{"id":1428,"date":"2010-01-28T21:17:50","date_gmt":"2010-01-28T20:17:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1428"},"modified":"2010-01-28T21:17:50","modified_gmt":"2010-01-28T20:17:50","slug":"rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/","title":{"rendered":"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani"},"content":{"rendered":"<p><em>28.01.2010<\/em><\/p>\n<p>UPDATE &#8211; Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb nj\u00eb konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. &#8220;Rezoluta e miratuar nga KiE pak minuta m\u00eb par\u00eb tregoi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb poltike, e cila gjendet n\u00eb kutit\u00eb e votimit. Jemi gati t\u00eb dialogojm\u00eb por pa hequr dor\u00eb nga bojkoti&#8221;, u shpreh ai.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE E RAMES NE KONFERENCE<\/strong><\/p>\n<p>I zhytur p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb batakun e nj\u00eb krize q\u00eb e ka shkaktuar vet\u00eb, Sali Berisha ka nisur prej disa dit\u00ebsh nj\u00eb nga sulmet e tij rruga\u00e7\u00ebrore ndaj Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht dje, kur duhet t&#8217;u k\u00ebrkonte shqiptar\u00ebve ndjes\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen q\u00eb u rr\u00ebzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese pa asnj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr, ky Esat Toptan i koh\u00ebve moderne, akuzonte si antishqiptare opozit\u00ebn p\u00ebr ngritjen e z\u00ebrit n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave dhe parimeve europiane t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot, Sali Berisha nxori gjuh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndotur me balt\u00ebn e akuzave t\u00eb tij kriminale Sekretaren Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr faktin se po d\u00ebshmon n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr padi e pret p\u00ebr akuzat e sotme ndaj Arta Dades n\u00eb prokurori e n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Toptani nuk njeh kufi n\u00eb paturp\u00ebsin\u00eb e tij, dit\u00ebn q\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebr t\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebn her\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs e t\u00eb interesave q\u00eb Kushtetuta mbron, i v\u00ebrsulet opozit\u00ebs si rrezik p\u00ebr vendin, duke nxjerr\u00eb gjuh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pis opozitar\u00ebt q\u00eb nuk i em\u00ebron dot n\u00eb delegacionet e parlamentit dhe as i d\u00ebrgon dot korridoreve t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb e pushtetit t\u00eb tij t\u00eb fundosur n\u00eb llumin e padrejt\u00ebsive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb merr shuplak\u00ebn e gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb kat\u00ebr vjet, Sali Berisha jo vet\u00ebm nuk i thot\u00eb popullit t\u00eb vet gjys\u00ebm fjale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb flet vet\u00eb p\u00ebr shkall\u00ebn e demokracis\u00eb dhe t\u00eb transparenc\u00ebs t\u00eb qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri, po ka paturp\u00ebsin\u00eb t\u00eb dal\u00eb para popullit p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb gjyqin e shpifur t\u00eb rradh\u00ebs opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Protesta dhe vet\u00ebm protesta meriton pushteti i paskrupullt i k\u00ebtij Esat Toptani t\u00eb veshur me dopiopet q\u00eb pushtetin e do vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sunduar, p\u00ebrfituar dhe p\u00ebrvet\u00ebsuar duke e \u00e7uar korrupsionin deri n\u00eb nivel katastrofash komb\u00ebtare si n\u00eb G\u00ebrdec, Kalimash, Fierz\u00eb apo ndjellur fatkeq\u00ebsi t\u00eb pariparueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb si\u00e7 do t\u00eb ishte edhe hyrja n\u00eb fuqi e asaj marr\u00ebveshjeje q\u00eb u denoncua nga gazetar\u00eb kurajoz\u00eb e u pengua momentin e fundit nga gjykat\u00ebsit fal\u00eb nism\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj opozite. T\u00eb cil\u00ebn Sali Berisha duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb se as e n\u00ebnshtron dot duke e sulmuar si i marr\u00eb, as e blen dot duke ofruar thas\u00eb parash t\u00eb pista, as e shkurajon dot duke bashk\u00ebpunuar me njer\u00ebz t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs me gjuh\u00ebn e Saliut.<\/p>\n<p>Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs e miratuar pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb politike. Kriza p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb brenda n\u00eb kutit\u00eb e votimit. Ne jemi gati t\u00eb dialogojm\u00eb qysh nes\u00ebr p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs. Por ne nuk do t\u00eb heqim dor\u00eb as nga bojkoti dhe as nga protestat pa u zgjidhur kriza.