{"id":1496,"date":"2010-02-06T22:24:05","date_gmt":"2010-02-06T21:24:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1496"},"modified":"2010-02-06T22:24:05","modified_gmt":"2010-02-06T21:24:05","slug":"fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/","title":{"rendered":"&#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>06.02.2010<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><object classid=\"clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000\" width=\"500\" height=\"300\" codebase=\"http:\/\/download.macromedia.com\/pub\/shockwave\/cabs\/flash\/swflash.cab#version=6,0,40,0\"><param name=\"flashvars\" value=\"height=500&amp;width=300&amp;file=http:\/\/www.shekulli.com.al\/2010\/02\/06\/FRONTI-PER-SHQIPERINE.flv&amp;skin=http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/stil.swf&amp;controlbar=over&amp;autostart=false&amp;stretching=fill&amp;showdigits=true\" \/><param name=\"src\" value=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/flv\/player.swf\" \/><param name=\"wmode\" value=\"transparent\" \/><param name=\"allowfullscreen\" value=\"true\" \/><embed type=\"application\/x-shockwave-flash\" width=\"500\" height=\"300\" src=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/flv\/player.swf\" allowfullscreen=\"true\" wmode=\"transparent\" flashvars=\"height=500&amp;width=300&amp;file=http:\/\/www.shekulli.com.al\/2010\/02\/06\/FRONTI-PER-SHQIPERINE.flv&amp;skin=http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/stil.swf&amp;controlbar=over&amp;autostart=false&amp;stretching=fill&amp;showdigits=true\"><\/embed><\/object><\/p>\n<p><em>DURR\u00cbS <\/em>&#8211; Edi Rama nga qyteti i Durr\u00ebsit ka lan\u00e7uar nism\u00ebn m\u00eb t\u00eb re opozitare q\u00eb do t\u00eb quhet &#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. Gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me gazetar\u00eb t\u00eb qytetit bregdetar, Rama u shpreh se &#8220;p\u00ebrshkall\u00ebzimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleanc\u00ebs son\u00eb mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me p\u00ebrfaqesues t\u00eb shoq\u00ebrise, shoqata apo persona dhe shum\u00eb shpejt ky front i ri p\u00ebr Shqiperine do te jete publik p\u00ebrtej partive politike p\u00ebrtej \u00e7do kufiri q\u00eb na ndan ne kushte normale po nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantoje liri dhe demokraci per te gjith\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb zyrtarisht ky grupim t\u00eb prezantohet nes\u00ebr kur mblidhet edhe tryeza e partive aleate. Burime p\u00ebr gazet\u00ebn than\u00eb se &#8220;ish-pronare, pensioniste, ish-ushtarake, minatore do t&#8217;i bashkohen k\u00ebtij fronti&#8221;.<\/p>\n<p>Fronti synon bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb segmenteve opozitare, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djathte. Me sa duket fronti \u00ebsht\u00eb ndryshim i em\u00ebrtimit t\u00eb ides\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur deri m\u00eb tani p\u00ebr federat\u00ebn e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i pyetur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mandateve ai tha se &#8220;kjo (mandatet) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb na shqet\u00ebson. P\u00ebrs\u00ebritja e k\u00ebij refreni b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb spostuar gravitetin e debatit n\u00eb telenovela si kjo e radh\u00ebs, digjen apo nuk digjen mandatet. Ne nuk e ushqejm\u00eb k\u00ebt\u00eb telenovel\u00eb dhe jemi shum\u00eb t\u00eb keqardhur p\u00ebr r\u00ebnien n\u00eb kurth t\u00eb shum\u00ebkujt q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e diversitetit t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Mandatet tona jan\u00eb mandatet e popullit opozitar jan\u00eb m\u00eb pak se \u00e7&#8217;ka dh\u00ebn\u00eb populli. Saliu, Iliri dhe Fatosi nuk do t\u00eb mundem tas shkat\u00ebrrojn\u00eb PS-n\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb garant nga vullneti demokratik I shqiptar\u00ebve. PS as nuk shitet as nuk blihet. P\u00ebrgjigjja q\u00eb ne k\u00ebrkojm\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me lirshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve p\u00ebr tu nda\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb epok\u00eb e sh\u00ebmtuar e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs&#8221;, u shpreh ai.<\/p>\n<p>****<\/p>\n<p>Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb deklaruar s\u00ebrish sot n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb dialogut n\u00eb tryez\u00ebn e Presidentit p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje kriz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike.<\/p>\n<p>&#8220;Kriza mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm p\u00ebrmes transparenc\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb zgjedhjeve \u00e7&#8217;ka thuhet shprehimisht edhe n\u00eb rezolut\u00ebn e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs&#8221;, u shpreh deputeti Blendi Klosi.<\/p>\n<p>Sipas tij, hapja e kutive t\u00eb votimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtyre zgjedhjeve dhe si e till\u00eb, ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb panegociueshme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>&#8220;Fatkeq\u00ebsisht dje, Sali Berisha, njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktari kryesor i situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot vendi, na provoi me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr se atij i mungon vullneti p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs q\u00eb ka mb\u00ebrthyer Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila po paralizon jet\u00ebn institucionale, po rr\u00ebnon ekonomin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs&#8221;, konstatoi Klosi.<\/p>\n<p>Duke shtuar se &#8220;Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb dialogoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbardhur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e 28 qershorit me ose pa Sali Berish\u00ebn, dhe k\u00ebt\u00eb hetim ai nuk e ndalon dot as me d\u00ebshir\u00ebn e tij e as me forc\u00ebn e pushtetit&#8221;.<\/p>\n<p>*****<\/p>\n<p>INTERVISTA\/ Rama: T\u00eb vendosur p\u00ebr kutit\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb ulen n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar ng\u00ebr\u00e7in politik q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb vendin, Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb paralelisht t\u00eb protestoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, kreu socialist, Edi Rama, ka nisur dje nga Tirana t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb tur t\u00eb ri bashk\u00ebbisedimi me gazetar\u00eb dhe qytetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar arsyet p\u00ebrse kjo forc\u00eb politike dhe e gjith\u00eb opozita do t\u00eb protestoj\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura nj\u00ebkoh\u00ebsisht kushtet, me t\u00eb cilat socialist\u00ebt do t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e presidentit. Stacioni i radh\u00ebs i k\u00ebtij turi do t\u00eb jet\u00eb Durr\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb qendrash t\u00eb m\u00ebdha urbane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Z. Rama, ju sapo deklaruat nisjen e nj\u00eb udh\u00ebtimi shpjegues p\u00ebr arsyet e protest\u00ebs suaj. A nuk duket pak si pavend nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, kur nga ana tjet\u00ebr po negociohet p\u00ebr realizimin e nj\u00eb tryeze p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj krize, apo \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb mjet presioni ndaj mazhoranc\u00ebs p\u00ebr at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb merrni nga kjo tryez\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb po flas p\u00ebr arsyet e protest\u00ebs, nuk po flas p\u00ebr dat\u00ebn e demonstrat\u00ebs, ne jemi n\u00eb protest\u00eb edhe tani, qysh dit\u00ebn q\u00eb kemi vendosur t\u00eb refuzojm\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb parlament,t i cili n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb duhet t\u00eb legjitimoj\u00eb veten duke pasur kuraj\u00ebn q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij kushtetuese. K\u00ebshtu q\u00eb arsyet e protest\u00ebs jan\u00eb t\u00eb gjitha arsyet q\u00eb ne jemi n\u00eb pozicion q\u00eb jemi sot, pse jemi jasht\u00eb parlamentit, t\u00eb gjitha arsyet pse ne jemi dhe do jemi n\u00eb betej\u00eb pavar\u00ebsisht n\u00ebse do ket\u00eb ose jo nj\u00eb manifestim t\u00eb madh proteste n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultatit t\u00eb dialogut, p\u00ebr ta respektuar k\u00ebt\u00eb dialog dhe p\u00ebr t\u00eb mos krijuar asnj\u00eb ekuivok p\u00ebr pal\u00ebn q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb. Ne nuk kemi shpallur dat\u00ebn e manifestimit t\u00eb protest\u00ebs, por nga ana tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitet dialogu t\u00eb p\u00ebrgatitemi intensivisht, madje dhe p\u00ebr alternativ\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb protesta. E kam th\u00ebn\u00eb Berisha nuk mund ta p\u00ebrdor\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr dialog si nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjumur opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb tryez\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duket se t\u00eb gjitha pal\u00ebt jan\u00eb dakord. Ju me \u00e7far\u00eb k\u00ebrkesash do t\u00eb shkoni n\u00eb tryez\u00eb?