{"id":1612,"date":"2010-02-16T22:56:43","date_gmt":"2010-02-16T21:56:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1612"},"modified":"2010-02-16T22:56:43","modified_gmt":"2010-02-16T21:56:43","slug":"nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/","title":{"rendered":"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg\" border=\"0\" alt=\"Agron Tufa\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Elsa Demo<\/strong>, <em>16.02.2010<\/em><\/p>\n<p>Bised\u00eb me Agron Tuf\u00ebn p\u00ebr &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; q\u00eb e b\u00ebri fitues t\u00eb \u00c7mimit t\u00eb Madh p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb. Prurja e nj\u00eb zhanri jo t\u00eb njohur n\u00eb letrat shqipe, miniatura, e aft\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb portrete t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve dhe realitete shqiptare q\u00eb &#8220;ta heqin trurin&#8221;.<\/p>\n<p>Sa i dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb njeriu? Njeriu shqiptar? Ku q\u00ebndron dob\u00ebsia e tij? Cila \u00ebsht\u00eb dhe nga vjen ajo dor\u00eb q\u00eb tendos harkun p\u00ebr ta goditur aty ku rr\u00ebzohet, e sigurt, shqiptari qytetar, urban dhe preurban?<\/p>\n<p>&#8220;Thembra e Akcilit&#8221; e Agron Tuf\u00ebs supozon vatrat e dob\u00ebta t\u00eb secilit, thembrat e heronjve t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb q\u00eb rr\u00ebzohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qesharake para turm\u00ebs ose bankomat\u00ebve ose persekutor\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bised\u00eb me Agron Tuf\u00ebn p\u00ebr librin q\u00eb e b\u00ebri fitues t\u00eb \u00c7mimit t\u00eb Madh p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb, dh\u00ebn\u00eb s\u00eb fundi nga Ministria e Kultur\u00ebs. Prurja e nj\u00eb zhanri jo t\u00eb njohur n\u00eb letrat shqipe, miniatura, e aft\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb portrete bashk\u00ebkoh\u00ebsish dhe realitete shqiptare q\u00eb &#8220;ta heqin trurin&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7mim i destinuar p\u00ebr gjasht\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, i jepet nj\u00eb shkrimtari q\u00eb ka kap\u00ebrcyer t\u00eb dyzetat, dhe prej dy dekadash shkruan, p\u00ebrkthen, debaton n\u00eb sken\u00ebn letrare dhe publicistike.<br \/>\n\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhja &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; (Botimet Zambaku, Tiran\u00eb, 2009) po mundohemi ta zbulojm\u00eb pjes\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet intervist\u00ebs me autorin dhe duke botuar nj\u00eb miniatur\u00eb. Ky lib\u00ebr, nj\u00eb kapitull i t\u00eb cilit i referohet biografis\u00eb s\u00eb Tuf\u00ebs u b\u00eb shkas p\u00ebr pak rr\u00ebfim nga jeta e tij.<\/p>\n<p>&#8220;Thembra e Akcilit&#8221; mori \u00c7mimin e Madh, po n\u00eb librari e gjen?<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs p\u00ebr k\u00ebtu kalova n\u00eb dy librari. Librat ishin mbaruar. Ekzistenca e k\u00ebtij libri doli n\u00eb pah vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij \u00e7mimi. Ngaq\u00eb nuk njohin edhe botuesin, librar\u00ebt m\u00eb drejtohen mua. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb po provoj koh\u00ebt e fundit jo vet\u00ebm p\u00ebr &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; por edhe p\u00ebr dy romanet e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt fatkeq\u00ebsisht nuk jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb. \u00cbsht\u00eb ajo brenga e p\u00ebrhershme q\u00eb nuk gjen librin n\u00eb librari dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, ura me lexuesin nuk funksionon.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, nuk i kam helmuar marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me let\u00ebrsin\u00eb me \u00e7mimet q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb shije ose tep\u00ebr euforike ose tep\u00ebr t\u00eb hidhur.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkruar vet\u00ebm me k\u00ebnaq\u00ebsi. Dhe si\u00e7 e them n\u00eb nj\u00eb nga epigrafet e romaneve t\u00eb mia, &#8220;M\u00ebrkuna e zez\u00eb&#8221;: &#8220;N\u00ebse imagjinata e ka krijuar bot\u00ebn at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta e saj ta udh\u00ebheq\u00eb at\u00eb.