{"id":14465,"date":"2015-12-15T08:34:08","date_gmt":"2015-12-15T07:34:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5051"},"modified":"2015-12-15T08:34:08","modified_gmt":"2015-12-15T07:34:08","slug":"portreti-kriminal-i-hilmi-seitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/","title":{"rendered":"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Hilmi Seiti\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <em>14 December 2015 <\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Fritz Radovani <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 10 maj 1950, rreth or\u00ebs 22:00, nj\u00eb krism\u00eb jo e zakonshme e der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb zgjoi nga gjumi\u2026 Nana doli n\u00eb korridor dhe pyeti: Kush asht..? U ndigjue nj\u00eb za i panjohtun burri, q\u00eb tha: \u201cHape port\u00ebn, jemi Sigurimi i Shtetit!\u201d. Nana hapi der\u00ebn dhe, un\u00eb ashtu si isha i zhveshun, nga shtrati dola pran\u00eb Nan\u00ebs te dera, tue u dridh\u00eb prej frik\u00ebs, kur hyn\u00eb tre vet\u00eb civila. Pyeten Nan\u00ebn se ku asht Alfonsi, i cili, at\u00eb koh\u00eb mb\u00ebrriti nga kuzhina. Ai u p\u00ebrgjigj: Qe ku jam!\u2026 Ma zeshkani dhe trupmadhi prej tyne, i tha: Jeni i arrestuar si \u201carmik i popullit\u201d, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00ebt bllokuen dyert p\u00ebr me fillue kontrollin e sht\u00ebpis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ai q\u00eb njoftoi arrestimin e v\u00ebllaut, ma von\u00eb m\u00ebsuem se ishte shoferi i njohtun p\u00ebr vepra t\u00eb tilla, Ahmet Suji, nj\u00eb torturues i pashpirt. I vuni prangat v\u00ebllaut dhe dol\u00ebn p\u00ebrdere\u2026 Vaji i Nan\u00ebs na topiti aq shum\u00eb, sa harruem fare se n\u00eb duert e kujt p\u00ebrfundoi v\u00ebllau maturant 18-vje\u00e7ar, q\u00eb asokohe po p\u00ebrgatitej p\u00ebr provimet e shtetit. Edhe pse isha 10 vje\u00e7, arrestimet e dajave dhe t\u00eb af\u00ebrmve na kishin \u201cburrnue\u201d para kohe, tue na formue n\u00eb shpirt nj\u00eb urrejtje t\u00eb pashoqe p\u00ebr sistemin diktatorial komunist, q\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr, asht ken\u00eb ma i pam\u00ebshirshmi, po edhe ma i mnershmi q\u00eb ka njoht\u00eb historia n\u00eb krejt Lindjen komuniste europiane.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen edhe v\u00ebllau tjet\u00ebr, Tonini, u p\u00ebrjashtue nga gjimnazi, si nj\u00eb nga \u201celement\u00ebt e papajtuesh\u00ebm me frym\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb re revolucionare\u201d, sh\u00ebnon n\u00eb amz\u00ebn e gjimnazit drejtori hetues Sk\u00ebnder Villa. Un\u00eb shkojsha n\u00eb klas\u00eb V, po, t\u00eb nes\u00ebrmen, filluen edhe sofratasat q\u00eb nuk na u ndan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ma shum\u00eb se 40 vjet nga dera e sht\u00ebpis\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>ME K\u00cb DO T\u00cb MBUSHESHIN 26 BURGJET E BIRUCAT E SIGURIMIT T\u00cb SHKODR\u00cbS Q\u00cb NGA 1946-a?<\/strong><br \/>\nRrobaqep\u00ebsi Filip Daia, tha: \u201cTosk\u00ebnia paska ken\u00eb ma e madhe se Italia..!\u201d, mbasi n\u00eb t\u00eb gjitha sht\u00ebpijat e Shkodr\u00ebs nuk kishte nj\u00eb dhom\u00eb bosh\u2026t\u00eb gjitha ishin t\u00eb mbushuna me oficera e halabak\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthyem n\u00eb arm\u00eb e spaleta q\u00eb kishin ardh\u00eb me \u201cnd\u00ebrtue\u201d socializmin\u2026 Mbas largimit t\u00eb terroristit Zoji Th\u00ebmeli, si kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Mbrendshme t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb vendin e tij erdhi major Hilmi Seiti.