<\/p>\n<p>I fal\u00ebnderoj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PS dhe t\u00eb gjith\u00eb popullit opozitar, t\u00eb gjitha grupet e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i dhan\u00eb vendit duke v\u00ebn\u00eb gishtin n\u00eb plag\u00eb p\u00ebrmes miratimit t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb sotme dhe rr\u00ebzimit t\u00eb amendamenteve vulgare t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ato po, ishin nj\u00eb sjellje politike q\u00eb e turp\u00ebron Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb tempullin e demokracis\u00eb europiane.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpresim nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrfshirjen e miqve dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs si\u00e7 thot\u00eb edhe Rezoluta.<\/p>\n<p>Beteja jon\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb vazhdon sot edhe me m\u00eb shum\u00eb bindje e forc\u00eb se dje.<\/p>\n<p>KiE, rezoluta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Hetim p\u00ebr zgjedhjet, PS n\u00eb Kuvend<\/p>\n<p>ora 18:30<\/p>\n<p>Parlamentaret e Asamblese se Keshillit te Europes kane miratuar sonte rezoluten per Shqiperine.<\/p>\n<p>Rezoluta u hartua nga dy bashk\u00ebraportuesit Jako Lakso dhe David Uilshire dhe pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs politke n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pavaresisht mbrojtjes qe perfaqesuesi i mazhorances qeverisese, Ilir Rusmali u beri amendamenteve, ai nuk ka arritur te binde te pranishmit qe t&#8217;i kalojne ato.<\/p>\n<p>Gjate votimit te 10 amendamenteve te saj, u miratuan vetem 3 prej tyre, ndersa shtate u rrezuan me shumice votash. U rrezuan amendamenti i pare, i dyte, i trete, i katert, ndersa ai i peste per hetimin e zgjedhjeve ka kaluar.<\/p>\n<p>Gjithashtu jane miratuar amendamenti i shtate dhe ai i tete, ndersa ai i gjashte per nderhyrjen e presidentit dhe ata pasardhes jane rrezuar.<\/p>\n<p><strong>Draft rezoluta<\/strong><\/p>\n<p>1. Asambleja Parlamentare disaprovon kriz\u00ebn politike dhe institucionale, e cila ka paralizuar politik\u00ebn shqiptare, n\u00eb vijim t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb qershorit 2009, ku Partia Socialiste n\u00eb opozit\u00eb bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Partia Demokratike. N\u00eb nj\u00eb Parlament ku mazhoranca qeveris\u00ebse nuk ka 3\/5 (tre t\u00eb pestat) e votave t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb kaluar reformat kryesore kushtetuese, ky bojkot b\u00ebn q\u00eb reformat m\u00eb shum\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pamundura. Kjo situat\u00eb d\u00ebmton popullin shqiptar dhe ambiciet e tyre t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p>2. Asambles\u00eb i vjen keq q\u00eb ky bojkot ka d\u00ebmtuar marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Asamblen\u00eb. Pas zgjedhjeve t\u00eb qershorit 2009, delegacioni i ri shqiptar pran\u00eb Asambles\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb caktuar ende dhe an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs, nuk marr\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb n\u00eb aktivitetet e Asambles\u00eb.<\/p>\n<p>3. Asambleja v\u00ebren se mungesa e dialogut parlamentar dhe rekursi tek bojkoti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pas rezultateve t\u00eb zgjedhjeve, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb seriozisht pengon funksionimin e institucioneve demokratike t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>4. Asambles\u00eb i vjen keq se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb dialogu dometh\u00ebn\u00ebs parlamentar, retorikat e zjarrta po p\u00ebrdoren nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb to. Kjo situat\u00eb mund t\u00eb destabilizoj\u00eb vendin.<\/p>\n<p>5. Asambleja kujton se Shqip\u00ebria ka aplikuar formalisht p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian m\u00eb 28 prill 2009. m\u00eb 16 n\u00ebntor 2009, K\u00ebshilli ftoi Komisionin Europian t\u00eb paraqes\u00eb opinionin e tij mbi aplikimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Megjithat\u00eb, n\u00eb situat\u00ebn aktuale, progresi i vendit drejt integrimit evropian \u00ebsht\u00eb bllokuar. \u00cbsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb Shqip\u00ebria, jo si tre vendet e saj fqinje, nuk \u00ebsht\u00eb kualifikuar ende n\u00eb liberalizimin e vizave nga K\u00ebshilli i Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>6. Asambleja shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur zgjidhjen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb kriz\u00ebs politike. Mb\u00ebshtet t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Presidenti shqiptar Bamir Topi, p\u00ebr t\u00eb mbledhur s\u00eb bashku partit\u00eb politike evropiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, konsideron se nj\u00eb tavolin\u00eb e rrumbullak\u00ebt, ku t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb vendosur bazat p\u00ebr t\u00eb rivendosur dialogun parlamentar.