{"id":1513,"date":"2010-02-07T10:44:12","date_gmt":"2010-02-07T09:44:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1513"},"modified":"2010-02-07T10:44:12","modified_gmt":"2010-02-07T09:44:12","slug":"kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/","title":{"rendered":"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Drit\u00ebro Agolli\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Fejzi Braushi<\/strong>, <em>07.02.2010<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Intervista\/ Drit\u00ebro Agolli komenton kriz\u00ebn politike n\u00eb vend, duke theksuar se mund\u00ebsit\u00eb e zgjidhjes s\u00eb saj n\u00eb tryez\u00ebn e kreut t\u00eb shtetit jan\u00eb t\u00eb pakta<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Agolli: Tryeza e Presidentit mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Patriarku i PS-s\u00eb shprehet se fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn e ka Berisha. Kolegji ka shkelur ligjin p\u00ebr kutit\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Shkrimtari dhe nj\u00eb nga figurat historike t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Drit\u00ebro Agolli, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr &#8220;Shekulli&#8221;-n shprehet pesimist p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e gjetjes s\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kriz\u00ebn e &#8220;kutive&#8221;. Sipas Agollit, karakteri q\u00eb mbartin kryetar\u00ebt e dy partive kryesore politike n\u00eb vend i b\u00ebn\u00eb t\u00eb pakta shpresat p\u00ebr tu marr\u00eb vesh n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb thirrur nga Presidenti. Madje, p\u00ebr ta folklorizuar disi situat\u00ebn, ai nuk nguron t&#8217;i krahasoj\u00eb dy lider\u00ebt politik\u00eb, Ram\u00ebn dhe Berish\u00ebn me historin\u00eb e dy cjep\u00ebrve q\u00eb duke mos i hapur rrug\u00eb njeri-tjetrit ran\u00eb t\u00eb dy nga \u00e7atia. Megjithat\u00eb, ai shprehet se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar \u00ebsht\u00eb mazhoranc\u00ebs, e cila, sipas tij, duhet t&#8217;i hap\u00eb rrug\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur tek zgjidhja e shum\u00eb d\u00ebshiruar jo vet\u00ebm nga shqiptar\u00ebt, por edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Z. Agolli, prej m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb muajsh klasa politike shqiptare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb nga e cila duket se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb dal\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dit\u00ebt e fundit kemi par\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb detyruar dy forcat e m\u00ebdha politike shqiptare q\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje. A duhej q\u00eb kjo l\u00ebvizje t\u00eb ishte iniciuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga vet faktor\u00ebt politike n\u00eb vend me q\u00ebllim q\u00eb kriza t\u00eb mos shkonte n\u00eb kufijt\u00eb limit q\u00eb i lejon Kushtetuta p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve?<\/em><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por ve\u00e7an\u00ebrisht tani n\u00eb k\u00ebto 20 vite jan\u00eb m\u00ebsuar t&#8217;i zgjidhin problemet q\u00eb kan\u00eb, qofshin k\u00ebto politike, ekonomike apo edhe shoq\u00ebrore, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb huajve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bashkimi Europian, K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, apo edhe n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shteteve q\u00eb kan\u00eb influenc\u00eb n\u00eb vend si SHBA, vendet ballkanike etj. Prandaj dua t\u00eb them se politika shqiptare \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vepruari. Madje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike politik\u00ebn shqiptare do ta quaja nj\u00eb universitet q\u00eb profesor\u00ebt i ka t\u00eb huaj, nd\u00ebrsa nx\u00ebn\u00ebsit apo student\u00ebt jan\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vijim\u00ebsi kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat e pedagog\u00ebve. Pra, jan\u00eb profesor\u00ebt e huaj ata q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet.<\/p>\n<p>Edhe tani, pas 20 vjet\u00ebsh situat\u00eb \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta. U b\u00eb mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe aty shkuan delegat\u00ebt tan\u00eb nga Kuvend, natyrisht delegat\u00eb t\u00eb nj\u00eb krahu, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb vetmin rast q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar ven\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues vet\u00ebm nga nj\u00eb krah. Dhe atje nuk \u00ebsht\u00eb se i ftuan hajdeni ju, por ata, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt than\u00eb se ne do vijm\u00eb n\u00eb universitetin tuaj. Ndaj s\u00ebrish do vijn\u00eb k\u00ebta pedagog\u00eb t\u00eb huaj, nd\u00ebrsa disa jan\u00eb prezent\u00eb k\u00ebtu, sepse jan\u00eb ambasador\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve apo p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb konflikt t\u00eb madh q\u00eb ka shtat\u00eb muaj q\u00eb ekziston. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb relativisht e gjat\u00eb. Madje, do t\u00eb thosha se n\u00eb shtat\u00eb muaj aq sa ka zgjatur kjo kriz\u00eb mund t\u00eb zhvillohet edhe nj\u00eb revolucion, kjo pasi revolucionet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb bot\u00eb nuk kan\u00eb zgjatur m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb apo shtat\u00eb muaj. Jan\u00eb grumbulluar inatet apo pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb jan\u00eb zgjidhur si revolucione. T&#8217;i marrim t\u00eb gjith\u00eb revolucionet, at\u00eb francez, at\u00eb rus\u00eb, apo revolucione t\u00eb tjera nuk kan\u00eb zgjatur kaq koh\u00eb sa ka zgjatur kjo kriz\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><em>Pse ndodh k\u00ebshtu, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kjo me nj\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb klas\u00ebs son\u00eb politike, apo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me drejtuesit e tyre?<\/em><\/p>\n<p>Jan\u00eb zgjatur shum\u00eb, sepse t\u00eb dyja partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb krye kan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb kok\u00ebfort\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb asnj\u00ebra pal\u00eb nuk l\u00ebshon pe. Besoj e keni d\u00ebgjuar at\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn q\u00eb dy cjep\u00ebr me brir\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ecnin mbi \u00e7ati p\u00ebrball\u00eb njeri-tjetrit dhe nuk i l\u00ebshonin rrug\u00eb njeri-tjetrit, duke i th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit se do kaloj\u00eb un\u00eb i pari, prandaj m\u00eb l\u00ebsho rrug\u00ebn ti. Ngaq\u00eb nuk i l\u00ebshonin rrug\u00eb njeri-tjetrit t\u00eb dy cjep\u00ebrit u ndesh\u00ebn dhe ran\u00eb posht\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb dy cjep\u00ebrit t\u00eb mos bien posht\u00eb ngaq\u00eb nuk i l\u00ebshojn\u00eb rrug\u00eb njeri-tjetrit, duhet t\u00eb na vijn\u00eb ca cjep\u00ebr profesor nga jasht\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhin k\u00ebt\u00eb problem. Mir\u00ebpo, problemi, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngat\u00ebrruar, po b\u00ebhet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mos l\u00ebshimit t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur kompromisin.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja partit\u00eb kan\u00eb si k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tyren, nj\u00ebra t\u00eb hapen kutit\u00eb dhe tjetra thot\u00eb nuk i hap. Ndaj i gjith\u00eb problemi q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb hapen ose jo. Opozita thot\u00eb se n\u00eb rast se hapen kutit\u00eb do shkoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb parlament, nd\u00ebrsa pala tjet\u00ebr thot\u00eb q\u00eb mos t\u00eb hapen duke u justifikuar se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e lejon ligji. Por, ligjin, kur na intereson e b\u00ebjm\u00eb si t\u00eb duam, nd\u00ebrsa kur nuk na intereson nuk e b\u00ebjm\u00eb, madje as nuk e zbatojm\u00eb edhe kur ai \u00ebsht\u00eb. Sa ligje ka b\u00ebr\u00eb kjo mazhoranc\u00eb dhe q\u00eb i ka kund\u00ebrshtuar Gjykata Kushtetuese, si marr\u00ebveshja p\u00ebr uj\u00ebrat, ligji i dosjeve, e shum\u00eb t\u00eb tjera, afro 18 ligje.<\/p>\n<p>Ndaj un\u00eb mendoj se edhe n\u00ebse gjykata vendos t\u00eb hapen kutit\u00eb ato nuk do t\u00eb hapen, megjith\u00ebse themi se ligji \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha. Po t\u00eb themi ligji mbi t\u00eb gjitha nuk kemi b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e kemi anashkaluar at\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb themi fjal\u00ebn liri gjithnj\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se s&#8217;ke liri. E kemi d\u00ebgjuar lirin\u00eb edhe n\u00eb sistemin e shkuar, edhe n\u00eb k\u00ebng\u00eb, poemat p\u00ebr lirin\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thoshte se ajo mungonte. K\u00ebshtu edhe tani thuhet se ligji mbi t\u00eb gjitha, se jemi vend i lir\u00eb, vend demokratik, por un\u00eb them se kur p\u00ebrdoren k\u00ebto fjal\u00eb kaq shum\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato nuk jan\u00eb.