{"id":1511,"date":"2010-02-07T10:35:53","date_gmt":"2010-02-07T09:35:53","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1511"},"modified":"2010-02-07T10:35:53","modified_gmt":"2010-02-07T09:35:53","slug":"lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Nexhmedin Spahiu<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em><strong>Krahina vs Republika<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kur m\u00ebsuesja ime n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb fillore na pat spjeguar se atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Jugosllavia, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 6 republika e 2 krahina, pata b\u00ebr\u00eb pyetjen p\u00ebrse 6 republika e 2 krahina e jo nga 8 republika apo 8 krahina. At\u00ebher\u00eb nuk dija se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb republika e \u00e7far\u00eb krahina, dhe cila nga k\u00ebto ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, por ky spjegim m\u00eb dukej jo logjik. Kur m\u00ebsueja na tha se vendi ku po jetonim ne quhej Krahina e Kosov\u00ebs, kjo s\u2019m\u00eb pat p\u00eblqyer. N\u00ebse kjo \u201cKrahin\u00eb\u201d do ishte m\u00eb mir\u00eb se \u201cRepublik\u00eb\u201d, nuk m\u00eb p\u00eblqente q\u00eb Kosova jon\u00eb t\u00eb kishte di\u00e7ka q\u00eb nuk kishin 6 vendet e tjera, po n\u00ebse \u201cKrahin\u00eb\u201d do ishte m\u00eb keq se \u201cRepublik\u00eb\u201d, at\u00ebher\u00eb s\u2019do m\u00eb p\u00eblqente akoma m\u00eb pak.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesja ime nuk ishte n\u00eb gjendje t\u2019m\u00eb jepte p\u00ebrgjigjie n\u00eb pyetjen time, por m\u00eb premtoi se do ta pyeste burrin e vet q\u00eb ishte politikan (at\u00ebher\u00eb kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs) dhe t\u00eb nes\u00ebrm\u00ebn do t\u2019m\u00eb p\u00ebrgjigjej. T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjigjies, mora nj\u00eb qortim t\u00eb ashp\u00ebr: \u201cMos b\u00ebj m\u00eb kurr\u00eb pyetje t\u00eb tilla! Nuk jan\u00eb k\u00ebto pun\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi pyeta gjyshin dhe ai m\u00eb tha se Rebublik\u00eb d.m.th shtet, kurse Krahin\u00eb d.m.th hajgare hesapi. E pse pra ne kemi mbetur krahin\u00eb, e pyeta gjyshin. Sepse shkjet\u00eb na kan\u00eb mujt\u00eb n\u00eb luft\u00eb e kan\u00eb ba si kan\u00eb dasht\u00eb. Nga kjo kuptova se p\u00ebr t\u2019u v\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb vend u dashka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb luft\u00eb, dhe n\u00eb at\u00eb luft\u00eb u dashkemi q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb ne dhe t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb hile me t\u00eb mundurin.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga momenti kur n\u00eb klas\u00ebn e gjasht\u00eb fillore m\u00ebsuam n\u00eb histori se si \u00ebsht\u00eb avancuar pozita kushtetuese e Kosov\u00ebs m\u00eb 1968 dhe se kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Iliaz Kurteshi ka shpallur Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb mendje e kisha t\u00eb fiksuar pamjen kur ndonj\u00eb politikan i Kosov\u00ebs do t\u00eb shpallte Kosov\u00ebn republik\u00eb.<\/p>\n<p>Demonstratat e vitit 1981<\/p>\n<p>Isha n\u00eb vitin e dyt\u00eb gjimnaz kur shp\u00ebrthyen demonstratat e vitit 1981, dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po shihja q\u00eb nuk isha i vetmi q\u00eb kisha menduar p\u00ebr Kosov\u00ebn Republik\u00eb. Por tani politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs po e d\u00ebnonin si armiq\u00ebsore parull\u00ebn \u201cKosova Republik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto tubime pyeta nj\u00eb ligjerues nga Komiteti: P\u00ebrse \u201cKosova Republik\u00eb\u201d na qenk\u00ebsh parull\u00eb armiq\u00ebsore? Sepse k\u00ebt\u00eb po e thon\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb, mora p\u00ebrgjigjie. Po \u00e7ka ka kjo lidhje q\u00eb kush e thot\u00eb, ia ktheva. M\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb dijm\u00eb a \u00ebsht\u00eb mir\u00eb apo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me qen\u00eb Kosova Republik\u00eb, e pastaj me p\u00ebrcaktu kush \u00ebsht\u00eb mik e kush \u00ebsht\u00eb armik, ia ktheva. Komitetliu u p\u00ebrgjigj: Ne nuk mundemi me qen\u00eb Republik\u00eb se nuk kemi ende boll gjenerala, doktora, pilota, inxhiniera etj. E kur nuk i kemi k\u00ebta, s\u2019ka \u00e7ka na duhet republika, tha ai.