<\/p>\n<p>7. Asambleja i k\u00ebrkon qeveris\u00eb shqiptare dhe opozit\u00ebs t&#8217;i japin fund kriz\u00ebs aktuale politike n\u00eb vend dhe t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb procedojn\u00eb me reformat jetike dhe shum\u00eb t\u00eb nevojshme dhe t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb progres n\u00eb drejtim t\u00eb integrimit evropian, nj\u00eb q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, k\u00ebrkon q\u00eb qeveria t\u00eb ngre,pas vones\u00eb, nj\u00eb komision hetimor parlamentar p\u00ebr zgjedhjet e qershorit 2009, si dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb i k\u00ebrkon opozit\u00ebs t\u00eb kthehet n\u00eb Parlament dhe t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb punimet parlamentare.<\/p>\n<p>8. Asambleja i k\u00ebrkon autoriteteve shqiptare t\u00eb implementojn\u00eb rekomandimet e Komitetit ad hoc t\u00eb Byros\u00eb, q\u00eb ka v\u00ebzhguar zgjedhjet e qershorit 2009, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Komisionin e Venecias, kuadrin legjislativ zgjedhor dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb kapacitetet e administrat\u00ebs zgjedhore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sa vijon:<\/p>\n<p>8.1 Regjistri i gjendjes civile dhe regjistri zgjedhor dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nevoja p\u00ebr t&#8217;i gjetur zgjidhje problemit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb;<\/p>\n<p>8.2 Rregullimi i mbulimit nga mediet dhe p\u00ebrdorimi i fondeve publike n\u00eb fushatat zgjedhore, t\u00eb cilat disavantazhojn\u00eb parti politike jo t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Parlament;<\/p>\n<p>8.3 Rregullat e transparenc\u00ebs ndaj pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medieve dhe zbatimit me efektivitet;<\/p>\n<p>8.4 M\u00ebnyra e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve t\u00eb niveleve t\u00eb ulta, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e papajtueshme me nj\u00eb administrat\u00eb zgjedhore t\u00eb paanshme dhe profesionale;<\/p>\n<p>8.5 Kushti i paqart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb grat\u00eb n\u00eb listat e kandidat\u00ebve, q\u00eb duhet riparo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb kandidatet gra t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb zgjedhshim;<\/p>\n<p>8.6 Nevoja p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb zgjedhje p\u00ebr partit\u00eb politike q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>9. Asambleja fton zyrtar\u00ebt e partive politike dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ekzaminuar t\u00eb gjitha rastet e presionit mbi njer\u00ebzit gjat\u00eb fushatave elektorale dhe t\u00eb vendosin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr secilin nga kundravajt\u00ebsit apo shkel\u00ebsi t\u00eb ligjit elektoral.<\/p>\n<p>10. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet procesi i zgjidhjes s\u00eb situat\u00ebs aktuale politike dhe t\u00eb asistojn\u00eb Presidentin Topi n\u00eb rolin e tij t\u00eb mediatorit dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb rivendosur dialogun politik dhe t&#8217;i jepet fund bojkotit bazuar n\u00eb pranimin e rezultateve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit dhe rivendosjen e demokracis\u00eb parlamentare, Asambleja vendosi t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb:<\/p>\n<p>10.1 Presidentit Topi, n\u00eb qoft\u00eb se ekziston ndonj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebrpjekjet e tij n\u00eb arritjen e pajtimit;<\/p>\n<p>10.2 Kominitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve diplomatik\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nise mund t&#8217;i sugjerojn\u00eb Asambles\u00eb veprime t\u00eb tjera;<\/p>\n<p>10.3 Grupeve t\u00eb saj (Asambles\u00eb) politike t\u00eb ushtrojn\u00eb influenc\u00ebn e tyre tek p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike shqiptare;<\/p>\n<p>10.4 Komitetit Presidencial s\u00eb bashku me bashk\u00ebreporter\u00ebt e Komitetit Monitorues t\u00eb vizitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur pas sesionit s\u00eb Janarit 2010 t\u00eb Asambles\u00eb.