{"id":1470,"date":"2010-02-03T09:54:00","date_gmt":"2010-02-03T08:54:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1470"},"modified":"2010-02-03T09:54:00","modified_gmt":"2010-02-03T08:54:00","slug":"gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mark Marku\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Mark Marku<\/strong>, <em>02.02.2010<\/em><\/p>\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb botuara n\u00eb media, Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb shpallur si antikushtetues ligjin e lustracionit t\u00eb miratuar para disa muajsh nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pse detajet e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk jan\u00eb zbardhur ende, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb: kjo gjykat\u00eb ka shpallur si antikushtetuese nenet e k\u00ebtij ligji, q\u00eb synojn\u00eb zbardhjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb zgjedhur n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb em\u00ebrtuar n\u00eb nivelet e larta t\u00eb disa prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit. Sipas k\u00ebtij ligji, t\u00eb zgjedhurit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe titullar\u00ebt e disa prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit, duhet t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb implikim me organet e diktatur\u00ebs si gjykatat, Prokuroria, sigurimi i shtetit, p\u00ebrndryshe me t\u2019u miratuar ligji atyre u nd\u00ebrpritet mandati dhe u ndalohet t\u00eb zgjidhen apo em\u00ebrohen n\u00eb institucionet e parashikuara me ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e par\u00eb serioze p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga e kaluara komuniste. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekja e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar infiltrimin e ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit dhe ish-funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb institucionet demokratike. Edhe pse nj\u00eb ligj i vonuar, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i domosdosh\u00ebm. Vonesa n\u00eb miratimin e k\u00ebtij ligji ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb tregues i pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb institucioneve demokratike p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga e kaluara komuniste.<\/p>\n<p>Kjo vones\u00eb ka treguar se sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e ka pasur dhe procesin e dekriminalizimit shoq\u00ebria shqiptare dhe shteti shqiptar. Por fakti q\u00eb edhe pas nj\u00eb vonese kaq t\u00eb madhe, prap\u00ebseprap\u00eb gjendet nj\u00eb institucion kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si Gjykata Kushtetuese, q\u00eb e pengon zbatimin e k\u00ebtij ligji, na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb se jo vet\u00ebm jemi shum\u00eb larg ndarjes nga krimet e diktatur\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb saj kriminale, por edhe se nj\u00eb pjes\u00eb e institucioneve tona demokratike vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb ende si zgjatim i institucioneve t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Si argument kund\u00ebr ligjit p\u00ebr hapjen e dosjeve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur supozimi se ai shkel t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e ish-funksionar\u00ebve t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb ish-funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb aparatit shtyp\u00ebs diktatorial dhe kryesisht t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb disa prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtij argumenti thuhet se ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb argument i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga vendet evropiane n\u00eb q\u00ebndrimin e tyre ndaj bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb fashizmit pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Gjermania Per\u00ebndimore, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i lejonte t\u00eb zgjidheshin apo t\u00eb ishin funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e regjimit nazist, por edhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u2019i ndjek\u00eb dhe n\u00ebse i gjen diku t\u00eb strukur, si\u00e7 ka ndodhur me disa ish-oficer\u00eb nazist\u00eb t\u00eb kapur n\u00eb Argjentin\u00eb, i ka dor\u00ebzuar n\u00eb gjyq. Po k\u00ebshtu edhe pas viteve \u201990, po ky shtet nd\u00ebr m\u00eb demokratik\u00ebt e bot\u00ebs, i ndaloi ish-funksionar\u00ebt e diktatur\u00ebs dhe ish-agjent\u00ebt e sh\u00ebrbimit sekret gjermano-lindor, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb Parlamenti, por edhe q\u00eb t\u00eb ushtronin funksione t\u00eb tilla si m\u00ebsues shkolle e n\u00eb ndonj\u00eb rast edhe t\u00eb mos merrnin pjes\u00eb si sportist\u00eb n\u00eb ekipet sportive olimpike.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb, me p\u00ebrjashtime t\u00eb rralla ka ndodhur edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Lindjes, ku rasti m\u00eb i fundit ishte ai i para dy muajve, ku Presidenti polak nd\u00ebrmori nj\u00eb iniciativ\u00eb ligjore p\u00ebr p\u00ebrgjysmimin e pensionit t\u00eb ish-funksionar\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe t\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete. Iraku i pasluft\u00ebs, ku ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb regjimit t\u00eb Sadam Hyseinit u \u00ebsht\u00eb ndaluar q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb nivele t\u00eb qeverisjes dhe t\u00eb administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull.<\/p>\n<p>Nuk ka kuptim q\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb standard tjet\u00ebr. Shqip\u00ebria q\u00eb ka p\u00ebrjetuar regjimin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr diktatorial e ka m\u00eb t\u00eb domosdoshme se askush tjet\u00ebr nj\u00eb spastrim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb institucioneve demokratike nga ish-funksionar\u00ebt e regjimit shtyp\u00ebs t\u00eb diktatur\u00ebs dhe ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e sigurimit fam\u00ebkeq t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb qen\u00eb kontingjenti q\u00eb ka mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb ngrehin\u00ebn e diktatur\u00ebs. N\u00ebse diktatura komuniste zgjati aq gjat\u00eb, kjo ndodhi sidomos fal\u00eb tyre. N\u00ebse kjo diktatur\u00eb ishte aq e eg\u00ebr kjo ndodhi sidomos p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb tyre. N\u00ebse ajo ishte aq perverse, kjo ndodhi sepse mbahej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb prej atyre far\u00eb krijesash njer\u00ebzore t\u00eb quajtur sigurimsa. Pasi nd\u00ebrtuan regjimin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist t\u00eb Evrop\u00ebs, ata u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb perverse dhe jo jofunksionale demokracin\u00eb shqiptare. Regjimi q\u00eb po binte e konservoi dhe e rilindi veten brenda sistemit demokratik ,pik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet spiun\u00ebve dhe ish-funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjimit. Partia e Pun\u00ebs i nxori nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre nga dosjet e sigurimit dhe i hodhi n\u00eb sken\u00ebn politike. Partit\u00eb politike t\u00eb pluralizmit dhe Parlamenti ishte i mbushur aq shum\u00eb me ta, sa p.sh n\u00eb Parlament nuk mund t\u00eb miratohej nj\u00eb ligj sepse spiun\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin shumic\u00ebn dhe ligji rrezikonte t\u00eb mos miratohej.<\/p>\n<p>Dukej se pas kaq vitesh, ata e kishin humbur pushtetin e tyre. Dukej sikur m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb ligj, (edhe pse jo i plot\u00eb dhe me shum\u00eb mang\u00ebsi), do t\u00eb mund t\u2019i nxirrte ata jasht\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe jasht\u00eb Parlamentit. Por ja q\u00eb del Gjykata Kushtetuese dhe e kthen edhe nj\u00ebher\u00eb procesin n\u00eb pik\u00ebn e nisjes. Duke rikonfirmuar edhe nj\u00ebher\u00eb faktin se shoq\u00ebria shqiptare nuk mund t\u00eb dekriminalizohet aq leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e maxhoranc\u00ebs parlamentare aktuale q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me sfid\u00ebn q\u00eb i ofrojn\u00eb organet q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si zgjatime t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb demokraci. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim do t\u00eb ishte me vend q\u00eb t\u00eb miratohet nj\u00eb ligj edhe m\u00eb i plot\u00eb, edhe m\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsor, por edhe m\u00eb i paqortuesh\u00ebm nga pik\u00ebpamja juridike. Nj\u00eb ligj q\u00eb ta shk\u00ebpus\u00eb p\u00ebrfundimisht nga e kaluara dhe institucionet e saj. Vet\u00ebm pas k\u00ebtij akti do t\u00eb mund t\u00eb flitej p\u00ebr legjitimitet moral t\u00eb sistemit ton\u00eb demokratik. Deri at\u00ebher\u00eb legjitimiteti moral i sistemit ton\u00eb demokratik do t\u00eb jet\u00eb i cunguar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mark Marku, 02.02.2010 Sipas informacioneve t\u00eb botuara n\u00eb media, Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb shpallur si antikushtetues ligjin e lustracionit t\u00eb miratuar para disa muajsh nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pse detajet e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk jan\u00eb zbardhur ende, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb: kjo gjykat\u00eb ka shpallur si antikushtetuese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1470","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mark Marku, 02.02.2010 Sipas informacioneve t\u00eb botuara n\u00eb media, Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb shpallur si antikushtetues ligjin e lustracionit t\u00eb miratuar para disa muajsh nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pse detajet e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk jan\u00eb zbardhur ende, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb: kjo gjykat\u00eb ka shpallur si antikushtetuese [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-02-03T08:54:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-02-03T08:54:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/\"},\"wordCount\":1151,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mark_marku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/\",\"name\":\"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mark_marku.jpg\",\"datePublished\":\"2010-02-03T08:54:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mark_marku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mark_marku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mark Marku, 02.02.2010 Sipas informacioneve t\u00eb botuara n\u00eb media, Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb shpallur si antikushtetues ligjin e lustracionit t\u00eb miratuar para disa muajsh nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pse detajet e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk jan\u00eb zbardhur ende, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb: kjo gjykat\u00eb ka shpallur si antikushtetuese [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-02-03T08:54:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs","datePublished":"2010-02-03T08:54:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/"},"wordCount":1151,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/","name":"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg","datePublished":"2010-02-03T08:54:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mark_marku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjykata-kushtetuese-ne-mbrojtje-te-diktatures\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjykata Kushtetuese n\u00eb mbrojtje t\u00eb diktatur\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1470\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}