&#8221;, libri &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; ka nj\u00eb qasje t\u00eb p\u00ebrkund\u00ebrt. Po t\u00eb marrim nj\u00eb tjet\u00ebr th\u00ebnie t\u00eb Vladimir Nabokovit: &#8220;Jeta shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e talentuar dhe m\u00eb e papritur se ne.&#8221;<\/p>\n<p>Sapo hedh hapin jasht\u00eb pragut do ndeshesh me nonsensin, me absurditetin, me at\u00eb q\u00eb t\u00eb heq trurin. Natyra e k\u00ebtij absurdi ka origjin\u00eb ideologjike, politike, religjioze, sociale po se po, dhe krijohet nj\u00eb mishmash sa ti nuk e njeh bashk\u00ebkoh\u00ebsin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebkoh\u00ebsi yn\u00eb ka disa qindra fytyra. K\u00ebto jan\u00eb sindroma q\u00eb n\u00eb filozofin\u00eb postmoderniste, Zhil D\u00ebl\u00ebzi i quan &#8220;neuroza shizoidale&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt i thell\u00eb depresiv q\u00eb mund t\u00eb varioj\u00eb nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e gjen n\u00eb arte e zhanre t\u00eb tjera t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, por ajo q\u00eb e b\u00ebn autentike, \u00ebsht\u00eb mjedisi shqiptar, vendet dhe modeli psikologjik. Akcil-\u00ebt, po ashtu, na paraqiten edhe me emra real\u00eb.<\/p>\n<p>Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb transmetoj\u00eb efektin q\u00eb shkaktojn\u00eb k\u00ebto reale. Duke qen\u00eb besnik n\u00eb ndeshjen me k\u00ebto situata, vetvetiu dukuria ka dal\u00eb e gjall\u00eb, dinamike, p\u00ebrndryshe manierat narrative do ta kishin mbytur fare k\u00ebt\u00eb lloj l\u00ebnde.<\/p>\n<p>N\u00ebse un\u00eb nuk do isha i sinqert\u00eb me veten, nuk do isha i sinqert\u00eb dhe me situat\u00ebn. \u00c7far\u00eb kuptoj me sinqeritet? P\u00ebrcjelljen e nuancave, ato q\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shtang nga habia, t\u00eb mahnitem dhe t\u00eb drejtohem n\u00eb disa aspekte jo t\u00eb r\u00ebnduara meditative.<\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb kur i referohesh kujtes\u00ebs p\u00ebr vitet &#8217;80?<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb strukturuar, libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e Shqip\u00ebris\u00eb sipas meje, qoft\u00eb me reale nga lufta partizane, me njer\u00ebzit q\u00eb e bartin akoma gjall\u00eb, me sekretar\u00ebt e partis\u00eb, me brezin Pepsi-Cola, qoft\u00eb edhe me aspektet e mia private biografike. K\u00ebshtu shpaloset shtresa-shtresa historia jon\u00eb komb\u00ebtare me larmin\u00eb po dhe me aspekte dinjitoze.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ka marr\u00eb form\u00eb duke qen\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm dhe duke krijuar nj\u00eb koleksion. Po i referohem p\u00ebrs\u00ebri Nabokovit, ai ka qen\u00eb nj\u00eb adhurues i madh fluturash. Ai nuk e kishte fare parasysh se pasioni i tij q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria do ta \u00e7onte n\u00eb shpikjen e disa ekzemplar\u00ebve q\u00eb nuk ishin t\u00eb zbuluar dhe q\u00eb mbajn\u00eb sot emrin e tij, del dhe nj\u00eb revist\u00eb me titull &#8220;Nabokoviana&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koleksion dol\u00ebn gj\u00ebra ta paparashikuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, k\u00ebrkimi i p\u00ebrqendruar dhe rritja e nivelit t\u00eb vigjilenc\u00ebs t\u00eb asaj \u00e7ka ndodh p\u00ebrreth nesh, krijon nj\u00eb fush\u00eb graviteti. Koleksioni i k\u00ebtyre miniaturave pak nga pak form\u00ebson frym\u00ebn e nj\u00eb epoke, detaje, tipare t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsis\u00eb q\u00eb nga auditor\u00ebt deri tek zhargonet e rrug\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb orbita jon\u00eb, k\u00ebtu rr\u00ebk\u00ebllehemi nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb ky lib\u00ebr, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb miniatura, kur termi importohet nga arti figurativ n\u00eb let\u00ebrsi?<\/p>\n<p>Miniatura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb vjen nga forma me t\u00eb cil\u00ebn mjesht\u00ebrit mesjetar\u00eb punonin me nj\u00eb nuanc\u00eb t\u00eb kuqe minia dhe krijonin portrete, peizazhe, ornamente brenda nj\u00eb kornize shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb futej n\u00eb xhep. Nj\u00eb portretim i till\u00eb i vepr\u00ebs artistike ka qen\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur. Mjafton t\u00eb lexoni romanin &#8220;Un\u00eb jam e kuqja&#8221; i Orhan Pamukut ku jepet gjith\u00eb kjo tradit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se me \u00e7far\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje vazhdonte edhe pasi verboheshin mjeshtrit.