<\/p>\n<p>Ky sqarim mu duk logjik, akoma m\u00eb par\u00eb kur komitetlinjt\u00eb serb\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebronin ngel\u00ebn t\u00eb habitur nga sqarimi i kolegut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjgjie q\u00eb m\u00eb dha komitetliu m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoj se Republika nuk lypet, por krijohet. N\u00eb mendjen time kjo p\u00ebrputhej me th\u00ebnien e gjyshit tim: \u201cshpija q\u00eb nuk e ke maru vet, ja q\u00eb nuk ta ka lan\u00eb baba, kurr nuk t\u00eb ban rehat\u201d.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb avancohej autonomia n\u00eb Republik\u00eb?<\/p>\n<p>Kur m\u00eb 1987 u zgjodha kryetar i Konferenc\u00ebs Universitare t\u00eb Rinis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, mendoja se si udheheq\u00ebs studentor mund t\u00eb shpreh vullnetin e popullit dhe t\u00eb sfidoj gjith\u00eb politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb po flisnin fjal\u00eb bajate, dhe jo ato q\u00eb donte populli.<\/p>\n<p>Sapo fillova mandatin, pash\u00eb se problemi nuk q\u00ebndronte te politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs po tek vet populli q\u00eb ndryshe fliste n\u00ebn z\u00eb, e ndryshe vepronte. Madje v\u00ebrejta se nj\u00eb pjes\u00eb e politikan\u00ebve ishin shum\u00eb m\u00eb n\u00eb nivel se sa i meritonte populli, nj\u00eb pjes\u00eb \u00e7far\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i meritonte populli i Kosov\u00ebs, dhe nj\u00eb pjes\u00eb ishin posht\u00eb \u00e7do niveli. Ajo \u00e7far\u00eb m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje ishte fakti se nivelin e politikan\u00ebve nuk e p\u00ebrcaktonte hierarkia n\u00eb shoq\u00ebri, por thjesht rast\u00ebsia.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kur i krahasoja me koleg\u00ebt e tyre nga republikat tjera dhe nga krahina e Vojvodin\u00ebs, e shihja se politikan\u00ebt tan\u00eb nuk ishin kurrkund. Por ajo \u00e7far\u00eb m\u00eb l\u00ebndont\u00eb m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi ishte momenti kur krahasoja nivelin organizativ studentor, ku Kosova ishte n\u00eb fund t\u00eb pusit.<\/p>\n<p>Fillova t\u00eb nd\u00ebrmarr hapat e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por shtresa studentore nuk l\u00ebviste nga vendi. Q\u00eb n\u00eb Kryesin\u00eb e Konferenc\u00ebs Universitare haste sharra n\u00eb gozhd\u00eb. Profesori q\u00eb merrej me rinin\u00eb n\u00eb Fakultetin Juridik, presidenti aktual Fatmir Sejdiu, m\u00eb pat k\u00ebshilluar q\u00eb t\u2019i marr gj\u00ebrat m\u00eb me ngadal\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebrendoj me faktor\u00ebt ky\u00e7 n\u00eb Kryesi. Por ndryshimet q\u00eb doja t\u2019i b\u00ebja s\u2019i qaste asnj\u00ebri. Fillova t\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb strategji tjet\u00ebr. T\u00eb v\u00eb n\u00eb rend dite tema t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara sa t\u00eb marr votat e Kryesis\u00eb dhe realizimin ta b\u00ebja si doja vet\u00eb. Por as kjo nuk ecte sepse kryesit\u00eb studentore n\u00ebp\u00ebr fakultete nuk i zbatonin urdhrat nga lart, nga Kryesia e Konferenc\u00ebs Universitare.<\/p>\n<p>Po v\u00ebreja edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Aktivist\u00ebt m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt liberalizimit dhe organizimit t\u00eb jet\u00ebs studentore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Kosov\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nuk ishin student\u00ebt shqiptar\u00eb po ata serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do nism\u00eb paksa ma radikale kuptohej si joserioze nga student\u00ebt dhe profesor\u00ebt shqiptar\u00eb. K\u00ebsisoji shum\u00eb aktivitete reformatore mund t\u00eb kryheshin vet\u00ebm duke angazhuar aktivist\u00ebt studentor\u00eb s\u00ebrb\u00eb. Problemi ishte se ata b\u00ebheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ngase Universiteti i Prishtin\u00ebs tashm\u00eb ve\u00e7 konsiderohej si \u00e7erdhe e nacionalizmit shqiptar dhe k\u00ebshtu student\u00ebt serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs i bojkotonin aktivitetet studentore n\u00eb UP.