<\/p>\n<p>Njihej nga mjaft persona shkodran\u00eb, mbasi n\u00eb vitet e rinis\u00eb s\u00eb tij, aty nga 1939-40, kishte ardh\u00eb si student n\u00eb Shkod\u00ebr, dhe kishte ken\u00eb n\u00eb konviktin \u201cMalet tona\u201d. Nuk dihej se nga erdhi, as nga shkoi, por njihej i ardhun nga \u00c7am\u00ebria\u2026 Dihej se, q\u00eb n\u00eb vitet e para mbas 1944-s ishte angazhue me forcat e ndjekjes, q\u00eb ma von\u00eb u quejt \u201cSigurimi i Shtetit\u201d, nj\u00eb nga organet e njohtuna terroriste t\u00eb sistemit komunist shqiptar, q\u00eb n\u00eb themelimin e tij, ku, asokohe (1950), punuen me zell shum\u00eb nga emnat e njohtun dhe t\u00eb paharruesh\u00ebm p\u00ebr krime, si: Ali Xhunga, Herakli Kocani, Qamil Gavo\u00e7i, Qazim Kapisyzi, Fahri Kraja, Rasim Mushani, Rasim Dedja, Shyqyri \u00c7oku, Dul Rrjolli, Xheudet Miloti, Isa Miloti, \u00c7esk Shoshi, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Hamdi Ulqinaku, Fadil Pa\u00e7rami, Xhemal Selimi, Asllan Lici, Elez Mesi, Dula\u00e7 Lekiqi e Aranit \u00c7elat me shok\u00eb\u2026 q\u00eb, nuk lan\u00eb gja pa ba mbi rinin\u00eb e pleqnin\u00eb shkodrane, vet\u00ebm p\u00ebr me zhduk\u00eb themelet e traditave atdhetare t\u00eb vendosuna n\u00eb shekuj nga kjo qytetari.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, asht ajo koh\u00eb kur major Hilmi Seiti i drejtohet Ministris\u00eb s\u00eb Mbrendshme me ket k\u00ebrkes\u00eb nga ana e tij: \u201cN\u00eb Gjimnazin e Shkodr\u00ebs vlon propaganda antikomuniste, na d\u00ebrgoni sa m\u00eb par\u00eb 100 (nj\u00ebqind) konviktor\u00eb nga Jugu\u201d\u2026 (Dosja H. Seiti, Arkivi i M. M. Tiran\u00eb, 1998). Asht viti 1949, kur kryetari i Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme t\u00eb Shkodr\u00ebs, i posaardhun p\u00ebr me zbatue politiken kriminale komuniste, ndien nevoj\u00ebn se i duheshin edhe 100 \u201ckonviktor\u00eb\u201d, 100 spiun\u00eb, 100 agjent\u00eb, 100 kriminel\u00eb, 100 komunist\u00eb, 100 kuadro t\u00eb ardhshme t\u00eb Sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katil\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyne qindrave q\u00eb ishin n\u00eb \u00e7do skut\u00eb e kand t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Nuk i mjaftonin t\u00eb Veriut, po i donte nga \u201cJugu\u201d\u2026 p\u00ebr me realizue vepr\u00ebn e fillueme nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb, q\u00eb n\u00eb themelimin e Partis\u00eb Komuniste n\u00eb vitin 1941 prej tyne, vep\u00ebr e cila do t\u00eb lante me gjak t\u00eb gjitha trojet tona, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Veriun, e posa\u00e7\u00ebrisht ato troje q\u00eb nd\u00ebr shekuj i kishin ba ball\u00eb rrebeshit shovinist sllav e, q\u00eb nuk u thyen kurr\u00eb: Malet e Veriut! \u201cPartia\u201d kje e gatshme me ia plotsue d\u00ebshir\u00ebn, k\u00ebshtu u kompletue grupi i spiun\u00ebve n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe, rinia shkodrane do t\u00eb survejohej e spiunohej nga: Ferit Mandia, Vehbi \u00c7anga, Bardhyl Dushi, Fe\u00e7o Mandia, Vladimir Misja, Hajredin \u00c7eliku, \u00c7iril Pistoli, Iljaz Fishta, Agim Bejleri, Jonuz Dini, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Xhemal Dini, Sadush Kumbaro, Emil Mborja, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Jani \u00c7omo, Angjelin Kumrija e deri te Bep Jubani me shok\u00eb