<\/p>\n<p><em>Si e parashikoni tryez\u00ebn e bisedimeve q\u00eb po b\u00ebn n\u00eb plan t\u00eb th\u00ebrras\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj krize?<\/em><\/p>\n<p>Them se Presidenti e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb zgjidhje me k\u00ebto p\u00ebrpjekje. Kjo pasi jan\u00eb n\u00eb pozita krejt t\u00eb kund\u00ebrta, nuk ka nj\u00eb leht\u00ebsi. Mazhoranca thot\u00eb q\u00eb t\u00eb vij opozita n\u00eb Kuvend dhe t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision hetimor p\u00ebr zgjedhjet. Por lind pyetja se ky komision \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb pa fakte, pasi provat gjenden n\u00eb kuti. Kutit\u00eb nuk kan\u00eb gjera sekrete brenda, ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, pasi pas pak muajsh materialet zgjedhore dhe flet\u00ebt e votimit do t\u00eb digjen. K\u00ebtu ka nj\u00eb zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb para djegies t\u00eb bien dakord q\u00eb t&#8217;i jepen socialist\u00ebve t&#8217;i shohin kutit\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb brenda, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb shohin votat dhe pastaj i digjni.<\/p>\n<p>Pse duhet t&#8217;i djegin pa i par\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb atje nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb sekrete. Ne kemi rastin e ligjit t\u00eb dosjeve, i cili edhe pse \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata Kushtetuese, ne shohim \u00e7do dit\u00eb n\u00eb media dosje q\u00eb publikohen, ku dalin spiun\u00eb apo bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb Sigurimit etj. Pra, ato q\u00eb jan\u00eb sekrete dhe q\u00eb nuk duhen hapur ato n\u00eb fakt jan\u00eb hapur. Nd\u00ebrsa kutit\u00eb q\u00eb s&#8217;kan\u00eb ndonj\u00eb sekret dhe q\u00eb opozita k\u00ebrkon t&#8217;i hap\u00eb nuk hapen, pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb sekrete. Por k\u00ebtu natyrsh\u00ebm lind dyshimi se ai q\u00eb nuk pranon t&#8217;i hap\u00eb di\u00e7ka ka, ose fsheh di\u00e7ka. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye presidenti e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb bien n\u00eb kompromis.<\/p>\n<p><em>Pra, jeni pesimist p\u00ebr arritjen e nj\u00eb zgjidhje nga kjo tryez\u00eb?<\/em><br \/>\nMe k\u00ebto mendime q\u00eb po shkojn\u00eb pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb, Presidenti do ta ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ndaj kam frik\u00eb se kjo tryez\u00eb do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Ose mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilat pal\u00ebt mund t\u00eb bien dakord vet\u00ebm p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p><em>Cila mund t\u00eb ishte kjo mund\u00ebsi?<\/em><br \/>\nPo mund t\u00eb arrihet n\u00eb mir\u00ebkuptim q\u00eb t&#8217;i hapin kutit\u00eb jo tani q\u00eb debati \u00ebsht\u00eb i nxeht\u00eb, por t\u00eb hapen pasi t\u00eb b\u00ebj\u00eb dy vjet n\u00eb pushtet kjo mazhoranc\u00eb. Pra, opozita t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb parlament, por duke pasur premtimin e mazhoranc\u00ebs q\u00eb pas dy vjet\u00ebsh t\u00eb hapen kutit\u00eb.<\/p>\n<p><em>E kujt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Fajet i ka i madhi gjithmon\u00eb. P\u00ebr shembull un\u00eb kam nipin tim Emilin dhe jam un\u00eb ai q\u00eb duhet t&#8217;i them atij mos qaj, mos u sill keq dhe p\u00ebr ta qet\u00ebsuar do t\u00eb m\u00eb duhet t&#8217;i plot\u00ebsoj edhe d\u00ebshirat q\u00eb ka si i vog\u00ebl q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Pra, n\u00ebse ai do doj\u00eb nj\u00eb moll\u00eb un\u00eb do t&#8217;ia jap apo n\u00ebse do doj\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr un\u00eb s\u00ebrish do t&#8217;ia plot\u00ebsoj d\u00ebshir\u00ebn. Prandaj, dua t\u00eb them se mazhoranca \u00ebsht\u00eb e madhja dhe ajo duhet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb Kuvend. K\u00ebshtu, q\u00eb un\u00eb mendoj se fajet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk i ka e majta, por mazhoranca.<\/p>\n<p><em>Ju personalisht \u00e7far\u00eb prisni nga tryeza e Topit, pasi edhe vet\u00eb presidenti si kryetar i KLD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur m\u00eb par\u00eb se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhynte, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr interpretimin e nj\u00eb vendimi gjykate, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Kolegjit Zgjedhor. Mendoni se edhe ai \u00ebsht\u00eb i pozicionuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kundra k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb PS-s\u00eb?