<\/p>\n<p>Kriza n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00ebr\u00ebsore, shum\u00eb p\u00ebrmasore. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb po rr\u00ebnon ekonomin\u00eb, po rr\u00ebnon demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb folur ashtu si\u00e7 ka plot gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb korrektuar. Dialogu pa dyshim do t\u00eb shtrihej n\u00eb gjitha aspektet e k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb parlament. N\u00eb rast se kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk do t\u00eb kusht\u00ebzohej me moshapjen e kutive, pra n\u00eb rast se objekti i hetimit do t\u00eb ishte i lir\u00eb dhe shumica e komisioneve hetimore e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga opozita do t\u00eb lejohen q\u00eb objekti i hetimit ta shtrijn\u00eb n\u00eb gjith\u00eb horizontin e deformimit t\u00eb procesit zgjedhor at\u00ebher\u00eb dialogu do t\u00eb trajtonte t\u00eb gjitha pikat. Ne jemi gati t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb gjitha pikat q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb jo vet\u00ebm kutit\u00eb, por edhe transparenc\u00ebn lidhur me gjith\u00eb presionin dhe deformimet parazgjedhore dhe paszgjedhore q\u00eb nga elementi i cenimit t\u00eb liris\u00eb se rrog\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shtetit p\u00ebrmes trysnis\u00eb p\u00ebrmes funksionar\u00ebve, q\u00eb k\u00ebrkonin vot\u00ebn brutalisht duke ua kondicionuar vendin e pun\u00ebs me k\u00ebt\u00eb vot\u00eb, tek heqjet nga puna p\u00ebr arsye t\u00eb mosdh\u00ebnies s\u00eb vot\u00ebs, apo t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb aktivitetet e opozit\u00ebs, tek kufizimi brutal i ndihm\u00ebs ekonomike, sidomos n\u00eb fshat, tek lirimi n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb kriminel\u00ebve nga m\u00eb t\u00eb rrezikshmit t\u00eb d\u00ebnuar nga gjykata e krimeve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion, duke shkuar m\u00eb tej tek deformimi i pasqyr\u00ebs mediatike p\u00ebrmes abuzimeve t\u00eb r\u00ebnda me buxhetin e shqiptar\u00ebve. Shkat\u00ebrrimi i balancave ligjore dhe demokratike n\u00eb institucionet monitoruese qoft\u00eb n\u00eb KKRT, qoft\u00eb n\u00eb bordin e TVSH, m\u00eb pas tek misteri ende i pahetuar i err\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb i vrasjes s\u00eb deputetit Xhindi mu n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, e m\u00eb radh\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek anoncimi ogurzi i marrjes s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret shqiptar n\u00ebn kontrollin e kryeministrit. T\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs jan\u00eb t\u00eb patolerueshnme. Fatkeq\u00ebsisht, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtrirje e mundshme n\u00eb gjith\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb e vet, sepse \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar me kufizimin e objektit t\u00eb hetimit. Gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk do t&#8217;i diskutojm\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, por do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesat tona nuk jan\u00eb nj\u00eb list\u00eb p\u00ebr pazarin e dit\u00ebs derisa aty jet\u00eb kryer pazari. K\u00ebrkesat tona kan\u00eb nj\u00eb rend prioritetesh, t\u00eb cilat s&#8217;mund t\u00eb vendosen n\u00eb kandar as m\u00eb num\u00ebr as me pesh\u00eb. S&#8217;mund t\u00eb thuhet hiqni dor\u00eb nga kutit\u00eb, ne po ju lem\u00eb k\u00ebto t\u00eb tjerat. N\u00eb rast se s&#8217;hetohen kutit\u00eb nuk ka hetim t\u00eb zgjedhjeve, ka vet\u00ebm nj\u00eb ardhje p\u00ebrqark qendr\u00ebs s\u00eb gravitetit t\u00eb krimit elektoral. N\u00eb rast se ka krim elektoral k\u00ebt\u00eb mund ta p\u00ebrcaktojn\u00eb transparenca e kutive ashtu si dhe gjith\u00eb k\u00ebto q\u00eb thash\u00eb, pa kutit\u00eb relativisht k\u00ebto t\u00eb tjerat rr\u00ebzohen.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00eb sapo deklaruat jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb nga ju dhe t\u00eb d\u00ebgjuara shpesh prej nesh. Por, nuk do ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto q\u00eb thoni t\u00eb thuheshin n\u00eb Kuvend?