n\u00eb vitin 1956, t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb diktatur\u00ebs dhe organit t\u00eb saj terrorist, Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Si t\u00eb till\u00eb, Sigurimi i d\u00ebrgoi me krye edhe studime jasht\u00eb shtetit, prej nga k\u00ebta erdh\u00ebn t\u00eb \u201cformuem\u201d si spiun\u00eb dhe agjent\u00eb, tue i sh\u00ebrbye partis\u00eb ata vet\u00eb bashk\u00eb me gra e trashigimtar\u00ebt e tyne, edhe sot n\u00eb gjiun e Partis\u00eb Socialiste n\u00ebn mask\u00ebn e \u201cdemokracis\u00eb\u201d\u2026 N\u00eb vitin 1950, prova e par\u00eb e besueshm\u00ebnis\u00eb s\u00eb Hilmis\u00eb ndaj Sigurimit mbas daljes nga burgu t\u00eb vet\u00eb atij, asht ken\u00eb arrestimi dhe torturat q\u00eb ai i ka ba me duert e veta studentave t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb u arrestuen nj\u00ebher\u00ebsh m\u00eb 10 maj: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et\u2019hem Bakalli, Njazi Uru\u00e7i, M\u00ebrgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi e, mbas pak dit\u00ebsh, t\u00eb Ismail e Olimpi Barutit\u2026dhe, kur Alfonsi u lirue, tregoi se bash ai Hilmi ishte ai q\u00eb i ka shkul\u00eb nga goja dh\u00ebmball\u00ebt me pinca t\u00eb elektricistit, q\u00eb komandonte elektroshokun\u2026<\/p>\n<p><strong>SEITI, DHUNUESI I RINIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Hilmi Seiti asht nd\u00ebr kryetar\u00ebt e Deg\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb ka dhunue ma shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt rinin\u00eb shqiptare, tue i detyrue me dajak e tortura me n\u00ebnshkrue deklarata bashk\u00ebpunimi me Sigurimin komunist, tue i premtue vende pune apo \u201cfalje\u201d gabimesh n\u00eb tentativa arratisjeje dhe, asht nd\u00ebr ma t\u00eb shquemit q\u00eb ka shburrnue popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb brezin kufitar, tue i detyrue me spiunue jo vet\u00ebm njeni-tjetrin, por edhe tue i ba vegla t\u00eb Sigurimit p\u00ebr sh\u00ebrbime edhe n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb hueja, tue fillue nga SHBA-t\u00eb e deri tek UDBja jugosllave, me t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebpunoi deri at\u00eb dit\u00eb q\u00eb i hangri kok\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>E, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt le t\u00eb flasin mbar\u00eb diaspora q\u00eb ka braktis\u00eb Atdheun e trojet shqiptare, e detyrueme me ik\u00eb nga votrat e veta shekullore p\u00ebr me ia l\u00ebshue shovinizmit e dreqit mallkuem, ve\u00e7 p\u00ebr me shp\u00ebtue nga arrestimi i sigurt dhe internimet e familjeve t\u00eb tyne. Implikimi i shum\u00eb t\u00eb rinjve me organet e Sigurimit, kur ishin n\u00eb sh\u00ebrbim ushtarak apo kur rr\u00ebmbeheshin nga d\u00ebshira e pasioni p\u00ebr sport, rekrutimi i tyne nga ana e Hilmi Seitit, asht ken\u00eb dhe mbet\u00ebt ende sot, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shkodr\u00ebn, por p\u00ebr gjith\u00eb Shqipnin\u00eb baza amorale e shkat\u00ebrrimit t\u00eb shum\u00eb familjeve t\u00eb nderueme dhe q\u00eb ka ndikue dhe vazhdon me ken\u00eb prap nj\u00eb dam i madh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb komb\u00ebtare, mbasi me djall\u00ebzi dhe inteligjenc\u00eb, Hilmia ka dit\u00eb ku me prek\u00eb dhe ku me shpartallue n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandreqshme edukat\u00ebn e shkollave fetare t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb ken\u00eb vatrat kryesore t\u00eb edukimit moral, kulturor, politik, ekonomik dhe atdhetar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin shqiptar, pa dallim feje dhe krahine, q\u00eb n\u00eb hapjen e dyerve t\u00eb tyne para vitit 1900.