<br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Kodi e p\u00ebrcakton q\u00eb kur e k\u00ebrkojn\u00eb dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb hapjen e kutive, at\u00ebher\u00eb del se \u00ebsht\u00eb Gjykata ajo q\u00eb ka shkelur ligjin. Prandaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kjo shkelje duhet \u00e7uar n\u00eb vend dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb merrte fund kjo \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nMegjithat\u00eb, Gjykata \u00ebsht\u00eb institucioni m\u00eb i lart\u00eb vendimmarr\u00ebs edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje&#8230;<br \/>\nPor Gjykata ka shkelur ligjin, pasi nuk e ka zbatuar dispozit\u00ebn ku thuhet se n\u00ebse dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb kan\u00eb kund\u00ebrshtime kutit\u00eb hapen.<\/p>\n<p>Realisht Kodi Zgjedhor p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb i k\u00ebrkon dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KQZ-s\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur kutit\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb prova apo shenja p\u00ebr shkeljet q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit apo num\u00ebrimit t\u00eb votave&#8230;.<br \/>\nPo faktet apo provat gjenden n\u00eb kuti, ndaj duhen hapur kutit\u00eb p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ata q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb apo q\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr manipulime kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ose jo. Pastaj kjo situat\u00eb shkon p\u00ebrshtat me at\u00eb q\u00eb mua m\u00eb humb kuleta, nd\u00ebrsa n\u00eb krah kam pasur vet\u00ebm nj\u00eb njeri. Prandaj duhet thirrur ai person p\u00ebr tu ballafaquar n\u00ebse e ka marr\u00eb apo jo.<\/p>\n<p><em>Sa i ka sh\u00ebrbyer opozit\u00ebs bojkoti, pra e ka forcuar apo e ka dob\u00ebsuar?<br \/>\n<\/em>Bojkoti n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, dy-tre muajt e par\u00eb e ka forcuar opozit\u00ebn. Por pas k\u00ebsaj periudhe populli \u00ebsht\u00eb lodhur pak dhe nuk e mir\u00ebpret m\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Populli e kupton m\u00eb mir\u00eb se kushdo se nj\u00eb kriz\u00eb e till\u00eb politike r\u00ebndon s\u00eb pari mbi vet\u00eb at\u00eb. Kjo nga varf\u00ebria e madhe q\u00eb mbizot\u00ebron dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn politika nuk ka m\u00eb v\u00ebmendje. Pavar\u00ebsisht se thon\u00eb q\u00eb s&#8217;ka varf\u00ebri dhe se populli jeton i lumtur, varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulm, \u00e7mimet jan\u00eb n\u00eb kulm, monedha shqiptare ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vler\u00eb, taksat jan\u00eb rritur dhe e gjith\u00eb kjo situat\u00eb r\u00ebndon mbi supet e popullit. Prandaj populli \u00ebsht\u00eb i inatosur me t\u00eb dyja pal\u00ebt, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb jet\u00eb inatosur m\u00eb shum\u00eb me mazhoranc\u00ebn sesa me opozit\u00ebn, pasi ajo i ka n\u00eb dor\u00eb \u00e7el\u00ebsat si t\u00eb luftimit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb apo t\u00eb \u00e7do gjendje t\u00eb pad\u00ebshirueshme p\u00ebr popullin.<\/p>\n<p><em>Nuk do ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb ishte n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb oponenc\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb that\u00eb ju, pra p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb, \u00e7mimet, taksat e larta etj?<br \/>\n<\/em>Nga ana personale un\u00eb po t\u00eb isha deputet i opozit\u00ebs mund t\u00eb q\u00ebndroja disa koh\u00eb n\u00eb bojkot, por nuk do zgjatja kaq dhe do hyja n\u00eb parlament dhe atje do t\u00eb diskutoja p\u00ebr k\u00ebto gjera dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet q\u00eb ka sot shoq\u00ebria. Por, \u00ebsht\u00eb dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb n\u00ebse opozita do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb parlament n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, e gjith\u00eb mazhoranca do t\u00eb derdhet kund\u00ebr saj, do ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb tabel\u00ebn e qitjes duke i th\u00ebn\u00eb se ju bijt\u00eb e bllokmen\u00ebve na vonuat kaq shum\u00eb dhe ju na penguat p\u00ebr reformat dhe tani vini me bishtin nd\u00ebr shal\u00eb duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb para nesh. Kjo e v\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe duke e frenuar deri diku p\u00ebr hapin q\u00eb duhet t\u00eb hedh.<\/p>\n<p><em>Mund t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kriz\u00ebn aktuale rip\u00ebrs\u00ebritja e marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2002, ku opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme p\u00ebr shkak se zgjedhjet ishin t\u00eb cenuara iu dha presidenti, prokurori e disa institucione t\u00eb tjera?