{"id":14299,"date":"2015-09-30T08:24:18","date_gmt":"2015-09-30T07:24:18","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4392"},"modified":"2015-09-30T08:24:18","modified_gmt":"2015-09-30T07:24:18","slug":"gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/","title":{"rendered":"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Kolec TRABOINI<\/strong> (Burimi: <a href=\"http:\/\/traboini1.blogspot.al\/2015\/08\/gjenocidi-turk-mbi-shqiptaret-nga-kolec.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Traboini Blogspot<\/a>)<\/p>\n<p>N\u00eb kronikat osmane jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta e pohuar nga vet\u00eb osman\u00ebt. Tmerr gjaku, krime kolektive t\u00eb p\u00ebrbindshme, shfarosje banor\u00ebsh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rr\u00ebmbimi i grave, vajzave e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr ti d\u00ebrguar n\u00eb Turqi si skllev\u00ebr dhe rrafshime qytetesh. Asnj\u00eb banor nuk mbeti i gjall\u00eb n\u00eb qytetin k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb Drishtit, Asnj\u00eb banor nuk shp\u00ebtoi, pa iu pr\u00e9 koka n\u00eb Lezh\u00eb, nuk mbeti asnj\u00eb banor arb\u00ebr n\u00eb Elbasan, kush shp\u00ebtoi prej shpat\u00ebs turke iku nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb male dhe t\u00ebr\u00eb bregdeti shqiptar u shua n\u00eb ekzistenc\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gravur\u00eb q\u00eb ilustron krimet turke n\u00eb trojet e arb\u00ebrit\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/a><strong>Gravur\u00eb q\u00eb ilustron vepr\u00ebn historike t\u00eb Barletit &#8220;Jeta dhe vepra e Sk\u00ebnderbeut&#8221;,<br \/>\nturqit duke i vrar\u00eb e coptuar me hanxhar\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>Libri \u201c<em>Lufta Shqiptaro Turke n\u00eb shekullin e XV<\/em>\u201d, burime e kronika osmane botuar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1968 n\u00eb 400 faqe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i madh tregon krime t\u00eb p\u00ebrbindshme dhe gjenocidin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb botuar nga Universiteti i Tiran\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 500 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu. Nj\u00eb tjet\u00ebr lib\u00ebr i madh p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201c<em>Historia Sk\u00ebnderbeut<\/em>\u201d e Marin Barletit, i pandar\u00eb ky nga vepra tjet\u00ebr e madhe \u201c<em>Rrethimi i Shkodr\u00ebs<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr krimet turke ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb histori, nuk ka pse dalin disa dhe b\u00ebjn\u00eb mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodh\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb avokatin\u00eb e vras\u00ebsve, se gjoja paskan vrar\u00eb se i ka urdh\u00ebruar sulltani. Perandoria Turke ishte nj\u00eb organizim i madh dhe vepronte si vepronte, p\u00ebrgjegj\u00ebsia historike e krimeve nuk mund t\u00eb anashkalohet p\u00ebr asnj\u00eb arsye, nuk ka alibi t\u00eb krimeve ndaj popujve, as duke na th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb ca vezir\u00eb e ca pashallar\u00eb me origjin\u00eb shqiptare, e kjo t\u00eb na konsiderohet bashk\u00ebpunim. K\u00ebshtu thon\u00eb vet\u00ebm armiqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, apo ndonj\u00eb qe \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se nuk ka gjak shqiptar n\u00eb damar por gjak arab-turk, se t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, Turqia ka sjell\u00eb jo pak muhaxhir\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje. Lexoni Faik Konic\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Vezir\u00ebt nuk kan\u00eb shkuar si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Stamboll, madje edhe kan\u00eb harruar fare se nga kan\u00eb qen\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb bindur t\u00eb Turqis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Turqin\u00eb e jo Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. Se