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka njeri q\u00eb ka shkat\u00ebrrue qindra familje tue i internue dhe tue nxi biografit\u00eb e tyne, me aq shum\u00eb pasoja p\u00ebr vite t\u00eb tana asht Hilmi Seiti, i cili n\u00eb 1954 internoi dhjet\u00ebra familje shkodrane n\u00eb Ku\u00e7 t\u00eb Vlon\u00ebs, shumica e t\u00eb cilve edhe u burgos\u00ebn, vet\u00ebm se ishin intelektual\u00eb. Asht pik\u00ebrisht ai grup ku p\u00ebrfshihej edhe daja i em, Paulin Pjet\u00ebr Prennushi, i cili vuejti 4 vjet atje pa asnj\u00eb ndihm\u00eb nga familja, mbasi s\u00eb shoqes nuk i epte pun\u00eb askush, dhe ka jetue vet\u00ebm me ndihm\u00ebn e v\u00ebllazenve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa daja tjet\u00ebr, Mikel Pjet\u00ebr Prennushi, u arrestue nga Hilmia, n\u00eb vitin 1952 dhe u torturue nga ai dhe Xheudet Miloti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ma shtazore, se ishte krejt i pafajsh\u00ebm dhe i k\u00ebrkohej prej Sigurimit \u201cme pranue se ka lidhje me Muharrem Bajraktarin\u201d, q\u00eb asokohe qarkullonte n\u00eb zonat e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, ku Mikeli punonte puntor\u00eb krahu n\u00eb rruga-ura. Kjo ngjau prej tij vet\u00ebm se Mikeli kishte krye akademin\u00eb ushtarake n\u00eb Itali\u2026 dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb dy katil\u00ebt e d\u00ebnuen 10 vjet heqje lirie, t\u00eb cilat i kreu n\u00eb kampet e shfarosjes\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019FAT I PRISTE VIKTIMAT E SIGURIMIT-P\u00cbRBIND\u00cbSH MBAS LIRIMIT NGA BURGU\u2026? <\/strong><br \/>\nKazma, lopata, fermat, rrug\u00ebt, p\u00ebrndjekja, vuejtja, fukarall\u00ebku, frika dhe \u201cetiketa\u201d e varun n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb: \u201cKy \u00ebsht\u00eb armik i deklaruar nga lufta e klasave\u201d, firma Hilmi Seiti. Dhe, kjo \u201cetiket\u00eb\u201d pasohej nga trashigimtar\u00ebt e tyne deri n\u00eb zhdukjen e brezit t\u00eb vet\u2026 Hapni dosjen e tij dhe shihni se pse u gradue \u201cgjeneralmajor\u201d ai qen e bir qeni, kur Enver Hoxha po i p\u00ebrgatiste \u201cqefinin\u201d\u2026?<\/p>\n<p>\u2013 Pik\u00ebrisht, sepse aktiviteti i tij plot\u00ebsoi t\u00eb gjitha d\u00ebshirat dhe trillet e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb partis\u00eb, i cili, mbasi k\u00ebnaqej m\u00eb k\u00ebta bisha n\u00eb haremin e tij, kishte edhe d\u00ebshir\u00ebn me u k\u00ebnaq\u00eb, ashtu si shpjegon n\u00eb librin e tij, i ndjeri At Konrrad Gjolaj: \u201cAtje Ai (Don Ded\u00eb Malaj, sh\u00ebnimi em) kishte pas\u00eb rrezik e kishte ra nd\u00ebr duert e nj\u00eb hamsi njer\u00ebzish, nj\u00ebfar\u00eb Nevzat Haznedari, i cili njihej se para se me i pushkatue njer\u00ebzit, kishte ajam\u00eb (qejf, d\u00ebshir\u00eb) me u ra me lev\u00eb kok\u00ebs dhe me i pa tue u hedh\u00eb si pula kur u pret kok\u00ebn\u2026\u201d (te libri \u201c\u00c7inar\u00ebt\u201d, faqe 160, viti 1996, Shkod\u00ebr). Plumbi q\u00eb Enver Hoxha u jepte miqve t\u00eb vet ishte shp\u00ebrblim i partis\u00eb p\u00ebr \u201cmir\u00ebnjohjen\u201d q\u00eb ai kishte p\u00ebr veprat kriminale t\u00eb tyne!