<\/p>\n<p>Gazeta studentore \u201cBota e Re\u201d<\/p>\n<p>Kisha nj\u00eb gj\u00eb ku mund t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsha. Gazeta studentore \u201cBota e Re\u201d, edhe para se un\u00eb t\u00eb zgjedhesha kryetar i forumit, organ i s\u00eb cil\u00ebs ishte kjo gazet\u00eb, kish qen\u00eb gazeta m\u00eb e hapur dhe m\u00eb liberale n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb doja q\u00eb \u201cBota e Re\u201d t\u2019ishte nj\u00eb lloj \u201cMlladine\u201d (revist\u00eb simot\u00ebr sllovene e njohur p\u00ebr shkrime liberale), por kur doja t\u00eb flisja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me kryeredaktorin Bardh Hamz\u00ebn, ai reagonte sikur un\u00eb t\u00eb tentoja ta b\u00ebja t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Duke u thirrur n\u00eb at\u00eb se megjith\u00ebse vart\u00ebs i imi ai ishte disa vite m\u00eb i vjet\u00ebr se un\u00eb, \u00e7do tentim i imi q\u00eb ta b\u00ebj t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb ta shkelte gazin e liberalizimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm, nuk merrte kuptim. Bardhi shkoi ushtar dhe i motivuar nga nj\u00eb fjalim i guximsh\u00ebm i Fadil Demakut, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Konferenc\u00ebs Krahinore t\u00eb Rinis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i pata propozuar Kryetarit t\u00eb Rinis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta liroj\u00eb Fadil Demakun nga detyra, q\u00eb un\u00eb ta zgjedhja kryeredaktor t\u00eb \u201cBot\u00ebs s\u00eb Re\u201d. P\u00ebrgjigjia ishte menjiher\u00eb pozitive: \u201cPo more, qysh jo. Po ta jap me t\u00eb dy duart se mos po ma z\u00eb vendin mua se du m\u2019u zgjedh\u00eb edhe nj\u00eb mandat\u201d. Me Fadilin ishte m\u00eb leht\u00eb, por tani ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjeje gazetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin at\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebnin gazetar\u00ebt-student\u00eb slloven\u00eb. Madje edhe n\u00eb mesin e tyre (Liri Loshi, Halil Matoshi, Dibran Osmani, Muharrem Mjeku etj) kishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndjekur shembullin slloven, por k\u00ebtu secili ishte shah n\u2019vete dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebja ekip. \u00c7far\u00ebdo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar ekip, kuptohej jo si tendenc\u00eb p\u00ebr ta fuqizuar liberalizimin e gazettes, po e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, jeta studentore, qoft\u00eb p\u00ebrmes kuizve, mbr\u00ebmjeve letrare, liberalizimit t\u00eb gazet\u00ebs dhe aktiviteteve tjera, mori nj\u00eb form\u00eb gjall\u00ebrie. Madje filluam edhe t\u00eb interesoheshim p\u00ebr rigjall\u00ebrimin e shoq\u00ebrive t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Beograd e Zagreb, t\u00eb mbyllura m\u00eb 1981 ajo e Zagrebit, kurse m\u00eb 1986 e Beogradit nga kryetari i Komitetit t\u00eb Qytetit t\u00eb Beogradit, Sllobodan Milloshevi\u00e7. Titulli i nj\u00eb gazete t\u00eb Beogradit ishte \u201cThirri Nexhmedini nga Prishtina\u201d, ku b\u00ebhej fjal\u00eb se un\u00eb si kryetar i Konferenc\u00ebs Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs kisha k\u00ebrkuar me ultimatum q\u00eb ja t\u2019mund\u00ebsohet rihapja e Shoq\u00ebris\u00eb Studentore Shqiptare \u201cP\u00ebrpjekja\u201d n\u00eb Beograd, ja do t\u2019shkonim t\u2019a merrnim pasurin\u00eb e saj n\u00eb Beograd e ta sjellnim n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Asokohe kishte k\u00ebshill koordinues t\u00eb Konferencave Universitare n\u00eb nivel t\u00eb Serbis\u00eb (Beogradi, Nishi, Kragujevci, Novi Sadi e Prishtina) dhe K\u00ebshill Koordinues n\u00eb nivel federativ. Ne dhe Novi Sadi p\u00ebrfaqesoheshim n\u00eb t\u00eb dy nivelet. Kishte nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb Beogradit q\u00eb t\u00eb krijohej nj\u00eb q\u00ebndrim unik n\u00eb nivel t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb dhe t\u00eb shkohej me tri vota unike n\u00eb Federat\u00eb. Mir\u00ebpo ndodhte e kund\u00ebrta, un\u00eb dhe kolegu i Novi Sadit luftonim q\u00eb ky q\u00ebndrim t\u00eb jet\u00eb kompromis mes Kosov\u00ebs, Vojvodin\u00ebs dhe tri universiteteve t\u00eb Serbis\u00eb, dhe kur shkonim n\u00eb K\u00ebshillin