<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioze. Hyrja n\u00eb parlament jo vet\u00ebm nuk do krijonte kushte p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb dhe me fitore nuk kuptoj rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe as rishp\u00ebrndarje t\u00eb mandateve. M\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptoj fundin e nj\u00eb historie me zgjedhje t\u00eb kontestuara q\u00eb sa vijn\u00eb e b\u00ebhen m\u00eb keq, pavar\u00ebsisht se n\u00eb dukje p\u00ebrmir\u00ebsohet mekanizimi i tyre, por n\u00eb fakt sofistikohet mekanizimi i tyre p\u00ebr vjedhje. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e vot\u00ebs, ndershm\u00ebrin\u00eb e procesit t\u00eb votimit dhe num\u00ebrimit dhe p\u00ebr transparenc\u00eb. Parlamenti ndryshe nga \u00e7do lloj teatri dhe spektakli q\u00eb zhvillohet n\u00eb sken\u00eb p\u00ebrball\u00eb publikut \u00ebsht\u00eb e vetmja shfaqje q\u00eb nuk drejtohet nga nj\u00eb regjisor, por \u00ebsht\u00eb publiku q\u00eb p\u00ebrcakton rolet. Kush do q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb kush n\u00eb qeveri i p\u00ebrcakton vet\u00ebm publiku. S&#8217;ka asnj\u00eb shans q\u00eb opozita t\u00eb hyj\u00eb aty brenda dhe t\u00eb arrij\u00eb q\u00ebllimet e saj n\u00eb at\u00eb teat\u00ebr q\u00eb b\u00ebhet aty. Moshyrja n\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb refuzimi p\u00ebr ta mbyllur kapitullin e deformimit 20 vje\u00e7ar, hyrja n\u00eb parlament do t\u00eb ishte krejt e kund\u00ebrta, vet\u00ebm mbyllja e radh\u00ebs e syve p\u00ebrpara asaj q\u00eb ndodhi dhe pastaj shkuarja symbyllur n\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr tjet\u00ebr elektorale me po ato fenomene.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb z. Rama, ju s&#8217;mund ta mohoni q\u00eb edhe bojkoti e ka d\u00ebmtuar demokracin\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, bojkoti e kan\u00eb kritikuar dhe do vazhdojn\u00eb ta kritikojn\u00eb. E kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb qysh m\u00eb par\u00eb se bojkoti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr ask\u00ebnd, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 i hidhur p\u00ebr t\u00eb kuruar nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. S&#8217;di \u00e7&#8217;a keni parasysh kur e thoni k\u00ebt\u00eb, por kjo lloj demokracie nuk ka shans t\u00eb d\u00ebmtohet nga bojkoti, sepse \u00ebsht\u00eb aq e d\u00ebmtuar. Qendra e gravitetit e marr\u00ebveshjes mes PD e PS \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb do k\u00ebrkonin hapjen e kutive me besimin q\u00eb sado t\u00eb kishte procesi probleme n\u00eb fund fare ato t\u00eb ekspozoheshin n\u00eb tryez\u00ebn e KQS, e cila nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kusht\u00ebzuar nga asgj\u00eb, por e detyron KQZ-n\u00eb t\u00eb hap\u00eb kutit\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb forc\u00ebrisht shumica e pushteti n\u00eb KQZ vendosi t\u00eb mos hap\u00eb kutit\u00eb vendosi nj\u00ebkoh\u00ebsisht mos t\u00eb ket\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb parlament. K\u00ebtu fillon historia e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb shikojm\u00eb arsyet p\u00ebrse PS-ja dhe opozita nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme t&#8217;i besoj\u00eb thjesht procesin legjislativ dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kuadrit ligjor dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr thertore elektorale. N\u00eb rast se gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb fryt i nj\u00eb imagjinate le t\u00eb themi politike n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb strategjie politike dhe nuk do kishte baz\u00eb sot ne nuk do kishim nj\u00eb pushtet, i cili q\u00eb prej 28 qershorit sillet m\u00eb keq se para 28 qershorit.<\/p>\n<p>Fol\u00ebt p\u00ebr bojkotin q\u00eb PS do t\u00eb vazhdoj\u00eb, por jan\u00eb edhe pes\u00eb deputet\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb kritikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim dhe q\u00eb kan\u00eb deklaruar se do t\u00eb futen n\u00eb kuvend para dat\u00ebs skadimit t\u00eb afatit kushtetuese. \u00c7far\u00eb do ndodh\u00eb me ta n\u00eb rast se nd\u00ebrmarrin k\u00ebt\u00eb hap?