 2010 kur Fergursoni, profesor n\u00eb Harvard, foli n\u00eb nj\u00eb festival letrar duke u ankuar p\u00ebr faktin se n\u00eb Angli pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb rinjve nuk studion ve\u00e7 Enrikun e VII, Hitlerin, Luter Kingun. Ministri i Arsmit Gove e pyeti prof. Fergusonin se a do e lejonte Harvardi q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Angli q\u00eb t\u2019i ndihmonte q\u00eb t\u00eb hidhnin bazat e nj\u00eb programi historie m\u00eb entuziazmues dhe t\u00eb arritur?<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u reklutuan edhe Cannadine dhe Schama q\u00eb t\u00eb jepnin kontributin e tyre q\u00eb t\u00eb rinovonin programin komb\u00ebtar t\u00eb historis\u00eb. Evansi q\u00eb \u00ebsht\u00eb prof. mbret\u00ebror i historis\u00eb n\u00eb Kembrixh, iu versul t\u00eb gjith\u00eb nism\u00ebs, duke e akuzuar qeverin\u00eb se po imponon nj\u00eb lexim p\u00ebrkujtimor t\u00eb historis\u00eb, se po i anashkalon ngjarjet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb kombit dhe po l\u00eb pasdore kontribuitin e njer\u00ebzve me ngjyr\u00eb n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e vendit. Rreziku \u2013 theksoi ai &#8211; \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb operohet me nj\u00eb lloj thjesht\u00ebsimi krejt\u00ebsisht injorant.<\/p>\n<p>Historia duhet t\u2019u m\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb perspektive dhe proporcioni \u2013 thot\u00eb Cannadine \u2013 duke u ankuar se n\u00eb debate \u00ebsht\u00eb polarizuar p\u00ebrreth pozicioneve t\u00eb paluajtshme: ajo e atyre q\u00eb privilegjojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e njohjes s\u00eb fakteve n\u00eb lidhje me kompetencat historike; e atyre q\u00eb duan nj\u00eb tregimtari komb\u00ebtare me tone t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm, pavar\u00ebsisht nj\u00eb versioni t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfshin edhe momentet m\u00eb pak fisnike dhe atyre q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen tek atdheu n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, sesa tek raportet tona me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Ministri Gove e quajti t\u00eb rrezikshme vullnetin e politikan\u00ebve q\u00eb t\u00eb imponohen tek programet komb\u00ebtare shkollore shum\u00eb prej pregjykimeve t\u00eb tyre. Duhet t\u00eb m\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb histori dhe t\u00eb jemi m\u00eb k\u00ebrkues \u2013 theksoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Th. Kall\u00e7o \u00cbsht\u00eb titulli i nj\u00eb prej gazetave m\u00eb n\u00eb z\u00eb amerikane, The New York Times, q\u00eb n\u00eb debatin global mbi historin\u00eb, jo vet\u00ebm na jep panoram\u00ebn e ngjarjve q\u00eb lidhen me debatin, por edhe disa orientime t\u00eb drejta rreth k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb historis\u00eb, p\u00ebrfshi edhe historin\u00eb ton\u00eb. Kan\u00eb kaluar mbi dy dekada q\u00eb kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1619","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Th. Kall\u00e7o \u00cbsht\u00eb titulli i nj\u00eb prej gazetave m\u00eb n\u00eb z\u00eb amerikane, The New York Times, q\u00eb n\u00eb debatin global mbi historin\u00eb, jo vet\u00ebm na jep panoram\u00ebn e ngjarjve q\u00eb lidhen me debatin, por edhe disa orientime t\u00eb drejta rreth k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb historis\u00eb, p\u00ebrfshi edhe historin\u00eb ton\u00eb. Kan\u00eb kaluar mbi dy dekada q\u00eb kur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-07T21:26:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon\",\"datePublished\":\"2012-02-07T21:26:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/\"},\"wordCount\":1665,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/\",\"name\":\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-07T21:26:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Th. Kall\u00e7o \u00cbsht\u00eb titulli i nj\u00eb prej gazetave m\u00eb n\u00eb z\u00eb amerikane, The New York Times, q\u00eb n\u00eb debatin global mbi historin\u00eb, jo vet\u00ebm na jep panoram\u00ebn e ngjarjve q\u00eb lidhen me debatin, por edhe disa orientime t\u00eb drejta rreth k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb historis\u00eb, p\u00ebrfshi edhe historin\u00eb ton\u00eb. Kan\u00eb kaluar mbi dy dekada q\u00eb kur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-07T21:26:37+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon","datePublished":"2012-02-07T21:26:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/"},"wordCount":1665,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/","name":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-02-07T21:26:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nese-historia-ndryshon-gjithmone-pardon\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00ebse historia ndryshon gjithmon\u00eb pardon"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1619"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1619\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}