Federativ p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Serbis\u00eb detyrohej t\u00eb shkonte me q\u00ebndrim kompromisi, kurse un\u00eb dhe kolegu i Novi Sadit p\u00ebrcjellnim q\u00ebndrimet tona nga baza, dhe k\u00ebshtu q\u00ebndrimi i Beogradit si q\u00ebndrim i arritur me kompromis gjithnj\u00eb d\u00ebshtonte n\u00eb nivel federativ, derisa m\u00eb n\u00eb fund mora nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vulosur e t\u00eb n\u00ebnshkruar ku shkruante se K\u00ebshilli Republikan i Konferencave Universitare t\u00eb Serbis\u00eb ka marr\u00eb vendim q\u00eb mos t\u2019m\u00eb ftoj\u00eb m\u00eb n\u00eb mbledhje, dhe se sa u p\u00ebrket atyre Kosova mund ta konsideronte veten republik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e Azem Vllasit<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, i pari i politik\u00ebs kosovare t\u00eb asaj kohe Azem Vllasi kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb pensiononte dy politikan\u00eb t\u00eb moshuar kosovar\u00eb: Ali Shukriun dhe Kol\u00eb Shirok\u00ebn. I ndodhur n\u00eb Beograd n\u00eb nj\u00eb mbledhje kur u mor vesh se \u00e7far\u00eb m\u00eb ka shkruar kolegu i Beogradit (se sa i p\u00ebrket atij Kosova mund ta konsideronte vet\u00ebn republik\u00eb), dhe \u00e7far\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb b\u00ebnte Azem Vallsi, nj\u00eb politikan slloven deklaroi se \u201cn\u00ebse Vllasi arrin t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Alin\u00eb dhe Kol\u00ebn me njer\u00ebz t\u00eb rinj, at\u00ebher\u00eb Slloba (Milloshevi\u00e7i, tashm\u00eb kryetar i Komitetit Republikan t\u00eb Serbis\u00eb) le t\u2019ia uroj\u00eb Republik\u00ebn Azem Vllasit, ashtu si ia ka b\u00ebr\u00eb Spahiut Goran Trivan.<\/p>\n<p>Por kjo p\u00ebrpjekje e Azem Vllasit d\u00ebshtoi p\u00ebr shum\u00eb arsye, i kushtoi atij me burg dhe avancimi i autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Republik\u00eb mori fund si proces.<\/p>\n<p>P\u00ebr ironi, k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim ia pata dh\u00ebn\u00eb Azem Vllasit m\u00eb 1987. Pas nj\u00eb interviste time n\u00eb Televizionin e Beogradit, ku si kryetar i Konferenc\u00ebs Universitare po thoja se situata politike n\u00eb Kosov\u00eb nuk po p\u00ebrmir\u00ebsohet po p\u00ebrkeq\u00ebsohet, t\u00eb nes\u00ebrm\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb thirri sekretarja e Rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe m\u00eb tha se Azem Vllasi po t\u00eb pret n\u00eb zyr\u00ebn e rektorit. Pasi e luti rektorin t\u00eb na l\u00ebr\u00eb vet\u00ebm, Azemi m\u00eb qortoi p\u00ebr deklarat\u00ebn time duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u2019m\u00eb sqaronte se ku konciponte politika e Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte n\u00eb frym\u00ebn e Titos, p\u00ebr dallim nga ajo e Beogradit q\u00eb kishte shmangur nga kjo rrug\u00eb dhe kish marr\u00eb kursin nacionalist shovinist. Azemi u p\u00ebrpoq t\u2019m\u00eb bindte se ne duhet ta paraqesim situat\u00ebn t\u00eb qet\u00eb derisa n\u00eb federat\u00eb ta kuptojn\u00eb se Milloshevi\u00e7i \u00ebsht\u00eb shmangur nga rruga e Titos. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja q\u00eb e kuptoj k\u00ebt\u00eb politik\u00eb, por nuk pajtohem se kjo politik\u00eb jep rezultatin q\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb. I mora shembullin e njeriut ngucakeq q\u00eb ther vazhdimisht me gjilp\u00ebr\u00eb kamarierin q\u00eb bart tabakun me gota. Politika jote &#8211; i thash t\u2019parit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme kosovare- po konsiston n\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb asaj q\u00eb t\u00eb mos thyhen gotat, kamarieri t\u00eb duroj\u00eb therjet e gjilp\u00ebrave t\u00eb ngucakeqit. Kjo -i thash- nuk jep rezultate sepse me koh\u00ebn therjet do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb padurushme dhe kamarierit do t\u2019i thyhen gotat. M\u00eb e mira pun\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte kamarieri n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb t\u2019ia p\u00ebrplas\u00eb fytyr\u00ebs ngucakeqit tabakun me gota.<\/p>\n<p>Duket se Azem Vllasi nuk e kuptoi apo nuk deshi ta kuptoj\u00eb k\u00ebshill\u00ebn time. Tek e fundit ai kish ardh\u00eb p\u00ebr t\u2019m\u00eb k\u00ebshilluar dhe jo p\u00ebr t\u2019marr\u00eb k\u00ebshill\u00eb nga un\u00eb.