{"id":1594,"date":"2012-02-06T11:04:06","date_gmt":"2012-02-06T10:04:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1594"},"modified":"2012-02-06T11:04:06","modified_gmt":"2012-02-06T10:04:06","slug":"te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mustafa Nano\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mustafa Nano<\/strong>, <em>6 shkurt 2012<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb enjten e fundit isha n\u00eb programin \u201cTop Story\u201d. Isha tok me Ed Palok\u00ebn, Artur Zhejin dhe Blendi Klosin. Tema e debatit ish 21 janari dhe zhvillimet e fundit lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje; konkretisht, nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb i ashp\u00ebr i ambasadorit amerikan kund\u00ebr atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi Prokuroren e P\u00ebrgjithshme, nj\u00eb q\u00ebndrim medemek i ri i Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb lidhje me ngjarjen e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe nj\u00eb q\u00ebndrim i ambasadorit mbi Lulzim Bash\u00ebn (\u2018yll n\u00eb ngjitje\u2019, e quante n\u00eb intervist\u00ebn e tij n\u00eb televizionin \u201cABC News\u201d).<\/p>\n<p>Fol\u00ebm p\u00ebr 21 janarin dhe secili iu mbajt optik\u00ebs s\u00eb vet. Por ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrshtypje at\u00eb mbr\u00ebmje ish nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb moment nisi nj\u00eb gar\u00eb mes t\u00eb ftuarve kush e kush ta p\u00ebrmendte m\u00eb shpesh ambasadorin, duke iu referuar th\u00ebnieve t\u00eb tij e duke ballafaquar q\u00ebndrimet e veta me k\u00ebto th\u00ebnie, a thua se Arvizu-ja nxjerr n\u00eb \u00e7do \u00e7ast nga goja pohime, p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilave versetet kuranike, psalmet biblike apo \u2013 po zbres pak n\u00eb tok\u00eb \u2013 p\u00ebrcaktimet kushtetuese, jan\u00eb ca mufka banale. E dini? N\u00ebse keni konstatuar se ka nj\u00eb budallallepsje kolektive k\u00ebtyre an\u00ebve, e n\u00ebse nuk keni gjetur nj\u00eb fakt q\u00eb ta ilustroj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb budallallepsje, nuk do b\u00ebnit keq t\u00eb ndaleshit tek kjo ngasje e secilit p\u00ebr t\u00eb matur e vler\u00ebsuar opinionet e veta me opinionet e Arvizu-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb idiot\u00ebsi e qart\u00eb; t\u00eb gjith\u00eb e kuptojn\u00eb, e prap\u00ebseprap\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i jan\u00eb dor\u00ebzuar k\u00ebsaj ngasjeje. N\u00eb \u00e7do studio d\u00ebgjon t\u00eb thuhet \u201cambasadori amerikan tha k\u00ebshtu\u201d, \u201cambasadori amerikan tha ashtu\u201d, \u201cambasadori Arvizu \u00ebsht\u00eb mik i madh i shqiptar\u00ebve\u201d etj., etj. Duket sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, p\u00ebr t\u2019iu vardisur e p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb prova besnik\u00ebrie e luajaliteti Arvizu-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin atij se \u201chej, un\u00eb jam me ty\u201d, e n\u00eb ndonj\u00eb rast p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se \u201chej, p\u00ebr mua ti je autoriteti i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, dhe un\u00eb e njoh k\u00ebt\u00eb fakt dhe un\u00eb po b\u00ebj \u00e7mos q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt ta njohin t\u00eb nj\u00ebjtin fakt, dhe un\u00eb jam gati t\u00eb ndeshem me ata q\u00eb nuk duan ta njohin k\u00ebt\u00eb fakt\u201d.<\/p>\n<p>Antagonizmi e dialektika demokratike n\u00eb Tiran\u00eb v\u00ebrtitet mbi nj\u00eb mori \u00e7\u00ebshtjesh, por po b\u00ebhet e qart\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ndarja m\u00eb e par\u00eb, m\u00eb kryesore e m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse mes shqiptar\u00ebve p\u00ebrcaktohet nga q\u00ebndrimi ndaj Arvizu-s\u00eb, apo nga q\u00ebndrimi q\u00eb Arvizu-ja mban ndaj nesh. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq mainstream kjo sjellje dhe \u00ebsht\u00eb aq shtyp\u00ebs ky mainstream, sa m\u00eb duhet t\u00eb them se un\u00eb q\u00eb po b\u00ebj k\u00ebt\u00eb v\u00ebzhgim si kofini pas t\u00eb vjelit, ndon\u00ebse e kisha n\u00eb maj\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs fraz\u00ebn m\u00eb adekuate q\u00eb momenti e lypte, nuk gjeta dot forc\u00ebn p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb: Na hap\u00ebt barkun me gjith\u00eb Arvizu-n\u00eb tuaj! Di\u00e7ka thash\u00eb, por jo t\u00eb nj\u00eb vrazhd\u00ebsie t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Jam p\u00ebrpjekur vazhdimisht t\u00eb thellohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri. Dhe kam arritur n\u00eb disa p\u00ebrfundime. Af\u00ebrmendsh, e gjith\u00eb kjo fabul\u00eb nuk ka lidhje me Arvizu-n\u00eb si person. Nuk ka lidhje as me Ambasadorin e SHBA-ve. \u00cbsht\u00eb avaz i vjet\u00ebr i yni. S\u2019mbahet mend qyshkur ekziston. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pafuqi e jona p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebqeverisur, p\u00ebr t\u2019u besuar ca rregullave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs e t\u00eb organizimit socio-politik, p\u00ebr t\u2019u besuar ca institucioneve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve e nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord e p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb tok rreth nj\u00eb numri vlerash, apo dhe rreth nj\u00eb common sense; \u00ebsht\u00eb kjo pafuqi pra q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb mos nd\u00ebrtojm\u00eb dot qoft\u00eb dhe nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb cilit t\u2019i japim konsensus e mb\u00ebshtetje (q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast mund t\u00eb jet\u00eb Kushtetuta, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr akoma morali publik etj., etj.), e rrjedhimisht na b\u00ebn t\u00eb vihemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb autoriteti tjet\u00ebr alien, i cili t\u00eb na ndaj\u00eb shapin e nga sheqeri e t\u00eb na tregoj\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb kufiri e \u00e7far\u00eb pasojash kemi, n\u00ebse e kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kufi. Normalisht, duhet t\u00eb kishim ca entitete lokale, q\u00eb duhet t\u2019na tregonin se cil\u00ebt jan\u00eb kufijt\u00eb q\u00eb s\u2019duhen kaluar, dhe t\u2019na e tregonin vendin kur do guxonim t\u2019i kalonim k\u00ebta kufij, por n\u00eb rrethanat q\u00eb entitete t\u00eb tilla lokale nuk mund t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb dot, gjejm\u00eb ngush\u00ebllim e marrim garanci tek entitete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sapo kam rikaluar n\u00ebp\u00ebr duar nj\u00eb ditar t\u00eb Justin Godart-it, politikan i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm francez i periudh\u00ebs s\u00eb paraluft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Ka vizituar disa her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn 1920-1924. \u00cbsht\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr? Sigurisht, por Shqip\u00ebria n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb po ajo, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku tribut\u00eb maskohen si parti, ku ai q\u00eb vjen n\u00eb pushtet pushton gjith\u00e7ka, ku s\u2019ka asnj\u00eb kontroll ndaj atyre q\u00eb marrin vendime, ku ideologjia e vetme jan\u00eb pla\u00e7kitja e pasuris\u00eb publike dhe gjakimi i pushtetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb synim, ku tjetri, bash p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj \u2018ideologjie\u2019, nuk \u00ebsht\u00eb rivali p\u00ebr t\u2019u mundur n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb e p\u00ebr t\u2019u respektuar, por armiku p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar, ku morali i funksionar\u00ebve publik\u00eb ngrihet mbi bindjen se \u201cky vend nuk b\u00ebhet\u201d, dhe ku bash p\u00ebr k\u00ebto arsye t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, autoriteti i vet\u00ebm i besuesh\u00ebm jan\u00eb t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Justin Godart-i l\u00eb t\u00eb kuptohet, apo rr\u00ebfen, se si, me t\u00eb v\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, ai ndihej si nj\u00eb Zot. Rrethohej me v\u00ebmendje kudo q\u00eb shkonte. Ministrat, kryeministrat, an\u00ebtar\u00ebt e Regjenc\u00ebs, opozitar\u00ebt, intelektual\u00ebt, etj., zinin radh\u00ebn kush e kush ta priste e ta vizitonte m\u00eb par\u00eb, i premtonin sh\u00ebrbime (Godart-i vinte k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb ndikimin francez e p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer interesave konkrete t\u00eb Franc\u00ebs), por edhe e sillnin v\u00ebrdall\u00eb me hile e me prapaskena, i qurraviteshin, por dhe ia fusnin pas krah\u00ebve, e n\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebnimet e tij n\u00ebnvizohej nj\u00eb kompleks n\u00ebnshtrimi e adhurimi q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb ndaj t\u00eb huajve me bole.