sa e desh\u00ebn Turqit Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt, lexoni p\u00ebr masakr\u00ebn e Monastirit m\u00eb 26 gusht 1830, 185 vjet m\u00eb par\u00eb, ku u vran\u00eb 500 krer\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut t\u00eb thirrur ne fest\u00eb e n\u00eb bes\u00eb, \u201c<em>bes\u00eb sulltan\u00ebsh<\/em>\u201d, q\u00eb kullojn\u00eb ve\u00e7 gjak. Pasi i vran\u00eb n\u00eb t\u00eb pa bes\u00eb pra, u pren\u00eb kokat, t\u00eb cilat u d\u00ebrguan n\u00eb Stamboll t&#8217;i shihte Sulltani dhe trupat i lan\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb hapur p\u00ebr ti shqyer qent\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb pushtuesit me t\u00eb cil\u00ebt ne paskemi bashk\u00eb-qeverisur perandorin\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb historian tashm\u00eb i rrjedhur, sepse edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb lib\u00ebr duke e b\u00ebr\u00eb Haxhi Qamil, turkoshakun q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb sillte s\u00ebrish bab\u00eb Sulltanin, nj\u00eb hero. Ndaj ju q\u00eb ndjeheni m\u00eb turq se turqit, mos u p\u00ebrpiqni t\u00eb thoni gj\u00ebra q\u00eb nuk guxojn\u00eb t&#8217;i thon\u00eb as vet\u00eb turqit safi, e jo m\u00eb turq t\u00eb sajuar si puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb historike e pamohueshme.<\/p>\n<p>Shkat\u00ebrrimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Turqia n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i ka b\u00ebr\u00eb mbi asnj\u00eb popull tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb aq mizorisht, po krejt ngjash\u00ebm me Armen\u00ebt 1909-1918. Gjenocidi m\u00eb i madh q\u00eb njihet n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb shfarosja e shqiptar\u00ebve prej turqve pas vdekjes se Sk\u00ebnderbeut shekulli XV dhe ky gjenocid duhet t\u00eb njihet bot\u00ebrisht dhe t\u00eb d\u00ebnohet. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sqarojm\u00eb edhe disa loj\u00eb fjal\u00ebsh q\u00eb b\u00ebjn\u00eb mbrojt\u00ebsit e zellsh\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb, duke e konsideruar se nuk ka asnj\u00eb lidhje me Turqin\u00eb historike q\u00eb k\u00ebta e mbiquajn\u00eb osmane. Vet\u00eb turqit n\u00eb t\u00eb gjitha analet e veta thon\u00eb Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cil\u00ebsonte. Mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osman\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Varianti me perandori osmane doli si nj\u00eb alibi p\u00ebr t\u00eb heq qafe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb krimeve t\u00eb p\u00ebrbindshme, se gjoja i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb osmanet dhe nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb turqit. Alibi mjerane. Ve\u00e7 t\u00eb lexoni krimet e p\u00ebrbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vet\u00ebm ne vrasjet e p\u00ebrditshme por vet\u00eb Sulltani kishte nd\u00ebrmarr\u00eb dy fushata t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shfarosjen e \u201c<em>rac\u00ebs s\u00eb keqe t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/em>\u201d kur njer\u00ebz me t\u00eb pist\u00eb se hordhit\u00eb e Anadollit nuk kish par\u00eb historia e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto fushata vran\u00eb \u00e7far\u00eb gjet\u00ebn, grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt i d\u00ebrguan n\u00eb Stamboll si rob\u00ebr, nj\u00eb e pesta e femrave i d\u00ebrgohej Sulltanit mizor nd\u00ebrsa kat\u00ebr t\u00eb pestat i merrnin ushtar\u00ebt dhe i p\u00ebrdhunonin. Vet\u00eb historiani turq p\u00ebrshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dor\u00ebzimit dhe si i vran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt qe arrinin t&#8217;i kapnin. Shqip\u00ebria u kthye ne nj\u00eb thertore. Historianet turq i pohonin vet\u00eb ato masakra dhe shkruanin se shqiptar\u00ebt, vajza e djem ishin t\u00eb bukur si yje. Pra sot nuk kemi asnj\u00eb dokument asnj\u00eb artefakt nga koh\u00eb e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjith\u00e7ka, madje mbasi e n\u00ebp\u00ebr qytete nuk mbeti asnj\u00eb shqiptar i gjall\u00eb, shkruajn\u00eb kronikan\u00ebt, prun\u00eb popullsi myslimane nga Anadolli.