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb hipotetike t\u00eb flitet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sikur Azem Vllasi t\u00eb p\u00ebrplasej publikisht me Milloshevi\u00e7in q\u00eb m\u00eb 1987 (ndoshta edhe p\u00eb par\u00eb), pra q\u00eb n\u00eb momentin kur ai e kish hetuar se Milloshevi\u00e7i \u201cnuk ishte n\u00eb rrug\u00ebn e Titos\u201d. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb mendoja, por edhe tani, se kjo ishte politika e duhur p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sikur Azemi t\u00eb sulmonte i pari e jo t\u00eb mbrohej vazhdimisht, besoj se do t\u2019kish mobilizuar energjit\u00eb kosovare n\u00eb drejtimin e duhur. Do t\u2019kish pas\u00eb p\u00ebrkrahje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb federat\u00eb kur Milloshevi\u00e7i ende s\u2019kish marr\u00eb krah\u00eb, por edhe brenda n\u00eb Kosov\u00eb do ta kish forcuar rejtingun e vet, t\u00eb cilin ia kishte zbehur propaganda enveriste e grupeve ilegale. Sipas mendimit tim t\u00eb asaj kohe (e as tani s\u2019kam nd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb bindje), Azemi po luante n\u00eb terrenin ku i kishte pun\u00ebt m\u00eb ligsht dhe po humbiste rastin t\u00eb luante n\u00eb terrenin ku ishte m\u00eb i fort\u00eb. Sidoqoft\u00eb, Azemi ishte arra m\u00eb e fort\u00eb e politik\u00ebs kosovare dhe ndoshta natyra e tij private prej babaxhani ia ka pamund\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb luante n\u00eb terren si sulmues, p\u00ebr \u00e7ka edhe p\u00ebrfundoi n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Vazhdim\u00ebsia e politik\u00ebs kosovare: Azem Vllasi &#8211; Ibrahim Rugova<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb reja, trashigimtar i politik\u00ebs defanzive s\u00eb Azem Vllasit me plot kuptimin e fjal\u00ebs u b\u00eb Ibrahim Rugova. Por, at\u00eb \u00e7ka nuk e arriti Vllasi, e arriti Rugova.<\/p>\n<p>Rugova e shtyu p\u00ebrplasjen me Milloshevi\u00e7in deri sa Milloshevi\u00e7i u p\u00ebrplas me gjith\u00eb bot\u00ebn. Rugova as verbalisht nuk tha ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb. Madje, Per\u00ebndia deshi q\u00eb edhe ballafaqimin e fundit me t\u00eb (n\u00eb Hag\u00eb) ta p\u00ebrfundoj\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb buta kur Rugova i tha: \u201cRri k\u00ebtu se mir\u00eb e ke. K\u00ebt\u00eb e ke merituar\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, deri te liria e Kosov\u00ebs nuk u arrit vet\u00ebm me strategjin\u00eb e mosp\u00ebrplasjes me Serbin\u00eb derisa ajo t\u2019i thyente hund\u00ebt me t\u00eb tjer\u00ebt. U desht q\u00eb t\u00eb zhvillohej nj\u00eb kryengritje e armatosur t\u2019pakt\u00ebn sa p\u00ebr t\u00eb provokuar intervenimin e NATO-s.<\/p>\n<p>Kritikat e mia Ibrahim Rugov\u00ebs, kishin t\u00eb b\u00ebnin pik\u00ebrisht me faktin se duke e shtyr\u00eb p\u00ebrplasjen me Serbin\u00eb me \u00e7do kusht e deri n\u00eb ekstrem, po i b\u00ebnte kosovar\u00ebt t\u00eb harrojn\u00eb se lufta \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Se lufta \u00ebsht\u00eb e pashmangshme k\u00ebt\u00eb e ripotencoja n\u00eb shkrimet e mia derisa ajo v\u00ebrtet filloi.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb maj 1992 pata shkruar se Beogradi do t\u00eb bombardohet, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se automatikisht Kosova t\u00eb b\u00ebj\u00eb progres. Paralajm\u00ebrova se q\u00ebllim i Beogradit \u00ebsht\u00eb cop\u00ebtimi i Kosov\u00ebs. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, Rugova kurr\u00eb nuk thoshte se nuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb, por perceptimi i opinionit ishte i till\u00eb dhe kjo ishte v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur.<\/p>\n<p>Kishte shum\u00eb individ\u00eb e grupe q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjet ilegale dhe b\u00ebheshin gati p\u00ebr luft\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb isha i vetmi q\u00eb k\u00ebt\u00eb e thoja publikisht me em\u00ebr e mbiem\u00ebr tim, jo me pseudonim. Paraqitjen e par\u00eb publike, se jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb, por q\u00eb edhe organizata e tij po p\u00ebrgatitej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e b\u00ebri Sejdi Veseli, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i LK\u00c7K-s\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1996 n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj paraqitjeje t\u00eb LK\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr mua mbeti ngjarje historike, t\u00eb cil\u00ebn e tejkaloi vet\u00ebm sakrifikimi i Jasharajve n\u00eb Prekaz. \u00cbsht\u00eb ironike q\u00eb kjo vep\u00ebr heroike e Sejdi Veselit nuk u p\u00ebrmend asnj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, edhe pse at\u00ebbot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb u pat burgosur n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk iu pat lejuar hyrja n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Aksionet luftarake kishin nisur n\u00eb Kosov\u00eb, por duhej q\u00eb dikush ta thonte publikisht se lufta n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb ka filluar. Xhafer Shatri, minist\u00ebr i at\u00ebhersh\u00ebm i informacionit n\u00eb Qeverin\u00eb Bukoshi, i ndodhur n\u00eb mes t\u00eb politik\u00ebs zyr\u00ebtare t\u00eb Rugov\u00ebs, minist\u00ebr i s\u00eb cilit ishte, dhe aktiviteteve n\u00eb rritje t\u00eb LPK-s\u00eb q\u00eb po angazhohej p\u00ebr luft\u00eb, m\u00eb fton n\u00eb Zvic\u00ebr mua e Mero Bazen n\u00eb mars t\u00eb vitit 1998 q\u00eb t\u00eb flisnim me bashkatdhetar\u00ebt. Me gjas\u00eb, un\u00eb e Mero Baze ishim t\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u00eb thoshim publikisht se lufta n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb ka filluar, se kush e ka nd\u00ebrmend me kap\u00eb arm\u00ebn le ta marr\u00eb at\u00eb, e kush ka nd\u00ebrmend me ndihmu luft\u00ebn le t\u00eb filloj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Duke koinciduar me koh\u00ebn e vrasjes s\u00eb Jasharajve n\u00eb Prekaz, mesazhi im e i Mero Bazes n\u00eb k\u00ebto tubimeve me bashk\u00ebatdhetar\u00eb n\u00eb Cyrih, Lozan\u00eb e Gjenev\u00eb (i moderonte Mustaf\u00eb Xhemajli) ishte q\u00eb lufta duhej t\u00eb zgjerohej n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn e t\u00eb mos p\u00ebrseritet gabimi i kryengritjes s\u00eb Shaban Polluzh\u00ebs, t\u00eb mbetet vet\u00ebm n\u00eb Drenic\u00eb.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb pas kthimit ton\u00eb nga Zvicra, k\u00ebrsiti Gllogjani dhe tashm\u00eb u kuptua se lufta n\u00eb Kosov\u00eb nuk kishte kthim mbrapa dhe se fitorja e sigurt\u00eb ishte n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>Frik\u00ebn se lufta nuk do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ashtu si e prisja, e ndjeva tek kur u vra Bekim Berisha-Abeja dhe ministri Ahmet Krasniqi.<\/p>\n<p>Bisedimet e Rambujes\u00eb ishin zhg\u00ebnjimi im i madh. Aty pash\u00eb se edhe kur lufta t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb Kosova do t\u00eb jet\u00eb larg shtetnd\u00ebrtimit, se lidershipi kosovar nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb pengoj\u00eb tendencat serbe p\u00ebr cop\u00ebtimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Liria<\/p>\n<p>Triumfin e luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e sh\u00ebnoi n\u00eb ekranin e CNN-it nj\u00eb personazh i panjohur p\u00ebr opinionin. Teksa tankset gjermane po futeshin n\u00eb pik\u00ebkalimin e Morinit, nj\u00eb djalosh u shmang nga turma dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb thyente flamurin serb prej dritave t\u00eb neonit. B\u00ebri tri orvatje t\u00eb pasukseshme dhe p\u00ebr her\u00ebn e kat\u00ebrt hoqi bluz\u00ebn nga trupi, lidhi nyje mang\u00ebn e bluz\u00ebs, futi nj\u00eb gur n\u00eb t\u00eb dhe e theu pllak\u00ebn e neonit me ngjyrat e flamurit serb me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>I ndodhur n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Budapest, ku merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga mbar\u00eb bota, po e shikonim CNN-in. N\u00eb momentin kur djaloshi i rreckosur thyu flamurin serb prej neoni, gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit s\u00ebrb\u00eb e proserb\u00eb n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb ia shp\u00ebrthyen vajit. Ishte g\u00ebzimi m\u00eb i madh n\u00eb jet\u00ebn time. Mu kujtua gjyshi im q\u00eb n\u00eb ato momente ishte refugjat n\u00eb Durr\u00ebs dhe