<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00eb faktin q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rinj akoma besoj se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb ju duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni p\u00ebr ata. \u00c7do nj\u00ebri aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb mosh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebrpara Shqip\u00ebris\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb veten e vet. Megjithat\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb flasim p\u00ebr iden\u00eb dua t\u00eb them se mandatet e PS-s\u00eb nuk digjen, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb telenovel\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb disa linja, nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb ajo e mandateve, jo djeg jo se djeg. Nuk digjen mandatet e PS-s\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb qe e kam th\u00ebn\u00eb qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs. Fatosi dhe Iliri mund ta d\u00ebshirojn\u00eb shum\u00eb q\u00eb kur n\u00eb te festojm\u00eb n\u00eb 7 marsin, ata t\u00eb nxjerrin grepat nga pjesa e llumit n\u00eb fund t\u00eb listave p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrmuar deputet\u00eb q\u00eb t&#8217;i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb parlament q\u00eb t\u00eb betohen p\u00ebr Europ\u00ebn dhe integrimin. E p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb opozit\u00ebn jasht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb nuk ua plot\u00ebsojm\u00eb dot dhe \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb investim kaq t\u00eb madh, sepse nuk ka asnj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb digjen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb investim si hidrocentrali i Skavic\u00ebs q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb Saliu, nj\u00ebsoj si plot megainvestime t\u00eb tjera q\u00eb nuk \u00e7ojn\u00eb asgj\u00ebkund.<br \/>\nJu thoni t\u00eb hapen kutit\u00eb, Berisha tha se nuk hapen. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kjo tryez\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb fillim? Cila mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb e mesme q\u00eb mund t\u00eb sillte kompromisin?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si le t\u00eb themi t\u00eb zgjedh\u00ebsh midis liris\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb saj. Ka nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb mesme q\u00eb t\u00eb mos jesh i lir\u00eb, por prap\u00eb t\u00eb jesh i lir\u00eb, t\u00eb mungoj\u00eb liria, por prap\u00eb t\u00eb jesh i lir\u00eb? Nuk ka t\u00eb mesme n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr disa arsye, e para, sepse nuk mund t\u00eb ket\u00eb hetim t\u00eb zgjedhjeve pa par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb kuti. Monitoruesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nj\u00eb fjali t\u00eb vetme objektin e hetimit q\u00eb nj\u00eb e treta e num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe keq shum\u00eb keq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do ndodh n\u00ebse hapen kutit\u00eb, pra cila do jet\u00eb gjeja e par\u00eb q\u00eb do b\u00ebni ju si parti, a do futeshit n\u00eb parlament?<\/p>\n<p>Mjafton nj\u00eb komision hetimor parlamentar me objekt hetimi t\u00eb pakufizuar ku p\u00ebrfshihet edhe hapja e kutive dhe ne shkojm\u00eb n\u00eb parlament, ulemi p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb aty deri kur t&#8217;i jepet fjala popullit p\u00ebr t\u00eb gjykuar n\u00ebse rolet n\u00eb shfaqjen demokratike duhet t\u00eb mbeten po ato apo duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse kutit\u00eb hapen dhe PS do t\u00eb rezultoj\u00eb humb\u00ebse, do t\u00eb largoheni nga drejtimi i k\u00ebsaj force politike?<\/p>\n<p>E thash\u00eb, e p\u00ebrs\u00ebrita, hetimi nuk ka q\u00ebllim ndryshimin e rezultatit, por un\u00eb jam kryetar i rizgjedhur i PS-s\u00eb, pasi dhash\u00eb dor\u00ebheqjen dhe n\u00eb rast se rikandidova duke i k\u00ebrkuar socialist\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb gjykojn\u00eb iden\u00eb time, ishte vet\u00ebm sepse un\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk kam dyshuar q\u00eb PS-ja i ka fituar zgjedhjet edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur. N\u00eb rast se un\u00eb do t\u00eb kisha dyshuar qoft\u00eb edhe nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ishte vota e shqiptar\u00ebve q\u00eb kishte refuzuar projektin ton\u00eb politik, dor\u00ebheqja ime do t\u00eb ishte pa kthim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rizgjedhja ime \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb propozim t\u00eb thjesht\u00eb, dua vot\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb fund nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr liri dhe demokraci n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend duke bojkotuar parlamentin.