<\/em><br \/>\nNuk m\u00eb duket me vend nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb p\u00ebr shum\u00eb arsye. M\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje jo t\u00eb plot\u00eb, por t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p><em>Si mund t\u00eb ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb?<\/em><br \/>\nNj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb ta pranonin t\u00eb dyja pal\u00ebt me gjysm\u00eb zemre, pra jo me k\u00ebnaq\u00ebsi. Meqen\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm shqet\u00ebsim komb\u00ebtar, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, forcat politike duhet t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb shkaktar\u00eb p\u00ebr ta mbajtur vendin jasht\u00eb BE dhe pa viza dhe p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit t\u00eb detyrohen q\u00eb ta nd\u00ebrpresin bojkotin, duke th\u00ebn\u00eb se duhet ta mendojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i bjerr\u00eb hunda menj\u00ebher\u00eb. Pasi t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb jav\u00eb apo dy jav\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb parlament. Duhet ta theksojm\u00eb se n\u00eb zgjedhje nuk ka fituar askush, as Berisha, as Edi dhe as LSI. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb triumf gjysmak i s\u00eb djatht\u00ebs, e cila vendime t\u00eb m\u00ebdha nuk merr dot. Dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb nuk kan\u00eb fituar, pasi PD nuk ka m\u00eb shum\u00eb se 3-4 deputet\u00eb se PS. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye q\u00eb meqen\u00ebse askush s&#8217;ka fituar t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><em>Z. Agolli, ju e p\u00ebrmend\u00ebt edhe vet\u00eb pak m\u00eb lart, por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb ju pyesja se sa e mundur \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rama dhe Berisha t\u00eb merren vesh duke u ulur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tryez\u00eb, kur s&#8217;kan\u00eb kaluar shum\u00eb koh\u00eb nga momenti q\u00eb kryeministri nd\u00ebrmori nj\u00eb fushat\u00eb sharjesh, duke prekur edhe familjar\u00ebt e liderit t\u00eb opozit\u00ebs?<br \/>\n<\/em>Po ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn na tregon se ka ndodhur q\u00eb edhe jan\u00eb marr\u00eb vesh se edhe Ilir Met\u00ebn sa e ka shar\u00eb Sali Berisha apo ai Berish\u00ebn. Madje, edhe tre dit\u00eb para zgjedhjeve ata jan\u00eb shar\u00eb keq mes tyre, por ja q\u00eb ata sot jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri, pra jan\u00eb marr\u00eb vesh. Edhe vet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar thon\u00eb se nuk kemi d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb shahet kaq shum\u00eb sa n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme. K\u00ebshtu q\u00eb sa jan\u00eb shar\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb dhe prap\u00eb jan\u00eb afruar. Nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb politika jon\u00eb q\u00eb ta shahet dhe prap\u00eb t\u00eb bashkohet. Por k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebta duan ta lodhin njeri-tjetrin. Por kjo ka b\u00ebr\u00eb nga ana tjet\u00ebr q\u00eb edhe populli mesa v\u00eb re un\u00eb t\u00eb jet\u00eb lodhur nga kjo situat\u00eb. Lodhja e njeri-tjetrit nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb.<\/p>\n<p><em>Realisht zoti Agolli, nisur edhe nga eksperienca e gjat\u00eb e jet\u00ebs dhe duke qen\u00eb se keni jetuar nga af\u00ebr politik\u00ebn e t\u00eb dy periudhave, si at\u00eb gjat\u00eb komunizmit ashtu edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb tanishmen, si ndiheni kur d\u00ebgjoni gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdor mazhoranca kund\u00ebr deputet\u00ebve t\u00eb rijn\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, ku i ka cil\u00ebsuar ashtu si\u00e7 edhe e evidentuat edhe ju vet\u00eb si bijt\u00eb e bllokmen\u00ebve etj?