<\/p>\n<p>T\u00eb rrok\u00ebsh me nj\u00eb frym\u00eb nj\u00eb epok\u00eb, nj\u00eb ngjarje, nj\u00eb fenomen, kjo \u00ebsht\u00eb miniatura<br \/>\nDuke mos pasur paraardh\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij zhanri n\u00eb Shqip\u00ebri, por gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta, Koliqi me &#8220;Pasqyrat e Narcizit&#8221;, apo Lumo Sk\u00ebndo me prozat e shkurtra poetike, Migjeni apo Anton Harapi, Martin Camaj disi, u p\u00ebrpoqa q\u00eb ta dinamizoj duke b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet miniatur\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk guxoj t&#8217;i quaj tregime, proza poetike, por duke futur elemente t\u00eb publicistik\u00ebs, elemente q\u00eb m\u00eb jan\u00eb dukur t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb shkall\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr komunikimit. Por kujdes, pas k\u00ebsaj nuance t\u00eb publicistik\u00ebs ka v\u00ebrshime q\u00eb vijn\u00eb nga sfera e poezis\u00eb apo e filozofis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse ndodh q\u00eb kur lexon i miniaturat k\u00ebrkon t\u00eb gjesh kush jan\u00eb k\u00ebta personazhe q\u00eb v\u00ebrtiten mes nesh, q\u00eb duket se ua njeh mimik\u00ebn, batut\u00ebn?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb z\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb z\u00eb i cili na p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shkall\u00eb realiteti t\u00eb cilin ne e kemi par\u00eb nj\u00ebher\u00eb por s&#8217;kemi pasur shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb ta mbajm\u00eb n\u00eb mendje sepse na e ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. K\u00ebto z\u00ebra jan\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, jan\u00eb z\u00ebra mentalitetesh, pik\u00ebpamjet e tyre mbi bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se libri ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb z\u00ebra dhe n\u00eb mes tyre, n\u00eb vend t\u00eb intermexos jan\u00eb p\u00ebrthyerjet e z\u00ebrit im, \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i fatit tim i individual, me \u00e7far\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndeshem. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport z\u00ebrash shoq\u00ebria projektohet tek un\u00eb, por un\u00eb duhet t\u00eb projektohem tek kjo shoq\u00ebri me pengjet, d\u00ebshirat, inatet ose shkall\u00ebn e madhe t\u00eb irritimit.<\/p>\n<p>Kjo duket qart\u00eb dhe ndjehet, aq sa lexuesi gjen nj\u00ebfar\u00eb ngush\u00ebllimi q\u00eb edhe autorit i ndodhkan gj\u00ebra banale si gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb v\u00ebresh n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore jepet dhe nj\u00eb ide e l\u00ebvizjes, sa kemi l\u00ebvizur dhe n\u00eb \u00e7&#8217;kah ka l\u00ebvizur psikika, mentaliteti dhe vet\u00ebdija e shqiptarit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje sipas nj\u00eb drejtimit t\u00eb caktuar, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje rretherrotull.<\/p>\n<p>Tek kapitulli biografik irritimi \u00ebsht\u00eb i till\u00eb: N\u00ebse ju m\u00eb keni g\u00ebnjyer nj\u00ebher\u00eb, m\u00eb keni ngulitur q\u00eb jam fajtor, q\u00eb f\u00eblliq\u00ebsia e k\u00ebsaj bote fillon nga un\u00eb dhe past\u00ebrtia e k\u00ebsaj bote mbaron tek ju, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb s&#8217;mund t\u00eb m\u00eb g\u00ebnjeni.<\/p>\n<p>Kur jan\u00eb shkruar k\u00ebto miniatura?<\/p>\n<p>N\u00eb harkun e dy viteve. Jan\u00eb shkruar me asociacione mbi nj\u00eb ngjarje q\u00eb m\u00eb ka kujtuar sakt\u00ebsisht nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje. P\u00ebr nga fqinj\u00ebsia apo m\u00ebnyra e arsyetimit, asociacionet ringren\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs q\u00eb ke kaluar.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmas\u00eb e sheh me syt\u00eb e sot\u00ebm, me rehabilitimin e t\u00eb rriturit q\u00eb di kush \u00ebsht\u00eb rendi dhe pozicioni i gj\u00ebrave, at\u00ebher\u00eb fillon t\u00eb kuptosh p\u00ebrse t\u00eb kan\u00eb imponuar nj\u00eb inferioritet q\u00eb nuk t\u00eb takonte, p\u00ebrse t\u00eb kan\u00eb ngulitur ide q\u00eb s&#8217;jan\u00eb aspak t\u00eb q\u00ebndrueshme as etikisht, as estetikisht.