<\/p>\n<p>Ndaj na dalin aty k\u00ebtu ca kopil\u00eb Anadolli, q\u00eb i dhunojn\u00eb edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb e Mitrovic\u00eb. \u00cbsht\u00eb krejt e arsyeshme t\u00eb mendohet se, si\u00e7 p\u00ebrshkruajn\u00eb kronikan\u00ebt e asaj kohe, k\u00ebta marrok\u00eb-harrok\u00eb jan\u00eb pjella t\u00eb hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejn\u00eb veten aspak shqiptar. Tani se si n\u00eb Kosov\u00eb shkojn\u00eb e i b\u00ebjn\u00eb lutje p\u00ebr shpirtin katrani t\u00eb zi si Sulltan Murati, k\u00ebt\u00eb ve\u00e7 mendjet e mykura t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ngecur n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn mesjetare mund ta din\u00eb.<\/p>\n<p>Po le t\u00eb lexojm\u00eb d\u00ebshmit\u00eb historike: \u201c<em>P\u00ebr t\u00eb pafet\u00eb meshkuj t\u00eb rritur u dha urdhri q\u00eb ti jepeshin belikut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr kalimi sillnin kolona rob\u00ebrish t\u00eb lidhur me zinxhir\u00eb, i kalonin para padishahut ngadh\u00ebnjimtar dhe aty t\u00eb rinjt\u00eb dhe pleqt\u00eb i kaluan n\u00eb shpat\u00eb dhe i cop\u00ebtuan. Pati raste kur ran\u00eb n\u00eb shpat\u00eb tremij\u00eb, kat\u00ebrmij\u00eb, dhe shtat\u00ebmij\u00eb t\u00eb pafe. Luginat e thella p\u00ebr shkak t\u00eb kufomave mor\u00ebn pamjen e kodrave. Gjaku rridhte n\u00eb fushat e gj\u00ebra si lumi Amur-Darja<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb histori e ka shkruar <strong>Tursun Beu <\/strong>(\u201c<em>Lufta shqiptaro-turke n\u00eb shekullin XV<\/em>\u201d, Burime Osmane faqe 100-101. Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs gjat\u00eb pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kronikani <strong>Kemal Pash\u00eb-Zade<\/strong> shkruan, se: <em>\u201cMe urdh\u00ebr t\u00eb Padishahut u vra pa m\u00ebshir\u00eb, cilido q\u00eb u zu gjall\u00eb, vendi u pla\u00e7kit tmerr\u00ebsisht, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt u mor\u00ebn rob\u00ebr. Dhe vazhdon me vargje: I theri t\u00eb pan\u00ebnshtruarit e atyre kryengritjeve, ua b\u00ebri ushqim ujq\u00ebrve dhe shpez\u00ebve kufomat e tyre, s\u2019mbeti grua e f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb u b\u00ebn\u00eb rob\u00ebr<\/em>.\u201d po aty f.194. <strong>Kevami<\/strong>, shkronj\u00ebs i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit t\u00eb II shkroi rreth vitit 1489, mjaft t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb p\u00ebrputhen edhe me ato \u00e7far\u00eb shkruante edhe Marin Barleti. \u201c<em>Disa mij\u00ebra t\u00eb pafe i gjuajt\u00ebn, i kap\u00ebn dhe i prun\u00eb p\u00ebrpara sulltanit t\u00eb bot\u00ebs. Padishahu i bot\u00ebs, disave prej tyre ua preu kokat, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb i \u00e7au n\u00eb dysh&#8230; t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt urdh\u00ebroi dhe i shkuan n\u00eb shpat\u00eb para tij<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p>Po aty f. 112 kronisti bizantin i kalif Fatihut, <strong>Kritobuli <\/strong>nga Imbrosi, q\u00eb e v\u00ebzhgoi s\u00eb af\u00ebrmi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, thot\u00eb se: \u201c<em>Shqiptar\u00ebt preferonin m\u00eb mir\u00eb vdekjen, se sa t\u00eb binin n\u00eb duart e turqve. Disa Ilirian\u00eb, duke par\u00eb se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u strehuar, u hodh\u00ebn posht\u00eb q\u00eb nga shk\u00ebmbinjt\u00eb, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrrenjve dhe u vran\u00eb<\/em>.\u201d I zem\u00ebruar p\u00ebr disfat\u00ebn, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjat\u00eb rrug\u00ebs prej Elbasanit n\u00eb Dib\u00ebr, ai rrethon qytetin e \u00c7idhn\u00ebs, af\u00ebr Drinit, ku jan\u00eb strehuar rreth 20.000 gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb larguar nga krahinat fushore p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar masakrave islamike.