{"id":1456,"date":"2013-03-17T15:52:48","date_gmt":"2013-03-17T14:52:48","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1456"},"modified":"2013-03-17T15:52:48","modified_gmt":"2013-03-17T14:52:48","slug":"problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shenasi Rama\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" width=\"150\" \/> <strong>Shenasi Rama<\/strong><\/p>\n<p>Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb Lig\u00ebsia? Lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb dicka q\u00eb b\u00ebn d\u00ebm e keq, dicka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pajtueshme me zhvillimin normal t\u00eb q\u00ebnies dhe q\u00eb con deri ne shkaterrimin e saj. Jo m\u00eb kot, problemi i Lig\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb i ka munduar teolog\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb feve sepse dikush duhet me shpjegue n\u00eb se Zoti e ka krijuar vet\u00eb t\u00eb keqen e Lig\u00ebsin\u00eb, apo se nuk ka q\u00ebn\u00eb i aft\u00eb ta ndaloj\u00eb zhvillimin e saj e prandaj fuqit\u00eb e tij jan\u00eb t\u00eb kufizuara dhe ka dicka mbi vet\u00eb Zotin.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, prania dhe efektet e Lig\u00ebsis\u00eb, k\u00ebsaj here si problem politik i kan\u00eb munduar t\u00eb gjith\u00eb studjuesit e shoq\u00ebrive njer\u00ebzore. Asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur. Edhe pritshm\u00ebria se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrie n\u00eb shoq\u00ebri, edhe n\u00eb projektet utopike, sigurohet shpesh me izolimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb caktuar nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e nj\u00eb shoq\u00ebrie normale, e mira dhe e virtytshmja mbisundojn\u00eb t\u00eb keqen e Lig\u00ebsin\u00eb. Lig\u00ebsia dhe e keqja jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme me ligje e me norma morale. Hajnat, vras\u00ebsit, t\u00eb korruptuarit e t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lig\u00ebsht e t\u00eb keqe d\u00ebnohen, ostracizohen, izolohen, burgosen, apo d\u00ebbohen nga shoq\u00ebria. P\u00ebr mes ritualeve t\u00eb veta, normave morale, sistemit t\u00eb nderimit e t\u00eb shp\u00ebrblimit, t\u00eb mir\u00ebnjohjes e t\u00eb seleksionimit, shoq\u00ebria p\u00ebrzgjedh at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, e dobishme, e vyeshme, e drejt\u00eb, dhe e pranueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nd\u00ebrtohen sistemet shoq\u00ebrore ku njer\u00ebzit e pranojn\u00eb rendin shoq\u00ebror dhe i binden ligjit, sepse n\u00eb mos tjet\u00ebr, shprehimisht ligji \u00ebsht\u00eb ndalesa e s\u00eb keqes. Forca dhe dhuna p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb ndaluar t\u00eb keqen e Lig\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrjashtuar at\u00eb dhe manifestimes e saj nga jeta publike e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Problemi i Lig\u00ebsis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin ton\u00eb si shqiptar\u00eb, prania e Lig\u00ebsis\u00eb n\u00eb procesin politik \u00ebsht\u00eb massive dhe influence e Lig\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet komplekse. S\u00eb pari, Lig\u00ebsia dhe e keqja \u00ebsht\u00eb e gjithkundgjindshme n\u00eb sistemin politik shqiptar. S\u00eb dyti, Lig\u00ebsia ka p\u00ebrcaktuar moralin sundues dhe vlerat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. S\u00eb treti, kjo prani kaq hegjemonike dhe sunduese e Lig\u00ebsis\u00eb, si n\u00eb vlera ashtu edhe n\u00eb funksionimin e shoq\u00ebris\u00eb e ka v\u00ebn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb nj\u00eb hulli krejt tjet\u00ebr nga shoq\u00ebrit\u00eb e tjera normale. S\u00eb kat\u00ebrti, natyrsh\u00ebm duhet shtruar pyetja se a duhet b\u00ebr\u00eb gj\u00eb dhe n\u00eb se po si duhet vepruar.<\/p>\n<p><strong>Normaliteti i Lig\u00ebsis\u00eb dhe i t\u00eb keqes<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb rastin ton\u00eb, gjat\u00eb tranzicionit drejt askundit dhe si askund tjet\u00ebr, shoq\u00ebria shqiptare nuk ka se cka me tregue si mbrritje e kultivim t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb virtytit. Eonomia komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar dhe pasuria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdoruar. Nj\u00eb milion e gjys\u00ebm njer\u00ebz jan\u00eb detyruar t\u00eb emigrojn\u00eb. K\u00ebta ishin gjysma e popullsis\u00eb shqiptare. Tani po kthehen si njer\u00ebz me duart e arta, profesionist\u00eb, por q\u00eb jan\u00eb shpirtna t\u00eb humbur, pa t\u00eb ardhme, pa t\u00eb shkuar e pa shpres\u00eb sepse m\u00ebrgimi i ka thyer dhe n\u00eb shtetin shqiptar nuk gjejn\u00eb