arsyetimi i tij kur un\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb fillore se pse Kosova nuk ishte republik\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs e pata vizituar gjyshin n\u00eb Durr\u00ebs dhe i pik\u00eblluar nga vrasja e axh\u00ebs tim m\u00eb tha se si duket prap\u00eb do ta humbim luft\u00ebn. I thash\u00eb, po tani e gjith\u00eb bota po na ndihmon. M\u00eb tha: a \u00ebsht\u00eb Inglizi (Anglia) me ne. I thash: Po. E at\u00ebher\u00eb e paskemi fitu luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyshi im e priti lirin\u00eb dhe kthimin n\u00eb Kosov\u00eb, po jo edhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i gabimeve<\/p>\n<p>Vendosa t\u00eb kthehem n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe jo n\u00eb Prishtin\u00eb, sepse mendoja se proceset q\u00eb do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb fatin e Kosov\u00ebs do t\u00eb zhvillohen n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe jo n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb fakt, proceset p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs u zhvilluan edhe n\u00eb Prishtin\u00eb por Mitrovica ishte p\u00ebrcaktuese. Prishtina mund t\u00eb ndihmonte, por e b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Apelet e mia q\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk guxon t\u00eb shpallet pa u integruar veriu i Kosov\u00ebs, apelet se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb t\u00eb integrohet veriu i Kosov\u00ebs, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebhet para se t\u00eb shpallet pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs etj, etj, shkuan n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr.<\/p>\n<p>Puna e shtetnd\u00ebrtimit u kompromentua aq shum\u00eb sa dikur fillova t\u00eb dyshoj n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb kemi p\u00ebrkrahjen e miqve tan\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Klasa politike e d\u00ebshmoi se nuk meritonte t\u00eb konsiderohej klas\u00eb politike e nj\u00eb vendi t\u00eb pavarur, as edhe pas 8 viteve protektorat. Dhe tani \u00e7\u00ebshtja q\u00ebndronte krejt\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e miq\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs vs p\u00ebrs\u00ebritja e historis\u00eb<\/p>\n<p>Ardhja e Presidentit George W. Bush n\u00eb Tiran\u00eb, pik\u00ebrisht me 10 qershor (2007), dit\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej dit\u00eb komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs p\u00ebr arsye historike (1878, 1999) ishte shum\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00ebse p\u00ebr mua. Bushi, ose do t\u00eb na b\u00ebnte p\u00ebr haj\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, ose do t\u00eb na e thoshte n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr se humb\u00ebm rastin historik. Si nj\u00eb i akuzuar q\u00eb pret verdiktin e gjykat\u00ebsit se do t\u00eb lirohet i pafajsh\u00ebm apo do t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje, po e d\u00ebgjoja Presidentin Bush me stresin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn time. Bushi e tha fjal\u00ebn magjike: \u201cEnough is enough, Kosova will be independent\u201d. Kjo ishte dita e dyt\u00eb m\u00eb e lumtur n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n<p>Dita kur do t\u00eb shpallej pavar\u00ebsia tashm\u00eb ve\u00e7 ishte nj\u00eb dat\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej k\u00ebt\u00eb muaj apo at\u00eb muaj, por q\u00eb do t\u00eb ndodhte gjithsesi, m\u00eb mir\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb tashm\u00eb vevc kishte ndodhur de-fakto por q\u00eb pritej formalizimi i saj.