<\/em><\/p>\n<p>Jan\u00eb akuza t\u00eb ul\u00ebta dhe t\u00eb pabaza. Ata q\u00eb sot konsiderohen si djem bllokmen\u00ebsh nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi prind\u00ebrit e tyre nuk kan\u00eb qen\u00eb bllokmen\u00eb. Ata qen\u00eb funksionar t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb atij pushteti, si sekretar dhe kryesisht intelektual\u00eb. Hamit Beqja, i ati i Ilir Beqes, ishte nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi ishte diplomat, akademik, ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh me librat e tij p\u00ebr psikologjin\u00eb dhe didaktik\u00ebn. Ai ishte nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs q\u00eb shkoi n\u00eb Komitet Qendror dhe shum\u00eb shpejt e hoq\u00ebn prej aty dhe e \u00e7uan n\u00eb Durr\u00ebs me pun\u00eb. Po k\u00ebshtu Sul Bushati ishte nj\u00eb sekretar partie, nj\u00eb njeri i ndersh\u00ebm, apo Kristaq Rama, i cili ishte nj\u00eb nga skulptor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj tan\u00eb dhe ne sot falemi atje tek monumenti &#8220;N\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebri&#8221; ose n\u00eb Vlor\u00eb. Ai b\u00ebri nj\u00eb gabim kur ishte n\u00eb at\u00eb gjyq kolektiv, p\u00ebr t\u00eb cilin ai b\u00ebhet me faj. N\u00eb t\u00eb tilla procese duhet ta hidhje firm\u00ebn edhe pa e par\u00eb fare personin, ishe i detyruar.<\/p>\n<p>Po t&#8217;i z\u00ebm\u00eb nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb hedhur firm\u00ebn n\u00eb rast se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjyqe t\u00eb tilla edhe ata q\u00eb thon\u00eb jo. Mund t\u00eb mos ken\u00eb hedhur p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb forumet e larta, por kan\u00eb hedhur firm\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb m\u00ebhall\u00eb, q\u00eb dikush t\u00eb izolohet apo internohet. K\u00ebshtu, q\u00eb nj\u00eb gabim nuk duhet t\u00eb hedh gjith\u00e7ka posht\u00eb, prandaj nuk duhet t\u00eb nisemi nga nj\u00eb gabim, por t\u00eb shohim gj\u00ebn\u00eb n\u00eb kompleksitet. Ministri i Kultur\u00ebs i koh\u00ebs s\u00eb Leninit, Lluna\u00e7arski, ishte kritik\u00eb dhe nj\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb kulturuar t\u00eb asaj kohe jo vet\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb, por n\u00eb Europ\u00eb dhe para revolucionit ai shkroi nj\u00eb lib\u00ebr bashk\u00eb me nj\u00eb autor tjet\u00ebr Bogdanov, ku theksohej nevoja p\u00ebr krijimin e nj\u00eb per\u00ebndie, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb masat e gjera p\u00ebr vete, sepse besonin shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos krijuar p\u00ebrshtypjen se ishin kundra fes\u00eb apo besimit. Lenini i kritikoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim duke i th\u00ebn\u00eb se nuk duhet t&#8217;i g\u00ebnjejm\u00eb njer\u00ebzit se ishin ateist\u00eb dhe nuk ishin besimtar\u00eb. Kur fitoi revolucioni, Lluna\u00e7arski u b\u00eb minist\u00ebr gjat\u00eb nj\u00eb mbledhje p\u00ebr t\u00eb shpjeguar perspektivat e kultur\u00ebs ruse. Aty u ngrit nj\u00eb prift dhe i citoi librin e tij duke i th\u00ebn\u00eb ja si ke th\u00ebn\u00eb ti, para se t\u00eb b\u00ebheshe minist\u00ebr, p\u00ebr per\u00ebndin\u00eb dhe tani si e kupton k\u00ebt\u00eb q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb. Ky iu p\u00ebrgjigj disa pyetjeve q\u00eb i b\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por jo pyetjes s\u00eb priftit. Kur po iknin nga salla kthehet dhe i thot\u00eb priftit, mir\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Lenini q\u00eb do vij nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb prift mizerab\u00ebl do t\u00eb citoj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb ke shkruar.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, edhe k\u00ebtu ka ardhur koha q\u00eb t&#8217;i kujtojn\u00eb kund\u00ebrshtarit ato q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb para n\u00eb rini apo n\u00eb jet\u00ebn e tij private n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe puna e Edi Ram\u00ebs q\u00eb i kujtojn\u00eb deklaratat kund\u00ebr veteran\u00ebve, kund\u00ebr luft\u00ebs nacional\u00e7lirimtare, p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb tjerave n\u00eb plazhe. Prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t&#8217;i evitosh se do vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb do t&#8217;i kujtojn\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb sharjet q\u00eb kemi d\u00ebgjuar k\u00ebto koh\u00eb me bab\u00eb, me n\u00ebn\u00eb, me mot\u00ebr e me t\u00eb gjitha. Motra jote ka qen\u00eb kurv\u00eb, n\u00ebna jote po ashtu, ti nuk je as burr\u00eb e as fem\u00ebr, ti mund t\u00eb jesh i tredhur. Ku mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tilla sharje, k\u00ebshtu q\u00eb vjen nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb t&#8217;i kujtojn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Prandaj Europa thot\u00eb se s&#8217;kemi par\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kaq sharje.