<\/p>\n<p>Se\u00e7 t\u00eb kujtojn\u00eb p\u00ebr nga fryma prozat e Mark Tuejnit, ku shpesh ndesh me nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb dikur e ke ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb apo anasjelltas.<\/p>\n<p>Meq\u00eb m\u00eb kujtuat Mark Tuejnin, un\u00eb emocionohem kur d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, sepse ka qen\u00eb nj\u00eb autor n\u00ebn shenj\u00ebn e t\u00eb cilit ka kaluar jo vet\u00ebm f\u00ebminia po edhe rinia ime.<br \/>\nDetyra artistike q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb Tuejni \u00ebsht\u00eb ironia dhe satira. Un\u00eb besoj se gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fryme t\u00eb librit kalojn\u00eb n\u00eb sarkaz\u00ebm e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb realitetit.<\/p>\n<p>Marr shkas t\u00eb them se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse Mark Tuejni nuk u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt m\u00eb qendror\u00eb dhe m\u00eb ndikues n\u00eb t\u00ebr\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e shekullit t\u00eb XX t\u00eb Amerik\u00ebs. Ky shkrimtar i fundshekullit t\u00eb XIX q\u00eb e emancipoi gjithansh\u00ebm let\u00ebrsin\u00eb amerikane q\u00eb s&#8217;kishte ndonj\u00eb autenticitet &#8211; ishte vazhdimi frym\u00ebs evropiane &#8211; arriti tek shkalla e ironis\u00eb dhe satir\u00ebs, pa prekur sarkazm\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb plani realist social, \u00e7ka e b\u00ebn\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb von\u00eb,<br \/>\nFolkner, Heminguej, Fitxherald, Uajld\u00ebr, Shtajnbek, Dos Pasos. Sarkazma \u00ebsht\u00eb refuzim total, stadi i t\u00eb qenit es\u00ebll dhe i vet\u00ebdij\u00ebsimit p\u00ebr realitetin.<\/p>\n<p>Tek ne gj\u00ebrat jan\u00eb ndryshe, kemi problem me vet\u00ebdijen. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb problem me informacionin, me p\u00ebrpunimin e informacionit q\u00eb ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare tek gjendja e vet\u00ebdijes.<\/p>\n<p>Vet\u00ebdijen ton\u00eb e ushqejn\u00eb lloj-lloj fantazmash, manipulator\u00ebsh, padrejt\u00ebsish, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs arrogante, pushtetit t\u00eb paras\u00eb, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjes, dhe akoma vet\u00ebdija \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb: nuk pajtohet dot persekutori me viktim\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr temat e mia t\u00eb p\u00ebrhershme dhe n\u00eb proz\u00ebn e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Persekutori nuk pendohet aspak, mban pozicion akoma m\u00eb agresiv, thot\u00eb mir\u00eb jua kemi b\u00ebr\u00eb se t\u00eb till\u00eb ishit, plehra, thon\u00eb kemi kryer nj\u00eb mision historik. Nd\u00ebrsa viktima q\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe q\u00eb t\u00eb shqiptoj\u00eb plag\u00ebt e veta, nuk arrin t\u00eb d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Nga romani i par\u00eb, &#8220;Dueli&#8221; tek i fundit, &#8220;Tenxherja&#8221; ka nj\u00eb tem\u00eb autobiografike. \u00c7far\u00eb zbulon p\u00ebrvoja personale, familjare me diktatur\u00ebn, par\u00eb nga sot?<\/p>\n<p>Jam i pap\u00ebrgatitur p\u00ebr ta shtjelluar k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e madhe. Mund t\u00eb them se qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri ka nisur me pengesa, mohime, ngushtim hap\u00ebsire. K\u00ebshtu ka qen\u00eb deri von\u00eb. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb hisen time ta rr\u00ebmbej me thonj. Ting\u00ebllojn\u00eb patetike, por n\u00ebse ting\u00ebllon k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb jeta ime e ka k\u00ebt\u00eb lloj patetizmi.<\/p>\n<p>N\u00ebse doni v\u00ebrtet realitetin k\u00ebshtu ka qen\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb rritet q\u00eb nga klasa fillore me damk\u00ebn &#8220;i deklasuar&#8221;, &#8220;bir i armikut t\u00eb popullit&#8221;, me mohime t\u00eb shkoll\u00ebs, t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb pasjes s\u00eb nj\u00eb vendi, t\u00eb aft\u00ebsive. Figurativisht, duke kaluar k\u00ebto pengesa deri nga mosha 25-vje\u00e7are &#8211; po t\u00eb kalojm\u00eb tek fusha e sporteve &#8211; do t\u00eb isha b\u00ebr\u00eb mjesht\u00ebr i k\u00ebrcimit s\u00eb larti.