<\/p>\n<p>*************<\/p>\n<p><strong>OSBE: PD e PS do ulen k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Rama: Nuk shoh frym\u00eb dialogu<\/strong><\/p>\n<p>INTERVISTE &#8211; &#8216;Mendoj se Projekt-Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, e cila shpresojm\u00eb se do t\u00eb pranohet k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Strasburg, do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, ku partit\u00eb mund t\u00eb mblidhen s\u00eb bashku&#8217; &#8211; thote ne kete interviste kryetari i Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Ambasadori Robert Bosch.<br \/>\nPor lideri i opozites Edi Rama edhe pse parimisht \u00ebsht\u00eb shprehur pro dialogut, thot\u00eb se nuk arrin ta gjej\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb tek kampi tjet\u00ebr politik ndaj jav\u00ebn e ardhshme parajmeron se do t\u00eb nisin protestat popullore. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ai garantoi se mandatet e deputet\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb nuk digjen, por nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb hapat q\u00eb do nd\u00ebrmarr\u00eb PS-ja n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\nMe poshte dy intervistat:<\/p>\n<p><em>Z.Bosch cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/p>\n<p>Mendoj se Projekt-Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, e cila shpresojm\u00eb se do t\u00eb pranohet k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Strasburg, do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, ku partit\u00eb mund t\u00eb mblidhen s\u00eb bashku. Jam i g\u00ebzuar me reagimet pozitive t\u00eb deritanishme ndaj sugjerimit nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Tani thjesht duhet te merren hapa t\u00eb tjera nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse kemi dy grupe apo pal\u00eb q\u00eb kan\u00eb opinione t\u00eb ndryshme, duhet arritur nj\u00eb lloj kompromisi, se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb futbolli q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fitues, madje, k\u00ebtu, p\u00ebr hir t\u00eb interesave t\u00eb vendit, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb fakt as dy fitues, por fitues duhen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb 3.5 milion\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb kompromis, n\u00eb p\u00ebrputhje me sugjerimin e b\u00ebr\u00eb nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Pyetje: N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj, cili \u00ebsht\u00eb faktori politik q\u00eb duhet t\u00eb hedh\u00eb hapin e par\u00eb, opozita apo qeveria?<\/em><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, hapat duhet t\u00eb merren nga t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, prandaj edhe sugjerimi i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rol Presidentit ishte nj\u00eb sugjerim shum\u00eb i mir\u00eb. K\u00ebshtu, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb hapin e par\u00eb. Nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb nj\u00ebra apo tjetra pal\u00eb ta nd\u00ebrmarr\u00eb e para k\u00ebt\u00eb hap.<\/p>\n<p>Pyetje: Deri tani jan\u00eb konsumuar disa hapa politik\u00eb dhe duket sikur nuk kap\u00ebrcehet dot, ose si duhet ta kuptojm\u00eb kap\u00ebrcimin e nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i q\u00eb lidhet me Kushtetut\u00ebn. Pra, ju besoni se do te arrihet nj\u00eb kompromis, qe do ta kap\u00ebrcej\u00eb Kushtetut\u00ebn?<\/p>\n<p>Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb dhe politika e nivelit te lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sigurisht, politika \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por ndonj\u00ebher\u00eb gj\u00ebra t\u00eb caktuara \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen, deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase, me dyer t\u00eb mbyllura, p\u00ebr arritjen e nj\u00eb kompromisi.<\/p>\n<p>Pyetje: A do t\u00eb luaj\u00eb OSBE-ja rolin e saj, z. Bosch?<\/p>\n<p>Ne sigurisht q\u00eb do t\u00eb mbetemi gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmojm\u00eb, n\u00ebse na k\u00ebrkohet, por vazhdoj t\u00eb besoj se, duke pasur parasysh p\u00ebrparimin e madh q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit evropian, ju p\u00ebrket juve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, pra politik\u00ebs shqiptare. OSBE-ja, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs apo edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmojn\u00eb. Si\u00e7 e pat\u00eb edhe n\u00eb sugjerimin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, dy raporter\u00ebt jan\u00eb gati t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ata jan\u00eb sigurisht t\u00eb mir\u00ebpritur, por edhe nj\u00eb her\u00eb, mendoj se ju p\u00ebrket juve.