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr kryetar\u00ebt<\/strong><br \/>\n&#8220;Jan\u00eb zgjatur shum\u00eb, sepse t\u00eb dyja partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb krye kan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb kok\u00ebfort\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb asnj\u00ebra pal\u00eb nuk l\u00ebshon pe. Besoj e keni d\u00ebgjuar at\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn q\u00eb dy cjep\u00ebr me brir\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ecnin mbi \u00e7ati p\u00ebrball\u00eb njeri-tjetrit dhe nuk i l\u00ebshonin rrug\u00eb njeri-tjetrit, duke i th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit se do kaloj un\u00eb i pari, prandaj m\u00eb l\u00ebsho rrug\u00ebn ti. Ngaq\u00eb nuk i l\u00ebshonin rrug\u00eb njeri-tjetrit t\u00eb dy cjep\u00ebrit u ndesh\u00ebn dhe ran\u00eb posht\u00eb&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt<br \/>\n<\/strong>&#8220;Politika shqiptare \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vepruari. Madje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike politik\u00ebn shqiptare do ta quaja nj\u00eb universitet q\u00eb profesor\u00ebt i ka t\u00eb huaj, nd\u00ebrsa nx\u00ebn\u00ebsit apo student\u00ebt jan\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vijim\u00ebsi kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat e pedagog\u00ebve. Pra jan\u00eb profesor\u00ebt e huaj ata q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet. Edhe tani, pas 20 vjet\u00ebsh, situata \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr tryez\u00ebn<\/strong><br \/>\n&#8220;Them se Presidenti e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb zgjidhje me k\u00ebto p\u00ebrpjekje. Kjo pasi jan\u00eb n\u00eb pozita krejt t\u00eb kund\u00ebrta, nuk ka nj\u00eb leht\u00ebsi. Mazhoranca thot\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb opozita n\u00eb Kuvend dhe t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision hetimor p\u00ebr zgjedhjet. Por lind pyetja se ky komision \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb pa fakte, pasi provat gjenden n\u00eb kuti. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye presidenti e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb bien n\u00eb kompromis&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr kutit\u00eb<\/strong><br \/>\n&#8220;K\u00ebtu ka nj\u00eb zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb para djegies t\u00eb bien dakord q\u00eb t&#8217;i jepen socialist\u00ebve t&#8217;i shohin kutit\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb brenda, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb shohin votat dhe pastaj i digjni. Pse duhet t&#8217;i djegin pa i par\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb atje nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb sekrete. Ne kemi rastin e ligjit t\u00eb dosjeve, i cili edhe pse \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata Kushtetuese, ne shohim \u00e7do dit\u00eb n\u00eb media dosje q\u00eb publikohen, ku dalin spiun\u00eb apo bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb Sigurimit etj. Pra, ato q\u00eb jan\u00eb sekrete dhe q\u00eb nuk duhen hapur ato n\u00eb fakt jan\u00eb hapur. Nd\u00ebrsa kutit\u00eb q\u00eb s&#8217;kan\u00eb ndonj\u00eb sekret dhe q\u00eb opozita k\u00ebrkon t&#8217;i hap\u00eb, nuk hapen, pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb sekrete&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr kriz\u00ebn<\/strong><br \/>\n&#8220;Me k\u00ebto mendime q\u00eb po shkojn\u00eb pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb, Presidenti do ta ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ndaj kam frik\u00eb se kjo tryez\u00eb do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Ose mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilat pal\u00ebt mund t\u00eb bien dakord vet\u00ebm p\u00ebr momentin&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb<\/strong><br \/>\n&#8220;Fajet i ka i madhi gjithmon\u00eb. P\u00ebr shembull, un\u00eb kam nipin tim Emilin dhe jam un\u00eb ai q\u00eb duhet t&#8217;i them atij mos qaj, mos u sill keq dhe p\u00ebr ta qet\u00ebsuar do t\u00eb m\u00eb duhet t&#8217;i plot\u00ebsoj edhe d\u00ebshirat q\u00eb ka si i vog\u00ebl q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Pra, n\u00ebse ai do doj\u00eb nj\u00eb moll\u00eb un\u00eb do t&#8217;ia jap apo n\u00ebse do doj\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr un\u00eb s\u00ebrish do t&#8217;ia plot\u00ebsoj d\u00ebshir\u00ebn. Prandaj, dua t\u00eb them se mazhoranca \u00ebsht\u00eb e madhja dhe ajo duhet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb rrug\u00eb&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr politik\u00ebn<br \/>\n<\/strong>&#8220;Po ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn na tregon se ka ndodhur q\u00eb edhe jan\u00eb marr\u00eb vesh se edhe Ilir Met\u00ebn sa e ka shar\u00eb Sali Berisha apo ai