<\/p>\n<p>Ka cinik\u00eb q\u00eb thon\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mrekullueshme p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri me mungesa, t\u00eb hidhur. Por nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb torturohet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar talentin. M\u00eb duket shum\u00eb banale. Kjo qe hisja n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kalova. Sigurisht s&#8217;do ta kisha dashur, ashtu si\u00e7 nuk e kemi n\u00eb dor\u00eb kur na sjellin n\u00eb jet\u00eb prind\u00ebrit, apo t&#8217;i zgjedhim ne, edhe jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Po prind\u00ebrit e tu, e din\u00eb ku ka shkuar kjo p\u00ebrvoj\u00eb e jotja n\u00eb streh\u00ebn prind\u00ebrore, n\u00eb Sohodoll?<br \/>\nPrind\u00ebrit e mi s&#8217;kan\u00eb pasur asnj\u00eb lloj ideje. Kam qen\u00eb i varur nga librat dhe i b\u00ebja t\u00eb gjitha n\u00ebp\u00ebrmjet sakrificave ta vogla, duke lar\u00eb shishe vaji, duke i shitur apo ndonj\u00eb vez\u00eb, duke i mbledhur lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb libra.<\/p>\n<p>Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs paradite, isha ai q\u00eb do t\u00eb kullosja bag\u00ebtin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, kalin, lop\u00ebn, etj. Mbaj mend q\u00eb duke lexuar pasdite, kafsh\u00ebt futeshin n\u00eb parcelat e kooperativ\u00ebs. N\u00eb mbr\u00ebmje vinin procesverbalet e rojeve t\u00eb fush\u00ebs dhe gjith\u00eb puna e prind\u00ebrve t\u00eb mi d\u00ebnohej me gjob\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb mor\u00ebn masa, m\u00eb than\u00eb q\u00eb t\u00eb mos marr\u00ebsh lib\u00ebr me vete. Un\u00eb e fsheha &#8220;Hamletin&#8221; e Shekspirit, e futa n\u00eb brek\u00eb dhe kur dola nga oborri im, at m\u00eb b\u00ebri kontrollin dhe pa m\u00ebshir\u00eb ma ka nxjerr\u00eb nga brek\u00ebt Hamletin.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen nga kjo p\u00ebrvoj\u00eb nxora m\u00ebsime dhe para se t\u00eb kthehesha n\u00eb shkoll\u00eb b\u00ebja nj\u00eb lakore diku lart mbi sht\u00ebpit\u00eb e fshatit dhe e fshihja n\u00eb nj\u00eb g\u00ebmush\u00eb librin e radh\u00ebs. Leximi ka qen\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete obsesiv n\u00eb at\u00eb vend ku nuk gjeje rrotull nj\u00eb cop\u00eb gazet\u00eb &#8211; prind\u00ebrit e mi kan\u00eb qen\u00eb fshatar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb paarsimuar. Sigurisht q\u00eb m\u00eb jan\u00eb djegur edhe libra n\u00eb sob\u00eb dhe kam qar\u00eb me lot &#8211; besoj se kjo ka qen\u00eb e vetmja gj\u00eb e bukur q\u00eb m\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Besoj se n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jam produkt i leximit t\u00eb k\u00ebtyre librave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e ngjashme kjo q\u00eb tregoj un\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00eb t\u00eb mi n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb zonave rurale. Por kjo solli nj\u00eb produkt q\u00eb nga mosha 16-17 vje\u00e7 gjithmon\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nj\u00eb tipologji \u00ebndrre e cila n\u00eb thelb mbetet e nj\u00ebjta: Biblioteka t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat fshehin, gjithnj\u00eb n\u00eb katet dhe shkall\u00ebt e thella t\u00eb bodrumit, libra t\u00eb mistersh\u00ebm, t\u00eb lidhur me l\u00ebkur\u00eb dhe si n\u00eb ankth, me d\u00ebshir\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebrkoj t\u00eb deshifroj di\u00e7ka q\u00eb fshihet dhe q\u00eb un\u00eb nuk e di. Kjo p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme deri sot. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ndjej veten mir\u00eb.<\/p>\n<p>Me miniaturat e &#8220;Thembr\u00ebs s\u00eb Akcilit&#8221; ndodh ashtu si\u00e7 mund t\u00eb ndodh kur lexon publicistik\u00eb me art. Publicistika e mir\u00eb di ta vej\u00eb veten n\u00eb vend t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebve u drejtohet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ky lib\u00ebr n\u00eb ndryshim nga t\u00eb tjer\u00eb tuaj\u00ebt, e ka shkurtuar rrug\u00ebn p\u00ebr tek lexuesi i p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb.<br \/>\nM\u00eb kan\u00eb kritikuar p\u00ebr defektin e nj\u00eb let\u00ebrsie elitare, q\u00eb nuk b\u00ebn l\u00ebshim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb raporte kuptimore me lexuesin e nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja ka qen\u00eb: po cila \u00ebsht\u00eb ajo lloj gj\u00ebje q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi e cila t\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur edhe mua edhe t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00ebn nxitjen e &#8220;Gazeta e t\u00eb shtun\u00ebs&#8221; duhet t\u00eb \u00e7oja di\u00e7ka p\u00ebr botim nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. K\u00ebshtu nisi nj\u00eblloj eksperimenti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb un\u00eb nj\u00eb hap drejt lexuesit masiv dhe mbase pik\u00ebtakohemi diku. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre historive q\u00eb jan\u00eb sa t\u00eb miat sa t\u00eb atyre, sa t\u00eb \u00e7do lloj lexuesi, un\u00eb u p\u00ebrpoqa ta nxjerr rr\u00ebfimin nga planet alegorike, mitologjike, filozofike. Kishte t\u00eb b\u00ebnte me ruajtjen e nj\u00eb toni t\u00eb ngroht\u00eb bashk\u00ebbisedimi, por ama t&#8217;jua rr\u00ebfeja ashtu si\u00e7 i kam p\u00ebrjetuar un\u00eb dhe lexuesi t\u00eb reagoj\u00eb. Besoj se drejt k\u00ebsaj kam l\u00ebvizur me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Tre vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb produktiv\u00eb. \u00c7far\u00eb ka ndikuar?<\/p>\n<p>Frika. Frika nga memec\u00ebria \u00ebsht\u00eb frika m\u00eb e madhe e imja dhe frika nga moskomunikimi, di\u00e7ka q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb botuesit. Frika nga memec\u00ebria personale vjen nga nj\u00eb realitet tejet i ngarkuar pun\u00ebsh, probleme t\u00eb p\u00ebrditshme, familja q\u00eb si askurr\u00eb tjet\u00ebr s&#8217;e kam llogaritur q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebrkushtim, lodhje dhe t\u00eb qenit gjithmon\u00eb gatitu, plani i pun\u00ebs profesionale. Shpeshher\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb eliminoj nj\u00ebrin nga kungujt n\u00ebn sqetull.<\/p>\n<p>Frika e t\u00eb mospasurit koh\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb alarm t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb rezistoj. N\u00ebse e un\u00eb e humbas k\u00ebt\u00eb fush\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kam humbur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme me t\u00eb cil\u00ebn e identifikoj veten. Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Kur hyjm\u00eb dhe i fusim k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie krahasimore p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, sigurisht zgjedh familjen se un\u00eb jam njeri i gjall\u00eb. Jam p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Osip Mandelshtami, poeti im m\u00eb i dashur. Kur e pyet\u00ebn p\u00ebr natyr\u00ebn e poezis\u00eb ai tha: Poezit\u00eb mund t&#8217;i ndash n\u00eb poezi t\u00eb shkruara plot komoditet, ngadal\u00ebsi dhe \u00ebndje dhe poezi t\u00eb cilat duhet t\u00eb dalin jasht\u00eb teje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00ebr\u00eb intensitetin e \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Te rendi i dyt\u00eb q\u00eb hyj dhe vet\u00eb, ai fut poezit\u00eb q\u00eb p\u00ebrkufizohen &#8220;gll\u00ebnjk\u00eb e vjedhur ajri n\u00eb mesnat\u00eb&#8221;. Koha ime e lir\u00eb fillon pas or\u00ebs 23.00 kur f\u00ebmij\u00ebt bien n\u00eb gjum\u00eb. Dhe mua m\u00eb duhet t\u00eb rezistoj deri kur \u00ebsht\u00eb e mundur, deri kur psikologjikisht, fiziologjikisht jam n\u00eb gjendje t\u00eb vazhdoj t\u00eb rezistoj me zgjatimin e gjymtyr\u00ebve t\u00eb mia q\u00eb \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia.<\/p>\n<p>Kur fitove \u00c7mimin e Madh t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebshp\u00ebrite m\u00ebnjan\u00eb se n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb dukej vetja si ai f\u00ebmija shkollar q\u00eb i vjen turp nga rrobat e reja dhe do t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb fund t\u00eb rreshtit.<br \/>\nKa qen\u00eb gj\u00eb reale.