<\/p>\n<p>Deri dhe sherret e tyre shqiptar\u00ebt donin t\u2019i zgjidhnin duke futur n\u00eb loj\u00eb Godart-in. Ja, si sot, me fare pak ndryshime, q\u00eb merren me mend. Personazhet shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00eb kalibri m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb (apo duken k\u00ebshtu prej amortizimit q\u00eb koha i b\u00ebn t\u00eb lig\u00ebs e t\u00eb ligut?), si Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, Gjergj Fishta, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, Ali K\u00eblcyra, Lef Nosi, Luigj Bum\u00e7i (nuk di a ka lidhje me Bum\u00e7in e k\u00ebtyre koh\u00ebve). Nd\u00ebrsa Godart-i i sot\u00ebm e ka emrin Arvizu dhe v\u00ebmendja e qurravitja m\u00eb shpesh i b\u00ebhet studiove televizive e faqeve t\u00eb gazetave, e m\u00eb rrall\u00eb t\u00eate-\u00e0-t\u00eate.<\/p>\n<p>Dy gj\u00ebra n\u00eb fund. Dy gj\u00ebra t\u00eb njohura. Dy gj\u00ebra t\u00eb th\u00ebna e t\u00eb st\u00ebrth\u00ebna (e dyta jo dhe aq, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb). S\u00eb pari, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk \u00ebsht\u00eb faji i t\u00eb huajve; \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht faji yn\u00eb; \u00ebsht\u00eb pafuqia jon\u00eb. Madje, sikur t\u2019mos ishte p\u00ebr t\u00eb huajt, ky vend as do krijohej, as do t\u00eb ekzistonte. S\u00eb dyti, t\u00eb huajt, sido q\u00eb luajn\u00eb (dhe kan\u00eb) rolin e t\u00eb plotfuqishmit, nuk mund t\u00eb zgjidhin asgj\u00eb; ata thjesht mbajn\u00eb nj\u00eb lloj ekuilibri. E prandaj, k\u00ebshtu ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt do jemi me mendje se vet\u00ebm t\u00eb huajt do t\u2019na i zgjidhin problemet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mustafa Nano, 6 shkurt 2012 T\u00eb enjten e fundit isha n\u00eb programin \u201cTop Story\u201d. Isha tok me Ed Palok\u00ebn, Artur Zhejin dhe Blendi Klosin. Tema e debatit ish 21 janari dhe zhvillimet e fundit lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje; konkretisht, nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb i ashp\u00ebr i ambasadorit amerikan kund\u00ebr atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi Prokuroren [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1594","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mustafa Nano, 6 shkurt 2012 T\u00eb enjten e fundit isha n\u00eb programin \u201cTop Story\u201d. Isha tok me Ed Palok\u00ebn, Artur Zhejin dhe Blendi Klosin. Tema e debatit ish 21 janari dhe zhvillimet e fundit lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje; konkretisht, nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb i ashp\u00ebr i ambasadorit amerikan kund\u00ebr atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi Prokuroren [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-06T10:04:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-02-06T10:04:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/\"},\"wordCount\":1406,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/\",\"name\":\"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-06T10:04:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mustafa_nano.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mustafa Nano, 6 shkurt 2012 T\u00eb enjten e fundit isha n\u00eb programin \u201cTop Story\u201d. Isha tok me Ed Palok\u00ebn, Artur Zhejin dhe Blendi Klosin. Tema e debatit ish 21 janari dhe zhvillimet e fundit lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje; konkretisht, nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb i ashp\u00ebr i ambasadorit amerikan kund\u00ebr atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi Prokuroren [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-06T10:04:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb","datePublished":"2012-02-06T10:04:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/"},"wordCount":1406,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/","name":"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","datePublished":"2012-02-06T10:04:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mustafa_nano.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-gjithe-ne-gare-per-te-qene-miq-te-arvizu-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb Arvizu-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1594"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1594\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}