{"id":1603,"date":"2014-08-07T06:49:03","date_gmt":"2014-08-07T05:49:03","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1603"},"modified":"2014-08-07T06:49:03","modified_gmt":"2014-08-07T05:49:03","slug":"ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/","title":{"rendered":"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Namik Selmani\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Namik Selmani<\/strong>, <em>shkrimtar<\/em><\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se nj\u00eb Takim poet\u00ebsh nga t\u00eb gjith\u00eb trevat amtare qoft\u00eb dhe nga diaspora e larg\u00ebt, deri n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, do t\u00eb na mblidhte simbolika e nj\u00eb miti. E Nj\u00eb per\u00ebndie ilire, q\u00eb quhej ndryshe <em>Per\u00ebndia e t\u00eb Folurit<\/em>. E nj\u00eb miti ilir q\u00eb vinte thell\u00eb nga lasht\u00ebsia me gjuh\u00ebn e hyjnizimit, po q\u00eb t\u00eb duket se e prekje gati me duar, me k\u00ebmb\u00eb, me sy e natyrisht dhe me vargje poet\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb ata dhe vet\u00ebm ata e din\u00eb se si frymon \u00e7do damar i k\u00ebsaj toke t\u00eb lasht\u00eb edhe aty n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb q\u00eb un\u00eb dua ta quaj p\u00ebrher\u00eb Uskan\u00eb. Kisha muaj q\u00eb jetoja m\u00eb kureshtjen e k\u00ebsaj fest\u00eb poet\u00ebsh. Padyshim deri n\u00eb kufinjt\u00eb e Misterit. E q\u00eb para se t\u00eb shkoja atje, Safet Hyseni, ky pun\u00ebtor i palodhur i letrave shqipe, nj\u00eb \u201cambasador\u201d i v\u00ebrtet\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb statusin e duhur dhe m\u00eb afatgjat\u00eb n\u00eb \u00c7ikago e n\u00eb mbar\u00eb SHBA n\u00eb koh\u00eb i kultur\u00ebs shqiptare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb SHBA ma b\u00ebnte dhe m\u00eb t\u00eb shum\u00ebpritur k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb. <\/p>\n<p>Libri i tij p\u00ebr K\u00ebr\u00e7ov\u00ebn, q\u00eb e mora para disa vitesh m\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb isha dhe pak k\u00ebr\u00e7ovar para asaj enciklpedie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Epo, thash\u00eb me vete, nj\u00eb takim klasik poet\u00ebsh nga ato ku fjal\u00eb shqipe shum\u00eb shum\u00eb do t\u00eb konsumohet n\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb me dy mikrofona, disa foto me buz\u00eb t\u00eb qeshura, ca autografe n\u00eb librat e dhuruara, disa \u00e7ertifikata pjes\u00ebmarrjeje me lulka, me mbyllje n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb k\u00ebng\u00ebsh, bisedash, vargjesh dhe, m\u00eb tej, t\u00eb disa shkrimeve t\u00eb botuara pas disa dit\u00ebve n\u00eb faqet internetike apo n\u00eb gazeta t\u00eb Ballkanit, t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs. \u2026Ishim m\u00ebsuar q\u00eb takimet t\u00eb kishin n\u00eb sfond emra d\u00ebshmor\u00ebsh p\u00ebrvjetor\u00eb betejash, ngjarjesh historie, simbole bashkimi. Po n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb t\u00eb n\u00eb sfond ishin disa murrana gur\u00ebsh natyrisht nga mjedise real\u00eb q\u00eb mund t\u2019i prekje vet\u00ebm disa kilometra larg. <\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb pylli q\u00eb duket se nuk ishte prekur q\u00eb n\u00eb zanafill\u00ebn e \u00e7do filiztrungu. N\u00eb at\u00eb pamje m\u2019u kujtua Bjeshka e Rumis\u00eb q\u00eb ishte dhe zanafilla e Ulqinit t\u00eb lasht\u00eb. E sipas legjend\u00ebs