<\/p>\n<p>Dikur, se nga ka qen\u00eb ky zhargon i harruar i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ose dikush, nj\u00eb vajz\u00eb, m\u00eb quajti leckaxhi. Kjo fjal\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb irritonte. Kur u kthye im at nga burgu bleu rroba p\u00ebr gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Ne ishim 5 f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bleu nj\u00eb komplet veshjesh, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb gjith\u00e7ka ishte e re.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur dola nga sht\u00ebpia kisha nj\u00eb lloj t\u00ebhuaj\u00ebsimi nga rrobat e mia dhe nga vet\u00eb p\u00ebrmbajtja brenda tyre. M\u00eb vinte turp nga shikimet. Kur u futa n\u00eb oborr rrija n\u00ebp\u00ebr cepa muresh dhe prisja q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb viheshin n\u00eb radh\u00eb dhe un\u00eb t\u00eb futesha n\u00eb fund fare. Vesh\u00ebt m\u00eb digjnin nga turpi dhe nuk doja t\u00eb m\u00eb shikonin. Vajza q\u00eb thoshte leckaxhi, kur po ktheheshim nga shkolla, se si u zum\u00eb, dhe m\u00eb tha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: leckaxhi! Dhe un\u00eb mbeta fort i habitur.<\/p>\n<p>Or\u00eb e zakonshme leksioni me student\u00ebt part-time<br \/>\nAgron TUFA<\/p>\n<p>&#8230; Se \u00e7ohet dikush, fjala vjen, politikan n\u00eb timonin e shtetit, dhe thot\u00eb: &#8220;T\u00eb mbushen auditor\u00ebt dhe universitetet tona!&#8221;. Kjo vikam\u00eb e ky kushtrim \/ t\u00eb b\u00ebn djal\u00eb e t\u00eb b\u00ebn trim. Dhe auditor\u00ebt mbushen me vajza. Me gra. Dhe laraska. Tek-tuk ndonj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb vjen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pall\u00eb. K\u00ebshtu urt\u00eb e but\u00eb, dynden taboret part-time, me kushtetut\u00eb, plot 400 krer\u00eb p\u00ebr kurs: me pages\u00eb, jo me burs\u00eb.<\/p>\n<p>E mos me e zgjat\u00eb, ja nj\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb: jap leksione n\u00eb vit t\u00eb tret\u00eb &#8211; let\u00ebrsin\u00eb e Modernizmit&#8230; n\u00eb kurset kund\u00ebr analfabetizmit. Dhe z\u00ebri im jehon, gj\u00ebmon mbi nj\u00eb pyll kokash q\u00eb s&#8217;d\u00ebgjon. Dhe as q\u00eb do t&#8217;ia dij\u00eb kush n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyll t\u00eb shtremb\u00ebt drush, se drut\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gar\u00eb, t\u00eb flasin me celular\u00eb. Hordhis\u00eb q\u00eb b\u00ebn shamat\u00eb, i b\u00ebj apel p\u00ebr edukat\u00eb; duket &#8211; kjo nuk ua prek veshin: hung\u00ebrijn\u00eb, zhaurijn\u00eb, qeshin.<\/p>\n<p>&#8220;Zot\u00ebrinj, kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb e ndershme&#8230; me k\u00ebto zhurma t\u00eb sk\u00ebterrshme, s&#8217;keni p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb vesh kurr\u00eb! Ky s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00ebsim, kjo \u00ebsht\u00eb tortur\u00eb! Se p\u00ebr nder, dreqi ta haj\u00eb, po silleni si kalamaj&#8230;! &#8211; ankohem p\u00ebr t\u00eb qindt\u00ebn her\u00eb. Por e ndjej fjal\u00ebn t\u00eb prer\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Mos bre burr\u00eb! &#8211; (nj\u00eb karagjoz leshradredhur, shtihet pik\u00eb e vrer i zverdhur). &#8211; \u00c7&#8217;na ke prek\u00eb mu n\u00eb tela me k\u00ebto mendime t&#8217;thella&#8230; Mua vet\u00eb m\u00eb dridhet thembra, tash p&#8217;e \u00e7oj dor\u00ebn te zemra. M\u00eb vjen zor bre profesor, po m\u00eb duket vetja horr: Falm\u00eb! Falm\u00eb! Falm\u00eb!&#8221;.<br \/>\nFill mandej, gjithandej, porsi zjarri me napalm, z\u00ebrash pizg\u00eb e z\u00ebrash bas, u p\u00ebrndez gazi n\u00eb klas\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pushoni!&#8221; &#8211; k\u00eblthas i acaruar me nj\u00eb inat t&#8217;pap\u00ebrcaktuar, sa nga ky gaz solidar, z\u00eb t&#8217;m\u00eb ngjaj\u00eb vetja i marr\u00eb.<\/p>\n<p>Ka gjasht\u00eb or\u00eb q\u00eb flas paprer\u00eb: kordat n\u00eb gurmaz jan\u00eb nder\u00eb. Nj\u00eb uturim\u00eb n\u00eb vesh\u00eb r\u00ebndon, si t\u00eb gjendesha n\u00eb avion. Po dhe me vesh\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhall\u00eb, d\u00ebgjoj nj\u00eb z\u00ebth t\u00eb holl\u00eb p\u00ebrball\u00eb:<br \/>\n&#8220;Qy presori qenka pall\u00eb!&#8221;.<\/p>\n<p>Se\u00e7 u drodh nj\u00eb kukurism\u00eb.<br \/>\n&#8220;K\u00ebtu puna vajti pisk&#8221;, &#8211; them me vete dhe nd\u00ebrhyj:<br \/>\n&#8220;Zot\u00ebrinj! N\u00ebse doni sak barinj, shkoni gjetk\u00eb e gjeni stall\u00eb!