<\/p>\n<p>N\u00ebn thirrjet \u201c<em>Vdekje shqiptar\u00ebve!<\/em>\u201d dhe \u201c<em>Allahu Akbar!<\/em>\u201d osmano-islamik\u00ebt sulmojn\u00eb qytetin. Pasi e pushtojn\u00eb at\u00eb, kalifi islamik Fatihu i masakron t\u00eb gjith\u00eb barbarisht \u201d<em>Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet humb\u00ebn 20.000 mij\u00eb shpirtra t\u00eb pafajsh\u00ebm<\/em>.&#8221; Shkod\u00ebr. Viti 1478. K\u00ebshtjella e Shkodr\u00ebs rrethohet nga ushtrit\u00eb osmane. Turqit sulmojn\u00eb pareshtur, por mbrojt\u00ebsit nuk dor\u00ebzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbar\u00ebve. Sulltan Mehmet Fatihu q\u00eb e drejtonte vet\u00eb fushat\u00ebn, vendos zbatimin e nj\u00eb tjet\u00ebr taktike p\u00ebr t\u00eb terrorizuar mbrojt\u00ebsit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton k\u00ebshtjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banor\u00ebt e marr\u00eb rob\u00ebr i sjell p\u00ebrpara mureve t\u00eb Shkodr\u00ebs. Disa mij\u00ebra gra, burra, pleq e f\u00ebmij\u00eb masakrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore pran\u00eb mureve t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs. Me k\u00ebto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si q\u00ebllim t\u00eb lig\u00ebshtoj\u00eb mbrojt\u00ebsit e k\u00ebshtjell\u00ebs, dhe t\u2019i detyroj\u00eb ato t\u00eb dor\u00ebzohen. Kjo taktik\u00eb d\u00ebshton. K\u00ebshtjellar\u00ebt e Shkodr\u00ebs nuk epeshin. M\u00eb von\u00eb qyteti dor\u00ebzohet sipas nj\u00eb traktati midis Venedikut dhe sulltanit.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e qytetit largohen drejt Italis\u00eb, dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arab\u00eb t\u00eb ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore. N\u00eb p\u00ebrshkrimin e skenave makab\u00ebr q\u00eb b\u00ebn\u00eb turqit n\u00eb Lezh\u00eb e Sh\u00ebngjin, kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 \u201c<em>Kokat e k\u00ebtyre keqb\u00ebr\u00ebsve, t\u00eb prera q\u00eb n\u00eb zverk nga shpatat dhe q\u00eb ishin si pjeprit e kopshtit t\u00eb sheshit t\u00eb luft\u00ebs, notonin n\u00eb sip\u00ebrfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre t\u00eb brisht\u00eb l\u00ebviznin si flluska uji dhe sa her\u00eb q\u00eb dallga i prekte si nj\u00eb shpat\u00eb&#8230;<\/em>\u201d<\/p>\n<p><strong>Muhamet Muhjiu<\/strong> shkruan rreth vitit 1478 n\u00eb pushtimin e Kruj\u00ebs: \u201cAh bot\u00eb plot vuajtje dhe r\u00ebnkime! Vaj! Thirrjet q\u00eb nga krah\u00ebror\u00ebt e tyre t\u00eb d\u00ebrrmuar arrit\u00ebn deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejt\u00eb rreth pes\u00ebmij\u00eb t\u00eb pafe, q\u00eb ishte secili nj\u00eb djall nafth\u00ebdh\u00ebs dhe vet\u00ebtiml\u00ebshues, u b\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu pre e shpat\u00ebs s\u00eb mpreht\u00eb dhe qoke e shigjet\u00ebs godit\u00ebse. Kafkat e k\u00ebtyre do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet ushqim p\u00ebr shpez\u00ebt e k\u00ebtyre viseve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb u arrit fitorja; thyerja e t\u00eb pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luft\u00ebtar\u00ebve u k\u00ebnaq dhe u g\u00ebzua me pla\u00e7k\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme dhe t\u00eb panum\u00ebrt. Ata q\u00eb mbet\u00ebn nga armiku, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, i vun\u00eb n\u00eb pranga posht\u00ebruese t\u00eb rob\u00ebrimit dhe i lidhen me zinxhir\u00ebt e mjerimit. Pastaj do t\u00eb filloj\u00eb shkat\u00ebrrimi i kishave, nd\u00ebrtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve&#8230;\u201d<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb k\u00ebto travaje i ka hequr populli yn\u00eb. Ishim trash\u00ebgimtar\u00ebt e Ilir\u00ebve, me troje q\u00eb nga Danubi e deri pran\u00eb brigjeve t\u00eb Peloponezit, historia u tregua e ashp\u00ebr, kaluan shum\u00eb pushtues njeri me i eg\u00ebr se tjetri n\u00eb k\u00ebto troje. Aq shum\u00eb e mizorisht na vran\u00eb p\u00ebr t\u00eb na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnj\u00eb duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa mbet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb n\u00eb brigjet e Adriatikut. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb nuk mund t&#8217;i harrojm\u00eb. Konjukturat e sotme, marr\u00ebdh\u00ebniet e mira dhe paq\u00ebsore, d\u00ebshira p\u00ebr mir\u00ebkuptim me t\u00eb tjer\u00ebt, qofshin dhe partner\u00eb strategjik\u00eb, nuk duhet t\u00eb na pengoj\u00eb apo ndaloj\u00eb, q\u00eb ta shkruajm\u00eb historin\u00eb ashtu si\u00e7 ka ndodhur, se n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb histori, \u00ebsht\u00eb dinjitet dhe identitet, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb mbijetuar si komb dhe p\u00ebr t\u00eb fituar at\u00eb \u00e7far\u00eb e kemi humbur n\u00eb histori, bashkimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po sjellim nj\u00eb kronologji ngjarjesh gjat\u00eb viteve 1385-1912 t\u00eb rezistenc\u00ebs shqiptare kund\u00ebr pushtuesve turq nga libri \u201c<em>Studime dhe tekste historike<\/em>\u201d i albanologut t\u00eb shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiran\u00eb 2010, f.129-136:<\/p>\n<blockquote><p>1423, Shqiptar\u00ebt e Mores\u00eb \u00e7ohen n\u00eb kryengritje kund\u00ebr turq\u00ebve.<br \/>\n1432, kryengritja antiturke e udh\u00ebhequr nga Topi Golemi.<br \/>\n1434, kryengritja antiturke e udheh\u00ebqur nga Gjergj Arianiti.<br \/>\n1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit n\u00eb luft\u00ebrat antiturke.<br \/>\n1481, pas vdekjes s\u00eb Sulltan Mehmetit II mbar\u00eb Arb\u00ebria ngrihet n\u00eb kryengritje.<br \/>\n1488, kryengritja e udh\u00ebhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.<br \/>\n1497, kryengritje antuturke me ndihm\u00ebn e Venedikut.<br \/>\n1536, shqiptar\u00ebt \u00e7ohen n\u00eb kryengritje t\u00eb ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.<br \/>\n1570-1571, kryengritja shqiptare kund\u00ebr turqve n\u00eb prag t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pej\u00ebs \u00e7ohet pesh\u00eb kundra turqve.<br \/>\n1580, kryengritje antiturke. Shqiptar\u00ebt shkojn\u00eb edhe n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Princit Mihail t\u00eb Rumanis\u00eb.<br \/>\n1593-1596, kryengritje t\u00eb m\u00ebdha antiturke n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n1596, kryengritja antiturke e himariot\u00ebve.<br \/>\n1611-1624, Kelmendasit ngrihen n\u00eb kryengritje antiturke.<br \/>\n1668, kryengritje e madhe antiturke n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\n1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi \u00e7ohen n\u00eb luft\u00eb kundra turqve. Shekulli XVIII, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr kryengritjesh t\u00eb pand\u00ebrprera 1737, ushtria austriake hyn n\u00eb Kosov\u00eb, popullsia shqiptare \u00e7ohet n\u00eb luft\u00eb kundra turqve.<br \/>\n1740-1830, kryengritje t\u00eb pand\u00ebrprera antiturke nga shqiptar\u00ebt.<br \/>\n1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrin\u00eb turke t\u00eb nisur kund\u00ebr tij.<br \/>\n1833, kryengritje n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut dhe t\u00eb Veriut kundra reformave t\u00eb Tanzimatit.<br \/>\n1835-1836, kryengritja e shkodran\u00ebve dhe mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr sundimtarit turk, Osman Pasha.<br \/>\n1837, kryengritje antiturke n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut e udh\u00ebhequr nga Ali Bej Frakulla.<br \/>\n1839, kryengritje shqiptar\u00ebve n\u00eb Prizren q\u00eb e detyrojn\u00eb sundimtarin turk, Ismet Pash\u00ebn t\u00eb largohet.<br \/>\n1843, kryengritje shqiptare n\u00eb Shkup, Prishtin\u00eb e Tetov\u00eb. 1845, kryengritje shqiptare n\u00eb Gjakov\u00eb.<br \/>\n1846, kryengritje n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, sidomos n\u00eb Berat e Gjirokast\u00ebr.<br \/>\n1849, kryengritja antiturke e mal\u00ebsor\u00ebve.