m\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e fragmentarizuar dhe nuk ka as element\u00ebt baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb morali t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb ta mbajn\u00eb bashk\u00eb. Kriminalizimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e sjelljes jot \u00eb ndershme, sepse nuk fundksionohet ndryshe. Materializmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ekstrem. Paria sunduese jan\u00eb monstra t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb gjinden. Kur e sheh nga jasht\u00eb shoq\u00ebria shqiptare duket si nj\u00eb kamp p\u00ebrq\u00ebndrimi ku njerezve iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb han\u00eb nj\u00ebri tjetrin dhe t\u00eb shpresojn\u00eb se at\u00eb vet\u00eb do ta han\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>As Dreqi nuk do t\u00eb kishte punuar me kaq kujdes p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb system q\u00eb ka nd\u00ebrtuar paria e Tiran\u00ebs. Lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale, lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb parimi mbi t\u00eb cilin funksionohet, Shteti dhe strukturat jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Lig\u00ebsis\u00eb. M\u00eb e shumta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb njeriu i ndersh\u00ebm, i moralsh\u00ebm dhe i drejt\u00eb, ai q\u00eb e don t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsh\u00ebt q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb veten e familjen e vet. Ata q\u00eb besojn\u00eb drejtohen tek feja. Ata q\u00eb nuk besojn\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb heshtje. Ata q\u00eb nuk durojn\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e sikterisen n\u00eb m\u00ebrgim. Dhe nga sip\u00ebr e nga larg, duket sikur Lig\u00ebsia ka triumfuar n\u00eb shtetin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Lig\u00ebsia dhe Morali shoq\u00ebror n\u00eb Shtetin Shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb dyti, lig\u00ebsia ka p\u00ebrcaktuar moralin e pranuesh\u00ebm shoq\u00ebror dhe normat n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave funksionon shoq\u00ebria dhe shteti. Me vjedh\u00eb, me grabit\u00eb, me rr\u00ebnue, me posht\u00ebrue, me degjenerue e me zvet\u00ebnue jan\u00eb praktika t\u00eb njohura. Shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri e kriminalizuar deri n\u00eb thelb. N\u00eb dukje me buz\u00ebqeshje me fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla \u2018respekte zoteri\u2019 e me thik\u00eb mbas shpine e me posht\u00ebrsi. Gjithcka e ka nj\u00eb cmim dhe gjithkush e din cmimin q\u00eb ka njeriu dhe veprimi. Krimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nuk kan\u00eb fund e nuk kan\u00eb t\u00eb num\u00ebruar.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb brohoritur kriminel\u00ebt e bandit\u00ebt, veglat dhe cubat, hajnat e trafikant\u00ebt. Askush nuk flet. Edhe kur krimi t\u00eb ndodh para syve. T\u00eb gjith\u00eb vjedhin. Vjedhin vota. Vjedhin prona. Vjedhin jet\u00eb. Vjedhin t\u00eb ardhme. Vjedhin shpres\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb vrasin. Vrasin me grur\u00eb kanceroz. Vrasin me qum\u00ebsht t\u00eb helmuar. Vrasin me ndotjen e ambjentit. Vrasin me injoranc\u00ebn e munges\u00ebn e edukimit. Vrasin me d\u00ebbimin masiv t\u00eb njer\u00ebzve. Vrasin edhe me shk\u00ebputjen me dhun\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve nga trualli e nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Dhe morali shoq\u00ebror thot\u00eb se ligjin e b\u00ebn i forti ka legjitimuar posht\u00ebrsit\u00eb, krimet veset, ndyr\u00ebsit\u00eb, veshjet, sjelljet, normat morale e e modelet, se me q\u00eb ra fjala, sonte \u00ebsht\u00eb Zhigoloja tek Big Brother, q\u00eb do t\u2019i mesoj\u00eb shqiptar\u00ebt se sit \u00eb b\u00ebhen loj\u00eb p\u00ebr seks n\u00eb tokat e n\u00eb vendet e huaja. N\u00eb sip\u00ebrfaqe duket se Lig\u00ebsia ka triumfuar, por kjo \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja se ka dal\u00eb llumi i paris\u00eb mbi uj\u00eb. Por tashm\u00eb shqiptar\u00ebt nuk pajtohen m\u00eb me k\u00ebt\u00eb sjellje. Nuk p\u00ebrzihen uthulla me vajin dhe shqiptar\u00ebt nuk e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb moral vecse nga halli q\u00eb I ka z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jemi nj\u00eb shoq\u00ebri normale?