&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Jo more! &#8211; shfryu tej nj\u00eb z\u00eb nervoz (ishte po ai karagjoz): &#8211; Ndjes\u00eb, na ndje, &#8211; dhe me nj\u00eb gjest t\u00eb zgjatur dore, b\u00ebn drejt meje n\u00eb foltore: &#8211; po pse o, pse, p\u00ebr t\u00eb men\u00e7\u00ebm t\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb atje?!&#8221;<br \/>\nNga kjo pyetje e papritur, gjendem krejt pap\u00ebrgatitur. B\u00ebj zap mllefin dhe, avash, t\u00eb mos marr si flak\u00eb n\u00eb kasht\u00eb, i p\u00ebrgjigjem pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb me nj\u00eb ton apatik:<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr t\u00eb men\u00e7\u00ebm, po se po &#8211; dhe le ta dij\u00eb cilido, q\u00eb t&#8217;mos mbetet i tradhtuar: &#8211; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb keni paguar! Dhe jo pak! Rrumbullak shtat\u00ebqind mij\u00eb t\u00eb vjetra i ka v\u00ebn\u00eb sekush kapak. K\u00ebto vegla &#8211; pun\u00eb kam un\u00eb: t&#8217;ju shes mend m\u00ebngjes e dark\u00eb. Vet\u00eb m&#8217;i blini pa p\u00ebrdhun\u00eb! E p\u00ebrse? P\u00ebr zoopark?&#8221;<\/p>\n<p>Kukurisje, kukurisje, gaz i bujsh\u00ebm rretheqark&#8230;<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga &#8220;Thembra e Akcilit&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elsa Demo, 16.02.2010 Bised\u00eb me Agron Tuf\u00ebn p\u00ebr &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; q\u00eb e b\u00ebri fitues t\u00eb \u00c7mimit t\u00eb Madh p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb. Prurja e nj\u00eb zhanri jo t\u00eb njohur n\u00eb letrat shqipe, miniatura, e aft\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb portrete t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve dhe realitete shqiptare q\u00eb &#8220;ta heqin trurin&#8221;. Sa i dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb njeriu? Njeriu shqiptar? Ku q\u00ebndron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1612","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Elsa Demo, 16.02.2010 Bised\u00eb me Agron Tuf\u00ebn p\u00ebr &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; q\u00eb e b\u00ebri fitues t\u00eb \u00c7mimit t\u00eb Madh p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb. Prurja e nj\u00eb zhanri jo t\u00eb njohur n\u00eb letrat shqipe, miniatura, e aft\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb portrete t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve dhe realitete shqiptare q\u00eb &#8220;ta heqin trurin&#8221;. Sa i dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb njeriu? Njeriu shqiptar? Ku q\u00ebndron [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-16T21:56:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi\",\"datePublished\":\"2010-02-16T21:56:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/\"},\"wordCount\":3959,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/\",\"name\":\"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\",\"datePublished\":\"2010-02-16T21:56:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agron_tufa1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Elsa Demo, 16.02.2010 Bised\u00eb me Agron Tuf\u00ebn p\u00ebr &#8220;Thembra e Akcilit&#8221; q\u00eb e b\u00ebri fitues t\u00eb \u00c7mimit t\u00eb Madh p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb. Prurja e nj\u00eb zhanri jo t\u00eb njohur n\u00eb letrat shqipe, miniatura, e aft\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb portrete t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve dhe realitete shqiptare q\u00eb &#8220;ta heqin trurin&#8221;. Sa i dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb njeriu? Njeriu shqiptar? Ku q\u00ebndron [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-16T21:56:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi","datePublished":"2010-02-16T21:56:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/"},"wordCount":3959,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/","name":"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","datePublished":"2010-02-16T21:56:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agron_tufa1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-trauma-deri-tek-ngazellimi-i-pakufi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga trauma deri tek ngaz\u00ebllimi i pakufi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1612\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}