<\/p>\n<p><strong>NET\u00cbT ME FEMRA N\u00cb PALLATET LUKSOZE DHE \u201cARTISTET\u201d E TEATRIT \u201cMIGJENI\u201d <\/strong><br \/>\nEnver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e sa katil\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nuk e kishin sjell\u00eb pa u mendue mir\u00eb se kush u duhej atyne n\u00eb Shkod\u00ebr, u duhej Hilmi terroristi, q\u00eb kishte dhan\u00eb prova \u201cbesnikrije\u201d ndaj Partis\u00eb me koh\u00eb n\u00eb labirintet e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, q\u00eb at\u00ebher\u00eb kur Ko\u00e7i Xoxe me shok\u00eb e d\u00ebrgonin te burgu i femnave p\u00ebr me zgjedh\u00eb \u201cato\u201d rrezikzeza, me t\u00eb cilat k\u00ebta amoral\u00eb do t\u00eb kalonin nat\u00ebn n\u00eb pallatet e tyne luksoze\u2026 dhe, kur mor\u00ebn si shp\u00ebrblim nga Partia \u201cplumbin kok\u00ebs\u201d, thoshte pik\u00ebrisht Ajo\u2026 \u201cN\u00ebna Kate\u201d, q\u00eb kishte mbajt\u00eb \u00e7el\u00ebsat e atij burgu: \u201cMor\u00ebn at\u00eb q\u00eb kan\u00eb lipur me koh\u00eb ata maskarenj\u2026!\u201d<\/p>\n<p>Dhe, nuk duhet harrue kurr\u00eb se i till\u00eb ishte mendimi i shum\u00eb e shum\u00eb familjeve t\u00eb ndershme shkodrane, q\u00eb e njoht\u00ebn dhe e p\u00ebsuen nd\u00ebr votrat e tyne imoralitetin dhe paf\u00ebtyrsin\u00eb e Hilmi Seitit me shok\u00eb\u2026gja, t\u00eb cil\u00ebn besoj e kujtojn\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb njoht\u00ebn spiunin kodosh, Palush Koliqi, apo \u201caktor\u00ebt\u201d e Teatrit \u201cMigjeni\u201d at\u00eb dit\u00eb\u2026 t\u00eb veshuna me vela t\u00eb zez\u00eb, me lot p\u00ebrfaqe, tue shkue mbas arkivolit t\u00eb Hilmis\u00eb\u2026 At\u00eb q\u00eb para tij k\u00ebrkoi toger Baba, at\u00eb i dha \u201cpartia\u201d edhe Hilmi Seitit e mbas tij edhe Mehmetit, Kadriut, Fe\u00e7orrit e me radh\u00eb\u2026ashtu, \u201csi i ban\u00eb hyzmetin, ia ndjen\u00eb lezetin\u201d, tha Shkodra at\u00ebher\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Mos ndoshta, ju Enver Kushi, bashk\u00ebgjak\u00ebs i Hilmi Seitit, kur flisni p\u00ebr \u201cburr\u00ebrin\u00eb e tij\u201d me ato bushtrat e teatrit, ju keni dasht\u00eb me p\u00ebrfshi edhe grat\u00eb e vajzat e nderueme t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb u masakruen dhe u p\u00ebrdhunuen t\u00eb lidhuna me vargoj anijesh nd\u00ebr tavolinat e hetuesis\u00eb s\u00eb atyne kriminelave t\u00eb pamoral\u00eb e atdhe, si, Hilmi Seiti, Ahmet Suji, Ferit Mandija, Iljaz Fishta, Nevzat Haznedari, Dhimit\u00ebr Shkodrani, Xheudet Miloti, kolonel Mehdi Bylbyli, Fe\u00e7orr Shehu\u2026 etj.?<\/p>\n<p><strong>VDEKJA E PAPRITUR E HILMI SEITIT DHE MALLKIMI I PLAK\u00cbS Q\u00cb SHKONTE N\u00cb KISH\u00cb<\/strong><br \/>\nHilmi Seiti duket se mori mallkimin e asaj Plak\u00ebs shkodrane q\u00eb, me shkarpa n\u00eb dor\u00eb, ecte e zdathun te fabrika e makaronave drejt Pazarit t\u00eb Vjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa po ruhej nga nj\u00eb makin\u00eb \u201cgas\u201d q\u00eb po fluturonte nga shpejt\u00ebsia, u hap dera dhe u ndigjue nj\u00eb za i panjohtun: \u201cVishi n\u00ebne, vishi pantoflet, se do t\u00eb ftoh\u00ebsh e nuk do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb Zoja e Shkodr\u00ebs!\u201d dhe Plaka, q\u00eb po shkonte n\u00eb Kish\u00ebn e Zoj\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb, brinj Kalas\u00eb Rozafat, m\u00eb 25 prill 1960, rreth or\u00ebs 10:00 paradreke, p\u00ebr mesh\u00ebn e or\u00ebs 11:00, iu p\u00ebrgjigj atij zani bastard, pa prit\u00eb e pa e mendue fare: \u201cZoja e Shkodr\u00ebs, jarebi deri nes\u00ebr t\u00eb theft\u00eb qaf\u00ebn..!