<\/strong><\/p>\n<p>Tashti q\u00eb t\u00eb kuptohet qart\u00eb, Lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb si puna e kancerit. Trupi funksionon n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar. Mir\u00ebpo, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar dob\u00ebsie, nj\u00eb nga qelizat shkon e z\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb vend ku ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb plag\u00eb dhe aty fillon luft\u00ebn kund\u00ebr trupit t\u00eb vet. Kjo qeliz\u00eb b\u00ebhet armiku p\u00ebr vdekje dhe lufton deri sa e shkat\u00ebrron organizmin. Ky \u00ebsht\u00eb kanceri. Po ta p\u00ebrkthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nivelin e shoq\u00ebrive, ne jemi nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb na ka z\u00ebn\u00eb kanceri i posht\u00ebrsis\u00eb dhe i Lig\u00ebsis\u00eb. Plaga q\u00eb gjet\u00ebn qeliza e jon\u00eb e keqe, paria e Tiran\u00ebs ishte dhimbja q\u00eb kishim p\u00ebrjetuar gjat\u00eb sistemit t\u00eb kaluar dhe mjerimi material e zhveshja nga normat e moralit normal. Ata pan\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar e p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar nj\u00eb popull q\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht i lodhur dhe i coroditur. Dhe deri k\u00ebtu duket se kan\u00eb triumfuar.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e kombeve, ne nuk dukemi nj\u00eb shtet normal. Askush nuk na trajton si normal. Askush nuk na respekton. Askush nuk na nderon. Pasaporta e jon\u00eb nuk ka vler\u00eb. Ne na shohin kudo q\u00eb shkojm\u00eb si prostitute e kodosh\u00eb, trafikant\u00eb e njer\u00ebz q\u00eb nuk e njhin ligjin, si vras\u00ebs e si hajna, si nj\u00eb plag\u00eb kanceroze n\u00eb brinj\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. Lufta kund\u00ebr kancerit b\u00ebhet q\u00eb ta mbash t\u00eb izoluar. Edhe ne na kan\u00eb izoluar k\u00ebtu. Sa e pan\u00eb se vizat po shp\u00ebrdoroheshin than\u00eb do ti heqin. Sa e ndjen\u00eb veten keq ekonomikisht, nis\u00ebn t\u00eb na d\u00ebbojn\u00eb nga Europa.<\/p>\n<p>Sa e shohin se edhe ne jemi pajtuar me t\u00eb keqen, kan\u00eb nisur t\u00eb na izolojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb ham\u00eb veten. Europa e nj\u00ebh mir\u00eb Lig\u00ebsin\u00eb dhe e din se asnj\u00eb trup njerezor, asnj\u00eb qenie, asnj\u00eb shoq\u00ebri, e as nj\u00eb shoq\u00ebri kombesh nuk do t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb pa t\u00eb keqen. Prej aty ku jan\u00eb ata, ne jemi kanceri i tyre dhe Lig\u00ebsia. Jemi edhe e keqja e domodoshme sepse nga diku duhet t\u00eb vijn\u00eb drogat, femrat q\u00eb k\u00ebrkon Berlusconi dhe q\u00eb ia premon Sali Berisha, pushtet, kodoshet, mishi i bardhe, armet, vrasesit, e gjithe llumi i shoq\u00ebris\u00eb. Cdo shtepi e ka nj\u00eb gjiriz dhe Lig\u00ebsia e paris\u00eb n aka shndrruar n\u00eb gjirizin e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Lig\u00ebsia dhe e Ardhmja e shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>E keqja mendohet gjithnje si dicka jashta nesh. Djalli vjen te fuse njeriun e mire ne ngasje. Por e keqja eshte ndryshe. E keqja vjen ne trajten e njeriut m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e m\u00eb t\u00eb dashtun. Lisi cahet me pyken e vet, trupi njer\u00ebzor s\u00ebmuret nga qeliza e vet dhe shoq\u00ebria b\u00ebhet e lig\u00eb kur nj\u00eb qeliz\u00eb fillon luft\u00ebn kund\u00ebr saj. Qeliza qe lufton kund\u00ebr trupit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb paria e tyre sunduese.<\/p>\n<p>N\u00eb se nuk b\u00ebhemi nj\u00eb shtet-komb normal, dhe n\u00eb se Europa nuk do t\u00eb mudn t\u00eb na izoloj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ceshtje kohe para se t\u00eb konsiderohemi si rrezik vdekjepror\u00ebs dhe t\u00eb gjenden rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb na minimiuar n\u00eb num\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb na izoluar dhe p\u00ebr t\u00eb na l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ham\u00eb nj\u00ebri tjetrin. Edhe kanceri vet\u00eb vdes kur i vdes nj\u00eb pjes\u00eb e qeliz\u00ebs. N\u00eb rastin ton\u00eb, kjo pjes\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb paria e Tiran\u00ebs. Nj\u00ebrezit tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e shohim kur iu jepet mund\u00ebsia. Edhe ata q\u00eb n\u00eb shtetin shqiptar sillen si llumi I bot\u00ebs, kur dalin jasht\u00eb ulin kok\u00ebn e sillen mir\u00eb sese ka ligje e rend, sepse shoq\u00ebrit\u00eb kan\u00eb moral dhe nuk pranohet t\u00eb sundoj\u00eb e keqja.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje i kemi t\u00eb humbura, sepse paria e ka ndar\u00eb loj\u00ebn dhe do t\u00eb fitoj\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb marr\u00eb vesh bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndalen deri sa trupi I kombit t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb kancer gjigand. Por \u00ebsht\u00eb koha, gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb koha me kthye rrug\u00eb, me pa nga e mira, nga normalja, nga e moralshmja, nga e duhura. Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb me ndrrue rrug\u00eb dhe me u ba nj\u00eb shoq\u00ebri si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, nj\u00eb komb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, nj\u00eb shtet si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Lig\u00ebsia nuk duhet lejuar t\u00eb triumfoj\u00eb. Ajo nuk ka triumfuar sepse masa e madhe e shqiptar\u00ebve din se sit \u00eb sillet me nder. Masa e madhe e shqiptar\u00ebve e din\u00eb se c\u2019\u00ebsht\u00eb frika. Ne jemi nj\u00eb popull q\u00eb e ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me nj\u00eb ngritje gishti nj\u00eb polic n\u00eb stadium. Ndoshta kjo q\u00eb ka ndodhur e q\u00eb po ndodh nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr por vet\u00ebm nj\u00eb reaksion ndaj asaj t\u00eb keqe q\u00eb p\u00ebrjetuam.<\/p>\n<p>Por koha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr reflektim. Duhet t\u00eb dalim nga mend\u00ebsia e kampit t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimit. Lig\u00ebsia q\u00eb po shfaqim mund t\u00eb jet\u00eb e kusht\u00ebzuar nga situate, N\u00eb kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit edhe njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb moralsh\u00ebm jan\u00eb sjell\u00eb si bisha. Ndoshta, po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shtetin e duhur, t\u00eb vendosim moralin e rendin e duhur shoq\u00ebror, Lig\u00ebsia q\u00eb po na sundon do t\u00eb vdes\u00eb si kanceri q\u00eb nuk e duron terapin\u00eb e fort\u00eb dhe tkurret e tkurret deri sa vdes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shenasi Rama Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb Lig\u00ebsia? Lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb dicka q\u00eb b\u00ebn d\u00ebm e keq, dicka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pajtueshme me zhvillimin normal t\u00eb q\u00ebnies dhe q\u00eb con deri ne shkaterrimin e saj. Jo m\u00eb kot, problemi i Lig\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb i ka munduar teolog\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb feve sepse dikush duhet me shpjegue [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shenasi Rama Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb Lig\u00ebsia? Lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb dicka q\u00eb b\u00ebn d\u00ebm e keq, dicka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pajtueshme me zhvillimin normal t\u00eb q\u00ebnies dhe q\u00eb con deri ne shkaterrimin e saj. Jo m\u00eb kot, problemi i Lig\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb i ka munduar teolog\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb feve sepse dikush duhet me shpjegue [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-03-17T14:52:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE\",\"datePublished\":\"2013-03-17T14:52:48+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-17T14:52:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\"},\"wordCount\":2087,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\",\"name\":\"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2013-03-17T14:52:48+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-17T14:52:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shenasi Rama Cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb Lig\u00ebsia? Lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb dicka q\u00eb b\u00ebn d\u00ebm e keq, dicka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pajtueshme me zhvillimin normal t\u00eb q\u00ebnies dhe q\u00eb con deri ne shkaterrimin e saj. Jo m\u00eb kot, problemi i Lig\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb i ka munduar teolog\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb feve sepse dikush duhet me shpjegue [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-03-17T14:52:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE","datePublished":"2013-03-17T14:52:48+00:00","dateModified":"2013-03-17T14:52:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/"},"wordCount":2087,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/","name":"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","datePublished":"2013-03-17T14:52:48+00:00","dateModified":"2013-03-17T14:52:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/problemi-i-ligesise-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PROBLEMI I LIG\u00cbSIS\u00cb N\u00cb POLITIKEN SHQIPTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1456"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1456\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}