<br \/>\n1852, Mal\u00ebsor\u00ebt \u00e7ohen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kryengritje.<br \/>\n1864, Banor\u00ebt e Gjakov\u00ebs \u00e7ohen pesh\u00eb kund\u00ebr reformave t\u00eb shpalluna nga Sulltani.<br \/>\n1870, Nj\u00eb Batalion elite me shqiptar\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Cares\u00ebsh Ruse, kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<br \/>\n1874, kryengritja e Kurveleshit, Lab\u00ebris\u00eb dhe \u00c7am\u00ebris\u00eb.<br \/>\n1875, Dibra \u00e7ohet pesh\u00eb e rr\u00ebnon kalan\u00eb turke t\u00eb vendit.<br \/>\n1893, kryengritje e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr turqve.<br \/>\n1903, Gjakova \u00e7ohet pesh\u00eb kundra turqve. Vrasja e konsullit rus n\u00eb Mitrovic\u00eb.<br \/>\n1904, l\u00ebvizje p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut.<br \/>\n1909, kryengritja kund\u00ebr turqve t\u00eb rinj.<br \/>\n1911, kryengritja e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut.<br \/>\n1912, kryengritja e P\u00ebrgjithshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kolec TRABOINI (Burimi: Traboini Blogspot) N\u00eb kronikat osmane jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta e pohuar nga vet\u00eb osman\u00ebt. Tmerr gjaku, krime kolektive t\u00eb p\u00ebrbindshme, shfarosje banor\u00ebsh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rr\u00ebmbimi i grave, vajzave e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr ti d\u00ebrguar n\u00eb Turqi si skllev\u00ebr dhe rrafshime qytetesh. Asnj\u00eb banor nuk mbeti i gjall\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Kolec TRABOINI (Burimi: Traboini Blogspot) N\u00eb kronikat osmane jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta e pohuar nga vet\u00eb osman\u00ebt. Tmerr gjaku, krime kolektive t\u00eb p\u00ebrbindshme, shfarosje banor\u00ebsh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rr\u00ebmbimi i grave, vajzave e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr ti d\u00ebrguar n\u00eb Turqi si skllev\u00ebr dhe rrafshime qytetesh. Asnj\u00eb banor nuk mbeti i gjall\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-09-30T07:24:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE\",\"datePublished\":\"2015-09-30T07:24:18+00:00\",\"dateModified\":\"2015-09-30T07:24:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\"},\"wordCount\":2556,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\",\"name\":\"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\",\"datePublished\":\"2015-09-30T07:24:18+00:00\",\"dateModified\":\"2015-09-30T07:24:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Kolec TRABOINI (Burimi: Traboini Blogspot) N\u00eb kronikat osmane jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta e pohuar nga vet\u00eb osman\u00ebt. Tmerr gjaku, krime kolektive t\u00eb p\u00ebrbindshme, shfarosje banor\u00ebsh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rr\u00ebmbimi i grave, vajzave e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr ti d\u00ebrguar n\u00eb Turqi si skllev\u00ebr dhe rrafshime qytetesh. Asnj\u00eb banor nuk mbeti i gjall\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-09-30T07:24:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE","datePublished":"2015-09-30T07:24:18+00:00","dateModified":"2015-09-30T07:24:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/"},"wordCount":2556,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/","name":"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg","datePublished":"2015-09-30T07:24:18+00:00","dateModified":"2015-09-30T07:24:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gravure_ne_dru_hanxhari_turk.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjenocidi-turko-osman-dhe-qendresa-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE Q\u00cbNDRESA SHQIPTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14299"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14299"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14299\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}