n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Rumis\u00eb si Sizif\u00eb t\u00eb lasht\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt e krahin\u00eb ilire ngjteshin duke d\u00ebrguar nga nj\u00eb gur n\u00eb shpin\u00eb dhe \u00e7do vit e ngrinin dhe m\u00eb lart murran\u00ebn q\u00eb .. t\u2019i afroheshin sa m\u00eb af\u00ebr zotit n\u00eb lutjet e tyre. T\u00eb m\u00eb falin miqt\u00eb e Uskan\u00ebs. Safert Hyseni Xhelal Ademi dhe Ibrahim Ko\u00e7i q\u00eb e kishin b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur dhe me mbresa t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebt\u00eb takim. Duke nisur nga Fatmir Dehari, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs (Uskan\u00ebs, do t\u00eb thoja un\u00eb s\u00ebrish) M\u00ebkatet e k\u00ebsaj bote q\u00ebnkan t\u00eb gjith\u00ebfarshme. Edhe ky \u00ebsht\u00eb padyshim. Po e vija n\u00eb takimet rutin\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ky ishte me shum\u00eb simbolik\u00eb, padyshim dhe me nj\u00eb organizim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Po jetonim nj\u00eb takim mitik. Nga ata q\u00eb duan shum\u00eb ide p\u00ebr ta projektuar e po kaq sakrific\u00eb p\u00ebr t;i realizuar. Para disa viteve, edhe pse nuk isha fizikisht i pranish\u00ebm, nga larg mora pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkurs poetik t\u00eb ideuar nga bashkia e Salamin\u00ebs n\u00eb Greqi ku k\u00ebrkohej nj\u00eb poezi nga gjith\u00eb poet\u00ebt e bot\u00ebs p\u00ebr Betej\u00ebn e Salamin\u00ebs at\u00ebher\u00eb kur njer\u00ebzimi ishte gati n\u00eb kufinjt\u00eb e foshnj\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. E pra, Safeti, ky botues i revist\u00ebs shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb m\u00eb ngjyra dhe me nj\u00eb botim luksoz bashk\u00ebkohor amerikan \u201cOra shqiptare\u201d fort po ma shtonte kureshtjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb re poetike ku do t\u00eb isha un\u00eb dhe 60 poet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Natyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb nuk ishte asnj\u00eb poet me komb\u00ebsi maqedonase. Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb dhe nj\u00eb nga ata t\u00eb ishte dhe t\u00eb pranonte k\u00ebt\u00eb mit t\u00eb lasht\u00eb at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb par\u00ebt e k\u00ebsaj toke, q\u00eb quheshin ilir\u00eb, jetonin mes \u00ebndrrave dhe d\u00ebshirave p\u00ebr jet\u00eb. M\u00eb jep nj\u00eb legjend\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00eb them se \u00e7far\u00eb lasht\u00ebsie ke si komb! &#8211; thash\u00eb me vete Q\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhesha pjes\u00eb e mistik\u00ebs ose m\u00eb sakt\u00eb e lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndritur t\u00eb kombit tim n\u00eb k\u00ebto troje shum\u00eb t\u00eb begata jo vet\u00ebm p\u00ebr prodhimet e ugareve, po edhe p\u00ebr lidhjen me tok\u00ebn me traditat patriotike. M\u00eb erdhi Miti i Kokave Njer\u00ebzore t\u00eb derdhura na sa e sa telajo t\u00eb piktorit k\u00ebr\u00e7ovar Omar Kaleshit. I lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fshat me emrin shum\u00eb kuptimplot\u00eb Kastriot (ah, sa keq q\u00eb nuk b\u00ebm\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij!) q\u00eb para 82 vitesh. <\/p>\n<p>Ky piktor me frym\u00ebn stambollite, me fry\u00ebm\u00ebn pariziene, me nj\u00eb stil tejet origjinal n\u00eb kokat