<\/p>\n<p>****<\/p>\n<p>Berisha: Kutit\u00eb nuk hapen<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb organizimit t\u00eb nj\u00eb tryeze dialogu nga presidenti i vendit dhe kur opozita thekson se pa hapjen e kutive nuk ka hetim t\u00eb zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha deklarohet i prer\u00eb. &#8220;Kutit\u00eb nuk do t\u00eb hapen&#8221;.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr &#8216;Top Channel&#8217;, Berisha ka sqaruar se nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pengon hapjen e kutive, por \u00ebsht\u00eb Kushtetuta dhe ligjet, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb shkelen n\u00eb asnj\u00eb rast.<\/p>\n<p>&#8220;Rama thot\u00eb e njoh rezultatin por t\u00eb hapen kutit\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb vler\u00ebsim politik p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e kan\u00eb ndaluar gjykatat. Ato thon\u00eb se nuk ka rinum\u00ebrim pa kund\u00ebrshtim gjat\u00eb procesit. Une nuk e kundershtoj per asgje tjeter pervec asaj qe eshte e pamundur, asaj gjeje qe e kane vendosur gjykatat&#8221;- tha Berisha.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i gatsh\u00ebm t\u00eb zbatoj\u00eb pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb rezolut\u00ebn e KiE-s\u00eb dhe shton se mesazhi i saj \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Duke pranuar se \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb shoh\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb parlament, Berisha ka th\u00ebn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb e lit\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb protesta, t\u00eb cilat nuk i konsideron si presion ndaj tij.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk ka njeri me te interesuar se une qe ata te zene vendin ne Parlament. Do t\u00eb ishte d\u00ebshp\u00ebruese n\u00ebse opozita i kalon afatet kushtetuese, sepse do t\u00eb krijonte precedent\u00eb dhe do t&#8217;i b\u00ebnte nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe kushtetuese. Por duhet ta dij\u00eb, se e fundit gj\u00eb mbi tok\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb presion \u00ebsht\u00eb protesta. Nj\u00eb protestatori natyral, protesta nuk i b\u00ebn kurr\u00eb presion&#8221;-ka th\u00ebn\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>*****<\/p>\n<p>Presidenti Topi: Po pergatis ftesat per Berishen e Ramen<\/p>\n<p>&#8220;Presidenti i Republik\u00ebs,Bamir Topi, duke ndjekur me v\u00ebmendje zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend, mir\u00ebpriti gatishm\u00ebrin\u00eb dhe vullnetin e shprehur p\u00ebr dialog t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb opozit\u00ebs, Edi Rama&#8221;, thuhet n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat publikuar sot n\u00eb mesdit\u00eb n\u00eb uebsajtin zyrtar t\u00eb Presidenc\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb kontekstin e ri politik, Presidenti i Republik\u00ebs do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim kontaktet paraprake t\u00eb pun\u00ebs me Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsin e opozit\u00ebs si dhe me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur termat e bisedimeve q\u00eb do t\u00eb zhvillohen gjat\u00eb tryez\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt&#8221;, citohet n\u00eb njoftimin q\u00eb vjen nj\u00eb dit\u00eb pasi Kryeministri u deklarua i gatsh\u00ebm p\u00ebr bisedime n\u00ebn drejtimin e Presidentit Bamir Topi<\/p>\n<p>Dje, Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut me liderin e PS-s\u00eb, Edi Rama, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pret ftes\u00ebn e Presidentit.<\/p>\n<p>Deklarat\u00ebn Berisha u b\u00eb gjat\u00eb inaugurimit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb fondacionit &#8220;Konrad Adenauer&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb, ku ishte i pranishem edhe kreu i Bundestagut.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb mendoj se serioziteti i procesit k\u00ebrkon q\u00ebndrim serioz, por un\u00eb vet\u00ebm jam i gatsh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr \u00e7do variant, qoft\u00eb p\u00ebr kafe, qoft\u00eb jo p\u00ebr kafe, qoft\u00eb me zotin Rama, qoft\u00eb me zotin Topi. Un\u00eb nuk kam absolutisht asnj\u00eb paragjykim p\u00ebr asgj\u00eb, por natyrisht, t\u00eb mendohet se i sh\u00ebrbehet \u00e7\u00ebshtjes, pa nj\u00eb p\u00ebrgatitje, kjo nuk q\u00ebndron. Un\u00eb personalisht, megjith\u00eb eksperienc\u00ebn time politike, m\u00eb duket se p\u00ebrgatitjet jan\u00eb t\u00eb nevojshme&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Ai ka sqaruar me tej, se nuk ka asnje problem qe kreu i shtetit, Bamir Topi te jete negociator mes paleve.