\u201d Nj\u00eb rast i rrall\u00eb dhe i ve\u00e7ant\u00eb, po me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 26 prill 1960, papritmas u hap lajmi n\u00eb Shkod\u00ebr: \u201cKa vdek\u00eb Hilmi Seiti!\u201d. Flitej se Sigurimi kishte k\u00ebrkue me gjet cila kje ajo Plak\u00eb goj\u00ebmjalt\u00eb, si\u00e7 e quejti gjith\u00eb populli i Shkodr\u00ebs, por nuk mujti me i ra n\u00eb t\u00eb\u2026 \u201cFjala e saj n\u00eb vesh t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\u2026!\u201d. M\u00eb dat\u00eb 27 prill, mbas homazheve n\u00eb komitetin ekzekutiv t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rresht e pa ba za, as majtas, as djathtas, u drejtuem kah vorrezat e d\u00ebshmorve te spitali civil\u2026<\/p>\n<p><em>Titulli \u00ebsht\u00eb i Editorit t\u00eb &#8220;Ora e Shqypnis\u00eb&#8221;<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>14 December 2015 Nga Fritz Radovani N\u00eb dat\u00ebn 10 maj 1950, rreth or\u00ebs 22:00, nj\u00eb krism\u00eb jo e zakonshme e der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb zgjoi nga gjumi\u2026 Nana doli n\u00eb korridor dhe pyeti: Kush asht..? U ndigjue nj\u00eb za i panjohtun burri, q\u00eb tha: \u201cHape port\u00ebn, jemi Sigurimi i Shtetit!\u201d. Nana hapi der\u00ebn dhe, un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"14 December 2015 Nga Fritz Radovani N\u00eb dat\u00ebn 10 maj 1950, rreth or\u00ebs 22:00, nj\u00eb krism\u00eb jo e zakonshme e der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb zgjoi nga gjumi\u2026 Nana doli n\u00eb korridor dhe pyeti: Kush asht..? U ndigjue nj\u00eb za i panjohtun burri, q\u00eb tha: \u201cHape port\u00ebn, jemi Sigurimi i Shtetit!\u201d. Nana hapi der\u00ebn dhe, un\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-12-15T07:34:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT\",\"datePublished\":\"2015-12-15T07:34:08+00:00\",\"dateModified\":\"2015-12-15T07:34:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\"},\"wordCount\":2401,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\",\"name\":\"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg\",\"datePublished\":\"2015-12-15T07:34:08+00:00\",\"dateModified\":\"2015-12-15T07:34:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"14 December 2015 Nga Fritz Radovani N\u00eb dat\u00ebn 10 maj 1950, rreth or\u00ebs 22:00, nj\u00eb krism\u00eb jo e zakonshme e der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb zgjoi nga gjumi\u2026 Nana doli n\u00eb korridor dhe pyeti: Kush asht..? U ndigjue nj\u00eb za i panjohtun burri, q\u00eb tha: \u201cHape port\u00ebn, jemi Sigurimi i Shtetit!\u201d. Nana hapi der\u00ebn dhe, un\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-12-15T07:34:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT","datePublished":"2015-12-15T07:34:08+00:00","dateModified":"2015-12-15T07:34:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/"},"wordCount":2401,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/","name":"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg","datePublished":"2015-12-15T07:34:08+00:00","dateModified":"2015-12-15T07:34:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/hilmi_seiti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/portreti-kriminal-i-hilmi-seitit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14465"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14465"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14465\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}