Berish\u00ebn. Madje, edhe tre dit\u00eb para zgjedhjeve ata jan\u00eb shar\u00eb keq mes tyre, por ja q\u00eb ata sot jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri, pra jan\u00eb marr\u00eb vesh. Edhe vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar thon\u00eb se nuk kemi d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb shahet kaq shum\u00eb sa n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme. K\u00ebshtu q\u00eb sa jan\u00eb shar\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb dhe prap\u00eb jan\u00eb afruar. Nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb politika jon\u00eb q\u00eb t\u00eb shahet dhe prap\u00eb t\u00eb bashkohet&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr bojkotin<\/strong><br \/>\n&#8220;Bojkoti n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, dy-tre muajt e par\u00eb e ka forcuar opozit\u00ebn. Por, pas k\u00ebsaj periudhe populli \u00ebsht\u00eb lodhur pak dhe nuk e mir\u00ebpret m\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Populli e kupton m\u00eb mir\u00eb se kushdo se nj\u00eb kriz\u00eb e till\u00eb politike r\u00ebndon s\u00eb pari mbi vet at\u00eb. Kjo nga varf\u00ebria e madhe q\u00eb mbizot\u00ebron dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn politika nuk ka m\u00eb v\u00ebmendje. Nga ana personale un\u00eb po t\u00eb isha deputet i opozit\u00ebs mund t\u00eb q\u00ebndroja disa koh\u00eb n\u00eb bojkot, por nuk do zgjatja kaq dhe do hyja n\u00eb parlament dhe atje do t\u00eb diskutoja p\u00ebr k\u00ebto gjera dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet q\u00eb ka sot shoq\u00ebria&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fejzi Braushi, 07.02.2010 Intervista\/ Drit\u00ebro Agolli komenton kriz\u00ebn politike n\u00eb vend, duke theksuar se mund\u00ebsit\u00eb e zgjidhjes s\u00eb saj n\u00eb tryez\u00ebn e kreut t\u00eb shtetit jan\u00eb t\u00eb pakta Agolli: Tryeza e Presidentit mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb Patriarku i PS-s\u00eb shprehet se fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn e ka Berisha. Kolegji ka shkelur ligjin p\u00ebr kutit\u00eb Shkrimtari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1513","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fejzi Braushi, 07.02.2010 Intervista\/ Drit\u00ebro Agolli komenton kriz\u00ebn politike n\u00eb vend, duke theksuar se mund\u00ebsit\u00eb e zgjidhjes s\u00eb saj n\u00eb tryez\u00ebn e kreut t\u00eb shtetit jan\u00eb t\u00eb pakta Agolli: Tryeza e Presidentit mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb Patriarku i PS-s\u00eb shprehet se fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn e ka Berisha. Kolegji ka shkelur ligjin p\u00ebr kutit\u00eb Shkrimtari [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-07T09:44:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati\",\"datePublished\":\"2010-02-07T09:44:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/\"},\"wordCount\":4515,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dritero_agolli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/\",\"name\":\"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dritero_agolli.jpg\",\"datePublished\":\"2010-02-07T09:44:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dritero_agolli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/dritero_agolli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fejzi Braushi, 07.02.2010 Intervista\/ Drit\u00ebro Agolli komenton kriz\u00ebn politike n\u00eb vend, duke theksuar se mund\u00ebsit\u00eb e zgjidhjes s\u00eb saj n\u00eb tryez\u00ebn e kreut t\u00eb shtetit jan\u00eb t\u00eb pakta Agolli: Tryeza e Presidentit mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb Patriarku i PS-s\u00eb shprehet se fajin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn e ka Berisha. Kolegji ka shkelur ligjin p\u00ebr kutit\u00eb Shkrimtari [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-07T09:44:12+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati","datePublished":"2010-02-07T09:44:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/"},"wordCount":4515,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/","name":"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","datePublished":"2010-02-07T09:44:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/dritero_agolli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-agolli-berisha-te-terhiqet-lideret-po-sillen-si-cjeperit-mbi-cati\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kriza, Agolli: Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqet. Lider\u00ebt po sillen si cjep\u00ebrit mbi \u00e7ati"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1513\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}