e pikturuara ka mbetur m\u00eb ilir se ilir\u00ebt, m\u00eb shqiptar se shqiptar\u00ebt e duket se n\u00eb shum\u00eb dit\u00eb ai na shfaqej dhe na e shtonte krenarin\u00eb ton\u00eb t\u00eb emrit shqiptar q\u00eb kishim brenda vetes. Si p\u00ebr rast\u00ebsi t\u00eb bukur edhe Hoteli ki ishim sistemuar ishte nj\u00eb lloj Galerie arti . Quherj \u201c SHT\u00cbPIA ART\u201d Pronari i hotelit n\u00eb \u00e7do vit organizonte nj\u00eb guid\u00eb me piktor\u00eb t\u00eb shum\u00eb ballkanas dhe pas q\u00ebndrimit disaditor a mbase dhe m\u00eb shum\u00eb ai ua mbante pikturat n\u00eb hotelin e tij dhe skulpturat i vinte n\u00eb pyllin q\u00eb e qarkonte at\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur disa kilometra larg qendr\u00ebs s\u00eb qytetit. Kudo piktura n\u00eb dhoma n\u00eb korridore n\u00eb sall\u00ebn e ngr\u00ebnies, t\u00eb sh\u00ebrbimi, kudo, kudo\u2026 Do t\u00eb doa q\u00eb t\u00eb kisha n\u00eb krah dhe mikun tim poetin z\u00eb\u00ebmb\u00ebl nga P\u00ebrshevca af\u00ebr Tetov\u00ebs q\u00eb puniojn e jeton n\u00eb Zvic\u00ebr me dy v\u00ebllimet e tij poetik\u00eb. T\u00eb kisha Alixhemal Lufin, birin e Strug\u00ebs q\u00eb dikur do t\u00eb burgosej se k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrinte n\u00eb sken\u00eb vallen e mrekullueshme t\u00eb Ladorishtit t\u00eb Strug\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Miti ishte i thjesht\u00eb dhe i madh\u00ebrish\u00ebm. Grat\u00eb ilire ngjisnin t\u00eb p\u00ebrpjeten e vendit q\u00eb ka dhe sot pas 2500 vitesh toponimin Guri i Hyjnesh\u00ebs Than\u00eb me djepe n\u00eb duar dhe me nj\u00eb urim, k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb goj\u00eb e n\u00eb zemrat e zhuritura nga halli q\u00eb e kishin kur shihnin f\u00ebmij\u00ebt e tyre belban\u00eb. \u201cThan\u00eb, o Than\u00eb, jepi goj\u00eb f\u00ebmj\u00ebve tan\u00eb!\u201d Duket se ky rit, kjo lutje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e kaq t\u00eb larg\u00ebt e zbuste dhe m\u00eb shum\u00eb Hyjnesh\u00ebn dhe ia plot\u00ebsonte k\u00ebrkes\u00ebn e k\u00ebtyre n\u00ebnave, t\u00eb baballar\u00ebve, t\u00eb motrave dhe v\u00ebllez\u00ebrve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrs\u00ebrisja dhe un\u00eb m\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt me duket se d\u00ebgjoja s\u00ebrish z\u00ebrat e bashk\u00ebkombasve t\u00eb mi, vet\u00ebm disa kilometra larg n\u00eb Shkupi kur ata po gjakoseshi po vriteshin nga policia e shtetit maqedon vet\u00ebm se k\u00ebrkonin t\u00eb drejtat e tyre. \u201cJepi z\u00eb shtetit, jepi z\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb\u00eb z\u00ebrat e bashk\u00ebkombasve t\u00eb mi\u201d sikur lakohej nga \u00e7do poet n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb poetik\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. <\/p>\n<p>S\u00ebrish u ktheva pak pas vet\u00ebm para pak viteve ku k\u00ebnga popullore e kishtye ngritur n\u00eb nj\u00eb kult t\u00eb papar\u00eb \u00ebndrr\u00ebn, d\u00ebshir\u00ebn e madhe q\u00eb K\u00ebr\u00e7ova m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb drejtohej nga nj\u00eb shqiptar. E aso kohe lindi k\u00ebnga \u201cAmanet ty o more v\u00eblla\/n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb t\u00eb pres me t\u00eb pa\/n\u00eb muajin mars ju t\u00eb votoni\/varret dhe eshtrat t\u00eb na i mbroni\/t\u00eb na i mbroni ju, o v\u00ebllazri\/d\u00ebshira jon\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi\/ Me k\u00ebt\u00eb shqiptariz\u00ebm n\u00eb buz\u00eb e n\u00eb shpirt ngjit\u00ebm q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb Shpatet e Qaf\u00ebs atij ku do t\u00eb kujtonim nj\u00eb mit tjet\u00ebr t\u00eb trim\u00ebris\u00eb shqiptare. Sulltana Qafa. Paskan dhe shqiptar\u00ebt Sulltan\u00ebn e tyre, thash\u00eb me vete. Ve\u00e7 me nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh. N\u00ebse Sulltan\u00ebt b\u00ebnin plane dhe luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb perandorin\u00eb, Sulltana e kombit tim binte n\u00eb mosh\u00ebn e vajz\u00ebris\u00eb 25 vje\u00e7 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nderin e tok\u00ebs s\u00eb saj. Po, nj\u00eb Sulltan\u00eb q\u00eb bie n\u00eb mbrojtje t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb saj, t\u00eb familjes s\u00eb saj t\u00eb masakruar nga pushtuesit serb\u00eb. <\/p>\n<p>Masakra ishte e madhe, shum\u00eb e madhe. 300 burra t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb masakruar mes t\u00eb cil\u00ebve dhe babai i saj Mazll\u00ebmi (sht\u00ebpia e saj ende dhe sot ishte atje mes g\u00ebrmadhave) se donin lirin\u00eb e tokave t\u00eb tyre st\u00ebrgjyshore. N\u00eb fshatin ku luftuar ajo, diku n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb pam\u00eb nj\u00eb monument t\u00eb madh. Nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare me nj\u00eb xhamadan mal\u00ebsie me dy sy t\u00eb ndezur nga urrejtja nga dashuria p\u00ebr tok\u00ebn e saj, nga dhimbja p\u00ebr humbjen e t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb saj, ka n\u00eb duar dy g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhensh dhe shkon t\u00eb vras\u00eb vet\u00eb komandantin ushtarak serb t\u00eb k\u00ebtij operacioni nd\u00ebshkimor, po vrau djalin e tij Ai djal\u00eb vdiq. Ashtu si dhe ajo q\u00eb u b\u00eb d\u00ebshmorja e liris\u00eb dhe e mbijet\u00ebs\u00ebs s\u00eb trojeve t\u00eb saj. Nj\u00eb skulptor nga Gostivari e kishte p\u00ebrjet\u00ebsuar at\u00eb vajz\u00eb madje dhe me shum\u00eb kund\u00ebrshti nga shteti maqedonas q\u00eb nuk lejonte himnizimin e k\u00ebsaj trim\u00ebrie. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto caste m\u2019u kujta Masakra e Selanit n\u00eb Greqi, n\u00eb tok\u00ebn e \u00c7am\u00ebris\u00eb sime t\u00eb pushtuar kur gati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb grek\u00ebt vran\u00eb 72 burra t\u00eb paris\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb P\u00ebrroin e Selanit me kondak\u00eb pushke, me bajoneta, me t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb nj\u00eb krimi kur toka \u00e7ame ishte aneksuar padrejt\u00ebsisht shtetit grek.Cic\u00ebroni Zyfer Rushaj do t\u00eb na e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb deshifrimin e kodeve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Uskan\u00ebs t\u00eb Zajazit t\u00eb Sulltan\u00ebs . Padyshimk miku im i men\u00e7ur Vesel Xhaferri qe ishte emigrant prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Zvic\u00ebr ishte nj\u00eb tjetwr portret i pashlyer i k\u00ebtij KARVANI POETIK. Ishte piktor q\u00eb kishte hapur disa ekspozita fotografike madje dhe n\u00eb Komunitetin Bektashian t\u00eb Tiran\u00ebs. Ishte piktor ishte drejtues i nj\u00eb grupi cirku me artist\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs q\u00eb jepte shfaqje n\u00eb Ballkan n\u00eb Turqi, Zurih Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs e gjetk\u00eb. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim menduam se do t\u00eb jet\u00eb dhe nj\u00eb der\u00eb bashk\u00ebpunimi. Ai na dhe dhe nj\u00eb kopje dor\u00ebeshkrimi t\u00eb dram\u00ebs \u201c Shqiponja e Qaf\u00ebs\u201c kushtuar heroin\u00ebs Sulltana Qafa.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb n\u00eb Zajaz na priste nj\u00eb befasi e madhe. Nj\u00eb Varrez\u00eb monumentale me titull N\u00cbNA SHQIPTARE me nj\u00eb monument t\u00eb skulpturuar nga Thoma Thomaj p\u00ebrkujtonte 300 shqiptar\u00ebt e vrar\u00eb nga pushtuesi serb n\u00eb vitin 1914. Nj\u00eb zgjidhje shum\u00eb e goditur nga ana artistike, urbanistike (ishte n\u00eb buz\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs kryesore) . Nj\u00eb kod\u00ebr q\u00eb e rrihte dielli gati t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn. Asnj\u00eb nuk i mbante emocionet E kishim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Pran\u00eb tyre t\u00eb gjith\u00eb donin t\u00eb flisnin, t\u00eb k\u00ebndonin t\u00eb recitonin. T\u00eb kujtonin lavdin\u00eb e dikurshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.Diku n\u00eb rrethinat e qytetit Him Ko\u00e7a na tregon se k\u00ebshilli komunal i K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs po b\u00ebn p\u00ebrpjkekje p\u00ebr t\u00eb ringritur Bustin e Sk\u00ebnderbeut q\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebtu para shum\u00eb vitesh. Diku pran\u00eb n\u00eb nj\u00eb lulishte shum\u00eb koka skulpturash i shohim t\u00eb rr\u00ebzuara n\u00eb tok\u00eb. Jan\u00eb koka t\u00eb heronjve q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e ish Jugosllavis\u00eb. K\u00ebrkonin fonde q\u00eb t\u00eb ringriheshin Ndoshta dhe mir\u00ebkuptim.. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb juria e Konkursit ka pun\u00eb \u00cbsht\u00eb nj\u00eb test kontrolli me numra Asllan Qyqalla Fatmir Minguli e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Dhe pastaj vijn\u00eb net\u00ebt e gjata, net\u00eb t\u00eb ngarkuara m\u00eb poezi. <\/p>\n<p>Gati secili poept recitoi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb tij. Dhimit\u00ebr Nica ka ardhur nga Selaniku Agim Bajrami dhe Nikoll\u00eb Spathara nga Durr\u00ebsi, Agim Xheka e Petrit Ruka nga Tirana, Farije Ramadani Zmijani nga Shkodra, Silva T\u00ebrnava nga Zelanda e re. Mina \u00c7aushi nga m\u00ebrgimi. Xhelal Luca ishte nje yll I vertete i fjales. Poezia duket si nj\u00eb buqet\u00eb e st\u00ebrmadhe. Na uron dhe vet\u00eb Fatmnir Dehari kryetari i Komun\u00ebs. Gati 1200 poezi u recitua n\u00eb ato net\u00eb q\u00eb nisnin n\u00eb or\u00ebn 10 dhe mbaronion n\u00eb or\u00ebn 5 t\u00eb m\u00ebngjesit. Pas dit\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt na u desh t\u00eb ndaheshim jo vet\u00ebm me mallin e mikut t\u00eb pare, po dhe me nj\u00eb lloj dhimbjeje t\u00eb bukur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb donim ta kishim dhe n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb. Kemi humbur shum\u00eb koh\u00eb. Ky ishte p\u00ebrfundimi i \u00e7do bisede me fjal\u00eb dhe n\u00eb heshtje. Pas kishim l\u00ebn\u00eb hyjnesh\u00ebn Than\u00eb q\u00eb na kishte men\u00e7uruar m\u00eb shum\u00eb fjal\u00ebn dhe heshtjen. Kishim l\u00ebn\u00eb heronj, pamje varresh kishim l\u00ebn\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme me vende turistike shum\u00eb t\u00eb rralla q\u00eb presin t\u00eb pakt\u00ebn shqitar\u00ebt p\u00ebr t;i vizituar para se t\u00eb