<\/p>\n<p>Dhe shpallja formale e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndodhi. Ishte nj\u00eb manifestim q\u00eb m\u00eb ngjalli neveri. Ky manifestim shfaqi gjith\u00eb treguesit se akoma nuk ishim t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb pavaruar. Ishte merit\u00eb e amerikan\u00ebve q\u00eb hutuan Beogradin p\u00ebr t\u00eb reaguar pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i leverdiste Kosov\u00ebs. P\u00ebrndryshe, Beogradi i kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nga manifestimi i shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb shfaqje komike. M\u00eb tep\u00ebr se sa nj\u00eb akt shtet\u00ebror, manifestimi i shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb ishte nj\u00eb \u201creality show\u201d ku aktor\u00ebt imitonin Vlor\u00ebn e vitit 1912, Ismail Qemalin dhe delegat\u00ebt e 28 N\u00ebntorit 1912 sipas stilit t\u00eb regjisor\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb mbas, Veriu i Kosov\u00ebs q\u00eb deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb kish qen\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb zbeht\u00eb t\u00eb UNMIK-ut e Prishtin\u00ebs ra plot\u00ebsisht n\u00ebn kontroll t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>Ajo cfar\u00eb m\u00eb 17.02.2008 dukej imitim n\u00eb form\u00eb, me 18.02.2008 u b\u00eb p\u00ebrseritje e historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Republika e Kosov\u00ebs lindi e gjymt\u00eb. Do t\u00eb duhen p\u00ebrpjekje mbinjer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb riparuar gjymt\u00ebsin\u00eb e fituar q\u00eb me lindje.<\/p>\n<p>Tregimi i s\u00ebrish\u00ebm i gjyshit<\/p>\n<p>S\u00ebrish ndonj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs kureshtar i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb fillore do pyes\u00eb m\u00ebsuesen e vet p\u00ebr pun\u00ebn e republikave t\u00eb Atdheut. Dhe n\u00ebse gjyshi i tij do t\u00eb jet\u00eb njeri i urt\u00eb si gjyshi im, nuk do t\u00eb thot\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00eb pat th\u00ebn\u00eb gjyshi im se \u201cshkjet\u00eb na kan\u00eb mundur n\u00eb luft\u00eb, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb si kan\u00eb dasht\u00eb\u201d, por do t\u2019i thot\u00eb: \u201cgjith\u00eb bota na ndihmoi q\u00eb ta fitojm\u00eb luft\u00ebn, e fituam at\u00eb, por \u2026\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nexhmedin Spahiu Krahina vs Republika Kur m\u00ebsuesja ime n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb fillore na pat spjeguar se atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Jugosllavia, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 6 republika e 2 krahina, pata b\u00ebr\u00eb pyetjen p\u00ebrse 6 republika e 2 krahina e jo nga 8 republika apo 8 krahina. At\u00ebher\u00eb nuk dija se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb republika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1511","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Nexhmedin Spahiu Krahina vs Republika Kur m\u00ebsuesja ime n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb fillore na pat spjeguar se atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Jugosllavia, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 6 republika e 2 krahina, pata b\u00ebr\u00eb pyetjen p\u00ebrse 6 republika e 2 krahina e jo nga 8 republika apo 8 krahina. At\u00ebher\u00eb nuk dija se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb republika [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-07T09:35:53+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-02-07T09:35:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/\"},\"wordCount\":4101,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/\",\"name\":\"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-02-07T09:35:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Nexhmedin Spahiu Krahina vs Republika Kur m\u00ebsuesja ime n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb fillore na pat spjeguar se atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Jugosllavia, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 6 republika e 2 krahina, pata b\u00ebr\u00eb pyetjen p\u00ebrse 6 republika e 2 krahina e jo nga 8 republika apo 8 krahina. At\u00ebher\u00eb nuk dija se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb republika [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-07T09:35:53+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs","datePublished":"2010-02-07T09:35:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/"},"wordCount":4101,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/","name":"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-02-07T09:35:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-dhe-gjymtimi-i-republikes-se-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lindja dhe gjymtimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}