<\/p>\n<p>&#8220;Absolutisht nuk ka asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u ulur q\u00eb sot pasdite. Ish-vart\u00ebsin tim, kur un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta zgjedhur president, nuk e kam zgjedhur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vart\u00ebsin tim. Ai \u00ebsht\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs. Ka vet\u00ebm nj\u00eb njeri, i cili nuk e di n\u00ebse do ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr apo jo k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por n\u00ebse ai e merr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mendoj se nuk do t\u00eb na ftoj\u00eb me lug\u00eb n\u00eb brez, por do t\u00eb ulemi t\u00eb punojm\u00eb. Hiqeni nga mendja se mund t\u00eb ket\u00eb nga ana ime ndonj\u00eb lloj paragjykimi, p\u00ebr asgj\u00eb&#8221;- ka thene ai, duke perseritur ftesen drejtuar Rames.<\/p>\n<p>Sipas Berishes, palet duhet te ulen, rezoluta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb dhe ne interesin e Shqip\u00ebris\u00eb, nderkohe qe ka theksuar se e rendesishme eshte qe te arrihet sukses nga tryeza.<\/p>\n<p>*****************<br \/>\nGALERI FOTO:<\/p>\n<p>Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS Edi Rama, gjate, punimeve te konferences &#8220;Dy vjet nga nenshkrimi i MSA &#8211; Roli i Kuvendit te Shqiperise&#8221;, maj 2008<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 06.02.2010 DURR\u00cbS &#8211; Edi Rama nga qyteti i Durr\u00ebsit ka lan\u00e7uar nism\u00ebn m\u00eb t\u00eb re opozitare q\u00eb do t\u00eb quhet &#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. Gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me gazetar\u00eb t\u00eb qytetit bregdetar, Rama u shpreh se &#8220;p\u00ebrshkall\u00ebzimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleanc\u00ebs son\u00eb mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me p\u00ebrfaqesues [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1496","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&quot;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&quot;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 06.02.2010 DURR\u00cbS &#8211; Edi Rama nga qyteti i Durr\u00ebsit ka lan\u00e7uar nism\u00ebn m\u00eb t\u00eb re opozitare q\u00eb do t\u00eb quhet &#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. Gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me gazetar\u00eb t\u00eb qytetit bregdetar, Rama u shpreh se &#8220;p\u00ebrshkall\u00ebzimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleanc\u00ebs son\u00eb mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me p\u00ebrfaqesues [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-06T21:24:05+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-02-06T21:24:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/\"},\"wordCount\":3570,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/\",\"name\":\"\\\"Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\\\", prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-02-06T21:24:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\", prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\", prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 06.02.2010 DURR\u00cbS &#8211; Edi Rama nga qyteti i Durr\u00ebsit ka lan\u00e7uar nism\u00ebn m\u00eb t\u00eb re opozitare q\u00eb do t\u00eb quhet &#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. Gjat\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedimi me gazetar\u00eb t\u00eb qytetit bregdetar, Rama u shpreh se &#8220;p\u00ebrshkall\u00ebzimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleanc\u00ebs son\u00eb mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me p\u00ebrfaqesues [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-06T21:24:05+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs","datePublished":"2010-02-06T21:24:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/"},"wordCount":3570,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/","name":"\"Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\", prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-02-06T21:24:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fronti-per-shqiperine-prezantohet-nisma-e-re-ne-mbrojtje-te-votes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Fronti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;, prezantohet nisma e re n\u00eb mbrojtje t\u00eb vot\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1496\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}