shikojn\u00eb bukurit\u00eb e bot\u00ebs dhe monumentet e panum\u00ebrt t\u00eb tyre. Ku jan\u00eb pushtetar\u00ebt e arsimit n\u00eb tre shtet\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb qoft\u00eb dhe me ligj t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit? Kuuu? E kjo do t\u00eb pakt\u00ebn dashuri p\u00ebr trojet e tua, shum\u00eb dashuri. Poezia na ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb e ngroht\u00eb. Na kishte b\u00ebr\u00eb hyjni mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p><em>Korrik, 2014<\/em><\/p>\n<p>Dergoi per botim: Gjin Musa<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Namik Selmani, shkrimtar Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se nj\u00eb Takim poet\u00ebsh nga t\u00eb gjith\u00eb trevat amtare qoft\u00eb dhe nga diaspora e larg\u00ebt, deri n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, do t\u00eb na mblidhte simbolika e nj\u00eb miti. E Nj\u00eb per\u00ebndie ilire, q\u00eb quhej ndryshe Per\u00ebndia e t\u00eb Folurit. E nj\u00eb miti ilir q\u00eb vinte thell\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Namik Selmani, shkrimtar Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se nj\u00eb Takim poet\u00ebsh nga t\u00eb gjith\u00eb trevat amtare qoft\u00eb dhe nga diaspora e larg\u00ebt, deri n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, do t\u00eb na mblidhte simbolika e nj\u00eb miti. E Nj\u00eb per\u00ebndie ilire, q\u00eb quhej ndryshe Per\u00ebndia e t\u00eb Folurit. E nj\u00eb miti ilir q\u00eb vinte thell\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-08-07T05:49:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi\",\"datePublished\":\"2014-08-07T05:49:03+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-07T05:49:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\"},\"wordCount\":2372,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\",\"name\":\"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg\",\"datePublished\":\"2014-08-07T05:49:03+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-07T05:49:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Namik Selmani, shkrimtar Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha menduar se nj\u00eb Takim poet\u00ebsh nga t\u00eb gjith\u00eb trevat amtare qoft\u00eb dhe nga diaspora e larg\u00ebt, deri n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, do t\u00eb na mblidhte simbolika e nj\u00eb miti. E Nj\u00eb per\u00ebndie ilire, q\u00eb quhej ndryshe Per\u00ebndia e t\u00eb Folurit. E nj\u00eb miti ilir q\u00eb vinte thell\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-08-07T05:49:03+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi","datePublished":"2014-08-07T05:49:03+00:00","dateModified":"2014-08-07T05:49:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/"},"wordCount":2372,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/","name":"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg","datePublished":"2014-08-07T05:49:03+00:00","dateModified":"2014-08-07T05:49:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/namik_selmani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-uskane-ku-hyjnizohet-fjala-e-rizgjohet-shqiptarizmi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb Uskan\u00eb, ku hyjnizohet fjala e rizgjohet shqiptarizmi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1603"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1603\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}