<\/p>\n<p>Pyetje: A duhet t\u00eb jet\u00eb negociator Presidenti i Republik\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00ebse roli i tij do t\u00eb ishte pozitiv dhe ai mund t\u00eb luaj\u00eb rol pozitiv, do t\u00eb ishte gj\u00eb e mir\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, ai \u00ebsht\u00eb presidenti, presidenti duhet t\u00eb jet\u00eb mbi pal\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb rolin e nj\u00eb mediatori m\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Pyetje: Por presidenti \u00ebsht\u00eb garantuesi i Kushtetut\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb dhe kemi parasysh \u00e7\u00ebshtjen n\u00ebse ai do t\u00eb ishte dakord q\u00eb t\u00eb shkelej Kushtetuta.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb jo. Po pse thoni se konsensusi i arritur do t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn? Nuk ka arsye&#8230; Nj\u00eb zgjidhje e mundshme konsensuale nuk duhet kurr\u00eb t\u00eb shkel\u00eb Kushtetut\u00ebn. Kjo nuk do t\u00eb mb\u00ebshtetej as nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, as nga OSBE-ja, sepse ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kompromis i pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb, por, patjet\u00ebr, pa shkelur kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>********************<\/p>\n<p><strong>Rama: Nuk shoh frym\u00eb dialogu<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; Zoti Rama, le t\u00eb ndalemi tek q\u00ebndrimi i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb pas zgjedhjeve. Po b\u00ebhen gati 5 muaj q\u00eb socialist\u00ebt po bojkotojn\u00eb parlamentin. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj, a mendoni se bojkoti i ka realizuar apo po i realizon synimet e tij?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Bojkoti i parlamentit nga ana jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se shprehja e nj\u00eb krize t\u00eb thell\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi zgjedhur q\u00eb t&#8217;a bojkotojm\u00eb parlamentin, jo si shprehje e nj\u00eb d\u00ebshire apo nj\u00eb vizioni p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb, por si t\u00eb vetmen rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur fokusin tek \u00e7\u00ebshtja e transparenc\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, pa t\u00eb cil\u00ebn askush n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka garanci se zgjedhjet e ardhshme nuk do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb kopie akoma m\u00eb e sh\u00ebmtuar madje e zgjedhjeve t\u00eb shkuara t\u00eb cilat n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb ishin jasht\u00eb standarteve q\u00eb meriton populli shqiptar p\u00ebr t\u00eb zgjedhur lirisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; Z. Rama, ju jeni shprehur se Partia Socialiste e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve por nga ana tjet\u00ebr ajo konteston legjitimitetin e tyre. Kjo th\u00ebnie ting\u00ebllon si kontradiktore&#8230;<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Aspak&#8230;<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; A mund t\u00eb na e sqaroni k\u00ebt\u00eb&#8230;?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Aspak ! Kjo \u00ebsht\u00eb thjesht shprehje e nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetete q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb me faktin se pavar\u00ebsisht se ne kemi qen\u00eb dhe jemi t\u00eb bindur p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, vendimi i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i cili nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrmes gjykat\u00ebs, dhe n\u00eb kushtet kur pro\u00e7esi n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb ezauruar, rezultati i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb legal.<\/p>\n<p>Pra ne e pranojm\u00eb si t\u00eb till\u00eb, sepse kemi pranuar sistemin demokratik si t\u00eb vetmin sistem ku ne mund t\u00eb jetojm\u00eb por nga ana tjet\u00ebr ne jemi absolutisht t\u00eb bindur se \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb hetim i gjith\u00eb pro\u00e7esit zgjedhor jo p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rezultatin, as p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar vendimin e gjykat\u00ebs i cili po e p\u00ebrs\u00ebris merret si i mirq\u00ebn\u00eb, por p\u00ebr t&#8217;i prer\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb fars\u00ebs s\u00eb zgjedhjve t\u00eb 28 qershorit, n\u00eb pro\u00e7esin e ardhsh\u00ebm zgjedhor, kurdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai.<\/p>\n<p>Transparenca e plot\u00eb e pro\u00e7esit zgjedhor, duke filluar nga hapja e kutive t\u00eb votimit, p\u00ebr t\u00eb nxjer\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e diellit gjith\u00e7ka kan\u00eb ato kuti, si dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij pro\u00e7esi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht p\u00ebr t\u00eb garantuar fundin e nj\u00eb tradite t\u00eb sh\u00ebmtuar zgjedhjesh t\u00eb deformuara dhe t\u00eb kontestuara&#8230;<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; Sa pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb bojkoti&#8230;?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Deri kur t\u00eb realizohen q\u00ebllimet q\u00eb na kan\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb refuzojm\u00eb t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb parlamenti i cili sipas nesh duhet t\u00eb rifitoj\u00eb legjitimitetin duke u rikthyer n\u00eb aren\u00ebn e ballafaqimit politik p\u00ebrpara syve t\u00eb gjykat\u00ebsit popull i cili me vot\u00eb vendos se kush fiton, kush duhet t\u00eb qeveris\u00eb, kush humb\u00eb dhe kush duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. N\u00eb rast se vota e popullit humbet vler\u00ebn, vet\u00eb parlamenti nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; Ju keni th\u00ebn\u00eb se mandatet e deputet\u00ebve socialist\u00eb nuk do t\u00eb digjen. A ekziston mund\u00ebsia e hyrjes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin..?<br \/>\nTeorikisht a ekziston kjo mund\u00ebsi..? E p\u00ebrjashtoni ju nga skema juaj e mosdjegies s\u00eb mandateve&#8230;?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se mandatet nuk do t\u00eb digjen, dhe se si kjo do t\u00eb ndodh\u00eb ka pak r\u00ebnd\u00ebsi, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb bojkoti i parlamentit nuk do t\u00eb nd\u00ebrpritet deri n\u00eb realizimin e q\u00ebllimeve tona dhe n\u00eb arritjen e objektivit madhor, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb zgjedhje maskarad\u00eb si ato t\u00eb 28 Qershorit.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; Z. Rama, n\u00eb rast t\u00eb ng\u00ebr\u00e7eve apo bllokimeve politike, ka gjithmon\u00eb nj\u00eb pal\u00eb e cila hedh hapin e par\u00eb drejt konsensusit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht kjo pal\u00eb fiton n\u00eb planin moral. A jeni ju i pregatitur t\u00eb hidhn hapin e par\u00eb&#8230;?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; N\u00eb \u00e7&#8217;kuptim &#8230;?<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; P\u00ebr t\u00eb arritur konsensusin, pra q\u00eb Partia Socialiste t\u00eb kthehet n\u00eb parlament&#8230;.<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Ne n\u00eb planin moral kemi qen\u00eb dhe mbetemi t\u00eb fituar, sepse gjithmon\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb interesat e vendit dhe cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi interesat e pjesshme t\u00eb forc\u00ebs politike apo llogarit\u00eb personale t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt d\u00ebshiroj t&#8217;a rithkesoj q\u00eb megjith\u00ebse jemi t\u00eb pazgjedhur edhe pse i kemi fitura zgjedhjet, p\u00ebr shkak t\u00eb manipulimit elektoral, megjith\u00ebse e konsiderojm\u00eb mos hapjen e kutive t\u00eb votimit nj\u00eb shkelje flagrante t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb votuar konsensualisht pasi \u00ebsht\u00eb shkruar konsensualisht, megjith\u00ebse e konsiderojm\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb padrejt\u00eb, ne kemi pranuar se rezultati i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjykata, dhe e kemi hedhur hapin ton\u00eb duke th\u00ebn\u00eb : &#8221; &#8230;dakort zot\u00ebrinj, edhe pse populli nuk iu ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur, qeverisni, sepse pro\u00e7esi ligjor n\u00eb fund iu dha mandatet p\u00ebr t\u00eb qeverisur, plus mashtrimi i madh publik i Ilir Met\u00ebs e plot\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb fars\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr ne refuzojm\u00eb t&#8217;i n\u00ebnshtrohemi logjik\u00ebs q\u00eb ju k\u00ebrkoni t\u00eb impononi sipas s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb fitoj\u00eb ai q\u00eb num\u00ebron, dhe jo ai q\u00eb voton, pra vullneti i popullit&#8221;&#8230;.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; Dua t&#8217;iu pyes n\u00eb lidhje me hapjen e kutive t\u00eb votimit, si e parashikoni ju, n\u00eb \u00e7far\u00eb hapash do t\u00eb kaloj\u00eb ky pro\u00e7es. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kush do t&#8217;i hap\u00eb k\u00ebto kuti, cilat kuti do t\u00eb hapen, a do t\u00eb p\u00ebrcaktoni ju se cilat duhet t\u00eb hapen&#8230;.?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi! R\u00ebnd\u00ebsi ka parimi i garantimit t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb hetimi i cili si \u00e7do hetim parlamentar duhet t\u00eb na jap\u00eb dy konkluzione: a ka pasur apo jo deformim t\u00eb pro\u00e7esit dhe shkelje t\u00eb ligjit, dhe n\u00eb rast se po i kalohet organeve kopetente p\u00ebr shqyrtim kjo shkelje, dhe nga ana tjet\u00ebr \u00e7far\u00eb masash duhen marr\u00eb p\u00ebr t&#8217;a p\u00ebrmir\u00ebsuar pro\u00e7esin legjislativ.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebrat q\u00eb ne duam t\u00eb arrijm\u00eb. Pra nj\u00eb autopsi e zgjedhjeve t\u00eb vdekura, p\u00ebr mos t\u00eb lejuar q\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb vdesin nga e nj\u00ebjta s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; A mund t&#8217;i arrini k\u00ebt\u00eb synime dhe k\u00ebto k\u00ebrkesa, p\u00ebrmes negociatave?<\/p>\n<p>Edi Rama &#8211; Ne e kemi th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebrisim q\u00eb p\u00ebr ne dialogu \u00ebsht\u00eb instrumenti i politik\u00ebs s\u00eb mir\u00ebkuptimit. Por p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ka vullnet p\u00ebr dialog dhe mirkuptim at\u00ebher\u00eb me patjet\u00ebr ka edhe t\u00eb tjer\u00eb instrumenta q\u00eb demokracia i njeh, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb dhe instrumenti i protest\u00ebs popullore q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e ardhme do t\u00eb njohi p\u00ebrshkall\u00ebzime t\u00eb reja p\u00ebr faktin se nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb nuk mund t&#8217;i n\u00ebnshtrohet arbitraritetit, shkeljes s\u00eb ligjit dhe deformimit t\u00eb vullnetit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb madje t\u00eb pacaktuar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb periudha q\u00eb kemi p\u00ebrpara ku na presin t\u00eb tjera zgjedhje dhe ku nuk kemi m\u00eb asnj\u00eb garanci se ajo q\u00eb shkruhet n\u00eb ligj zbatohet n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs &#8211; N\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb lejoni t&#8217;iu sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb shembull nga Shtetet e Bashkuara, n\u00eb nj\u00eb rast po kaq t\u00eb kontestuar elektoral q\u00eb ndodhi k\u00ebtu n\u00eb vitin 2000. Gjykata e Lart\u00eb amerikane mori vedimin e saj sipas s\u00eb cilit, kandidati i at\u00ebhersh\u00ebm Al Gore u t\u00ebrhoq<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>28.01.2010 UPDATE &#8211; Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb nj\u00eb konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. &#8220;Rezoluta e miratuar nga KiE [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"28.01.2010 UPDATE &#8211; Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb nj\u00eb konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. &#8220;Rezoluta e miratuar nga KiE [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-28T20:17:50+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani\",\"datePublished\":\"2010-01-28T20:17:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/\"},\"wordCount\":4060,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/\",\"name\":\"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-01-28T20:17:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"28.01.2010 UPDATE &#8211; Kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente n\u00eb nj\u00eb konference per shtyp dhe ka folur lidhur me rezoluten e KiE-se, duke kthyer pergjigje edhe per fjalorin e ashper te kryeministrit qe ka vijuar gjate oreve te fundit, pavaresisht domosdoshmerise se zbutjes se klimes politike. &#8220;Rezoluta e miratuar nga KiE [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-28T20:17:50+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani","datePublished":"2010-01-28T20:17:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/"},"wordCount":4060,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/","name":"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-01-28T20:17:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rezoluta-e-kie-rama-bojkoti-e-protesta-do-te-vazhdojne-berisha-si-esat-toptani\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rezoluta e KiE, Rama: Bojkoti e protesta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, Berisha, si Esat Toptani"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1428\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}